Edhe kete dite te fundit te vitit kursi i kembimit te euros ndaj lekut ka mbetur ne kuotat me te larta te gjithe ketij viti. Sot ne treg nje euro u kembye mesatarisht me 138 leke.

Sipas agjencive te kembimit, me ardhjen e emigranteve per festen e Vitit te Ri pritej nje zhvleresim i monedhes euorpiane, por kjo nuk ndodhi.

Sipas tyre, sasia e euros se sjelle nuk ishte e madhe krahasuar me nje vit me pare, nderkohe qe bankat per te mbyllur bilancet e fundvitit kane blere valuten europiane, duke bere qe ajo te mbetet serish ne kuota te larta.

Zhvleresimi i lekut ndaj euros ka nisur qe prej janarit si paranteze e krizes financiare nderkombetare, qe si vertetoi ky vit preku edhe Shqiperine.

Parashikimet per ecurine e lekut kundrejt euros mbeten te veshtira pasi kursi i kembimit nuk po ecen ne shtratin e tij historik, por po ndikohet nga kriza e cila ende nuk eshte larguar.

5 Komente

 Kjo eshte shenj e keqe. 

Keto temat e ububushme per monedhat dhe krizat s'ju ndane as ne kohe festash, si mediave te Rames ashtu dhe Peshkut. smiley

Me poshte tregohet ecuria e Euros ne krahasim me Lekun dhe Dollarin amerikan pergjate 2009-tes. Kush eshte kush thoni juve nga vijat? smiley

Euro, Leku, Dollari dhe pagjumesia e Peshkut per hallet e popullit

 

Megjithate une them qe duhet te shqetesohemi se kot nuk thote Tomasi i Peshkut qe eshte ogur i zi, dic do dije. smiley

Eh mer Xhib sa me tremb kur i futesh ketyre temave te ekonomise. Me tremb se per ato te politikes nuk  me intereson shume llafologjia jote kutiste por kur perpiqesh ta imponohesh edhe tek keto te tjerat atehere kujtohem per ate thenien "te kesh pak njohuri eshte akoma me e keq se te mos kesh fare njohuri" (kjo duke supozuar qe ti i ben keto gjera nga padija, jo nga keqdashja) dhe e di qe do me duhet te perdor gomen. Megjithate, duke qene se je lodhur e ke sjelle dicka me siper po shpjegoj pak gjera:

1) E para e punes qendroji larg "interactive charts" te Yahoo Finance se jane pak te nderlikuar per ata qe s'dine. Shiko "Basic charts" se jane ca me te thjeshte. Ja shiko me poshte te njejtat seri por kesaj rradhe me grafikun e thjeshte qe ta kuptosh diferencen.

Chart for EUR/USD (EURUSD=X)

 

2) Se dyti, sipas Bankes se Shqiperise, leku ka humbur 11.7% te vleres ndaj Euros qe nga data 5 janar 2009 deri me sot. Duke qene nje ekonomi qe importon shumicen e mallrave te konsumit kjo perkthehet ne rritje cmimesh per bleresin shqiptar. Per me teper, duke qene se pjesa me e madhe e huave jane ne monedhe te huaj, ku EUR ze vendin e luanit, zhvleftesimi i Lekut perkthehet ne shtrenjtim te huase ekzistuese.

3) Se treti, zhvleftesimi i Lekut nuk eshte domosdoshmerisht i keq ne planin afatgjate se i jep mundesi ekonomise vendave te jete konkurruese. Megjithate, zakonisht, autoritetet drejtuese financiare te nje vendi perpiqen ti kontrollojne keto gjera, apo te jene me te hapura qe njerezit te planifikojen perkatesisht. Kjo mungon.

 

admin, per piken 3 them se do ishte e vertete ne rast se Shqiperia do prodhonte dhe eksportonte, ne te kundert une vetem efekt negativ shoh. Qarin ne kete rast e kane firmat e huaja qe jane me pikatore ne shqiperi qe u dalin mallrat me kosto te ulet, por ndoshta kjo i shtyn te hapin me shume biznes ne shqiperi dhe te krijojne ca vende pune, fundja do ishte mire te beheshim "Kina" e europes.

...per piken 3 them se do ishte e vertete ne rast se Shqiperia do prodhonte dhe eksportonte, ne te kundert une vetem efekt negativ shoh....

Dakort, na mbetet vetem te biem dakort nese vjen me pare zhvleftesimi dhe  pastaj eksporti, apo eksporti dhe pastaj zhvleftesimi smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).