Halloween '06-'09

Ditet pa ty

O lindin te vdekura, o

Rrine si kepuce te ngushta.

 

Kotesine zorr se mund t'a mbush,

Ulerij dhe ungullij dhe

Leh nga vetmia atehere, dhe

Lengoj nga boshesia atehere, dhe

Ah qe nuk je me me mua.

 

I harroj, ne mos perpiqem,

Sic perpiqem te harroj

Hijet ne kufi te pasqyres;

Te tuat jane keto hije,

E ti nuk jane.

 

Me ka marre malli shume

E ti as qe do t'ia dish.

 

Bota pa ty e ndyre me duket,

Akull e ftohte ndonjehere,

Bere per t'u tallur me mua,

Enjtur sic jam per nje fjale si jotja.

 

Nuk do ma kishe merakun, e di,

Jeta perfund nuk do me vere:

Eshte gen i forte ky joti.

 

Hataja, s'diskutohet, nuk do me gjeje,

E as per te tjeret mos ki merak,

Re te zeza na kalojne mbi koke ndonje dite si kjo, por

Eshte normale. Ne fund e gjejme nje fjale te mire me njeri tjetrin.

47 Komente

Une lexova germat e para, dicka kuptova, por nuk jam fort e sigurt... Me duken vargje teper personale, sa vetem miq te afert mund ta kuptojne kete dhembje.

Ana, me sqaro nje gje: si thuhet "me teskere": ënjtur apo enjtur?

Kjo eshte per mu celsi te enigma.

PS Sqaroj qe une marr "liberty"-ne te flas pak si pa teklif nisur nga fakti qe luli e ka sjelle vete ketu kete post, e ka bere "prone" edhe tonen pra, me dashjen e vet; ky shkrim nuk eshte importuar automatikisht. Te ish ashtu, do e rrudhja gjuhen.

Me sa di une,  eshte enjtur, Emo. ënjtur, e themi ne nga jugu. ( M'u kujtua nje shprehje fshace tani... U ënjç ne b... smiley  ( scusa, scusa, s'eshte ne tipin tim, por gjyshja ime e perdorte nganjehere, kur shante nuset  ( ketu duhej te ishte ai koketopi me faqe te kuqe nga turpi  smiley )

p.s. Une nuk mund te flas me teper, thashe, me duket teper personale dhe vetjake, sa nuk guxoj te hedh nje fjale qe pa dashje mund te lendoje dike. Perspektiva qe e shohim ne, mund te jete e ndryshme nga ajo cka e ka shtyre Lulin ta shkruaje. Une e lexova "babe".

yep! all clear. thx!

pa lidhje: me kujtoi nje kenge gjyshja smiley "dolene plakat ne leme/ qaj neno-o,qaj moj nene".

O keto nuse, moj, nuk na bejne, qaj nen-o, qaj moj, nene...! smiley

 

Po pse mi shkon tek nuset me vrap? smiley

Sikur ka edhe ca vargje per djemte perpara nuseve, apo jo? smiley

Eee, doja ta ndryshoja, po s'arrita ne kohe... smiley

nuk ka dhe aq shume vargje si thot ujku, jo smiley

eshte vetem: "me sho-shoqen duke thene". ky varg osht parazit, munet me u anashkalu ene me i ron te "keqes" dang! sic duhet, te ai vargu kryesor... smiley

emo

nuk thashe shume thashe ca: smiley

me sho-shoqen duke thene
qaj neno-o,qaj moj nene.

nuk eshte vetem nje sic thua ti, por dy smiley

megjithate mire e ke ti, te keqes duhet t'i bihet ne koke, pa ardhur anes e anes.

Si perfundim, c'vendosen plakat?

qe ku është dhe brava:

Jeta perfund nuk do me vere:

Eshte gen i forte ky joti.

Eshte gen i forte ky yti! 

Eh eh eh fjalori i famshem...

Koçollaret shkruajne ënjtur, por jo ëndje (qe ne nje grup tingullor hyn, dhe madje Jugu thote thote njelloj ënjtje dhe ëndje). E ku na qenka ndryshimi i tingullit per Koçon ?

Pastaj tjetra : Jugu thote ëngjëll, por Koçua thote engjëll. Atehere pietje : kur ai vendos kaq arbitrarisht, atehere perse jo : enjtur, ëndje, ëngjëll ?

Per mua, pa e zgjatur me tej :

enjtur,

endje

engjëll

(ëndje - kenaqesi - nuk duhet ngaterruar me endje - bredhje) megjithese disa e kane bredhjen kenaqesi, dhe aty-aty dalin.

Fin,

nuk e di pse kisha pershtypjen qe eshte "enjtur"... por perderisa e thua ti, kam besim qe eshte ashtu. smiley

 

 po po , n'at krah fli ti smiley

E kam fjalen te Rregullat. Te tjerat pastaj....!!!! smiley

po pra po smiley   smiley 

Lul, poezia me duket interesante.

Me la pershtypjen sikur flet nje femije i vogel, prinderit e te cilit jane divorcuar, qe e ka marre malli per te atin.

Ndoshta nuk ka te beje me kete, dhe jam i gabuar ne pershtypjen time gjate leximit te saj.

Falemnderit te gjitheve. Kjo eshte me verte poezi personale, por nuk do te thote se e kuptojne vetem miqte e ngushte dhe te afert. E kuptojne edhe njerez si Emigranti, apo kushdo qe ka humbur prindin. Uroj qe atyre qe e kuptojne t'ia lehtesoje pak dhimbjet, aq sa mund poezia te pretendoje se lehteson dhimbjet. Per te tjeret, ata qe nuk e kuptojne, uroj te jete sa me e larget ajo dite qe do arrijne t'a kuptojne.

Lul, bere shume mire qe e solle!!! Dhe s'eshte me personale tani.

Flm!

zorr

Nje gje s'marr vesh une: nga njera une lexoj/degjoj rota, buri, ripi, rumpalle,...kurse nga tjetra lexoj zorr. Nga cili sistem fonetik rrjedhin keto perla?

nje gje s'marr vesh une: ti nuk mund te thuash thjesht : "O lulian e ke shkruajtur gabim fjalen zor, eshte zor dhe jo zorr" - por duhet ta pudrosesh patjeter me ironi? me fal qe t'u drejtova ty, por dua te ve ne dukje nje lloj mungese miresie ne komunikim, qe nuk verehet vetem tek ti por edhe tek shume te tjere.

edhe njehere kerkoj te falur la rosee. edhe ty lul. ika.

Jerusalem, ti mund te kishe te drejte por ne kete rast nuk ke aspak te drejte. Arsyet:

  • Gabime te tilla ortografike nuk i kam vene re vetem tek ky autor(kete e shpreha duke perdorur shembuj te ndryshem).
  • Do ishte shume me e lehte te sulmohej nje njeri, ne kete rast zoteria i tregimit, por ne vend te kesaj e shqyrtova si nje mangesi gjuhesore e nje pjese te popullates. Gje qe e lehteson peshen e gabimit.
  • Jam sinqerisht kurioze te di se nga rrjedhin keto gabime; eshte nje tentative lemimi gjuhesor ne te cilen shkronja rr tingellon si e vjeteruar ose si njefare mungese civilizimi apo vertete keto njerez rriten me gabime fonetike/fonologjike te atilla?

ndreqje e vogel: Jam sinqerisht kurioze te di se nga rrjedhin keto gabime ...(...) apo njerezit rriten me gabime fonetike te atilla. 

ne vend te "te atilla" duhet "te ketilla".

 

Gabim serish.

  •  Nese une po flas ne perspektive mendore te larget me ato gabime, gabime qe s'me perkasin, atehere une do perdor "te atilla".
  • Nese ti flet ne perspektive te afert me keto gabime, atehere ti do perdoresh "te ketilla".

jeni qe jeni, këto njerëz apo këta njerëz  smiley

 

Ej faleminderit smiley shume e bukur. Po te qeras edhe une me disa vargje prej Eliotit

 

Trendafil i kujteses

Trendafil i harreses

I lodhur dhe jete-dhenes

I shqetesuar pushueshem

Trendafili i vetem

ku perfundojne gjithe dashurite

Te perfundoje tortura

e dashurise se pakenaqur

Tortura  akoma me e madhe

e dashurise se kenaqur.

(etj etj)

Me pelqen Eliot, pavaresisht se pseudonimi im s'ka te beje asgje me trendafila. smiley

Flm!

La rosée, mire po te thote jerusalemi.

Nuk shkojne bashke "keto" me "atilla". Kane largesi kundershtuese.

"Keto" shkon me "ketilla", dhe "ato" me "atilla".

Eshte njelloj si ne fjaline :

Gjermanet u rrahen keq nga Partizanet. Keta ketu ishin me trima se ata aty.

"keta ketu" zevendeson te fundit ne varg, dmth Partizanet, dhe "ata aty" zevendeson dike qe vjen me pare ne fjali, qe jane me larg, pra Gjermanet.

Sqarimi yt i ores 8.46 eshte i sakte, por pak me lart nuk e ke zbatuar. Pse keshtu ti vajze, ç'te mundon keto kohe ?

Ore Hurbi, se te ishe me afer ate qepe dipllome te marre ne UT(ne rastin me te mire)do te ta beja toptha. Ve re nje diskrepance ketu? Kujt i referohet "keto" dhe "te atilla"? Kemi te bejme me te njejtin objekt? JO(keto=njerezit, atilla=gabime)! Vetem ne nje rast te tille je i detyruar te jesh sinkron, biles dhe ketu me duhet te bej nje nuancim: nese objektet jane ne intervale te ndryshme kohore, me distanca labile, atehere dhe perdorimi i referuesve mund te mos jete sinkron. Ne rast te tjera, ne raste kur une si perdorues jam ne distance fizike dhe/ose mendore dhe kam dy objekte te ndryshem atehere mund t'i perdor lirisht- siç dhe bera mesiper.

si njefare mungese civilizimi apo vertete keto njerez rriten me gabime fonetike/fonologjike te atilla?

Kjo eshte e sakte.

Me perjashtim te "keta" ne vend te "keto".

ps : nuk kam diplome.

Jam sinqerisht kurioze te di se nga rrjedhin keto gabime; eshte nje tentative lemimi gjuhesor ne te cilen shkronja rr tingellon si e vjeteruar ose si njefare mungese civilizimi apo vertete keto njerez rriten me gabime fonetike/fonologjike te atilla?

Rose ne tekstin tend "keto" nuk i referohet njerezve por gabimeve:

permbledhurazi:

keto gabime nga keta njerez -------> gabime te ketilla nga keta njerez

ato gabime nga keta njerez ---------> gabime te atilla nga keta njerez

Keto gabime nga ata njerez ------------> gabime te ketilla nga ata njerez

Ato gabime nga ata njerez ----------> gabime te atilla nga ata njerez.

 

Tani shume dashamiresisht, po shkoj te mas temp se me paska zene gripi. Ju pershendes.

 

keto njerez rriten me gabime fonetike/fonologjike te atilla?

Kjo ishte persa i perket referimit tim me Hurbin.

Sdq, une nuk kam studiuar ne Shqip, ajo cfare di ne lidhje me linguistiken vjen nga referencat qe une bej ne gjuhen ne te cilen kam studiuar, por me vjen keq qe shoh gabime te atilla tek njerezit qe te pakten pak vite shkolle ne Shqip i kane.

 

Rosee, pervec dembelizmit nga ana ime, i je afruar pak asaj tentatives se lemimit, por nuk ka te beje me tingellimin e vjeter, por me tingellimin e zorshem. R-ja eshte shume e bute per nje koncept si "zori." Por edhe po te mos jete ne pershtatje ndaj konceptit gabimi, zori e ka prejardhjen nga zorra dhe sikletet, crregullimet, shqetesimet dhe bllokimet e ketij organi, i cili shkruhet me rr te forte. Nga ana tjeter, po te thuhet "zor" dhe jo "zorr," mos duhet gjithashtu te thuhet mor, qor, hor, ne vend qe te thuhet morr, qorr, horr? Po zbor, po motor? Pavaresisht si shkruhen keto, si i shqiptojme?

Keshtu qe shif se mund te mos e kete fare fajin perdoruesi, por sistemi, qe nuk duket se ka ndonje rregull pervecse arbitrar mes -or dhe -orr.

 

Lul, e di ate historine e grupit te gjuhetareve qe donin te hiqnin shkronjen Ll nga alfabeti? U ngrit nje plak i urte dhe shtroi pyetjen:"po une ate mik qe kam dhe qe quhet Llesh sipas jush kendej e tutje duhet ta quaj Lesh?"

Poezi shume e dobet (s'mund te quhet as poezi kjo), nuk e kuptoj si lejohen te botohen...?!!!

Anvlo, kush tha qe quhet poezi kjo. Kjo quhet Halloween '06-'09, dhe jo poezi.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).