Shkencat sociale, shkencat natyrore dhe “jo-shkencat”

 

Një studim i kohëve të fundit nga Zogby International thotë se mbi 60% e Amerikanëve gjykojnë se studimet politike, ekonomia dhe sociologjia nuk duhet të konsiderohen si studime shkencore. Pavarësisht nga ky vlerësim jo shumë pozitiv, 72% e të pyeturve mendojnë se shkencat sociale janë një mjet i dobishëm në përmirësimin e jetës, krahasuar kjo me 83% që mendojnë në mënyrë të njëjtë për shkencat natyrore.

Tabela e paraqitur më sipër tregon përqindjen totale të të intervistuarve që i janë përgjigjur pozitivisht pyetjes nëse një fushë është shkencë apo jo, si dhe ndarjen sipas vetë-klasifikimeve të të intervistuarve. Për më shumë mund të lexoni shkrimin në anglisht të John Zobgy në Huffington Post duke ndjekur këtë lidhje.

 

9 Komente

si shume merr rrjedha per nga Huff-Post, jo thjesht nje observim ashtu

C'rendesi ka kjo?

Megjithate keto rezultate vertete duhen shikuar sesi eshte drejtuar pyetja. Ne ate pyetje me duket shume arbitrare zgjedhja pasi nuk thuhet asgje se c'fare mendohet te jete "shkence" ne te vertete. Keshtu ka lene hapesire per individed per te interpretuar fjalen shkence sipas kuptimeve personale, qe padyshim nuk eshte e njejte per te gjithe. Mbase ka te beje me besimin tim te kufizuar ne statistika te tilla.

 

Une mendoj qe te gjitha keto jane shkenca, por jo shkenca egzakte sic eshte matematika apo fizika.

Mire e kane se dhe une e kam theksuar me pare dhe disa ketu merren pikerisht me filozofine . Nuk mund te quhet shkence idete e njerit apo tjetrit dhe ti mbushesh mendjen dikujt te mendoj sic the ai apo ky .

Jini vetvetja dhe shqytoheni problemin sic eshte realiteti ku ju jetoni ose ekzistoni!

GEZUAR 2010

"Nuk mund te quhet shkence idete e njerit apo tjetrit dhe ti mbushesh mendjen dikujt te mendoj sic the ai apo ky."

 

Po a nuk jane te gjitha teorite shkencore idete e dikujt? Psh teoria e realitivitetit ishte ide e Ajnshtajnit dhe pastaj eshte perqafuar nga bota.

Mire e kane se dhe une e kam theksuar me pare dhe disa ketu merren pikerisht me filozofine . Nuk mund te quhet shkence idete e njerit apo tjetrit dhe ti mbushesh mendjen dikujt te mendoj sic the ai apo ky .

Cdo te thote "shkence"?  Si perkufizohet?  Pertej etimologjise, me shekuj me radhe fjala "shkence" kishte kuptimin e "artit", "disiplines".  "Arti i Luftes" psh, nuk ka lidhje me "vlerat artistike" te luftes, por me "shkencen e luftes."

Rreth 1800, me Revolucionin Shkencor, fjala "shkence" evuloi qe te perfshinte metodologjine e te tjera aspekte qe i lidhim sot me shkencen. 

Megjithate, edhe sic eshte e perkufizuar nga 1800 e tutje, shkencat shoqerore, per mendimin tim jane shkence.  

Nuk mendoj se meqe eshte hedhur nje gur lum nga Zogby, ne nje sondazh ne varesi te bindjeve politike te amerikaneve, reklamuar ne Huffpo per te treguar ndryshimin midis "common-sense real America" vs. "arugula-eating coastal America", edhe o burra te arrijme ne perfundimin qe shkencat shoqeore s'jane shkence.  Le qe, per nga vete perkufizimi, metodologjia e perdorur s'eshte shkence.

Cdo te thote "shkence"?  Si perkufizohet? 

     Ka shume perkufizime per shkencen, por mua me pelqen me teper ky: Shkenca eshte transformimi i fakteve sintetike te natyres ne pohime analitike te aresyes. Qellimi i tyre (shkencave) eshte te ndihmojne per te kuptuar, shpjeguar, dhe parashikuar fenomenet ne boten qe na rrethon. Dikur ka qene filozofia qe kishte marre persiper kete mision, por me kalimin e kohes u pa e nevojshme qe te dallohen disiplinat shkencore jo vetem prej filozofise, por edhe nga njera nga tjetra.

     Shkencat natyrore kane qene te parat qe jane shkeputur prej filozofise dhe kane krijuar identitetin e tyre bazuar ne objektin e tyre te studimit dhe metodiken qe perdor secila. Shkencat shoqerore jane me te reja ne moshe, dhe si te tilla jane ende te pakonsoliduara. Ai debati ne se shkencat shoqerore mund te quhen shkenca apo jo nuk eshte dicka e kapercyer, eshte shume reale. Dhe per me teper jane vete filozofet e ketyre shkencave qe e vene ne dyshim kete fakt. Ka rryma brenda tyre qe  bejne thirrje per natyralizimin e shkencave shoqerore dhe per matematizimin e tyre. Po te shohesh p.sh sot ne psikologji metodat kuantitative konsiderohen si superiore ndaj metodave kualitative. Te vertetat e shkencave shoqerore jane shume pak te qendrueshme. P.sh, fakti qe studime te ndryshme ne shkencat shoqerore ne te njejtin subjekt kane dhene rezultate shume te ndryshme nga njeri-tjetri - gje qe s'ndodh kurre me shkencat natyrore, cka do te thote se eshte e veshtire te mbeshtetesh ne keto shkenca. Dicka tjeter qe jane karakteristike e shkencave shoqerore eshte mosrenia dakord e shkencetareve dhe filozofeve te shkencave natyrore mbi metodat qe ato duhet te perdorin per te konfirmuar teorite ne fushat e tyre.

    Une vete jam nga ata qe kam nje kembe ne shkencat natyrore (ndoshta dhe anoj nje cike me teper nga kjo ane) dhe tjetren nga shkencat shoqerore.

Monda ..ne qe kena Bachelors of Arts shkelqejme para numerologjisteve ne pergjithesi...me perjashtim te Emigrantit qe o robi i vetem qe eshte mjeshter i logos-it dhe numerit.smiley

Debilat 'konservatore' ne Amerike s'dine te lidhin 2 fjale, dhe ato qe i lidhin nuk i lidhin ne menyre korrekte gramatikore (plus qe as qe dine ti shkruajn). Ndoshta kjo eshte rezultat direkt e anglishtes si gjuhe e 'cmendur', ne kuptimin qe ka rregulla shume arkaike dhe eshte veshtire te lexohet (ka vajt vokabulari deri ne 1 milione fjale)..Keshtu qe, domosdo, kuazi-analfabeti do gjeje strehe te shkencat ekzakte.

Qafir, e ke shume gabim, por shume fare ama, ate paragjykimin per konservatoret ne Amerike. Nuk ia vlen te merrem ne sqarimin e ketyre gjerave ngaqe e di qe ka shume subjektivizem ne to, por nga pervoja ime mund te them se une kam pare shume here me teper idiote liberale se sa konservatore ketu ne Amerike.  

Nejse, se nuk ia vlen - s'eshte as momenti. Hajde gezuar Vitin e Ri, pastaj shohim e bejme per keto pune.

Amani ere se po na trondisni shtyllat e besimit smiley

Qy kalamaj,per ne, nje shkencetar ka qene nje njeri me qime perpjete, me syze bythe kavanozi, qe nuk hante buke, nuk bente sex, dhe rronte mes provezave apo telave te laboratorit smiley 

http://thumb18.shutterstock.com.edgesuite.net/display_pic_with_logo/269281/269281,1252085504,1/stock-vector-crazy-scientist-36486301.jpg

Ishte me bukur keshtu, sot doni me na permbys gjithcka smiley   smiley

Nejse, une per vete se kuptoj ku eshte problemi ne kete mes, tek titulli ? (shkence apo jo-shkence ?? )  A thu se rezultati i sondazhit te Zogut do ndryshoje sasine e pareve qe marrin ushtruesit e seciles displine smiley

Personalisht, kam respekt per gjithe ata qe merren prej verteti me studime, pavaresisht se ne c'fushe prandaj ju lutna shume mos filloni te ziheni me nj-tj ju shkencetaret me ju jo-shkencetaret smiley  smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).