Fullani: Është përkeqësuar portofoli i kredive, kreditë e këqija arrijnë në 9%

Rritja e shpejtë e kredive me probleme mbetet kërcënimi kryesor i sistemit bankar gjatë vitit të ardhshëm. Ngadalësimi i ekonomisë dhe për rrjedhojë rritja e kostos së jetës dhe e kostos së pagimit të interesave të kredive është arsyeja bazë pse kreditë e këqija kanë pësuar këtë rritje të jashtëzakonshme me rreth dy herë, krahasuar me vjet në të njëjtën kohë. Ky ka qenë shqetësimi i guvernatorit Ardian Fullani gjatë një takimi me drejtuesit e bankave në vend.

Sipas tij, përkeqësimi i cilësisë së kredive do të ndikojë në fitimet e bankave gjatë një periudhe afatmesme. “Po përballemi me një përkeqësim të cilësisë së portofolit të kredisë, i cili rëndon në rezultatin tuaj financiar”, - u tha Fullani bankierëve. Sipas tij, Banka e Shqipërisë mbështet përpjekjet e bankave për të mbuluar me fonde rezervë kreditë me probleme. Në fjalën e tij guvernatori u ndal edhe në situatën aktuale të kreditimit dhe ndikimin që ajo ka dhënë në zhvillimin e ekonomisë. Fullani u shpreh se Banka e Shqipërisë kërkon që kreditimi të vijojë në monedhën vendase dhe u kërkoi bankierëve që të vijojnë kredidhënien për klientët e tyre dhe për ekonominë. Pak kohë më parë Banka Qendrore deklaroi se mungesa e kreditimit mund ta çojë ekonominë në një rreth vicioz, duke sjellë ngadalësim të saj dhe madje rënie në recesion.

Sistemi bankar në vend, sipas të dhënave zyrtare, vazhdon të jetë dinamik dhe ai sërish edhe këtë vit ka dalë me fitim, por barrën e këtij fitimi është duke e paguar konsumatori, i cili paguan norma të larta interesi të kredive. Siç dihet, bankat që të gjitha këtë vit kanë mbajtur norma mjaft të larta interesi dhe nuk kanë reaguar aspak nga ulja e normës prej Bankës së Shqipërisë dhe e gjithë kjo për të kompensuar humbjen që vjen nga kreditë e këqija. Në anën tjetër duhet thënë se sistemi bankar në vend vuan nga mungesa e konkurrencës, pavarësisht se numri i operatorëve është i madh. (Tema)

 

17 Komente

A ka credit scoring system ne Shqiperi, per individet dhe bizneset? (sepse sikur u fol nje here).

A njifet koncepti i "credit history". A ka te dhena per keto gjera - database e kam fjalen.

Po em, ka credit history, eshte ngritur nje regjister se fundmi. Dbase-in e ka banka qendrore.

Di gjë a ka mundësi individi për të parë historinë e vet?

Mesa di une jo. Biles edhe nese nje banke apo institucion krediti kerkon te dije historine e huamarrjes se nje individi apo firme nuk mund ta beje nese nuk merr paraprakisht pelqimin me shkrim te subjektit qe do te investikohet per kete ceshtje.

ti rrofsh po mua ai butoni s'me punon - ose me sakte s'me punon pasi kam bere refresh 1 here. s'e marr vesh as vete. megjithate, edhe po te me punonte, do ta kisha lene gabimin aty, qe ta kuptoje ti lapsusin, medemek 'i'm subconsciously thinking of you' smiley

prshndtj dhe vazhdo me kritikat ndaj monopolisteve smiley (megjithate ki parasysh qe nevojat tona financiare do te detyronin norma te larta interesi edhe ne kushtet e nje konkurence me te mire).

 

 menova se e kishe me komentin po ti e paske pas me komentusin smiley 

Mu do me pelqete te degjoja i lajm radikal nga goja e Fullanit, te tipit banka qendrore do japi kredi te drejtperdrejt bizneseve te nje fare kapitali. smiley Ky po qe do ish alamet lajmi.

 Persa koh rregullat, gjeometrikisht dhe fizikisht, jane si makarona te zime (po jo al dente, kshu shqiptare, pelte) guvernatori do te kete mundesi vetem te "kerkoj". 

kredimarrsit shqiptar ti pufin bycen se ka la lekt e pista te rajonit mbare dhe per ket sherbim qe ka bo eshte shperbly me norma interesi marramendese. qe kshtu! smiley 

Transmisioni qenka per ibret, dhe s'behet zhurme nga 'onjorontet' (se helbete, nuk dine). Vjet ne Kanada (mendohet te jete sistemi me i qendrueshem bankar ne Perendim) desh u prish transmisioni kur disa banka nuk ju pergjigjen uljes te % te interesit nga Banka Qendrore. Ju desh te nderhynte qeveriu e ti shkulte veshin privatit qe te trasmetohej politika monetare e bankes qendrore.

Ne rastin e Shqiperise une ende s'kuptoj se c'rrol luan BQSh pervec se akumulatore e valutes te huaj dhe lojtare ne tregun e Lekut.

 Siç dihet, bankat që të gjitha këtë vit kanë mbajtur norma mjaft të larta interesi dhe nuk kanë reaguar aspak nga ulja e normës prej Bankës së Shqipërisë

 

qafir, kesaj qe thua ti une i them 'econonomics out of historical, political and socio-cultural context 101'. une nuk e kuptoj pse ne ne pergjithesi preferojme te bejme sikur nuk kuptojme pse, e qysh, e tek, ndodhin ca gjera.

per rolin e bsh-se te sqaron bsh-ja shume mire nese e pyet smiley

 

Qafir Arnaut; "....Vjet ne Kanada (mendohet te jete sistemi me i qendrueshem bankar ne Perendim) desh u prish transmisioni kur disa banka nuk ju pergjigjen uljes te % te interesit nga Banka Qendrore. Ju desh te nderhynte qeveriu e ti shkulte veshin privatit qe te trasmetohej politika monetare e bankes qendrore...."  

 

Atje ne Kanada eshte vend i ftohte Qafiro, dhe njerzit gjykojne me koke te ftohte, por ne Shqiperi qe eshte nxehte, edhe nje bankier/e apo polic i thjeshte nuk pyet per Guvernatorin e BQ. Atje jane te zene te gjithe me fitimet, jo me parashikimet per klimen ekonomike.  

 

"....Sistemi bankar në vend, sipas të dhënave zyrtare, vazhdon të jetë dinamik dhe ai sërish edhe këtë vit ka dalë me fitim, por barrën e këtij fitimi është duke e paguar konsumatori, i cili paguan norma të larta interesi të kredive. Siç dihet, bankat që të gjitha këtë vit kanë mbajtur norma mjaft të larta interesi dhe nuk kanë reaguar aspak nga ulja e normës prej Bankës së Shqipërisë dhe e gjithë kjo për të kompensuar humbjen që vjen nga kreditë e këqija..." 

Nuk do te ishte keq, qe Fullani, krahas terheqjes se veshit qe duhet t'u beje bankave aty, te hapi nje agjensi kreditimi nga BQ , per biznesin vendas, me % te ulet, 4-5-6-7% ne vit, dhe shife kur bankat te reagojne drejt uljes se % . 

O Pjer ca po thu keshtu? Ligjesite ekonomike nuk mund ti ndryshosh ti sipas qejfit, sepse pastaj iken per lesh. Fakti qe bankat e nivelit te dyte ne shqiperi mbajne interesa te larta per kredite ne raport me interesat qe japin per depozitat, tregon se ato kane gjetur nje treg tjeter per te investuar depozitat. Dhe ne rastin e shqiperise, bankat investojne ne financimin e shpenzimeve te qeverise, pasi ka nje norme te larte interesi per huamarrjen ( rreth 9.2 % gjate vitit 2009) dhe nje risk zero. Pra "fajin" nuk e kane bankat qe nuk investojne sa duhet ne kreditimin e ekonomise, por qeveria e malokut qe nepermjet interesave te larta te bonove te thesarit dhe pagopshmerise per te shpenzuar (ku nje pjese e mire vidhet, pra kalon ne xhepat e familjes) ja mer fondet bankave. Pra mos e kerko te keqen atje ku nuk eshte.

Me ne fund, nje "ekspert" i financave!! Haleluja!

Po qe se ma shpjegon dhe mua se pse fajin per interesin e larte te bonove te thesarit e ka "qeveria e malokut" dhe jo dikush tjeter (p.sh. Banka Qendrore, ose edhe ndonje banke tregtare) do me ndihmoje.

Nje sqarim i vogel, vjedh apo nuk vjedh qeveria, kjo nuk ka lidhje direkt me interesin e bonove.

C'thashe une ekzaktesisht?

qafir, kesaj qe thua ti une i them 'econonomics out of historical, political and socio-cultural context 101'.

 berberi; "....Pra mos e kerko te keqen atje ku nuk eshte..." 

 

Berbero, une e kuptoj komentin tend, dhe eshte ashtu siç thua, vertet, mirpo une po kerkoj te miren dhe jo te keqen. Pra duke qene se eshte ashtu si thua ti dhe une , une propozova, pra hodha nje ide te mire, per te dale sadopak nga kolapsi. Dhe sikur BQ te hapi nje agjensi siç them une, athere do te kete tamam konkurence, dhe interesat e kredise do te ulen. 

 

keto dite adminet i ke me pushime, ndaj selloja cfar te vjen ne mendje smiley

Ajo cfare une thashe (uroj qe adminet mos te kene ndonje PC afersmiley eshte qe normale eshte qe cilesia e portofolit do te perkeqesohet, per sa kohe banka qendrore ose ben sikur s'merr vesh ose mbyll syte kur nje numer bankieresh hedhin thase me pare ne forme kredie tek biznese te deshtuara, per shkak te perkatesise se tyre partiake (kryesisht majtas).

Fullani kot cirret per "kreditimin ne LEK" kur ai vete i pari nuk di se cfare duhet te beje qe LEK-u te behet nje monedhe terheqese per kreditim. Te dalesh si burre i bukur me kostum te shtrenjte neper podiume, dhe te flasesh me terma te veshtire finance per te fshehur mungesen e ideve, ose me mire moskokcarjen, per politiken monetare, nuk i ka hije nje guvernatori.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).