Projektligji për dhënien e nënshtetësisë greke fëmijve të imigrantëve dhe dhënien të drejtave politike në pushtetin vendor imigrantëve të ligjshëm përjetohet si një shok kulturor dhe institucional në Greqi.

Debati ka marrë edhe trajtën e një "lufte diçitale" në Internet, ku është emetuar projektligji nga ana e qeverisë për diskutim publik para aprovimit të tij. Flamurtare e reagimeve negative është Partia Nacionaliste Alarmi Ortodoks Popullor, e cila flet për "rrezik kombëtar" dhe nëpërmjet kreut të saj Karaxhaferis kërkon mbajtjen e një referendumi popullor.


Fakti që qeveria publikoi projektligjin për nënshtetësinë dhe të drejtat politike të imigrantëve brenda harkut kohor të "100 ditëve të para" të jetës së saj tregon qartë se socialistët e Papandreut të porsaardhur në pushtet kërkojnë "të lajnë hesapët" me të kaluarën injoruese të çështjes së imigracionit dhe ta kthejnë atë në një proekupacion bashkëkohor të politikës dhe shoqërisë greke. "Bëhet fjalë për një përpjekje që do të krijojë të gjitha premisat që vendi ynë është i obliguar të sigurojë për ju, me qëllim që të kemi një integrim të barabartë dhe tërësor në indin social të Greqisë për të gjithë imigrantët" u deklaroi në një takim të posaçëm përfaqësuesve të 120 komuniteteve të ndryshme të imigracionit një nga "arkitektët" e këtij vendimi, ministri i brendshëm Janis Ragusis.


Kursi i ri përshëndetet nga forcat e majta

Kursi i ri, që ishte shpallur me kohë, qe para zgjedhjeve, bashkoi menjëherë rreth tij që nga forcat e majta progresiste që folën për "një hap në drejtimin e duhur" dhe deri të përfaqësuesit e emigracionit grek në Evropë dhe SHBA që e përshendetën si një "obligim komunitar dhe moral" të Greqisë.

Por statusi i ri i barazisë dhe integrimit të imigracionit, të filluar në thelb nga fëmijët e tij të lindur në Greqi ose me 6 vjet nëpër shkollat greke, ka më shumë kundërshtarë se sa përkrahës. Kjo përshtypje lihet të krijohet të paktën nga reagimi i ashpër i forcave konservatore dhe në radhë të parë të Partisë Alarmi Ortodoks Popullor që nuk lë rast pa u rënë sirenave të alarmit për rrezikun e "tjetërsimit të kombit grek nga klandestinët myslimanë". "Një politikë e tillë do të çojë në dhënien masive të nënshtetësisë dhe në tjetërsimin e elektoratit" thotë deputeti i kësaj partie dhe avokat në profesion Maqis Voridhis.

Barazia e emigrantëve kundërshtohet nga forcat konservatore

Por ai që jep recital të përditshëm ksenofob dhe bile me një retorikë lepeniste ultra të djathtë është kreu i nacionalistëve grekë Jorgos Karaxhaferis, që bën çmos të frenojë flirtin e një pjese të elektoratit të tij me Demokracinë e Re pas ardhjes në krye të saj të Andonis Samaras. Jo zoti Samaras, mos bashkëveproni në këtë krim. Mos tjetërsoni elektoratin. Këtë e do PASOK-u" tha Karaxhaferis, i cili foli për 250.000 që më vonë i rriti në 500.000 "votues mercenarë imigrantë" në zgjedhjet për pushtetin lokal të tetorit të ardhshëm, që socialistët e Papandreut sipas tij duan "t'i tërheqin prej hunde". Por më shumë se vota nervi më i ndjeshëm është përkatësia etnike dhe këtu i përqendron goditjet e tij lideri karizmatik.


"Greqia do të bëhet Bullgari, ku partia turke po bën ligjin" tha Karaxhaferis duke paralajmëruar se pas disa vitesh "vendet e deputetëve grekë do t'i zenë myslimanët" dhe u drejtoi apel partive "të shkojmë në popull dhe t'i themi do apo nuk do votë për imigrantët".

E djathta ekstreme kërkon referendum.

Ajo synon të përfshijë në këtë valle dhe Demokracinë e Re dhe kreun e saj Samaranë, që nga ana e tij thotë "jo" ndaj një akti të tillë kompromentues por vendos kushte më të rrepta për imigrantët për të mos humbur elektoratin konservator. "Pesëvjeçari që vendos shteti si kusht për përftimin e nënshtetësisë është një premisë shumë e butë" thotë Kristos Zois i Demokracisë së Re që e rrit këtë kusht në 10 vjet.

Fushata ksenofobe ka arritur ndërkohë kulmin e saj në Internet, ku grupe të ndryshme prej mirëra vetesh, bloggers dhe persona të veçantë nën ndikimin e qarqeve ultra të djathta hedhin anatemën e tyre kundër frymëzuesve dhe mbështetësve të projekt-ligjit. "Jo të huaj të tjerë në Greqi" është titulli i një grupi prej 4.700 anëtarësh, i cili pretendon se "nuk ka karakter racist" por thjesht "i bie sinjalit të alarmit për ata që janë ose ndjehen grekë". "Jo dhënies masive të drejtash politike imigrantëve klandestine" thotë një grup tjetër prej 4.674 anëtarësh që prezantohet me titullin "Referendum tani". "Jo kampeve të përqëndrimit për imigrantët" thonë një grup tjetër prej 4.416 anëtarësh, që i kundërvihet racizmit dhe vihet në krah të imigrantëve. "Është hapi i parë i plotë i dhjetë viteve të fundit në çështjen e imigracionit. Përderisa jam greke nga Stambolli e di shumë mirë se çdo thotë të trajtohesh si i huaj në vendin tënd dhe nuk ia uroj asnjërit" thotë një qytetare që merr anën e imigrantëve kur shumë të tjerë bëjnë të kundërtën.


Hezitime edhe nga figura të moderuara të politikës

Nuk ka asnjë dyshim se nisma qeveritare përjetohet si një shok kulturor dhe institucional nga shoqëria greke, që duket se nuk ishte e përgatitur për një "revolucion" të tillë të Papandreut. Ndaj shohim hezitime edhe nga figura të moderuara të politikës dhe jetës publike greke. "Kemi edhe një atdhe që quhet Greqi dhe duhet të mendojmë dhe pak më tej" thotë kryetari i Bashkisë së Athinës Niqitas Kakllamanis, i cili pa kundërshtuar nështetësinë për fëmijët e të huajve kujton se "përbëjnë 25% të fëmijve nëpër kopshtet". "Kujdes!", është edhe motoja e presidentit të Institucionit të Politikës Greke për Imigracionin Aleksandros Zavos. Mbështet nënshtetësinë për imigrantët si "një praktikë evropiane", por tërheq vëmendjen për veçorinë e Greqisë "si port hyrjeje" për të huajt.

34 Komente

Heshtje, nacionalizmi NO KOMENT.

Po çfarë të thotë nacionalizmi kur gjysma e vendit është përmjerë?

  Për temën, hap shumë i zgjuar i qeverisë greke, madje në kohën e duhur. Ky i dhënies së nënshtetësisë, është një shembull mjaft i mirë sesi politika e jashtme e një vendi funksionon në mënyrë shembullore. Me daljen e ligjit, konsideroni të paktën 250.000 njerëz si ish-shqiptarë tashmë, dhe numrat me kalimin e kohës do të rriten.

  Këta marksisto-komunisto-socialistët grekë, e kanë lexuar mirë Marksin që thotë se kapitali më i madh, është njeriu. Me popullsinë më të plakur në Evropë, po fitojnë një gjysëm milioni gjithsej, parashikoj unë, popullsi vitale. Arka e sigurimeve shoqërore të shtetit, rimbushet përsëri dhe ekonomia merr hov, bashkë me ripërtëritjen e indit social dhe solidaritetit që do të shtohet, prej "grekëve të rinj".

 Dhe kjo politikë, bëhet tamam në momentin e duhur, sepse më parë do të ishte e pamundur prej opinionit të përgjithshëm, ndërsa më pas, marrja e nënshtetësisë do të ishte pavlerë. Kanë goditur tamam në shenjë, para liberalizimit të vizave dhe para hyrjes në Evropë të Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Një tjetër gjë që kanë kuptuar më së miri grekët, është se shteti si formacion politik i mirëfilltë, është në konkurrencë të drejt-përdrejtë me fqinjët përsa i përket politikave sociale, sigurimit të nënshtetasve të vet, mirëqënies, etj. Kështu me këtë masë të re, parandalojnë një emigrim të mundshëm të shtetasve që ishin emigrantë por edhe të vetë grekëve.

Përpara kësaj gjendjeje duket shumë qartë dështimi i plotë i shtetit shqiptar përballë politikës së jashtme efikase greke.

vdiq timeria greke por jo djallezia.

Tani per sa i perket ligjit, megjithese i vonuar por eshte dicka ne drejtimin e duhur.

Por greqia ka ditur dhe di te asimiloj, keshtuqe per te s'do jete problem keta 500 mije qe do marin shtetesine.

Kete e ka treguar me se miri me shqiptaret ne 200 vj e fundit.

Shqiptaret qe jane ne greqi jane asimiluar dhe pa e pasur shtetesine, kjo kur ke parasysh qe shumica flasin dhe ne shtepi greqisht, apo dhe ate shqipe qe dine e kane me nje theks te shemtuar grek.

E ky eshte vetem brezi i pare se per femijet asqe flitet te dijne shqip.

Te vetmit perfitues shqiptar nga ky ligj do jene ata qe mbasi te marrin shtetesine do shkojne ne perendim, qe qe ka filluar te ndodh, se ketu ku jetoj une jane te pakten 5 familje qe kan ardh ketu me pasaporta greke.

Grupet e tjera etnike , shume me te vogla ne numer, jane asimiluar pak ose aspak. Pra, perpara se te shikojme qimen ne syte e tjetrit , le te shikojme traun ne syrin tone, dhe me dy fjale :ndjenjen e Perkatesise dhe Krenarise Kombetare te Shqiptareve!

Për cilat grupe e ke fjalën?

ndjenjen e Perkatesise dhe Krenarise Kombetare te Shqiptareve!

ah kjo ka vdekur.

E kam fjalen per polaket qe femijve te tyre u flasin vetem polonisht, per filipinezet qe u flasin vetem anglisht, per kinezet qe u flasin vetem kinezce, per....Ja pra , per keto dhe te tjere grupe e kam fjalen..

 

Ne greqi kam pare e takuar qe personi e kishte per turp te fliste shqip, kete jua them me burreri.

Kjo nuk ndodh me asnje vend tjeter ku shqiptaret kane emigruar.

 Une kam takuar te tille dhe ne Itali smiley

thua te jemi rrac inferiore atehere???

Kemi komplekse inferioriteti ne faktsmiley po besoj qe varet shume nga menyra sesi njerezit reagojne ne Greqi dhe ne Itali kur marrin vesh qe je shqiptar.

"Kemi komplekse inferioriteti ne faktsmiley"

 

mos fol kshtu se le nam.. ose te pakten nxirr gjuhen jashte kur shkruan gjera te tlla qe ta dime se je cerebral platsy a nanje gje tjeter

 

Nuk eshte shume per tu shqetesuar...

Greket njihen per dredhi,pra per kalin e trojes..

Te tjeret njihen per ekzotizem,pra perdorin kalin  per qejf,

Ne njihemi per xhambazllek (pragmatizem),pra kalojme lumin me kalin grek dhe i fusim edhe nje te dhjere qe ai te gjeje rehat e mos merzitet... 

Apo jo....?

Kush te doje le te behet grek tani! Bile u befshin te gjithe greker.

Ne njihemi per xhambazllek (pragmatizem),pra kalojme lumin me kalin grek dhe i fusim edhe nje te dhjere qe ai te gjeje rehat e mos merzitet... 

Apo jo....?

Po,  pasi kemi dhjere me pare kalin Shqiptar, dhe s'bejme gje tjeter vecse dhjesim ne te kater anet. Dhitsa me nje fjale. ose mutshperdaresa. Shume te qut, vallahi. Si tha dhe Konica patrioti...Shqiperi te kam dhjere...

 

Ok, nga vërejtjet e mia, kam dalluar se përgjithësisht njerëzit e ardhur prej zonave rurale shqiptare, e kanë për turp të identifikohen si shqiptarë dhe flasin greqisht edhe në shtëpi të vet. Këta pra, asimilohen më lehtë.

  Ndërsa për pakicat e tjera etnike që thotë Bariu, unë kisha përshtypjen se do përmendte turqit (pomakët), pakica të vogla bullgare, dhe maqedonët.

   Këta kanë veçori të tjera. Si: Janë përqëndruar në zona rurale, larg metropoleve. Gjenden dendur bashkë. Dmth kanë krijuar tashmë fshatra që mund të quhen "të tyret", dhe kanë mbështetjen e një apo disa shteteve të fuqishme (rasti i turqve), apo janë në konflikt me Greqinë (rasti i maqedonsave). Ndërsa për kinezët, polakët etj që thotë mbase me shaka Bariu, këta janë të pakonsiderueshëm në numër dhe identiteti i tyre nuk përbën stigmë ndaj grekëve. Kështu që nuk po i marr parasysh.

  Me shqiptarët, është ndryshe... nuk kanë formuar zona "të tyret", janë të shpërndarë kudo, kanë pak vite që kanë hyrë me shumicë në Greqi etj. Kjo situatë ku ndodhen shqiptarët e këtushëm, favorizon asimilimin e tyre. 

  Që do asimilohen realisht (pa 10! kali) dhe në numër të madh, unë se vë në dyshim. Kjo në thelb është diçka jo e mirë për shtetin shqiptar, se humb potencialin që do i ofronin burimet njerëzore nga mosha relativisht e re mesatare. (jemi populli më i ri në moshë mesatare në kontinent, 28 vje&ccedilsmiley. Një popull i tillë, konsiderohet dinamik dhe ka potencial zhvillimi të madh, gjë të cilën po e humbim.

   Nga ana tjetër, vetë pranimi i një numri të madh shqiptarësh si grekë, do të vendosë mbi baza të tjera marrëdhëniet midis dy vendeve. Marrëdhënie që do të jenë më të afërta dhe miqësore, por gjithsesi shteti shqiptar përballë kësaj situate më duket në pozita shumë inferiore. Jo se kam problem në parim që Shqipëria të manovrohet prej grekëve, sepse me këtë defiçencë shtetërore që kemi, këtu do përfundonim... por sepse politika e sotme greke nuk më pëlqen dhe aq, as e quaj shumë me vlerë ta marrim si shembull. Është akoma ca anadollako-bizantine, populiste, herë herë nacionaliste, ditëshkurtër, me ndikim të madh fetar etj.

  Mbase ndikimi i "grekëve të rinj", ia ndryshon kursin politik dhe e bën më evropiane. Përveç kësaj, kryeministri i tanishëm, është socialist, ka studiuar në Suedi, mbase merr nordikët si shembull për të ndërtuar Greqinë e mentalitetit të ri.

 

...Ne Greqi kam pare e takuar qe personi e kishte per turp te fliste shqip, kete jua them me burreri...

...Me daljen e ligjit, konsideroni të paktën 250.000 njerëz si ish-shqiptarë tashmë, dhe numrat me kalimin e kohës do të rriten....

...Shqiptaret qe jane ne greqi jane asimiluar dhe pa e pasur shtetesine, kjo kur ke parasysh qe shumica flasin dhe ne shtepi greqisht, apo dhe ate shqipe qe dine e kane me nje theks te shemtuar grek....

te nderuar diskutante!

Kjo ndodh sepse ne Greqi apo edhe ne Itali ka shkuar funderrinat e Shqiperise dhe te them te drejten jam i lumtur qe funderrina te tilla nuk jane me shqiptare.Ne kete menyre pastrohet edhe shoqeria jone nga plehera,injoranca dhe inferioriteti.Nuk ka faj fare shteti shqiptar ne keto fenomene, por pergjegjesia ketu i bie individit dhe familjes.TV mund ta marresh ne shqip,ne internet mund te gjesh mijera materiale qe te praktikosh shqipen,keshtu qe ai qe do ta mesoje shqipen ka shume mundesi nese deshiron.Fakti eshte se ata nuk DESHROJNE TE MESOJNE SHQIP dhe po behen pasardhesit e arvanitasve ne kete drejtim,pra funderrina si ata.

Prandaj e them me gojen plot qe personat e pershkuar me lart apo njerezit qe ne familjen e tyre nuk flasin shqip, jane funderrina pavaresisht nese kane 8 vjet shkolle apo kane universitet.Keta njerez me mire te behen greke,italiane apo cfaredo.Me mire qe pastrohet Shqiperia nga keta felliqesira.Keshtu qe mos u merakosni per ata 250mije ish shqiptaret.Ata jane funderrina dhe si te tille me mire te mos jene me ne Shqiperi.

Kemi disa shembuj si arbereshet e Italise ,shqiptaret e Ukraines apo ata te Evros ne Greqi qe e ruajne me fanatizem shqipen.Ja nuk kane pasur fare nevoje per shtetin shqiptar ata.Kjo sepse ata jane krenare per paraardhesit e tyre sic jemi krenare edhe ne ketu qe shkruajme shqip cdo dite.Une perseonalisht ne shtepi flasim vetem shqip dhe femijeve vetem ne shqip komunikojme.Edhe tv kemi kanale shqiptare dhe femijet shkojne ne Shqiperi dhe flasin shqip me kusherinjte e tyre.

Nuk me ndohmoi as shteti shqiptar asnje ,por vete e bera,sepse kete nuk duhet ta beje shteti por familja.Prandaj e them me gojen plot qe ata qe flasin gjuhe te huaj ne shtepine e tyre jane funderrina.Duke qene se ne Greqi kane shkuar me funderrinat e Shqiperise atehere ky fenomen eshte me i dukshem.

Per mendimin tim ti gezoni 250mije funderrina o greke.Ti mbani me shendet se neser edhe juve kane per tja u futur,sic ja u futen shqiptareve.

Sa per ligjin eshte shume e drejte qe femija i lindur ne Greqi te marre nenshtetesine greke,por e quaj te padrejte qe dikush qe vjen nga Shqiperia,Polonia apo Turqia te zgjedhe kryetarine bashkise se Athines apo Selanikut.Zgjedhjet duhet te jene vetem per ata qe jane nenshtetas dhe jo per te tjeret qe jane mysafire.

Solidarnosc, kjo është tepër e rënd:Kjo ndodh sepse ne Greqi apo edhe ne Itali ka shkuar funderrinat e Shqiperise dhe te them te drejten jam i lumtur qe funderrina te tilla nuk jane me shqiptare.!?

Nëse i quan fundurina atërherë duhet të përfshish dhe vetveten ndër këta 'fundurina', nuk e ke iden se ç'farë do të thotë: mbijetes në greqi.
Sepse në që jetojmë në këtë vend këtu e kaq vjet, me të vërtet kemi kaluar caqet e marrëzis, nuk mund të quash fundurin një "foshnjë" të braktisur siç ishin dhe janë rreth 1-milion shqiptarë që jetojnë në greqi.
Ndoshta flamuri i komentit tënd të jep epërsi dhe të benë të ndihesh "kaposh" por jam i sigurt se nëse zotrotë po të ishe në greqi, të kishe greqin si zgjidhje të vetme do ishe shumë më keq se fundurina e fundurinave.,.,.,.,.,.,.,.,.
Është gjë e madhe për këta qindra e mijra shqiptarë që, jetimë bënë dhe po bëjnë mrekullira në heshtje në këtë vend nacional.
Është mënçuri e rrallë që, për të marë atë që do, duhet: të kuptosh mëndien e sëmur të grekut rracistë e të fejosur deri në palc, ç'farë mendon, si mund ta shmangesh pa prishur punë, edhe më së fundi të jesh fituesi pra, të gjitha së bashku.
 

...Nëse i quan fundurina atërherë duhet të përfshish dhe vetveten ndër këta 'fundurina', nuk e ke iden se ç'farë do të thotë: mbijetes në greqi....
 

 

Mua nuk me duhet se cfare ben greku dhe nuk po them perse ata flasin greqisht ne publik.Nese greku e ben ta ben jashte shtepise, jo ne shtepine tende.Nese ne shtepine tende flet greqisht, kur shkollen e ke mbaruar ne Shqiperi me fal por per mua ky palo njeri eshte funderrine,pavaresisht se cfare diplome mban ne xhep.

Cdo komb ka firo nga levizjet sociale dhe firot jane te pashmangshme,por keta duan te behen vete firo.

Po ata qe vijne ne Shqiperi dhe flasin greqisht,i ndjek greku edhe ketu?Hajde se po te ishin minoritare ju them se po flasin gjuhen e nenes,po keta njerez pa flamur dhe pa shtylle kurrizore si ti quash?Ata jane njerez pa karakter dhe e meritojne ate qe po heqin.

Tek e fundit nese te vjen dikush ne Shqiperi si emigrant,dhe ai pastaj flet shqip edhe ne shtepine e tij,shan vendin e tij 24/7 per cdo gje,a do te kishe respekt per kete palo njeri?Une per vete do ti kisha hequr vizen dhe jo ti zija bese.Keshtu jane ata funderrinat ne Greqi, Itali dhe disa ketu ne SHBA.

Duhet te respektosh veten qe te te respektoje tjetri.Nese nuk e respekton veten e meriton vizen qe te heqin si njeri.

Keshtui si flet ky shoku shqiperia do te kishte ngelur nje grusht .

Ne asnje vend te botes nuk ka funderrina sidomos ne shqiperi.

Mund te kete njerez te keq trajtuar, tjeter muhabet...po dhe ata njerez jane,

zgjedhjen e tyre kane bere, kane ikur nga shiu dhe kane rene ne bresher...

Sot , me e rendesishme se sa mendimet personale,  eshte jeta e njerzve , besimet dhe perkatesite jane ceshtje te trajtueshme individualisht nga persona te destinuar te deshtojne.

Ndoshta ndoshta, me mire eshte sa  te duash vendin duhet te duash vendalinjte...

...Keshtui si flet ky shoku shqiperia do te kishte ngelur nje grusht ...

E verteta eshte se Shqiperia nje grusht ka ngelur.

...Mund te kete njerez te keq trajtuar, tjeter muhabet...po dhe ata njerez jane...

Mund tja fal nje njeriu qe ka pak shkolle nje femomen te tille,por nje familje me shkolle dhe qe flet greqisht ne shtepi me fal por jane funderrina.Ti quaji si te duash,zbukuroje kete,por per mua jane funderrina.

Cfare i quan ti nje grup shqiptaresh te lindur ne Shqiperi,qe kane bere shkollen ne Shqiperi qe kur mblidhen flasin greqisht,italisht apo anglisht?Per mua jane funderrina e shkuar funderrinave

 

Eshte me e lehte kur e thua ate nga amerika.

Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.

 

Pa doreza Fishta. smiley

Prap, me vjen vertet keq per keta njerez. I mcifen vetes si njeriu hijes se tij. Harac te rende paguajne.

Nga e thènè nè tè bèrè èshtè nè mes njè det i tèrè-thotè populli....por mè pèlqeka fakti qè greqia po provon tè jetè mè pèrpara italisè po ta shohèsh nè kètè aspekt...italianèt po bèjnè hapa mbrapa e jo pèrpara,vetèm kur duan tè ngacmojnè njeri-tjetrin politikanèt fillojnè e flasin pèr nènshtetèsi....unè them ishalla bèhet kjo punè nè greqi...dhe njerzit aty nuk kanè pse tè ndihen keq pèr kètè punè...dhe as shqipot e tjerè anemban botès,fundja çfarè ka bèrè shteti shqiptar pèr ta,por edhe pèr shumicèn e emigrantève shqiptar qè kèta tè fundit ta ruajnè me fanatizèm atè nènshtetèsi? fundja do shpètojnè nga bèrja e dokumentave e tè qènurit nènshtetas sè dorès sè dytè e do vijnè nè shqipèri si zotrinj pa u keqtrajtuar nga ish-shteti amè...e do pijnè prapè raki pèr qejf e do shahen me njèri-tjetrin nè gjuhèn e nènès..

 

Socialistet, kudo ne Europe, njihen per ligje te buta e favorizuese per emigrantet, dhe kjo eshte gje e mire, mirpo per rastin e Greqise, mendoj se nje ndikim do te kete ndikuar, faktori ekonomik. Me rregjistrimin e mijrave emigrante shtetas, automatikisht rritet disa % dhe GDP . 

Une uroj qe tu njihet dy shtetesia, si ne te gjith Europen, dhe shumica e tyre te kene me shume te drejta. 

Solidarnosc; "....Kjo ndodh sepse ne Greqi apo edhe ne Itali ka shkuar funderrinat e Shqiperise dhe te them te drejten jam i lumtur qe funderrina te tilla nuk jane me shqiptare.Ne kete menyre pastrohet edhe shoqeria jone nga plehera,injoranca dhe inferioriteti.Nuk ka faj fare shteti shqiptar ne keto fenomene, por pergjegjesia ketu i bie individit dhe familjes..." 

Po ata mijra kalabreze , qe fatkeqesisht, tani flasin italisht dhe jo arberisht, mos valle jane plehra. Pra jane asimiluar. Po ai femija i femijes jot, qe neserdej (kur te lindi e te rritet ne Angli) te kete si primare gjuhen anglisht e sekondare gjuhen shqip, mos do quajtur plehre. Une njoh shum femije te brezit te pare e te dyte (nga i njejti nacionalitet) qe komunikojne me njeri tjetrin ne gjuhen e huaj. Mos valle jane plehra. 

Pjer dhe Arb!

Po ngaterroni problemin.Ketu nuk po flitet perse ata marrin nenshtetesine sepse ate DUHET ta marrin,por ketu flitet se keta grekerit e rinj jane me te kqinj se greket e vertete.Sa here te ka zene syri ty ne plazhe ku shqiptare puro qe jane shkolluar ne Shqiperi te bisedojne ne greqisht apo italisht?Mua me ka zene syri dhe per kete i quaj funderrina pasi nuk ka asnje justifikim sic po mundohet ti justifikoje ky etmondi ketu siper.

Pjer te krahazosh nacionalizmin dhe tdhedashurine e arberesheve me funderrinat shqiptare te Greqise apo Italise eshte njesoj si te krahasosh te zezen me te bardhen.

Arbereshet kane 600 vjet atje dhe perseri ka nga ata qe flasin gjuhen arbenore.

http://www.youtube.com/watch?v=e0xqSHZIwO0&feature=related

apo kjo

http://www.youtube.com/watch?v=5k6RGnYdlPU

Te ngjasojne ndopak keta me funderrinat shqiptare te Greqise apo Italise se mua me duken 100% ndryshe.

Ndersa arbereshet e Italise kane 600 vjet po bejne ceshte e mundur te ruajne trashegimnine e tyre ,keta fuderrinat tane me 15 vjet ne Itali apo Greqi behen me italiane se italianet apo me greke se greket.

...fundja do shpètojnè nga bèrja e dokumentave e tè qènurit nènshtetas sè dorès sè dytè e do vijnè nè shqipèri si zotrinj pa u keqtrajtuar nga ish-shteti amè...e do pijnè prapè raki pèr qejf e do shahen me njèri-tjetrin nè gjuhèn e nènès...

Do te isha 100% dakort me ju,por ja qe kata kane filluar ta shajne njeri-tjetrin me gjuhen greke dhe ne vend te rakise pine uzo apo recina.

Keta funderrina nese jane 250mije sic u shpreh J me lart me mire te behen greke dhe te mos na cajne veshet se gjoja persekutohen.Nuk kemi nevoje per plehera,jepjani Greqise qe te mbaje veten.

SOLidarnosc...komenti im ishte mbi temèn..me qè pèr nènshtetsinè mendojmè njèsoj,pèr atè problemin qè thua ti...duhen parè shumè gjèra...unè gjithè kètè dashuri tè shqiptarve qè jetojnè nè greqi pèr grekèt nuk e kam parè...pèr tu bèrè grek ndoshta...por tjetèr tè duash pashaportèn greke e tjetèr tè duash grekèt...mund tè hiqen e bèhen si grek e italianè por tè sinqertè janè nè shqipèri...kètej shtiren(ata qè shtiren),dhe ndoshta dhe pothuajse sigurisht kjo shtirje nè shumè raste èshtè e detyruar nga ambienti dhe njerzit qè i rrethojnè,por janè vèrtet pakica ata qè bèjnè kètè punè..dhe janè po kèta tè parèt qè kur kthehen nè shqipèri nuk lenè gjè pa thènè pèr grekèt e italianèt,por kèta nuk janè emigrantèt shqiptarè...kèta janè TRAPA e pikè....nuk flasin shqip as brenda shtèpisè? pèr kèta qè janè pakica e pakicès mendoj...èshtè e saktè ajo poezia mè lart...ose mè mirè akoma èshtè vetè pèrgjigja qè ju japin italianèt...pasi bèhu italian sa tè duash...do tè gjesh gjithmon dikè qè do tè thotè: " albanese di..."

Falemnderit, i nderuar, per argumentat dinjitoze. Shyqyr zotit qe raca jone nuk ka vetem funderrina qe dine vec te ulin koken dhe te nenshtrohen. Me keq akoma, te perbuzin gjuhen e tyre, qe eshte me vjeter se gjuha e grekerve dhe italianeve.

Vras mendjen se si do ta ndjejne veten keta plehra kur, ne pak vjet, asnje shqiptar nuk do te kete nevoje te emigroje ne Greqi. Si ndjehen aktualisht, ne kete "lager" grek ku duhet te mohosh emrin, familjen, shoqerine dhe gjithe vlerat e rendesishme per njeriun, per t'u quajtur shtetas i nje vendi armik me te dashurit e tu. Robi mund te jete i varfer ekonomikisht, por kur nuk ka atdhe eshte perjetesisht i pavlere.

Nejse, problemi i tyre. Shqiperia nuk ka nevoje per te tilla funderrina.

Mund te na tregoj dikush, qe jeton ne Greqi, se c'moshe mesatare kane greket? (duke perjashtuar keta greket e rinj). smiley

Mosha e sotme mesatare, është rreth 40 vjeç.

Lindshmëria është 1.3-1.4. Në vit llogaritet të lindin rreth 100.000 fëmijë. Përfshirë emigrantët që po i vemë një 10%, dmth 10.000 fëmijë, janë fëmijë emigrantësh.

Sot, % e grekëve me moshë nga 0-14 vjeç, është më e vogël se % nga 65 e lart.

Matjet vetëm të emigrantëve, janë të vështira për tu realizuar. Po thelbi është: Greqia po plaket.

 

Shume flm per infon. smiley

U plakshin sa me shume keta greket! smiley

 Solidarnosc, kam njohur keshtu nje familje ketu, te ardhur nga Greqia qe flasin vetem greqisht kur puqemi ne stacion me njeri-tjetrin. Pra ata e dine qe une jam shqiptar, ju kam folur nje here ne shqip por ma kane kthyer ne hollandisht, nuk i kam folur me, me ka ardhur inat sa te duash por duhet kuptuar se pse ata nuk flasin shqip. Sepse kane hallin e qendrimit, jane shkruar si greker e ashtu hiqen. Pra nuk eshte per ti gjykuar aq shtrember, sepse ne shtepi flasin (me siguri) shqip, por ja qe rrethanat e ndryshme i detyrojne te hiqen tjeter per tjeter. Pastaj ne fund te fundit, ne shqiptaret -fatkeqesisht- i largohemi njeri-tjetrin si djalli temjanit, sepse ekziston dyshimi se mos ai keshtu e ashtu. 

...sepse ne shtepi flasin (me siguri) shqip...

Fjala jote ne vesh te Perendise,por kam frike se edhe ne shtepi flasin greqisht.Prandaj per mua keta funderrina me mire te mos jene shqiptare apo te kene lidhje me Shqiperine.

Demokracia e Re" kundër projektligjit për imigracionin

  Kreu i partisë "Nea Demokratia", Andonis Samaras, e cilësoi projektligjin “jashtë çdo logjike” dhe “kundër interesave kombëtare” dhe premtoi shfuqizimin e tij kur të vijë në pushtet. 

 

Plot tri javë pas publikimit të projektligjit të kabinetit Papandreu, për dhënien e nënshtetësisë fëmijve të imigrantëve dhe të të drejtave politike në rangun e pushtetit komunal, për një pjesë të prindërve të tyre, e djathta greke theu heshtjen e saj duke u pozicionuar kundër projektligjit. Ajo bashkoi zërin e saj me atë të nacionalistëve të "Alarmit Ortodoks Popullor". Duke folur para kuadrove të partisë së tij, kreu i Demokracisë së Re, Andonis Samaras, e cilësoi projektligjin “jashtë çdo logjike” dhe “kundër interesave kombëtare”, në shërbim të “qëllimeve partiake” të socialistëve, që duan votën e imigrantëve dhe u zotua, se do ta anulojë kur të vijë në pushtet.

 

Samaras: "Grekët po harrojnë identitetin e tyre kombëtar!"

“Greqia është një shoqëri e hapur demokratike. Nuk do të lejojmë ta bëjmë një kështjellë  të koracuar. Por nuk do të lejojmë as që të bëhet han me dy porta” - deklaroi Samaras. Ai madje mbajti qëndrime ekstreme, që deri tani ishin dëgjuar vetëm nga partia e ekstremit të djathtë dhe kreu i saj, Jorgos Karaxhaferis. Konkretisht shtroi çështjen e  identitetit kombëtar për fëmijët e imigrantëve, dhe vendosi si kusht arsimin e detyruar grek 9-vjeçar, për përftimin e nënshtetësisë me maturimin e tyre.

“Grekët janë popull, nuk janë popullatë. Ajo që e shndërron 'hapësirën gjeografike' në shtet dhe 'popullatën vendase' në popull është identiteti i saj”, tha kreu i së djathtës greke. Samaras theksoi, se identiteti kombëtar” harrohet nga grekët kur bëhet aktual në perëndim nga francezët, britanikët dhe spanjollët.

Të djathtët kërkojnë referendum popullor për projektligjin

“Është një projektligj që lehtëson hyrjen klandestine të imigrantëve, me qëllim që të lindin fëmijë në Greqi, në vijim të përftojnë në mënyrë automatike nënshtetësinë fëmijët e tyre dhe të legalizohen kështu detyrimisht edhe prindërit  e tyre” - deklaroi Samaras. Ai i dërgoi edhe një letër ministrit të Brendshëm, Janis Ragusis, ku i shpjegon me hollësi pse partia e tij vendosi të votojë kundër projektligjit dhe lë të kuptohet, se për një rregullim të tillë, duhej të ishte pyetur populli. Në letër bëhet fjalë për injorim të “opinionit” të qytetarëve, kur mësohet se mund të përkrahet edhe  mbajtja e referendumit të kërkuar nga nacionalistët.   

Duke përkrahur të drejtën e votës vetëm për bashkëkombasit nga Shqipëria në zgjedhjet komunale të muajit tetor, qëndrimi i Demokracisë së Re është po ai i nacionalistëve, të cilët e shumta sugjerojnë “një kuadër institucional mikpritjeje për imigrantët”. “Por  jo nënshtetësi dhe votë”, thotë kreu i tyre Karaxhaferis, i cili insiston për referendum dhe filloi mbledhjen e firmave. Në këto kushte, nuk është çudi, që qeveria të mos paraqesë këtë javë në parlament projekt-ligjin, me rrezikun që të interpretohet si tërheqje e saj para presionit të së

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).