Ish-të përndjekurit, gati lista me 1 mijë persona për dëmshpërblim

Ministria e Drejtësisë ka gati listën me 1 mijë emra të ish-të përndjekurve politikë që kanë kryer një dënim penal të padrejtë dhe ndodhet në tryezën e ministrit Alibeaj për firmë. Këta shtetas do të jenë në listën e tretë të përfituesve, e cila, që nga ky institucion kalon për miratim në Këshillin e Ministrave dhe më pas për të vijuar procedurat në Ministrinë e Financave. Fakti bëhet i ditur nga burime zyrtare pranë institucionit të drejtësisë, i cili merret drejtpërdrejt me kërkesat e përfituesve të dëmshpërblimeve për dënimet e padrejta të regjimit komunist, dhe më pas listën ia dërgon për firmë mbledhjes së qeverisë. Lista dhe një memo që e shoqëron këtë listë i janë dërguar ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, për firmë dhe brenda një muaji ajo do të dërgohet në Këshillin e Ministrave për miratim. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se kësaj liste deri në dorëzimin për miratim në qeveri mund t’i shtohen emra të tjerë përfituesish. Tashmë, me listën që pritet të kalojë për miratim nga qeveria e re, numri i përfituesve të dëmshpërblimit financiar për dënimet e regjimit komunist arrin deri në 6 mijë persona. Lista e parë e përfituesve u miratua nga Këshilli i Ministrave më 30 dhjetor të vitit të kaluar, dhe në të kishte rreth 1400 përfitues të dëmshpërblimit financiar. Këtij numri iu shtuan edhe ata të listës së dytë, që u miratua disa muaj më parë, nga e cila përfituan rreth 3.200 ish-të përndjekur.

Dorëzimet

Afati për dorëzimin e kërkesave me shkrim për përfitim të dëmshpërblimit financiar për dënim të padrejtë ka përfunduar më 1 korrik të këtij viti. Pas kësaj date, Ministria e Drejtësisë nisi rakordimet me postën. Ligji nr. 10111, datë 2.4.2009, për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9831, datë 12.11.2007 “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist” ka caktuar se afati i dorëzimit të kërkesave me shkrim për përfitimin e dëmshpërblimit financiar, për dënimin penal të padrejtë nga ana e ish-të dënuarit apo familjarëve të tij ka përfunduar në datën 01.07.2009. Kërkesat e paraqitura pas kësaj date nuk merren në shqyrtim nga Ministria e Drejtësisë. Deri më 1 korrik në protokollin e Ministrisë së Drejtësisë u regjistruan rreth 20 mijë kërkesa të personave që pretendojnë të përfitojnë dëmshpërblimin financiar, për dënimin penal të padrejtë. Siç edhe parashikon ligji nr. 9831, datë 12.11.2007 “Për Dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, Ministria e Drejtësisë kryen shqyrtimin e çdo kërkese, të përcjellë nga ish-të dënuarit politikë, nëpërmjet Postës Shqiptare sh.a. dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Përfituesit

Ndryshimi i ligjit që bëri Parlamenti ka bërë të mundur që të shtohen përfituesit me disa mijëra. Sipas ndryshimit në ligj, përfitojnë dëmshpërblim pasardhësit, si vëllezër dhe nipërit e të gjithë atyre që janë pushkatuar apo që kanë vuajtur në kampet me gjemba. Ndryshimi i dytë ka të bëjë me shtyrjen e afatit të kërkesave për të kërkuar dëmshpërblim, të cilat u shtynë deri më 1 korrik të këtij viti. Tashmë, dorëzimet e kërkesave prej 2 muajsh kanë përfunduar. Ligji rregullon dy situata problematike të nxjerra në pah nga zbatimi i ligjit bazë, si dëmshpërblimi financiar i të ekzekutuarve pa gjyq dhe dokumentacioni provues për të internuarit në kampe me rrethim me tela me gjemba. Pra, mjaft të eliminuar gjatë regjimit që s’kanë pasur pasardhës direkt, si kleri, pasardhësit e tyre si vëllezër, motra dhe nipër do të përfitojnë këtë dëmshpërblim. Pasi emri del në listën e miratuar nga Këshilli i Ministrave vijohet me procedurat e tjera, atë të hapjes së numrit të llogarisë në bankat e përcaktuara nga Ministria e Financave, dorëzimi i dokumentacionit që provon se përfituesi është trashëgimtari i ligjshëm i përfitimit të dëmshpërblimit dhe në përfundim të dorëzimit të këtij dokumentacioni në institucionin përkatës, në bazë të renditjes, shuma e përfituar derdhet në llogaritë e individëve që përfitojnë.

15 Komente

Keto artikujt e ish te perndjekurve tek PPU jane si gripi i derrit; askush s'i afrohet. smiley

Se na vjen per te vjelle kur akoma flitet per te perndjekur. U bene 20 vjet qe po i paguajme me gjakun dhe djersen tone, thua se ishim ne taksapaguesit qe ju morem lumturine dhe jetene atyre.

Dhe me keq ja e pranuam kete sakrifice cfare u arit? Valle i ngjallem te pushkatuarit, ja i shkolluam te paedukuarit  politike dhe prishem nivelim e arsimit per ta, ja i futem ne qeveri dhe prishem qeverine per ta, ja u dhame shtepi toka e prona dhe mbetem vete fukarej. Valle me gjithe keto a i ngjallem te vdekuritn? A ju kthyem valle vitet e jetes se humbur atyre?

Me keq akoma. Valle tere ata qe u shperblyen i meritojne shperblimet qe u dhame? Se qe shumica nuk ishin disedente por fatkeqe qe ju ra lapsi per tu denuar per politke, kete e dime. Por a jane valle vertet te perndjekeur? Apo jane pjese e perndjekersve qe me dokumnta fallco dolen te pernjekur kur ishin vec qytetare fatkeqe?Kur me  vertetime te paguara u bene nga burgaxhinj hajdute ne te perndjekur politike? Apo nga padituair jone e punes se tyre si spiune gjate viteve te burgut po i lejojme te na rjepin te gjitheve.

U largohen o Xhib se Peshkataret dine si te mendojne korekt, por nuk duan te flasin politikisht jo korekt.

toko

Per mua njeher ka ikur ajo kohe qe thua ti, ka ardhur koha te flasim drejte pavaresish se nuk do i pelqej 1% te popullsise, atij 1% qe ka brenda edhe ish bashkepunetoret me pushtuesin, edhe ish spiunet e huaj, edhe ish te burgosur legjitim.

Ata qe kan vuajtur gjat komunizmit jo per faj direkt te tyre, le te demshperblehen, megjithese do te jet rast unikal ne historine e popujve, por jo edhe te dalin dhe rehabilitojne figura te deshtuara te historise, tradhetare, spiune e kriminela, dhe te hedhin balte mbi Shqiperine, historine e lavdishme  50 vjecare te komunizmit ne Shqiperi, dhe luftes me te lavdishme qe ka bere populli shqiptar gjat gjith historise te tij , LANC-in.

Keto artikujt e ish te perndjekurve tek PPU jane si gripi i derrit; askush s'i afrohet.

well, the thrill is gone.

the trill? smiley s'me kishte shkuar mendja te asosacioja fjalen thirll me te persekutumit e komunizmit ndonjehere smiley

pastaj ku/kur gone? ne akoma diskutojme tek PPU nese Enveri kushte me shume te keqia apo te mira smiley

Enveri is still very sexy! And Mehmet. Te perndjekurit nga ana tjeter (si teme gjithnje flas) jane blllahhh... stale.

Eh thuaj kane faj te paret e mi qe kane pasur nga nje tesere ne xhep dhe na lane fukarenj gjithe jeten.Big Grin Apo me mire komunist dhe me nder, apo per ideal te partise une te bej ate qe ste ka bere armiku, betohej nje Kadri Shehu profesor letersie.

Kjo ceshtje u be boze, tani po ta rremojme te gjithe te kaluaren mund te kemi te drejte te gjithe per demshperblime te tilla.

 Toko, gjithmon te kam vlersuar ne komentet qe shkruan (pavarsisht se nuk e/ta kam shprehur), mirpo ne kete koment e ke dhjere. Regjimi i Berishes (i nje palaçoje qe nuk eshte as burre e as grua), ka 4 vjet qe i genjen ish te perndjekurit. Ne kohen kur ish President, emri i vellait nga i pari qe ishte ne liste (grupi A1) kaloi me poshte dhe tani s'eshte çudi te kete shkuar dhe me poshte. Gjer me tani, ka vetem pallavra dhe vetem pallavra. Plaka ime ka mbushur gjith ato dokumenta, se plaku im  ka bere nja 4 vjet burg per agjitacion e propagande, ka harxhuar gjith ato leke, dhe si perfundim asgje. Te pakten ti kthenin leket qe ka harxhuar per dokumentat, pullat, posta, te cilat i kane kushtuar rreth 100 mij leke te vjetra. Ti, si miop qe je, nuk e kupton se nga mbushja e dokumentave qe te varferit kane bere per njerzit e tyre,  qeveria e ndritur e Buall Mavrise  i ka akumuluar nja 10 milion euro. 

Toko,

Ti mos kerce kaq shume perpjete se po zbulon prejardhjen.  Te perndjekurit fatkeqe kane qene qe i zinte lapsi se trima nuk kishte.  Po ti shiko ata qe kishin ne dore lapsin dhe qe jo vetem nuk ju hyri gjemb ne kembe po vazhdojne akoma te bejne ligjin. Ti mos je nga kjo brume?

Mire se dikujt i  kane rrjedh trute, po halli eshte se jane perzier me ujrat e zeza.

Komandati i klases. Shembullori te flase keshtu.

Toko  Ambasador per ne OKB je, mbrojtes i Shqiptarizmit.

 

Pse fshihet komenti? Ja po i heq fjalet hiena dhe skopidhje. Tani lereni te qete postimin ose mbani mbi vete titullin si protektor te komunizmit ne kete blog.

Demshperblimi i ish-te perndjekurve eshte detyrim kushtetues, pikesepari, por eshte edhe detyre morale, eshte detyrim per shoqerine tone vleresimi dhe kujtesa per ata qe u denuan nga regjimi totalitar. Vlera monetare qe do te marrin keta njerez apo te afermit e tyre qe kane vuajtur dhe jane denuar ne ate sistem, ka simboliken e saj, domethenien e saj qe nuk eshte thjesht nje shume parash qe ju jep shteti si demshperblim per denimin e padrejte, por vendosje e drejtesise ne vend dhe denim sistemit komunist ne Shqiperi qe ben shoqeria shqiptare. Denohet e keqja e kuqe qe i ra permbi krye Shqiperise per gati 50 vite.

Po kush ishin keta qe u pushkatuan me gjyqe apo pa gjyqe, keta qe u internuan dhe u mbyllen ne kampe me tela me gjemba?

Ishin shqiptare te mire qe dikush kishte bindje te tjera me ato te komunisteve, dikush besonte tek Zoti, dikush enderronte Ameriken, dikush pelqente rock-un, dikush nuk e shtynte dot me skamjen dhe mjerimin etj.

Keta ishin ata dhe ato qe mbushen burgjet dhe kampet, mbeten pa varr te ditur dhe u nxine per gjysme shekulli nga sistemi totalitar dhe ..... qe i sherbenin.

Disa ..... qe flasin ketu ne fakt kane te drejte. Po, per fat te keq po! Ramiz Alia doli nga burgu ku ishte futur per genocid kunder popullit dhe shkoi ne gjykaten e mbushur me gjykatesit e kohes se tij tani te riardhur ne pushtet pas vitit '97 dhe mori pafajesine, duke bere qe te demshperblehej nga shteti jone me miliona leke per "denim te padrejte".

Keta kane te drejte se tani qe eshte demshperblyer xhelati eshte fyerje te demshperblehen viktimat.

Perfytyroni per nje moment se a do ta pranonin demshperbilimin qe ju jep Gjermania hebrejve, nese ata qe u denuan ne Nurenberg do te

Duke menjanuar ofendimet qe disa bejne sepse nuk ja vlen te meresh me ofendime.

Me thoni sa vete kemi edukuar naten tek plepat apo tek universitet tona nates me titulin " I perndjekur politik" Dhe keta moren jo vetem diploma per nje universitet por ka nga ata qe mbaruan dy universitet ne 6 muaj u bene me dy diploma ne 8 muaj dhe tani jane ne poste zyrtare. "Edhe kungulli qe eshte kungull"- thoshte nje profesori im -"do pak djell qe te piqet jo me nje student qe piqet nate" smiley  ( Aq me shume nje student qe ka qene ne burg, kamp perqendirmi, Nne burg hyne me zemer lepuri e del me zemer luani. Mos flasim pastaj per ata ne moshe te madhe.)

Dhe nga keta mijra e mijra studente vetem nje pakice jane vertet fatkeqet qe vuajten ne burgjet komuniste (dhe nga keta shumica e tyre mori rrugen e mergimit) , te tjeret me nga nje certificate nga shoqata e te perndjekurve politike e rretheve qe udhehiqen  nga ish kapteret e ushtrise qe ishin ne burg per vjedhje e shitje te kepuceve ushtrie, (dhe qe ne denimin e tyre vec vjedhje thuhej edhe tradheti ndaj atdheut e partise se kishe vjedhur ushtrine popullore, qe u dha statusin e te pernjekrirve poliitke) ) Keta ish kaptere leshun e leshojne certifikata fallco dhe tani u shkolluan bijte e atyre qe bene krimet ose nuk kishin asnje lidhje me krimin ( as viktime as kriminele).

Ama tani keta kunguj te pjekur naten, jane ne qeveri, ministri, apo drejtojne drejtorite e qeverise sone.Dhe mere mend si shkon puna atje.

Me thoni sa e sa te "perndjekur politike " u bene pronare nga komisjonet e privatizmit? Keta nuk kishin breke ne b....the dhe paguan me letrat me vlere qe u kishte dhene qeveria per vitet e "vuajteve" per te blere objekte industriale qe kerkonin investime direkte per tu futur ne prodhim e vazhduar punesimin e atyre punonjesve qe ishin atje. Objektet u kthyen ne magazina se ato nuk deshin asnje investim dhe punetoret mbeten pa pune. Per ju qe ofendoheni ka shume nga komenti im ka edhe me  keq . Qe keta te perndjekur qe ju u qani hallin sot, u bene partnere  me kriminelet e tyre te KQ te PPSH, kriminelet nuk i mernin do keto objekte nga komisjonet partiake te privatizmit,  dhe keshtu prona kaloj nga te perndjekurit te krimineli. Per mua kjo eshte  gjysma e te keqes se te pakten keto objekte u vune ne pune disi, se kriminelet kishin para per te investuar.

Ka shume shembuj per kete. Shikoni rreth rrotull vetes tuaj dhe do te shikoni shume, vec duhet te  hiqni zyzet e keqardhjes per keta njeres dhe do ti gjeni ata kudo ne fatkeqesite tona. Nga drejtimi i qeverise, tek pronare fallco te objekteve ku prapa fshihen ish KQ  i PPSH apo mafjozet e botes.

Kam keqardhje per keta njerez, per fatkeqesite qe ju shkaktoj rregjimi i kaluar,  por keqardhja per ta nuk eshte me shume se dashuriar per veten time dhe vendin tim ( kur eshte mire shqiperia jam mire edhe une) . Dhe nje nga shkaqet qe vendi im eshte ne ate gjendje eshte sepse keshtu i trajtuam te perndjekurit politike. I trajtuam si mjet per te fituar vete ata qe ishin krimenele. Dhe se te perndjekurit u bene me deshire vegel e krimenleve te tyre. Ndersa ne te tere te tjeret qe nukksihim asnje faj ne fatkeqesine e tyre ( shumica e popullise) vazhdojme te paguajme tani edhe cash. Kjo eshte absurde

Prandaj ju qe nuk jeni te perndjekur mos u beni me fanatike se vete te perndjekurit. Kur ata bashkpunojne ekonomikisht/politikisht me krimenelet cfare dreqin doni ju qe nuk jeni te perndjekur nga kriminelet? smiley

Toko, ata ish te "perndjekur" qe perfituan nga privatizimet dhe bashkpunuan me kriminelet (siç thua ti) dhe qe mbaruan kursin 6-mujor te plepave, ishin nga ata te kartelizuarit (ndoshta jo te gjithe, por nje pjese e mire) dhe nje pjese jo te denuar nga regjimi i socializmit. P.sh. une njoh njerin qe mbaroi ate kursin e plepave per drejtesi dhe nuk ishte i denuar. Regjimi i Berishes dhe klika e tij, veç i shfrytezuan dhe i perçane ish te perndjekurit. As nen regjimin e Hoxhes, te burgosurit nuk kane qene kaq te perçare.

Ketu flitet per sjelljen ndaj tyre, per respektin ndaj tyre, te cilen qeverite e sotme (20-vjeteve te fundit) e kane shperdoruar, shperfytyruar, dhe abuzuar.  Rastet e disave ish te perndjekurve Toko, te cilet jane pasuruar keto vitet e fundit, mos i pergjitheso, se shumica e tyre vuan akoma. Nje pjese e kan marre veten nga emigracioni (si shum e shume shqiptare) por jo nga ndonje ndihme e qeverise.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).