Trashëgimia në të drejtën ndërkombëtare. RSFJ-ja, Serbia dhe Kosova

Bashkësia Europiane, me qëllimin që ta ndërpresë konfliktin mes serbëve e kroatëve dhe ta pengojë përhapjen e tij gjetiu nëpër ish-Jugosllavi, më 27 gusht 1991, përkatësisht më 3 shtator 1991 themeloi Konferencën për Paqe në Jugosllavi. Mandati për ta kryesuar këtë konferencë iu besua Lordit Carrington. Në konferencë morën pjesë të gjitha republikat e Jugosllavisë, por jo edhe krahinat. Kjo sepse, siç thotë Lordi Carrington, në një intervistë të dhënë në gusht të vitit 1992, Konferenca për Paqe në Jugosllavi ishte e obliguar që të gjitha zgjidhjet t‘i kërkonte brenda kufijve ekzistues, e meqë Kosova ishte pjesë e Republikës së Serbisë, problemi i saj shihej brenda këtyre kufijve. Ç‘është e vërteta, siç e thotë Richard Caplan në librin e tij Europe and the Recognition of the New States in Yugoslavia, Lordi Carrington e përjashton Kosovën nga ky proces për ta siguruar pjesëmarrjen e Slobodan Millosheviçit. Sidoqoftë, më pas, Konferenca për Paqe në Jugosllavi e themeloi Komisionin e Arbitrazhit të përbërë nga pesë juristë, që të gjithë presidentë të gjykatave kushtetuese të vendeve të BE-së. Ky komision, i udhëhequr nga juristi francez, Robert Badinter, prej 29 nëntorit 1991 e deri më 13 gusht 1993 lëshoi 15 mendime, të cilat do të kenë ndikim në të ardhmen e RSFJ-së.

Në mendimin e parë të datës 29 nëntor 1991, thuhet se ish-Jugosllavia gjendet në procesin e shpërbërjes dhe se nuk i plotëson kriteret e pjesëmarrjes dhe të përfaqësimit, të domosdoshme për një shtet federal. Nisur nga kjo gjendje, vetëm republikat, e jo edhe entitetet territoriale të tipit autonom, u cilësuan si entitete me të drejtën e shkëputjes, e për rrjedhojë edhe me të drejtën e trashëgimit të ish-RSFJ-së. Serbia konsideronte se republikat që kishin shpallur pavarësinë ose sovranitetin, në fakt ishin shkëputur nga RSFJ-ja, e cila sipas saj vazhdonte së ekzistuari. Porse, Badinteri në mendimin numër 10 thotë se RFJ-ja (Serbia dhe Mali i Zi) është shtet i ri dhe nuk mund të konsiderohet si trashëgimtare e vetme e RSFJ-së. Komisioni i Arbitrazhit konsideron se shtetet trashëgimtare të RSFJ-së janë: Republika e Kroacisë dhe Republika e Sllovenisë, 8 tetor 1991; Republika ish-Jugosllave e Maqedonisë, 17 nëntor 1991; Republika e Bosnjë-Hercegovinës, 6 mars 1992, dhe Republika Federale e Jugosllavisë (Serbia dhe Mali i Zi), 27 prill 1992.

Sipas Komisionit të Arbitrazhit, trashëgimi i shteteve nënkupton zëvendësimin e një shteti me një tjetër në përgjegjësinë për marrëdhëniet ndërkombëtare të territorit dhe kjo shfaqet kurdo që ka ndryshim në territorin shtetëror. Fenomeni i trashëgimit të shteteve udhëhiqet nga parimet e të drejtës ndërkombëtare: Konventa e Vjenës mbi Trashëgiminë ndaj Traktateve Ndërkombëtare të 23 gushtit 1978 dhe Konventa e Vjenës mbi Trashëgiminë ndaj Pronës, Arkivave dhe Borxhit e 8 prillit 1983. Këto konventa nuk kërkojnë që çdo kategori e aseteve ose e borxheve të ndahet në pjesë të barabarta, por vetëm që rezultati i përgjithshëm të jetë një ndarje e drejtë dhe shtetet e përfshira të jenë të lira t‘i përcaktojnë kushtet dhe përmbajtjen me marrëveshje. Projektlista e Veçantë e Aseteve dhe Borxheve të RSFJ-së, e përpiluar nga Grupi Punues i Konferencës për Paqe në Jugosllavi, i ndan asetet dhe borxhet në dy kategori: 1. njësitë trashëgimore rreth të cilave ka pajtueshmëri mes palëve dhe 2. ato rreth të cilave pajtueshmëria nuk ekziston.

Dhjetë vjet më vonë, më 29 qershor 2001, mes Bosnjë-Hercegovinës, Kroacisë, Maqedonisë, Sllovenisë dhe Republikës Federale të Jugosllavisë (Unioni Serbi dhe Mali i Zi që formalisht përfshinte edhe Kosovën në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të datës 10 qershor 1999) u nënshkrua një marrëveshje që u quajt Agreement on Succession Issues (Marrëveshja për Çështje Trashëgimi). Kjo marrëveshje e mbylli procesin e trashëgimit të RSFJ-së. Sipas saj, pesë republikat nënshkruese janë titullare të barabarta në procesin e trashëgimit së RSFJ-së. Natyrisht, në këtë marrëveshje Kosova nuk përmendet askund. Marrëveshja e precizon ndarjen e pronës së tundshme dhe të patundshme të RSFJ-së; të pronës së përfaqësive diplomatike e konsullore të RSFJ-së; të aseteve dhe të detyrimeve financiare të RSFJ-së; të arkivave të RSFJ-së; të pensioneve të ish-shtetasve të RSFJ-së; të pronës private dhe të të drejtave të fituara të personave privatë, fizikë e juridikë të RSFJ-së.

Gati pesë vjet më vonë, në nëntor të vitit 2005, fillojnë negociatat mes Unionit Serbi-Mal i Zi (më pas Republikës së Serbis&eumlsmiley dhe Kosovës për përcaktimin e statusit të ardhshëm politik të Kosovës, të ndërmjetësuara nga i dërguari special i Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari. Më 2 shkurt 2007, Martti Ahtisaari i dorëzon Beogradit dhe Prishtinës propozimin gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës, të cilin Kosova e aprovon kurse Serbia e refuzon. Sipas këtij propozimi, Kosova merr përsipër pjesën e vet të borxhit ndërkombëtar të Republikës së Serbisë - pra, jo të Jugosllavisë, sepse sikundër u tha më sipër, ky proces ishte mbyllur. Këtu përfshihet borxhi ndaj Bankës Botërore dhe kreditorëve të Klubit të Parisit dhe të Klubit të Londrës. Propozimi i Martti Ahtisaari-t thotë se pjesa e borxhit të Kosovës do të përcaktohet nëpërmjet negociatave mes Kosovës dhe Republikës së Serbisë, duke pasur parasysh parimet e caktimit të borxhit të jashtëm në rastin e trashëgimit të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë. Sipas Propozimit të Martti Ahtisaari-t, për sa kohë që borxhi nuk rindahet me marrëveshje, Kosova do t‘ia kompensojë Republikës së Serbisë pjesën e caktuar të borxhit të vet.

Siç dihet, një vit pas aprovimit të Deklaratës së ‘Pavarësisë‘, Kosova u anëtarësua në Bankën Botërore dhe mori përsipër që këtij institucioni t‘i paguajë borxhin i cili kap vlerën rreth 381 milionë euro. Kësti i parë prej 9.2 milionë eurosh u pagua para disa javëve, kurse në mes të muajit mars të vitit vijues duhet të paguhet kësti i radhës. Në bazë të marrëveshjes, Kosova do të paguajë 26 milionë euro çdo vit, e për këtë ajo ndihmohet nga shumë vende me donacione për shlyerje borxhi, nga të cilat më së shumti ka dhënë SHBA-ja: 125 milionë dollarë amerikanë.

Përveç borxhit, propozimi i Martti Ahtisaari-t përmend edhe arkivat duke thënë se ato, përfshirë këtu regjistrat kadastralë dhe dokumentet e lidhura me Kosovën, të nevojshme për administrimin normal të Kosovës, duhet të kthehen në Kosovë brenda gjashtë muajve të hyrjes në fuqi të këtij propozimi dhe derisa pritet që arkivi të kthehet, Republika e Serbisë duhet të lejojë qasje të lirë, të shpenguar dhe efektive në të. Por, sikurse dihet, kjo nuk është duke ngjarë. Siç u vu në dukje edhe më sipër, Propozimi i Martti Ahtisaari-t përmend ndarjen e borxhit dhe të arkivave, por, ç‘është më e rëndësishmja, nuk e përmend ndarjen e pasurisë.

Më 17 dhe 18 shtator 2009 në Beograd u mbajt takimi mes shteteve trashëguese të RSFJ-së, me ç‘rast Përfaqësuesi i Lartë për Trashëgimi i Serbisë, Gaso Knežević, tha se 95% e aseteve të RSFJ-së janë distribuuar te shtetet trashëguese dhe se çështjet e pazgjidhura kishin të bënin me monedhat e vjetra të huaja, llogaritë e kursimeve, bankat e përziera, pronat ushtarake dhe arkivat shtetërorë. Prandaj, qeveria e Kosovës duhet ta ketë të qartë se procesi i trashëgimit të RSFJ-së - e edhe ai i trashëgimit të RFJ-së dhe të Unionit Serbi-Mali i Zi - ka marrë fund një herë e mirë. Duke e pasur parasysh këtë, Kosova duhet të arrijë një marrëveshje me Republikën e Serbisë lidhur me ndarjen e pasurisë, të arkivave dhe të borxhit të jashtëm që RFJ-ja, por jo edhe republikat e tjera, e ka marrë nga RSFJ-ja në emër të Kosovës. Nëse kjo marrëveshje rezulton e pamundshme, atëherë Grupi Drejtues Ndërkombëtar do të duhej ta emëronte një arbitër ndërkombëtar.

Letonia, Lituania dhe Estonia patën refuzuar të merrnin pjesë në procesin e trashëgimit të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS), i cili u definua në marrëveshjen e bërë në Alma Ata (kryeqytetin e dikurshëm të Kazakistanit), me arsyetimin se në rast se do ta pranonin trashëgimin të BRSS-së, sikurse kishte kërkuar Rusia, atëherë do të pranonin edhe se kishin qenë themelues të BRSS-së e jo vende të okupuara prej saj. Nëse Kosova për këtë arsye nuk është e interesuar që ta bëjë ndarjen e aseteve dhe të pasurisë, atëherë nuk do të duhej të pranonte as ndarjen e borxhit.

15 Komente

Një shkrim shumë i mirë. Gashi meriton lëvdata për qëmtimin dhe rikujtimin e kësaj teme të rëndësishme. Të paktë janë njerëz të këtillë në botën shqiptare sot- të tillë që po çohen e ngrisin temat e padrejtësive ndaj kombit tonë kudo që shtrihet ai. Të paktë jemi, por edhe po rritet numri ynë- numri i njerëzve, të cilët i thonë gjërat, i dinë ato dhe kanë guximin të preokupohen me to pa ulur kurrizin dhe pa servilizëm. Shkrime dhe njerëz të rinjë të këtillë më japin shpresë se shqiptarët po bëhen megjithatë- edhe pse- e di- nuk do të jetë lehtë dhe do të marri edhe shumë e shumë punë dhe shumëçka tjetër.

Gashi, anetar i levizjes 'Vetevendosja', shkruan mire vazhdimisht; e zeri i vetevendosjes nevojitet mbase me teper tani kur pjesa me e madhe e anetareve vazhdojne ende te jene ne burg pasi kthyen me koke poshte makina e EULEX-it para dy muajsh. Cfare me duket interesante eshte Gashi nuk viktimizohet duke ia veshur gjithe pergjithesite serbeve por shkruan edhe per te ndergjegjesuar vete kosovaret  per gabimet brendshme te klases politike kosovare.

381 milione Euro te borxhit te Serbise i detyrohet BB-se Kosova? Ve bast qe kjo eshte kostoja e fushates Serbe ne Kosove te vitit 1998-1999.

Eshte shume me shume QA- vetem shtepi ishin te shkaterruara mbi 100, 000. Nese e vlereson cdo shkaterrim te shtepive vetem me 10, 000 euro Serbia e demtoi kombin shqiptar ne Kosove me mbi 1 miliard euro, e te mos flasim per demet tjera ne njerez, te mbjella, edukim, bujqesi dhe blegtori etj. etj. Po te ishim shqiptaret te zotet si hebrenjte qene me Gjermanine hitleriane Serbaia do te detyrohej te paguaj vetem reparacione lufte sepakut 10 miliarde euro apo buxheti i Kosoves per 8 vite...Por klasa politke dhe rrethanat qe kemi na kane vene ne kete pozite qe jemi. Sidoqofte, jam i sigurte, nje dite shqiptaret do te zgjohemi dhe do te shohim se bashkimi dhe faktorizimi i kombit shqiptar si nje dhe i vetem do te ndryshoje balansat ne Ballkan dhe vetem atehere do te mund te rrojme ne paqe me fqinjete tone...Tash per tash keshtu sic jemi ne tri-kater copa, me tri-kater administrata te dobeta dhe varfra situata do te ndryshohet, por shume ngadale...me kujtohet para 20 vitesh i kam pase thene babait tim se Serbia do te debohet nga tokat tona nje dite...Ai mu pergjigj eshte deshire edhe imja, por eshte shume- jashtzakonisht shume veshtire. E them sot se kombi shqiptar do te bashkohet ne 20 vitet e ardhme, qofte ne nje konfederate, qofte ne nje federate, qofte ne nje shtet- por bashkimi do te vije sepse eshte nje realitet natyror.

Une i referohem sa shpenzoi Beogradi per operacionet 'antiterroiste' ne Kosove gjate 98-99.

Sidoqofte, jam i sigurte, nje dite shqiptaret do te zgjohemi dhe do te shohim se bashkimi dhe faktorizimi i kombit shqiptar si nje dhe i vetem do te ndryshoje balansat ne Ballkan

Ndoshta... kur te zgjohet Perandoria e Shenjte Romake ne Stambollsmiley

Per faktet qe sjell une i dhashe nje 5ce Shume bukur Vec duhet lexuar dhe kuptuar ato qe shkruhen para se te vleresohet.

 

Në konferencë morën pjesë të gjitha republikat e Jugosllavisë, por jo edhe krahinat. Kjo sepse, siç thotë Lordi Carrington, në një intervistë të dhënë në gusht të vitit 1992, Konferenca për Paqe në Jugosllavi ishte e obliguar që të gjitha zgjidhjet t‘i kërkonte brenda kufijve ekzistues, e meqë Kosova ishte pjesë e Republikës së Serbisë, problemi i saj shihej brenda këtyre kufijve........

 

 

Nisur nga kjo gjendje, vetëm republikat, e jo edhe entitetet territoriale të tipit autonom, u cilësuan si entitete me të drejtën e shkëputjes, e për rrjedhojë edhe me të drejtën e trashëgimit të ish-RSFJ-së. Serbia konsideronte se republikat që kishin shpallur pavarësinë ose sovranitetin, në fakt ishin shkëputur nga RSFJ-ja, e cila sipas saj vazhdonte së ekzistuari. Porse, Badinteri në mendimin numër 10 thotë se RFJ-ja (Serbia dhe Mali i Zi) është shtet i ri dhe nuk mund të konsiderohet si trashëgimtare e vetme e RSFJ-së. Komisioni i Arbitrazhit konsideron se shtetet trashëgimtare të RSFJ-së janë: Republika e Kroacisë dhe Republika e Sllovenisë, 8 tetor 1991; Republika ish-Jugosllave e Maqedonisë, 17 nëntor 1991; Republika e Bosnjë-Hercegovinës, 6 mars 1992, dhe Republika Federale e Jugosllavisë (Serbia dhe Mali i Zi), 27 prill 1992.

Ajo qe une nuk kuptoj shembulli me Letonin, Lituanne dhe Estonine.

Letonia, Lituania dhe Estonia patën refuzuar të merrnin pjesë në procesin e trashëgimit të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS), i cili u definua në marrëveshjen e bërë në Alma Ata (kryeqytetin e dikurshëm të Kazakistanit), me arsyetimin se në rast se do ta pranonin trashëgimin të BRSS-së, sikurse kishte kërkuar Rusia, atëherë do të pranonin edhe se kishin qenë themelues të BRSS-së e jo vende të okupuara prej saj. Nëse Kosova për këtë arsye nuk është e interesuar që ta bëjë ndarjen e aseteve dhe të pasurisë, atëherë nuk do të duhej të pranonte as ndarjen e borxhit.

 

Keto shtet ishin republika ndersa Kosova krahine autonome qe ne gjithe marvjeshjet para 2005 eshte konsideruar pjese e Serbise.

Gati pesë vjet më vonë, në nëntor të vitit 2005, fillojnë negociatat mes Unionit Serbi-Mal i Zi (më pas Republikës së Serbis&eumlsmiley dhe Kosovës për përcaktimin e statusit të ardhshëm politik të Kosovës, të ndërmjetësuara nga i dërguari special i Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari.

 

 

Duhej gjetur mbase nje shembull me mire ketu.

Nese flitet per borxhin eshte plotesisht e drejte ajo qe thuhet dhe duhet luftuar qe Kosova te mare ate pjese qe i takon dhe jo ndarje te barabarte qe ne kete rast dhe sipas ligjeve nderkombetare eshte e padrejte apo qe Kosova te behet pale ne ndarjet para 2005   . Dhe ketu duhet tu kujtohet nderkombetareve dhe vetes tone se "You can't eat your cake, and have it too". Priten deri ne 2005 te na kosideroni pale me te drejte shkeputje, ndersa per borxhet etj na kerkoni te behmi pale qe nga 1991. 

Derisa deri Kosova deri ne 2005 ishte konsideruar ligjerisht ( me te drejte apo pa te drejte tjeter ceshtje kjo) pjese e Serbise, ndarjet e pasurise, arkivave dhe borxhit  etj nuk mund te shihen ne pikpamjeve e ndarjeve para 2005. Ketu duhen pare si pjese e ndarjes se borxhit the RFJ-se pjese e te ciles Kosova ishte ne 2005 sipas ligjeve nderkombetare. E nese Serbet nuk pranojne te bisedojne atehere....... nuk eshte faji yne dhe nuk duhet te jemi ne qe duhet te paguajme  

Pak konfuz ne fjaline kyce te tere artikullit

Prandaj, qeveria e Kosovës duhet ta ketë të qartë se procesi i trashëgimit të RSFJ-së - e edhe ai i trashëgimit të RFJ-së dhe të Unionit Serbi-Mali i Zi - ka marrë fund një herë e mirë. Duke e pasur parasysh këtë, Kosova duhet të arrijë një marrëveshje me Republikën e Serbisë lidhur me ndarjen e pasurisë, të arkivave dhe të borxhit të jashtëm që RFJ-ja, por jo edhe republikat e tjera, e ka marrë nga RSFJ-ja në emër të Kosovës. Nëse kjo marrëveshje rezulton e pamundshme, atëherë Grupi Drejtues Ndërkombëtar do të duhej ta emëronte një arbitër ndërkombëtar.

 

Megjithate e meriton nje 5ce

toko- nuk duhet harruar asnjehere se krahinat ne RSFJ sipas kushtetutes 1974 ishin elemente konstituive te Federates, pra elemente te barabarta me republikat- perjashtuar vetem te drejten per shkeputje...Me fjale tjera sa i perket "assets and liabilities"- kosova ishte entitet ne vete dhe p.sh. kur RSFJ ose Serbia merrnin hua nga FMN-ja dhe BB-ja ato merrnin hua specifikisht per zhvillimin e Kosoves, qe perkthyer ne shpjegim teknin-formal Kosova indirekt  ishte anetare e FMN-se dhe BB-se sic ishin edhe republikat tjera. Kosova kontribuonte ne buxhetin federal dhe pasurite e saj (sidomos) xehet per republikat e RSFJ-se dhe Vojvodinen shiteshin me cmime diskount te thelle (eksploatim i qarte kolonialist- por s'po hyjm ne teknikalitete)...Shkurt e trup edhe nga e drejta e RSFJ-se per organizatat ne pronoe shoqerore eshte shume e qarte se keto organizata kishin aste ose firma qe i kishin ne prone neper tere RSFJ-ne e posacerisht ne Serbi..Keto asete duhet te kthehen patjeter...Serbia ia ka qitur borxhin ne shpine shqiptareve por s do t'ua jape pasurite- kjo s'shkon. Te garantoj se nje dite kur shqiptaret te jemi edukauar dhe te kemi krujuar mjaft eksperte te te drejtes nderkombetare Serbia vetem ne reparacione te luftes mund te paguaje dhjeta hera vlerat e asteve tona qe na i ka vjedhur....Por po ndalem sepse ketu nuk eshte forumi adekuat te diksutojme ceshtje te ketilla...

Une nuk e di Kushtetuten e '74 dhe e besoj se eshte ashtu sic thua. Por une e kam fjalen dhe shqetesimin tek  ceshtja qe si borxhi dhe pasurite dhe arkivat duhen trajtuar njesoj si dhe shkeputja e Kosoves nga Serbia duke mare parasysh datat, kohen dhe meritat/perdorimet sic e thua edhe ti. Jam dakort me ty

PS.

 ishin elemente konstituive te Federates, pra elemente te barabarta me republikat- perjashtuar vetem te drejten per shkeputje...

Kjo eshte qe per shume shqiptare e harojne kur bejne debate per Kosoven dhe pavarsin e saj. dhe ne disa raste flasin si e jema e thanes ne maje te Zeqos, per "pavarsi" "shkeputje" "bashkim qe neser me shqiperine" "per armiqte e jashtem e te brendeshem" etj etj duke krahasur Shqiperine me Bosnjes apo Kroacine dhe haruar qe Kosova ne FRSJ apo dhe FRJ ishte krahine autonome, pavarsia eshte rast i vecante. Nejse te mos i futem kesaj ceshtje, se mos merzit ndonjerin smiley

 

 

Shkrim qe meriton te merret si reference per çdo diskutim mbi kete çeshtje ne ardhmen. 

Per te perforcuar mendimin e autorit, diferencimi midis republikave dhe krahinave nga Lordi Carrington dhe Komisioni Badinter ishte i bazuar mbi motive politike. E si mund te ishte i bazuar mbi motive juridike kur e drejta nderkombetare nuk ekziston? 

Shume shkrim i mire! Per t'u marre parasysh kur vleresohen politikat aktuale te forcave qeverisese ne Kosove, vendase apo te huaja.

Toko me mendt e atij Badinterit do shkojme deri n'ameshim? Gjeli i BE-ut maje plehut kikirin, edhe ne i mbajm ison?

Une ende kam nje gje te paqarte, nese Kosova nuk e ka negocuar borxhin e jashtem me Serbine, si e percaktua pjesa e borxhit te Kosoves, ne parim barazie apo proporcional? Mos edhe ne kete rast me asistencen e Bankes Boterore? Nga ana tjeter nese diplomatet kosovare jane ulur ne nje tryeze me homologet serbe per te rene dakord per borxhin e jashtem, pse nuk negocuan edhe ceshtjet e ndarjes se pasurise dhe arkivave?Cfare me ben tjeter peshtypje eshte:

Ç‘është e vërteta, siç e thotë Richard Caplan në librin e tij Europe and the Recognition of the New States in Yugoslavia, Lordi Carrington e përjashton Kosovën nga ky proces për ta siguruar pjesëmarrjen e Slobodan Millosheviçit.

Nese sic thote Burim Mali, edhe krahinat kishin ligjerisht te drejten per t’u shkeputur nga RSFJ-ja, Konferenca e Paqes e 1991 paska pasur plotesisht ne dore vendimin per njohjen e te drejtes se shkeputjes se Kosoves qe do kishte ndryshuar thelbesisht rrjedhen e historise. Eh, pak naive nga ana ime...

Heteroglossia1 ju jeni drejt- pyetja juaj eshte legjitime, por ne bote me shpesh se me rrale politka e fiton drejtesine dhe te drjeten, prnadaj kushe pyeste Kosoven apo Kushtetuten e 1974 kur ne kohen e Lordit Carrington Serbis dhe Milosevici klishin derguar ne Kosove mbi 30, 000 trupa dhe Kosova ishte nen okupacion. Sidoqofte- ka edhe nje thenie per drejtesine- drejtesia vonon por zakonisht vjen...Le te shpresojme se kjo do tye ndodhe nje dite- por nuke pres se ajo do te vije nfa vullneti i Serbise por nga detyrimi qe duhet t'i behete asaj.

Kosova nuk duhet te paguaje asnje pence te borxhit nqs Serbia nuk pronon te ndaje pasurite!

edhe pse Kosova nuk ishte republike ligjet nderkombtare  kane nje menyre per tu dhene pamvarsi, krahinave qe kembengulin per pamvarsi, me popullsi te vecante dhe kufij te dijshem. Problemi ne 1990-2 ishte se Kosovaret po rrinin urte, po te kishin bere 5% te 1998 Evropa ishte e detyruar ti meerte ne negociata

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).