Albtelekom: Ofron internet me 999 Lekë në muaj

Gjigandi i telefonisë fikse dhe i shërbimit të internetit, ALBtelecom sjell paketën me ekonomike të internetit në treg dhe superofertën për abonimet e reja në shërbimin e telefonisë fikse. Oferta më e re, “Paketa Ekonomike” për shërbimin e ADSL-së, u mundëson të gjithë klientëve të Albtelekom që me 999 Lekë në muaj të shijojnë cilësinë më të lartë të internetit. Për tu abonuar në shërbimin e internetit me ADSL, klientët tanë mund të vizitojnë pikat e shitjes së Albtelekom në të gjithë Shqipërinë dhe duke zgjedhur këtë paketë mund të përfitojnë FALAS edhe tarifën e Instalimit. Për ata që kërkojnë më tepër, Albtelekom ofron FALAS tarifën e Instalimit dhe Modemin për të gjitha paketat e tjera të ADSL, përveç paketës ekonomike. Kompania ka ulur sërish çmimet dhe për paketat e tjera të shërbimit të internetit me ADSL, duke aplikuar zbritje deri në 40 për qind. Gjithashtu ALBtelecom ka hequr kufizimet për të gjitha paketat e tjera dhe tashmë klientët tanë mund të marrin shërbimin e internetit pa limit, me një cilësi shumë herë më të mirë, të shpejtë dhe të sigurt.

Surpriza e radhës nga ALBtelecom vjen dhe për shërbimin e telefonisë fikse. Duke aplikuar për një numër tëri fiks, kushdo mund të përfitojë një muaj bisedë falas brenda rrjetit të ALBtelecom në të gjithë Shqipërinë. Kushdo që zgjedh një numër telefoni fiks nga ALBtelecom, mund të përfitojë nga mundësia për të folur pa kufizim. Por jo vetëm kaq! Një super ofertë ju pret për tarifën e instalimit. ALBtelecom e ka bërë të qartë se është i vendosur për të mbajtur premtimet për risi, surpriza dhe oferta të shumta gjatë gjithë vitit. Vetëm pak kohë më parë kompania ka hedhur në treg dhe një ofertë ekonomike “Pa Limit”, e cila kënaq kërkesat dhe dëshirat e klientëve tanë. Ndërkaq klientët tanë mund të informohen në kohë reale për shërbimet e ALBtelecom duke marrë informacion nga agjentët tanë të Shërbimit të Kujdesit ndaj Klientit. Të gjithë abonentët e ALBtelecom, mund të marrin informacion mbi faturën mujore, duke telefonuar në numrin 123. Çdo problem që mund të keni me numrin tuaj do të mund ta zgjidhni në një kohë të shkurtër dhe pa pasur nevojë të shkoni tek pikat tona të shitjes. Duke telefonuar numrin 123, në kohë rekord Ju do të merrni përgjigje për problemet Tuaja, do të kurseni kohë dhe do të anashkaloni procedurat që do t’u duhet të kryeni duke vizituar degët e ALBtelecom.

10 Komente

Lajm i mire, pasi nese presim liberalizimin e vizave, prit gomar..., ndersa te pakten keshtu mund ti shohim njerezit tane me skype, msn, voip.( nuk lexova se me çfare shpejtesie eshte e mundur te navigohet. )

epo kor ska thene xhaxhi birisha, "shqiperia ne moshen e internetit"

mbaje mend kur ta quaje nje arritje te qivirise hahaha

Gjigandi i telefonisë fikse

C'eshte ky Gjigand, mo?! Albtelekomi?! Kur? si? qysh? tek?!

Ofertat jane ngaterruese, informacionet ne website-in zyrtar te gjymtuara, numrat e sherbimit ndaj klientit jane te paarritshme per personat qe nuk kane numer-albtelecom. Keta bejne cmos qe te mos kene kliente te rinj dhe nga ana tjeter shpenzojne per kete reklamen e padobishme ne Tirana Observer/televizione/billboard-e. 

U pa puna, duhet me shku vete atje te zyrat e tyre ... po ma merr mendja do jete rruge boshe.

Po nuk pate numer fiks ta lidhin internetin keta? 

po mi ta lidhin, vecse nuk perdorin linjat e albtelekomit, por te shtrijne kabllin e vet  smiley

smiley

 Jo.

Albtelecomi e shperndan internetin me ane te kabllove te telefonit.

***

ose me mire e ka shpjeguar bedrija me lart

Rrofshi, rrofshi. Do pyetur njehere, ne fakt, por keto muhabetet me shtetin, telefon, drita, papapa, i kam alergji... Me mire rri pa internet se te vete 100 here atje dhe prape s'zgjidh gje.

Albtelecomi eshte shume i vonuar. Po e sheh qe po i rreshqet toka nen kembe se njerezit e kane shume me kollaj te marrin nje nr cel qe eshte edhe potable, sadoqe minuti kushton me teper. Po te ishte nje kompani e konsoliduar dhe e besueshme edhe mund ti merrte ca kliente me oferten e internetit, por kaq e corganizuar kurre nuk do arrije. E habitshme sesi pas kaq vitesh dhe ne nje treg si Shqiperia Albtelekomi eshte kaq mbrapa. Kaq njerez te paafte paska ai vend???? Berisha me sa mbaj emeroi nje te sapo diplomuar ne usa ne vendin e drejtorit para disa vitesh, por duket mos eksperienca nuk e ka ndihmuar cunakun.

  • Berisha me sa mbaj emeroi nje te sapo diplomuar ne usa ne vendin e drejtorit para disa vitesh, por duket mos eksperienca nuk e ka ndihmuar cunakun.

Ndoshta cunaku u joshe nga fletushkat ne zarfe te kompanive konkurente, kjo solli gjumesi si nga  hera dhe humbje tregu e prestigji!
Keto jane gjerat me normale ne ate vend!?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).