Kartat e identitetit dhe strategjite publike

Karta e identitetit! Kjo ishte e para gje qe duhet te beja kete vere ne Shqiperi. Entuziast qe me ne fund do te kisha nje karte identiteti “timen”, “kombetare”, shkova aplikova qe javen e pare te kthimit tim ne Tirane. 

Dita 1:

Aplikimi duhej bere prane minibashkise nr.5 qe gjendet diku prane selise se LSI-se. Shkova ne dreke me idene qe do te kishte me pak njerez. Kjo gje doli e vertete por aty kishte mjaftueshem per te thene qe kishte rradhe. Njerezit duhej te prisnin jashte pasi zyra e aplikimit nuk kishte parashikur nje salle pritjeje te mirefillte.

Vapa ishte e tmerrshme dhe akoma e pyes veten se si ja benin te moshuarit e shumte qe gjendeshin ne pritje aty. Njerezit ishin te qete por shtyrjet, nervozizmi, nganjehere dhe sharjet ishin gjithesesi prezente. Ndersa persa i perket aplikimit tim, pavaresisht nje pritjeje relativisht te gjate ne pike te diellit, ai “doli huq” pasi sistemi informatik kishte difekt! Ishte e kote te qendroje kur pergjigjja e personelit ishte se nuk e dinin kur rregullohet.

Dita 2:

Shkoj perseri pas nje jave dhe per cudine time, nje djale i ri qe paraqitej si punonjes i gjendjes civile po mbante nje liste ku njerezit shkruanin emrin e tyre dhe futeshin per aplikimin kur ti vinte rradha. Shkelqyeshem thashe me vete dhe pse nuk e kuptova perse ky person nuk ishte aty dhe javen e kaluar. Isha i nentedhjete e katerti, aplikimi kishte arritur tek personi i pesedhjete-gjashtedhjete dhe ora ishte 12:00. Perfitova nga koha e pritjes per te marre nje kafe me nje shokun tim. Aty nga ora 14:00, u ktheva dhe gezimi im u shua mjaft shpejt. Djali qe mbante listen kishte ikur dhe njerezit ne rradhe “gezonin” duke thene se: Lista nuk vlen me; Jo; Tani ka rradhe normale; Dhe pse ti djali ke vene emrin lista humbi nuk eshte me; rradha tani jemi ne dhe pse emri jone nuk eshte ne liste etj. U detyrova pra te futesha perseri ne rradhe nen diellin pervelues te drekes. Pritja zgjati rreth 30 minuta. Futem brenda dhe fatmiresisht sistemi informatik kete rradhe punonte keshtu qe bej aplikimin tim dhe largohem menjehere.

Dita 3:

Ne media kisha degjuar disa emigrante qe thoshin qe nuk i kishin lene te kalonin kufirin pa patur aplikuar per karten e identitetit. Asnje deklarate zyrtare nga autoritetet publike, mendova se kjo mund te ishte e vertete. Kishin kaluar rreth dy jave dhe shkova per te terhequr letren time te identitetit fringo me nje arsye me shume. Ajo ishte bere por per ta marre me duhej te prisja mbi 15 minuta dhe kjo jo per faj te rradhes por per mungese te rrymes elektrike (kishte po kaq kohe qe dritat ishin shkeputur u tha). Kompjuteri nuk ndizej dot, gjendja civile nuk punonte, certifikatat e reja te printuara nuk nxirreshin dot ashtu si dhe procesi i aplikimit per kartat e identitetit i bllokuar...

Duke patur parasysh kete pershkrim personal dhe disa nga problement qe jane hasur gjate procesit te shperndarjes se kartave te identitetit (mungesa e kuponeve, bllokimi i sistemit etj.) besoj qe do te ishte me vend te shtronim disa pyetje te thjeshta mbi organizimin e ketij procesi dhe ne c`menyre mund te matet suksesi i ketij projekti publik te kaq pritur nga qytetaret shqiptare

-          Performanca qytetare

o       A jane te kenaqur aplikuesit me kohezgjatjen, organizimin, cilesine e sherbimit? A eshte menduar te organizohet nje matje e “opinionit” ne formen e pyetesoreve qe shperndahen rastesisht ne dalje te procesit te aplikimit? Cdo politike publike mund te quhet e arrire vetem atehere kur qytetaret i japin legjitimetin e duhur per ta quajtur te atille

-          Performanca legale

o       Eshte thene kohet e fundit ne media qe disa institucione publike kerkojne akoma certifikatat e vjetra duke i mos njohur kartat e reja te identifikimit. Ne rast se ky fenomen eshte i vertete, si shpjegohet mos njohja e vlefshmerise se kesaj karte? A jane informuar funksionaret e ndryshem publike mbi karakterin legal dhe teknologjik te kartes se identitetit? Me konkretisht, kartat kane nje chip elektronik. A eshte parashikuar integrimi teknologjik i tyre ne rrjetin civil shqiptar? Per cfare do te me sherbeje mua si qytetar ky chip? Cilat drejtori/institucione kane blere aparaturat per leximin e ketyre chipeve dhe a ekziston ndonje strategji kombetare e cila te propozoje se cfare te dhenash do mbahen ne kete chip (taksat qe kam paguar?; apo nese kam paguar sigurimet?; kartela ime mjekesore apo grupi im i gjakut?; etj.).  Ne rast se nje strategji e tille ekziston, atehere nje fushate komunikimi me efikase duhet menduar. 

-          Performanca nderkombetare

o       Na eshte thene qe BE-ja kishte vendosur si kusht per liberalizimin e vizave paisjen e qytetareve me pashaporta e karta identiteti te reja, biometrike e me elemente te sigurise te larte si dhe nje kontroll me i larte i kufijve. Nje gje e tille nuk ndodhi pavaresisht vullnetit te vendosur te shtetit Shqiptar. Jo vetem kaq, shume shpejt me hyrjen ne fuqi te vizave schengen biometrike (vendim i vjeter i BE-se qe daton qe me 2004), ambasadat europiane ne Tirane do ti kerkojne qytetareve shqiptare gjurmet e gishterinjeve per tu pajisur me vize. A ka ndonje strategji bashkepunimi mes autoriteve shqiptare dhe ambasadave te BE-se ne kete pike duke ditur qe gjurmet e gishterinjeve te qytetareve shqiptare jane marre tanime dhe gjenden ne chipin e kartes sone te identitetit? Per ta bere me konkrete ate cka dua te them le te marr shembullin francez te para disa viteve: nje qytetar francez qe deshironte te udhetonte drejt SHBA-se por qe nuk kishte pashaporte biometrike/elektronike duhej te kerkonte vize prane konsulates amerikane pasi atij t`i merreshin gjurmet e gishterinjve. Ndersa qytetari francez qe kishte nje pashaporte biometrike nuk kishte nevoje t`i jepte gjurmet e tij dhe perfiton nga udhetimi pa vize. Me thjeshte akoma pra, a eshte menduar te integrohet databasi shqiptar me ate Europian per ti evituar qytetareve shqiptare poshtrimin e rradhes si kriminele potenciale? A i besojne ambasadat Europiane kartat tona te identitetit?

-          Performanca politike/organizative

o       Kush duhet te marre meritat apo pergjigjesite per suksesin dhe problemet e hasura: autoritet lokale, Sagem/Aleat apo autoritetet qendrore? Kush duhet te vihet para pergjigjesise per mungesen e dritave per shembull, Aleat qe nuk kishte parashikuar nje buxhet per UPS apo autoritet lokale? Po persa i perket atyre rasteve kur kuponat e aplikimit mungonin, kush e ka fajin? Aleat qe i prodhonte apo Posta Shqiptare qe i shperndante? Ne cilen menyre bashkepunojne keto aktore? Perse nuk ishte planifikuar aplikimi i nje sistemi automatik me kosto shume te ulet te menaxhimit te rradheve ne sportele? Cfare vlerash apo cilesishe organizative solli Aleat ne Shqiperi? Fatkeqesisht, aty mungonte nje organizim i rradhes bazuar ne nje mekanizem shume te thjeshte publik si ky ketu. Cdo person, terheq nje leter me nje numer ne te nga nje shirit numrash rrites, dhe kur ky numer shfaqet ne nje ekran ne hyrje te salles, atehere personi qe ka numrin shkon qete qete pa shtyre askend te kryeje punen per te cilen ka ardhur. Pavaresisht se mund te duket shume banale, ky mekanizem merr nje rendesi te vecante kur mendon se sa e rende duhet te jete per nje burre te 70-ave te degjoje nje te ri 20 vjecar qe e shtyne duke i thene qe nuk jemi me ne komunizem qe te respektojme rradhet e qumeshtit! Duke patur parasysh gjaknxehtesine, nervozizmin, stresin e menyren sesi komunikojne shume bashkekombas tane (e pse jo dhe stinen e nxehte verore), futja e ketyre mekanizmave qe menaxhojne rradhet e pritjes ne sportele mund te ndihmonte shume ne rritjen e efikasitetin te sistemit te shperndarjes se kartave.

-          Performanca ekonomike

o       Sa do te ndihmoje sistemi i ri ne luften kunder informalitetit? A e detyron ligji nje punemarres ti kerkoje tanime punedhenesit te tij karten e identitetit per te evituar punesimin ne te zeze? Parimisht nje karte identiteti, duke patur te regjistruara ne te dhe rezidencen kryesore te personit,  mund te ndihmoje ne perforcimin legal te kontratave te punesimit a te shitje/blerjeve mes individeve duke paraqitur ne kontrate numrin personal e ate te kartes se identitetit te personit kontraktues. Ketu shtrohet problemi i adresave ama: ne c`menyre do te verifikohet perputhshmeria e adresave ne kartat tona me ato reale ne rruget e Shqiperise, keto te fundit gati inekzistente? Fale ketij procesi, a jemi ne dot ne gjendje te themi sot saktesisht se sa eshte numri i popullesise shqiptare dhe se ku ndodhet ajo? Por performanca ekonomike ka dhe nje aspekt tjeter. Eshte thene disa here se studentet, pensionistet e disa kategori te tjera do te rimbursoheshin pjeserisht per koston e kartes se identiteti. Nje vendim ky shume pozitiv por kur, kush, sa, si do te ndodhe kjo? E njejta pyetje vlen dhe per pashaportat e vjetra te cilat kishin vlefshmeri 10vjet dhe qe do te behen te pavlefshme vitin e ardhshem. Ne momentin qe une kam paguar nje person legal (shtetin shqiptar) per nje produkt me jetegjatesi 10 vjet (pashaporta ne rastin tone, ne mos gabohem me kosto 50.000 leke) dhe ky i fundit vendos qe produkti nuk do te jete me i vlefshem per kete periudhe, atehere me del e drejta si individ te kerkoj rimbursim te kostos per periudhen e vlefshmerise se ngelur te produktit tim. A i ben njeri keto pyetje sot?

-          Performanca kriminalistike

o       Cdo qytetari shqiptar do ti merren gjurmet e gishterinjve ne menyre dixhitale dhe parimisht adresa e shtepise: sa po pergatitet policia shqiptare ne kete aspekt? A ka filluar qe tani krahasimi i krimeve te vjetra (aty ky jane marre gjumet) me mbledhjen e deritanishme te gjurmeve te gishterinjeve nga procesi i shperndarjes se kartave te identitetit? A eshte bere ndonje integrim mes databasave te interpolit dhe policise shqiptare ne kete aspekt? Etj. etj.

 
Shteti shqiptar duhet lavderuar per realizimin e kesaj iniciative kaq te rendesishme dhe te anashkaluar nga qeverite e meparshme. Por nganjehere, jane probleme fare te vogla te cilat mund te ulin efikasitetin e veprimit publik. Ne rast se keto probleme nuk trajtohen ne menyre inteligjente, ato mund te bejne qe kjo iniciative te deshtoje. Ka shume pyetje te tjera te cilat mund te shtrohen ketu por ajo qe eshte e pergjithshme eshte perceptimi se ky proces eshte bere pa ditur saktesisht se cfare i sjell qytetareve shqiptare paisja me karta identiteti. Ky perceptim behet akoma me real kur degjon emigrante te indinjuar te cilet thone se nuk ishin informuar ne kohe se duhej te kishin karten per te kaluar kufirin, pensioniste te cilet vrapojne ne sportele per te mos humbur pensionin e tyre etj. Organizimi i nderveprimit te aktoreve publik dhe private te angazhuar ne kete proces duhej te kishte qe si perfundim shume me cilesor dhe strategjik.

7 Komente

Me pelqeu shkrimi juaj dhe hipotezat qe ngrini. Fatkeqesisht me duhet te pohoj se procesi i pajisjes me karta identiteti i ngjan nje fushate aksioni si ne kohen e diktatures, se sa arritja e qellimeve teknike per te cilen eshte konceptuar. Ashtu si ne aksionet e Enverit ku rendesi kishte pjesemarrja apo gatishmeria revolucionare dhe jo efektiviteti i punes, edhe ketu i meshohet pajisjes me to te qytetareve, pavaresisht se pak apo aspak po i hyn ne pune atyre. E nese ne cdo vend te botes se qyteteruar qeverite krijohen per ti sherbyer popullit te tyre, tek ne eshte populli ai qe i sherben interesave personale te qeveritareve  te shperfytyruar.

kartat duheshin bere me kohe, me mire vone se kurre

 Performanca legale

 

o       Eshte thene kohet e fundit ne media qe disa institucione publike kerkojne akoma certifikatat e vjetra duke i mos njohur kartat e reja te identifikimit ...

 

Per cfare performance mund te flitet kur procesi duket qarte qe eshte nje "aksion". Personalisht nuk pata problem me aplikimin, as rradhe te gjata, as vonese ne marrje, por keto nuk jane asgje perballe faktit te te dhenave te cilat me rezultojne te tjetersuara. Nuk them per emrin, datelindjen, apo vendlindjen, problemi i vertete qendron me numrin personal i cili duke cituar ligjin 8951, date 10.10.2002 PER NUMRIN E IDENTITETIT TE SHTETASVE konkretisht Neni 3 

Numri i identitetit shërben: 
1. Për Regjistrin Kombëtar te Gjendjes Civile. 
2. Për dokumentin e identitetit. 
3. Si numër i sigurimit shoqëror për te identifikuar, regjistruar dhe për te kërkuar përfitime nga sigurimet shoqërore, sigurimet shëndetësore dhe për programet e tjera te mbrojtjes shoqërore. 
4. Për Regjistrin Kombëtar te Zgjedhjeve. 
5. Për sistemin tatimor . 
6. Për dëshminë e aftësisë se drejtimit te automjeteve. 
7. Për nevojat e organeve dhe te institucioneve te tjera shtetërore, si organeve te drejtësisë, te rendit, te prokurorisë, te mbrojtjes, te arsimit dhe te Zyrës se Regjistrimit te Pasurisë.

 

Ne rastin tim, por edhe te disa personave te tjere (te njohur te mi) ka ndryshim midis numrit te aktual te Sigurimeve shoqerore dhe numrit personal te kartes se identitetit (ndryshojne vetem tre shifrat dhe germa e fundit), ndryshim i cili nxjerr si ne fund te fundit qe une per 12 vjet pune kam paguar sigurimet shoqerore per dike tjeter, e kushedi sa gjera te tjera mund te dalin me vone.

1. S `do beje keq po te fshije te dhenat personale te zonjes para se ta nxirrje te peshku.

2. Po te ishte dhe gishti pak i lyer fotoja do ishte perfekte fare.

 Autor, projekti i kartave te identitetit eshte tj gje dhe hyrja ne BE, tj gje, edhe pse lidhen se bashku, gje qe e ben Shqiperine te kete standarte dhe te pranohet nga komshinjte. Po te shkruaj dicka mbi kartat e identitetit;

U deshen plot 6 jave dhe 3 muaj kohe per te nxjerre aktin nenligjor perkates i cili do te vinte ne zbatim ligjin "Per Gjendjen Civile" dhe do te fillonte procesin e pajisjes me dokumente indetifikimi.

Kalimi i detyres me karta nga ana e organeve shteterore perkundrejt nje kompanie private qe do te ishte fituese e nje procedure koncesioni, do te percaktonte edhe nje kalim pergjegjesie per procesin tek nje operator privat duke zbehur pergjegjesine shteterore per procesin.

Procesi startoi shume vone, fillimisht vetem ne Tr ne mesin e muajit janar dhe me vone gradualisht ne qytete te tjera kryesore, ne qytete te vogla, apo komuna.  Procesi eshte shoqeruar me nje fluks aktesh ligjore dhe nen ligjore duke ndikuar negativisht ne qartesine dhe qendrueshmerine e tij. 

Jane identifikuar shume probleme te infrastruktures, probleme te te dhenave personale, dhe vonesa ne shperndarjen e leternjoftimeve elektronike etj etj....

Keshtu ndodh gjithmone ne shqiperi, edhe pse fatkeqesisht nuk pajtohet me deshirat tona, per liberalizim vizash, apo perqafimin e BE-se, apo lehtesimin e cfaredo rradhe...cdo gje me hap, dhe rregulla...

 

 

Une se mora mundimin ta bej karten por vllai im e beri se ai ishte dhe me femije te vogel dhe nuk donte te kishte probleme ne kufi.Dhe 3 her rreshte shkonte ne gjendje civile dhe i thoni nuk ka kupona.Por nga ana tjeter kuponat shiteshin me lek nga persona qe s'kishin pune ti kishin dhe te benin tregeti me to.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).