Tirana mes (aspak) modernes dhe tradicionales

"Tirana nuk bohet më". Konstatim i guximshëm, po fatkeqësisht i vërtetë. Përpos gjuhës karakteristike që e ruajnë me fanatizëm tironsit "e vjetër", gjërat e tjera po ngelin vetëm një kujtim i këndshëm. Ka plot 60 vjet, që përditë Tirana po le pas traditën, zakonet dhe çdo gjë të vetën. Gjatë viteve të komunizmit, në Tiranë u instalua arkitektura lindore, por ajo asnjëherë nuk e luftoi ose nuk kishte për qëllim të shembë arkitekturën tiranase.

 

Në të vërtetë, Tirana në atë kohë njohu një lulëzim të paparë, sa i përket ndryshimeve, por çdo rregullim u bë pa e dëmtuar të vjetrën. Në këtë mënyrë, Tirana qëndroi pa u lëkundur dhe aq. Nëse flasim për Tiranën e pas viteve '90, gjërat janë krejt ndryshe. Vetëm për një decenien mish-mashi i politikës dhe tranzicioni i pafund ka shkatërruar pa mëshirë arkitekturën e Tiranës së moçme. Të jemi të sinqertë, Tiranës së vjetër tashmë pak gjëra i kanë mbetur. Ose të paktën nuk bien në sy, ngaqë ndoshta pallatet i kanë gllabëruar.

Mijëra shtëpi të vjetra karakteristike tiranase janë prishur dhe vazhdojnë të prishen pa dhimbje. Shumë prej tyre janë të shkatërruar, por ka nga ato që fare mirë, me pak investim, mund të ishin krenaria e qytetit. Tashmë askush se vret mendjen që të zgjojë ndërgjegjen qytetare dhe të kthejë këto shtëpi në këmbë si dikur ose të paktën të bëjë gjoja që është i interesuar. Në vend të tyre po mbijnë pallate shumëkatëshe me shije evropiane, që shumë tiranas i kanë për zemër. Nga larg gjërat duken fjollë. Por lagjet me shtëpitë karakteristike, që dikur qenë bukuria e Tiranës. Në mos shembur, ata janë të rrethuara me pallate për rreth.

Të rinjtë s'para shqetësohen për Tiranën arkitekturore, për ata ka rëndësi që Tirana po ndryshon. Imazhet e shtëpive të vjetra të shkrira në building, për shumë të rinj shihet si një vizion i kohës. Kjo arkitekturë (aspak) moderne do t'u shërbejë qytetarëve për të kthyer Tiranën në kryeqytetin e ëndrrave të tyre. Kryeqyteti "moderne" e ka vendin në periferi dhe jo në lagjet e vjetra.  Me dënesë artitekti Besi Hoti na rrëfen se pallatet e larta që shtrihen përqark shtëpisë së tij ia kanë zënë frymën lagjes. Në shtëpitë e vjetra, ku dikur trëndafilat ngriheshin deri në avlli dhe bahçet e lulishtet e shtëpive private janë fshehur diku poshtë vargut të madh të gradaçielave.

Politikat ndërrohen dhe që të gjitha sulen drejt Tiranës me ustallëkun e tyre të pagdhendur. Gara për pushtet ka dëmtuar shumë Tiranën e vjetër. Përderisa njëra parti mundohet të bëjë për vete qytetarët, duke bërë i çorbë pallatet, tjetra, duke ndryshuar autentiken me modernen, tregohen mizore ndaj Tiranës, me shpresën se kështu do të blejnë elektoratin. Lufta politike ka bërë që e më shumë se kushdo ta pësojë arkitektura e Tiranës dhe kur bëhet fjalë për pushtet, pa përtesë ata sakrifikojnë çdo gjë tiranase për të bërë për veti miletin. Me arkitekturën e Tiranës, kanë gabuar, prandaj s'ka më oksigjen në Tiranë.

Shumëkush pyet, se a duhet ndërtuar më në Tiranë? Shtrirja e Tiranës vend e pa vend ka sjellë kaosin urbanistik që s'ngjan aspak me atë të një metropoli siç pretendojmë. Askush s'është në gjendje të shpjegojë se ku do të shkojë ky milet, ku po i afrohet  kaluar 1 milionëshit. Ku do të luajnë fëmijët e Tiranës, ku do të shëtisin njerëzit në këmbë, ku do të pinë një kafe pa gëlltitur squfur e dioksid karboni e plumbi? Ku do të kalojnë kohën të moshuarit, ku do të kalojë zjarrfikësi në rast zjarri? Po ambulanca si do të shkoj shpejt deri në spital? Ku janë oborret e shkollave, po këndet sportive ku janë zhdukur? Vetëm atëherë kur këto pyetje të kenë marrë përgjigje korrekte, Tirana do ta kuptojë se është larg një qyteti modern dhe tradicional.

31 Komente

Cfare llogjike e deformuar?! Shqetesime me te vertete te rendesishme, te perziera me nje injorance totale apo nje vizion te gabuar rreth argumentit.

U nisa t'i pergjigjesha paragraf per paragraf, por ishte teper e lodhshme dhe ndoshta e kote!

Per t'ju pergjigjur ketij shkrimi, duhet pergatitur nje liber i tere, me shpresen qe mund te kete ndonje probabilitet per t'u kuptuar.

Zoteri, per te mbrojtur nje te vertete, duhet te jeni edhe i pergatitur shkencerisht per ta bere kete. Ne te kundert krijoni vetem konfuzion dhe i shtoni injorance, injorances qe sundon.

"Tirana nuk bohet më". Konstatim i guximshëm, po fatkeqësisht i vërtetë. Përpos gjuhës karakteristike që e ruajnë me fanatizëm tironsit "e vjetër", gjërat e tjera po ngelin vetëm një kujtim i këndshëm. Ka plot 60 vjet, që përditë Tirana po le pas traditën, zakonet dhe çdo gjë të vetën.

OK, po i pergjigjem vetem budalliqeve te paragrafit te pare.

 

Ka plot 60 vjet qe po na lenka pas traditen? Le te bejme llogarite: 2009 - 60 = viti 1949

Popullesia e Tiranes ne vitin 1949: 60000 banore.

Cfare do te thote kjo?

Do te thote qe Tirana ne vitin 1949 ishte nje qender banimi me dimensione tmerresisht modeste per te qene nje kryeqytet. Pa konsideruar ketu faktin qe kishte filluar "te mbushej" artificialisht me militantet e pushtetit te ri e me emigrante e fatkeqe lufte.

Tani, ju i dashur, qe keni guximin qe te botoni ne nje gazete, mos ndoshta po pretendoni qe nje popullesi prej 700-800000 banoresh sic eshte Tirana sot, te inglobohej nga nje grup prej 60000 vetesh, nder te cilet as gjysma nuk mund te konsiderohen autoktone?!

Apo, mos do te thuash se "sharmi" i dialektit Tirons dhe benevreket e Tironsve duhet t'i benin per vete?!

Deri ketu folem gati-gati per ceshtje antropologjike!

 

Por le te flasim per arkitekture e urbanistike.

Ne vitin 1937, pra para ardhjes se komunisteve, Tirana kishte rreth 40000 banore.

Cila ishte trashgimia qe ky mikro-komunitet i paska lene qytetit?

Vilat pseudo-borgjeze, te nje pseudo-borgjezie qe kurre nuk diti apo nuk mundi te lulezonte?

Vilat qe me mundim arrinin katin e dyte e tek e tuk arrinin deri ne katin e trete?

Apo duam qe te flasim per cilesine e tyre arkitektonike?!

Jane thjesht mediokre! Edhe pse keta njerez qe porositen projektet e ketyre vilave nga arkitekte me se shumti italiane paten largpamesine te drejtoheshin pikerisht aty ku kishte tradite e kulture ndertimi, fuqia e tyre ekonomike ishte e pamjaftueshme per te realizuar vepra te nje cilesie arkitektonike qe ja vlen per t'u permendur.

Ne shumicen e rasteve keto vila, jane vecse kopje banale apo nje miks neoklasik dhe racionalist, provincial, i tendencave te kohes.

Te vetmet vepra qe ja vlen te permendesh e te ruash ne Tirane, jane veprat arkitektonike te regjimit fashist e me vone, pas lufte, veprat e neoklasicizmit rus.

 

E gjithe pjesa tjeter ishte "bidon-ville" i dashur! Nje bidon-ville shume me e vogel nga ajo e vitit 2009, por gjithmone nje bidon-ville.

 

A mund ta di se perse pikerisht ti duhet te shkruaje per keto argumente?!

Kur nuk kane force qe te shkruajne njerez qe kane studjuar per kete, ti cne?!

Mos me thuaj qe ke studjuar per kete, se, te silurova!

 

Me simpati, respekt, por edhe shume irritim!

Olsi

Une jam qytetar i kryeqytetit; i lindur e i rritur ne qendren e tij historike. 

Dhe nga keto pozitat dua te te pergjigjem, pra si qytetar.

Ti thua se Tirana e vjeter, me ndonje perjashtim te rralle, per nga cilesia arkitektonike e ndertimeve ishte nje bidon-ville.

Une nuk jam dakord.

Ishte e varfer, ishte modeste, por nuk ishte bidon-ville.

Banoret e saj jetonin me dinjitet, ndonese ne kushte modeste. Dhe eshte pikerisht jeta e tyre mes atij mjedisi banimi, ne diapazonin e saj shekullor, qe duhej ruajtur, - per mendimin tim, - me cdo kusht.

Kam vite qe jetoj ne Europe dhe kam patur fatin ta shetis nje pjese te mire saj.

Disa nga vendet me te vyera, me te kendshme e me mbreselenese te Europes (per mua, sepse secili ka shijet e tij) jane lagje te mbledhura e dekadente, me shtepiza te vogla te rrethuara me mure te bardha nga maja e te cileve nxjerr koken nje gjelberim i larmishem, me dritare tradicionale druri, e keshtu me rradhe... .

Si ne cdo gje, edhe ne fushen e zhvillimit urban, mendoj se barazpesha eshte zgjidhje me e mire sesa ekstremizmi. 

Ne kete kontekst nuk jam aspak kundra zhvillimit te qytetit - po ndoshta ky mund te kishte ecur krahperkrah ruajtjes se te pakten 2-3 lagjeve historike, ashtu dekadente e modeste sic ishin. 

 

 

Shqetesimet qe ngre jane me vend, po menyra si i parashtron Gazeta Ndryshe (e cila s'ka asnje lidhje me Levizjen per Mendim Ndryshe, ose ndonje gje tjeter ndryshe) eshte... ndryshe.

Politikat ndërrohen dhe që të gjitha sulen drejt Tiranës me ustallëkun e tyre të pagdhendur.

Po pra, cdo 11 vjet politikat nderrohen gjate ketyre 10 viteve te fundit. Megjithese s'ka nevoje te permenden emra te pervecem per pergjegjsine e gjendjes se Tiranes, pasi ne i dime emrat...

 

Me dënesë artitekti Besi Hoti na rrëfen se pallatet e larta që shtrihen përqark shtëpisë së tij ia kanë zënë frymën lagjes.

Gjynah, do kete ngelur pa tendera ky i gjori. Mbase duhet te hape shoqaten Arkitektet Ndryshe per te gjithe ata qe s'jane ne listen e tenderave te Rames. smiley

 

Me simpati, respekt, por edhe shume irritim!

Olsi

Sa kollaj te behen ndjenjat kokteil mer. smiley

Sa kollaj te behen ndjenjat kokteil mer. Big Grin

Gjykimi per mendimet e nje njeriu duhet ndare nga respekti per njeriun si i tille.

Sa  keq dhe sa turp !

Ta katandisesh Tiranen ne kete gjendje eshte as me shume e as me pak nje INJORANCE e Pashembellt ne krahasim me cdo lloj urbanizimi ne cfaredo situate dhe ne kedo vend te Botes . 

Duhet thene me PLOT gojen se klasa Politike qe trashegoi Tirane pas vitit 1944 kishte nje Vizion mijra here me te qarte se sa cdo "myqyryf " i ditur apo urbanist i sotem ,..... le me ta krahasosh me qorrat vizionare te politikes sot smiley

Duhet te kujtojme me veneracion punen kolosale te atyre njerezve me interesa te pandara te ndikimit te kultures se jetes nga strehimi , rruget parqet , vemdet clodhese , ruajtjen e vlerave arkitekturore , perspektiven e shtimit te popullsise , kujdesin shendetesor arsimin -sportet ,artin e kulturen .... e me pak fjale cdo Pjese te Jetes qe diktonte perparimi i vendit , sipas atij VIZIONI duke ruajtur ne mejdise Kulturen Qytetare ...e te gjitha keto mbi te gjitha Shqiptarshe " Shtriji kembet sa ke Jorganin "

Dhe te mendosh se e mori Tiranen me 40 mije banore dhe e 8 (T E T E&nbspsmiley fishoi ne 320 mije banore .....pa ndjere qytetaria nje stres si i sotmi  ??????? 

Dhe te mendosh se kjo klase Politike e shtoi artificialisht ne menyre ABUZIVE me pa te drejte te mbeshtetur ne asnje LIRI Levizjeje , dhe ne hapsira te Pa Ligjeshme ( dhe ashtu Paligjmerisht i quan Tirane) e rriti popullsine ne me pak se 4  ( KATER ) here te vjen te vesh Kujen. 

Me te vertete do jo nje Liber ...por Libra te tere per te shpjeguar se cfare FATKEQSIE e zuri kete Popull nga kjo Kaste Injorantesh dhe Hajdutesh te Babziturish qe "zhvilluan" smiley Tiranen ( sidomos me "themelet" e injorances te hedhura ne vitet '90 ) si i vetmi shpjegim Real dhe i FaKTUAR DITE PER DITE .

Tiranen Sot per SOT mund ta shpetoi  nga Kaosi vetem nje DIKTATURE e  ..atenuk mund ta mbroje Kultura dhe as ...ah - ohet ! 

Autori i shkrimit shume i shperndare , por sensi tij pavaresisht nga kjo dallon shume qarte te NDYREN dhe PISLLEKUN qe ka mbuluar TIRANEN si nje vend i marre qe leviz e zhvillohet kot se koti pa asnje IDE e pa asnje Dashuri ....por sidomos pa asnje Fizionomi qe per TURP mba akoma emrin TIRANE  !!!!!!

Mos sillni artikuj kaq te dobet se eshte turp.

tradite dhe moderne, amani more shoke amani , a thua se po flet per ndonje berat  a  shkoder , a ku di gje une... as 100 vjet qytet nuk eshte , gjyshja ime eshte 95 vjec  dhe ka qene me pende ne kapele ne te rite e saj jo me benevreke dhe dajre....hej zot ,  mbyllju gojen kur nuk kane cfare te thone.

ti qe flet keshtu nuk e ke idene per traditen qe ka tirana e vjeter, dhe gjyshja jote qe mbante pupla ne kapele nuk eshte me superiore se stergjyshja ime qe mbante benevreke dhe dajre. Ketu nuk behet fjale per konkurrence midis qyteteve, por behet fjale per te ruajtur ca vlera, sado te vogla qe te jene, te cilat krijojne nje identitet, prej te cilit mua personalisht nuk me vjen aspak turp, sepse me mire te jesh katunare tirone sesa te imitosh keq te huajt.

Ketu nuk behet fjale per konkurrence midis qyteteve, por behet fjale per te ruajtur ca vlera, sado te vogla qe te jene...

Une nuk kam deshire te ngaterrohem me pjesen e diskutimit mbi traditat (kulturore), por do te doja te kujtoja edhe nje here llogjiken e numrave per te gjitha ata qe me te drejte apo pa te drejte, pretendojne qe Tirana duhet te ruante "traditen" e vjeter.

Kur Tirana u be kryeqytet kishte rreth 10000 banore.

Rritja e metjeshme e popullesise erdhi si pasoje e "furnizimeve" masive, ne pnje periudhe relativisht te shkurter kohore, nga jashte dhe jo si pasoje e rritjes se numrit te lindjeve apo suksesit te modelit Tirana.

Me c'llogjike pretendohet qe Tirana e sotme te ruaje traditat e 10000 njerezve qe banonin ketu para dekadash?!

E mbi te gjitha per cfare tradita po flasim? Po te ishin kaq te mira do te kishin rezistuar. Kur Greqia antike u mposht, kultura elenike jo vetem qe nuk pesoi renie apo zhdukje, por perkundrazi u perhap e u rrit akoma me shume, pertej kufijeve qe mund te kishte imagjinoheshin.

Pse? Sepse ishte nje kulture fituese, dhe jo deshtake apo e papershtatshme per kohen.

 

Sa per ate punen me mire benevreket se sa kopjimi, ta siguroj se qytete si Shkodra e Korca, nuk kane vetem kopjuar, por edhe kane prodhuar ide, projekte e kulture ne te gjitha fushat.

Olsi,

ato 1 mije a 2 mije shtepi te banoreve origjinale mund te ruheshin fare mire, nderkohe qe pjesa tjeter e qytetit zhvillohej sipas qejfit.

Nuk jane gjera qe bien ne kundershtim me njera tjetren.

 

 

ngadale moj karamele , opopooo sa e hidhur paske qene, edhe sorra per korbin e vete thote qe eshte i bukur, ne llojin e vet ka te drejte, vlerat mire eshte te ruhen , po ajo gjyshja ime nuk e shitit token dhe shtepine per pallat 15 katesh, mi te keqen,  edhe fisi im nuk u zu me grushta per te nda ballkonet dhe dyqanet,duke ja zene rrezen e diellit dhe te drites komshiut ,  festen sipas kokes , thone te mocmit tane , dallimin e ben vete pataj mes katunarit dhe qytetarit. hajt shendet.

Eshte e kote te merresh me ju, ju flisni me gjuhen e racizmit nderqytetar. Cdo qytet ka traditen e tij, dhe kultura e asnje qyteti nuk qendron me siper se ajo e nje tjetri, vetem fashistet dhe nazistet bejne ndarje te tilla. te gjithe kulturat duhen respektuar per ate pak qe japin. Tradita u ruajt nga ana arkitekturore gjate kohes se Zogut psh, dhe nuk ja kane faj tironsit pse japin shpine per pallat, po e kane fajin projektet me te medha qe perpilohen ne strukturat qeveritare. Edhe gjate kohes se komunizmit qe u krijua Pazari i Ri, u be sipas tradites se vjeter Tironse, dhe xhamia e Ethem Beut u ndertua ne shek e 19 dhe 20 ku tirana nuk ishte akoma kryeqytet. Nuk po thote kush qe te mbulohet tirana nga tradita, po te kete disa oaze qe te kujtojne te kaluaren, dhe ku turistet mund ta bejne nje xhiro.  

 "Tirana në atë kohë njohu një lulëzim të paparë"

 

 

Se marr vesh si shkruhen keto artikuj keshtu! Jo vetem qe s'kane lidhje logjike por edhe nga menyra e te shprehurit te bejne te mendosh se jane shkruar nga ndonje hallvaxhi. Nuk dua te zgjatem ne fakt se nje nga anetaret ka mundur ti permende pergjithesisht edhe gafat qe me ben mua pershtypje po nuk mund te rri pa komentuar kete :

"Nga larg gjërat duken fjollë. Por lagjet me shtëpitë karakteristike, që dikur qenë bukuria e Tiranës. Në mos shembur, ata janë të rrethuara me pallate për rreth."

Pervec se ne rastin kur autori i shkrimit ka dashur te beje kritike per vete "tironcit" ky argument (?) eshte teresisht i rreme. Perpos se arkitekturen e vetme qe ja vlen te permendet Tirana e ka te huazuar (qofte nga italianet a nga qytetet e tjera shqiptare qe ishin pakrahasueshmerisht me te qytetaruar e kulturuar se Tirana si psh : Korca, Berati, Shkodra ), jane vete pronaret tironsa ata qe pa ju drishur qerpiku kane shembur dhe vazhdojne te shembin me zell per te ndertuar ato pacavure qe na dhembin syte ti shohim sot e kesaj dite. Shtepite e tironsave te vjeter ti zoteri (nqs nuk e ditke) kane qene te gjitha perdhese me (mender) halene perjashta. Nuk po zgjatem me tej se sinqerisht kete palo artikull nuk di nga ta zesh.

pershendetje dhe respekt per te gjithe komentuesit...

Miq te dashur ky eshte nje shkrim dite dhe mos pretendoni qe ne nje lajm qe Gazetari ka 1 dite kohe dhe 30 radh ne dispozicion te bej cudira.  Per ju qe nuk e dini ose nuk doni ta dini gazeta ka per qellim te informoj dhe jo te bej shkence.

Me te mirat per ju nga autori i shkrimit !

 

 

 

 

Gazetari ka pergjegjesine profesionale qe piksepari te informoje vetveten, perpara se te pretendoje qe te informoje lexuesit.

Nuk do te kisha asnje problem sikur ti ketu te kishte shkruajtur nje opinion rreth asaj qe ndjen perpara kesaj problematike.

Por nuk e kuptoj se per cfare arsye perfshin edhe pohime si i meposhtmi?

Kryeqyteti "modern" e ka vendin në periferi dhe jo në lagjet e vjetra. 

Cfare ke parasysh kur shkruan kete? Lagjet e vjetra te Parisit, Londres, Madridit, Barcelones, Milanos, Romes, etj, apo bidonvillat e Tiranes ne mes te qendres?

Mjaft perhapet dizinformacion!

Nuk te detyroi njeri qe te zgjidhje qe ne jete te beje profesionin e atij qe "ka 1 dite kohe dhe 30 radhe ne dispozicion" per te informuar publikun. 

Vete e zgjodhe! Tani mbaj pergjegjesine!

Te kuptohemi, nuk po hedh poshte gjithcka cfare ke shkruar, por me irriton fakti qe ke perziere shqetesime te drejta me keqinterpretime e futje ne argumente qe nuk mund te banalizohen ne muhabete kafesh.

Sepse ne te kundert behet nje sallate te vertetash e genjeshtrash, qe eshte shume here me e rrezikshme se sa vete genjeshtra.

Ne fund te gjithe kesaj, cfare mendon se i ke dhene lexuesit qe te dha ty fatin dhe privilegjin e madh per te te lexuar?

 

Sdq. vleresoj qe me thjeshtesi i kupton kufizimet e punes. Tani le te mundohemi te gjithe nga pak qe jo vetem te predikojme dhe te justifikohemi per gabimet, por edhe t'i perveshemi punes per te ndryshuar gjendjen.

Me te mira,

Olsi, (lexues)

Meqe gazeta ka per detyre te informojë dhe jo te bejë shkence, a nuk do te qe me mire qe gjuha shqipe te kontrollohej mire, para se lajmi te dilte ne gazete? Apo nuk mund te pretendojme me teper, kur gazetari ende nuk di te zgjedhoje foljet dhe te perdore gjuhen shqipe, pale pastaj te beje lajm?

Vetëm për një decenien mish-mashi i politikës dhe tranzicioni i pafund

decenien?! ne c'gjuhe eshte, njehere?! 

 italisht pra mo, 

pse bo sikur se kupto smiley

Qyqja, mi qyqja...

do jete ndonje perzierje italishto-anglishto-gishto.... se italisht, jo vallaj....

Ja, se therras forcat ne ndihme. FINIS! Aiuto! smiley

 

 artikull i dobet!

Vetëm për një decenien mish-mashi i politikës dhe tranzicioni i pafund ka shkatërruar pa mëshirë arkitekturën e Tiranës moçme.

 

omon mer jaho nuk thote naj njoni eshte e vertete po te gjithe shajne autorin njoni me i zgjute akoma edhe korca ka vlera . odaje se shau njeri korcen autori po flet per tironen . chene respekte per kto foto.

@Chene, do t'me pelqente shume t'i kisha keto fotot ne cilesi me te mire. Ka ndonje mundesi per t'i gjetur gjekundi?

 e kujt sdo ti pelqete smiley 

Kam nigju se i nerumi Moikom ka nje koleksion te gjere ne arkivat e tij. I sigurt sjam..

"gjate 60 vjeteve te komunizmit ne tirone u instalu arkitektura lindore, por ajo nuk e luftoi apo  s'kishte per qellim ta shem'e arkitekturen tiron'se."

kjo ishte pak a shume ajo qe tha zotnija tate ???

m fal se kom ca kohe qe e kom hum interesin n politiken e shqipnis kshu qe s'i kom shum t freskta kto punet e ndertimeve dhe s'po e kuptoj dot se ku e paske inotin, ke edi apo ke sala. po i gjo osht e sigurt. rregjimi komunist ka dash qe ta shkuli nga rronjet komplet kulturen tiron'se, arkitektura e tirones osht vetem nji nga kto aspekte. po ka nonji qe ta kundershtoje kte lexoni icik edwart lear-in dhe ca thote ky robi zotit per tironen.

hajt shnet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).