Mënyra lidhore - ca fjalë

... eshte shume e koklavitur.

14 Komente

Hurbi, kot sa per ta filluar (por nuk kam nder mend ta vazhdoj!),

Kohet e foljes jane tre:

Koha e tashme

Koha e shkuar

Koha e ardhshme

 

"Te kisha qene" eshte E kryera e plote, qe eshte Forme e Kohes se shkuar.

Ps 1. Ndoshta me mire t'ia nisje nga Menyra deftore. Me mire fare nga Foljet kalimtare dhe jokalimtare dhe nga Diatezat e foljes. Ose edhe nga perkufizimi i foljes.

Ps 2. Te keshilloj Gjuha Letrare Shqipe per te gjithe. Elemente te normes se sotme letrare, Libri shkollor: Tirane 1976

Ps 3. E mira do t'ishte te mos tregoheshe kreativ me shqipen. Me frengjishten bej c'te duash, sepse ka kush e ruan. smiley

Jo, jo. Nuk do te zbres une tek foljet e ndajfoljet, se nuk eshte kurs gjuhe ketu. Keto jane gjera me teper per letrare, per ata qe shkruajne, lexojne shume apo perkthejne. Per 1+1=2, ka shkolla fillore sa te duash.

Sipas fjalorit 2004 (Toena), Koha e shkuar quhet kohe e kryer. E kryera e plote quhet mese e kryer. Iu permbajtja kesaj terminologjie per t'i dhene njefare baze mirekuptimi te perbashket.

Por une nuk e kuptova mire qellimin e postimit tend, me ndihmo pak ? smiley

ps : une do te sjell ketu ato qe kam paralajmeruar lart, ti sill tani keto gjerat e vockla, diatezat dhe kalim-jokalimet e foljeve.

Nese fjalori i Toenes thote qe Mese e Kryera eshte Kohe e foljes dhe jo Forme e Kohes se foljes, atehere duhet nisur urgjent kursi i analfabetizmit.

 

Sa per te sqaruar:

Menyra Lidhore ka vetem DY KOHE (nga tre, sepse vetem Menyra deftore i ka te trija Kohet): KOHA E TASHME dhe KOHA E SHKUAR (ose E KRYER)

 

 I. KOHA E TASHME:

1. (forma E tashme)

Unë të kem/ Unë të jem

 

II. KOHA E SHKUAR (ose E KRYER, si te duash ti)

1. (forma E pakryer)

Unë të kisha/Unë të isha

2. (forma E kryer)

Unë të kem pasur/Unë të kem qenë

3. (forma E kryer e plot&eumlsmiley

Unë të kisha pasur/Unë të kisha qenë

 

PS. Ketu mbyllet leksioni im mbi Menyren lidhore ne shqip. Gjuha shqipe kjo eshte, s'ka tjeter: kurs per analfabete apo kurs per perkthyes te rinj!

E nejse, s'prish pune. Tre kohet : e shkuar, e tashme, e ardhshme, njihen me kete emer PERGJITHESISHT ne diskutimin e rendomte filozofik apo fizik apo fetar apo ku e di une tjeter.

Sepse ne gjuhesi, le qe edhe ne e kemi mesuar se ka kohe te pakryer, psh (a nuk e mban mend kur mesuesja na thoshte : zgjedhoni foljen "jam" ne kohen e pakryer - dhe jo ne formen e pakryer te kohes se shkuar ?). Keto jane konvencionet e vendosura. Sepse dihet mire qe koha si KOHE (qe shenohet me t) eshte nje bosht OX, me nje kah pozitiv drejt se ardhmes qe nuk ka ardhur ende.

Sigurisht qe lidhorja nuk ka kohe te ardhme, nuk di ku doli kjo me lart. Ka "te jem", ka "te isha", ka "te kem qene", ka dhe "te kisha qene". Kater cope. Nje e tashme, tre te shkuara.

Dhe mos u nxeh smiley 

Si j'aurais su, j'aurais pas venu!

p.s. Harrova te shtoja qe Foljet ndahen ne tri zgjedhime. Keshtu qe duhen bere edhe tabelat e tri zgjedhimeve.

Ne ç'kuptim ne tre zgjedhime ? Nuk e kapa kete.

Ka dhe kohe te mbiperbera, psh, qe nuk bejne pjese ne tabelen e zgjedhimeve por qe perdoren fort mire, ndaç ne letersi e ndaç ne gojetari.

Ka pase qene. (Shembull : ai ka pase qene fort burre i mire, por tani i kane rene kokolet ne fund te kembeve).

Jo, jo:

Zgjedhimi i pare: folje me teme ne zanore, qe ne veten e pare njejes te kohes se tashme marrin mbaresen "-j":

laj, gjej, pelqej, punoj, shkruaj

... e keshtu me radhe

Ah, po. Ashtu eshte. Mos qofshin kater, me foljet e parregullta (shoh-pashe).

Ti ke pase kene nji zoj e rand'

burrat e dheut te thirrshin nane.

Nuk di si mendon ti, por nga krahasimet anglisht-frengjisht-shqip, anglishtja eshte shume ngaterrestare per letrat shqipe. E vure re qe dy forma (dy fjali shpjeguese) jane njelloj, por kuptimi eshte ndryshe ? - e pakryera njelloj me te kryeren e thjeshte tek anglishtja, dhe kjo pastaj sjell ngaterresa ne percjelljen ne shqip : ç'te zgjedh : te pakryeren apo te kryeren e thjeshte ?

 

Foljet e parregullta jane grup me vete:

jap/dhashe/dhene

bie/rashe/rene

ha/hengra/ngrene

Hurbi,

te gjithe shembujt qe ke sjelle ti, nisen kryekeput nga frengjishtja. Madje dhe ne percaktimin qe ke bere ti se c'tregon menyra lidhore, i ke bere bashke dhe kushtoren e deshiroren e shqipes.

se pari, kam dyshime per shembujt qe ke sjelle ti.

1. Dyshoj mos të vijë dhe ai. - ( Nuk do te ishte me mire ne shqip qe te thuhej: Dyshoj se mos vjen dhe ai)

2. Atij do t’i vinte keq që ato të kenë (të kishin) ikur tashmë ! ?!?!?! -

3. Më kishte ardhur keq që ai të mos ketë ardhur (të mos kishte ardhur).

pjesa e pare e fjalise ne te shkuaren, e dyta ne te tashmen?! 

 

Po periudhen hipotetike e ke harruar?

Po te kishe lexuar me shume ne gjuhen shqipe, do ta kishe kuptuar me mire menyren lidhore. smiley

Se io avessi avuto un po piu' di tempo, ti avrei dato una bella lezione d'italiano... smiley

Po, shume bukur. Une prandaj e solla ketu qe ta rrihni çeshtjen e ta beni pelte.

Nashti : deshirorja nuk hyn fare ketu, sepse dy kohe ka ajo e shkrete deshire : e tashme (qofsha) dhe e kryer (paça qene).

Kushtorja eshte tjater nga lidhorja : do te isha (e tashme) dhe do te kisha qene (e kryer). Dhe mos u ndiko nga pjesa "te isha" qe eshte e lidhores, sepse kushtorja ka dhe ate "do", e cila jep nje permase ardhmerie, qofte perpara, qofte prapa ne kohe, por te perparme ne lidhje me piken e referimit.

_____

Periudha hipotetike qe e thua ti, nuk eshte asgje me teper se kushtorja qe permenda me lart.

Po ta kishe mendjen ne mesim, nuk do ta kishe bere kete gabim. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).