2009 ishte viti kur kapitalizmi nuk u dorëzua. Në vend të kapitullimit ai vendosi të reformohet dhe t’i përshtatet kushteve të reja. Por, përkundër entuziazmit të mundshëm, më e keqja nuk ka kaluar krejt akoma. Viti i Ri 2010 nuk do të jetë vit i festimeve sepse për shkak të djegies së buzëve prej qumështit të nxehtë të dështimeve financiare të viteve 2008 dhe 2009, me 2010 do t’i fryhet edhe kosit. Çfarë pritet të ndodhë dhe cili do të jetë fati i ekonomisë dhe financave në botë dhe vendet ku jetojnë shqiptarët me 2010?

Lokomotivat e ekonomisë botërore, Amerika dhe Europa, do të vazhdojnë rrugëtimin drejt stabilizimit. Sipas konsensusit të parashikuesve nga banka të ndryshme globale, në vitin 2010, SHBA-ja dhe vendet europiane pritet të përjetojnë rritje të GDP-së rreth 3 për qind. Megjithatë, viti 2010 do të jetë edhe vit kur qeverive amerikane dhe europiane do t’u duhet të përballen me dy probleme shumë të mëdha që quhen deficite të thella buxhetore dhe papunësi e lartë.

Në anën tjetër të botës, Japonia pritet të vazhdojë ecjen e saj prej somnabuli dhe kompanitë eksportuese të saj, si fjala bie Toyota dhe Panasonic, do të kenë telashe me shitjet për shkak të kërkesës së dobësuar nga konsumatorët në SHBA dhe Europë. Një problem tjetër i Japonisë do të jetë monedha yen, e cila momentalisht është në nivelin më të lartë në 14 vitet e fundit përkundrejt dollarit amerikan. Përndryshe, ekonomitë tjera të Lindjes së Largët dhe Pacifikut edhe me 2010 pritet të korrin rritje dhe suksese dhe nuk do të ndërpresin marshin e zhvendosjes së ekulibrit të fuqisë ekonomike planetare drejt Azisë, më saktësisht  drejt Kinës dhe Indisë.

Sidoqoftë, ngritja dhe ndihma më e madhe për ekonominë botërore në vitin 2010 duket që do të vjen nga vendet e Amerikës Latine. P.sh. indeksi i bursës së Brazilit, BOVESPA, gjatë vitit 2009 është rritur mbi 80 për qind. Kjo ka ndodhur për shkak të menaxhimit vizionar të ekonomisë, kërkesës së lartë të brendshme, bursave moderne braziliane dhe rritjes së çmimeve të naftës, metaleve dhe drithërave- me të cilat Brazili është shumë i pasur. Ekonomia braziliane, që prej vitit 2003 kur udhëheqjen e Brazilit e mori Presidenti Luiz Inacio Lula Da Silva, është zgjeruar mesatarisht 4.1 për qind për çdo vit.

Porse, Amerika Latine ofron edhe shembullin se si nuk duhet të udhëhiqet, siç është rasti me Argjentinën dhe Kryetaren- Cristina Fernandez de Kirchner.  Popullariteti i saj ka zbritur në nivelin e turpshëm prej 20 për qind. Natyrisht që ka arsye të thella për këtë rënie të lirë të dashurisë për de Kirchner. Me 2009 ajo konfiskoi 24 miliardë dollarë të fondeve pensionale, shtetëzoi një ndër kompanitë ajrore kryesore dhe vendosi taksë prej 35 për qind për fermerët që donin të eksportonin sojën (bizelet) e tyre jashtë shtetit.  Nën menaxhmentin e saj investitorët dhe zhvillimi ekonomik kanë shmangur Argjentinën sikur murtajën. Si rezultat i këtij keqmenaxhimi dhe rrudhjes ekonomike të vendit të saj askush nuk do të duhej të habitej poqese me 2010 de Kirchner do të rrëzohet nga pushteti.

Ku qëndrojmë ne- shqiptarët- në arenën e ekonomisë botërore? Mund të thuhet që kriza e fundit e viteve 2008-2009 na ka kursyer pakëz më tepër se shumë të tjerë, porse kjo ka ndodhur kryesisht për shkak të superstrukturës së pazhvilluar financiare dhe bazës primitive të ekonomive të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Pra për shkak të faktorëve jashtë aftësive tona menaxhuese, administrative dhe qeverisëse.  Mirëpo gjërat do të ndryshojnë nëpër tërë sistemin ekonomik botëror gjatë Vitit të Ri. Me 2010 menaxhimi i dobët ekonomik nuk do të mund të fshihet më sepse do të ballafaqohet me konkurrencën e ekonomive që po këndellen.

Shqiptarët nevojisim urgjentisht që jo më larg se 2010 të përfundojmë fazën e tranzicionit. Një punë që nuk mundemi ta shtyejmë më tutje pas vitit 2010 është krijimi i bursës së parë shqiptare. Vështirë për ta besuar, por e vëretetë: sot nuk ka vend në Ballkan që nuk ka bursë, përveç Shqipërisë dhe Kosovës. Ne jemi kombi i vetëm në Ballkan që nuk kemi tregje formale të kapitalit dhe titujve financiarë- bile edhe entiteti serb në Bosnje, që nuk është shtet- Republika Srpska- e ka bursën e vet në Banjaluka.

Kanë kaluar 19 vjet nga përmbysja e komunizmit dhe edhe pse Republika e Shqipërisë ka përpunuar legjislacionin e bursës dhe tregjeve themelore financiare, përpos ankandeve për bonot e thesarit të organizuara nga qeveria, në bursën e Tiranës nuk ka të listuar asnjë kompani dhe nuk tregtohen aksione, bono të korporatave apo letra të tjera me vlerë. Në anën tjetër, Republika e Kosovës, pas çlirimit nga okupacioni serb dhe përkundër prezencës së qindra ekspertëve ndërkombëtarë për më shumë se dhjetë vite në Prishtinë, ende nuk ka nisur as draftimin e legjislacionit për tregje të kapitalit.  Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës do të duhej të konsideronin versionin e përvetësimit të legjislacionit shqiptar dhe nuk do të duhej të hezitojnë të marrin edhe nga përvojat e Maqedonisë, Malit të Zi dhe vendeve tjera.

Shikuar nga perspektiva e efiçiencës ekonomike Shqipëria dhe Kosova, në fakt, do të tregonin mençuri nëse gjatë vitit 2010 bashkëpunojnë ngushtë dhe eventualisht krijojnë një bursë të vetme të përbashkët- le të themi në Prizren. Kjo është e mundur sepse bursa mund të jetë në pronësi publike, private apo publiko-private dhe vendndodhja fizike nuk luan rol të rëndësishëm. Për më mirë- një bursë për dy vende do të ishte në harmoni me integrimet dhe reformat e sistemit global ekonomiko-financiar dhe do të lejonte dy shtetet të përgatisin kuadër më të kualifikuar për mirëvajtje të proceseve dhe tregtimit më shpejt dhe në mënyre efektive të formojnë mekanizmat si Komisioni i Bursës dhe Titujve Financiarë, që do të mbikqyrte tregtimin dhe mbarëvajtjen e bursës dhe tregjeve të kapitalit në të dy republikat- asaj të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Ekspertët dhe profesionistët shqiptarë të cilët punojnë nëpër bursa të njohura në Amerikë dhe Europë sigurisht që nuk do të ngurrojnë të mbështesin atdheun e tyre në këtë ndërmarrje të rëndësishme.

Po të kishim pasur tregje kapitali dhe bursa, procesi i privatizimit në trojet tona në Ballkan do të kishte qenë vërtetë transparent dhe jashtzakonisht më i sukseshëm se sa ka qenë prej kur shqiptarët rrëzuan sistemin monist dhe ekonominë e komanduar në të gjitha anët e kufijve të tyre. Jemi vonë dhe çdo vonesë e re do të jetë goditje e rëndë për integrimet tona në tregjet rajonale, europiane dhe globale. Nuk duhet të vajtohet, por duhet të punohet. Nuk ka më shfajësime. Kur jemi prapa dhe të tjerët kanë komoditetin të ecin, ne duhet të vrapojmë. Aksesi në burime dhe menaxhim të kapitalit është vendimtar lidhur me të ardhmen, zhvillimin ekonomik dhe pavarësinë e një vendi apo populli.

Qeveritarët e kombit shqiptar me 2010 duhet ta kuptojnë se të përqafosh dhe të modernizosh ekonominë e tregut pa tregje kapitali dhe bursë, është sikur të mendosh që do të fluturosh pa krahë dhe do të fitosh një garë fluturimi kundër atyre që kanë helikopterë dhe aeroplanë. Në këtë ndërlidhje, në shtetet tjera me shqiptarë në rajon, si në Maqedoni dhe Mal të Zi, të rinjtë dhe profesionistët shqiptarë do të duhej të përfshihen dhe të stërviten në zejen e investimit dhe tregtimit në bursat e Shkupit, Podgoricës dhe qyteteve tjera rajonale.

Ndërrimi i moteve është moment i mrekullueshëm për të shprehur dëshirat dhe nevojat, por edhe për të planifikuar. Sistemi ekonomiko-financiar global është duke ndryshuar. Ata- që nuk do të jenë gati kur treni të ketë lënë stacionin në vitin 2010- do të detyrohen të paguajnë për mosveprim. Pasojave të ndryshimeve, si të mira ashtu edhe të këqija, nuk do të mund t’u ikin as shqiptarët në Ballkan.  Le të urojmë që viti 2010 do të jetë vit i kthesës së ekonomisë botërore dhe shqiptare- viti i bursës së parë shqiptare. Gëzuar!

47 Komente

Eh sa deshire, vizion dhe vullnet (qe te pakten nga kjo ane e Morines nuk i sheh gjekundi) do te duhej per te realizuar njekohesisht ne dy shtete si tonat ate qe nuk e realizojme dot ne asnje prej tyre. Enderr tunduese por trajtimi me siper eshte shume i shpejte dhe nuk prek asnje prej pengesave te mundeshme objektive apo subjektive qe do ti dilnin nje projekti te ketille.

Po tamam, artikulli ishte si deshire feminore ndaj babgjyshit te vitit te ri smiley

Po cna duhen ne biznatineve mekanizmat formale dhe rregullues qe na lejojne ta tregetojme edhe qarkullojme kapitalin ne menyre transparente more, kur na shkon me per shtat ta bejme me hanxhar ket pune.

brrrr  endrra ne diell

Bursen e kemi pasur (ne leter) qe ne vitin e larget 95 NE!!!

 

P.S. tregtojme letra me vlere (vryme), shteti i jep fal, matrapazet i blejne me 5%, dhe shteti perseri i blene me 100%.

Kur do te fillojme te pushojme te jemi cinike? Te gjithe e dime se gjerat jane keq, por ato duhet te ndryshojne. Ne fillim eshte ideja, pastaj vjen veprimi. Edhe shqiptaret do te ndryshojne- si gjithe bota. Nese nuk ndryshojme ne- do na ndryshojne pasojat e mosndryshimit. Nuk i rrezuam diktaturat per dekada e dekada, por cmimin po e paguajme ne dhe do ta paguajne edhe femijet tone. Sepakut le t'u mundesojme femijeve te femijeve te mos paguajne borxh te gjysherve dhe baballareve. Autori, sic me duket mua, ne artikull flet per perfitimet dhe nevojat e burses ne ekonomine  tregut, ngase ekonomia e tregut pa bursen nuk shkon. Cka ketu qe i perngjason enderres? Dhe nese edhe Republika Srpska ka bere bursen e vet- pse s'mund e bejme ne?!

Burim,

Dakort me idene e autorit, thjesht nuk eshte dicka e re. Ajo qe nevojitet, pervec deshires se mire, eshte nje llogaritje  e perftimeve te mundeshme, pastaj e pengesave, dhe ne fund nje plan veprimi.

Enderra kemi te gjithe, por per ti realizuar nuk na mjafton vetem deshira e mire.

 

Po të kishim pasur tregje kapitali dhe bursa, procesi i privatizimit në trojet tona në Ballkan do të kishte qenë vërtetë transparent

Teze interesante..vetem transparenca do e kthente 'specialistin' ne Ministrine e Finances ne 'reverse investment banking analyst'. Thjesht 'pjesa' e ndermjetesit do dihej publikisht.

Besoj qe autori ka te drejte: si mund te pretendosh te perfundosh tranzicionin prej nje sistemi ekonomik te centralizuar ne kapitalizem kur nuk ke treg kapitali ku kursimet personale shkojne drejt biznesesh me plan te qarte zhvillimi dhe te audituar imtesisht? Sidoqofte, milioneret 'e bom vet' te Amerikes nuk eshte e thene ti shtojne dicka radikalisht pozitive mix-it te deritanishem ne Shqiperi.  

 

 "...SHBA-ja dhe vendet europiane pritet të përjetojnë rritje të GDP-së rreth 3 për qind..." 

Ketu do ta kundershtoja pakez Uken, se rritja pritet jo me shume se 1-2%, biles kjo e thene ne terma shum optimiste, se disa eksperte te bankave qendrore, parashikojne nje rritje prej 0,4-0,5% . 

Sa per tezen e tij, nje burse per dy vende, kjo eshte e parakoheshme. Shqiperia duhej te persoste bursen e vet te Tiranes. Une iu kam ofruar ndihmen time drejtuesve torrollak shqiptare (te te dyja kraheve) per persosjen e burses, zhvillimin e saj dhe te ekonomise shqiptare, biles kam nje valixhe me letra se si mund te zhvillohej ekonomia e Shqiperise, mirpo siç duken bathet, kafshet qe drejtojne vendin tone, jane te zene me punet e tyre, me pislliqet e tyre, me firmat e tyre, me interesat personale te tyre,  dhe jo me punet/interesat e Shqiperise. 

Baca Uk' i shkreti hala se paska kuptue se n'Kosoven e sotit zhvillimi ekonomik s'ka perparsi aq sa ka stabiliteti makro-ekonomik' nen diktatin e FMN-se.

Nese krijohet njilloj burse ku te dy shtetet do t'marrin pjese, cfare roli do t'luan shteti...?

Shqiptaret nuk guxojne me vone bast per ndeshjen Tirona-Kavaja, se shitet ndeshja per dy kapuqino, ky daku flet per burse! smiley

Me bo "ish" pa pas pula i thojne ktij muhabeti! smiley

 

P.S.

Vras mendjen, kush do i kapi ato "inside traders" ne Shqipni?

Ina Rama?

Hihihihi! smiley

Kur do te fillojme te pushojme te jemi cinike? Te gjithe e dime se gjerat jane keq, por ato duhet te ndryshojne. Ne fillim eshte ideja, pastaj vjen veprimi. Edhe shqiptaret do te ndryshojne- si gjithe bota. Nese nuk ndryshojme ne- do na ndryshojne pasojat e mosndryshimit. Nuk i rrezuam diktaturat per dekada e dekada, por cmimin po e paguajme ne dhe do ta paguajne edhe femijet tone. Sepakut le t'u mundesojme femijeve te femijeve te mos paguajne borxh te gjysherve dhe baballareve. Autori, sic me duket mua, ne artikull flet per perfitimet dhe nevojat e burses ne ekonomine  tregut, ngase ekonomia e tregut pa bursen nuk shkon. Dhe nese edhe Republika Srpska ka bere bursen e vet- pse s'mund e bejme ne?!

Sepse ne nuk jemi Republika Srbska, prandaj!

Ne jemi shtet, per dy vjet behemi 100 vjet shtet! Nuk kemi nevoje me i provu njeriu qe jemi shtet! As nuk kena nevoje me i kerku falje njeriu qe nuk i kemi do gjona sic i ka Oksidenti!

Cfare do shitet tek kjo burse?

Aksionet e cilave kompanive? Cilat kompani shqiptare paskan nevoje per kapital qe nuk e sigurokan dot nga bankat?

Apo kot, kshu, burse si gjithe bota?

Rri er burre, mos bohemi pre e ideve megalomane!

Eshte shume gje e mire me pas ide, por ide qe te kene nje fare dobie, dhe qe i pergjigjen nje nevoje konkrete!

Psh, a nuk do ishte mire qe Shqipnia te kishte nje spital me ngrofje, dhe me hale t'pastra, mu sic (mendoj une) i ka Mali i Zi, apo Maqedonia?

Une po t'them: shteti yne nuk ka fuqi me kriju besim tek qytetaret e vet per pune futbolli! Vejne njerezit baste vetem per ndeshje te huaja ku mundesia e shqiptareve per te manipulu rezultatin eshte minimale!

Robt nuk guxojne me cu nje dokument te rendesishem me POSTE, nga frika se nuk do i mberrijne ne dore njeriut te vet, ju flisni per burse!

Sa per ate, qe ekonomia e tregut nuk funksionon pa burse, hera e pare qe po e degjoj vallaj!

Hajt mo! smiley

Zoteri apo zonje- si te jeni- me kesi lloj mentaliteti veshtire se dalim nga shekulli 19-te ku jemi katandisur. Nese per asgje tjeter- bursa do te kishte qene 1000 here me e mire se sa privatizimi allakallafatce qe u be si u be, por ky autori, qe eshte shqiptar si ti, duket se nuk e ka pasur per njerez si ty.

Normal qe nuk e ka pas per njerez si mu! smiley

Ti mos u nxef kur robt jane skeptike ndaj ketyne ideve qe i paskan zbatu n'Republika Srbska! smiley

E tash, qe privatizimi u kry, per ca na vyn Bursa qe u dashka bo n'2010-ten?

Hala nuk m'ke thone se CILAT kompani do dujne me ngrejte kapital n'Burse, dhe se SI do kultivohet besimi i robve tek ky institucion?

P.S.

Bursa e Tiranes egziston, ka nja 10-15 vjet!

E ngrefi ai rrushi tjeter, qe takoi Millosheviqin! E ngrefi, kshu, per pordhe, packa se drejtoret dhe, kushedi edhe stock-brokers e marrin rrogen sot e gjithe diten!

Kompanite e listume ne kete Burse?

Zero! smiley

Ja ta themi qe ka i cik te drejte ai robi me siper sepse nja dy gjela sa per fare ka. Skepticizmi po qe do vashdoje, po fare mire nja dy tre kompani sigurimesh edhe mund te listohen, nja dy tre cope compani celularesh po,  OSSH , mundet, ca hidro qe do behen po.

Pra jo me kembet e para e kam fjalen. smiley

po fare mire nja dy tre kompani sigurimesh edhe mund te listohen,

E pur nul est o Kothe vllaji! Kush i pengon? smiley

p.s.

Se u bo sikur une jam armiku i burses!

T'a bojne o vlla, ta bojne! 

Vetem mos lujne me pensionet e plakes teme aty ne burse! smiley

Gzur Vitin e Ri Kothe! smiley 

Cilat kompani shqiptare paskan nevoje per kapital qe nuk e sigurokan dot nga bankat?

Ne fakt kapitali i tregut te kapitalit eshte 'cheaper'. Nuk eshte eshte puna te mundesia per te gjetur kapital, por per ta gjetur ne menyre sa me efikase (dmth te mos paguash 20% interes te bankat ne Shqiperi per working capital needs)

Ne fakt kapitali i tregut te kapitalit eshte 'cheaper'.

All things being equal...tha! smiley

 

P.S.

Shqipnia nuk ka STACION AUTOBUZESH!  Ka vende "mutually agreed upon", ku njeriu nuk e di se cfare ore niste autobuzi per n'Delvine!

Nisen me tahmin! Kur t'mushen! Inshalla!

That's an idea for the New Year! smiley

Nese krijohet njilloj burse ku te dy shtetet do t'marrin pjese, cfare roli do t'luan shteti...?

Baca Uk s'ka luftue per 2 shtete por per 1. Ne nje sistem kapitalist ekzistenca e nje burse per 2 shtete efektivisht shkakton 'bashkim'.

Nuk e kisha per ate...po masi e permende 'bashkimin', edhe kjo pike asht sadokudo diskutabile. Ka me i bashkue kjo burse masat apo ca grupe njerzish (oligarke) me interesa t'perbashkta? Une e kisha fjalen per rolin e shtetit dhe cashtjen e regullimit...kush do ta zbatoje ligjin ne Wild Wild West...? Charles Bronsoni aaa?

 CILAT kompani do dujne me ngrejte kapital n'Burse, dhe se SI do kultivohet besimi i robve tek ky institucion?

Pyetje me vend. Sidoqofte, krijimi i nje burse qofte edhe thjesht si 'ushtrim' do ishte i vyer pasi del komplet shteti i Shqiperise dhe i Kosoves lakuriq. Dmth njerezit do ndergjegjesohen qe jetojne ne ndarje administrative te falimentuara.

Ka me dhjetra kompani qe mund te listohen si ne Kosove si ne Shqiperi qe kane vlere mbi 100 milione euro, por kjo nuk eshte esenca e ekzistimit te burses. Bursa ofron likuditet dhe transparence dhe shume e shume gjera tjera te mira. Tash ju keni te drejte qe njerezit si ne cdo gje tjeter mund te tentojne te bejne manipulime, shkelje dhe gjera kriminale. POR PER KETE ESHTE LIGJI. L-I-GJ-I. Kur te pranojme ligjin do te perparojme- dikund duhet nisur.

Ka me dhjetra kompani qe mund te listohen si ne Kosove si ne Shqiperi qe kane vlere mbi 100 milione euro,

 

Jo vallaj, kete e kam te veshtire ta besoj. Mund te kete nja 5 a 6 por te thuash "me dhjetra" eshte teprim. Megjithate, kjo eshte anesore, xhiro vjetore nuk eshte kusht per te qene ne burse.

Thashe ne Kosove dhe Shqiperi. Jane sepakut 10. Ti tash nese do numeroji.

Mire mer, po qeka me "po deshe" puna po e lejme fare smiley

P.S. Zakonisht neper diskutime ku ka njefare etike s'i thuhet tjetrit "po deshe" si femije. Gjithashtu, zakonisht, provat i sjell ai qe paraqet idene. Me te mira.

Po mire, e zejme se ka!

A kane shfaq ndonje interes keto kompani per treg liquid kapitali?

A kane ndonje nevoje keto kompani qe per hir te "cheap funds" po te shkojme me idene QA-se, te detyrohen te hapin librat publikisht due to full disclosure?

Dhe, ne fund te fundit, nese e kane pas kete nevoje, pse nuk e kane bo deri tani?

Aty pra eshte Bursa e Tirones! 

Le të urojmë që viti 2010 do të jetë vit i kthesës së ekonomisë botërore dhe shqiptare- viti i bursës së parë shqiptare. Gëzuar

Gezuar dhe ty Uk per shume vjet, qofte 2010 viti i realizimit te endrrave te tua, si atyre me burse dhe atyre me nje Shqiperi ne EU, gezuar!

A kane ndonje nevoje keto kompani qe per hir te "cheap funds" po te shkojme me idene QA-se, te detyrohen te hapin librat publikisht due to full disclosure?

RusAl-i i Deripaskes sapo u listua ne Hong Kong. Besoj interesat e nje oligarku rus jane te njejte me ato te nje oligarku arrnaut. Nqs, psh, trashen shume e s'dun me u mor me day-to-day mgmt le ta listojne kompanine, te morin ato paret, ene te pirdhen mu n'te.!smiley

Me sa di une ato kompanite shumemilionshe shqiptare jane te bazuara ne partnershipe midis aksionereve private. Ata me mire preferojne te marrin kredi nga bankat sesa te humbin kontrollin e kompanise duke e bere publike. Pastaj legjislacioni yne shume pak gjasa ka te vihet ne jete dhe zbatohet.

dajoshi- merri shembull izraelitet- si i kane bere miliardat? natyrisht me seshumti permes burses...si? ti i liston ne burse le te themi 80% te aksioneve te kompanise dhe merr parate per to te cilat i investon ne rritjen e biznesit dhe ne te njejten kohe te rritet vlera e 20 % te aksioneve qe i ke ne pronesi...kjo cfare thuani ju eshte- le te jem une me mire pronar i 1 nje kompanie me vlere nje milion te cilen e kontrolloj 100% se sa i i 20% te aksioneve qe do te jene vlere 2 milion nese vlera e kompanise rritet ne 10 milion...nuk po vazhdoj me shume se ketu shihet ka mjaft persona qe kuptojne bursen dhe nuk kam kohe te bej shpjegime specifike, por eshte mire te fillojme dhe te ndryshojme mentalitet sepse e tere bota keshtu eshte zhvilluar dhe po- edhe shume biznese bien se ne burse nuk mund fshihesh prapa monopolit etj sepse te vjen ai tjetri me konkurrence dhe te hedh ne bakrot- c't'i besh neve na pe;qen status quo- e ate bursat dhe kapitalizmi se lejojne, por per kete nje here tjeter- ktij Lushit bravo se ka nisur kete teme- shpresoj se Berisha sic e beri rrugen e kombit do ta beje edhe bursen e pare funksionale shqiptare, per te cilen Lushi ka te drejte qe thote se eshte mire te jete ne Prizren sepse percon sinjal se jemi nje komb, nje treg, nje ekonomi, nje force.

Burim, qesh tuj thon jom dakort me ty deri kur arrita tek "Berisha sic e beri rrugen e kombit do ta beje edhe bursen e pare funksionale shqiptare.....". Rruga e leshit eshte nje vrime e zeze qe nje zot e di se si do rendoje mbi ekonomine e Shqiperise. Bursa kurr mos u bofte po qe se do behet si rruga e .....

e mora shembull sali berishen se  eshte kryeminister aktual- per mua emri i KM-se lete jete edhe edvin lavatricja se nuk merzitem- kryeministrat vijne e shkojne- ne duhet ta kuptojme se cfrae nevojitet jane institucionet se njerezit te gjithe jane vdekshem dhe s'pjerdhi se eshte salua apo edvinoja- te dy maloker jane- na nevojiten ca te zgjuar qe do nderrojne kombin jo keta tuhafet- prandaj mos u lidhni per berishe, rame, tahcer, sejdier e ahmeter se keta na kane teguar se sa dine e munden- po monedoni per gjeneraten e ardhme

shpresoj se Berisha sic e beri rrugen e kombit do ta beje edhe bursen e pare funksionale shqiptare

Shpresoj qe jo..se rruga e kombit eshte nje Dallaver Kozmik i Pafalshem.

Shqiptart e Kosoves, e masin rritjen ekonomike me sa KM rruge asfalltohen gjate atij viti. Budallaki, se jo mahi!

uhmm - kjo eshte komplet bull$h1t

kapitali nuk ka nevoje per burse qe te gjeje rrugen tek kompanite qe kane nevoje per kapital. Kapitali e gjen rrugen tek nje kompani nepermjet transaksioneve private pa problem fare, x lek per y pjese te kompanise. Nuk ka nevoje per burse.

Bursa eshte komplet ne varesi te transparences e cila, ashtu si dhe e thote dhe mrroklla ne menyre pikante, nuk ekziston ne shqiperi. Ne shqiperi ekzistojne gjera, si psh, ose ma shit biznesin mua (per nje cope buke), ose me paguaj gjobe kaq (shume here me shume se nje cope buke) ose nje plumb koke. Kshu shikoj/degjoj nga njerezit qe duan te hapin biznese pa qene te sponsorizuar nga Berisha (dhe shpura) apo Rama (dhe shpura).

Nderkohe, para se te hapet bursa, mbase hapet nje cike qitapi i rruges se atdheut, ku besoj vetem dollarkorreset e berishes ecin deri me sot.

p.s. c'u be me ligjin e marteses se homoseksualeve. ja, sa te zgjidhet ajo pune dhe kjo puna e burses dhe u be shqiperia.

kapitali nuk ka nevoje per burse qe te gjeje rrugen tek kompanite qe kane nevoje per kapital.

Kjo mund te jete e vertete, po dikush ne Prizren ka nevoje te jape nje godine me qera! smiley

 

shpresoj se Berisha sic e beri rrugen e kombit do ta beje edhe bursen e pare funksionale shqiptare, per te cilen Lushi ka te drejte qe thote se eshte mire te jete ne Prizren

Mos ja fusni kot tani. Bursa sherben qofte per eficence qofte si njesi matese e shendetit te vendit. Kta 'shqypecat' milionera nqs sdun me hap treg kapitali, te mos hane 'moot' duke kerkuar sistem kapitalist. Apo kapitalizmi qenka vetem per te varferit keshtu?



Si ai llaskuci i IPKO-se qe e kishin ftue n'TOP Show me shit pallavra!

artikulli harron te permend dhe anashkaloje nje nga faktoret me kryesore te falimentimit te kapitalizmit dhe situates ekonomike ne mbare boten (qe nga momenti qe po te mos nderhynte fuqishem shteti ne perforcimin e trareve mbajtes te ekonomise dhe si rrjedhoje te ndalonte shkremboqjen e frikshme te vetes se tij dhe sistemit, ky i tanishmi mund te jete cfaredo, vetem kapitalizem NUK eshte) qe eshte Wall Street-i i famshem me grykesine e paskrupullt dhe  predikimet e tij ne boten financiare.

si mund te ndertosh nje burse ne nje vend ku faktori me kryesor: stabiliteti politik dhe niveli i korrupsionit eshte i krahasueshem me vendet afrikane?

Thjesht, dic e pamundur njehere per njehere!

E sa per kapitalin e tregut, oligarket Shqiptar (si Behgjeti) do t'bajne sic kan ba gjithmon...kerkojne per te jasht Shqipris/Kosoves.

Meqe qenke ne Sh.B.A., po marr si shembull NYSE (shkurtimisht per New York Stock Exchange). Ti mendon qe ne 1800 nuk kishte korrupsion dhe mungese ligji ne Amerike? Nese mendon keshtu, te lutem shko lexo ca libra/artikuj historie Amerike, ose shiko ndonje dokumentar - ose edhe filma te tipit "Gangs of New York".

Po pse ne ne kapitalizem jemi qe te kemi burse per kapitalet? Une mendoj se pak nga pak do te perfundojme ne sistemin e shehikeve, ku familja e shehikut Sali el-berisha do te kete prone te sajen gjithe shqiperine. Prandaj nuk duhet bursa e kapitaleve, por ka per te lulezuar bursa e qirave te shehikut Sali.

Po pse ne ne kapitalizem jemi qe te kemi burse per kapitalet? Une mendoj se pak nga pak do te perfundojme ne sistemin e shehikeve

Hajde se dhe sheiket kane burse. Shih Emiratet e Bashkume. Krijimi i burses, e ritheksoj, eshte nje ushtrim i domosdoshem per te pare vertet se c'sistem eshte ngritur. Nuk eshte puna se kapitalisti i Shqiperise nuk ka nevoje per kapitalin (lexo kursimet) e Shqiptareve. Ai thjesht e gjen me lire sesa c'mund te japin bankat nga tregu i zi.

Per aq kohe sa nuk ekziston nje burse publike (sic sugjeron Uka), nuk mund te kete kapitalizem.

Guvernatori i Bankes se Kosoves dje ne nje interviste per Zeri-n e Prishtines deklaroi se do te duhej te formohet nje burse rajonale mes Kosoves, Shqiperise, Maqedonise dhe Malit te Zi. Gjithesesi duhet qe shqiptaret te kene nje burse nacionale perpara se te mendojne per nje me te madhe rajonale. Kur te fitojme pervojen dhe diturine atehere po.

Gjithesesi duhet qe shqiptaret te kene nje burse nacionale perpara se te mendojne per nje me te madhe rajonale. Kur te fitojme pervojen dhe diturine atehere po.

Jo domosdosmerisht. Bursa eshte burse..sa me e thelle dhe e gjere aq me mire. Perndryshe me vetem me 10 tituj (sa mund te nxjerrin potencialisht Arrnautet) nuk do ishte shume eficente per lojtarin.

Na falni se ju kom ngatarru me lajmin qe solla per Stream Oil me siper. Qenka 'private placement' (allishverish alla Arrnautce) e jo public offering.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).