Mënyra më e keqe për tu bërë i pasur

MARION, Ohajo (AP) -- Një asistent sherif i shteti të Ohajos në ShBA i cili kreu vetëvrasje muajin e shkuar, për vite me rradhë bënte sikur vuante nga kanceri për të zhvatur mijra dollarë në formë bamirësie nga fisi dhe shoqëria, të cilat thoshte se i duheshin për të paguar fatura shëndetësore false. Asistent sherifi i kontesë Marion, 39 vjeçari Joe Russell. vrau veten me armë zjarri më 30 shtator. Autopsia që iu bë trupit tregoi se ai ishte i shëndetshëm dhe nuk vuante nga kanceri.

"Ky ishte një mashtrim. Një lojë," tha Sherifi Tom Bailey në një konferencë për shtyp, pasi kishte mësuar rezultatet e autopsisë.

Russell kishte fabrikuar receta mjeksore për ta bërë më të besueshëm skenarin sipas të cilit ai po luftonte kancerin në mushkëri, në tru dhe në testikula. Sherifi Bailey gjithashtu tha se hetuesit besojnë se Russell rruante vetullat dhe kokën, dhe bënte trajtime "solare" për tu skuqur në lëkurë, në mënyrë që të dukej sikur i ishte nënshtruar kurës kimioterapike. Ai gënjente se trajtohej në spitalin John Hopkins në Baltimorë, por në të vërtetë rrinte në shtëpinë e një miku.

"Ai mendonte vetëm për veten e tij, nuk paska dashur t'ia dijë as për të shoqen, as për të bijën e mitur, as për shokët," tha Sherifi Bailey pas konferencës për shtyp. "Mashtroi edhe miqtë më të ngushtë. Shtiu në kurth gjithë komunitetin që e rrethonte. Është veprim i ndyrë."

Shokët e kolektivit i dhuruan mbi 75 ditë nga lejet e tyre në mënyrë që Russell të shkonte të kurohej. Ai mori rreth 20,000 dollarë nga një ngritje fondesh e kryer nga Vëllazëria e Oficerëve të Policisë në vitin 2007.

Bailey u shpreh se kishte patur dyshime mbi asistentin që ishte vazhdimisht i sëmurë por ligji mbi privacinë mjekësore nuk e lejonte të gërmonte më thellë.

Joe Russell nisi punë si asisten sherif në kontenë Marion në Shtator të 2004, bënte punë të mirë dhe shkonte mirë me bashkëpuntorët. Ai e nisi mashtrimin e kancerit nga fundi i vitit 2005, tha sherifi.

Rusell jetonte me të shoqen dhe dy vajzat në Dellëuer. Bashkëshortja e tij u tha hetuesve se ajo gjithashtu besonte se i shoqi vuante nga kanceri dhe nuk dinte asgjë mbi mashtrimin deri sa u zbulua nga autopsia.

11 Komente

Bravo shoku.......po se kuptova pse vrau veten.........

Me pak fjale shoku nuk vuante nga kanceri por nga psikopatia. Dmth mania per te mashtruar dhe qenkesh edhe depresiv pasi paska perfunduar me vetvrasje.

Vetem per tu pasuruar duket nuk e paska pasur mendjen, pasi pasurimi ka ne brendesi arritjen e kualitetit te te jetuarit per vehte dhe trashegimise.

Me pak fjale, pune te semuresh mental.

S'mu duke se u bë i pasur. Megjithatë nga diçka vuante përndryshe s'do ia kishte hequr vetes.

Po parate ku i coi ky ndihmes-sherifi? Mos e ka vrare gje gruaja kete per t'i marre parate?!

hahahahah e madhe fare skica

 Ketu kemi te bejme ose me semundje mendore apo shpirterore, ose kanceri ndoshta zhduket ne momentin qe njeriu vdes. Tani iu dashka bere autopsia vertet te semurve me kancer, pas vdekjes, per te pare se a ka ndryshim ne strukturat e qelizave kanceroze.

Menyra me e keqe per tu bere i pasur eshte te shfrytezosh postet publike/shteterore dhe parate e taksapaguese per perfitime personale. hahahahahahah cfare po them edhe une, e kujt ja thua se..........

"Ai mendonte vetëm për veten e tij, nuk paska dashur t'ia dijë as për të shoqen, as për të bijën e mitur, as për shokët," tha Sherifi Bailey pas konferencës për shtyp. "Mashtroi edhe miqtë më të ngushtë. Shtiu në kurth gjithë komunitetin që e rrethonte. Është veprim i ndyrë."

... dhe per kete, mori denimin e merituar!

Ka per ti hyre ne pune ky marifet salistan birishes.

 Mire ja ke bere vetem problemi eshte pse vrau veten.

 

Mbas shume vitesh del ne pah fytyra e vertete e sistemit - politik, asikurativ, ekonomik - dhe aplikohet me qejf ligji i xhungles.

Nuk e di, per mua ky nuk perben lajm qe ja vlen ta perkthesh e jo me te vendoset ne seksionin e lajmeve nga bota. Fundi i fundit ky robi vetem 20k dollare ka vjedh.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).