Greqia i ka dërguar Komsionit Evropian një raport mbi atë se si mendon të kontrollojë financit publike dhe të nxjerrë nga situata e vështirë ekonominë e vendit.

Problemet e borxhit janë një provë për euon në vitin e 12 të saj ndrësa tregjete presin të shohin se si eurozona prej 16 vendesh do të reagojnë ndaj problemeve të Greqisë.

Ekspertët financiarë të Komisonit do ta venë në hetim të hollësishëm planin e Greqisë. Ndërkohë që ekonomistët kryesorë në Greqi kanë shpenzuar periudhën e pushimeve të Vitit të Ri duke rafinuar dokumentin.

Komisioni Evropian do të dërgojë një ekip revizorësh më vonë në Greqi këtë javë.

Masa të reja

Korrespondenti i BBC-së në Athinë, Malcolm Brabant, thotë se udhëheqësit poltikë të vendit shpresojnë se dokumenti ekonomik do të vendosë besimin në atë që shihet si pika më e dobët e Eurozonës.

Shumë nga propozimet për kursim parash u bënë të ditura edhe në një fjalim para krishtlindjeve të kryeministrit Jorgos Papandreu. Në dhjetor, qeveria greke shpallli masat që përfshinin edhe ulje me 10% të shpenzimeve publike.

Megjithatë, sipas një zëdhënëseje të Ministrisë greke të Financave, projekt dokumenti për Brukselin ka edhe disa masa shtesë që mbeten konfidenciale.

Korrespondenti i BBC-së thotë se nëse propozimet greke nuk shihen me sy të mirë nga tregjet financiare, kjo do të minojë më tej kredibilitetin e vendit.

Ka shqetësime se probleme të tjera në tregun grek, do të kalojnë edhe në Portugali, Irlandë, Itali dhe Spanjë, ekonomitë e të cilave vendeve janë gjithashtu në mes problemeve dhe që përbëjnë 36% të borxhit evropian.

2 Komente

 Bashke me Greqine, keq paraqiten Spanja dhe Portugalia. Te tjeret vijne me mbrapa.  

A ka bere ndonjeri nje analize te menyres sesi katrahura greke ndikon rrumpallen e Shqipnis? Duke qene se interesat greke kane ne prone gjysmen e sistemit bankar dhe pothuaj shumicen e remitancave, andrallat e Greqise duhet te jene frontpage news/.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).