Libra të bukur: Për herë të parë Biblioteka e Bushatllinjve

Ekspozita e 1 tetorit në Biblitekën Kombëtare në Ditët Evropiane të Trashëgimisë paraqet 150 njësi të dorëshkruara nga koleksioni oriental i pashallarëve Bushatlli të Shkodrës.


Plasari: "Një pasuri e rrallë. Për shkak të kushteve të sigurisë do të ekspozohen ndoshta vetëm për 1 javë"

Pasditen e 1 tetorit, në Bibliotekën Kombëtare, hapet ekspozita "Biblioteka e Bushatllinjve".

Me rastin e Ditëve të Trashëgimisë Evropiane në Shqipëri, hapen në vitrina për të parën herë për publikun një nga koleksionet e rralla të BK-së: rreth 150 njësi bibliotekare të dorëshkruara të Bibliotekës së famshme të Bushatllinjve (shek. XV-XIX) ku përfshihen filozofi, fe, gjuhësi, letërsi, administratë, kozmografi, retorikë etj.

Janë pasuria shpirtërore e pashallarëve të Shkodrës, si për të dëshmuar në njëfarë mënyre edhe thuajse krejt autonominë që gëzonte ky sanxhak kur u sundua prej tyre, në harkun kohor 1757-1831.

Biblioteka u themelua si institut i përgjithshëm prej Mehmet Pashë Plakut dhe u mbajt e pasurua nga djemtë e tij, sidomos Mustafa Pasha që përmendet si njeri studioz që kishte mëkëmbur një bibliotekë me libra frëngjisht dhe turqisht, të cilat në fund ia fali vakëfit të Shkodrës.

"Po i la vakëf të gjitha librat e bibliotekës sime që kam lanë në Shkodër të Shqipnisë që janë të vulosuna me vulën time dhe të regjistrueme dhe të ruejtuna në depon e veçantë", shënon Mustafa Pasha.

Është fat që dëshmitë për këtë bibliotekë se ç'ishte dhe ku ishte vendosur, si ishte konstruksioni i saj, me dhoma, sallon dhe vend studimi për lexuesit, vijnë prej një bashkëkohësi në fazën e fundit të shkëlqimit të objektit dhe pasurisë brenda tij. Madje ai ishte më shumë se kaq, ishte kujdestar i bibliotekës dhe administrator i zyrës së vakëfit të Shkodrës në vitet tridhjetë. Hami Bushati informon tek vepra e tij e çmuar "Shkodra dhe motet" se:

"Në bibliotekën e Vakëfit ka pasur afro 3000 volume teologjie, jurisprudence e libra të ndryshëm fetarë, tekste shkencore mbi fizikën, shkenca natyrore, matematikë, gjeometri, filozofi, astronomi, histori etj.

Nga librat e bibliotekës po shënojmë disa ekzemplarë që edhe në botën orientale ishin të rrallë: p.sh. Historia e Ibni Halëdunit, e përkthyer turqisht, Historia e Xhevdet Pashës 12 volume, Tarihi Vasif, Tarihi Taberi etj. Kurse tekstet e filozofisë qenë të autorëve: Ibni Sina (Avvicenna), Ibni Rushdi (Averroe), Imam Gazali, Fahruddini Rrazi, Mahjuddini Arabi etj. etj. Kishte edhe vepra origjinale në dorëshkrim. Duhet përmendur se në atë bibliotekë gjendej edhe libri i shkruar shqip prej Tahir Ef.

Gjakovës me titullin "Vehbije" dhe historia turqisht e Ahmet Pashë Dukagjinit. Të gjithë librat e biblotekës vuloseshin me vulën personale të Mustafa Pashës, por me largimin e tij nga Shkodra librat e bibliotekës vuloseshin me vulën personale të Mustafa Pashës, që Pasha i kishte dërguar bibliotekës nga jashtë. Vula kishte këtë përmbajtje: "Mbështetja ime është Zoti dhe ai është i mjaftueshëm - nga librat të cilët i ka bërë vakëf i përvuajturi pranë të mirave të Perëndisë, nga vezirët i quajturi Sherif Mustafa. Zoti është më i përhershmi...".

Ekspozimin e koleksionit oriental do të shoqërohet me të dhënat e Bushatit, përfshi këtu rregullat, të rrepta fort, në bazë të të cilave pat funksionuar biblioteka e Bushatllinjve. Një pjesë të kësaj rregulloreje po e botojmë përbri ilustrimeve, të cilat ilustrime dëshmojnë kaligrafinë dhe artin e ornamentikës, një kulturë islame e shprehur në libra.

Jetuan në shekujt XVIII-XIX, por siç vë re edhe Aurel Plasari, drejtori i Bibliotekës Kombëtare, blinin libra treqind vjet më të vjetër se ata. Për shembull tek kjo trashëgimi që trajtohet dhe ruhet si pasuri kombëtare, gjen një Kuran të vitit 1451, ndër më të vjetrit e koleksionit. Ky kuran mban vulat e Kara Mahmut Bushatit, sundimtar i Shkodrës, pasha i tretë i dinastisë së Bushatllinjve dhe të Mustafa Pashës.

"Identifikimi tyre ka qenë i sigurtë nëpërmjet vulave, përndryshe do të kishin humbur në detin e fondeve orientale", thotë Plasari, i cili me këtë rast i bën homazh punës së jashtëzakonshme që kreu në vitet '60-'70, Zyber Bakiu (1897-1987), orientalist, përpunues i Koleksioneve Orientale të Bibliotekës Kombëtare. Bakiu bëri këtë selektim që kemi sot.

Pikërisht në atë kohë, sajë "politikës së përqëndrimit të vlerave të rralla të kombit", përqëndrim që siç thotë Plasari "duhet të ketë ndodhur kur janë mbyllur institucionet fetare", erdhën deri këtu, në BK, këto libra.

E përse ekspozohen tani këto? Ditët e Trashëgimisë Evropiane të shpallura nga Këshilli i Evropës për festa të kulturës një javë në shtator, ekzistojnë prej vitit 1991.

Pavarësisht se në Shqipëri ka së paku dhjetë vjet që "festohet" për trashëgiminë, Plasari thotë se bibliotekat shqiptare nuk kanë qenë të ndërgjegjshme se duhet të kryejnë edhe këtë funksion të ekspozimit të fondeve të tyre të rralla.

Vërtetë kemi të bëjmë me një koleksion oriental jo vetëm në kuptim e gjuhës po edhe të estetikës, Plasari kujton se tekstet e autorëve antikë, një pjesë e të cilëve, erdhën nga përkthimet arabisht. Jo thjesht për këtë kjo pasuri konsiderohet sot e ka mot pjesë e kulturës evropiane.

"Në Evropë sot janë shumë të çmuar dorëshkrimet arabo-persiane edhe për vlerat estetike. Jo vetëm për kaligrafinë. Një pjesë e tyre janë të punuar me ar që tregon modelin e një zhvillimi të lartë të prodhimit të veprave.

Koleksionet e dorëshkrimeve orientale më të pasura i ka Parisi, Biblioteka Nacionale e Parisit", thotë Plasari duke mos bërë më shumë koment për koleksionin që ekspozohet pas dy ditësh, si një pasuri e rrallë. "Dhe në rast se sigurojmë ruajtjen", përfundon ai, "ekspozita do të qëndrojë e hapur një javë."

Rrëgulla dhe detyrime për lexuesit

"...Kam vu kusht që pikësëparit: mbi çdo libër duhet të shkruhet çmimi i caktuam ndershmënisht prej një grupi të ylemave në të holla sermi. Kur ndokush dëshiron me marrë një libër për studim në shtëpi, ai person do të parapaguejë të paktën një të tretën e çmimit si peng e, pa u pague ajo shumë libri mos t'i jepet. Së dyti, ylematë e qytetit do të zgjedhin dy kujdestarë, të parë e dytë, për librat e bibliotekës.

Këta do të subvencionohen prej myteveli nga të ardhunat e vakëfeve të mia. Në rast se kujdestarët e bibliotekës abuzojnë ose e neglizhojnë detyrën të pushohen dhe të zavendësohen me dy të tjerë të zgjedhun nga grupi i ylemave dhe të mytevelisë, tue iu sigurue atyne rrogat e caktueme.

Në qoftë se në vakëfin e përmendun (në bibliotek&eumlsmiley ndodh zjarm ose ndonjë katastrofë tjetër, duhet të zavendësohet me te ardhunat e një viti të vakfe të mia ose me uhana të siguruese me peng apo me dorëzanës dhe me interes ligjor, mandej poqese se mbeten teprica nga ato fonde duhet të ndahen studentëve, krye për emën të medreseve.

Hoxhallarët që japin mësime falas në ato medrese duhet të survejohen që të jenë të rregullt kurse myderrizi Sylejman efendi Fakja, derisa të vazhdojë rregullisht tu dhanë mësime në medrese, do të marrë një grosh mëditje vazhdimisht".

Prej Vakëfnames së Vezirit Mustafa Pashë Shkodra

10 Komente

Na vendosni ca fotografi nëse shkoni. Do të doja vërtet ta kisha parë këtë ekspozitë.

Shume interesante, s'duhet humbur.

Bakiu bëri këtë selektim që kemi sot.

_______

Interesante, vertete. Sidomos ne lidhje me ate librin e shkruar shqip, te atij Tahir Ef, do te isha kureshtar te dija çfare ka shkruar ne ate kohe, dhe ne ç'shqipe. Keto jane gjera qe duhen hulumtuar nga studiuesit, jo nga te gjithe sepse s'kemi kohe per te humbur, por ama studiuesit duhet te kerrusen mbi to dhe te dalin me ndonje ese apo punim shkencor ku te merrnim vesh dhe ne, qorrat.

________

Dy fjale per Elsen : mikeshe, nese te bie rruga kendej, them se gabime te tilla nuk duhen perseritur me. Nuk ka asnje mundesi qe ne nje fjali te rrine bashke nje folje ne kohen e kryer te thjeshte (beri) me nje folje ne te tashmen (kemi). Eshte gabim gramatikor. Perputhja e koheve te foljeve ka nje ligjesi dhe nuk behet siç deshirojme ne.

Koha e kryer e thjeshte nuk ka mundesi te vije per t'u zgjatur deri ne te tashmen. Eshte e pamundur. Kjo kohe nuk tregon, ne kohe, nje segment por nje pike te caktuar. Ajo ka mbetur pas nesh si e vdekur njehere e pergjithmone, dhe nuk ka kurrfare jetese ne kohen e sotme.

Krejt e kunderta ndodh me kohen e kryer (kam bere) e cila paraqet nje segment dhe jo nje pike. Segmenti shtrihet nga çasti i fillimit te diçkaje deri ne kohen e tashme.

Fjalia e sakte eshte :

Eshte Bakiu ai qe ka bere kete perzgjedhje qe kemi sot.

Nese deshiron me nje shembull vertete te thjeshte :

Nese une do te isha i vdekur para 60 vjetesh, niperit e mi do te thoshin :

Gjyshi yne i beri studimet ne Stamboll.

Por nese une do te isha ende i gjalle, psh 120 vjeç, niperit do te thoshin :

Gjyshi yne i ka bere studimet ne Stamboll.

Tek e para, koha ka vdekur, tek e dyta, koha vazhdon.

_________

Ja keshtu, mikeshe.

 

 

Janë pasuria shpirtërore e pashallarëve të Shkodrës

Me sqaroni nqs mundeni, a quhet koleksioni i librave, pasuri shpirterore ???

do i kene mbushur mendjen vetes se i kane shkruar vete smiley

E pashe ekspoziten. Librat ishin te ruajtur goxha mire, te shkruar ne arabisht, kishte libra fetare kryesisht, por dhe nga matematika e gjeometria. Por sic thote Hurbineku, duhet te merren studiuesit me thelle me kete pune.

blete, foto bera nja dy, por librat ishin te mbyllur me xhama dhe reflektimi i drites mbi to, ka bere qe fotot te mos jene shume te mira. smiley

Tani, te vijme tek Hurbineku smiley

Fjalia sic e ke vendosur ti:

Eshte Bakiu ai qe ka bere kete perzgjedhje qe kemi sot.

nuk qendron ne shqip. Struktura e fjalise sone eshte kryefjale, kallezues, kundrinor. Pra, do te ishte me e drejte fjalia si me poshte:

Bakiu eshte ai, qe ka bere kete perzgjedhje qe kemi sot. ose

Bakiu ka bere kete perzgjedhje qe kemi ne sot.

E di qe ne kete pike ne te dy s'biem ne nje mendje, por them se qendron me sakte keshtu. Si thua? smiley

Miredita Ana H,

Nuk di si e mendon ti strukturen e gjuhes shqipe por nga vezhgimet e mia me del qe shqipja nuk ka strukture, ose me mire te them : struktura e fjalise shqipe eshte mungesa e struktures.

Rendi qe ke paraqitur ti eshte rendi anglez. Kurse shqipja mund t'ia filloje me ç'te doje fjalise. Madje dhe me kundrinor, te drejte dhe te zhdrejte :

Agimit ia dhashe librin une.

Agimin e kane qelluar mbreme.

Me nje fjale, fjalia shqipe del pese me hiç.

Te vijme tek ajo ç'kam thene me lart :

Formulimi im sjell nje theksim te asaj çka pohohet, siç per shembull, kur theksojme se diçka e kam bere une dhe jo dikush tjeter :

Jam une ai qe e ka bere kete.

Ose :

Eshte Selimi ai qe ka vajtur ne plazh me qillota te gjata.

Ne rastin tone, theksohet puna e Bakiut :

Eshte Bakiu ai qe ka bere kete apo ate qe ne gezojme sot.

Kallezuesi vjen perpara kryefjales (eshte perpara Bakiu) pikerisht per efekt theksimi, dhe melodie te fjales.

Edhe njehere nga fillimi : gjuhetaret tane, nga i pari tek i fundit, kane vendosur qe fjalia shqipe te mos kete strukture te percaktuar. Kane vendosur qe i madh dhe i vogel ta llapallapin si t'iu vije per mbare. Nga ku dhe qindra e qindra grindjet per nje llaf goje, ne parlament dhe ne rruge. Sepse mungon struktura e fjalise e cila do te mund te na paqetonte te gjitheve. Por gjithçka eshte lene ne doren e ngjyres, tonit dhe mimikes se folesit. Nese ne shohim qe folesi eshte dashamires ne fytyre, atehere nuk ia veme re fjalite shkel e shko. Por nqs e njejta fjali flitet nga nje qe eshte inatosur ne fytyre, atehere ne ia rrasim nje plumb ne lule dhe ballit dhe mbarojme pune.

Jam i bindur qe 80% e sherreve, grindjeve, zenkave, perleshjeve, vrasjeve dhe gjithçkaje te mbrapshte ne viset tona, vjen nga nje rremuje gjuhesore ku gjithçka i eshte lene arbitraritetit.

Te pershendes.

 

Niprit e mij qekan shume te pasur keshtu ? Ja hodha me se fundi!!!

Me sqaroni nqs mundeni, a quhet koleksioni i librave, pasuri shpirterore ??? smiley

Oj tie , oj Bedrije ... a pse  qeka dhi ekonomia e Tregut a ?

Paskemi dal fare , po paskemi shka edhe nga binaret  smiley 

faleminderit Ana. rendesi ka qe ishte ekspozite e organizuar mire.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).