Festime e shkembime urimesh ne festen e nderrimit te viteve.Ne qendren e Tiranes disa i kane qendruar besnike sheshit edhe per kete vit, duke e pritur Vitin e Ri ne sheshin "Skenderbej", bashke me kengetaret ne koncertin tradicional te bashkise per diten e nderrimit te viteve.

Por rruget gati bosh te Tiranes ndryshuan pamje menjehere pas mesnates, kur me mijera makina dolen per te festuar ne bare dhe pabe.

Bulevardi "Deshmoret e 4 Shkurtit" dhe "Parku Rinia" lane ne hije festimet ne shesh. Me mijera te rinj kane gdhire deri ne mengjes ne pabet e kryeqytetit, duke uruar njeri-tjetrin per nje vit te ri sa me te mbare

Mbreme per te gjithe romantiket natyra kishte bere dhuraten e vet te rralle. Nje hene e plote, fenomen te cilin, astronomet e quajne hena blu, ka ndricuar me shume se kurre, duke i ndricuar keshtu rrugen edhe dites se pare te viti 2010.

2 Komente

Me festime te pjer............. qe kishte pregatit bashkia kete vit nuk ka ndodhur asnjehere tjeter,ndersa keta te TOP-it na tregojne gjera te tjera.

A kish fiksheziare aty Tirona, si ne kryeqytetet e tjera.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).