Tregim i shkurter nga Herta Myller

 

BANJA E SWABIANEVE

 

Eshte e shtune mbrema. Soba e banjos ka nje bark qe shndrit nga nxehtesia. Dritarja e ajrimit eshte e mbyllur mire. Javen e kaluar Arni dyvjecar mori nje ftohme nga ajri i acarte. Mamaja po lan shpinen e Arnit me ca breke te shngjyrosura. Arni i vogel perplas duart mbi uje. Mamaja e ngre Arnin e vogel dhe e nxjerr nga vaska. I varfri femije, thote Babagjyshi. Femijet nuk duhen lare kur jane kaq te vegjel, thote Gjyshja. Mamaja ngjitet ne vaske. Uji eshte akoma i nxehte. Sapuni shkumbon. Mamaja ferkon ca qafen dhe heq prej andej sa rrotullka te vogla zhuli gri. Rrotullkat e zhulit te mamase lundrojne mbi siperfaqen e ujit. Vaska ze nje si unaze te zerdhur rretheqark. Uji eshte akoma i ngrohte, i therret Mamaja, Babait. Babai futet ne vaske.. Uji eshte i ngrohte. Sapuni ben shkume. Babai ferkon gjoksin dhe nxjerr prej andej ca rrotullka zhuli gri. Rotullkat e Babait  pluskojne bashke me ato te Mamase mbi siperfaqen e ujit.  Unaza rreth vaskes behet e kafenjte. Uji eshte akoma i nxehte, i therret Babai Gjyshes. Uji eshte i vaket. Gjyshja ferkon ca rrotullka te vogla zhuli prej shpatullave te saj. Rrotullkat e Gjyshes pluskojne bashke me ato te Mamase dhe Babait mbi siperfaqene ujit. Rrethi i vaskes behet i zi. Uji eshte akoma i nxehte, i therret Gjyshja Gjyshit. Gjyshi futet ne vaske. Uji eshte kallkan. Sapuni ben shkume. Gjyshi ferkon  ca rrotullka zhuli nga berrylat.  Rrotullkat e Gjyshit perzihen me rrotullkat e Mamase, Babait dhe Gjyshes mbi siperfaqen e ujit. Gjyshja hap deren e banjos. Gjyshja s’arrin ta shohe Gjyshin. Uji i zi perplaset mbi rrethin e zi te vaskes. Gjyshi duhet te jete ne uje, mendon Gjyshja.. Gjyshja mbyll deren e banjos pas saj. Gjyshi del nga vaska dhe e le ujin te shkoje poshte.  Bashke me ujin edhe rrotullkat gri te Mamase, Babait, Gjyshes dhe Gjyshit shkojne poshte.

Familja Swabiani, e sapolare, eshte ulur perballe televizorit. Familja Swabiani, e sapolare, po pret per filmin e te shtunes ne televizor.

36 Komente

 Faleminderit per kritikat e ardheshme. Po ua them qe me perpara se po dal per darke. Bofshi qejf.

Te marresh Nobel per kete? ups... do kete bere ndonje gje tjeter ajo, ose ndoNJE tjeter... Nejse, ne stil qenka njesoj si Kadareja, edhe ne talent ashtu duket...

PS: mendimi im personal?

Nuk kisha degjuar kurre per gagace ne te shkruar. smiley

" Nuk kisha degjuar kurre per gagace ne te shkruar.

 

Stili eshte i ngjashem me Jelinekun qe fitoi ne 2004.

Ky tregimi qenkesh pjese e nje koleksioni tregimesh autobiografike te Myllerit gjate kohes se femijerise se saj ne fshatrat e Rumanise. Tregimet jane botuar me titullin " Nadirs".

Kete dhe disa tregime te tjera te shkurtra te ketij botimi mund ti lexoni anglisht ketu (Google Books).

Disa pjeseza te tjera nga kjo autore ne Google Books ne anglisht gjenden ketu. Per me teper ne gjermanisht e gjuhe te tjera kerkoni vete. smiley

peshku fluturues, faleminderit per tregimin e sjelle

me pelqeu shume, ka me shume arome gjermane se sa rumune, dhe vertet ,stili ka dicka te ngjashme me jelinek, ritmi sidomos...

Ne fakt, tani e kuptoj pse ia kane dhene cmimin Nobel... Duhet te jete shume ekzotike kjo larja ne te njejtin kazan, nje pas nje, derisa unaza nxihet fare, per suedezet. Eshte si puna e japonezeve qe vijne per turizem ne Shqiperi per te pare lope me sy. Gjera te rralla, te pagjasa. smiley

scherzi, a parte, nuk eshte se mund te krijosh idene, pse fitoi ajo dhe jo dikush tjeter Nobelin,  vetem nga nje pjese kaq e shkurter.

Ziko, per ne perendimi dikur fillonte te Rumania. Kjo eshte thene atebote nga nje radio e huaj, s'mbaj mend cila.

Shiko nje fakt te thjeshte fare: ekzistencen e vaskes. Per shqipon e varfer (por vetem per shqipon ama), metafora vdes qe aty (aspak per faj te autores, te kuptohemi). Vaska per kohen qe i drejtohet autorja, ne Shqiperi gjeje vetem te Blloku e tek e tuk ndonje perjashtim i rralle tjeter.

EH VASKA.

skam ne shpi vaske, per arsye ekonomiqie smiley

Por merak te madh e kam. sa here vete n'hotel, i sulem vaskes smiley

eh, shqipoja shkrete......

shpija qe ka pas ndertu stergjyshi im para luftes cimo, kishte te pakten 2 vaska smiley

nji n'kat 1, e nji n'kat 2 smiley i maj mend une...ne mos paste pas dhe nai tjeter

kurse une hala se kam nji smiley

 

 

ndoshta te "pallatet e italjonve" pf. Te sigurte kom nji shpi (vile dykateshe) prapa sheshit avni rustemi, atje i ra nje njeriut tim me banu ca kohe, ka kohe kjo, dhe vasken e kishin qit ne nje si sheshpushim shkallesh... duket zinte vendin te halja ku gatuhej tashme...

evolucioni: nga vaska te furnella e vajgurit... hajde te na rroje zapata!

Emi, sinqerisht, kur ne mes te shkrimit lexova fjalen 'vaske', iu ktheva tregimit te kuptoja ne kishte qene 'vaske' gjithe kohen, se une per vete e kisha lexuar 'govate'. Tregimi shume i bukur, stili ndoshta dicka me te cilen duhet te mesohesh (apo thjesht te lexosh me shume ... apo te jesh gjermane smiley).

Trop, e di c'mu kujtu? Nje cast nga Hygoi, te Njeriu qe qesh mos gaboj, ku pershkruan ato vaskat e mermerit, te cilat i benin me mermer te zi, kshu qe trupat te rrezellitshin me teper. Ku s'i shkon mendja frengut, thashe atehere. Po kjo vaska ketu, mu faneps me vija te kuqerremta ndryshku.

ps kot me pyt, cne flamuri me vija? smiley

 Emo, kam pas nje shok, tironc i vjeter, nga ato qe e kishin banjon ne fund te oborrit. Edhe sa kishin vone dush te ri me vajgur. U futa the fakiri gjith qejf mo, qe ta inagurojsha. Kur nez dushin, tha, n'ven te ujit me vjen nje avull i nxehte drejt e ne lekure, mu si avulli i tenxheres me presion. Kaq me dogji , sa hapa deren kerceva perjasht dhe hapa gojen me ulurit. Se kisha nxjere akoma ulurimen tha, kur pashe qe isha lakuriq ne obor me hallatet perjasht. Pa bo zo, tha, hapa njecike deren, gjeta me dore breket, i vesha per nji sekond dhe e leshova ulurimen qe po majsha mrena sa u tun lagja " Oooooo none"!

Ta kam llafin keto historite me dush e vaska jane gjithmone intriguese.

E mer Emi !

Meqe u be kaq kohe qe lexojme njeri -tjetrin , do te kujtohej per nje cmim qe dhane Rumunet ne Kinematografi......dikur... smiley qe e kam sjell si shembull per tjeter linje por per Artet e Letersine....

Subjekti eshte i thjeshte ...Mbas shume kritikash te "Inteligjences Rumune " per fluturim me presh ( ose propozime e mendime te vyera) K/tari Bashkise se qytetit , nje birbo i vuajtur vendosi te bente kanalizimet e qytetit.....

Dhe filmi mbaron me nje popull qe duartroket kete birbon duke pshurrur ne HALE . Tashme pislliku ishte kanalizuar.

Kjo fenda qe sheh tek Banjot e ka hallin tek "zhyli" qe i humb shkelqimin e gopit ne "vaska florir" te sotmet ...por mos harro se te paret e saj jane gdhire me dhen e dhi per te bere ne KOHEN e DUHUR ca kanale M..... !

Dhe robt kujtojne se ne mos jane do behen AMERIKE ........ smiley , ku vetem ne nje rruge 2km jane nja njeqind pallate 30 katesh me nga 200 apartamente sejcili ...dhe sipas nje libri te realstate vetem dhome e Guzhine ( doemos edhe vaske smiley kushton 1 miljon  e gjys dollare .

Perkthyesi e meriton nje falenderim, mirepo shkrimi duket shume i dobet. Edhe ketu ke peshku kam lexu proze njemije here me te mire, madje dhe kjo flo-ja( sa e tharte qe je mi qyqe, do mbetesh pa burre, une ste marr i here...lol) ia qellon nganjehere me mire se kjo myller. S'e di ju vazhdoni ta pelqeni, mua sme ngjit, me duket shume cheap dhe pa fare ngacmim.

 

smiley dard nuk e  di kush je, por,

faleminderit per komplimentin e pamerituar, nuk besoj se shkruaj aq mire, mua autorja me duket e mire, ndoshta gaboj, kerkoj ndjese qe shijet e mia nuk u vijne per shtat shumices, por jam nje rebele e pandreqshme dhe nuk kam frike ta mbroj mendimin tim edhe kur i kam te gjithe kunder...

sa per ate meselene e burrit, ( smiley ) njerezit e mi me te dashur me duan me shume, pikerisht per difektet se sa per te tjerat, ketu shpresoj te  perfshihet edhe bashkshorti i ardhshem smiley

Akademia pro , ti thua te gjithe kunder smiley

flo, once again: asnji fjale s'ma mure vesh smiley

 Rrathët e zhulit bëhen kore rreth butonit

 

po mire, edhe pluhurat ua kishin ndalu ti fshinin keta, dmth zhulin...apo ka naj kuptim me te thelle...ncncnc

          Ndersa e vetmja fjali qe me ka pelqy deri tani eshte kjo

 

Fëmija nuk shihet, ka rënë nata

Tashti "qejfi non diskutum" thote latini, po mua me pelqen shume ky stili "industrial" qe ka perdor kjo gruja. Asnje lajle lule, perseritje mekanike procesesh. Mizerabiliteti I fukarallikut eshte bere kaq normal, sa as nuk bie ne sy.njerezve u eshte topitur truri. Edhe argetimi I se shtunes mbrema nuk eshte qe te shohin filmin qe u pelqen ne kinema, por prein te shofin filmin qe do u shfaqin ne televizor. Me nje llaf kjo gruja sjell kubat dhe konet prej druri. @o dite te ndertosh gje, bukuri, po nuk dite mund te shtremberosh fytyren e te thuash: Iiiii, kush dergon kuba dhe kone per ditelindje!?

Pf a te duket ndonje sakrilegj sikur te perdornim nje interpetim tjeter ne kete prurje qe mund te jete pak me e ndryshme se ndertimi bukur i pallateve nga kalamajte me kubike ?

Eshte e vertete dhe i pranueshem pranimi i metaforave qe "nenkuptojne" Po sikur  duke u thelluar ne kete koment te shoh se shkrirja e mendimit "me larjen ne banja" ka te beje me deshirat e saja perverse seksuale ? A eshte nje dalje nga rreshti ?

Po sikur te mendoj se prania ne te njejten dhome me te tjeret per te ndjekur filmat e nates,  i shkakton peshtjellime shpirterore sepse nuk mund te shikoj filma PORNO qe i sherbejne per masturbim ?

Etj etj ....

Metaforen e perdorin shume vete jasht kontekstit por kur ajo ka te beje me shembullin direkt si tek kjo prurje ( pasqyren e nje jetese monotone , te varfer shpirterisht etj etj ) kesaj prurje i mungon RAPORTI i KOHES .

Psh Televizorin pa ngjyra nuk e shpiken RUMUNET as SHQIPTARET . Ashtu si edhe larjen ne Fuci druri te te gjithe familjes me te njejtin uje nuk e shpiken Rumunet as Shqiptaret .

Per keta popuj mund te themi :

Me se fundi filluan te LAHEN pa perversitetet e tipave Myller!

Pa problem Idriz. Zaten ky eshte lezeti I kubave dhe koneve qe secili nderton ate qe ka ne mendje.

Prandaj i quaj "perverse" te tilla prurje qe nuk guxojne te shprehen as artistikisht DREJTPERSEDREJTI por me subjekte e nenkuptime te pershkrimit te "guvave" si vend strehimi per njerzit prehistorike qe nuk kishin mundesi te laheshin ne VASKA .... "prej floriri , zotnie " - Tha smiley

Te kategorizohej tek surealizmi edhe hahej ( eshte nga rrymat e rralla qe ka brenda dhe shpjegimin por edhe shkeputjen nga KOHA) ...por te futesh si Letersi cdo fjalim bajat te Saliut ose atij ish Presidentit Bullgar te pas 90 .....iiiiii ....te peshtiroset dhe ajo pak ndjenje qe mund te kesh per te lexuar!!!!

fh ....nuk ti di shijet muzikore , por po te pershendes me nje nga P E R L A T  e Rralla Boterore te Muzikes Popullore si pelqim ndaj nderhyrjes tuaj . Me kete rast pershendes edhe Pf .....por kurren e kurres Emigrantin qe nuk ka komentuar shtesat !

http://www.youtube.com/watch?v=vAMW9QJ11JM

 

falemnderit Idriz, do ta ngjoj më vonë, se s'ma le punedhenesi. ja dhe vazhdimi për ty. zahmet i adminit ta fshijë kur të vijë batica smiley

 

Babai sheh nga mamaja. Mamaja çohet të ndezë televizorin. Shtyp një buton. Shtyp dy butona. Nuk ndizet. Mamaja ulet, babai çohet. Shtyp një buton. I shtyp të gjitha butonat. Nuk ndizet. Babai ulëret: "çfarë i bëre televizorit?". Gjyshi shikon nga mamaja. Gjyshja shikon nga gjyshi. Gjyshi zgjat kokën prapa televizorit. Babai ndez një cigare. Mamaja shikon babain. Gjyshja shikon mamane. Ku është fëmija. I shkreti fëmijë thotë gjyshja. Fëmija nuk shihet, ka rënë nata. Mamaja çohet të ndezë dritën. Nuk ka. Dritat kanë ikur. U verbuam – thotë gjyshi. Familja e Swabianëve i drejtohet dhomës së gjumit. Gjyshja i shtron gjyshit në korridor. Poshtë derës së shkallëve fryn. Fëmija do të zgjohet i ftohur. Babai kollitet. Mamaja sheh babanë. Gjyshja sheh mamanë. Mbyllet dera e dhomës së gjumit. Kuzhina mbetet bosh. Stema në televizor bën "yyyyyyyyyyyyy" gjithë natën. Kjo nuk e shqetëson macen mbi televizor.

 

Unë dhe gjyshja flemë nga komshijtë. Kanë zbukurime bakëri në mur dhe lule plastike në portmonto. Në portmonto janë ende të varur tre shalla. Më pëlqen më shumë ai gri me katrorë vijëkuq dhe vijëzi. Komshiu punon në ambasadë prej tre vitesh dhe gjysma e frigoriferit është e jona.

Si çdo natë mamaja ka marrë një libër buzë krevatit dhe i drejton cepat e përthyera. Babai betohet se nesër do të shtrijë një dorë bojë vaji të bardhë mbi cipën e zverdhur të derës në dhomën e gjumit. Fëmija fle në mes të krevatit. Nga mesi i krevatit ngrihet aroma e lagësht e acetonit. Të tre shtrihen me çorape. Babai ngrihet të hajë diçka. Mamaja çohet të mbledhë rrobat në ballkon. Përplas derën. Fëmija fle kruspull dhe aroma e shurupit të kollës bie mbi jastek. Jastëkët janë tëmbushur me lesh. Mamaja kthehet me një velenxë leshi. Vrimave në velenxë iu janë dashur njëzetetre vjet për tu hapur. Gjyshi fle me sy hapur. Babai futet në shtrat. Në krah të tij ka një llambë të mbuluar me një tas kauçuku. Tasi tjetër është për çajin. Nata është katrore. Katrori është i zi. Mamaja dhe babai flenë. Unë dhe gjyshja flemë. Gjyshi fle me sy hapur. Nesër është e djelë. E djela është qarkore. Qarku është i verdhë. I verdhë është qeni prej allçiu mbi komodinë. Dhuratë nga komshiu per martesën e mamasë dhe babait. Gjyshja ka sjellë një makinë qepëse. Ka vend tek komshiu. Në mëngjes e kthen në shtëpi. Në mbrëmje e sjell këtu. Gjyshi thotë se të gjithë jemi ushtarë. Babi është ushtar dembel, i dhënë pas duhanit. E djela ka ardhur që mbrëmë.

 > >

>>

 

Herët në mëngjes mamaja lan gotat e verës. Ndoshta një ditë do ti përdorim. Babai ka blerë gazetën. Gjyshi e sjell gazetën nëpër duar. Nuk sheh mirë. Gjyshja sheh gjyshin. Babai sheh mamanë. Mamaja ka mbaruar gotat. Babai mbyll çezmën. Çezma pikon. Fëmija varet në shkallë. Dy jevga u ngjiten shkallëve. Shesin fshesa shqope. Gjyshja merr një. Nuk paguan. Gjyshi ka qënë avokat. I shpëtoi burgut. Mamaja nuk i shpëton dot. Mamaja nxjerr fshesën me korrent nga kutia. Dhuratë nga komshiu kur linda unë. Babai pret të fillojë ndeshja. Është nervoz. Gjyshi nxjerr veglat e rrojes. Një lojtar bën kryq kur hyn në fushë….Italianët. Gjyshi di italisht. Gjermanisht dhe rusisht. Gjermanët janë njerëz të pastër dhe me kulturë. Babai punon në uzinën e lavatriçeve. Nuk kemi lavatriçe. Mamaja paketon fshesën me korrent. Në kutinë origjinale. Ku është fëmija? Bukureshti është i madh, nuk e nxe dritarja. Për dritaren, mamaja dhe gjyshja kanë vendosur të blejnë puplin. Vjollcë e përdredhur mbi midis mureve bizele. Mamaja shtyn kutinë me fshesën me korrent mbi dollapin e rrobave. Përmbi valixhes prej kartoni. Babai palos një cope kartoni. Dysh. Katërsh. Tani tavolina nuk luan më. lace>Polace> afrohet dreka. >>

Nga dritarja, bashkë me dritën vjen edhe pluhuri. Ai më jetëgjati ulet mbi valixhen e kartonit. Aty janë diplomat e gjyshit. Babai i quan tapi. Hera e fundit që kjo valixhe ka lëvizur ishte përpara se babai të priste gishtat. Që nga ajo kohë ne marrim dy litra qumësht falas. Fëmija nuk e pi qumështin. Gjyshja lace>nislace>et të kërkojë fëmijën. Babai sheh nga mamaja. Mamaja është mësuese e edukimit shtëpiak. Në verë lexon libra. Vera është e gjatë. Salçiçet e ndohtin lulelakrën. Karrotat dhe patatet dalin në sipërfaqe të supës. Mamaja mledh vajin e djegur në kavanoz. Babai vajis zinxhirin e biçikletës me të. Fëmija qan nëpër shkallë. Biçikleta e ka vënë poshtë. U vra fëmija – thotë gjyshi. Mamaja ndan një copë garzë për së gjati me gërshërë. Fëmija qesh. Mamaja mi pret flokët me gërshërë. Shkolla nuk është larg prej këtu. Më duket sikur ka ardhur e hëna. Sot është e djelë. Mamaja fut hirin e sobës në një qese plastike. Pastaj pendohet. Qesja është ende e mire. Në të mund të mbash bigutinat. Babai sheh mamanë. Gjyshja sheh babanë. Gjyshi nuk ia hedh sytë televizorit. Gjyshi nuk sheh mirë. Ndeshja ka mbaruar dhe televizori zhurmon si tenxherja me presion. As kjo nuk e shqetëson macen që fle mbi të. Mamaja lan fundin e tenxhers. Gjyshja sheh mamanë. Babai mbyll çezmën. Çezmja pikon. Ku është fëmija? Fëmija po fle me frymëmarrje të thella. Kruspull si i trembur. Gjyshin e ka zënë gjumi syhapur. E nxjerr frymën me hundë. Natribani që i lidh bishtin e syzeve të thyera, dridhet nga puhiza e frymëmarrjes. Gjyshja sheh nga gjyshi. Babai sheh nga gjyshja. Mamaja sheh nga babai. Unë duhet të bëj gati çantën për nesër.>>

 

Burri në televizor thotë se duhet të shtrëngojmë rradhët. Mamaja shtrëngon babanë. Babai shtrëngon gjyshen. Gjyshja shtrëngon gjyshin. Gjyshi shtrëngohet. Vuan nga reumatizma. Por gjyshja ankohet. Babai i thotë gjyshes se rëra e plazhit bën mirë. Mamaja i kujton babait se kemi tre vjet pa bërë plazh. Babai i thotë mamasë se është mjaft e nxirë. Gjyshi nuk flet. Burri në televizor thotë se jemi në rrezik. Rreziku është i vazhdueshëm. Babai emocionohet. Mamaja nuk pipëtin. Ku është fëmija? Gjyshja ngrihet dhe nxjerr fëmijën nga dollapi. Gjyshi pyet ku është fëmija. Fëmija është aty. Gjyshi nuk sheh mirë.

Burri në televizor është në fotografi. Në një kornizë me dru të gdhendur. Korniza i është marrë fotografisë së dasmës së babait me mamanë. Fotografia e tyre është futur në një kuti këpucësh. Këpucët mi solli komshiu kur mbusha 5 vjeç. Gjermanët bëjnë këpucë të mira. Babai thotë se mund ti veshësh dhjetë vjet. Burri në televizor thotë se duan të na përçajnë. Babai turfullon. Mamaja shikon orën. Ora ka mbetur aty ku iku korrenti. Gjyshi fle me sy hapur. Babait nuk i pëlqen revolucioni. Nuk fitohet dy herë rresht pa hile thotë. Babai kruan dhëmbët me thoin e gjatë të gishtit të vogël. I vetmi gisht që i ka mbetur në dorën e djathtë. Mamaja e do shumë. Unë jam edukuar ti dua ata. Në kutinë e këpucëve kemi një fotografi të përbashkët.

Burri në televizor thotë janë marrë të gjitha masat. Babai bëhet dyshues. Babai del në ballkon. Vetëm për një cigare. Gjyshja sheh nga mamaja. Mamaja sheh nga soba. Gjyshi nuk ia ndan sytë televizorit. Gjyshi nuk sheh mirë. Ku është fëmija? Gjyshja tërheq fëmijën prej poshtë tavoline. Në televizor buçasin duartrokitjet. Mamaja është ftohur. Gjyshit i shpëton një pordhë e lehtë. Gjyshja ndihet fajtore.

Babai mbyll derën e ballkonit. Është rënduar situata-thotë. Gjyshja hap derën e ballkonit. Gjyshja është ëngjëlli ynë mbrojtës. Ajo ka besuar në Zot deri në ditën kur kjo iu ndalua. Gjyshi këtë nuk e beson. Gjyshja i shtron gjyshit në korridor. Mamaja e ka sobën për vete.

Erdhën Plekhovët. I ranë ziles. Butoni i ziles ka filluar të rripet. Në qafën e butonit ka një rreth të zi. Eshtë zhul. Por më pak se rreth syrit magjik. Aty mbështesin sytë të gjithë. Por vetëm ne shohim. Ne gjithmonë presim njerëz. Babai sheh nga dera. Mamaja sheh nga babai. Gjyshja sheh nga gjyshi. Gjyshi fshihet në aneks. Macja mbi televizor nuk shqetësohet. Plekhovët ulen përballë televizorit. Me pyesin si shkoj me mësime. U them mirë. Babai thotë jo aq mirë. Mamaja thotë shumë mirë. Më zë gjumi me kokë mbi tavolinë. Gjyshja tërheq fëmijën nga poshtë divanit. Plekhovi tregon nga radio jonë. Treguesi ka mbetur në stacion të dyshimtë. Babai pyet kush ka luajtur me radion. Mamaja thotë radio nuk punon. Babai thotë nuk di ta përdorësh. Babai shtyp butonin e radios. Rreth butonit ka një shtresë yndyre. Mamaja thotë është tymi i gatimit. Radio lëshon një muzikë të dyshimtë. Babai thotë kështu ndizet. Plekhovët kërkojnë të largohen. Thonë është vonë. Babai dyshon. Ora ka mbetur ku erdhën dritat. Mamaja sheh nga babai. Gjyshja sheh nga mamaja. Gjyshi del nga aneksi. Gjyshi zë banjën. Babai më zgjon nga gjumi. Babai thotë çohu dhe shko fle. Shoh orën. Nuk kuptoj sa kam fjetur. Bie zilja e derës. Erdhën Plekhovët.

 

 

 

smiley

je i madh! pa pike medyshje. vetem tani u bera mbare.... HALLALL!!! doja t'a dije qe i lexova!

ps. gjynof qe kjo nuk hyri me naj sesion life, si ato bejtet once; s'qe e thon.

Vazhdoka akoma ne PPU kryqezimi i fituesve te Nobelit?

Normal, sepse te gjithe s'dine, ne dime. Ne gjykojme ata qe gjykojne kush e merr Nobelin sepse ata s'dine. Ne dime qe ata s'dine, po e keqja eshte qe ata s'dine as qe s'dine, as qe ne dime qe ata s'dine.

Mos ma vini re, u frymezova nga vazhdimi i tregimit nga fh, qe edhe pse spoof, ishte shume i bukur. smiley

Babai sheh mamanë. Gjyshja sheh babanë. Gjyshi nuk ia hedh sytë televizorit. Gjyshi nuk sheh mirë. Ndeshja ka mbaruar dhe televizori zhurmon si tenxherja me presion. As kjo nuk e shqetëson macen që fle mbi të. Mamaja lan fundin e tenxhers. Gjyshja sheh mamanë.

une di, ti sdi, ai, ajo sdi, ne dime, ju sdini, ata sdine smiley dhe une ashtu them ata sdine te vleresojne smiley gjynaffffffffffffffff

He mo Xhib mos u bej karagjoz kot! Nobel sapo mori Obama!

Nobel ka marre dhe Jaser Arafati, nobel per paqen; terroristi me i madh i Lindjes se Mesme ne histori te njerezimit!

Ti tani mos na bej moral kaq te dobet... Kemi kundershembuj qe mund te perdorim, dhe kemi shume, po shume shume ama! Dhe nuk jane shembuj qe pse e mori ky kur ka kandidate qe e meritojne 100 here me shume... jo e mori Myller kur Kadareja e meritonte 1000 here me shume, ne dac per kontribut, ne dac per talent, ne dac per gjithshka tjeter; prape, JO, nuk eshte fjala te kjo; eshte fjala kur psh, terroristit i jepet cmim NOBEL per paqe! Felliqesira. lere tani se dolem te gjykojme Nobelin, kur kemi nje shkrim te sajin ketu... faqja e zeze! Po faqja e zeze ama! Jo dobet, por kur e lexoj, me duket si ato telefonatat e mjera kur ke hyre ne Metro dhe nuk te merr mire celulari... apo transmetim radioje me te meta mendore, apo kur ve nje cd te gervishtur dhe do te shikosh nje haj definishen muvi.... Plehre fare, felliqesire, fekale letrare! Puna eshte;

Per Nobel? Absolutisht PO... nese merr Arafati Nobel per Paqe, Nobel per Letersi meriton edhe Edison Ypi!

Zeterele, e ke vene re p.sh. qe ne shumicen e shkrimeve te tua ka ankesa, protesta, qitje dufi, pavaresisht se per cfare tematike diskutohet, dhe qe zakonisht shkrimet e tua perfundojne me aksiomen "sa budallenj keta apo ata"?

Ja pra, ky (ti dmth) eshte nje ilustrim i mire i asaj cka desha te them, dhe vihet re tek shume peshq, dhe shqiptare ne pergjithesi. smiley

Sa per shijet e tregimit ne fjale, ato jane personale. Nese ti apo disa peshq s'e pelqejne, s'do te thote qe ajo s'merritonte Nobelin. Une p.sh. e pelqeva tregimin, po nuk eshte se po ngre hunjet ne proteste kunder jush qe s'e pelqeni. Jeta vazhdon, edhe mbas Nobelit te Myllerit e Obames, apo kushdo qe t'i kishte marre ne vend te tyre.

Ore Xhib, une kam shqisa more vella... Kur vrojtoj dicka, e ve ne dukje. Nuk jam salcice si (ty, psh) qe mezi pret te jete nxehur vaji... Une them dicka, jap nje argument; pse nuk me pelqen, psh, kjo pune apo kjo qe ka ngjare. Ama ne kete rast. Ti i ke shqisat "impaired" gjithe diten... sidomos kur vjen e flet per mua... Ka 100 tema e diskutime ketu ne peshk qe jo vetem i kam mbeshtetur, por kam lavderuar. Duke filluar nga Qosja, te ajo Serbja, e shume e shume te tjera...

Fundja, e bukura e diskutimit eshte te shprehesh nje kendveshtrim tendin origjinal, qofte edhe kur sheh ane negative; perndryshe o Xhibo, do ishte bere peshku "GROUP HUG"... te gjithe nje mendje, te gjithe dakord me gjithshka, te gjithe te lumtur... - sorry, merr pjese vetem ti o Xhib, ca te them une tani.

Per temen ne fjale, une te hedh nje argument, te jap ca aresye, e ti cfare ben? E vetmja gje qe me hedh kundra eshte nje vrojtim i yti gjysmak apo nje pershtypje qe te eshte krijuar per mua, qe sigurisht, eshte krejt e gabuar (dhe jo sa per te qene konsekuent ne kundershti)... pliiizz tani.

Ky tregimi qenkesh pjese e nje koleksioni tregimesh autobiografike te Myllerit gjate kohes se femijerise se saj ne fshatrat e Rumanise.

E kujt i plasi !!!!! Perla super te tilla i krijoi fh per 1 ore , jo me te nivelit ordiner te Mylerit ,por me mijra here me lart si gjeresi , gjatesi me ndikim te thelle ne Vend , Ballkan Rajon e me Gjere , ne stanet e faqegjeres te Nobelizmit nga ku laurohen surogato si kjo MYLER! Kuptom drejt , absolutisht ndonje lidhje me fatkeqen qe e kane bere objekt kot se koti . Past shendet e krijimtari !( po dhe po nuk ja thash une ... smiley 

Ku  matet me Kadarene , kjo gagace ne te menduar me nje bote aq te kufizuar  . Rrymen e saj e kane perfaqesuar pena qe njerzit i kane pare minj , i kane kenduar kengetare qe nxenesit i kane pare si sallam  dhe nuk kane marre Nobelera .

Mbetetem me ate konstatimin e mesiperm "sikur Nobel ta dinte se si po ndahen cmimet nen emrin e tij , do ngrihej nga varri dhe do ti vinte MINAT per ta shkaterruar nga  themelet kete INSTITUCION krejtesisht te POLITIZUAR dhe ne sherbim te DIKTATIT Politik "

Nga kjo prurje realizoj se IK kurren e kurres nuk duhet ta pranoje NOBEL-in. Emri i tij shume mire mund te zevendesoje nje fondacion BOTEROR qe mund te sherbeje per cilesimin e shkrimtareve por vetem ne nje kohe te kufizuar ...Per krijimet e Para .

Per me tej le te qendroje Nobel ku njeriu si krijues vishet KREJTESISHT me Hipokrizi per PERFITIME dhe cvishet PLOTESISHT nga Arti Vertete !

Nje sqarim te vogel . Ne te dhenat e vitit 1954 fshati Shqiptar ka qene shume here me Lart se Fshati Rumun . Kuptohet krahasime nga fshatra te perparuar .

Rrofsh fh ...por prape mos i zur bese Emit qe thote per i gjys ore . E ka oren sipas kontinenteve smiley

popull i sqiut.... Me fal por po qe se keshtu e ka dialekti verior jemi mire si popull i zgjuar se sa popull i sqire smiley

msysh smileyKjo eshte krijimtari se mba parasysh edhe popullin e PPU si lloj Peshku psh si MLYSH... keshtu qe mos u truj se e ke shkrujt gabim . Une per vete pavaresisht se si lab e ndaj me sysh  mbetem plotesisht dakort me kete forme te re Logjike qe lidh dhe integron dy dialektet nepermjet LOGJIKEs se Peshqerve !

Meqe emrat e kandidateve merren vesh pas 50 vjetesh, nga e dime te sigurte qe Kadareja ka qene kandidat? smiley

Mire mbrema miq.Kemi ketu nje mik rumun ..Eshte goxha burre e ing i zoti..edhe ai eshte gjys gjerman.Ne vitet e para çuditej me ne,kur itregonim se nuk kishim avoketer...Po ju kush ju mbronte ne gjyq na thoshte.Per tentative arratisjeje heren e pare ne Rumani ne kohen e çausheskut te jepnin thjesht gjobe e pastaj me burg te lehte...As qe behej fjale me perndjekje me familje e fis.Me bente shume pershtypje se nuk ekzistonin apartamente per familiare nje dhome e kuzhine....Kishte dyqane private si dhe makina te tilla.Edhe aktivitete private deri nje fare shkalle kishte..

Sot prej tyre me ben shume pershtypje te keqe mungesa e sensit te familjes dhe e perkushtimit ndaj saj....Ju mungojne deshira per dije ,jane te pazhvilluar(muzhike)dhe shume katundare.Grate jane shpesh shume k...a dy lekeshe....Une nuk ihoneps....Jane te payndyre....  smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).