Ndërsa po fillon Viti i Ri 2010, duket se ekonomia botërore po e merr veten nga recesioni i saj më i rëndë që nga vitet 1930-të.


Por shumë ekonomistë thonë se mund të kishte qenë shumë më keq.

Ekzistonte me të vërtetë frika e përsëritjes së një situate të ngjashme me Depresionin e Madh në vitet 1930-të.

Në këtë rast, pati një recesion shumë të thellë dhe veprimtaria globale ekonomike u tkurr për herë të parë në më shumë se gjysmë shekulli.

Qeveritë në vendet në zhvillim përdorën çdo mjet për të zgjidhur këtë problem.

Pati shpëtime të bankave, përqindje interesi tepër të ulta, programe për shpenzime publike dhe disa masa të pazakonta për të rritur furnizimin me para.

Më e keqja është shmangur dhe në shumicën e vendeve rritja ekonomike ka rifilluar.

Çfarë lloj rritjeje do të jetë?

Nuk ka mundësi që të jetë ai lloj zgjerimi i fuqishëm i ngjashtëm me pjesën e parë të dekadës.

Konsumatorët në shumë ekonomi - veçanërisht në SHBA dhe Britani - kanë borxhe të mëdha që ata duan që t'i ulin.

Bankat janë gjallë, por shumë prej tyre u plagosën rëndë nga kriza.

Dhe recesioni shkaktoi dëme ndaj financave të qeverive në këto dhe vende të tjera.

Borxhet qeveritare po rriten me shpejtësi.

Rritja e taksave dhe uljet e shpenzimeve janë të mundëshme dhe ato ndoshta do ta kufizojnë rritjen ekonomike.

Shumë vende në zhvillim dolën nga kriza në një gjendje më të mirë, por rritja e dobët në vendet e pasura do të jetë një problem për to ndërsa ato eksportojnë mallra në botën e zhvilluar.

Por fare lehtë mund të kishte qenë shumë, shumë më keq

Andrew Walker
Korrespondenti ekonomik i BBC-së

4 Komente

Vija e partise vazhdon por jo per te gjithe. Ekziston nje simbioze e frikshme mes ekonomise reale dhe asaj surreale te bixhozcinjve miliardere. Bixhozi vazhdon se ka gjetur kreditor te ri: Qeverine qe jep borxh pa interes. Llogjika te thote qe politika "para pa interes" nuk mbahet dot gjate...atehere c'fare ekzaktesisht eshte rregulluar ne ekonomine reale ne nje kohe qe ne shume se gjysma e qytetareve jane vete 2 rroga larg falimentimit financiar?

 

off topic:

E lexoj rregullisht/religiously Yves Smith.  Jo vetem per artikujt por edhe per komentet. 

Niveli i diskutimit eshte shume me i larte se ne bllogje te tjere me te "famshem". 

PS: Shkruan aty?  Personalisht e lexoj ne heshtje smiley.

 Nje fare stabiliteti po vihet re, por qe ekonomia e shum vendeve perendimore te vije/arrije ne kufijte e viteve te fundit, do te duhen shum vite. Rritja apo stabilizimi me sakte eshte shum-shum e ngadalte. Disa sektore jane akoma ne veshtersi, si hoteleria, peshkimi, muzika, libri, gazetat, etj. Sektoret qe paraqiten me mire jane sherbimet kompiuterike, telefonia, energjitika, farmaceutika.  

Sa budall,cfare eshte dhe kur ka pasur krize e konomike?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).