Koha Ditore

Prishtinë, 4 janar - Kryetari i Serbisë, Boris Tadiq, tashmë ka paketuar valixhet, bashkë me truprojat e tij të armatosura, dhe është bërë gati të vijë në Kosovë, për një vizitë dyditore, në Osojan dhe në Manastirin e Deçanit. Tadiqi, i cili edhe më parë ka qëndruar në Kosovë, të cilën vazhdon ta quajë pjesë të Serbisë, asnjëherë nuk ka kërkuar leje për vizitë nga autoritetet e shtetit të Kosovës, por ka insistuar se mund të vijë në Kosovë sa herë të dëshirojë. Edhe kësaj radhe ai duket se ka informuar vetëm Zyrën e BE-së në Beograd për intencën e tij, ndërsa kjo zyrë e ka përcjellë këtë informacion tek përfaqësuesi i BE-së në Prishtinë, i cili më pas e ka përcjellë atë tek Qeveria dhe Presidenca e Kosovës. Këto të fundit, siç merr vesh “Koha ditore”,  ende heshtin për vizitën e kreut serb, duke u fshehur prapa pushimit të zgjatur të fundvitit, ndërsa nëse përvoja nga e kaluara përsëritet, gjasat që institucionet shtetërore të Kosovës t’ia ndalojnë ardhjen Tadiqit janë kurrfarë!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).