…Një somalez me sopatë ne dore kërkon të vrasë një  karikaturist në Danimarkë. Kurt Westergaard që  ka karikaturuar  tërë jetën u bë I famshëm  me artin e tij satirik  te tipit “jam ne vendin tim e bëj si te dua, po stë pelqeu ik”. Shumkush mund te ndaj me të të njejtin mendim, si shprehet dhe ai, shume miq te tij e kanë përgëzuar. Shume kush mund te ndajë tragjikisht mendimin ekstrem te somalezit me sopatë ne dore. Një fatkeqsi  kjo.  Por tipi i cili hyri ne shtëpine bunker te ruajtur me se miri, sa u kap deklaroi me shpejtesi se ishte i Al Kaedes. Nuk kishim dyshim…

 

Një nigerian …, te cilin marrim vesh më pas se CIA e dinte mire se kush ishte dhe cfare planesh kishte, per te cilin i ati i  tij u  kishte thënë amerikanëve …. “Ruajeni se nuk është ne metro” mbushi te mbathurat me ku di unë se cfare dhe arriti te digjte vetem menderin e tij shyqyr Zotit. Nje I njohuri im qe po kryen “detyrimin  e tij me shoqërine” per trafik nderkombetar lendesh narkotike me habine “profesionale” ndërsa degjonte keto lajme pati thënë “si ja bëjnë mor vlla, ne për një dyshim nuk na ndahen tërë jetën deri sa të na kapin ndersa kto flasin ne telefon, bejne deklarata, e kalojne pako e pluhura e nuk I kap dot gjith kjo CIA.” Ndoshta Arma e karabiniereve fqinje është më e sofistikuar. Ok, ky I cmendur vetflijues sapo u kap I mbushi sërish breket si duket dhe tha me shpejtësi se është I Al Kaedes, dhe tregoi ku kish qenë e ku ishte stervitur. Papritmas ne hit- paraden e vendeve armike kaloi ne vend te pare Jemeni… nje grumbull rëre në fund te gadishullit arabik, një vend me I rrenuari ne katraurën e vendeve arabe.

Ambsadat u mbyllën ne Jemen, amerikanet dhe anglezet te paret. Megjithse gazetat ne Shqiperi nuk e kane perditesuar lajmin akoma, amerikanët i hapen serisht, italianet thanë ne jemi të sigurte, francezët e mbyllen pasi e rihapen amerikanet… shteti i Jemenit u zu ngusht, tha bjeruni kujt te doni un sdi gje. Obama cmimi i fundit nobel për paqen e hapi 2010 –en me era luftë. Mjaft simbolike, ndoshta pushteti qenkëshka I tille, ndoshta paqja alla amerikana qenkëshka domosdoshmerisht pjelle e luftes. I thinjur pernjëherësh, I skandalizuar nga siguria e supershtetit -  xhandar te botës, Obama foli me bushimzat qe pothuaj ishin harruar. Duket se dhe ai tashme është bindur nga ata rreth tij se lufta është mjeti qe duhet. Që pritshmeria e paqifistit ndryshoi kur iu desh te përvishte mëngët ne dosjen më djegëse qe ka ne duar, Afganistanin,  u vu re. Dhe tashme puzzle-i  afgan është komplikuar ndjeshem. Në kohen e qasjes bushiste “o me ne o kunder nesh” ne Afganistan kishte ose pro amerikane ose malokë koketrashë te pabindur anti amerikanë. Sot Afganistani është një miks korrupsioni miliardash, fabrika me e madhe e heroines se botes, interesa te medha ne zona influence, një risiko agjentaturash te huaja ku ndarja në partizanë e gjermanë është kthyer në një lojë hijesh ku në sulmin e fundit kamikaze mbi 7 agjente kryesore te CIA-s dhe nje super agjendi jordanez, mu brenda ne bazen e inteligjences së zonës, per me teper nga nje informatory qe punonte per CIA-n, i njollosi mendjet e analisteve. Kunderspiunazhi taleban ka superuar të shume - lavderuarit kunderspiunazh jordanez dhe mjeshterit amerikanë??? Apo dicka tjetër!? Sidoqofte kjo ngjarje është tepër e rëndësishme.  Njeriu që punonte per CIA-n ishte në të vertete duke I sherbyer me kohe anës tjeter!? Kjo është nje ceshtje tjeter, po e preka per te treguar se sa jane komplikuar kartat ne loje.

 

Debate nuk eshte vetem politik. U rizgjuan zerat e post 11 shtatorit. Klima po behet tragjikisht e ngjashme. Tensioni popullor dhe psikoza e frikes jane gati per nje shenjester te re… une I trembem me shume kësaj. Sespe më kujton një teori politike ku thuhej se sistemet totalitare dhe diktatoriale ne fazen iniciale ngrihen mbi psikozen e frikes në shoqeri, qe justifikon lëshimin e disa te drejtave për një siguri më të madhe…

Ateiste e konservatore kane filluar mediatikisht fushaten anti islam dhe betejen e pafundme te kryqezimit të islamit me shembujt e somalezit dhe nigerianit. Keta islamike pandreqshmërisht te paintegrueshem, mbartës të së keqes bëhen dru per zjarrin e ekstremisteve, fondamentalisteve ( qe megjithe se keta 8 vjetet e fundit ja kemi bashkangjitur islamisteve , është rrezikshmerisht present ne nje pjese te mire te konservatoreve dhe ateisteve kristiane).

Ne Foreign Policy është ndezur debati  mes Sam Harris dhe shokeve te tij atesite dhe Karen Armstrong, studiueses më të njohur te islamit ne perendim. Akuzat për injorance, e mos tolerance te kalibrave te tille tregojne qarte që ceshtja ka implikime te mëdha intelektuale. Dhe jo vetem ne kontinentin e ri. Ne te vjetrin 500 komente vërshuan nga lexuesit ne pak ore ne mengjesin e sotem ne sitin e gazetes Il corriere della sera. Aty me pare kishte shkruar Tito Boeri nje profesor ne Bocconi, duke kritikuar kush nxit urrejtje fetare e ndjell mos pajtueshmerine e integrimit si vlere te qyteterimit te sotem. Giovanni Sartori dhe ky nje profesor ne shkenca politike,  intelektual I kalibrit te madh ne Itali,  po me te njejtat tone si ne rastin e Foreign Policy  I hakerrehet me ironine e pamungueshme qe sjell ngarkesa emocionale per tema te nxehta si Islami duke e bere sot te qarte qe jemi perballe nje argument kompleks. Armstrong thote qe ju quani islam armik dicka qe nuk eshte aspak islam, Harris pergjigjet se i eshte fyer njohja e tij mbi fushen, dhe se nuk eshte dakort qe feja eshte vlere e qyteterimit apo eshte vlere sa punet e shtrigave e besnyterive te tjera pagane. Ndersa Boeri kritikohet nga kolegu i tij ( jane te  dy antare te te njejtes oragnizate intelektualesh ne Itali) per naivitet ne pozitivismin e tij ndaj islamit dhe besimin e tij  ne nje bashkejetes te mundeshme. Obama terhiqet nga Iraku e ngulet ne Afganistan, angjente te Cia-s dalin se punojne per “kunderspiunazhin” taleban, Jemeni mik I Kines ne lindjen e mesme  kercenohet per sulm, e po ate dite ne kulmin e alarmit te agjentaturave te huaja dhe Jemenite shteterore, ne Jemen ushtrise i humbasin 6 kamjone me eksploziv…6  kamjone!

 

3 Komente

shume informativ shkrimi.. good pace.. good observation.. good work. e vetmja gje qe do sugjeroja jane link-et.. ne te ardhmen.. tek tuk kshtu nanje te rendesishem.

Amerika, po harxhon aq shume para ne Afganistan, sa do ish bere me kohe sigurimi shendetesor i ter amerikanve. Lind pyetja se pse po harxhohet kaq shum, pse kaq shum shpenzime. Mos valle shum amerikane, shum firma, kane gjetur fushen e diamantit per tu pasuruar ne menyre abuzive. Me siguri keshtu duhet te jete. Nuk jane pa gje ter ato investigime gazetaresh atje, qe kane zbuluar korrupsion galopant n'mes Pentagonit dhe Afganistanit.  

corriere della sera   corriere.it

foreign policy   foreignpolicy.com

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).