Kryeministri Sali Berisha ka vizituar zonat e permbytura nga lumi Mat. Kreu i qeverise eshte ndalur ne komunen e Dajcit, ku ka theksuar se zona ndodhet prane nje katastrofe.

“Po menaxhojme situaten, por nuk na favorizojne kushtet atmosferike. Jemi ne prag te nje katastrofe reale. Duhet te behet urgjent evakuimi”, ka deklaruar Berisha.

Ne Dajc ndodhet edhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila u ka bere thirrje banoreve qe te pranojne evakuimin.

“Iu lutem banoreve te Dajcit qe te largohen nga banesat”, ka deklaruar kryeparlamentarja.

Me heret, Kryeministri Berisha inspektoi zonen e permbytur nga batica e detit ne ishull-Lezhe. Ne kete zone, ku deti eshte bashkuar me lagunen, po ngrihet nje argjinature e re per te mbrojtur disa dhjetra shtepi te reja te rrezikuara nga ndonje vale tjeter kercenuese.

Prita eshte e perkohshme, por sipas kryeministrit, po behet studimi me asistence europiane per nje argjinature perfundimtare. Megjithese koha nuk eshte e pershtatshme per te gjetur shkaqet. Kryeministri Berisha, pervec kushteve te keqija natyrore, nuk perjashtoi edhe nderhyrjen shkaterruese te njeriut per situaten e krijuar ne zonen e Lezhes.

Ne keto kushte ku reshjet do te jene te vazhdueshme dhe te rrembyeshme, nje gje tjeter eshte e sigurte, shkarkimet nga hidrocentralet do te vazhdojne, gje qe do te thote se rreziku i permbytjeve te tjera eshte krejtesisht i mundshem. Kryeministri e pohoi kete kur inpsektoi argjinaturen e lumit Mat, ne afersi te Milotit, nje zone qe konsiderohet e sigurte, per shkak te 11 kilometrave te reja argjinature.

Berisha garantoi se edhe perpara nisjes se vrullshme te reshjeve hidrocentralet jane menaxhuar nga specialistet sipas te gjitha rregullave, duke hedhur poshte zerat kritike te opozites qe fajesojne qeverine per tejmbujshjen e hidrocentraleve gjate dhjetorit dhe shkarkimin e mejehershem dhe me vonese te tyre, c’ka sipas opozites ka shkaktuar permbytjen e zonave.

 

 

Foto Arben Celi/Reuters - 4 janar 2010. Trupa te ushtrise shqiptare shperndajne ushqime tek banoret e bllokuar nga uji ne Obot te Shkodres.

 

58 Komente

20-vj pa grasatuar portat e shkarkimit!!!

dhe ky prifti ka qene drejtor i KESH-it dhe me qeverine socialiste!!!

Kane heq gjithe specialistet nga puna dhe kane vene ne vend te tyre qafleshet-militantet, a thua se digat jane dopjo ponci te selia perball PD!!!

Ku jane more ata qe i dolen ne mbrojtje "gojshtremberit", qe blinte energji nga jasht dhe para nje jave kur hidrocentralet ishin ne kuata maksimale!!!

Kuje more pis milet,

vendi ne buz katastrofe nga njerez me buze te shtyrembura!!!

Ku jane mo,

he te fillojne te tregojne sa vjet kane ato porta pa grasatuar,

se ky gojshtremberi s'ka goje te flasi, se ka qene Drejtor i KESH-it dhe ne kohen e Nanos!!!

Po mos blejne energji nga jashte shtrohet pyetja "pse u futen ne krevat me salen?" Per ate perqindje qe fusin ne xhep, jo vetem qe e lejne vendin ne katastrofe po rrezik dhe salen e lejne t'jua boje pisllikun nga mbrapa pa lubrifikim...

ushtria e nato-s, me varka me lopata thuaj!!!

 Kjo nuk eshte ngrohja globale por nje keqmenaxhim nga militantet partiake qe jane ne poste te rendesishme qe lidhen dhe me sigurine kombetare te vendit.

Njerzit qe i projektuan keto vepra jane pa pune sot. Kjo eshte lemeri fare.Edhe kur HEC kishin uje ne nivele te kenaqshme turbinat nuk punonin se donin te kishin nivele max ne liqene dhe ne te njejten kohe importojne energji. Tani mundohen te hapin portat dhe si hapin dot.

Na tmeruat me kèto alarme ...po lexoj shumè parashikime ogurzeza..por nuk na thotè dikush se sa shi ka rènè realisht gjatè kèsaj jave ose kètij muaji nè shqipèri qè tè pèrligj gjithè kètè alarm? njè pèrgjigje mund ta japè shèrbimi sinoptik nè shqipèri...dhe ishalla pushojnè shirat dhe mbaron me kaq!!!

Sipas specialisteve mungesa e plotesimit te investimeve, mbyllja e instituteve qe merreshin me studimet qe parashikonin dhe parandalonin keto fenomene, ndertimet pa kriter ne zone, papergjegjshmeria infantile, abuzimi pa kriter me lumenjte etj. Katastrofa me madhe eshte akoma drejtimi i ketyre institucioneve, qe kane pasoja per sigurine e njerzve nga te njetet njerez te pangopur qe te vetmin flamur kane astarin e xhepave te tyre.

(Marre nga Shekulli)

Qeveria kujtohet për ing.Cicon

Zyrtare te larte te qeverise kane kerkuar sot me ngulm, ne menyre jozyrtare prane redaksise se Shekullit adresen dhe menyren e kontaktit te inxhinier Dhimiter Cicos.
Z.Cico i cili ishte i ftuar sonte ne mbremje edhe ne emisionin Faktori Plus, ne intervisten e tij ribotuar ne Shekulli ne 1 janar, jep nje alarm te alarm te jashtëzakonshëm.
Dhimitër Cico, njeriu që plot 21 vjet më parë ishte një nga autorët e projektimit dhe montimit të portave në hidrocentralin e Komanit. Një punë e vështirësisë së epërme, nga e cila i ka mbetur si kujtim një çmim Republike, një nga dekoratat më të larta që jepte dikur regjimi komunist. Sot profesionist i lirë, Cico shtyhet dhe më tej, kur thotë se një situatë e ngjashme është dhe në dy hidrocentralet e tjera, në Fierzë dhe në Vaun e Dejës.

Ai pohon se e ka shprehur shqetësimin e tij ku ka mundur, por askush nuk i ka kthyer përgjigje. E ka ndarë me kolegët e tij, me zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar, por i është përgjigjur vetëm heshtja. Shteti u kujtua per te vetem sot, (intervista eshte botuar per here te pare nje muaj me pare, nderkohe qe apelet e inxhinierit prane zyrtareve kane qene te shpeshta dhe me te hershme se intervista - por kane rene ne vesh te shurdhet).

****
INTERVISTE

Kush është inxhinieri Dhimitër Cico?

E kam të vështirë, si çdokush tjetër, besoj, që të flas për veten. Në kohën tonë, CV-të, siç i quajmë sot, na i bënin të tjerët. Mund t´ju them që kam kaluar tërë jetën time nëpër kantiere ndërtimi, kryesisht në hidrocentralet e veriut. Kam punuar si projektues dhe ndjekës i cilësisë së punimeve në hidrocentralet e Vaut të Dejës, Fierzës, Komanit, Banjës, në ujëmbledhësin e Bovillës e të tjerë. Kam pasur fatin e pakrahasueshëm të punoj me profesorët e mëdhenj të ndërtimit në Shqipëri, me Farudin Hoxhën, specialistin e digave, Egon Gjadrin, specialistin e tuneleve, Petrit Radovickën, projektuesin e kaskadës, Thoma Meksin e papërsëritshëm apo dhe me mjeshtrin e turbinave Mihal Jorgoni. Nuk dua të bëj lista, sepse pastaj do të më duhet të përmend emër për emër të gjitha ata individë pa emër e pothuaj anonimë, kryesisht nga zonat e veriut, që kanë punuar në këto vepra me çmimin e sakrificës së epërme, që kanë punuar vërtet si skllevër, por plot nder, në kushte të paimagjinueshme.

Në vitin 1985, në kushtet e izolimit të plotë të vendit dhe në krizën ekonomike ku kishte hyrë regjimi, së bashku me një grup projektuesish, morëm përsipër të prodhonim në vend portat e remont-avarisë në Koman. Sot, kur Shqipëria nuk prodhon pothuaj asgjë, fjalë të tilla ngjajnë të çuditshme. Me çmimet e kohës, nga importi ato kushtonin mbi 8 milionë dollarë - sot disa fish më shumë - por ne mundëm t´i prodhojmë ato në vend për vetëm gjysmë milioni.

Çfarë janë këto porta?

Është e pamundur të shpjegohet me fjalë të thjeshta se çfarë janë ato dhe çfarë roli luajnë në hidrocentral. Teknikisht ato janë disa mekanizma gjigantë, me peshë totale 60 tonë dhe mekanizma ngritës me fuqi ngritëse 260 tonë. Në Koman janë 12 të tilla. Portat shërbejnë për devijimin e lumit, që të krijohen kushtet për ndërtimin e digës dhe veprave të tjera në kompleksin e një hidrocentrali dhe po ashtu, për shfrytëzimin dhe shkarkimin e plotave (prurjeve) të ujit në rastet e kalimit të niveleve maksimale në kupën e liqenit. Portat nevojiten për të bërë shkarkimin e ujit, në mënyrë që niveli i liqenit të mos kalojë mbi digë, sepse, në rast të kundërt, nuk do të kishte më digë e pasojat, pastaj, vetëm mund të merren me mend. Për funksionimin e këtyre portave ka një rregullore rigoroze, të miratuar që në ato kohë.

Në dijeninë tuaj, a është zbatuar rregullorja?

Mendoj që jo. Nga përvoja ime, por dhe nga kontaktet me kolegë të Akademisë së Shkencave që janë marrë me digat e larta, këto rregullore të shfrytëzimit dhe mirëmbajtjes, jo vetëm që nuk janë zbatuar, por ato me siguri i ka zënë dhe myku në sirtarët e arkivave. Unë po ju sjell për botim rregulloren origjinale të kohës për hidrocentralin e Komanit, që saktëson se si duhet të sillemi teknikisht me këto vepra. Por, nëse rregulloret them se i ka zënë myku, si specialist po ju them se portat e punës së remont-avarisë në këto hidrocentrale i ka zënë ndryshku. I ka salduar plotësisht ndryshku. Që do të thotë, nëse troket ora e ligë, kur të kërkohet që ato të vihen në punë, fatkeqësisht nuk do të funksionojnë e do të jemi përpara një katastrofe që, përballë saj, gjithçka e ligë ka ndodhur me këtë vend ndonjëherë, do të ngjante si ëndërr vere.

Cili do të ishte ky skenar i keq apo dhe më i keqi i mundshëm që mund të ndodhte në një rast të tillë?

Shpesh ne shqiptarët bëhemi trima pas lufte dhe të mençur pas kuvendit. Keni parë në filma se çfarë është cunami? Po, po! Pa asnjë ekzagjerim, Shqipëria do të goditej ndoshta në mënyrë të pariparueshme dhe me një kosto të paimagjinueshme nga një cunam i vërtetë uji e balte. Do të zhdukej ndoshta edhe Shkodra e Lezha, kurse viktimat në njerëz do të ishin si bilanci i shumë e shumë luftërave të marra së bashku. Po ju bëj vetëm një krahasim. Po ju kujtoj përmbytjen e disa lagjeve në Tiranë nga mosfunksionimi i portës së shkarkimit në liqenin artificial të Tiranës. Një portë e përmasave fare të vogla, diçka më shumë se një metër katror. Ajo që ndodhi në Tiranë, është vetëm miniatura e asaj që mund të ndodhë, nëse shpërthejnë digat e veriut në rast të mosfunksionimit të portave të hidrocentralit, kur të jetë nevoja. Është një reaksion zinxhir, që do të niste me shkatërrimin e digës së dheut në Fierzë e më pas me radhë, me digën e Komanit dhe të Vaut të Dejës. Dua të paralajmëroj për këtë rrezik maksimal që sot mund të duket i tepruar dhe i largët për të ndërhyrë sa jemi në kohë. Ndryshe, asnjë mendje njerëzore nuk mund të llogarisë fatkeqësitë që do të na bien të gjithëve në kokë. E bëj këtë alarm si shqiptar, si qytetar, si inxhinier, me shpresë e besim se dikush do të kujtohet që "lopët e arta" që na japin dritë nga veriu, nga pakujdesia kriminale njerëzore, mund të shndërrohen në dema të tërbuar që do të na shkatërrojnë.

Kjo që thoni ngjan si një skenar apokaliptik. Keni paralajmëruar më parë për një gjë të tillë?

Shpeshherë e kemi ngritur këtë shqetësim me kolegët dhe me ta kemi ngritur e pranuar të njëjtin shqetësim maksimal. Sot ka pak vend për zërin e shkencëtarëve dhe për ta, njëlloj si me doktorët, shoqëria kujtohet vetëm në momentin e fundit, ndoshta edhe atëherë kur e keqja ka ndodhur. Personalisht i jam drejtuar me shkrim Ministrisë së Energjitikës, por nuk kam pasur asnjë përgjigje. Asnjë reagim. Vendosa t´i përgjigjem pyetjeve tuaja, me shpresë, jo për të pasur një përgjigje vetjake, por për të gjetur një mundësi transmetimi të këtij paralajmërimi, jo për të folur për të shpëtuar shpirtin tim siç thoshin latinët e vjetër, por për të parë një reagim konkret përballë një rreziku që është konkret në çdo kohë. Nesër, dhe askush nuk mund ta thotë me siguri se kur mund të jetë kjo nesër, do të jetë vonë. Dhe atëherë nuk do të ketë kohë për të pyetur se cilët ishin fajtorët dhe pse ndodhi. Atëherë, lum kush të shpëtojë!

hajt ta shajme ket injgjinjerin se asht prej jugi, dhe ka emen grotesk

Tutje shejtan!

Impossible is Nothing smiley.

Zyrtare te larte te qeverise kane kerkuar sot me ngulm, ne menyre jozyrtare prane redaksise se Shekullit adresen dhe menyren e kontaktit te inxhinier Dhimiter Cicos.

Edhe sikur ky Cico të jetë mesia, kjo hapja e artikullit nuk lexohet. Zyrtare te larte, pa emer, na paskan vajtur tek Shekulli per te gjetur kontaktet e inxhinierit. Pordhe me rigon.

Kush e di a do t'ua kene dhene adresen?

Kemi pare permbytje ne cdo vend te botes dhe ketu ne SHBA jane te pervitshme.Pame edhe nje qytet New Orleans qe u permbyt sikur te ishte prej rere.Ne Europe gjithashtu.Por asnje nuk ka fajesuar qeverine sepse keto jane fatkeqesi natyrore.Ne New Olreans u fajesua bashkia per ledhet dhe qeveria qendrore per ndihmat qe nuk erdhen ne kohe.Por qeveria qendrore nuk i fajesua per fatkeqesine.

Ketu mesa po shoh ka nje gezim te fshehur, qe rreshjet po vazhdojne dhe po permbytin zona qe kane votuar per kete qeveri.

Qeveria fajesohet vetem nese nuk i pergjigjet situates se krijuar.Nese qeveria nuk po ben mjaf per te ndihmuar banoret,po te fajesohet qe cke me te se e ka per detyre te ndihmoje shtetasit e vet.

Por kur qeveria jote ( e shqiperise), per te fituar komisinin (10%) nga firmat serbe qe shesin energji (se ne deri para 5 ditesh blinim dhe jo pak), le pa vene ne pune hidrocentralet tona, deri ne ate fare feje sa te shkojne niveliet e liqeneve mbi normat e lejuara,

ca i thua ti kesaj,

Apo ngrohje globale!!!

jo mor trim i partise jo.Qeveria eshte per te parandaluar jo per te bere sherbime funerale.
Hapjai ieportave te hidrocentralit eshte nje veprim normal i parashikuar ne projekt  se prandaj jane bere per tu hapur.Kur eshte bere projekti eshte parashikuar gjithcka prandaj jane bere edhe vepra te tjera ndihmese per te mos krijuar permbytje.

Jane dy njerez kane pergjesgjesi direkte ,drejtori i KESH qe nuk zbatoi rregulloren dhe nuk i hapi portat kur uji arriti nivelin maksimal por e la edhe 3 metra te tjere dhe ish ministri i bujqesise Jemin Gjana qe ka thene se nuk ka per te pasur me permbytje ne Lezhe .

Sa per sqarim ato tre metra mbi nivelin maksimal jane sa 30 metra ne fund te liqenit , jane me miliarda metra kub uje qe duhen derdhur dhe shyqyr zotit qe nuk u shkaterrua diga nga mbingarkesa

Ketu s'po bohet qameti nga shiu qe po bi me gjyma po nga fakti qe po derdhin ujin e hidrocentraleve i cili po permbyt shkodren. Tashti ti duhet te shtrosh pyetjen pse e kane lene te mbushet deri sa ka kaluar edhe kufirin maksimal me 3m e gjys (siç thote ministri) dhe njekohesisht importonin energji. Kete perpiqu t'ia pohosh vetes se ne te tjeret e dime.

Dhe ti Solidarnosc mos e rruj shume se shkodranet prap per bacen do e hedhin. Si gerdecaret mo.

Me pelqeu kjo:

Por, nëse rregulloret them se i ka zënë myku, si specialist po ju them se portat e punës së remont-avarisë në këto hidrocentrale i ka zënë ndryshku. I ka salduar plotësisht ndryshku. Që do të thotë, nëse troket ora e ligë, kur të kërkohet që ato të vihen në punë, fatkeqësisht nuk do të funksionojnë e do të jemi përpara një katastrofe që, përballë saj, gjithçka e ligë ka ndodhur me këtë vend ndonjëherë, do të ngjante si ëndërr vere.

A thua te jete ky momenti qe ne shqipot (ne pergjithesi) do te kuptojme qe jeta nuk eshte vetem auiu, ubabuba e babezi kolektive, por ndertohet edhe mbi disa baza shkencore, te fituara me mund pergjate evoluimit njerezor, te cilat s'mund t'i injorosh dot?!

Shpresojme qe ky te jete momenti i duhur.

Emblematike kur para disa ditesh nje neno ne Vlore, qante e ulerriste para telekamerave qe "shteti" (kjo figure mitike e misterioze) duhet ta ndihmonte ate qe te perballonte demet qe i kishte shkaktuar shtepise se ndertuar pa leje (e pa llogjike) buze shtratit te Vjoses, te cilen (meqe ra fjala) shteti e kishte lene qe ta ndertonte.

Situate absurde. Me vjen ne mendje shprehja: "kur s'ke koke ke kembe" e kjo vlen per shtetin e popullit e per popullin e shtetit.

 

Me alkol frenash hiqet ndryshku per 24 ore :smiley

Per fatin e mire te shkodran-lezhjaneve e per "fatin "e keq te kitij mitomanit me emer grotesk(ç'pret kur ai edhe cicat i ka ne gjini mashkullore-cico!!smiley as Shkodra e as Lezha nuk do permbytet se ka njerez te zot e sidomos edhe me te zotse ing-et e dikurshem me diploma UT-je.

ça qeke ti mi. Njeri je a ça?

C'na bere per te qeshur. Ne fakt keni Topallen me shoqe e shok te afte ju, ka vajtur sot Topallja ti pij lengun paaftesise te kesaj qeverie psikopate. Njerezit po vuajn ju i qani hallin qeverise. DEBILA.

Cfare pate me cicat e CICOS ? Ju me cica jeni rite , biles me cica te murume . smiley

 Apo ju ka bo keq qumshti dhe doni me pi uje tani . Helbete ne kohen e te paudhit Sali , qumshti me i Lire se uji .

Ne prandaj deshem Demokraci qe permbytjet e Bunes te vinin duke u zbehur jo duke u shtuar edhe te Lumenjve te tjere . Apo jo ?

Hajt ti gezoni cicat e Saliut ! smiley Pijeni Detin Ksanth !

Te zote posi.Sdine te llexojne as rregulloren ndersa ata ing e UT i kane ndertuar.Smbaj mend te ishte permbyt ndonjehere Lezha para 90.

Canart,je i ri atehere.....Ime moter ka qene per shume vite arsimtare ne Dajç te Bregut te bunes...çdo vit ne dimer permbyteshin zona .Per preçizion Samrisha e Oboti kalonin muaj te tere nen uje....Arsimtaret rrinin jave pa shkuar per te dhene mesim....Flas para 90-es.Pastaj mor burre se ç'me lini nje shije sikur po kenaqeni qe ndodh keshtu....Ka njerez qe vuajne e jo pak...Berishes sido qe te shkoje nuk i hyn ferre ne kembe ....Qani hallin e njerezve ....

Po jo mi Zane jo spo kenaqemi

Duhet  te dalin pergjegjesit se perndryshe keshtu kane per te bere te gjithe "ska per ti hyre ferre ne kembe" askujt  jo se nuk i hyn ferra ne kembe po se jua hiqni juve nje e nga nje.

Permbytje te mbara Zana se une per veten time familjen e kam ne Tirane, ti rro e hiqi ferrat Sales nga kemba

Kjo situate eshte produkt i ndryshimeve klimatike dhe eshte paralajmeruar me vite. Qeveria sigurisht qe eshte fajtore, pasi e dime shume mire qe Sali Berisha eshte kembengules ne ndertimin e TEC-it me qymyr dhe fabrikave te cimentos, duke kontribuar mjaft ne ngrohjen globale.

Berisha, eshte person shume i pershtatshem per tu shprehur rreth ketyre fatkeqesive. Kete e ka nga eksperienca si kardiolog, do jete mesuar tu jape njerezve lajme te keqia. Edhe meqe gjithe keto vjet, kane qene te shumta keto lajme, atehere vetem ky eshte personi i duhur ne kohe krizash. Ndersa ne te majtet duhet ta cojme urgjentisht Edin ne ndonje kurs per infermieri, te dije te merret me hallet e robve...

Ca eshte ky muhabet, sikur disa kenaqen e disa hidherohen, a thua se eshte nje ndeshje futbolli. Ai inxhinieri qe flet i ka ra kambanes i shkreti se eshte profesionist e dhe pergjigjen e ka dhene sagllam:

"Shpesh ne shqiptarët bëhemi trima pas lufte dhe të mençur pas kuvendit. Keni parë në filma se çfarë është cunami? Po, po! Pa asnjë ekzagjerim, Shqipëria do të goditej ndoshta në mënyrë të pariparueshme dhe me një kosto të paimagjinueshme nga një cunam i vërtetë uji e balte. Do të zhdukej ndoshta edhe Shkodra e Lezha", kurse viktimat në njerëz do të ishin si bilanci i shumë e shumë luftërave të marra së bashku. Po ju bëj vetëm një krahasim. Po ju kujtoj përmbytjen e disa lagjeve në Tiranë nga mosfunksionimi i portës së shkarkimit në liqenin artificial të Tiranës. Një portë e përmasave fare të vogla, diçka më shumë se një metër katror. Ajo që ndodhi në Tiranë, është vetëm miniatura e asaj që mund të ndodhë, nëse shpërthejnë digat e veriut në rast të mosfunksionimit të portave të hidrocentralit, kur të jetë nevoja. Është një reaksion zinxhir, që do të niste me shkatërrimin e digës së dheut në Fierzë e më pas me radhë, me digën e Komanit dhe të Vaut të Dejës. Dua të paralajmëroj për këtë rrezik maksimal që sot mund të duket i tepruar dhe i largët për të ndërhyrë sa jemi në kohë. Ndryshe, asnjë mendje njerëzore nuk mund të llogarisë fatkeqësitë që do të na bien të gjithëve në kokë. E bëj këtë alarm si shqiptar, si qytetar, si inxhinier, me shpresë e besim se dikush do të kujtohet që "lopët e arta" që na japin dritë nga veriu, nga pakujdesia kriminale njerëzore, mund të shndërrohen në dema të tërbuar që do të na shkatërrojnë".

Portat jane hapur e funksionojne.

Ka presidenti nje keshilltar qe eshte njohes i mire i hidrocentrlave.

Problemi qendron se sa eshte rrezikuar zona nga hapja e portave kato dite,kemi rrezikuar çarjen e digave , qe do sillte pasoja katrastofike per Shkodren e Lezhen  se duhej hapur me perpara, e jo tek permbytja.

Per opoziten akuzat do ishin te njejta, i "kane hapur per te "tretur" ujin qe te blejne energji, nuk i kane hapur qe te blejne energji ", me kete opozite nuk gjen karar.

po opozita e ka fajin edhe kur nuk zbatohet rregullorja?

E merrni vesh o njerez qe jane rrezikuar te shakterrohen digat me te medha te vendit ky na tregon opoziten.

Sikur te ishe mjaftuar me lajmin qe portat punojne do kishe bere mire

Ky superheroi yne SuperSala paskish dale sot ne kamera prape e kish thene: "Ne te ardhmen edhe detit do ti fitojme toke nga toka qe na ka marre" te shkaktuar nga erozioni i tokes

A mund te thuhet nje fjali me qesharake dhe ofenduese ne te njeten kohe, ne kete situate? Si mjaftojen mullinjte e eres punisto mafioze, tashi e ka kap dhe me detin. Se si mund ta beje kete kur edhe nje gjimnazist e di qe perparimi i detit shkaktohet jo vetem nga fenomene erozive por edhe nga ulja tektonike e tokes ne ate zone, dhe e kunderta ndodh ne bregdetin e jonit ku toka ka perparim. Jallah

Jemi te katastrofave.

para katastorfave tona, kjo nuk eshte gje. 

ky do ishte titulli me i sakte i artikullit.

Enver Hoxha ta paçim hua tërë jetën për ato gjëra që na le se të jetë për këto që të vrasin natën e të qajnë ditën, as në hale të gomerëve nuk shkojmë. 

Ore di tè na thotè njeri se çfarè qameti ka ndodhur qè tè pèrligj gjithè kètè alarm??tè gjithè thonè shi i madh e kohè e keqe... sa shi ka rènè nè ato zona? nè nuk èshtè faji i shiut...çfarè èshtè? borè?uragan?tèrmet?meteorit??? KUR? SI ? SA???...nè atè vend punèt bèhen me by... dhe presin tè gjithè qè tè ndodh mè e keqja qè tè shahen e vriten me njeri-tjetrin,kush janè kèta qè bèjnè eksperimente me gjysmèn e shqipèrisè???????????provojnè digat..mbajnè apo jo????...dhe kèto pèrgjigje duhet ti jap qeveria dhe tè vendos pèrpara pèrgjegjèsive tè gjithè kèta KRIMINEL....dhe me qè po shkruaj,diçka pa rèndèsi....na hapèt barkun me atè policinè-ushtrinè e NATO-s qè nxjerrin nèpèr kronika televizive dhe qè nè kokè mbajnè kapuçèt e MILANIT!!!

 Jemi buze katastrofes ...???

Po kush na coi deri ketu,ndonje pergjegjes ka??

Edhe kesaj rradhe e ka fajin Zoti!

Shqiptaret e mjere jane ne gjume!

Ku ishin keta trimat more ne dhjetor, apo merreshin me breket e Rames!!!

He te harxhoj tani 6 milion euro per te mbledhur mitingashet per te dale vullnetar per fatkeqesine qe na ka rene, sic i mblodhi per te festuar ne 8 dhjetor!!!

 Te dali perseri para parlamentit dhe te luaj pjesen teatrale "monologjet e vagines", duke bere fajtor opoziten.

Çuna o Çuna ...

i harruat kutiteëëëëë smiley

Ku ishin keta trimat more ne dhjetor, apo merreshin me breket e Rames!!!

Fatkeqesisht Rama i ka lene breket     plazheve nudo te europes,

Tani po fshihet nga frika e katastrofes,

 O mati i ri, katastrofa eshte per popullin jo per Berishen!

Arrin ta kuptosh kete!?

Kryeministri Sali Berisha ka vizituar zonat e permbytura nga lumi Mat. Kreu i qeverise eshte ndalur ne komunen e Dajcit, ku ka theksuar se zona ndodhet prane nje katastrofe.

A me mire, se Mati lume i ftillushem eshte!

Une thashe se kishte dale DRINI ?

 

Fiks, e kapa edhe une, por ketu ka njerez edhe me te zgjut..

Inxhinieri i digave: Shpetimi, hapja e HEC-eve
06/01/2010 15:45

 

 Shpetimi, hapja e HEC-eve

Projektuesi i portave te hidrocentraleve inxhinier Dhimiter Cico, ne nje interviste dhene per Top Channel ka paralajmeruar shperthim te digave, nese portat nuk do te funksionojne.

Per inxhinierin, portat kane me shume se 20 vjet nen uje, nen nje thellesi 60 dhe 90 metra dhe jo vetem qe nuk jane provuar asnjehere nese punojne por as nuk jane riparuar.

Kesaj frike i shtohet edhe fakti qe disa nga portat jane prodhim shqiptar i Metalurgjikut, te tjerat franceze dhe kineze. Cico argumenton se ne Fierze u hap vetem nje porte dhe ajo vetem kater metra dhe u bllokua, dy dite me pare.

“Keto porta nuk jane perdorur dhe nese do te shperthehen aty ka per te ndodhur nje katastrofe”, u shpreh Cico, inxhinieri projektues i portave te hidrocentraleve.

Cico ka deklaruar se situata ne kete pike ku e ka cuar Ministria e Energjitikes dhe KESH-i, nuk ka asnje zgjidhje tjeter pervec hapjes se portave, per shkak se aktualisht po shkelet ligji duke mbajtur nivelin ne Fierze ne 293 metra, tre metra mbi nivelin e lejuar nga rregullorja e digave.

Inxhinieri Cico pergjegjesine ja ngarkon KESH-it, i cili duhet te mbante nen kontroll sipas rregullores qe nga stina e veres.

Inxhinieri thote se e ka parashikuar nje situate te veshtire ne media pak kohe me pare dhe ka ofruar ndihmen e tij si eksperti i fushes ne Ministrine e Energjitikes dhe KESH, por I eshte mohuar.

Dhe un pashe dicka ktu http://www.youtube.com/watch?v=-Ubk3jmywXE.

Inxhinieri thote se eshte e pa diskutushme qi do kete dhe goditje ne njerez, ne qofte se portat (t'cilat s'jane te mirembajtura) nuk do funksionojne, do ndodhi katastrofa maksimale... do prishet diga, Fierza, Komani, Vau i Dejes, Lezha dhe Shkodra... vertet e frikshme!!! smiley

Projektuesi i portave te hidrocentraleve inxhinier Dhimiter Cico, ne nje interviste dhene per Top Channel ka paralajmeruar shperthim te digave, nese portat nuk do te funksionojne.

 

Per fat te keq o zoti Cico portat fonksionuan.Them fat te keq se juve ate doni,te mosfunksiononin portat.Te kujtohet koha juaj e "nderuar" dhe te hidheni balte mbi qeverine e sotme.

Dikush thote perse nuk eshte zoti Cico si i punesuar?

Nuk e dini qe ne Shqiperi dhe ne boten e te drejtave te njeriut ka nje moshe qe duhet te dalesh ne pension?Zoti Cico e ka mbushur ate moshe.Atehere duhet ta mbajme me zor ne pune dhe ti zeme vendin nje te riu?Cjene keto nostalgjira?

Permbytje ka patur edhe ne kohen e Enverit dhe keto fshatra jane permbytur rregullisht edhe atehere.Por atehere nuk ka pasur TOP Media ,TV Klan,apo gazeta dhe lajmet merreshih sic i donte Partia,prandaj duket tani se atehere cdo gje shkonte ne rregull.Atehere nuk kishte opizte qe ti thoshte Enverit qe ketu keni gabuar apo ti thoshte popullit qe qeveria genjen.Dhe si pasoje e kesaj dukej se cdo gje atehere shkonte vaj.

keto qe thote zoti Cico jane te njejtat qe degjojme nga te vjetrit:"Ne kohen tona ka pasur keshtu dhe ashtu"

Ikni ore dhe hani pensionin rehat se ju ka ikur koha!Nostalgjike te pandreqshem!

Ti sdo ta kuptosh apo si eshte puna se spo te marr vesh.

O njeri ka rrezik te mos mbajne me digat ,leji permbytjet se jane kot fare e spo pyet njeri per ato.Edhe Berisha vet po jep alarmin .

Po ju dini ndonje gje nga digat o dambllamedhenj? Si dilni e flisni me kompetence si e ema e Zeqos qe nga maja e thanes?

E si nuk u bete nje here njerez ju mor te trashe!

 

idjotsia spaska fund..

 

Ing.Cico: Banorë, ikni sa më shpejt !

UPDATE - Riprononcohet ing.Dhimiter Cico rreth situates se krijuar ne hidrocentrale.

Inxhinier, ku është problemi? Çfarë po ndodh realisht?

I bëj thirrje fillimisht popullatës që ta marrë seriozisht. Të largohet, derisa të stabilizohet situata që është atje. Vetëm Fierza qëndron në nivelin 293.5 sipas ministrit të Energjitikës, dhe këtu fillon përgjegjësia. Ky nivel duhet të jetë në minimum 290. Jemi 3.5 metra lart nivelit të sigurisë. Kjo ngarkesë në rezervuarët e digave ka sjellë këtë anomali që këta nuk po e menaxhojnë dot, sepse prurjet janë shumë të mëdha. Dje (pardje) kanë hapur portën numër 4, e cila, sipas ministrit që e deklaroi në një emision, kishte një defekt, u hap gjysmë dhe u mbyll, se nuk u hap komplet. Tani nuk është problemi i kësaj porte, se ka disa të tjera që nuk janë hapur asnjëherë gjatë këtyre 20 viteve. Janë portat e Komanit dhe Fierzës që janë portat e shkarkimit.

Portat janë në digë apo në tunele?

Ato janë anës digës. Në Fierzë ka dy tunele të mëdha, ku në kuotat 290, portat e shkarkimit hapen. Është rregullorja absolute, që në këtë kuotë porta e tunelit hapet. Nuk ka të drejtë askush që ta ndalë këtë.

Çfarë janë portat?

Aty ka dy palë porta, portë segment, që është prodhuar në Francë dhe portë e remont-avarisë, që janë prodhuar në vend. Porta segment ndan rezervuarët dhe, nëse ajo hapet dhe ngel përgjysmë, duhet të veprojë porta remont-avari, e cila ka 20 vite, me sa di unë gjatë gjithë vitit qëndrojnë nën ujë. Ndërkohë ato duhet të qëndrojnë lart ujit gjatë periudhës maj-shtator. Ato duhet të ngrihen lart dhe gjatë kësaj kohe jam shumë i sigurt që nuk janë vënë në punë këto porta.

Tani që jemi në këto kushte, cilat porta janë hapur?

Tani janë hapur portat segmente në tunelin numër 4 në Koman, Fierzë dhe Vau i Dejës.

A mund të themi se kemi rrezik tani nga mënyra se si shkarkohet?

Rreziku më i madh do të ishte, nëse vijnë prurje të mëdha dhe është niveli 293.5 dhe me shkrirjen e borës, që është situatë shumë e rënduar, dhe tentohet të hapet porta numër 3, njëra nga këto porta, po të ngelej hapur, do të mblidheshin njësoj dy mijë metra kub ujë poshtë në fusha. Rasti më katastrofik është nëse nuk hapen këto porta, nuk funksionojnë ato. Siç nuk funksionoi kjo që tha vetë ministri, që është hapur vetëm deri në gjysmë dhe është mbyllur prapë. Ajo duhet të ishte hapur komplet dhe të mbyllej. Duhej bërë prova e portës remont-avari. Ato janë porta me rrota që duhen grasatuar një herë në 6 muaj, por kanë 20 vite që nuk grasatohen. Ato kanë përmasa 16 me 12 metra dhe peshon 60 tonë një portë me një mekanizëm ngritës me fuqi ngritëse 260 tonë.

Kemi një deklaratë verbale të ministrit, i cili pranon se jemi në kuotat e palejueshme të digës. Ka përgjegjësi penale për këtë?

Sigurisht që ka. Përgjegjësia shkon zinxhir.

Çfarë mund të bëhet në këtë situatë emergjente? Cila është këshilla e mirë për të shmangur katastrofën?

Këshilla më e mirë tani është që të largohen të gjithë banorët dhe të bëhen shkarkimet e detyrueshme. Banorët doemos duhet të largohen dhe të vazhdojnë shkarkimet për shkak të prurjeve të shumta që mund të vijnë nga shirat apo shkrirja e borës.

A ka mundësi që të parandalohet fatkeqësia, nëse nuk funksionon ndonjë portë?

Absolutisht, tani nuk ka mundësi. Jemi të gjithë në mëshirë të fatit.

 Mire Sala me Priftin & co. qe kane vendosur ti marrin shpirtin shqiptareve, por ky vend a ka prokurori? A ka organ qe te hetoje cka ndodhur? Cfare urdhrash jane dhene per digen, kush e ka dhene? Fundja nuk duhet prokuroria te kontrolloje nese jane bere mirembajtjet e duhura apo nese paret e destinuara per keto qellime kane bere c'duhet te benin? 

Ky eshte trishtim!

 

.. ky vend a ka prokurori?

Ka nje,  sa per forme!

 ".... Personalisht i jam drejtuar me shkrim Ministrisë së Energjitikës, por nuk kam pasur asnjë përgjigje. Asnjë reagim..." 

 

Vetem nga kjo fjale e inxhinierit ne fjale, prokuroria dhe drejtesia ne Shqiperi, duhet te vihet ne levizje dhe te hetojne se kush jane ose kush ishte ai qe ka/n penguar te mos merren masa sipas ekspertit ne fjale. Ku eshte ai/ata maskara qe e ka arshivuar (me sakte e ka varrosur) letren e specialisti , pra problemin madhor qe eshte ngritur. 

Akoma me pensionistet ti o Pjer!

Po ai vetem panik po perhap,nuk e sheh sa i lumtur eshte kur shqipton fatkeqesine e rradhes?

Po ai ka rrjedhur nga trure or derdimen,ti kerkon ta besh hero.Ai eshte bere si ai Myslym Pasha qe vete i bente hartat dhe tani kur qeveria perdori hartat e tij,thote qe duhet te perdorin harta te tjera.

Nuk u ngopet akoma me keta cmirezinj qe jane gati te thone parralla gjithe diten vetem te sjellin"te kaluaren e tyre te ndritur"?

Ike ore Cico shko ha pensionin rehat se nuk ka mbetur njeri te mesosh ti me nje dipllome Universiteti nga ato te Lindjes.

Eshte brezi i ri i arsimuar ne Perendim qe do ti dale zot kesaj pune dhe kete katastrofe natyrore ai do ta kaloje.

Nostalgjik i pandreqshem!Dhe thoni perse ca si ky jane pa pune! Keta duheshin zhdukur te tere nga punet ne 92,por cte besh qe PD eshte gjysem komuniste per vete!

 Ore ai Dhimitri edhe mund te kete rjedhur,helbete pensionist,por me duket se edhe ti je i rrjedhur kur thua:

Dhe thoni perse ca si ky jane pa pune! Keta duheshin zhdukur te tere nga punet ne 92...

I zhduken vertete ne fakte,ca iken vete dhe kush mbeti? Te rrjedhurit qe drejtojne sot,ata qe po qajne diten dhe vjedhin naten.Kane 20 vjet ne tranzicion me nje bari qe i bi fyellit me nje vrim"Shqiperia po ndryshon"

 

Artian, kjo qeveri sa te kete Solidarnostin nuk ka nevoje per inxhinjere te tjere (dhe te imagjinosh qe do ngrihen "parqe energjitike" te te gjitha llojeve, me ere, me diell, me qymer dhe bile dhe berthamore... keta "specialistet" qe (keq)menaxhuan teknologjine e viteve 80 do jene kryespecialistet e se ardhmes smiley )

 Solidarnosci, a nuk po themi ter diten, ter muajin, ter vitin, se; do ndertojme shtetin e se drejtes, ku te veproje ligji dhe llogjika. Ligji nuk merr parasysh a je pensionist, a je kryeminister, a je puntor, a je intelektual, jo. Ligji/drejtesia, sheh se nuk eshte marre parasysh mendimi i specialistit, apo eshte shkelur ligji (me mos kthimin e pergjigjes ndaj letres, sepse pergjigjja duhet te vije brenda 30-45 ditesh maksimumi). Nuk flitet ketu per brezin e vjeter, per nostalgjike, komuniste, demokrate, republikane, monarkiste, por per katastrofe. Sikur te anonte ligji nga meritat dhe karakteristikat e personit, i binte te me mbante me hater mua ne rradhe te pare, qe kam qene kundershtar i E.H., i regjimit te meparshem, dhe mbeshtetes i Shqiperise e rregullues i imazhit te saj ne disa autoritete perendimore kete shekull (2000-2009). Mirpo ligji (jo maliqi) eshte pa ngjyra politike, ndjesore, psikollogjike etj. Une te pakten shpresoj te jete keshtu, pavarsisht/paçka se e di (dihet tashme) se shum politikane, ministra, nenpunesa, abuzojne me te.  

Lajmi me i fresket nga terreni tregon se komunat e permbytura jane zgjuar me 25 cm uje me teper duke u perhapur edhe ne zona te paprekura deri tani.

Nga te gjithe titujt me diskutime per situaten ketu te ppu, vetem ky mu duk si me objektivi ( i referohem vetem titullit).

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).