(Fotografia nga Arben Celi/Reuters dhe Yahoo News)

Si pasojë e situatës së rënduar nga reshjet e shiut në zonën e nën Shkodrës dhe përmbytjet e më shumë se 100 shtëpive, kryeministri Sali Berisha ka dhënë urdher që banorët të evakuohen.

Evakuimi ka nisur rreth orës 18:30 nga Shtabi i Emergjencave Civile, po po punojnë me mjete lundruese dhe me makinat e ushtrisë. Fillimisht po evakuohen banorët e dy zonave më të rrezikuara nga përmbytjet, sic janë Ana e Malit dhe Guri i Zi.

Banorët pas evakuimit do të akomodohen në ambientet e katër konvikteve në Shkodër, si dhe në hotel “Turizmi”.
Si pasojë e zënies së ambienteve të konvikteve nga banorët e zonave të përmbytura janë lajmëruar edhe studentët e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, të mos rikthehen në shkollë deri në një lajmërim tjetër.

Rëndohet situata në Shkodër
Situatë problematike në Shkodër, ku dhjetra shtëpi vazhdojnë të qëndrojnë nën ujë. Reshjet e dendura të shiut vazhdojnë dhe herë pas here kthehen në stuhi. Kryeministri Berisha gjatë inspektimit në zonat më problematike i ka kërkuar emergjencave civile evakuimin e menjëhershëm të banorëve.

Gjithashtu, kryeministri Berisha ka dhënë urdhër të hapen portat e sigurisë së hidrocentraleve Koman, Vau i Dejës dhe Fierzë, ndërkohë që reshjet e shiut vazhdojë të bien me intensitet. Sipas Berishës, kjo situatë e rënduar nga reshjet do të vazhdojë për 10 ditë.

Kryeminstri Berisha është nisur drejt fshatit Obot, ku situata paraqitet më e rënduar, pikërisht banorët e këtij fashti do të evakuohen të parët.

Balkanweb.com





Kryeministri Berisha viziton zonat e rrezikuara nga përmbytjet në Shkodër

www.km.gov.al
02/01/2010

Në vijim të vizitës së tij në zonat e përmbytura të Lezhës, Kryeministri Berisha vizitoi qytetin e Shkodrës për të parë nga afër situatën në këtë qytet.

Kryeministri Berisha, i shoqëruar nga Ministri i Brendshëm Basha, dhe ministri i Mbrojtjes Imami,  ka vizituar digën dhe hidrocentralin e Vaut të Dejës dhe Shtabin e komandimit të makinerive. Më pas Kryeministri Berisha u takua me Shtabin e Emergjencave.

Kryeministri Berisha shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, dhe kërkoi evakuimin e menjëhershëm të zonave të banuara, dhe kërkoi zbatimin me përpikmëri të urdhrave të dhe kërkesave të ekspertëve të digave dhe hidrocentraleve.

Kryeministri Berisha u shpreh:

"Zotërinj qeveritar vendor,

Zotërinj ministra,

Së pari dua t’u përcjellë qytetarëve të Shkodrës urimin tim më të përzemërt për Vitin e Ri, një vit me gëzime, me suksese, me mbarësi, në çdo vatër dhe për çdo qytetar të këtij qarku.

Së dyti, unë dua t’ju përgëzoj ju, të përgëzoj emergjencën civile, Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes, sepse gjatë gjithë këtyre ditëve keni qenë në lartësinë e detyrës. Mbasi ditë me radhë, një kërcënim serioz ekziston si nga reshjet, por në veçanti nga kaskada e Drinit, prurjet e të cilit, sidomos në Koman, kanë qenë të përmasave shumë të mëdha. Theksova në Koman sepse liqeni i tij, siç dihet është një liqen modest, për shembull tani që po flasim ai po rritet me 8 centimetra në orë, është liqen i ngushtë.

Gjatë gjithë këtyre ditëve, ministritë, ju, keni qenë në kontakt të vazhdueshëm si me komunën e Dajçit, me Obotin, Anën e Malit, ashtu dhe me të gjithë zonën e kërcënuar nga përmbytja. Është bërë përpjekje maksimale për të shmangur sa të jetë e mundur një përmbytje më të gjerë. Por, erdha këtu, sepse jemi përpara një momenti kritik, moment  në të cilin ne do të detyrohemi të bëjmë shkarkime të mëdha nga të tre liqenet: Fierza, Komani dhe Vau i Dejës. Parashikim sinoptik është shumë i pafavorshëm, parashikohen së paku dhjetë ditë rrebeshe, shira, të cilat në zonat e Alpeve dhe në basenin e Drinit sjellin  prurje të pallogaritshme. Në këtë kontekst dy zonat e kërcënuara të qarkut tuaj, të rrethit tuaj, Ana e Mali dhe Dajçi, Guri i Zi, duhet të evakuohen me çdo kusht dhe sa më shpejtë. Kjo sepse ne do të detyrohemi në një kohë fare të shkurtër, të hapim tunelet e shkarkimit për shkarkime të mëdha. Banorët do të sistemohen në kushtet më të mira të mundshme. Gjendja e jashtëzakonshme zoti Prefekt, nënkupton marrjen në dispozicion të gjitha aseteve dhe mjeteve të domosdoshme për përballimin e saj. Natyrisht Qeveria, nëqoftëse do të marrim hotelet do paguaj. Pra do të merren të gjitha hotelet, në rast se nuk mjaftojnë hotelet, konviktet. Ministri a Mbrojtjes dhe Ministria e Brendshme do të bëj disponibël sa më shpejtë dy konvaleshenca, nuk kemi pse ti fusim në stadiume njerëzit. Kemi transport, kemi autobuza, kemi mjete dhe i vendosim në kushte optimale, pra konvikte, hotele, konvaleshenca. Kemi kapacitete të mëdha për t’i sistemuar.  Ministria e Arsimit do të shtyjë fillimin e mësimit në universitetin “Luigj Gurakuqi”, edhe për disa ditë, sepse do zihen dhomat, pastaj do lirohen, do rregullohen, do u sillen në gjendjen e përshtatshme studentëve.

Rezervat e shtetit do marrin masa që aty ku është e nevojshme, të bëjnë të gjithë furnizimin. Por furnizimi kësaj here jo vetëm me ushqim, por me plaçka, me veshje, me të gjitha çfarë duhen për fëmijët e vegjël, foshnjat dhe kjo periudhë duhet të kalohet me sa më pak lëndime.

Është e domosdoshme zoti Prefekt që të identifikohet çdo sipërfaqe e mbjellë. KESH-i është i detyruar të zhdëmtojë, por kjo kërkon kushtin e vlerësimit të ndershëm dhe objektiv. E kanë mbjell grurë, apo çfarë e ka mbjellë, KESH-i do t’i përgjigjet, është i detyruar t’i përgjigjët, vetëm se me lutjen që kjo të bëhet në mënyrën më objektive, kështu është rregulli.

Mendoj që gjendja e emergjencës është e shpallur në këto zona, ndaj policia,  në rast nevoje dhe ushtria, do bëjnë evakuimin. Do kontrollohet çdo shtëpi, në marrëveshje me autoritetet vendore, në rast se mund të rri një njeri i vetëm, por dhe ai do të rri me mjet komunikimi dhe jo në shtëpi në kat të parë, absolutisht  asnjë. Do merret çdo njeri, nuk mund të pranojmë njeri që të marr rrezikun e vdekjes, ajo nuk mund të ndodhi. Forcat e Xhenios janë këtu, mund të sjellim repartet ushtarake dhe ne i kemi të gjitha mundësitë, mjetet e gjithanshme që këtë situatë emergjente ta kapërcejmë me sa më pak probleme dhe dhimbje, por kjo është një situatë, e thash dhe njëherë, ku ne duhet detyrimisht të shmangim rreziqet e mëdha. Ne nuk mund të pranojmë që të rrezikohet Shkodra, nuk mund të pranojmë që të rrezikohet Lezha, ultësira tjetër, kjo është jashtë çdo lloj koncepti, besoj se është gjëja më normale.

Unë kam komunikuar me ju vazhdimisht dhe jam informuar se disa prej tyre mund të pretendojnë se janë të përgatitur, se kanë varka, , por mund të rrijë një njëri nëse e ka shtëpinë dy-katëshe, pori fëmijët, pjesëtarët e tjerë të familjes do t’i sjell ti ketë të sigurt dhe pa asnjë lloj problemi.

Ky është një sistem për të hapur tunelet, dhe ekspertët, specialistët e digave, mendojnë se çdo orë është e padëshirueshme që ta vonojë këtë vendim të tyre. Hidrovorët aty ku janë do të jenë në kontroll të vazhdueshëm .

Unë mendoj që ju i keni të gjitha mundësitë për ta përballuar këtë situatë me gjakftohtësi, me efiçensë të plotë. Qeveria do të vej në dispozicion çfarëdo që ju nevojitet. Çdo mjet dhe çdo gjë.

Situatë jo të favorshme kemi dhe në Lezhë, ku deti është ngritur, dhe në Mat po shkarkojmë shumë, por nuk është fare nga Mati. Është e tëra nga ngritja e shpejtë, e fuqishme e detit, cili ka marre përpara, bunkerë, prita, gjëra, të gjitha dh atje po punohet, po punohet shumë që të mund të vendosim një prit më të sigurt. Por, sidoqoftë, kjo është një situatë që ne duhet të funksionojmë siç kemi funksionuar. Mirë kemi funksionuar, unë e kam ndjekur dhe ju e keni ndjek me shumë vëmendje, me shumë përkushtim. Ne duhet të zbatojmë atë që thonë specialistët, ekspertët e digave, sepse kjo është detyra jote, duhet të krijojmë siguri, se ndryshe, të dy liqenet, sidomos Komani, është në rritje të shpejtë.

Në rast se është e nevojshme le të bëjnë lartësimin me fasë të digës në Dajç. Ushtria të merret me vendosjen e thasëve, 5000 deri në 10000 thasë mund të duhen, në rastet e nevojshme, nëse e gjykojnë specialistët të nevojshme. Duhet të jemi realist, shqetësimi për prurjet në kaskadën e Komanit dhe të Fierzës është shumë serioz, çka do të thotë se mund të detyrohemi për shkarkime të mëdha. Nuk ka asnjë kërcënim për ndonjë zonë tjetër, përveç zonës që po bëjmë fjalë, por mund të jemi të detyruar të rrisim progresivisht shkarkimet në përputhje me prurjet. Për prurje shumë të mëdha duhet të bëjmë shkarkime shumë të mëdha. Jemi në fillim, kështu që edhe argjinaturën mund ta lartësojmë, nëqoftëse e gjykojnë specialistët. Më thuhet këtu se thasët janë në Pukë një sasi e madhe, të sillen me urgjencë. Madje të çohen ku mund të mbushen, se mund të mos ketë në Dajç material. Të sillen ku të jetë më afër, por të fillojnë. Të fillojnë ta lartësojnë, të fillojnë të përgatiten, mbase është një punë e panevojshme, por më mirë rrimë ne të qetë.

Shërbimi shëndetësor duhet të jetë 24 orë. Spitali, i përforcuar me mjek, me infermier, me të gjithë, Kudo qendra shëndetësore. Ne duhet të jemi shumë të gatshëm që kjo të kapërcehet në një mënyrë sa më pak traumatike, sa më pak lënduese.

Keni bërë punë shumë të mirë. Por problemi është se sinoptika është jashtëzakonisht jo premtuese, duhet të përgatitemi mirë. Janë dy liqene, sidomos komani është një liqen qe mbushet shumë shpejtë, është një liqen i vogël.

Detyra jonë është të parandalojmë, detyra jonë është të parashikojmë, por evakuimi do fillojë, sepse ne brenda pak orëve mund të detyrohemi të  dy ose trefishojmë  shkarkimin, në varësi të kërkesës së ekspertëve. Tani të jem i sinqertë me ju, nuk do mund të ngadalësojmë asnjë kërkesë të tyre. Janë ata që do të komandojnë, sepse atyre ua jep rregulli, dhe ata do të komandojnë porta dhe tunele të shkaktimit.

Qeveria ka detyrat e veta, po merr të gjitha këto masa qe ne jemi mbledh këtu, kurse ata kanë detyrë të shmangin me çdo kusht, nëpërmjet manovrimit me tunelet dhe portat, të një rreziku madhor për hidrocentralet. Rritja e Komanit me një nivel mbyt komplet sallën e turbinave në Fierzë. 175.8 është pika kritike, hyn në ujë turbinat dhe bllokohen. Tani fjalën tërësisht e kanë vetëm specialistët e digave dhe hidrocentraleve, ne do marrim masat, ne u kërkojmë atyre sigurinë maksimale për të parandaluar çdo lloj problemi madhor, kjo është kërkesa e qeverisë prej tyre.

Ne do zbatojmë me përpikëri çdo vendim të grupit të emergjencës së digave dhe hidrocentraleve, çfarë të vendosin ata qeveria do të thotë vazhdoni. Jemi në limitet e asaj që ne duhet të zbatojmë, edhe ata fermerë duhet ta dinë që këto kanë qenë minimale, tani do të detyrohemi të bëjmë derdhje të mëdha, unë them trefishi-katërfishi i këtyre.  Të fillojnë që tani veprimin sepse edhe njëherë shkarkimet mund të tre-katërfishohen brenda orëve në mënyre absolute ne nuk kemi asnjë alternativë tjetër përveç zbatimit të përpiktë të urdhrit apo kërkesës të komisionit të digave dhe liqeneve.  

22 Komente

 Qofte me kaq.

Kjo eshte fatkeqesi natyre ,dhe ne keto raste duhet te bashkohen te gjithe,duhet te hidhen pas inatet politike,se fenomenet natyrore jane te rrezikshme per te gjithe.Uroj qe te kaloje sa me shpejt dhe pa viktima ne njerez e sa me pak demtime.

Fatkeqesi vertet, por deri para nje jave, megjithe rreshjet e medha keta te atij gojshtremberit, blinin energji nga jashte dhe s'vinin ne pune asnje turbine ne fierze, megjithese kuatat ishin maksimale!!!

Eshte vertet skandal me ata qe drejtojne ate vend me papergjeshmeri maksimale, dhe leshojne lot korkodili kur u vjen "veza ne sum".

deri para nje jave, megjithe rreshjet e medha keta te atij gojshtremberit, blinin energji nga jashte dhe s'vinin ne pune asnje turbine ne fierze, megjithese kuatat ishin maksimale!!!

???

Po ty kush ta tha? Si te mberriti xhevapi ne Angli. Se une di te kunderten.

Po me qe paske me shume info ti (se mo me je vete prifti o trim, se ja vlen te na japesh ndonje info te klasifikuar), na trego c'di,

se e kemi guximin te te kerkojme (domethene jo ty, por atyre qe u rame ne qaf) falje!!!

Jo or mik, pa problem. Vetem se ketu nuk ka kujt ti vihet faji, as D. Priftit as kujt tjeter, qe ne male bie shi ne vend te bores.

HC kane jave qe punojne me kapacitet te plote. Gjendja e gatishmerise ka jave qe vazhdon. Do te thuash pse nuk i kane hapur edhe portat e shkarkimit me perpara mqs nje situate e tille si sot mund te parashikohej. Puna eshte se te hapesh portat e shkarkimit (dmth pa kaluar uji neper turbina) shkon dem uji e nuk prodhon energji.

Nje pisllek te tille KESH e ka pas bere kur drejtor ishte ai  Andis Harasani, i cili me te vertete meriton burg per shperdorim pasurise publike, por ky eshte tjeter muhabet.

Portat jane hapur kur niveli i ujit ka fillur t'i afrohet maksimumit, ndersa Hec-et kane qene ne pune, por ka pasur prurje te medha, apo jo Hunter?

E rendesishme eshte qe reagimi i shtetit me strukturat e tij ne ndihme te banoreve te rrezikuar ka qene ne lartesine e duhur dhe per t'u lavderuar.

Biles, biles portat i kane hapur kur niveli i ka kaluar disa cm maksimumin. Si per te evituar prurje te medha si dhe per te mos çuar dem ujin. Ka plot teknik shqiptar te zote per ate pune. Ketu me lejo te hapi nje paranteze, dmth per shkarkimin e ujit qe eshte bere kur drejtor ishte Andis Harasani. Mqs energjia eletrike nuk paguhej, atehere per te thene se raporti mes energjise te prodhuar/energji e paguar ishte permirsuar KESH nuk prodhonte qellimisht energji. Mqs nuk mund te rrisesh energjine e paguar, zvogelonin energjine e prodhuar. Edhe pastaj thonin nuk ka uje HEC, qytetet kishin 7 - 14 ore mungese dritash, nderkohe qe uji derdhej kot nga portat e shkarkimit, pa kaluar neper turbina. Kshu bente Andis Harasani e qeveria socialiste.

Sot Drini ka prurje 1000-1500 m3/sek por ka pasur raste (vite perpara) kur prurjet kane qene 2000-2500 m3/sek. Nuk eshte vetem Drini problemi. Eshte rrit niveli i liqenit Shkodres, si rrjedhim edhe lumi Buna qe bashkohet ne Oblike me Drinin. Por edhe deti ku shkarkohet Buna eshte i trazuar edhe kshu ja zene frymen njeri-tjetrit. Shihe ne google maps poshte vendit ku bashkohet Drini me Bunen, zbrit pak nga Oblike e Madhe edhe shiko ate vendin ku Buna ben nje kthese te madhe. Aty eshte niveli i tokes i ulet, prandaj ben ate kthesen. Aty eshte zona Obot, Dajç qe permbyten.

mbase është një punë e panevojshme, por më mirë rrimë ne të qetë......

" Se bunkeret zotrie , me ka thane baba mue.. " . Kete lloj regjimi te shoqeruar me llapaqenizem qe ne Lindje e ka mallkuar edhe zoti dhe do ta ndeshkoje edhe me tej .

Mjere ata njerez qe i besojne ketij llapaqeni dhe ata qe i vene prapa . Ca me keq per ata qe e propogandojne e mbrojne sikur thote "cudira" me mullij ere , per sukseset "me te medhate qe nga 1912 ...

Njerez nga zonat e Shkodres e kudo qe jeni qe rrezikoheni per cfaredo arsye .Jemi me zemer e shpirt prane Jush . E kalofshi  me sa me pak dhimbje e sa me shpejt . Jo vetem per kete rast.

Beni derman kokes se nuk eshte Regjim qe i sherben Popullit kur ka hall , kur ka katastrofa , kur ka fatkeqesi natyrore.

Edhe kesaj radhe kush eshte i vemendshem te gjitha "porosite" jane te natyres '' Hajdute mblidhuni. Erdhi nje rast tjeter i favorshem".

Vini re mire !

Te gjithe keto kohe qe funksionojne keto objekte madheshtore , nga te rallat ne Europe , jane trajtuar me HAJDUTLLEK .

Ne te gjitha rastet lexojme se ndertohen shtepi mbi kanalizime dhe pas ca koheve "Jepen fonde nga BB e FMN per kanalizime " smiley

Cdo vit pothuaj gjejme ne shtyp e vendime qeverie se "Jepen fonde per riparimin e Hidrovoreve" dhe cdo vit lexojme per mosfunksionimin e tyre.

Cdo vit lexojme analiza te fencurish qe si zagare gjahu kane qemtuar kush ka vjedhe me shume , dhe cdo vit emrohen e bashkepunohet me Hajdute.

Kemi degjuar e lexuar se jane dhene fonde per thellimin e shtrateve te lumenjve dhe cdo vit lexojme se arrestohen k/komunash per vjedhje fondesh

Kemi lexuar e degjuar se hyme ne Nato dhe me se fundi trimerite e llapaqenit mbyllen me ngushellimin.... Forcat e Xhenios janë këtu ,mund te sjellem edhe reparte te tjera Ushtarake ....nga komuna e Vucidolit dhe fshati Ternagop .

 

Ka faj qeveria? Po, te gjitha qeverite,se bashku me te gjithe politiken qe nuk kane menduar dhe vlersuar mendimet e specialisteve,inxhiniereve qysh me renien e kominizmit,se me shume meren me te vdekurit se me te gjallet,me shume jane marre me gerr-verret per karrike se per zgjidhjen e problemeve te shumta qe kane sot njerizt,me shume jane marre me genjeshtra sesa me rrezikun e mundshem te pasojave te grindjeve dhe shereve te pafundeme!

Shkodra dhe Lezha jane ne prag te nje katastrofe!

Nuk mendoj se eshte problem i shkaktuar nga neglixhenca.P.sh Oboti eshte fshat buze Bunes.N,'ato kohra shkohej me leje kufiri te veçante sepse njera sponde e lumit ishte e jona e tjetra jugosllave...nejse.Puna eshte se sapo binte sadopakshi permbyeshin gjithmone....Nje vit i pazakonshem per reshje.Ketu ne Toscana ,Pisa e metej ,zona kurre te degjuara per permbytje po behet nami....Ka ca pamje prej "day after" smiley

Eshte bere zakon te sulmohen qeverit kur ndodhin permbytje te tilla, jo vetem ne Shqiperi po kudo.

Me rastin e Toskanes ku ka permbytje, shembull unik per mbrojtjen e ambinetit e qytetarve , pranohet teza se uji ben punen e vet, nuk ka force apo mendim njerzor (studim) qe mund ta ndaloje.

Nje lutje e sinqert per ato njerez qe jetojne ne ato zona, mbase eshte me domethense se te merresh qeverin.

Ultesira e Shkodres duke qene vende vende edhe nen nivelin e detit, i duhet te perballoje te gjitha ujrat qe sjellin Alpet. Nuk sjell uje vetem Drini, po Cemi edhe perroi i thate, ujrat qe mblidhen ne liqen nga pjesa e siperme e Shkodres.

Mendoni, gjithe ato rreshje qe bien ne Alpe, nga Tropoja deri ne malin me te afert, Cukalin , mblidhen e bashkohen ne ultesiren e Shkodres.

Nuk eshte nevoja te jesh specialist per te kuptuar rrezikun qe kalojne keto zona, marre bashke edhe Shkodren e Lezhen.

 

Mendoj se populli dhe veçanèrisht njerzit qè banojnè nè ato zona ashtu si edhe qeveria e opozita duhet tè kenè besim tek njerzit qè drejtojnè e punojnè nè hidrocentralet shqiptare...dhe ti lenè tè qetè tè bèjnè punèn e tyre dhe tu binden urdhèrave tè tyre,kèto situata tè rènduara janè praktikè qè kèta njerèz kalojnè çdo vit...e çdo vit flitet pèr hapje portash e pèrmbytje...uroj qè gjendja e vèshtirè tè kaloj me sa mè pak probleme,shyqyr deri tani nuk ka patur probleme tè mèdha...dhe tè hesht sidomos politika siç ka heshtur pèr 20 vjet kur flitet pèr parandalim tè kètyre fatkeqsive!!

 Dhimiter Cico,ekspert,inxhinier,specialist qe njef ne detaje digat e hidrocentraleve,prezent ne shumicen e ndertimeve te tyre,thote :

 

"..Sot ka pak vend për zërin e shkencëtarëve dhe për ta, njëlloj si me doktorët, shoqëria kujtohet vetëm në momentin e fundit, ndoshta edhe atëherë kur e keqja ka ndodhur.

Personalisht i jam drejtuar me shkrim Ministrisë së Energjitikës, por nuk kam pasur asnjë përgjigje. Asnjë reagim.

Vendosa t´i përgjigjem pyetjeve tuaja, me shpresë, jo për të pasur një përgjigje vetjake, por për të gjetur një mundësi transmetimi të këtij paralajmërimi, jo për të folur për të shpëtuar shpirtin tim siç thoshin latinët e vjetër, por për të parë një reagim konkret përballë një rreziku që është konkret në çdo kohë.

Nesër, dhe askush nuk mund ta thotë me siguri se kur mund të jetë kjo nesër, do të jetë vonë.

Dhe atëherë nuk do të ketë kohë për të pyetur se cilët ishin fajtorët dhe pse ndodhi. Atëherë, lum kush të shpëtojë!"

_____________________________________________________ Nuk eshte thjeshte nje fenomen i natyres qe po shkakton deme ne shqiperi, sic jane erozionet,baticat detare dhe ererat detare qe mesyjne ne brigjet shqiptare,por por edhe neglizhencat dhe perkujdesjet e "njeriut" te autorizuar,(shteti)qe e ka per detyre te bej dicka para se te ndodhin keto fatkeqsira,fjala eshte per menaxhimin e keq te hidrocentraleve,mungesen e riparimit te digave te tonazhit shume te rende,qe bejne mbylljen dhe hapjen e ujrave te rezevuareve,kohen e monitorimit te tyre,investimet e munguara ne kete drejtim etj...neglizhenca e hidrovoreve,prishja e digave dhe e kanaleve te meparsheme qe kane egzistuar me perpara,te cilat i zvoglonin ne minimum,demet nga deti dhe shirat e rrembueshem,Shteti ta themi troc nuk ka vene uje ne zjarr,sepse eshte marr me shume me politike,dhe ka mbytur mendimin e eksperteve ,dhe ankimet e banoreve qe jetojne ne ato zona!!

 

Edhe ky Dhimiter Cica ka nevoje per momentin e tij te lavdishem....Edhe ketu do nxjerre koke nostalgjia per gjithçka te dikurshme....Pune cicosh....

 Shyqyr qe nuk ka pasur te vdekur. U kthefshin sa me shpejt njerezit neper shtepite e tyre.

Ndoshta ka qene viti '74 apo '75 muaji nentor kur edhe atehere u hapen portat e Fierzes. Lumi Buna u fry aq shume sa niveli i tij vajti buze me buze me argjinaturen. Kudo pergjate argjinatures ishin ofruar trare, gure, dege pemesh etj. Patrullohej 24 ore argjinatura. Kam pare me syte e mi kur u ca argjinatura ne afersi te Rrushkullit (fshat ne bregun e bunes) dhe banoret te hipur mbi trape e bllokuan te caren. Patjeter qe sot forcat tona xhenjere kane mjete me efikase per keto raste , mjafton qe te largojne banoret ne vende te sigurta.

Po pse moj Zana i politizon gjerat!?Specialisti eshte specialist ne te gjitha sistemet.

Nje pyetje (kam kohe pa qene ne ate zone, dhe nuk e kam idene e zhvillimit te ndertimeve):

A eshte ndertuar, mbindertuar ne zona qe dikur mund te kene qene te cilesuara si psh vetem toke bujqesore?  Dmth, duke pasur parasysh vecorite gjeografike, perfshi tendencen per permbytje, perse jane lejuar ndertimet? 

 fat qe ka debile si zana ne qarkullim qe gjithe gjerat i shofin ne kendveshtrimin politik. Idiote, ato qe thote ai duan pak fare mend ti kuptosh qe jane te sakta.

 Po ato thaset qe ndodheshin me shumice ne Puke, pse nuk i kishin çuar me perpara. Pse nuk i kishin marre masat me perpara, apo aq mend kane. 

Gabim i paster teknik. Ndeshkimi duhet te kete kete rradhe :

Drejtori i KESH-it duhet shkarkuar menjehere dhe te cohet per ndjekje penale.

Ai nofullspostumu i METE-s, i duhet ndaluar te flase me per kete ceshtje se e ben balte fare. Shkarkim nuk ka se eshte vote ne parlament, por e drejta e vendosjes per kete pune i duhet heq se gomarrlliku i tij mund te coje ne katastrofa.

Qeveriu te marre masa te ashpra per kete rast se po u mesu miu me kalu nen mustaqe nuk ka me korrigjim. Ceshtja nuk ka lidhje me politiken por me paaftesine tone per te punu simbas rregulave qe nuk duhen shkelur ne asnje rast sepse jane te pakorrigjueshme. Kostot e riparimeve jane 1.3 here me te larta se te vete ndertimeve.

Qeveriu ( dhe ne te gjithe gjithashtu ) pa kete here se cer i kemi bere vetes kur ligjeve dhe rregullave u kemi vene shqelimin. Pipelli nuk u bind edhe se emergjenca ishte ne piken maksimale. Imagjinoni vete cer kemi bere gjithe keto vite. Gjendje e jashtezakonshme dmth : bindje pa kushte.

Per budallenjte qe lidhin eksportin me cer ndodhi kete here : prodhimi u be sepse nuk kishin sume te benin shkarkime nga nje frike tjeter qe nje budalla nuk ka mundesi as teorike ta kuptoje.

Zana e dashur !

E di qe do e lexosh mbas nja nje muaji kete ose hic, por kete here inxhinieret duhet te degjoheshin me shume se ekonomistet te perfaqsuar nga debili Tritan Prifti. Nje profesionist nuk do e bente kurre ate gafe qe eshte bere sepse i njeh pasoja sepse ne projektim ai keto pasoja ka marre parasysh kur ka paraqit te dhenat. Nuk ishte ky rasti qe te prisnim qe ta kuptonte Tritan Prifti kete pune qe te fillohej te mendohej se kush ishte rregullorja dhe si duhet te ishte paraprire kjo situate e kur  ishin praktikisht te gjitha mundesite.

Gjithsesi per ty nje vit i qete dhe me fat.

Ishalla nuk te cmendet kojshiu lart dhe te haroje cezmen hapur se e marr me mend "terbimin " tend e mjere ai . smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).