Shkodër, 8 janar - Situata në rrethin e Shkodrës po bëhet gjithnjë e më kritike, pasi lumi Buna është fryrë dhe ka përmbytur shëtitoren buzë lumit dhe uji tashmë po vërshon brenda në qytet. Sipas Ministrisë së Brendshme, gjatë natës janë përmbytur mbi 1000 ha tokë të tjera. Kryeministri Sali Berisha ka urdhëruar sa më parë nisjen e procedurave me Malin e Zi për të ndërhyrë në shtratin e lumit Buna.

Foto: Top Channel

58 Komente

Kryeministri Sali Berisha ka urdhëruar sa më parë nisjen e procedurave me Malin e Zi për të ndërhyrë në shtratin e lumit Buna.

Kerkoni nga MZ qe te mos pshurrin ne Bune, se tjeter gje s'keni c'kerkoni ne keto momente.

Fryhet Buna - Vjosa, derdhet Drini...

mor po si s`u drodh pak ky Zengjini...

ue nga gishtat ma more...

 

 admin, 

te lexokan te top caneli. A e di njeri se cdo te thote me u frrujt? Frrujtjen nuk e ka bo Buna, tjeterkush..

Fotoja te le pa fjale. smiley 

C'lidhje ka Mali i Zi me Bunen? Kufiri eshte shume larg burimit te Bunes nga Liqeni. Si mund te nderhyjne malazezet kur Buna buron nga pjesa e liqenit qe ndodhet ne territorin tone?

Situata ne Shkoder-dhe sidomos ne nen-Shkoder-eshte skandaloze. Shkodra ka detin pak km larg, ndertimi i kanaleve shkarkuese per te evituar keto tragjedi te paralajmeruara(para pak vitesh Shkodra u permbyt serish)nuk do kishte kushtuar as sa nje fragment i vogel i rrugeve te amortizuara qe po ndertohen.Ku jane argjinaturat e lumenjve te Shkodres? Ku dreqin po shkojne parate qe paraqiten ne bilancet e investimeve?

Asaj varferie qe vuajne fshatrat e nen-Shkodres i mungonte vetem permbytja. Te te dhembe zemra t'i shohesh.

 Zonj/njushe

Se ku kane vajt paret e akorduara per punet per te cilat ti flet dihen shume mire nga qeveria. Fondet e akorduara jane fituar me tendera te hapur e ne menyren me te ndershme te mundshme nga firma ne pronesi te disa deputeteve demokrat( fush kruje e siper). Te pakten keto vitet e fundit. 

Kjo foto nuk paraqet lumin Buna po Drin.

Toka e rrethuar me uje, eshte lagjia e Bahaçallekut.

Interviste me Kryeministrin:

Kryeministri Berisha deklaroi se portat u hapen nga KESH për shkak se rrezikohet përmbytja e gjysmës së Shqipërisë

Jam këtu sot për t'u drejtuar një thirrje të gjithë qytetarëve të komunës Dajç, komunës Ana e Malit dhe komunës Bushat që të evakuohen dhe të largohen nga territoret e rrezikuara. Në këtë moment nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa largimi dhe evakuimi i tyre, në përputhje me kërkesën e autoriteteve shtetërore që operojnë në atë zonë.
Natën që kaloi prurjet në Fierzë janë mbi dyfishuar dhe kanë arritur në 1800 m3/s. Prurjet në Koman janë mbi dyfishuar dhe për të ruajtur nivelin e pranueshëm të liqeneve, kusht vendimtar ky në këtë situatë, është imponuar rritje e mëtejshme e shkarkimeve prej tyre.
Ne ndodhemi në një situatë ku, mesa duket dhe sipas të gjitha stacioneve sinoptike, reshjet do të vazhdojnë. Ne nuk kemi asgjë më të çmuar se sa jetën e këtyre qytetarëve. Vendimi më i mençur dhe më i guximshëm është largimi nga zona e përmbytjes...

Zoti Kryeministër, opozita ju akuzon se qeveria po merr përsipër dëmshpërblimet, pasi ajo është fajtore për situatën e krijuar?

Kjo është një qeveri demokratike. Për këtë qeveri, siguria e qytetarëve është e para. Çfarëdo që t'u ndodhë qytetarëve shqiptarë, cilado që të jetë fatkeqësia natyrore, qeveria është dhe do të jetë pranë tyre. Ky është rregulli i sigurisë.
Ra tërmeti në Dibër, ne llogaritëm dëmet e tërmetit dhe dëmshpërblimet; u bë shembja në Kavajë, pati tërmet dhe shembje, të gjitha vilat u rindërtuan; ndodhi përmbytja, një për një do të kompensohen, por këta kanë edhe një specifikë.
Kjo, vërtetë është një fatkeqësi natyrore, por është një lëshim i imponuar i ujërave për shkak të sigurisë kombëtare. Në mënyrë absolute, sa herë që të detyrohemi për të hapur portat banorët do të kompensohen qindarkë për qindarkë.
Kjo nuk mund të ndryshojë. Kjo është një qeveri që ka buxhetin, por sikur të mos kishte as edhe një qindarkë, të gjitha paratë e energjisë që po shitet do t'u kalojnë atyre. Ne do t'i kompensojmë ata. Ky është detyrim dhe është në konceptin e sigurisë.
Gjithashtu, është e vërtetë që urdhrin për hapjen e portave po e japin autoritet shtetërore, po e jep KESH-i, por e vërteta është që jep urdhër dhe po zbaton rregullat në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë, përfshirë edhe ata që po përmbyten, të cilët sot janë fatkeqët.
Nuk mund të pranohet dhe nuk mund të kërcënohet kurrë gjysma e Shqipërisë me tejmbushjen e hidrocentraleve. Është shumë e thjeshtë, ka një rregull të përcaktuar dhe ne i qëndrojmë...

Për disa ditë me radhë, ju dhe pushtetarë të tjerë qendrorë e lokalë po përsërisni apelin drejtuar banorëve që të evakuohen, por ka një rezistencë nga ana e tyre. A do të evakuohen ata me forcë nga forcat e ushtrisë?

Ne jemi përpjekur shumë që të ecim me bindje, por ne, në rast se do të detyrohemi, do të veprojmë në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme. Nëse detyrohemi për të shpëtuar jetët e njerëzve, ne do të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme në atë zonë, pasi ata nuk mund të humbasin jetën.
Ne e shohim që moti është i papërmbajtur, por ne duhet të bëjmë çdo gjë që të kursejmë jetën e njerëzve. Më pas, po të jetë e mundur, të kursejmë edhe çdo gjë të gjallë. Ndërsa për të tjerat ne kemi faktuar që rindërtojmë. Secilit prej tyre do t'i kompensohet dëmi që do t'i bëhet nga kjo përmbytje.

Zoti Kryeministër, a jemi sot në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme?
A keni ju kërkesë nga pushteti vendor për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, apo ajo do të bëhet në një moment më të vonë, kur jeta e banorëve është më në rrezik?

Pikërisht, kjo ishte dhe një nga arsyet që Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile u mblodh në Shkodër. Unë pres vlerësimet e tyre dhe Këshilli i Ministrave është ai që e vendos. Unë nuk e përjashtoj, ky vendim mund të merret edhe sot. Në kompetencën e këtij Komiteti, një nga pikat në ligj për këtë Komitet, është edhe vlerësimi i tij dhe propozimi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.
Atje është i gjithë komitetit, i cili do të vlerësojë situatën dhe do t'i sugjerojnë qeverisë sot pasdite nëse do të marrin vendimin apo jo. Natyrisht, për të thënë atë që është, ne buzë saj jemi.

Për sa i përket qytetit të Shkodrës, a përben rrezik liqeni për përmbytjen e këtij qyteti dhe si paraqitet situata në digat e Ulzës dhe Shkopetit?

Ka një fryrje të lehtë të liqenit, por pjesa e Shkodrës që përmbytet dhe ky është i njohur, Bahçallëku do të evakuohet. Është duke u evakuuar dhe janë shumë familje që kanë lënë shtëpitë.
Ajo zonë, të jem i sinqertë, është përmbytur shumë herë, pasi është e ulët. Ne diskutuam nëse ka mundësi të mbrohet, por një mbrojte i ka dhënë edhe rruga hyrëse për në Shkodër, e cila ka lartësuar, por sërish një pjesë është e ulët. Ne po e ndjekim situatën, por nuk ka ndonjë shqetësim përveç Bahçallëkut. Situata e Ulzës dhe Shkopetit janë në shkarkim.
Këto hidrocentrale vazhdojnë shkarkimin, por siç keni konstatuar dhe ju argjinatura ka funksionuar shumë mirë dhe ne në rrethin e Kurbinit dhe të Lezhës. Nëse përpara nga Drini dhe Mati përmbyteshin me mijëra hektarë, ne kësaj herë përmbytje kemi pasur vetëm nga ajo dallgë e fuqishme e detit. Se çfarë qe ajo nuk u mor vesh qartë.

Nuk mund ta them dot nëse ishte një stuhi e madhe, ngrohje globale apo pati lidhje me eklipsin, pasi pozicioni i hënës ndikon në lëvizjen e ujërave të detit, por ka qenë jashtëzakonisht e madhe.
Ka qenë më e fuqishme në Greqi, ku ka krijuar shumë probleme. Ne nuk kemi territore të përmbytura në rrethin e Kurbinit dhe të Lezhës. Kanë funksionuar shumë mirë investimet e bëra.

Ju u shprehët se jemi në prag të katastrofës natyrore, në fakt është thjesht një katastrofë natyrore dhe nuk ka asnjë përgjegjësi njerëzore dhe institucionale për aktorët e tjerë, apo ka nevojë për një analizë?

Jam shprehur se jemi në prag dhe çfarë kam nënkuptuar me të. Kam nënkuptuar gjithnjë rrezikun e madh për jetët njerëzore. Për të tjerat ndjej keqardhje dhe dhimbje, por qeveria qëndron tërësisht pranë fermerëve të Dajçit dhe të Ana e Malit, për t'i kompensuar ata një për një. I ka të gjitha mjetet, i ka të gjitha fuqitë dhe ne e riparojmë.
Për sa i përket përgjegjësisë, mendoj se është në interesin tënd më të mirë të shkosh në Korporatë dhe të marrësh të gjithë treguesit dhe rregulloren. Korporata ka zbatuar me përpikëri rregulloren. Për problemet e larta, aty është i gjithëfuqishmi dhe ne jemi të pafuqishëm për ato.
Por, problemet në tokë, ne po bëjmë çdo gjë që t'i menaxhojmë. Mund të thuhet se kur Valbona apo i gjithë baseni i Drinit merr 4 mijë metër kub shkarkime në sekondë, do të ishte po të mos qe rregullorja. Rregullorja është zbatuar me përpikëri, shkarkimi ka filluar në kohë, kuotat janë mbajtur në nivelin që përcakton rregullorja...

"Nuk mund ta them dot nëse ishte një stuhi e madhe, ngrohje globale apo pati lidhje me eklipsin, pasi pozicioni i hënës ndikon në lëvizjen e ujërave të detit, por ka qenë jashtëzakonisht e madhe......"

Lidheni mer lidheni dhe hidheni ne Bune ket debil, ky edhe mozambikut do ja kish qit funin. Bah sa i shpifur.

ba me fillu me lidh e me hjedh n'Bune, duhet me lidh SHUM e SHUM edhe kam frike se na e bllokojne Bunen. Na po kena hall me e thellu!!!

Ai debil? Ai doli me i zgjuari i shqipove. Nese mban parasysh qe 70% e popullates shqiptare jane superticioze, permbytjet nuk do jene faj i inkompetences dhe neglizhences te qeverise por faji i syrit te keq. Ai llogarite ia ka bere mire vetes.

Ndonje peshk i shkencave natyrore a ka mundesi te na vertetoje kete hipotezen e "Blue Moon"?

Ca osht blue moon, muj mjalti buze detit blu?

Jam hidhnu me ty, po labe e bute une, ndaj po te jap xhevap smiley.

Hene e tepert, e 13 qe ndodh rralle, apo sic thone nga anet e memenjerkes, "once in a blue moon." 

Ne vijim te shprehjes se sol-noct (ish shprehje e dites) e paskemi ters si me ngrohjen globale, si me henen blu smiley.

Banner E ka qejf mer e ka qejf hundeshqiponja jone. Ja ka rekomandue dhe miku i vet Berluskoni . Ky o varianti Mixhes per blue moon..

Eshte hipoteze qe mund dhe te qendroje nese vala e krijuar nga batica ka hyre ne rezonance me valen e krijuar nga prurjet e rreshjeve.

Sa i perket fotos: lumidrin, ma more prej tastieret... Duhet me u ba pak ma te besueshem!!! Sygjeroj kontrollin e fotove perpara se me i publiku.

Per sqarim te asaj qe shpreh zotnia prej Estoniet (Edvini). Duhet me e dit se 2/3 e Liqenit te Shkodres ndodhen ne territorin e Malit te Zi dhe e vetmja alje ne det e ketij liqeni ashte Lumi Buna, per rrjedhoje nuk munden me u ba nderhymje te njianeshme ne kyt lum perderisa ana malazeze ndikohet direkt qofte ne permytje ose thatesine te tokave te tyne apo ekosistemin...

Shkoresoj te kem kene i qarte...

 

A di gje njeri se cfare nenkupton nderhyrja ne Bune? Hapje kanalesh, zbrazje me kanoce apo cfare! Anyone?!

thellimi i shtratit te lumit...

 mos e nga hic, gomarllek me brire. bejne mire ta vene te qeroje qep, karrota e patate e te bej sup per te shperngulurit se mesa lexohet, per gje tjeter seshte.

Ah, dhe diçka persa i perket 'pozicionit te henes'. Berisha flet per ndryshimin ne shpejtesi te rotacioneve  te henes dhe tokes me si pasoje spostim uji.

Si shume te mbinatyrshem po e beni S Berishen.

Nderhyrja ne Bune eshte nje nga debillleqt e radhes qe kerkon ky zoteria prej malsiet i zbritur vone ne qytet. Mire qe ja shtine ne vesh idiocine po sa i gatshem paska qene per ta deklamu mor diteziu.

Te thellosh Bunen e para duhet te marresh leje ose me mire kerkon nje marreveshje me MZ dhe pastaj me organizatat nderkombetare qe monitorojne ekosistemin dhe ujrat e liqeneve qe nuk jane prone e qeverive si te MZ ashtu eedhe shqiptare. (Vetem per afrimin  e autostrades Fier-Vlore iu desh 6 muaj aprovimi dhe pastaj nuk e morren dot, anashkaluan keneten e Nartes ne vend tjeter sepse demtohej ekosistemi dhe goditeshin disa specie te rralla lejlekesh)

Pse nuk i shkon mendja debileve te thellojne degen dytesore e te bejne armatura moderne per ate te Drinit (asaj dege qe derdhet direkt ne Adriatik e jo qe bashkohet me Bunen). Apo eshte me kollaj te fusin eskavatoret e te germojne ne Bune qe "ne vere tu dali krapi e ta hane duke levizur"!

...Te thellosh Bunen e para duhet te marresh leje ose me mire kerkon nje marreveshje me MZ...

Berisha sapo i beri kerkese MZ per kete gje.Sic duket shoku Rama nuk te ka informuar, djalosh.

Ti e meritoke ate karroq fare. Si mund te behet tani Thellimi, edhe ne se behet marreveshje(jo qe nuk behet dypaleshe sepse-ne ta shkruajta me siper) po ajo kerkon projekt te plote dhe studim te detajuar.

Ki parasysh mor droge e propagandes, se nuk aprovohen keto gjera ne KRKTSH-ne e qeverise, por ne Organizaten Nderkombetare Rregullimit te Ujrave dhe Bazeneve.

Nuk arrin ta kuptosh qe eshte si puna e atij centralit atomik?

Tjeter gje eshte nderhyrja ne nje kanal te ri shkarkimi ose thellim apo sistemim te shkarkos se dyte te Drinit. Edhe kjo do studim dhe projektim.

 Nuk e kuptoj pse duan ti mbulojne gabimet, kur dihet se genjeshtra i ka kembet e shkurtera!

 

Ai Cico ishte mbreme ne TCH me ministrin e energjitikes. Kur e pyeten D Priftin se a eshte e vertete sipas Cicos qe porta 3 ne Fierze eshte e bllokuar ai tha qe jo, sepse e kemi provuar. Nderkohe ne klan po merrej ne interviste drejtori i KESH-it. E pyeten rastesisht per kete porte dhe ai tha qe eshte e bllokuar.

Me pak fjale Prifti genjeu si gomar dhe i doli rrena ne pak minuta. Sa per te tjerat S, shkruaji pak me rezerva se pastaj duken si te 55-ses(mbase edhe jane, nuk e di!). Jo se jane me te mire ata qe shkruajte por e kam fjalen tek forma. Ate qe eshte per tua dhene tua japesh, mos e caj fare!

Zbulohet rregullorja e digave, hartuesi Spahiu: S’ka alarm, në qershor Fierza arriti 296 metra

Rregullorja e menaxhimit të ujit në kaskadën e Drinit flet qartë. Kur uji të kalojë kuotën e 285 metrave në Hidrocentralin e Fierzës, atëherë duhet të mblidhet Komisioni i Posaçëm për shkarkimin e ujit.

 Gazeta ka zbuluar një kopje të rregullores së vitit 1988, e cila përmban me shifra të sakta se çfarë duhet bërë në kaskadën e Drinit, në mënyrë që të mos arrihet në situata si kjo që po kalon aktualisht Shqipëria. Gazeta po boton sot pjesën e kësaj rregulloreje, që parashikon se çfarë duhet të bënin specialistët e KESH në momentin kur uji në Hidrocentralin e Fierzës të arrijë kuotën e 290 metrave. Pra, afërsisht në situatën aktuale. Në rregullore janë parashikuar edhe nivelet e liqenit të Fierzës, në periudhën e dimrit dhe të verës. Sipas specialistëve, më të mirë të kohës, që kanë hartuar edhe këtë dokument veprimi, për hapjen e portave bëhen llogaritje të vazhdueshme, në mënyrë që hapja e portave të Fierzës të jetë e koordinuar me nivelin e liqenit në Koman dhe Vaun e Dejës. Gazeta boton sot pjesën e rregullores, e cila parashikon shkarkimin e ujit në hidrocentrale në rastet kur niveli në Fierzë është në kuotën e 289 metrave. Aty parashikhet hapja e portave e të tre hidrocentraleve, sipas prurjeve dhe nivelit të secilit hidrocentral. Llogaritja është pak e vështirë të bëhet, pasi deri tani nuk ka informacion zyrtar për nivelin e liqeneve para fillimit të situatës së rëndë. Në rregullore jepen me shifra se si hapja e portave bëhet në mënyrë të tillë, që prurjet në liqenet e hidrocentralave poshtë Fierzës, të mos ndikojnë në shkarkime të mëdha. Kështu parashikohet që para hapjes së postave të Fierzës, bëhet hapja e portave të Komanit dhe kështu me radhë për të gjithë hidrocentralet e tjera, Vau i Dejës apo Shkopeti. Kjo llogaritje e specialistëve bën që derdhjet e ujit në fushën e Shkodrës, të mos krijojnë probleme për popullatën. Në këtë mënyrë, zbrazja e liqeneve nën Fierzë, i përgatisin ato për hapjen e portave të Fierzës. Sidoqoftë me të dhënat që dha dje Ministri i Energjetikës, duket se situata u agravua në momentet e fundit të dhjetor, kur prurjet ishin jashtë të gjitha parashikimeve.
Prifti
“Kam këtu edhe rregulloren e shkarkimit të plotave të hidrocentraleve Fierzë, Koman dhe Vaut të Dejës, e miratuar në janar të vitit 1988 dhe që është edhe sot në fuqi. Po u lexoj nenin 4 në faqen 2 të rregullores, që thotë: niveli i liqenit në periudhën 1 prill - 1 tetor është në kuotën 295 absolute, 296 relative. Për periudhën 1 tetor – 1 mars, për të cilën akuzohemi, niveli është në kuotën 289 metra absolute dhe 290 metra relative, me qëllim që përmbytjet në zonën e Shkodrës të bëhen më të rralla dhe më të vogla.” Të dhënat e treguara dje nga Prifti, flasin për një përkeqësim të situatës pas 26 dhjetorit të vitit të kaluar. Deri më datë 21 dhjetor, niveli i Fierzës ishte 285.2 metër, ndërsa më 26 dhjetor ishte 288.9 metër. “Këtu mund ta kuptoni se si ka precipituar situata. Datë 27 dhjetor niveli ishte 290.38. Në datën 31 dhjetor shkoi në 292.6 metër. Ka kaluar mbi 290 metër vetëm në tre ditët e fundit të muajit dhjetor, për shkak të reshjeve dhe prurjeve që kanë qenë mbi 1000-1500 metër kub ujë. Provat janë të dokumentuara të gjitha në ministri dhe në dispeçeri.”

Vijon me rregulloren: http://www.panorama.com.al/index.php?id=...

 Kam pershtypjen se vera do te jete shume e thate. Thuhet se kur ne dimer ka reshje te medhaja, ne vere ka pak reshje, ose aspak. 

xhibo, muhabet po bojm tha, tre ditet e fundit te muajit dhjetor, plus pese ditet e para te muajit janar (ne date 05.01. ministri deklaroi qe niveli eshte 293 m) jane gjithsej 8 dite pergjate te cilave eshte shkelur rregullorja. Si mendon ti, qendron si akuze nga prokuroria kjo "per shkelje te rregullores se shkarkimit qe solli si pasoje nje dem ekonomik prej x milione euro"?

swed1, me ndihmon dot me ndonje shpjegim te vogel?  (Se gazeta me titull te artikullit "Zbuluam rregulloren" sikur kane zbuluar Arken e Noas, s'e ben dhe aq te qarte.)

Sipas rregullores, ne 27 duhej te mblidhej Komisioni i Posatcem.  U mblodh?  Dhe kur saktesisht filluan te hapin portat? 

 komisioni duhej mbledh qe ne 285 metra, dhe sipas ministrit 285 ka qene nga data 10 nentor dhe komisioni eshte mbledh. ne 290 komisioni duhet te marri vendim per shkarkimin. Pjesa interesante ketu, sapo te filloje te thahet shkodra dhe lezha, eshte te shofim shkresat per mbledhjen e komisionit, kush ka marre pjese, ca vendimesh kane marre, procesverbalet e mbledhjeve te komisionit, raportet e komisionit drejtuar institucioneve te larta shteterore (Kujt, kur, cfare, pse) etj etj. Ktu une nderroj krahun dhe me nderpritet endrra, fillon nje enderr tjeter me afer realitetit, shof ina ramen qe krifet dhe del te revista "ferma moderne", kryeministrin qe mburret se e menaxhuan shume mire situaten, ministrin e rendit qe lavderon emergjencat civile qe jane lodh shume (edhe pse s'kane kokerr plani veprimesh qofte dhe per nje zone qe permbytet cdo dy vjet), presidentin qe iken ne azerbajxhan per vizite zyrtare dhe i korrespondon diten e ndeshjes se futbollit azerbajxhan - ujguristan, dhe shof dhe ramen e parruajtur me parrullat "hap kutite, mbytu ose largohu"

Pjesa interesante ketu, sapo te filloje te thahet shkodra dhe lezha, eshte te shofim shkresat per mbledhjen e komisionit, kush ka marre pjese, ca vendimesh kane marre, procesverbalet e mbledhjeve te komisionit, raportet e komisionit drejtuar institucioneve te larta shteterore (Kujt, kur, cfare, pse) etj etj. Ktu une nderroj krahun dhe me nderpritet endrra, fillon nje enderr tjeter me afer realitetit, shof ina ramen qe krifet dhe del te revista "ferma moderne"

Shume dakord me ty deri aty ku e pranon se nuk ke informacion te plote per si e qysh ka ndodhur me komisionin, nuk jam absolutisht kunder - le te hetohet! Por jam kundra kur paragjykon prokurorine e organet e tjera te drejtesise se si do e bejne punen e tyre pa e filluar ate ende. Eshte nje tendence e pergjithshme ne memedhe per te hedhur balte, demoralizuar, dhe clegjitimizuar organet e drejtesise - nje nga tendencat me negative, anti-institucionale qe eshte, mendoj, ndoshta tipari me dallues i mentalitetit te nje qytetari shqiptar nga mentaliteti i nje qytetari perendimor. Eshte interesante te vihet re se ndersa politikanet shqiptare jane ata qe fajesohen per cdo gje te keqe qe ndodh ne ate vend, dhe per pasoje si arbitri me i keq i mundshem ne raste mosmarreveshjesh te karakterit politik ose pushtetor, gjithnje ngrihet nje re mosbesimi per "arbitrin" qe natyrshem do te pritej te ishte legjitim, pikerisht organet e drejtesise. Me keq akoma kur keto politikane qe shaheshin deri dje, na kthehen ne "gjykates" te besueshem, mbi ata te institucioneve legale te drejtesise, thjesht pse ndodh te jene ne opozite dhe sepse kane drejtuar korin e sharjeve e kritikave te mundesuar nga situata e krijuar.  Ky "sulm" apo "mosbesim" i ngritur ndaj ketij institucioni (drejtesise) heq perfundimisht cdo shprese per perparim ne ate vend. E kthen cdo gje ne rreth vicioz, e ben ate popull dukshem si nje qe s'do mesoje ndonjehere nga historia. 

une s'hedh balte fare, por nuk e kuptoj cfare pret prokuroria per te filluar hetimin. mos duhet te shkoje njeri te dera prokurorise ti tregoje corapet e lagme qe ti kene si fakt qe ka permbytje dhe dem material? 

Shume, por shume fare ama keni qejf te beni prokurorin - as kete s'e kam marre vesht ndonjehere. Kompetente e mbi kompetenta jeni. Pyetja eshte e thjeshte, ku e di ti qe prokuroria s'e ka filluar hetimin? - Apo pret qe te marrin leje nga Kokedhima apo ndonje gazete tjeter "syhapese" perpara se te veprojne? 

jo jo, nuk e di ne fakt a e kane filluar hetimin, por ngaqe i kam perzemer po preferoj ti quaj "inteligjente qe nuk e kane qef punen", sepse nese e kane filluar hetimin dhe ne s'kemi marre vesh gje, dmth qe nuk kane vajtur akoma te sekuestrojne librat e protokollit ne institucionet perkatese, dhe kalojne nga percaktimi im dashamires ne klasifikimin e nje peshku tjeter "copa mishi me dy sy"

Po ku ja mba prokurorve te hapin hetim.Ata e dine cndodhi me prouroret e Gerdecit.

E dine qe Sala do u beje  nje ligj ku te thote qe te gjithe ata qe kane qene te semure nga bajamet kur kane qene te vegjel nuk mund te jene prokurore .

Asnje rregullore nuk eshte shkelur. Vetem 3 ditet e fundit te muajit dhjetor ka kalur niveli i ujit kuoten e 290 m PER SHKAK SE PRURJET KANE QENE TE MEDHA DHE TE PAPARASHIKUESHME. Pas kesaj normalisht qe situata eshte bere serioze dhe kane filluar pergatitjet per hapjen e portave, por duke u munduar t'i jepnin kohe emergjencave civile qe te shkonin ne terren.

O Swed ato qe thote PS-ja na tregon ti ketu?

Megjithate prokuroria te filloje hetimet. Nese ka qejf opozita te kthehet ne parlament dhe te kerkoje edhe nje komision hetimor etj.

Ne e prisnim kete gje qe te ndodhte. Ne date 26 dhjetor, kur nuk kishte asnje centimeter permbytje ne Shkoder, une kam njoftuar publikun se situata e prurjeve parashikohej qe do te ishte shume e ngarkuar ne 4 diteshin qe do te vinte. Une ate dite kam njoftuar kryeministrin dhe 4 ministra se mund te kete dalje te lumenjve nga shtrati. Ne date 27, ajo qe pritej ndodhi”, ka saktesuar Prifti.

Ben mire qe ky t'ja thote prokurorise keto dhe te shpjegoj perse nuk filluan shkarkimet per te evituar kete qe po ndodh sot. Tentativa e qarte per te heq fajin dhe t'ja hedh kryeministrit inkopetent nuk pi uje.  Sa per fantazit per rreshjet e medha ka nje sistem shume te mire mates jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Evrope qe faktohet mjaft lehte niveli i shirrave.

Perse Prifti nuk jep doreheqje sic e dha Mehdiu per Gerdecin? Kur do shkoj kryetari i LSI te visitoje zonat e mbytura? Perse presidenti nuk therret keshillin e sigurise kombetare? Kur qyteti me i madh ne Veri te shqiperise eshte i zhytur ne uje dhe ne prage te katastrofes perse nuk shpallet gjendja e jashte zakondshme dhe shpallja nderkombetare per ndihme?

Edhe si perfundim , cfare ndihme konkrete po afron NATO sot per shqiperine? Po BE dhe USA ? A ju ka kerkuar kush ndihme dhe cfare pergjigje kane marre? Kam frike se do na dergojne helikopteret dhe ushtaret per te mbledh kufomat.

Shume pyetje.

P.s. nese cilesohet abuzues komenti ju lutem te fshihet.

USA

Kane vene nje (para)lajmerim tek faqja e ambasades per nenshtetasit amerikane.  Edhe:

Peace Corps Volunteers regularly assigned in the affected areas have been temporarily relocated to Tirana.

Per me shume ketu.

Ket qeverine shaje se te duash, se une s'e kam aq shume xhan.  Keshtu qe bjeri me top lol. 

Per Peace Corps, s'di c'te them, ne pergjithesi jane rob Zoti.  Po edhe si fanti spathi, pa ndonje direktiv, e pa ndonje plan edhe s'kane ku vene xhanem.  Dhe do Zoti eshte kjo, dhe s'eshte ndonje gje tjeter, qe ambasada di ndonje gje qe s'dine njerezit jashte ambasades. 

 

Ki durim Liqeno. Eshte si kali i trojes ai prifti me Meten, kane ndermende te shkatrojne Berishen nga brenda. KESH-i eshte vetem fillimi.

Gjadri: Digat mbi Drin kanë siguri absolute qysh në projektim

Një nga projektuesit kryesorë të hidrocentraleve të Shqipërisë, inxhinieri i njohur Egon Gjadri thotë se siguria e tre hidrocentraleve mbi lumin Drin është absolute. Zoti Gjadri, i cili për shumë vite ishte drejtues i Institutit të Projektimeve, pohon se diga e hidrocentralit të Fierzës mund të përballojë pesëfishin e ujërave që po mblidhen aktualisht në atë liqen. Projektues i disa dhjetëra veprave energjitike, ai theksoi se tërësia ujore e Shkodrës duhet ri-studiuar, dhe institucionet shkencore të kësaj fushe duhen riorganizuar.

http://www.youtube.com/watch?v=OpJhp51oI24

Zëri i Amerikës: Profesor Gjadri! Këto ditët e fundit të përmbytjeve në veriperëndim të Shqipërisë, krahas shqetësimit të madh për shpërnguljen e mijëra banorëve , po zhvillohen debate të shumta edhe mbi sigurinë e veprave hidro-energjitike mbi lumin Drin. Çfarë mund të na thoni ju mbi këtë çështje shqetësuese për opinionin publik, si njëri nga projektuesit kryesorë të hidrocentraleve të vendit?

Egon Gjadri: Veprat janë të siguruara për kalimin e një plote me përsëritje një herë në dhjetëmijë vjet, pra për një prurje shumë të rrallë. Kjo është me një probabilitet përsëritje një herë në dhjetë mijë vjet. Në Fierzë kjo plotë është 9 mijë e 600 metra kub ujë në sekondë. Duke qenë kuota e kurorës së digës në 312 metra në Fierzë, aktualisht sasia e ujit atje është 292 metra lartësi, atëherë niveli i liqenit në Fierzë është rreth 20 metra më poshtë se kuota e kurorës së digës. Kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë.

Zëri i Amerikës: Pra, projekti ka tolerancat me plus-minuset e veta. A mund të manovrohet edhe në lartësi mbi 290 metra?

Egon Gjadri: Edhe nëse vjen kjo plotë e madhe që thamë 9 mijë e 600 metra kub ujë në sekondë niveli i ujit në liqen mbërrin rreth kuotës 300 metra. Nga 290 metra shkon në kuotën 300 metra. Por ngelet gjithmonë 12 metra poshtë kreut të digës. Nga ana tjetër projekti ka parashikuar edhe një rast rezervë. Qysh atëherë e kemi në pjesën e parë të regullores në përshkrimin e veprave që, në rast se për një arësye ose për një tjetërbllokohet tuneli numër 3 në kuotën 222 metra, që ka një portë 7 metra me 7, atëherë plota e madhe e supozuar 9 mijë e 600 metra kub në sekondë kalon vetëm me tunelin numër 4, që shkarkon edhe aktualisht maksimum 1 mijë metër kub, me 4 turbinat në punë që janë 500 metra kub me nivel uji maksimum 306,5 metra.

Zëri i Amerikës: Profesor! Po thoni që edhe nëse porta numër 3 nuk do të funksionojë, projekti ka parshikuar shkarkimin deri në 306 metra?

Egon Gjadri: Po, po, është parashikuar në projekt. Kjo është një llogaritje maksimale, nëse vjen plota 10 mijë vjecare me 9 mijë e 600 metra kub, dhe jo më pastaj këto plota me 1 mijë e 500 metra 2 mijë metra kub në sekondë që janë aktualisht. Këto janë parashikuar në projekt dhe janë zbatuar me ndërtim në terren.

Zëri i Amerikës: Sapo hyri viti i ri befas koinciduan disa plota të njëpasnjëshme. Si do t’i vlerësoni kolegët tuaj më të rinj që menaxhojnë tani KESH-in, që hapin dhe mbyllin portat, ose koordinojnë prodhimin me shkarkimet?

Egon Gjadri: Punonjësit e KESH-it kanë një përvojë mjaft të gjatë. Dhe kjo përvojë është transmetuar nga brezi në brez. Rregulloret janë të sakta dhe nuk kanë pse të ndryshohen, sepse as në natyrë dhe as në hidrocentral nuk ka ndryshuar ndonjë gjë e madhe. Regullorja duhet të zbatohet me elasticitet duke gjykuar rast pas rasti në mënyrë që edhe ana energjitke të plotësohet në maksimum, pra të prodhohet sa më shumë, por pa cënuar sigurinë e veprave.

Zëri i Amerikës: Çfarë do të rekomandonit për tërësinë ujore të zonës së Shkodrës?

Egon Gjadri: Tërësia ujore e Shkodrës, ndoshta me introduktimin e hidrocentralit të Bushatit, ka nevojë për një studim më të gjerë. Duhet përfshirë edhe pjesa poshtë e Lezhës, përveç argjinaturave dhe kullimeve, stacioneve të pompimit, dhe shumë punime janë bërë atje. Duhet përfshirë edhe ajo ardhja e jashtëzakonshme të e ujit të detit për herë të parë, se ndoshta ka të bëjë me ndryshimin e klimës, nevojitet pra, një kuadër më i gjerë studimi i asaj zone.

Zëri i Amerikës: Ju lutem, në fund, cilat janë disa rekomandime tuaja lidhur me mirëmenaxhimin e sistemit hidroenergjitik të Shqipërisë dhe funksionimin e institucioneve shkencore të kësaj fushe, të cilat gjatë tranzicionit janë trazuar dhe janë zvogëluar shumë?

Egon Gjadri: Është e nevojshme ekzistenca e një instituti të vogël , apo e një bërthame shkencore, jo projektuese por së paku studimore teknike. Duhet kjo për të pasur një pikë referimi të gjithë; qeveria, KESH-i për diçka madhore që mund të ndërmerret. Këtu mund të ishin grumbulluar një pjesë e njerëzve që jetojnë ende, apo që janë shpërndarë në punë të ndryshme. Kjo qendër duhet për të bërë vlerësime mbi gjendjen dhe projektet në perspektivë, dhe kjo nuk i kushton shtetit shumë sesa do t’i jetë shtetit kjo. //rd//

http://www.voanews.com/albanian/2010-01-...

 Paralajmerimi per rrezikun e qytetareve amerikane ne zonen e permbytjeve nga Ambasada e tyre,tregon se sa te kujdeshem jane amerikanet per amerikanet edhe kur ata ndodhen me mijra KM larg Shtetit te tyre,dhe kur jane ne qef te vete!

Nuk eshte keq te thuash "Kujdes!"kjo eshte edukate!

E keqja eshte kur nje si Qeveria Shqiptare nuk ben as nje perpjekje per" Kujdes!! Psh:

Kujdes!!Zone permbytjesh,ndalohet ndertimi i objekteve te banimit"

 

Ne 2004 zoti Berisha deklaroji me rastin e perbytjeve te atij viti ( por jo te te njejtes shkall),

permbytjet behen ngaqe ata njerez votojne per partin demokratike.

 

Tani lind pyetja,

po kete radhe pse u permbyten???

 per te njeten arsye dhe kete rradhe, shkaku dhe pasoja nuk ndryshojne, ndryshon vetem mekanizmi, ishte "hapje digash me deshire" eshte "qeverisen nga te paafte" smiley

Une e di qe kjo eshte ceshtje serioze! smiley

Po meqe edhe ai italioni i Sales ka thone qe Digat jane jashte rrezikut, dhe meqe eshte e Frajde, une them qe ta marim nje cike veten me t'mire, t'qeshim nje cike! smiley

Qe nje karikature me permbytje! smiley

noah cartoons, noah cartoon, noah picture, noah pictures, noah image, noah images, noah illustration, noah illustrations

 Digat tona hekur dhe beton,sikur jane produkt Kinez,dhe jo Italian!! smiley

Berisha, Rama vizitojnë zonat e përmbytura në Shkodër

Ne Shkodër, edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduar të zgjerohet sipërfaqja e zonave të përmbytura. Tashmë janë përmbytur rreth 10 mijë e 300 hektarë toke bujqësore dhe afër 2 mijë e 200 shtëpi banimi. Kryeministri Berisha ishte sot në zonat e përmbytura, ku përsëriti thirrjen për evakuim të popullatës. Po sot, në zonat e përmbytura të Shkodrës ishin edhe deputetë të Partisë Socialiste së bashku me kryetarin Edi Rama, të cilët njoftuan një nismë solidariteti me banorët e zonave të përmbytura.

http://www.youtube.com/watch?v=vzAHW1jZJQ4

P.S. Ej grupi do behet kijameti ne Shkoder, ca kishte ky koment qe e fshite mer yahoo? Ka kronike permbledhese te gjendjes, ka reagimin e dy liderve, dhe mbi te gjitha s'eshte nga ndonje media partiake shqiptare. Ca nuk shkon ne kete lajm qe e fshite dhe si koment, se mire si artikuj s'i botoni juve keto jo-te-panikshmit qe kane vertet gazetari dhe raportim per ngjarjet? Ka mungese spekullimesh dhe paniku, ketu qendron problemi pra?

E keni permbyt Peshkun keto dite me panik me keq se Drini Shkodren. lol

xhib, ky koment u fshi se s'ka lidhje me temen. te lutem, mos posto me copa artikujsh vend e pa vend. kjo s'eshte faqja jote personale.

Berisha tha ne mbledhjen e qeverise se mund te kete ndikuar edhe eklipsi i henes.

Po kesaj ca i thoni ju, propozoj ta cojne te thenia e vitit.

Ata që paguajnë Berishën dhe nuk paguajnë inxhinier Cicon!Nga Mero Baze

Një muaj më parë, në redaksinë time trokiti një inxhinier, që dëshironte të më shpjegonte atë se çfarë mund të ndodhte në digat e Drinit nga keqmenaxhimi dhe mungesa e përgjegjësisë. Megjithëse shpjegimi i tij ishte i thjeshtë dhe bindës, m’u duk paragjykues dhe thjesht ruajta adresën e tij. Pak javë më vonë ai më dërgoi mesazhe të tjera dhe folëm dhe në telefon. Sërish unë isha skeptik për alarmin e tij. Një ditë pas Vitit të Ri, u ndjeva fajtor, që si gazetar nuk arrita të kap në kohë shqetësimin e një inxhinieri profesionist, që kishte ndërtuar vetë Portat e Remont-Avarisë në Koman, dhe që ishte i alarmuar nga mundësia e rritjes së nivelit të ujërave dhe rreziqet që mund të shoqëronin shkarkimin. E mora në emision me fillimin e javës së parë të janarit dhe argumentet e tij në të vërtetë rikthyen vëmendjen te thelbi i problemit. Inxhinieri quhet Dhimitër Cico. Nuk kishte asnjë detyrim të më “bezdiste” mua si gazetar, nuk kishte asnjë detyrim të bezdiste autoritetet e Komitetit të Digave të Larta, por ndjehej i shqetësuar si qytetar dhe si njeri që kishte dhënë kontributin e tij në ato diga.

Në çdo vend të botës kjo “Kasandër” duhet të nderohej për përkushtimin e tij ndaj një pasurie tonën të përbashkët dhe paralajmërimin ndaj një rreziku po ashtu të përbashkët që na kanoset. Ashtu sikundër unë fajësoj veten dhe i kërkoj ndjesë që nuk e vlerësova shqetësimin e tij në fillim të dhjetorit, kryeministri, ministri i Brendshëm dhe ai i Energjitikës duhet t’i kërkojnë falje zyrtare dhe të vlerësojnë përkushtimin e tij.

Por ç’ndodhi në të vërtetë?

Në vend që ta falënderonte, kryeministri e fyeu rëndë, ashtu siç di të fyejë ai, duke e akuzuar se kishte bërë deklarata kundrejt pagesës. Kjo deklaratë e ligë mund të dalë vetëm nga goja e një kryeministri të paaftë, që befas kupton se ajo që ai ka bërë për muaj të tërë, është gabim, është katastrofë dhe një dështim fyes për çdo zyrtar që tenton të drejtojë pa përfillur profesionistët. Vetëm një kryeministër i fyer në sedrën e tij të sëmurë prej dështaku mund të fyejë ashtu një profesionist që ngeli dyerve të redaksive duke trokitur për të ngritur një shqetësim qytetar. Vetëm një kryeministër, që befas kupton sa vulgar është në komandat e tij politike mbi profesionistët e digave, duke çuar vendin në buzë të katastrofës, mund të egërsohet në atë mënyrë dhe mund të fyejë një profesionist të vërtetë, që e ka ngritur nga rehati i shtëpisë së tij thirrja e ndërgjegjes për mundin e tij disavjeçar. Dhimitër Cicon nuk ka kush ta paguajë dhe kjo është një fyerje për shoqërinë tonë. Atë nuk e paguajmë ne që bëjmë gazetari, jo vetëm pse nuk kemi paratë që ka Sali Berisha, por dhe sepse ai nuk është pjesë e punës sonë. Ai është një njeri që na gjeti dhe nuk e gjetëm. Ai është një njeri që na kërkoi dhe nuk e kërkuam. Ai është një njeri që po paguante, siç pagoi, me autoritetin e tij për të ngritur një alarm, të cilin, ata që e kanë detyrë, bënin sikur nuk e dëgjonin. Dhe befas kryeministri kupton se qëndrimin e duhur nuk e ka ai me cektësinë e tij feudale, por një inxhinier i thjeshtë, i papunë, i papaguar dhe i braktisur nga kjo shoqëri, që respekton plehrat dhe flak vlerat. Dhe i tërbuar nga kjo e fyen. S’ka asnjë shpjegim tjetër psikologjik veç zilisë për dijet e tij, veç zilisë për përkushtimin e tij, veç zilisë për lartësimin e tij në sytë e shqiptarëve, kur foli një muaj para për këtë që ndodhi sot.

Një muaj më pas ne kemi 3 mijë banesa që po prehen nën ujë dhe mijëra qytetarë që po enden tek të afërmit e tyre për t’i shpëtuar katastrofës shtetërore të përmbytjes. Vetëm në Shkodër janë shpallur publikisht 5 adresa si qendra evakuimi, por aty thuajse nuk shkon askush. Në të tri mijë shtëpitë e braktisura, ndërkohë nuk shikon asnjë polic. Asnjë inventar nuk ka për bagëtitë e dëmtuara apo të braktisura dhe asnjë rrethanë lehtësuese për transportin e tyre. Në ditën e saj të 8 qeveria ka bilancin më të hidhur të mundshëm që mund të ketë një ekip menaxhues në rast fatkeqësish. E thënë me pak fjalë, asnjë qytetar nuk i ka besuar familjarët te Lulzim Basha, asnjë kryefamiljar nuk i ka besuar pasurinë Lulzim Bashës dhe asnjë familje shqiptare nuk ka shpresë se mund t’u shpëtojë pasuria prej Lulzim Bashës. Në ditën e tyre të tetë, zyrtarët shqiptarë nuk kanë dot asnjë shembull pozitiv, qoftë dhe të trukuar, ku të tregojnë së paku se kanë njëmijë qytetarë të nën-Shkodrës të evakuuar, të sistemuar, me pasuri të inventarizuar dhe në kushte normale të shmangies së traumës që ua ka shkaktuar qeveria. Ky shembull mungon. Qeveria më shumë se çdo gjë tjetër sot ëndërron për këtë shembull, për këtë kronikë në TV Klan, për këtë mrekulli që do ta bënte të quhej qeveri. Nuk e ka. Sali Berisha, i tërbuar nga kjo, i tërbuar nga dështimi i menaxhimit të digave, i tërbuar nga katastrofa që ka shkaktuar me duart e veta, i tërbuar nga fakti që në këtë vend ka njerëz të thjeshtë, normalë, që dinë ta bëjnë më mirë se ai dhe soji i tij këtë punë, nuk shkarkon Dritan Priftin, nuk shkarkon ministrin më qesharak të Shqipërisë, Lulzim Bashën, por i turret një inxhinieri të thjeshtë, një qytetari patriot, që po të ishte dëgjuar 5 minuta, mund të kishim shpëtuar nga kjo katastrofë. Sot, kur është dita që ne duhet t’i kërkojmë ndjesë inxhinier Cicos, dëgjojmë qesharakun Lulzim Basha të flasë për grupe armiqësore, që përhapin panik pas përmbytjes. Sot, kur ne duhet të rikthejmë vëmendjen te profesionistët dhe t’u japim atyre, jo vetëm stimulin moral, por dhe atë material për të drejtuar me kompetencë këtë vend, dëgjojmë një kryeministër të lig nga paaftësia të akuzojë një njeri që e ka flakur në rrugë, se është i paguar të “paralajmërojë” fatkeqësitë. Ky është një paradoks i madh, i cili na sjell natyrshëm në mendje pyetjen: Po këtë kryeministër kush e paguan për të na bërë këtë katastrofë që na bëri? E hidhur është, se Berisha paguhet prej shqiptarëve, pasurohet prej shqiptarëve dhe u sjell atyre fatkeqësi të tilla, kurse inxhinier Cico është nga ata që ka punuar për shqiptarët, ka paguar për shqiptarët dhe tani po poshtërohet nga një kryeministër i lig.

Pastaj ca do te thote "po shembet" o juve korba zindjellese qe mire fotove te afrikes, po tani po i beni zbor dhe shqipes? Ura ose qendron, ose eshte shembur, ose ka demtime ne filan vend a kembe a koke. Po si mund te kemi "po shembet ura" ne nje periudhe pertej disa sekondeshe? Pra qe dje dhe sot ura vazhdon te jete ne gjendjen "po shembet"?

Cfare dmth po shembet? Po a e pe Videon mo mavri? A e pe uren? Po argjinaturen? Po s'kishe ku ta shifje se e ka marre lumi literalisht. S'ka me argjinature, ura eshte e ekspozuar, nje kembe eshte shkeputur, asfalti ka rrjthedhur nga rruga ne lume. Gropa, aty! 2m katror.

Cilen pjese te "PO SHEMBET" nuk kupton ti xhib? Ne ure eshte hapur nje grope sa 1/3 e gjeresise se saj, eshte nje grope rreth 2m katror. nderkohe qe uji e godet furishem prej dy javesh. Me duket se i ke hyre kaq rendshem kesaj pune se harron qe lajmi te parin funksion ka te informoje dhe te tregoje te verteten. Dhe ka nje grope 2 meter katror ne uren e fierzes qe e ben njeren prej dy korsive TE PAKALUESHME. Dhe gropa po zgjerohet se asfalti u dorezohet me lehte dallgeve.

Pastaj, ku e di ti qe nuk po shembet? Nga e di ti qe spekullon dhe hidhesh perpjete? Midis Xhibilese anonime dhe Top Channel une besoj top channel.

http://bw.balkanweb.com/upload/gallery/3698.jpg

http://bw.balkanweb.com/upload/gallery/3694.jpg

dhe sa kohe do vazhdoje keshtu?  smiley(

"....Sali Berisha, i tërbuar nga kjo, i tërbuar nga dështimi i menaxhimit të digave, i tërbuar nga katastrofa që ka shkaktuar me duart e veta, i tërbuar nga fakti që në këtë vend ka njerëz të thjeshtë, normalë, që dinë ta bëjnë më mirë se ai dhe soji i tij këtë punë, nuk shkarkon Dritan Priftin, nuk shkarkon ministrin më qesharak të Shqipërisë, Lulzim Bashën, por i turret një inxhinieri të thjeshtë, një qytetari patriot, që po të ishte dëgjuar 5 minuta, mund të kishim shpëtuar nga kjo katastrofë..."  Mero Baze.  

 

Sali Protopapa, po te kish mend, po te ish i ndershem dhe po te mos ish i lidhur, do ndigjonte eksperte te shum fushave, por pikerisht se ai eshte i tille, i ka lene ne harrese (ne fakt qellimisht) ter specialistet dhe ekspertet e fushave te ndryshem.  

Ditet kalojne dhe ne jemi te detyruar e marrim info nepermjet telefonatave nga njerzit tane qe rrojne ne Shkoder , nepermjet coprave te intervistoreve te guximshem qe duhen falenderuar si ata te NEWS -24 etj .

Gjithashtu te nxjerrim deduksione nga nderhyrje te shefave te optimizmit te Xhibosur deri ne palce me servilizem partiak , apo edhe nga panikaxhij te kraheve te tjere , ashtu si edhe nga ndigjimi i situates sinoptike mbi ate rajon .

A ka mundesi te menjanohen pallavraxhijte e Tellallizmit ne mendime per b/veprim me Malin e Zi e dyluftimet midis henes Kuqe e Kryqit te Kuq ?

A ka mundesi te jeni me fleksibel te nderuar admin per te dhene info te shpejta e thelbesore , si rasti i intervistes profesionale te z. Farudin Hoxha ( atij qe futi Saliu ne burg) se bashku me Presidentin e Republikes z. Topi.apo edhe i asaj te z. Gjadri .

Per me shume do ishim te interesuar , por edhe per me shpejt e nga rajoni. Sidomos te natyres te nikut  e-dinamoqe eshte thelbi per te kuptuar parrullat  xhibiste qe leshon Tellalli .

Ju faleminderit !

 

Si edhe cdo gje tjeter qe fryhet edhe Buna do te cfryhet po varet se ku do cfryhet..dhe me duket se nuk do cfryhet as ne Berisha as ne Prifti..po do cfryhet tek te shkretet banore te atyre zonave qe edhe kete kishin mangut.

Bravo politika sa mbare prape.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).