Keni lule në shtëpi (në oborr ose në vazo) dhe, nëse po, çfarë lulesh?

Me një soj trishtimi vura re se tarraca ime është zhveshur krejt. Ka vetëm do gjethe të gjelbra me pak të kuqe diku (falë "vreshtës amerikane&quotsmiley... Përfundimisht është dimër !!!!!

 

 

 

 

123 Komente

Leng, natyre, dhe', ngjyra ... te gjitha gjera qe lidhen me jeten... si thua ti?

E marr vesh tani... po perse po e permend? ca i pelqen limfes, ose c'lidhje ka limfa me te vdekurit pas luleve???

Ka lidhje me lulet kur jane te gjalla. Kur vdesin s'kane me limfe dhe kjo trishton smiley

Po ne fakt e hapa kete teme edhe sepse u lodha duke lexuar zenkat tuaja...

po mire, e transferojme zenken ketej... si thua ti?

cfare lulesh ke qejf me se nuk na e the...

lulebore? Mbaje mend kete: *. Do te ta shpjegoj me vone se cdmth... smiley

Po, ose ndryshe Ortensie te bardha ... jashtezakonisht delikate...

vijne ere apo ... sa per te te pire ujin kot.

Hahahahaha, Zotrules, kjo eshte tamam logjike mashkullorishte: gjerat duhet te bejne ndonje gje perndryshe s'vlejne! Mos ma merr per keq, po gjithsesi "po", kane nje arome te holle fare....

 

dmth, si lulet e italise... te vobeketa fare...

nuk te pyeta kot jo... nuk e kisha mendjen te fatura e ujit apo nese i mban lulet per te rrumbullakosur faturat. Po kam qene ne Itali, dhe gjithandej nga kam bredhur, NUK KA SI LULET TONA. E them megjithmend. Edhe ketu ne Angli, qe me behet trendafili dimer vere, kur t'i shkrepet; dhe behet naaaa, po prape ere nuk vijne, si zgjebsa fare jane.

Sol, jam kureshtare: pse po me pershendet me Kakaturianin ?

Po u desh shkruajtur shqip, le t'i themi Kaçaturjan smiley . S'ka ndonje arsye, me pelqen, dhe meqe po e degjoja gjate kohes qe po shihja lulet e tua, veproi instinkti me shume se sa arsyeja. Pse pyet, apo s'te pelqeu?

Po pra, gjithnje me dashuri te thekur, xhelozi, ndonje qe vret veten e keshtu me radhe smiley

Hapja te bie kokes, s'mund ta mohosh...

Varet nga varieteti. Zakonisht trendafilat semuren shume shpesh ndaj sajojne kryqezime qe te semuren me pak, por qe s'mbajne arome.

Meqe ra fjala, psh nuk di ne e ke hasur mugetin ne Shqiperi ti, por psh kjo eshte nje lule qe rritet ketej nga Italia dhe mban arome. Gjithnje te holle e delikate, po sidoqofte:

na kpute fare finestre smiley

une skam asi kokerr lulje ne shpi, vecse celin ndonjehere perimet kur i le gjate pa perdorur smiley

cte te them.

ama moma ime ka nje bahce plot, ene una vdes per zymylat smiley

http://pix.com.ua/db/nature/flowers/fancy_flowers/b-687075.jpg

Bedrije edhe mua me pelqejne zymbylat. Quhen Hyacinthus, personazh i mitologjise ky, i dashuri i Apolonit...

Jane nje nga lulet e mia te preferuara. Varianti ne te bardhe gjithnje...

Kam edhe une ca patate te mbira ne koshke .... smiley

Apolloni pederast??? e fshifte jalla mu aty ku eshte.

e re ke inat

qingji urte pi 2 nona smiley

une skam asi kokerr lulje ne shpi

Merr Idrizin ti, dhe mburrju gjith miletit e thoju: kom i derr kaktusi... kembes t'ja japin nga inati.

Jo mer, me mire po te marr ty si ene po them shif se kam nji egersire nga kopshi zoologjik, por po ta shofesh mire, nga brenda, eshte si nje lule  smiley

Te holle e delikate... na plase me keto terma. O vjen ere, o s'vjen, ca delikate thua ti? Vjen pak ere, damllaja i rente; hidhe ne plehra.

Dhe jo, o finisterrke, nuk eshte fare pune shartimi apo kryqezimi. Nuk i vjen ere asnje gjeje.

Ne Itali, psh, ne nje mal siper lago Maggiore, te kopshti i shtepise, kishte 2 arra. mund te ishin nga 30 vjecare secila. Shkoj une serbes serbes dhe marr mundimin te zgjas doren te kepus nje gjethe... thjesht ideja se po mbaja ne dore nje gjethe arre, me guduliste hunden e me dukej se i vinte nje "ere e holle dhe delikate"; po i vinte leshte! Dhe krahasuar tani, me ato tonat... me nje gjethe are i vjen era nje shtepie te tere per te pakten nje muaj rresht! Arra italiane me doli anemike fare... Dhe jo vetem ajo, se do ti, na kishin dhe melacotogne aty... epo u befshi kakerdhi fare, thashe... se jo vetem ere nuk kishin; si vijne ftojnte tane, po dhe shijen (i thencin) si kashte. tamam ja paskan vene emrin thashe, merr pambuk, beje rrumbullak si molle dhe haje, - ftoi italian. Dhe aty ku behet fjale, thuaj shyqyr qe kishin televizor e drita, e jo me te kishte shkuar kryqezimi apo ndonje modifikim gjenetik... Gjithandej ashtu ishte.

Po e them nga pervoja personale...

Jo, jo, keto qe them une eren e kane, te siguroj smiley Por e kuptoj hallin tend. Sidoqofte edhe nga ne ashtu po behet per fat te keq. Domatet sivjet psh ne Tirane m'u duken prej kaucuku....

Eren e kane? Po cdo gje ka ere moj! Ka gje pa ere? Puna eshte t'i afrohen pak atyre tonave, qe mos duken tonat sikur shesin p0rdhe, - se nuk ua shtojme eren me zor ne.

Jo te forta me jo, se nuk i kemi lulet me mustaqe ne. Po te jene lule tamam, te kene ere aq sa duhet, sa kane tonat, e jo kellira italie.

Nuk ka si lulet tona thote.

O Zotrules, se une e kam si hobi kete punen e kopeshtit e te luleve. Kam edhe nje bacckyard nja 200 m katror ku kam mbjelle peme dhe lule, dhe kam blere edhe ca libra per landscape. Shqiperia nuk ka ndonje tradite ne kultivimin e luleve, mor xhan. Se ne nuk jemi Hollanda a Japonia. Ne nuk kemi nje tradite te vaket qytetare ne Shkoder, Tirane, Elbasan, Korce e Gjirokaster, por gjithmone te tipit, me jep nje lule nga bahcja jote ta mbjell edhe une. Kurse une kam nje liber ketu per llojet e barit (e kam shume qejf) qe ka nja 40 lloje bari, qe nga 3 mm deri ne 2m te gjate. Une vete kam mbjella nja 4 lloje.

Une s'di te kete ndonje varietet luleje, shkurreje, apo peme qe te jete krijuar ne Shqiperi. As ndonje teknike te vecante shartimi, a rritjeje, a trajtimi te fares a di une se cfare, qe te jete krijuar ne Shqiperi. Di qe njehere nga vitet 80 na u perpoqen te na e shisnin si zbulim shkencor mbjelljen e misrit me kubike, por edhe kjo doli qe ishte "shpikje" kineze.

Nejse, me pelqen ajo atdhedashuria jote, por kjo nuk mjafton...

piju lengun atyre qe ke thene o PF... edhe kopshtit piji lengun... akoma nuk ke ndonje koder prapa atij bregut qe te ka mbetur mendja e fiksuar?

Une po krahasoj lulet tona me ato qe kam pare ne HOLLANDE, BELGJIKE, ITALI, ANGLI, FRANCE, GJERMANI... Ti me thua s'kemi tradite e s'kemi ashtu e une qenkam i perzhituri i atdhedashurise tani... Po pse ore e ke kaq te veshtire t'i mbahesh muhabetit??? Pse duhet te sajosh e te fantazosh gjera se cfare jam une e jo historira te tjera, jo tradite e jo si i mbjellim e jo si i marrim borxh e ku e di une se ku mund te ndalesh hapin ti per te marre fryme!!!

Lulet tona, krahasuar me ato qe kam pare, kudo qe kam qene, nuk kane krahasim fare, po fare, po FAREFAREFARE AMA!

 Mire, pra, boj nje eksperiment te vogel. Mer nje lule shqiperie dhe coje ne nje panair lulesh. Po te jete kaq e rralle, do besh nje dore leke, po s'qe prape mbille ne kopesht qe ti marresh ere. Me humbje nuk del. 

Vec mos me thuj se lulet shqiptare nuk behen ne vend tjeter se klima shqiptare eshte e vecante dhe unike etj etj. Ketu perjashtoj manaferrat qe duhen ujitur vetem me shurre, sic e permend Bedrija, qe te marrin ate shijen e pangaterrueshme shqiptare.

Une s'di te kete ndonje varietet luleje, shkurreje, apo peme qe te jete krijuar ne Shqiperi.

si jo mer, jane manaferrat e shurruara nga njeriu  smiley

s kena tradite per lule e!!! a ke qene noihere me noi shpi tirone ti lale apo vetem m pallat ke jetu kur ke qene anej. po ku ka tirones qe mos mjelli cer do lloj bime qe ka munsi mer cun... masanej per shartim e ke fjalen ti e ??? n laborator s dime me i bo vallai se se kemi teknollogjine po sa per shartim natyral e. t gjitha llojet e munshme qe mun ti shkoje men'ja robit jon bo. t kallxoj noi dite bace shpie lala qe t habitesh kur t qellojm n tirone.

moma ime hern e pare qe erdhi knej bleu  fare ginko mer cun.

 

po nuk ke tradite shqiptar.. nuk eshte kulture.. edhe nqs eshte eshte ne faza embrioni.. ne pergjithesi jane femra qe mbajne nga nje begonje ne shpi a ndonje zhgabonje ose ndonje saksi me karafila ne ballkon.. kopshtet ne shqiperi nuk jane kopshte por bahce. kurse ne perendim psh.. kopshti nuk eshte bahce, por kopsht. kopshti eshte per lule.. per ngjura etj.. kurse bahcja ehste per perime fruta etj.. sherben per te mbjellur qepe e marule e karota.. patate.. edhe ndonje domate ose patellxhan.. edhe siper tij behet rrushi.. kjo sepse nuk ka mundesi shqiptari te merret me artet delikate.. aq me teper qe para 45 ishe 80% e vendit kenete ku vetem zhukat mbillnin.

jo cuno jo, bahce me lule nuk po fol per tokat qe mjell ushqim per t honger. e kom fjalen per bacen me lule ku rrishin robt per qef t vet, zakonisht grate meqe nuk dilshin per shpije po ene burrat kur dojshin me nejte me grate... ku rritshe gjona per qefin tat ku shfrenojshe ato fantazite aty e kon burimin ato bahcet apo kopshtet sic do me i thone ti... si mer s paska mun'si shqiptari me u mor me artet delikate cer je tu thone mer... kurse kenete mun t kete qene hollanda kushedi se m shqipni ka male lale. kenete vetem myzeqene kena, hiq ene nonji tek tuk t vogel sa anej knej... t kishim pas icik mo shume keneta me qene se do ishin bo toka bujqsore...

po dakort jom un me ty tashi s ka tradite se jetojne t gjithe n pallat kshu qe neper pallate ske ku t mjellesh ene aq shume. po jo per t gjithe ne kjo... nuk jena t gjithe i soj...  dhe nuk ka qene gjithmon kshu. ca nga ne nuk ju ka dash t hikin jasht shtetit me kultivu dashnine per lule mer cun...

 

 O Mon, une nuk thashe qe s'kemi lule, por kultura jone e luleve ka ngelur ne nivelin popullor, te tipit plaka ime, plaka jote. Nuk eshte se ne kemi shkolla te specializuara apo studime te mirefillta shkencore mbi lulet a qofte edhe natyren. Keto gjera i kane pas bere vendet me nje zhvillim shume me te larte, duke filluar qe nga Stamolli smiley deri tek Anglia apo Franca. Dhe kete diskutim e solla me shume per te thene qe me duket e ekzagjeruar le te themi, qe lulet tona qenken ndryshe nga gjithe lulet e botes dhe padyshim me te mirat. Lulet jane pjese e sistemit ekologjik, dhe nese flasim per natyroret, ato jane njesoj ne te gjithe zonen klimaterike perkatese, ndersa kur vijme tek te kultivuarat flasim per vendet ku kultivohet, dhe une nuk di qe Shqiperia te kete ndonje autoritet apo ndonje treg ekskluziv ne kete drejtim, sic p.sh e ka Hollanda ne Europe. Edhe naten e mire tashti se po na bojne syte lule-lule duke nejte para kompjuterit.

kte thash ene un laboratora ku t bojme bime t modifikume gjenetikisht s kena po lule ene shartime lulesh i kon provu robt per shekuj me rradhe n shqipni lale... vetem qe s ka mo aq shume bace ku me mjelle mo tashi kurse aty ku mun t kete bace s dune me nejt mo njerzit... duhet icik ene klima kulturore per tu bo kto pune. po prap un t thash po t qellojme n tirone te trego lala ty bahce me lule... para se t bohet noi pallat 10 katsh

universitet per lule s kena kjo s do shum muhabet... kurse per kulture per lule un di gojdhona nga t vjetrit qe kur ktheheshin m kohe te turqenise nga ato fushatat ushtarake per shemull bijshin lloje lulesh me vete njerzit qe i kishin pa anej ene i millshin n oborr te shpise. mu m bote shum pershtypje kur kom qene i vogel qe nigjojsha kshu historishe... se mu dukte si bicim k*rlliku qe filon stergjysh hiku deri m' armeni me luftu ene e kishte men'jen me sjell lule prej anej... kontakte me i dynjo tjeter me i llaf...

universitet per lule s kena kjo s do shum muhabet...

kena, kena, "Hortikulture" (inxhinjeri lulesh) ne univ bujqesor. smiley

ishin specialiste te mirefillte ata qe merreshin me gjelberimin e Tiranes (madje, edhe te diplomuar ne Itali ne kohen e Zogut). pastaj, harruam kopshtin botanik, ku beheshin edhe studime shkencore. ndoshta dhe tani, po kush e di.  

ndonje shpikje marramendese ndoshta dhe s'kane bere, por shqiptare qe merren seriozisht me kete pune, ka patur dhe ka (nuk di qe Hortikultura te jete mbyllur tek bujqesori).

qe, urno ku e tha "nejse"... ene universitet per lule kena. bile mu po m kujtohet qe u tallshim kur marume gjimnazin qe po s fitume me as i ven do futna per hortikulture.

 ka lule qe s jon klasifiku hala ka n shqipni... n theth, n lure... doli m televizor kjo pune para ca mujesh ke ndinxhintalbi. ishte puna per turizmin qe ka fillu me u bo ne zonat malore dhe kjo rrezikon te demtoje natyren anej... se bohet pa kritere pa kontrolle. ishin nja dy biologe shqiptare qe flitshin per ket pune...

kopi pasten pra smiley

a qikjo ishte lulja a ? smiley

http://hortiplex.gardenweb.com/plants/jour/p/79/gw1084279/1785111106851803.jpeg

Sa i dua lulet,
kam për to kujdes,
i ujis me gëzim,
mëngjes për mëngjes.

Ua di dhe emrat,
ngjyrat dhe aromat,
siç i di dhe festat,
kur ua dhurojmë.

Se lulet janë,
si zemrat plot dritë,
dhe bashkë me ne,
pranvera i rrit.

Me gëzime e festa,
mbushur jeta jonë,
me mijëra lule,

la la la la

e tra la la smiley
 

Finisterre, une ne shpi kam nje kaktus, e mbaj ne guzhine. kam pas pat nje lule tjeter por ma morri policia.. kisha edhe nje tjeter e mbaja ne banjo.. ishte shume e bukur kshtu.. me gjethe te gjata te kuqe e erret.. skishte shume lule.. skishte fare dmth, por kishte shume gjethe te gjata edhe i rrinin ngjitur, por kishte nevoje per klime te lagesht.. ke parasysh? humidity. edhe e mbaja ne banjo edhe kur beja dush, prej avullit fillonin edhe i leviznin gjethet, i hapeshin edhe merrnin avull, pastaj mblidheshin prape. mirepo s'u lava per nja 3 jave nje here edhe m'u tha. tani kam nje kaktus.. po s'e di ca ka.. eshte varur cik anash.. dmth s'rri drejt, rri si anash. s'e di ca ti bej, ke nane ide?

une s'e di pse sbardh dhembet ti nje here... me duket sikur s'e ke seriozisht.. me duket sikur je duke u tallur.

Jo, jo, mund te lidhet vertet kur eshte rritur shume. I ve nje shkop prane dhe e lidh me spango. Per dhembet jashte me fal, eshte e pavullnetshme! smiley Ups, e bera prape...

aha.. ok.. lidhe me spango.. po kam hall se e pret spangon se e di sa veshtire eshte ta drejtosh? kur fillon e drejton duket sikur do shkulet vendit... me duket se ajo qe ka ndodhur... ngaqe vazua eshte shume e vogel.. edhe si jane shtrire renjet aq sa duhet edhe eshte rritur shume edhe pesha e terheq me nje krahe.. une i hodha uje.. se mendova se do drejtohej, por ai thjesht u trash edhe u var akoma me shume...

 

nejse se tani qe e mora vesh kete marifetin e spangos do e shoh nje here.. smiley

Jo, jo, mos i hidh shume uje, dhe nxirre ne ballkon, ose ne dritare. Mos e lidh shume ngushte se te thahet pastaj. Nese don t'i nderrosh vazon, thyeje ate te vjetren dhe kape kaktusin nga dheu, perndryshe mbarove se te mbush me therra.

ne dritare e mbaj, ne guzhine. ashtu do bej, do e thyej vazon edhe do e gropos gjekundi mase e gjen nanjeri pas 5000 vjetesh edhe e ngjit prape.

e lezetshmja ehste se i thash nje here dashnores te bej strip-tease mase e sillte ne vete por pastaj i thash ta ndalonte kur pash komshijte kishin dal ne dritare.

si ky ktu por pa kta tre dobicat rotull..

 

http://www.istockphoto.com/file_thumbview_approve/5248592/2/istockphoto_5248592-cactus-in-pot.jpg

 kam ne oborr ca trendafile te bardhe qe celin gjithe vitit

 

nje ere te lehte dhe delikate? - do thoshte finisterrka. smiley

Nerro trendafilat te keqen se i paske pederaste. smiley

 u tha, u bo! ... meqe e fillum me lol, po e mbyllim me lol

Epo te zihet njeriu dhe ne kete teme!

"

po mire, e transferojme zenken ketej... si thua ti?

"

Prandaj e the kete ti Zotrules?

 

PF, lere Zotrulesin se po provokon, meqe ka vene bast qe mund te grindemi edhe per lulet dhe na rrefe ndonje gje me shume per barin tend. Edhe une i kam me pasion bimet.

 Well Finisterre, asgje e vecante dhe nuk jam specialist, por thjesht qejfli lulesh. Gjithashtu ngaqe kam blere nje shtepi te vjeter ketu ku jam, po e rinovoj vete dhe po merrem edhe me landscape. Bari me pelqen, vecanerisht ai i larti, sepse eshte mur ndares shume dekorativ. Gjthashtu disa lloje te tij rrine ne kembe gjate gjithe dimrit dhe e mbajne edhe boren siper. Me vjen keq qe nuk me dalin fotot ketu se do te kisha sjelle disa. 

Pastaj dashuria ime e vertete eshte bon-sai. Kisha nje pishe para ca vjetesh ne Tirane, dhe kujdesesha shume per te. Cdo nate para se te flija, rrija dhe i flisja nja gjysem ore, por nje dite ma theu pastrusja, dhe pasi e theu e kishte hedhur ne plehra se kishte kujtuar se ishte nga ato pishat prej letre qe shiteshin ne dyqane per 2000 leke, kurse mua ma kishin sjelle me porosi nga Hollanda. Kam pare ketu ca bonsai te mrekullueshem te kultivuar nga mjeshtra japoneze, por fillojne tek 2-3000 dollareshi dhe mua s'ma kercet, le qe nuk ia kam edhe kohen se i kam 2 bonsai ketu, nje ne shkolle e nje ne kopesht, qe ma dalin e me teprojne. smiley

@ twintip, mos eshte kjo ketu poshte lulja qe te sekuestroi policia?

Po s'e dija qe mbahej edhe ne banjo. Une e di qe kerkon diell kjo?

jo jo.. qe nje lule tjeter.. edhe s'e sekuestroi policia por ma morri nje shoqja ime qe eshte police.. (she's weird like that), kam dash me thene policja, por kam shkruajtur policia.

kjo ishte lulja.

 

http://www.triadplantco.com/PlantPics/Calathea/Calathea%20rufibarba.jpg

Epo nese eshte police s'mund te ishte ajo e meparshmja lulja smiley

nuk kuptoj, ca lidhje ka kanabisi me kto qe po flasim ne?

S'ka lidhje, por kur ti me the qe policia te kish marre nje lule, une mendova "c'lule mund te te marre policia?".

po ti u kerciske shkrimeve si ai guri pete mbi uje me duket mua. smiley

PF, mua lulet me pelqejne shume. Qe kur kam qene e vogel me pelqenin. Ngaqe njerezit s'i kisha fort qejf u flisja luleve smiley C't'i besh? Keshtu eshte kur femijet rriten vetem pa "bonsai" te tjere perqark!

Kam nje cope te vogel toke ne oborr dhe e kam mbjelle me fare bari. Rritet tip lendine, me lulka fare te vockla, bojeqielli...  

Djema dhe vajza, une po shkoj te fle. Me kete manjole ("me arome delikate" do t'me tallte Zotrulesi) ju pershendes te gjitheve ...

 

prsh finisterre me pelqen tema juaj sepse me pelqjne lulet kjo zdo te thote qe kam njohuri per to edhe pse ne ballkon kam mbi 20 vazo me lule te ndryshme nese nuk gabohem se nuk i kam numeruar ndonjeher por zemren ma ka fituar nje lule te ciles greket i thojn( nihto luludho )dmth lulja e nates darkave ajo leshon nje arome te mrekullueshme, me siguri ty zotrules do te pelqej  aroma e saj. ndersa per  bukuri & romance jam tipik, zgjedh trendafilin te kuq biles.

 

"Begonje" edhe ne shqip Hurbi. S'ma merrte mendja te pelqenin lulet. smiley

nga anet e mia kesaj i thone "begone" po ndoshta eshte zhargon

Celsi i lumturise:

Nese do te jesh i lumtur nje dite pi nje gote raki,

nese do te jesh i lumtur nje vit, martohu

nese do te jesh gjithe jeten  i lumtur, merru me lule smiley

 

Vetem nje vit qenka lumturia nga martesa? Pse s'thua ti qe s'u dashka martuar smiley

Lumturia nje vit eshte , mjaftueshem sa te vije kalamani pare ne jete e me tej, dashuria kthehet ne pergjegjesi, transformohet dmth. Kshu qe mos e mer me frike smiley

Jo, jo, asnje frike per veten, thjesht me duket pak.

Ray Bradbury - After nine years.

...

edhe atij qe martohet ashtu i duket martesa pas nje viti.

 

http://www.bc.edu/bc_org/avp/cas/his/CoreArt/art/resourcesd/fri_wand.jpg

Bahçen plot e kemi-edhepse aspak ne saje te kontributit tim- mirepo ne kete periudhe vetem ca trendafila te bardhe dimerore jane ne lulezim, se bashku me frutet e kuqe te ca shkurreve. Nganjehere me duket sikur po me perpin ajo ngjyre jeshile konstante.

Ate lulen e bardhe(30 Nën 2009 - 12:27am ), Finisterre, kendej e quajne kembanat e majit(Convallaria majalis), lule e eger, lulezon ne pranvere. Ketu dalin neper stacione treni organizatat e ndryshme dhe iu shperndajne njerezve per te festuar.

Ne fakt La_rosée ajo lulja me kembaneza ne shqip quhet "drekez". Emri shkencor "convallaria maialis". Sa ere te mire mban!

Nuk e di c'quhet ne shqip. Sidoqofte "Kembanat e Majit" me duket emer me i pershtatshem pasi vertete lajmeron ardhjen e pranveres me lulet e saje ne forme kembane-pra i bie kembanes. smiley Ne kopesht e kam çdo pranvere dhe vete kultura vendore eshte shume e lidhur me ate lule. Po, ka arome te mire.

finisterre ne pranver cel shum lule te vockla me petale te bardha por sic thash me nje arome te kendeshme.

 

 

vetia e lules se nates eshte qe ajo gjat dites nuk ka aspak arome.

 

Shiko se une s'kam thene qe ne Shqiperi nuk ka patur tradite lulesh.

Dhe me duket se edhe PF nuk thote keshtu: thote thjesht qe psh ne e dime qe shpesh tulipanet i sjellin nga Hollanda, ndersa Shqiperia s'ka ndonje kultivim ne shkalle te madhe te ndonje luleje.

Flm per kengen e Myfaretes sidomos, po s'ka ndonje version me te vjeter ajo kenga.

Ertige, ndoshta lulja jote eshte ndonje nga varietetet e Saponares:

 

Finis, Lilly ka celur... Eshte bere shume e bukur dhe kundermon nje arome shume te mire. E lashe vetem nja 3 dite,  kur sapo kishte buluar dhe pata frike se mos me prishej. Por kur u ktheva, kishte celur e tera. Po nuk di si t'i bashkengjis fotot ketu, ndaj do te t'i dergoj me email. smiley

Une jam eksperte per tharje dhe/ose masakrim lulesh, madje kam copetuar nje dite dhe nje kaktus veshegomari. Fatkeqesia eshte qe lulet i dua shume.

Per shembull, kam nje bime me gjethe te vockla ngjyre vishnje (bordo mund te thuhet?) me veti te theksuara heliotropizmi. Dhe nisi kjo lulja aka bima te rritej intensivisht ne drejtim te dritares, e une nga frika se mos rritej shume e binte me gjithe vazo, e rrotullova. Nisi ajo e shkreta te rritej prape drejt dritares, e me te kene bere kercejte nje kthese te tmerrshme 140 grade, e me te jene demtuar lastaret delikate, e me te jete shemtuar lulja, e me te jem habitur une se si mund te isha kaq e pandjeshme ndaj helio-tropizmit.

gjithe gjemba mi dreq,

une si guzhiniere, mendoja se neper saksia mjell nai cik majdanoz, nai borzilok te vogel, nai spec djegs smiley

ne fakt mua s`me jepet fare per lulet i harroj.keto jane te mamit vetem disa kuptohet smiley

kto foto kisha ne stoksmiley

Ana: kur Lilly ta kete perfunduar lulezimin, nxirre qepen (rrenjen) nga dheu, pritja gjethet dhe mbeshtille me nje cope gazete. Vitin qe vjen, aty nga nentori, nxirre nga gazeta dhe vendose mbi dhe' (njelloj sic eshte tani). Cel serish. Lilly eshte "e perjetshme" smiley

Trop, ka plot njerez qe nuk bien dakort me lulet. Nuk e di nga varet. Nje nga ato eshte ime me. E shkreta! cfare s'u ben, e i vadit e i prashit... po hic! Per vete jam me fat. Me mbin e me rritet gjithcka...

Enka, flm per fotot. Gjembacet kane ne pergjithesi lule shume te bukura, vetem se celin rralle.

Nuk besoj se ka njeri me shume se kaq

http://www.funtoosh.com/pictures/images/water_my_plants.jpg

Tirona,tek kjo foto mungon dicka... ku i kane filxhanet e kafese ato tetat? Po shtizat per te thurur triko? smiley

Ne fakt Ana, ajo qe mendova menjehere ishte: po si i ujitin keto lulet?

Kete vit mbolla ne bace nje ulli te vogel qe e kam pasur ne vazo.

Do jete shume e veshtire qe te mbijetoje kete dimer.

Dje ketu ishte gati -2 temperatura, keshtu qe i kam siper qesen transparente te karroces se vajzes. Po ja hudhi kete dimer do jete bota.

Eshte shume e veshtire te rritesh flora nga mesdheu ne veri te Europes.

Kryesisht dieli nuk esht i forte, nuk ndricon asnjehere si ne Shqiperi.

Village, kam frike ajo mbulesa e goces s'do t'i mjaftoje ullirit. Duhet ta mbulosh deri poshte. Nje lloj serre si me thene. E pastaj do t'i mungoje edhe dielli. I gjori ulli smiley

DI ndonje per ndonje liber ne shqip per kultivimin e luleve, bimeve, pemeve,etj?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).