Prerja ilegale e pyjeve po rrënon pyjet e Shqipërisë

Balkan Insight

Çdo ditë, dhjetëra makina të rënda, ngarkuar me dru të sapoprerë, zbresin poshtë shpateve të malit të Fezës në Shqipërinë veriore, poshtë për në qytetin e Shkodrës. Mali është streha e një pylli të dendur që administrohet nga shërbimi pyjor, por i degraduar nga prerja e vazhdueshme ilegale. Që prej rrëzimit të regjimit komunist në Shqipëri në 1991, mali është zhveshur nga bimësia - peizazhi i trishtueshëm është dëshmi e rrënimit që ka sjellë aktiviteti i paligjshëm në pyjet shqiptare.

Megjithëse impakti i kësaj tregtie në mjedis është shkatërrimtar, Balkan Insight ka zbuluar se druvarët e paligjshëm shpesh ikin me lëndën e prerë, duke iu dhënë ryshfet rojeve, të cilët bëjnë një sy qorr ose shfrytëzojnë inkompetencën e policisë.

Teksa autoritetet vendore e pranojnë se prerja e paligjshme e pyllit është një problem, ata thonë se janë duke punuar fort që ta ndalojnë këtë, dhe madje krenohen edhe me disa suksese.

Statistikat zyrtare tregojnë se prerja e paligjshme ka ardhur duke rënë që prej kulmit të vitit 1997, kur vendi ra në anarki pas shembjes së një serie skemash piramidale. Por statistikat zyrtare të Shqipërisë janë shumë të pabesueshme.

Një studim i Bankës Botërore në vitin 2005 vlerësoi se prerja e paregjistruar dhe e paligjshme e pyjeve në Shqipëri e tejkalonte prerjen që bëhej me ligj me dhjetë herë. I njëjti studim thoshte se lënda drusore e prerë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri shitet në tregun e brendshëm për dru zjarri ose si lëndë e parë në industri.

Zonat me pyje mbulojnë rreth 36% të territorit në Shqipëri, por ato janë shkatërruar në mënyrë të thepisur gjatë dy dekadave të fundit. Mali Feza në komunën Shllak nuk është një rast i veçuar. Zona të tjera më të thella malore, si Cukali, Postriba, Boga, janë dëmtuar po në të njëjtën mënyrë.

Një numër fshatarësh në Shllak janë të përfshirë në prerjen e paligjshme dhe flasin lirisht për të. Ata i thanë Balkan Insight se ata punojnë kryesisht në dimër, kur bora e madhe e bën të vështirë udhëtimin deri aty të policisë dhe rojeve të pyllit, dhe kur ata mund të presin lisa dhe gështenja në paqe.

“Ne i ngjitemi malit herët me një kamion bosh dhe presim dru gjithë ditën”, - thotë Gjin Ndoci, i cili punon për një kompani vendore që mbledh lëndë drusore pa asnjë leje. “Ngarkimi fillon pasdite dhe atëherë në nisemi për kthim poshtë”, - thotë Ndoci.

Në fshatin Gegaj, banorët thonë se ata shohin të paktën 30 kamionë dhe ekskavatorë çdo ditë, të ngarkuar me lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme, që kalojnë në rrugën për në Shkodër. Përgjatë rrugës përmes fshatit, trungje bosh hidhen aty këtu.

Ndoci thotë se druvarë si ai gjenden shumë rrallë në probleme me rojet. “Kur policia pyjore na ndalon, ne i paguajmë ata me 1000 lekë (8 euro), dhe ata na lënë të kalojmë të pashqetësuar”, - shpjegon ai.

Policia bie në ujdi shumë lehtë. “Kur ne iu tregojmë atyre një fotokopje të lejes për të prerë dru, megjithëse ajo është për një zonë tjetër, ata na lejojnë të vazhdojmë”, - thotë Ndoci.

“Kur ndeshim ndonjë polic këmbëngulës, që shikon me kujdes lejen, ne bisedojmë me të dhe i japim pará”, - shton ai.

Ndoci e di se prerja e druve është e paligjshme, por thotë se atje nuk ka mundësi tjetër për të punuar për të dhe për fshatarët e tjerë, dhe kjo është arsyeja pse ai nuk ka frikë të na japë emrin. Ai pohon se kompani nga jashtë zonës vijnë të shfrytëzojnë pyllin, për të cilin ai thotë se i përket fshatarëve të zonës.

Shefi i policisë së Shkodrës, Vullnet Topalli, pranon se shërbimi pyjor është i përfshirë në prerjen e paligjshme në male dhe nuk e mohon se policët marrin ryshfet.

“Ryshfeti shpesh jepet në postblloqe të ngritura nga Policia Pyjore”, - i tha ai Balkan Insight. “Kjo është një çështje që duhet të administrohet nga Ministria e Punëve të Brendshme”, - shton Topalli.

Ekspertët vendas bien dakord se tregtia e paligjshme vazhdon përpara syve të autoriteteve. “Duzina me makina të ngarkuara me lëndë drusore kalojnë lirisht në Shkodër çdo ditë, pa i shqetësuar askush dhe pa u kërkuar askush dokumentet”, - thotë Gjovalin Gjekaj, një ekspert pyjesh nga Shkodra. Shumë prej kompanive të përfshira në këtë shpyllëzim janë vendase. Disa janë nga Lezha aty pranë ose edhe nga më larg, nga Kosova. Prefekti i Shkodrës, Maxhid Cungu, pranon ekzistencën e problemit, por shprehet se administrata e tij po punon që ta zgjidhë atë. “Shërbimi pyjor ka vendosur një task forcë në malin Feza që prej shtatorit, me qëllim që të hartojë një raport të saktë mbi gjendjen dhe të identifikojë ata që krijojnë këtë problem”, - thotë ai.

Ndërkohë, drejtori i Shërbimit Pyjor për rajonin e Shkodrës, Myzafer Kraja, thotë se, prerja e paligjshme e pyllit në malin Feza nuk është aq e lartë sa thonë fshatarët atje. “Katër kompani kanë leje të presin dru në zonë”, - shpjegon ai.

Fshatarët pohojnë se prerësit e paligjshëm të pyllit shpesh përdorin licenca të dublikuara, që i marrin nga të tjerë shfrytëzues të pyllit dhe i përdorin në zona të ndryshme. Ata thonë gjithashtu se këta shfrytëzues të pyllit shpesh kanë leje për të prerë shumë më pak dhe ndërkohë ata i thyejnë këto kritere të lejeve.

Ndoci thotë se bosi i tij nuk ka leje për të prerë dru në malin Feza. “Ai përdor lejen e një kompanie tjetër, e cila është e lejuar të presë dru zjarri në një zonë tjetër”, - thotë ai.

Nga pesë leje për prerje drush në zonën e Shkodrës që pa Balkan Insight, ishte e qartë se tri nga kompanitë merrnin lëndë drusore nga zona ku ato nuk kishin të drejtë ta bënin.

Drejtori i Shërbimit Pyjor, Kraja, thotë se ata po bëjnë gjithçka që mundin për të ndalur prerjen edhe për të shpëtuar pyllin. Dëmi që i është shkaktuar pyllit nga prerja e paligjshme është kompensuar. “Për çdo pemë të prerë, janë mbjellë 2.5 pemë të reja”, - thotë ai. “Ndërkohë, vitet e fundit Shërbimi Pyjor ka zbuluar 35 raste prerjesh të paligjshme në rajonin e Shkodrës, 19 nga të cilat kanë shkuar në gjykatë”, - shton ai.

Në 16 raste, vlera e lëndës së sekuestruar drusore ishte më pak se 500 dollarë. Prerësit e paligjshëm janë gjobitur, bazuar në ligjin për pyjet, i cili thotë se gjoba maksimale nuk mund të kalojë vlerën e dëmit të shkaktuar pyllit.

Në rastet më të rëndësishme, në të cilin përgjegjësit rrezikonin deri në një vit burg, nuk është regjistruar asnjë vendim gjykate me burgim deri tani.

Madje të dhëna zyrtare të Institutit të Statistikave, INSTAT, thonë se autoritetet nuk po konfiskojnë pjesën më të madhe të lëndës drusore që del nga pyjet. Ata flasin për një shkalle konfiskimi deri në 30%. Kur llogarit se shkalla e prerjes së paligjshme është dhjetë herë më e madhe sesa ajo e ligjshme, d.m.th., sesa vlerësimet e INSTAT, atëherë konfiskimi kryhet në shifra të papërfillshme.

Ata që punojnë në prerjen e paligjshme janë të pavetëdijshëm për ndonjë goditje nga autoritetet. “Bosi na e ka bërë të qartë se ne do të punojmë pa asnjë merak, sepse ai i ka rregulluar punët me Shërbimin Pyjor”, - thotë Ndoci. “Atje (në shpat të malit Feza), ku ne presim dru, askush nuk vjen të kontrollojë”.

13 Komente

Une po habitem se si paskan ngelur pyje ne shqiperi! Keta qe vazhdojne e presin akoma duhet te jene heronj te cmendur pasi ato peme qe  nuk jane cenuar ndodhen neper vende shume shume te veshtira per tu prere dhe trasportuar. Eshte tamom si puna e atyre qimeve tek femnat qe jane ne rreze te kofsheve dhe te del shpirti deri sa ti rruash.

Berbero, ti me siguri rruan mirë, por kur je tu u rrujt vetë, në mëngjes herët pa hapur mirë sytë, je dhe me nxitim se je bërë vonë për punë, të shpëton ndonjë qime. Me siguri kështu e kanë dhe këta. Po presin ç'u ka shpëtuar më parë. Së shpejti do bëhen pyjet si prapanica e një bebeje. Ke për t'i pasur zili si berber që je.

Berisha sot ne kopenhagen : Synojme të bëhemi superfuqi e energjisë së gjelbër  !!!!

smiley

Vetem per te qesh nuk eshte kjo gjo mi bedrije!  smiley(

 

uffff smiley   superfuqi... my ass .... na qive koken, o Ismet, tha.

Ne 43-shin nacionalistet shqipetar propozua te digjeshin pyjet, qe keshtu komunistet te mos mundnin te fshiheshin ne to!!!

Thua vall te jete e njejta strategji mbas 65 vj!!!

Hehehe!

E vertete kjo?!

Une kujtova qe kjo puna e te rrjepmit te maleve ishte shpikje e Enverit, qe te mos mund te fshiheshin ato qe donin te arratiseshin!

Paska fillu budallalliku qe m'43-shin! smiley

Aha shume e gjate, dhe pa vizatime! smiley

Po ti rrofsh per linkin!

Prerja e pyjeve ne mal, ka nje te keqe; shkakton erozion. Prandaj duhen rimbjelle sa me shpejte me peme te reja. Nje ndihme mund te japin dhe shkollat, te cilat mund te mbjellin me mijra fidanishte.

Ky problem nuk zgjidhet vetem me kontrrolle nga ministria e brendeshme, siç thote nje komunar aty, por me shtrimin e tubave te gazit, pregatitjen e infrastruktures se shperdarjes se gazit qe vjen nga Rusia apo vende te tjera. Sot per sot, qeveria duhet ti heqi akcizat per gazin qe futet me bombla. Aq me teper qe ka marre angazhim te uli CO2. Djegja drurit, nxjerr me shume CO2 se djegja e gazit.  

Ku ka kohe Saliu te merret me pyjet apo te humbas mendjen e ti hapin kutite?

Pyjet po nuk i preve nuk rriten,si puna e flokeve,apo jo berbererereo.

Sot ka pas nje tender per prerjen e 500 ha pyllin e sodes ne Vlore. thone se do behet zone e lire, do vine mijra kineze aty. Por ka dale nje problem se do shtohet Co2 nga pordhet e tyre.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).