A mendoni se shtremberimi dhe deformimi i qellimshem i fjaleve te tjetrit eshte gje e ulet?

Imoraliteti dhe amoraliteti i mediave dhe i njerezve kane shperthyer me shume se kurre keto ditet e fundit. Le te marrim si shembull deklaratat  e fundit  te objektit te preferuar e te perhershem  te debateve  politike, mediatike  dhe thashethemenajave  te forumeve, Berishes.

Ditet  e fundit  ai beri ca deklarata me te cilat po merret  imtesisht  mediat dhe komentuesit e faqeve virtuale. Shoh qe deklaratat e tij  transformohen dhe publikohen ne titujt e gazetave dhe ne komentet jashte kontekstit  dhe kjo behet qellimisht.

Momenti  1:

Thote Berisha:  do ia shkul dhembet mafias me daren  e ligjit.

Shkruan Shekulli, Tema, GSH,Korrieri, Shqip etj  dhe nje sere analistesh : Berisha kercenoi  se  do ia shkule dhembet opozites, do ia shkule dhembet biznesmeneve, do ua shkule dhembet protestuesve.

Menjanohet qellimshem nga fjalia dara e ligjit  duke i dhene deklarates nje kuptim te mirefillte psikopatik  dhe teper te rendomte sidomos te vena ne goje te nje kryeministri. Pas "perpunimit " te deklarates sipas orekseve  antiberishiane  ajo i hidhet publikut  per ushqim. Vijojne me mijera  komente ne lidhje me gjuhen kercenuese psikopatike te kryeminstrit tone  dhe te gjithe  komentuesit e ushqyer me ushqimin e perpunuar nga mediat  tona  legene  harrojne ato  dy fjalet e   hequra: dara e ligjit. Edhe pse deklarata origjinale  ndodhet online  komentuesit preferojne te mos komentojne origjinalin, por sajesen  mediatike  qe u vjen sipas oreksit te tyre.

 

Momenti 2

Thote  Berisha: Rama  ka keqtrajtuar te gjitha grate  qe kane qene ne jeten e tij, qofte nenen e tij, gruan e pare, te dyten dhe dike me te cilen bashkejetoi per disa vjet.

Thone mediat  lartpermendura: Berisha ofendoi  dhe pergojoi femrat shqiptare.

Thote Berisha: te gjitha ato  gra  ishin dhe jane zonja te cilat u perdhosen nga Rama.

Thone mediat : Fjalet e Berishes ishin nje turp i papare  per gruan shqiptare.

Pastaj vijojne perseri mijera komente virtuale per malokun, kriminelin,shpellarin Berisha qe perdori nje gjuhe te ndyre kunder nenave dhe motrave tona.

Por askush nuk  eshte ne gjendje te sjelle qofte edhe nje sharje te vetme  qe Berisha u beri atyre zonjave te lartpermendura ne deklaraten e tij. Nuk sjellin  dot sepse nuk ekziston  nje sharje e tille ne deklaraten  nevrike te Berishes. Ajo eshte sajese  mediatike  qe me induksion arrin te manipuloje  ndjenjat  e lexuesit. Zhvendoset  vemendja  e publikut nga fakti qe Rama  ka keqtrajtuaar grate  fakt qe eshte edhe thelbi i deklarates se Berishes, ne 'faktin" sajese  se Berisha shau  nenat e motrat  shqiptare.

Momenti3

Thote Berisha: Rama e percmon dhe e ka perdhosur  institucionin e familjes  dhe si i tille nuk ka moralin e duhur per t'i kerkuar popullit  te drejten per ta udhehequr me cilesine e kryeministrit ose presidentit. Fjalet e Berishes nuk i drejtohen ishbasketbollistit  Rama, as ish piktorit Rama, as ish emigrantit Rama, por i drejtohen nje personi publik qe kerkon me cdo kusht te behet kreu i qeverise se ketij vendi, i drejtohet kryetarit  te  opozites, kryebashkiakut  te  vendit, i drejtohet nje personi teper publik  dhe jo nje individi  sic perpiqen ta paraqesin mediat.

Thone mediat: Berisha cenoi jeten private te dikujt, mori neper goje  si grate e liga jeten  e  dikujt, futi hundet ne jeten e dikujt etj. per mediat ky dikush eshte nje njeri i zakonshem i rruges  te cilin Berisha e sulmoi si psikopat qe eshte sipas ketyre mediave. Qellimshem  mediat  e lartpermendura "harrojne" se ne cdo vend te botes perendimore  nje kandidat me bemat personale te Rames ne dem te grave dhe familjes  do fshihej nga lista  ne cast. Edhe ne kete rast  vijojne mijera komente ne te cilat "harrohet"  se Rama  nuk eshte nje individ  anonim por eshte ai qe aspiron te behet kryeminister  ose president  i vendit.

Momenti 4

Ne procesverbalin e divorcit te Rames shkruhet se Matilda ka thene  qe " Edvini pretendon se nuk e di se i kujt eshte femija, se ate vit Matilda  ka  shkuar me pushime vetem, me nenen  dhe babain e  Edvinit". Eshte e kuptueshme qe me keto fjale  Rama nuk thote qe e shoqja e ka femijen me te jatin  e Rames, por qe e shoqja  nuk e ka me te sepse ai vete nuk ka qene ne ate kohe  ne Dhermi. Pra e shoqja ka qene vetem dhe pa burrin. Aludimi i pare qe i vjen ndermend cdo njeriu ne kete rast  eshte se behet fjale per dike tjeter  dhe sigurisht jo per babain e tij. Sado psikopat  te jete nje njeri nuk mund te beje nje akuze te tille. Keto kuptoj une nga proceverbali, nga e shkruara  ne ate tekst.

Kundershtaret e Rames, Berisha  dhe mediat prane tij  deformojne  dhe manipulojne  deshmine  e  Makocit  dhe thone: Rama ka thene qe femijen ime shoqe e kishte me babin tim. Vijojne mijera komente ku vihet ne gojen e Rames  ne ligjerate te drejte: Femija  eshte i tim eti.

A mendoni se keto shembuj  tregojne jo vetem  pisllekun ku notojne mediat dhe politika jone, por edhe anen destruktive  te karakterit tone si popull  qe preferojme me mire genjeshtrat qe na pelqejne se sa te verteten e hidhur?

10 Komente

ti do me hap debat apo me pyt ?

sepse me duket sikur e di pergjigjen e pyetjes qe shtron. ne kete rast tregohesh dhe vet imoral, ngaqe kerkon ose per qellim ke thjesht provokimin.

gjithashtu cili eshte dallimi midis amoralitetit dhe imoralitetit ?

imoral - moral i keq, i kundert me moralin e pergjithshem.

amoral - ska fare moral, as mire as keq, as e çan kaptinen.

 pikerisht kete dhe desha me dit (meqe ai buçkoja i ka shkrujt te dyja), ku e fut ai politiken ose politikanet tane tek imoralet apo tek amoralet ?

Bukurosh lere imoralitetin tim, por perqendroju te tema meqe komentove.

Aresyet  pse media dhe politikanet perdorin ne vazhdimesi armen e dezinformimit, manipulimit  dhe deformimit  te fakteve une e di  dhe besoj i di edhe ti e te tjeret. Jane armet qe u sigurojne audience, perkrahes  te verber,u sigurojne para,  influence dhe pushtet. Nuk  synonte atje problematika qe shtrova une. Mire  mediat dhe politika qe e kane te nevojshme armen e desinformimit, po ne  komentuesit (pra populli) qe nuk jemi as njerez te medias e as te politikes pse  behemi lehtesisht pre e manipulimit  mediatik dhe politik? Pse  jemi me te prirur  te besojme nje genjeshter te gazetave apo politikaneve se  sa nje te vertete qe e kemi perpara  syve tane te shkruar  qarte e sakte ne dokumenta publike, ne  procesverbale apo te regjistruar  ne video ne trajte origjinale? Ajo qe une nuk kuptoj dot dhe qe mund ta diskutonim ne kete teme eshte se cfare perfitimi kemi ne kur me vetedije  lejojme te na mashtrojne  e manipulojne  mediat dhe politika si tua kete qejfi, sa here te duan  dhe kur te duan. Neve  aty na kane te gatshem per te na  ushqyer me mashtrimin e rradhes. Ushqim i perditshem ky.

Na pelqen mashtrimi? Na pelqen  vetmashtrimi? Ka te beje me psikologjine tone individuale? Ka te beje me psikologjine  tone si popull? Ka te beje me mentalitetin e deleve ne tufe?  Apo eshte nje prirje  globale e te gjithe popujve?

 

Aresyet  pse media dhe politikanet perdorin ne vazhdimesi armen e dezinformimit, manipulimit  dhe deformimit  te fakteve une e di

 kur i di, pse pyt ?

 

Lexova librin me poezi Jehonat e dhimbjes qe doli keto dite nga botimi i autorit Xhavit  Gasa,ky liber hapej me poezine FJALA

 

Mjafton vetem nje fjale,

Qe te ngjallesh shpresen,

Te sheroshe nje zemer te vrare,

Kur thua te verteten.

 

Mjafton vetem nje fjale,

Mashtruese,e hidhur,e pa bese,

Qe te verboje syte ne balle,

E te bardhen ta beje te zeze.

 

E hidhura,e embla,

Mashtruesja,e verteta,

Kjo eshte pra fjala,

Qe sheron e vret zemra.

 

Thuaja te verteten zemres,

Dhe kurre mos e mashtro,

Mos e zbeh diellin e pranveres,

Shperthumin e luleve mos e ndalo.

E solla si shembull kete poezi qe i jep shume rendesi fjales,dhe mendoj se

cdo njeri para se te flase duhet te mendohet mire per vertetesine e asaj qe thote, per mendimin tim politikanet shqiptare flasin nje gjuhe shume vulgare, ore shaje politiken apo menyren se si ben politike kundershtari por jo familjen se e mire apo e keqe familja eshte e shejnte per secilin.

 

per cfare eshte kjo tema? mund te permblidhet teza, ose pyetja qe shtron ne 1 paragraf?

 

flm

ky the next qenka komplet obelisk i ngrehur.

pyetja eshte.. cdmth obelisk?

Varja shtremberimit te fjaleve te politikaneve. Me flagrantja e mediave shqiptare eshte shtremberimi i fjaleve te shkruara te shtypit boteror. Ka me qindra raste te tilla, sidomos per raporte vleresuese/kritikuese ndaj Shqiperise.

Shpesh here e bejne qellimisht, po ndonjehere dhe nga perkthimi i nivelit klasa-e-peste-ist.

Ja nje rast i fundit te nje artikulli te Financial Times. Ora News thote qe eshte perkthyer/botuar nga Tema, po i njejti variant gjendet dhe tek gazeta berishiste Standard. Dmth njeri e ka kopjuar perkthimin nga tjetri, s'e di kush e ka bere i pari, mbase Tema meqe Ora News krediton ate.

In spite of the global slowdown, demand is strong for one of Albania’s highest-value exports. Sales of frogs’ legs to French and Italian food importers “have barely been affected by the crisis”, says Anest Bezhani, a founding partner in Vival, the country’s leading supplier of delicatessen products.

Vival exports 400 tonnes annually of packaged frogs’ legs, as well as smaller quantities of snails, prawns and eels. “These are products that are resilient to economic fluctuations and we have a small but profitable market niche,” says Mr Bezhani, who oversaw the upgrading of Vival’s operations to European Union standards following an informal privatisation in the early 1990s.

The Albanian economy is weathering the crisis in similar fashion. Growth this year is projected to reach 2 to 2.5 per cent of gross domestic product, the highest rate in Europe, and could double next year, says Ardian Fullani, the central bank governor. “Albania has a green light for growth … financial conditions are stable and confidence has recovered,” Mr Fullani says.

Pra me fjaline ne bold autori thote, qartesisht sic duket ne paragrafet pararendes, por dhe nga kuptimi anglisht i "weathering the crisis", edhe sikur te ishte jashte kontekstit, qe ekonomia shqiptare po e kalon (si shprehje shqip mbase do ishte po ja hedh pa u lagur) krizen ne te njejten menyre si shembujt specifik te dhene me lart ne artikull.

Perkthimi ne shqip i asaj fjalise? Ekonomia shqiptare po kalon krizën njëlloj si vendet e tjera. smiley

Tashi kjo ka kuptim fiks 180 grade te ndryshem nga ajo e origjinalit. Se pari ne origjinal s'gjendet fare togfjaleshi "si vendet e tjera", s'e di ku e ka gjetur Baze, apo kushdo qe e ka perkthyer. Po dhe thjesht nga perkthimi, po dhe vazhdimi i artikullit s'ka pike kuptimi logjik, pasi sic vijon dhe artikulli, asnje nga vendet e tjera te Evropes s'parashikon rritje ekonomike kete vit, sic thote FT per Shqiperine, dhe kjo "si vendet e tjera" eshte komplet jashte cdo llogjike aty.

Raste te tilla ka sa te duash. Keta mire qe gazetari s'para bejne vete (bejne kryesisht komente dhe gjysemgazetari) po dhe gazetarine e huaj s'e peraqesin tamam.

Ca te presesh nga mediat tona kur emisioni i vetem i gazetarise investigative fillon dhe mbaron me kercimet boothejashte te dy cuperlinave dhe drejtohet nga nje njeri qe jo vetem qe eshte ramist me shpirt, po dhe garoi per post politik ne kete parti, dhe pasi humbi vazhdoi emisionin. smiley

Pyetja eshte e paqellimshme,shembujt jane asnjeanes, shqetesimi i pyetsit per moralin e mediave eshte i dukshem.Big Grin

 pergjigjia eshte e thjesht. Sala ka te drejte.Laughing

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).