Peshkatare dhe peshkatore, a perdorni mjekime popullore?

Nese s`perdorni, keni degjuar te tilla nga familja, nena, babi, gjysherit e gjyshet, komshinjte, thashetheme lagjeje e me radhe? Cilat jane?

153 Komente

qepe e kripe - kur vritesh, lufton enjtjen dhe nxirjen e mishit

domate e sheqer - kur te mbledh plaga qelb, infeksion

patate te gjalle - njesoj si dy te mesipermet

bajge lope - per diegje

leng preshi - dhimbje veshi

karafil - dhimbje dhembi

bishta qershie - per infeksion ne veshka

etj etj

 

sme kujtohet po gelqeren per c'fare e perdorim? kam pershtypjen per diegje po sikur s'ben.

"bajge lope - per diegje"

kjo ishte c`ishte smiley

me siguri ne te tilla jane perzier edhe supersticione te ndryshme, se del pyetja, pse lope e jo e ndonje gjedhi tjeter...

ku ta di un pse bajge lope, por kur vellai im (bebe) dogji doren ne gjalp te tretur ne fshat (ku tjeter do kishte gjalp te tretur ne tigan), plaka vajti ne aher dhe ia mbeshtolli doren ne bajge lope. ne fshat sigurisht kishte cdo lloj bajge tjeter qe nga dhia e tek kali por tani qe po e mendoj e lopes eshte si te thuash me e njome. ato te deles e dhise, thjesht nuk do te ngjisnin.

harrova masazh me raki dhe nje kokerr aspirine te shtypur para sobes per ftohje e c'do lloj problemi me frymemarrjen. po e njejta procedure behet dhe me vaj ulliri. mua sikur me ka shpetuar jeten.

Lekura shege te zjera per gargare - per dhimbje gryke

Lyerje me sode buke - per dhimbje gryke

Kos - per djegie nga dielli

Caj rigoni - kur te ze barku

Raki me kripe - ferkim per dhimbje mesi

1. Uje te ngrohte me pak mjalte dhe nje copez limoni: ndihmon tretjen dhe ta mban barkun e sheshte smiley

2. Uje me kripe per te bere gargar per gryket, po shyqyr kam rene rehat ketej me nje gje qe quhet Propoli. Rrofte! Rrofte!

3. Leng trendafilash per te freskuar syte dhe fytyren.

1-ZEMRA/MURRIZI

2-MIGRENA/BAR-BLETA
3-GURËT NË TËMTH/RIGONI
4- RËNIA E FLOKËVE/HITHRA

5- HIPERTENSIONI/LIMONI
6- SPINAQI/ REUMATIZMA
7-MYKU/VAJI ETERIK
8-SHIKIM I DOBËT/MANAFERRA
9- TEMPERATURA E LARTË/SHEREBELA

10-PAGJUMËSIA/ VALERIANA
11-DJERSITJA/SYTHET E PLEPIT
12-HELMET NË ORGANIZËM/ KOPRA
13-LËNGU I MOLLËS/ZORRA E TRASHË

14-ULÇERA/MJALTI

15-PROSTATA/HUDHRA DHE QEPA

hahaha, o ketlin, dmth kur te dhemb lengu i molles shko futi nje zorre te trashe? smiley

lista shume interesante, me sa duket une kam nje arsye qe mbledh manaferra kudo qe m'i shohin syte (nje plake ne dhermi me mbajti 5 minuta leksion mbi pislleqet e ndryshme qe akumulonin dhe rreziqet qe mbartnin manaferrat aty ky po i mblidhja une, sidomos nga ekskrementet e bagetive smiley ok miremengjes te gjitheve).

nga keto qe thoni ju une di vetem gargaren me kripe dhe ate me uthull molle (kripa me ka zhdukur edhe nje infeksion dhemballe syri), ndera gjerave te ndryshme per djegje nuk iu ze bese, djegjet e mia minore i lyej me krem deri sa plaga thote 'boll se plasa'. gjyshet me kane vdekur heret.

ps: tani qe e shikoj mire, paska edhe derman kur te dhemb spinaqi smiley

cfare eshte ekuivalenti i kopres ne anglisht?

lista vertet interesante, por s`ka recete perdorimi e menyre pergatitjeje. smiley

po ke ne amerike sa te haje qeni koper mer, kqyre ne grocery store se ca lexon : ) vetem se rritet me e gjate se ne shqiperi, por shume e mire eshte smiley

do te thush qe edhe anglisht koper i thone?

 

jo i thone lost smiley 

(ajo qe thot sollnoksi)

copper anglisht eshte ose bakri, ose policat (british) meqe keta te funit kopat e uniformes i kishin prej bakri ihereikoh, e sot e ksaj dite u thone cops.

DILL me duket i thone, afersisht si BILL kollaj per ta majt mend smiley 

ho pra, kshu thuj, ate pyta smiley eh dilli dilli

po pra, se imagjino ndonje aplikim interesant te hudhres dhe qepes te prostati smiley

lost, po sherebelen e dije ti? sa turp me ka ardhur qe e kisha degjuar gjithe jeten, nganjehere edhe duke u gajasur, dhe e provova vetem kur e kishte emrin sage.

jo tropizme, tani e mesova prej teje qe sherebela qeka sage.

ksaj i thone ta hash turpin me sherebele... smiley oops, sage.

vaj basami per hemorroidet.

gelqere shuar me vaj basami per djegie

kafe perzier me sheqer, vaj ulliri dhe shampo trupi per te bere skrab ose kruajtes trupi

ferkim me raki e aspirine kur je ftohur a ke temperature

uthull me vajguri per morrat

uthull me kripe per gryket

vaj ulliri per lekuren dhe floket brune

caj kamomili ose leng limoni per floket bjonde

avull kamomili per te hapur poret e per te shuar kollen

raki per te shuar kollen

lulet e shtrydhura te kamomilit per te ulur qeskat poshte syve

sode buke per te pastruar dhembet

kolinoz per te perthare pucrat

limon i prere per te pastruar lekuren (pa te cara se ndryshe te percellonte)

birre per te ngrire floket.

 

smiley

 nejse,

leng majdanozi kunder kruarjes se syve (prej alergjise) - por mua sme ka bere derman

caj ose avull me gjethe dafine per zhbllokimin e rrugeve te frymemarrjes - e kam zbuluar kete dimer te mbushur me grip , dhe eshte kure e shkelqyer

qumesht blete - thone qe meremeton cdo gje smiley , une se kam provu naihere 

ferkim me unaze floriri tek vendi i pickmit - kur te ka picku grrenza ose bleta smiley smiley

Nji pesleksh tek xhunga ne balle kur ke perplas koken smiley  smiley

and last but not least : urine e fresket si dizinfektues ne cdo rast  prerjeje, gervishtje a ku di une smiley smiley

une vetem ate te peselekshint di

dore me nje eshte

flo monedhen e perdornin ne vend te akullit se masanej u boje ball cekic. 

Vera e kuqe.

Une e perdor si ilaç gjitheperfshires.

- Je duke ngrene nje berxolle te keqe dhe s'shtyhet ? Kthe nje gote vere, dhe rezultati do te jete hap e mbyll syte.

- Je duke pare televizor dhe ka nje film ku pihet vere ? Te shkon goja leng ? Atehere kthe nje shishe ne koke, dhe lengu te iken menjehere.

- Ke ftuar nje shoqe ne shtepi ? Dhe ajo te pelqen shume ? Atehere pini te dy nga nje gote vere, dhe ju do te ndiheni me te shpenguar.

- Jeni duke ngrene embelsira ? Por qe jane shume te embla ? Ktheni nje pike vere, dhe ju do te hani perseri embelsire.

Vera eshte e gjithanshme. Nuk njoh barishte popullore qe te ben me mire. Rrushi mbetet rrush. Edhe kur mplaket.

Do te doja dhe une te pija vere prej rrushi, por  thone (dhe kete e besoj) qe vera behet edhe nga rrushi. Por deri sa ta gjesh kete vere prej rrushi je thinjur e ke vajt per lesh. Shef rrushi rrushin e piqet- thote nje proverbe popullore.

nje ose dy thelpinj hudher kunder tensionit te larte ne dite (mundesisht te gelltiten "keltup" me uje qe te evitohen efektet anesore smiley, ne mos, haet ca majdanoz i gjalle per neutralizim).

edhe levizja keshillohet kunder tensionit te larte, qofte edhe neper shtepi ne menyre intensive, po kjo s'eshte bime.

 

rrofsh qe na e the qe nuk eshte bime smiley

aaa, dua te jem ne rregull me temen une! smiley

ndonje ilac per spondiliartrozen a keni, mor piplla... se me hiku qafa shtremt... smiley

qyqja, po ti dukesh goc e re per ate llaf!

ne te ka ngrire qafa... heqje ke, vdekje s'ke. smiley

 

eee, mire e the, dukem...  po qycet e kockat na dhembin na te tera anet, se eshte prish dhe koha... smiley

nejse, te kujtohet Celentano me Ornelen...

quanti anni hai?

-24 - tha ajo

- Non gli dimostri..

- Grazie.

-Ti davo di piu'! - tha ai.

se me kujtove nje tjeter te Celentanos:

- Come ti chiami?

- Lisa. (pergjigjet ajo duke perplasur nje cikez qepallat)

- Non è mica colpa tua. (ia kthen Celoja duke pare ne horizont)

 

p.s. per reumatizmen thone qe ben mire pickimi i grenxave, por s'e di ne e thone qe robi te mos qahet sh nga dhimbjet. smiley

te presi damaret kush nuk ka degju qe verdhza kuroet me ashu te zjer

hem, me ashure deshe te theshe? smiley

si pres hic, por une se dija qe duhej zier vecse smiley 

ziet per ti eq kriprat. yuck. sebesoj dot qemakan dhen mume e pi. cateben prindi sta bon as prindi tjeter.

une jam klyshi i vogel dhe kam dale kocke e forte, pa asi smundje, por ato te tjeret ciper meje n'fis e kane shiju per bukuri smiley

Si yje ama jane bere, dhe goxha inteligjente smiley

vecse temperamentin e kane ende semure.

 

mkan then qe pote ash karrota been kalamajt te bukur ne t arthmen. poqoquet mjekim popullor?

Mua kujtua nje recete popullore (por jo e popullit tone) per gripin meqe eshte neper kembe.

Gjysem gote qumesht te ngrohte, nje luge gjelle vaj ulliri, nje i kuq veze dhe nje luge e vogel piper i zi i bluar. Perzierja ka vertete nje shije te  tmerrshme por eshte teper efikase dhe e jep rezultatin shpejt.

ej po si ikin kto kriprat me zjerje o jerusalem me theks akut? edhe i kuqi i vezes fjale e re. une hudh edhe nje nishader te kazani madh, se me ngjan i llahtarshem si emer.

 

trop po nena ime skishte bokimi mi. eneun e kuptonj qekripa s'iken, por nenakshu e shpiegote, kamfajun?

raki e zime me sheqer dor me nje ndaj te ftohurit.

 Spageti me fruta deti, barbun ose veze peshku. Patate te ferguara me mish qingji etj etj etj. Cigare Philip Morris etj etj etj etj etj

Ah se harrova. Nje alamet femre brune me sy blu, me shale te gjata gjoks edhe te pasme yll mbas buke. Te gjitha keto luftojne  stresin,hipertensionin,atakun kardiak,kancerin,koleren (bashke me markezin) etj etj etj etj

nje gote caj, asgje me teper. Po te veje puna keq me vrap ke doktori. I ka ikur koha mjekimeve popullore. Nuk lihet vetja ne dore te nje kokre qepe apo nji gote rakie.

Une i besoj vetem kokrave te testura ne 10 lloje kafshesh duke filluar qe nga nje mize 1mmx1mm deri tek Bongobongot moderne.

ej un du me gjet ca justifikime... kam ca palafiqera (jan fiq te that, kalamaja) - per ca mund ti perdor si mjekimpopullor (shkurt MjePo)? po fistiqet?

o jero, fistiqet te bejne kaps. palafiket kane efekt laksativ, dmth e kunderta e e fistiqeve. kshtu qe ti mund te hash 3 palafike edhe pasaj te thuash se hengre shume kshtu qe duhet te balancosh efektin duke ngrene nje grusht fistiqe, pastaj thuaj se hengre me teper fistiqe se c'duhej edhe tani duhet te balancosh efektin e tyre duke ngrene ca fiq. edhe kshtu me radhe, shto uje e shto mjell deri sa te vendosesh se ke ngrene mjaft prej te dyjave.

shumir.

kuptove lostT?

Dmth per problemet e zorrve duet te ash fistiqe vs palafiqe.

si kramer kunder kramer.

nqs vjen puna per carje ne fytyre ose djegie, duhet te jesh pak skeptik ndaj ktij mjekimit popullor. nje njeriut tim iu vra femija, vajti vjerra ja mbushi pagen me kafe. Ky njeriu im ka bere shkollen per mjekesi, edhe thot ca m... je duke bere? lere thot vjerra e di une kete pune. edhe ja mbushi plagen femise me kafe. hec e merre vesh ti, iu nxi plaga femise, mire se ska shanc ti ngjitet me por i mbeti edhe e nxirre.

hudhra eshte amazing. absolutisht. mu infektua gishti i madh mua nje here, faji im ne fakt, sepse e pata care gishitn, edhe pa u sheruar ende ky une fillova po prisja mish, edhe gjakrat u futen tek e cara e gishtit edhe te nesermen gishit ishte fryre x 2, edhe s'e prekja dot se aq shume dhimte e me dukej se do plaste edhe kisha frike se do plaste e do plaste qelbi gjithandej... edhe e mbaja doren kshtu larg qe po tplaste te mos me hidhej qelbi fytyres.... edhe po bente kshtu rave party brenda, bum bum bum... dmth po qelbesohej. obobo. futem ne internet kerkoj per antiobiotik natyral. del aty hudhra kshtu me bikini. nje te copetuar 2 hudhra, hidhu krype edhe shtypi me bythe te gotes... i vrava ashtu, edhe ja vura hudhrat gishtit pereth edhe e mbulova me qese te holle edhe mbi te me njites... edhe u be si xhep kjo... edhe e mbaja ashtu nja 20 min edhe e hiqja sepse e di ca te ben hudhra a jo? te shkatron... dmth e depertoi lekuren komplet.... e mbajta ashtu naten sepse i ra ca efekti hudhres... cohem te nesermen... s'me besohej... gishti ishte si i ri. brenda nates hudhra i kishte bere infeksionit zbor. qe ate dite rash ndashuri me eren e hudhres.

 

p.s., meqe ra llafi... asnje here s'e kam kuptuar une kete.. si shpjegohet qe perhere, te ashtuquajturit "mjeke popullore", ne Shqiperi, jane kakace ose dorace ose vijne verdalle me karoca e paterica e gjera... edhe me gallata, ata jane specialiste pikerisht per pune kockash, thyerjesh, ndrydhjesh, nxjerrjesh, etj... isn't that like, bad marketing?

"e mbaja doren kshtu larg qe po tplaste te mos me hidhej qelbi fytyres.... edhe po bente kshtu rave party brenda, bum bum bum... dmth po qelbesohej. obobo. futem ne internet kerkoj per antiobiotik natyral. del aty hudhra kshtu me bikini."

  c`kam qesh me kte...

hudhrat vertet jane godsend kur vje puna per kshu infeksionesh.

Per mua, mbretresha e MjePove eshte qepa.

Qepa esh ulerim ne shume situata. Psh: kur gervish lekuren e kercirit, ose kur edhe e thyen kercirin. Marrim nje qepe e bejm pershesh, e ngjyejm me krip edhe ia vejm kercirit, pjesen qe ngelet e bejm gjell. Kur te dhem fyti, marrim nje qep e shperndajm ne 4 copa e fusim ne uje, lengun e pijme. Per 24 or, dore me nji dore me dy etj do jemi qiqer. Kur do me qa, edhe ske lot, opa qep. Per mishrat e dhemve, (guess what?) qepa. Tjeter ca i bejm qepes? Qepen e bejm edhe rreshta edhe vjersha.  ja si qo ktu: Poezi dashurie per qepne


Love poem to onion

by Mong Lan

the layers of you how can I uncover?

Allium cepa of the amaryllis family

succulent pungent bulb

peeling by hand

the layers of your skin

layers needed to delve into you

skirts your physical body

of your past

your soul

cut raw

to get to the very core of you

i dive into you

rivers in place

how to plummet how to sound out the inner core?

you were powerful payment for builders

of the pyramids

as a child i planted you

watched your effervescent flowers

blow in the wind

then pulled you by the stalks

erudite onion polyglot speaker of many cultures

marinated in vinegar cut into triangles

in my grief i eat you whole

purple yellow white

multitudinous colors of you

your many curvaceous smiles

bold orb a moon white as my whitest sheet

your heart spotless

o ti e qepes, kete me duket se e kam pare te minstrels (faqe e mrekullueshme), po desha me thon qe me kujton shume nje shoqen time, megjithese ajo ka me teper te ngjare t'i kendoje panxharit te kuq (po gjete noi vjershe per kete je e madhe). ndersa nje tjeter shoqe (ju te treja do te benit nje trio ulurime per festivalin e kenges ne radiotelevizion) thote (citon) 'i may be wicked, but i still gave an onion'.

se u kujtova (pse thone njerezit 'se harrova'?): xinxerfillja (xhenxhefili?) per ftohjen, ne trajte caji. edhe per kete ka plot kenge smiley

xinxerfille, xinxerfille

bukurine qe ke mbi krye

ylberin hedhur mbi supe

buza moj lule, c'te keputka... 

xinxerfilla s'ka lidhje me xhenxhefilin. )

Pervec teje, trop, pershnes Monden dhe Spiritusin. smiley

mirmjes, i here!

smiley

smiley se u kujtova (une ne pergjithesi them 'se desh harrova') avulli i gjetheve te dafines te zier me shume uje liron frymemarrjen ne rast ftohjeje dhe lehteson dhimbjet e fytit. Efekti i mire anesor eshte se ben shume mire dhe per lekuren... Mamaja ime i kendon gjithe vitin dafines, kur isha e vogel me kendonte mua, ne fakt duke me quajtur 'breshke' smiley Breshka ka konotacion mjaft pozitiv ne famijen time smiley

Gjes te gjitheve!

nje pershendetje flash: ana h, pse me prish perfytyrimin keshtu smiley (mua nga ana gjuhesore me duket se jane te lidhura shume fort, por kohet e fundit s'po paraqitem mire ne kete fushe smiley ); hg1, me pelqeu shume imazhi i mamit tend, qe te kendonte ty me trajte breshke, dhe tani i kendon pemes/shkurres se dafines - nje imazh ala cocteau. edhe une e dua shume dafinen. ndersa breshka ka simbolike vertet te pasur, por une e kam fiksuar me teper si simbol seksualiteti femeror (god knows why) dhe fertiliteti.

Mengjes te trejave! smiley Ajo puna e breshkes me pelqeu edhe mua Gloxa smiley Mos ka gje te beje me M. Camajn (Drandja)? Rrofsh per dafinat se kam plot ketu perreth.

p.s. M'u kujtua edhe rrenja e karafilit kur te dhemb dhemballa. Kjo ka vertet shpjegim shkencor me c'me ka thene dentistja. Vetem se te prish dhembet po e mbajte gjate me karafil dhe s'e mjekon...

Gjes Fin, Camaj ne fakt na pelqen familjarisht, po nuk besoj te kete te beje me drandjen, asokohe nuk lexohej. Duhet te kete pasur dicka ne te nenvetedijen e sime meje qe me krahasonte me breshken. Mbase edhe mamaja per perendeshen e dale nga dheu e kishtesmiley e une ankohesha duke i thene 'po une s'jam as e vogel e as e ngadalte'.

Trop mund te te tingelloje e cuditshme por nje shoqja ime shume e mire e ka po ashtu breshken si simbol feminiliteti e seksualiteti - ka nje koleksion te tere breshkash kristali, alabastre, druri dhe per dhurata pranon vetem libra e breshka smiley

p.s. Mamase sime i pelqen dhe gjethja e blirit, por nuk me kujtohet se per cfare sherben pervec aromes shume te mire.

Ok, kurioziteti vrau macen, tha, por une u vura te lexoja domethenien e breshkes ne kultura te ndryshme. Dhe doli ashtu sic thate ju ajo puna e pjellorise: me sa duket, gjate antikitetit, ne Europe breshka ishte simbol i fertilitetit (meqe ben shume veze). Eshte gjithashtu simbol i "dashurise se drojtur".

Ndersa ne kulturen orientale eshte nje nga pese kafshet e shenjta. Perfaqeson: Veriun, Ujin dhe Dimrin, te cilet formojne "yin-in" e plote. Po keshtu eshte simbol i jetegjatesise (kuptohet pse) dhe i pandryshueshmerise ne rendin e gjerave.

Nje mikesha ime ka dy breshka te vockla toke. Me ka premtuar se do te me dhuroje dy edhe mua. smiley Jane shume te lezetshme se te kapen me thonj neper gishta. Hane gjithe diten (gjethe sallate), dhe kur jane te vogla - nese i lini jashte - s'duhet te hyjne ne letargji sepse ka rrezik t'i hane zogjte (e kane zhguallin ende te bute). Keshtu qe vendosen ne nje si tip legeni, nga ato ku permjeren macet psh, mbushur me dhe, dhe u vendoset nje llambe qe qendron gjithnje e ndezur. Nxehtesia nuk e lejon breshken te hyje ne letargji. Ketej jane kafshe te mbrojtura, sepse mesa duket ne rrezik zhdukjeje.

Ne rrezik zhdukjeje breshkat ne Itali ?! Wow ! atehere qameti pas dere. Po une e dija se atje ka 60 milione cope.

E habitshme, ketu breshka permendet fare rralle, per t'i ngrene as qe behet fjale. Tani se fundi ka dale nje breshke, Christophe Willem (me duket), dhe ketej jane shtuar shume peticionet per t'i zhdukur breshkat.

Bo, keshtu me tha kjo mikesha ime. Ndoshta jane te mbrojtura ne kuptimin qe s'mund te vriten per t'u marre zhguallin!!!

Ciao Finis & Gloksa smiley

qenka shume interesante kjo puna e breshkes. Ne kur ishim te vegjel, ne fshat te gjyshja i gjenim neper kanale dhe kusherinjte e mi ( nje tufe me xhagurenj te cartur, e vetmja cupe isha une) i merrnin dhe i kthenin permbys, dmth me zhguall pertoke dhe ato te gjorat nxirrnin koken, kembet e perpeliteshin e perpeliteshin sa me s'ka. Me vinte shume keq per te shkretat breshka. smiley

une per vete kam shume qejf ketrat dhe delfinet. Per nje periudhe kohe, me kapi fiksime dhe me elefantet, tek dyqani indian i dergoja te gjithe shoqet per dhuratat e datelindjes.  Sipas informacioneve qe me jepte ai xhaxhi tek  dyqani, elefanti eshte simbol i  fatmbaresise dhe per te terhequr sa me shume energji pozitive, elefanti me fecken lart duhet vendosur perballe dritares ose nje vendi prej nga vjen drita.

e kam restricted kete gjene qe me dergove. smiley

e mora, flm, po s'kam pasur kohe ta lexoj. I hodha nje sy te pergjithshem dhe m'u duk goxha e mire, te pakten si emra pjesmarresish. do te te them me gjate, pas fundjaves, se vetem atehere mund te kem kohe te lire. smiley

 

Ka kala qe s'e marrin komunistet smiley ?

 

"Considerare l’elefante un simbolo di saggezza, come avviene con l’elefantino della Minerva, è un’antica tradizione proveniente dai paesi orientali che sembra diffondersi in occidente solo durante l’età rinascimentale (esemplare il progetto della Minerva che può introdurci al clima di appassionato studio dei geroglifici egiziani).

In oriente l’elefante è stato sempre considerato un animale sacro, intelligente e dotato di una grande forza. In Asia veniva addomesticato così da servire da cavalcatura reale, divenendo simbolo di potenza ultraterrena.

In India era invece simbolo di stabilità, di immutabilità addirittura del macro-cosmo; fu un elefante bianco infatti ad annunciare la nascita del Buddha. Per l’Induismo, Ganesha, il dio della scrittura e della sapienza, è raffigurato con la testa a forma di elefante. Come l’elefante della Minerva, anche quello venerato in Tibet è dotato di grande robustezza: tanta da sorreggere addirittura il peso del mondo e dell’universo, divenendo simbolo cosmico. Nell’antica Cina infine, era il simbolo della forza e della sapienza.

A Roma invece fu un elefante in carne ed ossa ad attirare su di sé le simpatie e le attenzioni del popolo, ma soprattutto di papa Leone X de’ Medici, che lo ricevette in dono dal re del Portogallo nel 1514, per la sua consacrazione. Si chiamava Annone e il papa dispose per lui un ambiente nel cortile del Belvedere in Vaticano e addirittura un custode e “pedagogo” (come lo definì l’Aretino) personale. I cronisti dell’epoca parlano di lui come di un animale straordinariamente intelligente e che spesso si prestava a balli, spruzzi d’acqua con la proboscide e scherzi vari. Un famoso episodio venne immortalato da Giovanni da Udine su disegno di Raffaello per un pannello decorativo delle porte tra la Stanza di Eliodoro e quella della Segnatura in Vaticano: si tratta dell’incoronazione del poeta Baraballo che doveva avvenire in Campidoglio dopo aver attraversato la città in groppa ad Annone.

Ma l’elefante, che secondo i cronisti giudicò il poeta troppo vanesio, se lo scrollò di dosso mentre attraversava il ponte S.Angelo e ritornò dignitosamente nella stalla, scatenando l’ilarità generale.
Annone venne raffigurato da molti artisti tra cui ancora Giovanni da Udine che ne scolpì la testa per una fontana laterale di villa Madama, progettata da Raffaello.

Shiko, shiko sa e bukur: Minerva eshte nje nga emrat per vajza qe me pelqejne jashte mase.

faleminderit, finis. smiley

vetem me poetet vanitoze e paskemi punen keq. smiley

per tropizmen qe me kerkon nje vjershe me panxhar.

 

The Victory of the Beet-Fields

by Louis Untermeyer

Green miles of leafy peace are spread
Over these ranks, unseen and serried;
Screening the trenches with their dead
And living men already buried.
The rains beat down, the torrents flow
Into each cold and huddling cave;
And over them the beet-fields grow,
A fortress gentle as a grave.
 
“Morose, impatient, sick at heart,
   With rasping nerves and twitching muscles,
We cannot even sleep; we start
   With every twig that snaps or rustles.
Sought always by an unseen foe
   Over our heads the bullets fly;
But more than these, we fear the snow,
   The silent shrapnel of the sky.

“Yonder our colonel stalks and grieves,
Meeting the storm with thoughts more stormy;
But we, we sit and watch the leaves
Fall down, a torn and crumpled army.
We mourn for every leaf that lies,
As though it were a comrade slain;
Each was a shelter from the eyes
Of every prying aeroplane. . . ”
 
And in its cloudy uniform,
Stilling the cannon’s earthly thunder,
The huge artillery of the storm
Plows through the land and pulls it under.
The rain beats down, until the slow
And slipping earth resists no more. . .
And over them the beets will grow
Ranker and redder than before.

 

smiley jerusalem, (qytet i bekuar) i modh je!!!

te lexova, po s'kisha kohe te te dashuroja me shkrim, o yll me gjashte cepa. sot e kam nxjerre panxharin me dhune nga uthulla e prindit, sikur te doja ta shpetoja. e du te hidhet e te embel, a living man already buried.

thank you dearly.

- Ok, Bedrija e kishte permendur nje cike me siper, po e fus edhe une meqe e kam provuar.

Bedrija e quan "qumeshti i bletes", ketej nga ne i thone "pappa reale". Eshte nje lloj produkti organik (i bardhe) me te cilin bletet punetore ushqejne larvat e bleteve dhe bleten mbretereshe. Fare pak grame kushtojne shume here me shume se nje kavanoz mjalti. Eshte perberes ne shume ilace, sepse ne mos gaboj permban nje lloj antibiotiku natyror.

E kam provuar si integrator nje periudhe qe isha dobesuar nje cike si teper (pa ndonje perpjekje kjo nga ana ime). Kishte shije te cuditshme dhe hahej cdo mengjes me nje luge te vockel fare qe sherbente si dozues.

Mund ta gjeni edhe ne shampot, balsamet dhe produktet per fytyren.

- Tjeter jane "gjethet e senes", dore me nje per probleme kapslleku (me falni!)

 

Ketu mbarojne gjerat popullore te cilave u besoj, sepse, sic tha edhe nje Peshk tjeter ketu, ca mjekime dhe keshilla popullore jane thjesht te gabuara.

Psh, kur isha e vogel vuaja shume nga bajamet dhe me ngjitej temperatura dei ne 40°. Antibiotike sa te duash. Keta te shtepise me mbulonin mire e mire se kishin frike mos ftohesha !!!! Injorance e vertete kjo pune se ne fakt trupi me temperature s'ka nevoje per nxehtesi plus...

Psh, kur isha e vogel vuaja shume nga bajamet dhe me ngjitej temperatura dei ne 40°. Antibiotike sa te duash. Keta te shtepise me mbulonin mire e mire se kishin frike mos ftohesha !!!! Injorance e vertete kjo pune se ne fakt trupi me temperature s'ka nevoje per nxehtesi plus...

Per kete jepi mundesine vetes te ta spjegoje ndonje mjek qe i beson qe perse ne disa raste nuk duhet te kete diference te madhe temperaturash , asaj te brendeshme dhe asaj te ambientit. ( 40 e brendeshmja dhe 25-28 e ambientit ) 

Mos e ngatarro me ajrin e fresket. 

Injoranca popullore nuk e spjegon dot, por qe ka thene qe te mbulohesh se mos ftohesh e ka thene mire shume bile.

Ok, me humbi komenti!

Thelbi eshte qe kam pyetur dhe keshilla e mjekut pas 39° temperature eshte te te zhveshin koke e kembe e te te lagin me pece me uje te fresket. Plus mjekimet per shkakun e temp. meqe kjo e fundit eshte thjesht simptome. 

finisterre ti thu me ngel dallkauk nga temperatura.

Nuk ngel dallkauk nga temperatura, nese pervec ilaceve qe merr per uljen e temp. ben dhe nje banje me uje te vaket. Edhe per bebet e vogla mjeket e keshillojne banjen jo me uje te nxehte, por te vaket, sepse ndihmon ne uljen e temperatures.

Edhe per te rriturit, pecet me uje te fresket dhe uthull jane shume te mira per uljen e temp, po te vendosen ne balle e temtha dhe ne kycet e duarve e te kembeve.

Une nuk di ke neurolog ke pyt ti, por e kemi fjalen qe nuk rekomandohet diference e madhe temperature ndermjet asaj te brendshmes dhe te ambientit, sepse kahja e clirimit te energjise dihet. Ndaj eksperienca popullore ose injoranca popullore thote qe duhet mbuluar se mos ftohet. Dhe me ftohje injoranca popullore ka pas parasysh djerset, ndersa mjeksia ka parasysh clirimin e energjise ( djegie kalorish ) nga po i njejti fenomen, pra nga djersistja. Kjo mund te shoqerohet me kondesime uji ne mushkeri, pra ajri i thithur nga nje ambient me temp te ulet, mbi 15 grade diference etj me rradhe. ( irritime te grykeve e deri te kontraktimeve muskulore. )

Meqe ne kohet e lashta po dhe ne kohet e sotme ne shumicen e kallaballukut shqiptar, nga i cili ka dale kjo keshille popullore, nuk kane kushte te mira rregullimit te temperatures se ambienetit , nuk kane gjithashtu as klima per te rregullu lageshtine e ajrit qe thithim, vazhdon dhe eshte ne fuqi veprimi : mbuloje mire se mos ftohet ( pra jo qe ti ulet temperatura ).

Koth adhamudhi smiley

Thone qe ilaci me i mire per kurimin e dhimbjes/acarimit te bajameve eshte sperma e meshkujve. Nga nje studim i kryer per 5 vjet ne 5000 fermra te grupmoshave te ndryshme, rezultoje qe shume me pak probleme me bajamet kishin grupmoshat dhe femrat qe kryenin aktivitet te regullt seksual. Kjo gjetje i shtyri shkencetaret ta studionin me ne thellesi fenomenin, derisa ariten ne perfundimin e mesiperm. Prandaj keshillohet qe te pakten 1 here ne muaj bajamet te sprucohen me sperm. 

Berber, ruaji keshillat e tua per tjeterkund! Ketu behet fjale per femije, jo per grate e tua!

Ne rastin e femijve ato hiqen se jane atavizma dhe keshtu shpetojne nje here e pergjithmone!

po bajamet sjane smunje grash mer berber, i zene dhe burrat.

apo ti e ke provu vete ate metoden patjeter smiley

prandaj e di qe funksionon smiley

smiley

 

E di, por ne kete rast grate jane te privilegjuara se i kurrojne bajomet pa e kuptuar.    smiley

pse ti e kuptove ndersa p beje kuren dhe te vrau ndergjegjja  ?

Gruja teme si me teknike, kur kalon shume kohe, me thote se i dhemin gryket dhe i ka bajomet e skuqme! Po une nuk eshte se i besoj gjithmone!

beso kontrollo berbero smiley 

berbero, njeriu kapitali me i cmuar, ka thon stalini. smiley

Berbero,

nganjehere ato gersheret duhet t'i perdoresh dhe per gjuhen, jo vetem per wool.

Ok, nese kom prek ndonjonen ketu i kerkoj te falur, por kjo qe thashe eshte shkencore. Ju jap po te doni edhe linkun se ku e kam lexuar.  smiley

smiley

smiley

paska dhe link hahahaha 

Dhimbje kreje- wiski (35g eks , pa cigare).

Dhimbje trupi, lodhje fizike- wiski ( 200 g, jo eks).

Dhimje dhembi- wiski ( deri sa te ze gjumi).

Mushkaja, miza, - lyrje me wiski.

 

 

 

Nje pike vaje ulliri,ose leng preshi te zjer,te pushon dhimbjen e veshit!

Leter gazete,me veze,vendosur ne gjoks ose ne shpatulla te ndalon kollen ose fohjen e gjoksit ose te shpatullave

Futja e kembeve ne uje te nxehte,te pushon ne vend dhimbjen e barkut kur ajo eshte akute!

Mjalt dhe limon te pastron gurmazin.

Ginger eshte ilac per problemet e tretjes,eshte antiseptik i mrekullueshem.

 

artian, me kujtove me kete te veshit: glase pate, te pushon ne vend. gyshja ime ne fshat e perdorte per ne te vegjlit, gjyshja tjeter ne qytet na shante se i kishim bere veshet qelbur. smiley

dhe nje perzierje mjalte, vaj ulliri, limon, arra - mengjes per mengjes nga nje luge dhe nuk ka semundje te te afrohet.

 

Kete te glases pates nuk e imagjinoj qe te jete derman per veshin !  smiley

Kur ftohesh keq...fèrkimimi i trupit me raki...dhe po nuk gjete rehat me kètè...tè hidhen KUPAT e famshme...mbulohesh mirè djersit shumè dhe nè mèngjes je nè rregull...provo pèr tè besuar!!

yeah,

kupat jane ilac, e nxjerrin te ftohuren me force nga trupi .

gjyshja ime i bonte  

aman se i kam provuar njehere kur isha e vogel ato kupat

tmeerrrrr isha e terrorizuar sikur cfar po me benin

tre veta me mbanin te mos levizja dhe nje mi hidhte

uhh film horror

arb po ti fusesh 1 got raki te zime me sheqer,masanej te mbulohesh mir per te djersit mas 2 oresh je si top fotbolli.

Po ushunjezat?! bobo, ca llahtari ishin, ashtu te zeza sterre, e hollake ne kavanoz me uje, pastaj pasi pinin e pinin gjakun, beheshin si bolla dhe binin vete pertoke.... ufff, me rrenqethet mishi, kur i kujtoj pamjet e kembeve te gjyshes. po dhe sot e kesaj dite, ende s'e kam marre vesh se per cfare te benin mire.

ca thu mi, ato jane si dialize smiley

te heqin gjakun e keq smiley

perdoren kunder hipertensionit, edhe gjyshja jote patjeter ka qene me tansion smiley

 

Ajo e shkreta kishte nje mehalle me semundje, mi bedrije. Po vallahi, ato ushunjezat me kallin daten!

piavica

ps. sinonim (mqse je perkthyse thash smiley)

piavica apo piravica?

parmbreme pashe "kapedanin" dhe ma kujtove ti tani! smiley

Beqo xherahu... piravica, qe me sjell te "piranik" (= pijanec) anej nga korca mos gaboj.

po "sarhosh" ( kete perdor une me se shumti) nga cila krahine eshte?

e kom nigju ne shume vene ne Jug un ket. Po nuk esht tamom pijanec ajo, me duket mu. Se mun te jesh "pijetar" (vreje dallimin ne terminologji), po e man rakin dhe nuk bohesh sarhosh.

Tani po t'qeras me fjalen "xurxull" smiley

nuk behem xurxull me kaq pak une, emo... dhoge, mbase po. smiley

xurxull vdekja do kendoje "u prisha,

moralisht u prisha, ah c'mekat!"

do cuditet president Berisha,

paska dehur vdekjen ky lugat!

nga devolliu I Madh

ouu pse e perdorin ne shqiperi ket lloj kure me ushunjeza? !!

ilaç e shkuar ilaçit janè ato kupat...unè i kam provuar mè shumè se njè herè,...janè vèrtet tmerr...por nuk ndien dhimbje,tmerri mè shumè qèndron tek pamja qè tè paraqitet...ka diçka,kupat o tè shèrojnè o tè bèjnè mè keq...kèshtu mè kanè thènè si gjyshèrit ashtu edhe nèna,,,dmth duhet tè dish ti hedhèsh dhe duhet tè ndrohesh shpesh gjatè natès se ndryshe tè thahet djersa nè trup thonè e bèhesh mè keq...p.s. GERTIAN ashtu èshtè shoku...ajo gota me raki tè zier èshtè si ponçi i ngrohtè..mirè tè bèn...por si djersèt qè tè sjellin kupat nuk kam parè e provuar ndonjèher...

aman o arb se une dhe sot e kesaj dite kam frike nga ato

hahahahahah flo...se mè kujtove,herèn e parè kur isha akoma fèmi mi hodhi gjyshja e ndihmuar nga nèna dhe njè komshie, nè shoqèrinè e tim eti qè vèshtronte nga larg dhe mè jepte zemèr...kjo gjè mè trembi mè shumè..dhe i pèrfundim gjyshja i futi edhe njè pty pty nè fytyrèn time (mos ta hamè me sy mendoj) qè i vuri kapakun tè gjithave....p.s. nuk jam ndier mè shumè nè vèshtirsi e nè siklet nè jetèn time se sa kur u mundova ti shpjegoj njè herè njè mjeku italian se çfarè janè KUPAT....dhe njè herè tjetèr kur u paraqita nè "prontosoccorso" me njè plagè nè dorè,ku pèr tè ndaluar gjakun kisha vendosur duhan!!! hahahahahahaha shkrihem kur e kujtoj...

lere lere se paskerkemi patur femijeri te ngjashme ne smiley po gjithe ajo zallamahi perreth mor aman... dhe ty te dukej sikur po te ekzekutonin ne karrige elektrike me ate gjene ( fitilin) e ndezur mbi shpatulla

plakat e jugut une i quaj monument kulture o arb

nuk hapet moj bedrije

ou, kliko dhe i here ketu  

e pava e pava bidrije smiley

m'u kujtua dhe nje gje tjeter, sa rende ishe semure, varej nga theksimi i  shenjave te mbetura ne kurriz

kupat jane shpikje shqiptare apo kineze ,do pare kjo pune!

po ca ka ngel ta shpikim ne mer plak , a thu se jemi pasardhes te Maya civilization smiley 

Fara gjembi ( jane ca kokrra te vogla si kokrra kafeje te papjekur) dhe fier guri per infeksionet urinare.

Mjalte me kanelle, te zjera bashke nje luge gjelle mjalte - nje luge kafe kanelle, thone qe bejne mire per dobesim.

mjalti me kanelle - perdoret dhe per shume gjera te tjera, gjithsesi te ben  mire.

Per floket:

E verdhe veze

Rozmarine

Hithra

 

Gruja teme me ca nuk e ly turinin. Me long kastraveci, me nje pomade te bardhe (nuk ja di emrin) qe te kall daten, me niseshte te perzime me long karrote etj. et. ene prap ftyren e ka me brazda apo pucerime si i thoni ju se nuk e di. Ndersa une asigjo si boj ftyres ne e kom te lemute si mur i patinum. Pranej ju keshilloj te mos bini ne gracken e "profesionisteve" qe pretendojne se din me zbukuru lekuren e fytyres.

bie ndakort me ty berbero si rralle here smiley

une sjua le surratin tim ne dore atyre qe nuk lajne te vetin !

 

Per te ulur temperaturen kur ndodh tek femijet e vegjel,ferkohet pak mbrapa veshit me uthull,gjithashtu edhe gjoksin,kurizin,sqetullat,pastaj mbulohet me badanije!

Nje filxhan kafe uthull ne nje gote uje,ndalon diarene tek te rriturit!

@Koth, po e zbres ketu "polemiken" per temperaturen e larte se aty siper shume rremuje m'u duk smiley

Me thene te drejten e kisha shpjeguar mire e mire kete punen e pse-se se uljes se temperatures aty siper, por me humbi pergjigja (pu si m'vjen kur m'thote "kjo fushe eshte kerkuar"!!!!).

Kur e ke temperaturen 40°-41° sic e kisha une, problemi me i madh eshte te shpetosh trute i dashur Koth (dhe organe te tjera te brendshme), perndryshe te rrofte qe u rujte nga e ftofmja smiley

Per vete, me mire me plevit se pergjysem nga trute!

Hahaha, edhe per te tjeret Fin! Shyqyr qe te kemi keshtu si te kemi se na kenaq me stilin e me permbajtjen smiley

Shyqyr qe te kam Gloxa, qe me thua fjale te mira e me rrit autostimen ! smiley

you are welcome my dear! jam e sigurte qe autostima eshte ne vendin e vet smiley

Refresh ksaj!

Ju pershendes me gjithsakathene jeruzalemi, sidomos me qepen dhe rrepen.

 zakonisht kur qajme, e bejme dhe qepen per te qare... smiley

Car teme klassi , hallall kush e solli, kjo verteton qe peshku po ja merr televizorit ... ne katror smiley 

O njerez, ndonje kure popullore per ulceren s'na keni hedhur ketu?! smiley

Anush, kura nr 1: mos ha gjize e qofte pas tortes se kajsise! Ket kuren e ke falas smiley. Per kuren 2 e 3 bejme pazar me vone smiley.

smiley

Po jo gjize mi, jo, quhet fergese... po ku merr vesh ti, xhanem. Pastaj si gjys labe qe jemi, betohemi per ate qe do hame dhe ate qe do marrim me vete... Kshu qe mbaje, une t'i dhashe me vete, s'me ngelet turpi ne kurriz! jo per gje, po s'e pi dot turpin me vere tani... smiley

Mos me bej muhabete vere se me ka dale per hundesh. Trop, llaf n'vesh smiley.

monda me jane bere shume borxhe me ty, keshtu qe me vjen turp te te flas. po tani qe e theva akullin, po te drejtoj te njejten pyetje qe i drejtova cenit, nese je ne tr: nuk pate asnje tundim per te dale perpara ministrise se metes?

Per c'tulpe flet se na habite smiley. Gjetiu e kesha llafin e veshit smiley. Jam bo tironse mi goce. Ndonje pub a restorant te mire ka nga zyra e Metes? smiley Se ndryshe s'me ka ra rruga. smiley.

Ka posi, madje, per t'u futur aty ka 2 rruge: nje eshte nga mbrapa ministrise se Metes, nje eshte nga brenda PS-se. Kjo kafene-restorant ne darkat e veres behet edhe klub. Eshte shume, shume interesante, si mund te futesh mespermes godines se PS-se per te shkuar tek bar-kafe-restorant-pub Austria. Ka sallate dhe makarona, madje edhe zupa.

 Kush e di sesi ndikon soda e bukes ne organizem, ( per gjera te tjera) se ulçeres i bo zbor, e kam llafin per ulçerat acide.

 edhe uthulla e mollës e ul aciditetin në stomak (e çuditshme duket, por funksionon sipas një principi që s'jam në gjendje ta çpegoj). 

te i njejti sit gjenden dhe shumë ilaçe të tjera natyrale, si hudhra, speci djegës etj.

 Pak leng limoni, ne nje gote me uje te vaket cdo dite esell,ndihmon funksionimin e veshkave, dhe sistemin e tretjes.

Ne darke, mer nje gjysem qepe, qeroje dhe vendose ne nje gote me uje te ftohte,lere deri ne mengjez dhe pije esell, do te ndihmoje ne uljen e kolesterolit!

Kur ke dhimbje ne fundin e barkut, futi kembet ne uje shume te nxeht dhe do te iki dhimbja!

Kur ke dhimbje veshi, hidh disa pika vaj ulliri, ose leng preshi te zier dhe do te ndaloje dhimbja.

 

caji hashishit o perdor per te vone kalamojt ne gjume iher e i kohe..

Qepe me kripe, skuer. Shtype qepen mire e mire, perzjeje me kripe, mbeshtille me nje fasho dhe vere tek dora a kemba e shembur.

p.s. mundesisht kripe e zeze, po gjete.

 

Me akull e kam provuar, nuk te lehteson shume.

Kam provuar dhe me uje te ngrohte dhe kjo me eshte dukur se e ka perkeqesuar.

 jo, jo, akulli s'bën punë. qepa me kripë janë ilaç i paparë, megjithëse qelb dynjanë në 1km rreze. duhet mbajtur sa më gjatë, gjithë natën është shumë mirë.

p.s. Ana, s'di a e pe uthullën e mollës. thonë se bën mirë për ulçerën. 

Zakonisht, brenda 72 oresh ajo duhet te ta ule enjtjen, por beje dhe nje grafi pastaj, ne rast krisjeje! Vetem me uje te ngrohte ajo s'ben pune. Duhet dikush qe te dije te ferkoje muskujt tek vendi i shembur me sapun. Mbaj mend dikur, e vogel, pata nje ndrydhje te lehte dore dhe babi ma ferkoi me uje te ngrohte e sapun.

Te shkuara! smiley

@ aklli. Ate po shikoja. po kam frike ta provoj. Tani kam hequr dore dhe nga portokallet e gjithcka qe ka acid. Me mbiu buka e thekur dhe caji e qumeshti ne bark! Edhe une si ai tipi, Nexium kam pire. Po pervoja me e tmerrshme ishte fibrogastroskopia! (sonda) E ndjeva veten si nje gjeldet, qe po e therin! smiley

 po acidi i uthullës mollës e neutralizon acidin e stomakut (it's magical, nuk di ta shpjegoj se jam anjurante. smiley ) po s'të shëroi ulçerën të shëron ndonjë gjë tjetër ose të dobëson. smiley

edhe soda funksionon si uthulla e mollës. 

xhan-xhan stomakun tënd. smiley

 Kush di me me thene se pse dhemb stomaku kur ha grosh, thjerza, cicra?

...bujrum sot kur do pilaf me grosh!

 

Dopjo konjak me dy te kthyme kur po te ze gripi dhe se ke mire fytin smiley

Sode buke per bajamet e skuqura ose te infektuara. Eshte dore me nje.

Aplikohet ne kete menyre: ngjyen dy gishtat e lagesht tek kavanozi me sode dhe pastaj lyen direkte bajamet.

Efekte anesore: nje ndjenje e parezistueshem per te vjedhur gjithcka ke ne stomak pergjate aplikimit, por me kalimin e kohes mesohesh.

 Beje edhe thjesht gargare soden e bukes me uje dhe dore me ni pa neverira te tilla. ose me leng limoni smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).