Çfarë ndodh kur shtëpitë ndërtohen në një fushë që është nën nivelin e lumit, kur argjinaturat dhe pritat që e mbajnë lumin prishen, kur hidrovori që duhet të tërheqë ujërat është vjedhur dhe shkatërruar? Do të ndodhë ajo që, me shirat e parë që do të bien, fusha do të përmbytet, shtëpitë do përfundojnë nën ujë, bagëtia do mbytet dhe njerëzia do shpëtojë duke hipur mbi çati. Këtë e di jo vetëm unë që jam inxhinier me zanat, por edhe kushdo prej jush që po lexoni këtu. Po sikur t’u shtojmë këtyre edhe faktin që shtëpitë janë ngritur në zonën e sigurisë që duhej të shërbente në rast shkarkimi të Komanit e Fierzës, e plot të tjera çdo të ndodhte? E pra me ç’duket, të vetmit që nuk i dinë këto gjëra, janë vetëm ata mijëra fatkëqij që kanë ndërtuar shtëpitë atje, si edhe qeveritarët që i lanë t’i ndërtojnë.

Berisha shkoi në vend bashkë me ministra e drejtorë. Pas tij vrapoi edhe Jozefina, për t’i treguar rajasë se vërtet u erdhi veziri, por pashallesha e kësaj ane jam unë. Pastaj vërshuan edhe një tabor deputetësh, nga ata që i çon Berisha me celular, demek për t’ju gjendur njerëzve pranë. Pastaj u ngritën e vanë edhe deputetët e opozitës, që të mos i jepnin shkak pozitës t’u thosh se ju të mafies puniste nuk jetoni me hallet e popullit. E gjithë kjo turmë e madhe e piramidës së shtetit (të gjithë rigorozisht pa kravata, që të mos bënin figurë të keqe mes trikove të leshit), nxitoi të shfaqej vetëm atje ku kishte një kamera që mund t’i nxirrte në televizor, tjetërkund s’u panë, se s’kishin gjë në dorë për të zgjidhur ndonjë hall.

Natyrisht që rekordin e mbajti Berisha, që e filloi me “jua them un juve, ka ardh det i madh nga Afrika” dhe e përfundoi me thasët me rërë që duhej të shkonin t’i merrnin te magazina në Pukë, ndërsa njerëzit përreth ose mbanin shënime ose mbeteshin gojëhapur me dijenitë e paana të bashministrit. Pastaj vazhdoi Jozefina, që iu lutej nënave dhe motrave të linin shtëpitë dhe të shpërnguleshin sa të ulte ujin qeveria me masat që po merrte. A thua se nuk është po kjo Jozefinë, që për 15 vjet rresht i nxiti po këta njerëz të shkuleshin e të zinin fushat, ku të gjenin e ku të mundeshin. Pastaj vazhduan deputetët e njërës palë, duke thënë se qeveria do merrte masa, se do t’i dëmshpërblente për çdo dëm të pësuar (prapë pará që do i paguajnë shqiptarët e tjerë); pastaj vazhdojnë deputetë të tjerë, duke thënë se faji është pikërisht i qeverisë, se nuk ka riparuar hidrovorët dhe pritat.

Pale po kur u thonë fatkëqijve që të lënë shtëpitë, se do i çojnë në hotel në Shkodër, kur këtu ta vjedhin shtëpinë duke qenë të zotët brenda, e jo më sikur të mbeten pa njeri. Dhe pikërisht në mes të këtyre thirrjeve për të braktisur shtëpitë, se do i ruajë ushtria, mbërrin lajmi se maskat kanë grabitur një furgon me pasagjerë në Vig.

Pashi Zotin (në kini Zot), mjaft më me këto tallje me tragjedinë e atyre që u keni hypur në kurriz. O njerëz, nëse sot jeni me ujin në grykë, jeni pikërisht për fajin tuaj. Jeni ju që ndërtuat shtëpi atje ku nuk duhej ndërtuar, se e kupton edhe bufi që do mbyteshin me shiun e parë dhe natyra po përpiqet t’ua shpjegojë këtë gjë duke ju mbytur vit për vit. Nuk mjafton të themi se e ka fajin politika që ju lejoi të ndërtoni aty. Prapë faji juaj është që e keni lënë dhe e lëmë veten të na drejtojë një politikë e tillë e papërgjegjshme, e pandjeshme, e pangopur dhe e pacipë që, pasi ju mbyt, vjen të bëjë sikur ju hedh komardaren e shpëtimit.

Ka 20 vjet që pritat dhe argjinaturat e lumenjve nuk riparohen, ose më mirë të themi për vit jepen fonde për to dhe për vit ato janë edhe më keq se një vit më parë. Ka mbi 20 vjet që pyjet po priten e po zhduken pa mëshirë dhe s’ka njeri që nuk e di se prerja e pyjeve shton gërryerjet dhe prurjet e pakontrolluara poshtë në fusha. Ka mbi 20 vjet që kanalet kulluese nuk pastrohen e nuk thellohen, ose më mirë të themi se pará jepen për vit, por prapë ata janë çdo vit më të zënë se një vit më parë. Ka mbi 20 vjet që ndërtohen shtëpi mbi kanale kulluese e mbi kolektorë dhe prapë themi se pse dreqin u përmbytëm. Ka 20 vjet që shtretërit e lumenjve po shohin shfrytëzimin më të paparë, e po gërryhen nga kanibalët dhe s’ka specialist që s’e di se kjo shkatërron rrjedhën normale të lumenjve. Pa shkuar këtu më tej, në lukse të tilla, siç do të ishte monitorimi i vazhdueshëm i prurjeve, përgatitja e skemave të ndërhyrjes, riparimi i portave të emergjencës, e më the të thashë. Ka 20 vjet që politika luan me fukarallëkun e njerëzve dhe miopinë e hallexhinjve, duke i nxitur të zbresin e të zënë tokat bash atje ku të përmbyt edhe një përrua, e jo më një lumë i tërbuar. Të gjitha këto kanë 20 vjet që ndodhin e përsëriten çdo vit e më keq dhe, e vetmja përgjigje që jep politika, është të shtojë numrin e politikxhinjve që shkojnë atje në ditën e qametit për të dalë në televizor (kujdes, gjithmonë atë ditë pa kollare).

E pra njerëz, vetë e kini fajin dhe dijeni se, po vazhduat si po vazhdoni, edhe pas 20 vjetësh të tjerë, do të jeni po aty mes ujit që ju mbyt shtëpinë dhe me deputetin e ministrin që atë ditë do ta keni aty pranë (sërish pa kollare). Jo, unë nuk dua këtë, unë dua tjetër gjë. Unë dua që ministri të rrijë në zyrë në Tiranë dhe me kondicioner e me kravatë, por t’i japë udhë problemit të vërtetë. Dhe problemi zgjidhet vetëm duke bërë ato gjërat që nuk janë bërë për 20 vjet, që nga hidrovorët e kanalet, e deri te pyllëzimi i maleve. Për të mos thënë që Ministri a Kryeministri, le të rrinë me kollare e këmishë të bardhë në Tiranë, në zyrën me ngrohje dhe ftohje, por të planifikojnë, po qe nevoja, edhe shpërnguljen përgjithmonë të atyre familjeve që politika e mbrapshtë i lejoi të ndërtojnë atje ku nuk duhet ndërtuar.

Ka dy gjëra që e pengojnë të bëhet kjo gjë. E para, vullneti për ta zgjidhur një herë e mirë problemin dhe e dyta, zgjidhja një herë e mirë e problemit, do ta bënte të panevojshme politikën e mbrapshtë. Po nuk u përmbytën më njerëzit, Kryeministri nuk ka më mundësi të dalë me ta në televizor sikur po i ndihmon. Po nuk u pre pylli dhe po nuk u mor zhavorri në lumë, ministri nuk fiton më me licencat e prerjes e të zhavorrit. Po u ndërtua siç duhet hidrovori dhe prita, ministri tjetër nuk vjedh dot më te tenderat, që kështu bëhen dhe vilen vit për vit. Dhe e fundit, po u shpërngulën ata njerëz që atje ku janë lënë të rrojnë mes llumit e baltës, ata nuk do të jenë më serbator qorr votash.
Bota ka parë shumë raste si ky i yni. Holandezët për shembull, kanë 600 vjet që luftojnë me ujin e detin dhe, me punë të ndershme e politikë të përgjegjshme ia kanë dalë të fitojnë mbi të. Ne kemi zgjedhur udhën tjetër, të bëjmë sikur punojmë, të bëjmë sikur qeverisemi, të bëjnë sikur na qeverisin, të bëjmë sikur bëjmë, ndaj e vetmja gjë reale dhe jo me gjoja na mbetet hakmarrja e natyrës dhe tragjedia e të mjerëve.

47 Komente

ëhë .

smiley shoqja bedrije gjithe ky shkrim, gjithe ky shqetesim ti e komenton me nje ëhë. smiley ske hic llaf tjeter smiley

po pale ka dhe per te shtu.

por nuk besoj se eshte rasti.

une per aq sa ka fol bie ndakort me Lamen, si rralle here.

cheers !

Tan Lame, faleminderit. Thjesht, paster, bukur. Sinqerisht them se dita kur nje njeri si ti behet kryeminister (wishful thinking) hap nje faqe te re zhvillimi. Vetem nje gje nuk kuptoj: Pse nuk arrin kryetari i PS ose zedhenesi te dale dhe keshtu thjeshte tu flase njerezve qe ata te kuptojne, pa u ngaterruar neper labirinthet e FAMILJES qe vjedh perdite?! Gjynah.

Lame i dashur,

ka dy menyra per tu trajtuar ky problem. E para gjithe sarkazem e nje cike politike brenda e dyta si problem teknik e gishti mbi plage.

Une them qe ti ke perdor menyren e pare, ate qe eshte me e pelqyeshmja nga kendonjesi i shkrimit tend, por meqe aty diku ke dashur te me mbushesh mendjen ( ne rolin e atij qe habitem kur me thone : me beso mua se jam edhe inxhinier vec te tjerave ) se permbytja ka rdha prej kaosit urban sikur me rri ngushte ose me mire sikur me vret kepuca.

Une do preferoja qe kesaj ti vihej emri i vertete. Cer ndodhi dhe pse ? Kush e shkaktoi dhe perse ? A u cenua siguria kombetare dhe nga kush ? Ai dudumi qe ben si president per cer rasti do e veje ujin ne zjarr kur vendi eshte ne buze te katastrofes e qe mund te na zhyse mot pas mot me shume se 1000 Gerdece bashke ?

Nga keto nuk me thua asgje. Po asgje fare. Nuk te bej me faj sepse sikur ta thashe ke zgjedhur nje forme te caktuar per ta trajtuar kete teme e natyrisht nuk je i detyruar, por ama une or ti mik vllai po ta them troc : kam frike. E theksoj kam frike qe jetoj ne te njetjen kohe ku numri i te papergjegjshme ka arritur maksimalin.

Si njeri qe i ke qejf batutat dhe historite, besoj se e di historine e parapetave te makines se Diko Zeqos. Ja kjo qe the ti me siper kur portretizove Skenderbeun e dyte ate me kujton, por ama nuk ma heq friken mua aspak.

Kaskada e Drinit eshte vene ne rrezik te madh dhe dem me te madh nuk mund ti behet ketij vendi. Edhe nese do kerkohej te demtohej Shqiperia, kjo do ishte forma me ideale e te berit. Ndaj i dashur kjo prag katastrofe nuk do sarkazem, sepse ketu nuk ka njeri qe mund ti skuqet surrati.

Nese me thua qe qeveriu eshte pergjegjes si emer i pervecem ta them qe ja fut kot. Ai eshte po aq pergjegjes sa ishte Edi Rama , kur ai kaqoli Blend Konxheja bente prova me digen e liqenit. Ama burgun e beri tjeter kush.

Tani mos mu vertit andej kendej.

Portat e kaskades hapen vetem me urdhet te Ministrit te linjes. Ky njeri e ka emrin Tritan Prifti. Rregullorja parashikon hapje me inisiative vetem ne raste te disa avarive te cilesuara. Se sa debil eshte Prifti nuk duhet ky rast, por per ate zot ( nese ke zot ) veri emrin e duhr gjerave. Pergjegjes per kete prag katastrofe eshte Ministri i Energjitikes dhe linja administrative dhe teknike e KESH-it.

Arsyhet nuk mund ti marr me mend se cilat jane per qellimet apo perfitemet se nuk kam prova e em llafe nuk dua te merrem, por ate qe eshte e qarte ne drite te diellit e kam parasysh : nuk eshte zbatuar rregullorja e shfrytezimit te kaskades.

Pergjegjesit te ndeshkohen. A je i zoti ti kerkosh qeveriut ta beje kete ? Jo ? Po ?

Po mire, bej cer te duash, por mos i kerko psh te pamunduren Jozefines ; ti i kerkon asaj te jete edhe e mencur edhe e pergjegjeshme. Eee. smiley

5* Koth

5 -en Koth e ka vetem po te vere Nikun .

Jom me Kothin po ama lejohet te themi me shume se sa fakti teknik . Pikerisht se cfare e solli kete.

Eshte po ai njeri SALIU (( jo Prifti qe eshte rrjedhoje per mua , ne dac rjedhoje e korupsionit , ne dac rjedhoje e paaftesise)) eshte po ai njeri qe nuk beri vetem propogande kritike politike por e shoqeroi dhe ne praktike tezen e psikopateve " Se komunizmi zotrie , beri Hidrocentrale sa per te genjyer njerzit me nje llambe ndricimi" ose "Li Pen -turi qen"

Ai tani e meriton i PARI por me gjith mend i Pari ti ngrihet trupi gjykues ne buze te ujit qe po permbyt ara shtepi e katandi . 

Per ta turperuar , jo per ta denuar . Per ta lene ne meshire te fatit buze ujrave duke llomotitur se " nuk me kuptuet zotrije " e duke kruajtur koken si shimpaze.

Per me teper per te nxjerre pervojen e duhur ata njerez  ne ate vend . 

Shteti eshte shtet qe ka detyren kryesore te siguroje dhe miredrejtoje  jeten dhe fatet e shtetasve .

Por ato nuk mund tu lihen Joze-Sala- gjozeve ne dore . Dhe qe ti dallojne qe ne fillim lexoni cfare thone . Eshte shume e lehte .

Peshtymat per jeten dhe vepren e paarardhesve jo vetem te bien mbi surrat  , po u shndrokan edhe ne permbytje .

Flm Koth !

Nuk dua ta besoj, se 600 mije Shqiptar i luten Marksit te kete reshje edhe per nje jave.

 

Lumidrin, sikur ne basenin e lumit drin te vazhdojne reshjet dhe nje jave, shqiperia kthehet ne epoken e gurit, dhe te jesh i sigurte qe s'ka as 6 shqiptare qe e urojne kete.

Lumasi e para here qe edhe pse flet shkurt , nxjerr qelb nga goja. Mos vazhdo me keshtu se po behesh me keq se Tellalli!

Lexo se çfare thote ing.Cica .

Perralla me mbreter, ashtu siç te pelqen ty.

Nga goja nuk nxjerri qelb, por kujtoj se jetonim dikur nen dhundren e qelbesirave, si hoxha, ali e shehu.

Perderisa permend qe 600 mije sikur kenaqen qe po mbyten x ( sa ? e ke lene pa shifere  smiley ) besoj se nuk ke pas merituar me shume se thundra e atyre qelbesirave. Ketyre lloj mendimeve Ju vijne shume per shtat ata qe duan te hapin digat per nje pjese te popullsise kunder tjetres.

Une REALISHT , per sa te lexoj , besoj se te "reshkiti" si gelbaze , se nuk eshte ndonje hata e madhe , por ne se ngul kembe te kjo ide , mushkerite te jane kalbezuar.

Ku ishe ti Kain kur mbytej Shkodra nga uji, pa guxuar te permendet se faji eshte hapja e portave?

Ku ishe ti Karl, kur uji mbyste Shkodren , me 1 ore drita?

Ku ishe ti Pilat, kur Harasani derdhte ujin e liqeneve per te blere energji?

E kupton i nerum, se opozites i shkon goja leng, sa miliona kishim vjedhur me kete situate?

Nje pyetje -" fjalet e rralla qe perdor , i gjen tek fjalori qe ke ble tek shkolla partis?"

Ty dritat nuk te hyjne ne pune,ne  terr linde , ne terr do perendosh.

 

Tani, me gjithe respektin qe kam per autorin, kjo prirja per t'i treguar popullit se kush e ka fajin (pra populli), eshte jo vetem irracionale, po irracionaliste.

Nuk ka bythe te rrije. Nese e paska fajin populli qe vajti aty, sepse vete u mashtrua nga filani e nga fisteku, ku jane keta liderat e opinionit publik, intelektualet e famshem dhe politiqenerit? Keta shume lehte e marrin persiper rolin e bariut kur vjen puna per te mjele delet. Kur vjen puna per t'u gjetur kullote, shtrihen dhe thone, e dine vete delet se ku ka bar. Kur semuren delet nga kullota e keqe, e kane fajin delet...

Lame, se je dhe i majte, harroje kete qe sapo the, nuk ka asnje moment qe fajin ta kete populli. Populli, edhe pse eshte i studiueshem, nuk ka nje ndergjegje homogjene. Populli duhet drejtuar. Kur drejtohet gabim (sipas teje), eshte faji yt qe nuk bere cmos t'ia marresh kerraben bariut te papergjegjshem e t'i udhehiqje vete. Ose eshte faji yt qe populli zgjedh te degjoje ate qe e ka gabim e jo ty qe e ke mire.

(faji yt bie llafi, se faji dihet mire qe s'bie mbi ty po mbi shpatulla pak me te larta)

te kujton poezine e Nolit "Anes lumenjve": Zeri Lames vengon nga lumi, me bucet me zgjon nga gjumi, fryhet drini derdhet buna, fajin e ka Sali furtuna, cohuni cuna, se ed rama keto shira na i ka  pruna, ne shpite prape mbi kolektore e kanale do i bona.

E njejta supe perdite: fatkeqsi natyrore me shkaqe njerzore, ose faji si gjithnje jetim. Nje nga gabimet eshte sidomos mbyllja e instituteve qe merreshin me studime te tilla qe jane mbyll me vendim qeverie, qe mesa duket nuk e hanin buken kot.

Me pelqeu paragrafi i pare:

Çfarë ndodh kur shtëpitë ndërtohen në një fushë që është nën nivelin e lumit, kur argjinaturat dhe pritat që e mbajnë lumin prishen, kur hidrovori që duhet të tërheqë ujërat është vjedhur dhe shkatërruar? Do të ndodhë ajo që, me shirat e parë që do të bien, fusha do të përmbytet, shtëpitë do përfundojnë nën ujë, bagëtia do mbytet dhe njerëzia do shpëtojë duke hipur mbi çati. Këtë e di jo vetëm unë që jam inxhinier me zanat, por edhe kushdo prej jush që po lexoni këtu. Po sikur t’u shtojmë këtyre edhe faktin që shtëpitë janë ngritur në zonën e sigurisë që duhej të shërbente në rast shkarkimi të Komanit e Fierzës, e plot të tjera çdo të ndodhte? E pra me ç’duket, të vetmit që nuk i dinë këto gjëra, janë vetëm ata mijëra fatkëqij që kanë ndërtuar shtëpitë atje, si edhe qeveritarët që i lanë t’i ndërtojnë.

Oboti e Dajçi jane fshatrat qe permbyten nga uji shpesh.

Edhe Bahçalleku eshte lagje e tille. Lames i lumte qe ka kohe te shkruaj, po nuk njeh fshatrat, nuk njeh problemin.

Shtepit e permbytura ne fshatin Ana Malit, jane shtepi te ndertuara vone , poshte rruges ( kush ka kaluar ne doganen e Muriqanit) duhet ti kete rene ne sy, se vijne shume poshte rruges. Keto ndertesa nuk kane prishur argjinature, nuk kane prishur kanale, jane ndertuar se kishte vite qe uji nuk arrinte keto nivele.

Ne kohe shiut, keto zona permbyten me pak uje, sepse ndikon edhe liqeni, keshtu qe Lame do kishte shkruar te njejtin artikull " pse u hapen portat?".

Ne kete situate çeshtja kryesore mbetet rreziku qe kane kaluar digat , pyetja qe duhet te beje opinioni publik "se a do kete nje hetim per menyren se me sa kompetenc eshte vepruar ?"

 

Me ne fund dikush qe perdor terminologjine e duhur

Berisha shkoi në vend bashkë me ministra e drejtorë. Pas tij vrapoi edhe Jozefina, për t’i treguar rajasë se vërtet u erdhi veziri, por pashallesha e kësaj ane jam unë.

smiley terminologjia eshte vete-shpjeguese, e Qafir?

Si edhe here te tjera Lame i vuri piken!E gjeti fajin!!!Kete here piken ja vuri popullit,ai e paska fajin..hajduti jo nuk ka faj...hajde Lame hajde..Po nuk do shume mend ore miq te dashur...permbytja u shkaktua nga hapja e portave qe u krye ne kohen me te keqe te mundeshme, kete e kuptoj dhe une qe jam muzikant..e jo inxhinier.A ka ndonje porte qe e ka zene ndryshku (jo zben vaki do thote Lamja) e ka mbetur e hapur ? A ka ndonje plan per te terhequr fonde nga organizma te ndryshme te huaja per fatkeqesine e pastaj te perdoren per..ku ta di une?A ka..A ka..mos e ka fajin Edi Rama dhe socialistet qe nuk po futen ne kuvend? Mbase...keto nuk i dime, por nje gje eshte e qarte se urdheri i dhene nga ministri i "shkolluar' i Energjitikes ishte gabim fatal.Kush e dha urdherin..Ina Rama,Artan Lame,Fatos Nano, Tore B#tha apo Dritan Prifti.Po pupulli ku ishte ? Apo mbrapa feres.Ku eshte kryeministri "rigoroz" e i "drejte" qe i ve pikat mbi E ? Ylli Pangon e shkarkoi per mbertheckat brenda 2 oreve por sa ore kerkon ta shkarkoje kastravecin e energjitikes per paaftesi menaxhimi? Te shohim.Mbase kurre, se prishet aleanca me Meten.Nejse Lamja e ndihmon si pa dashur Salen duke ja vene fajin "popullit" dhe duke larguar nga skena shkaktarin e vertete qeveritar Prifti.

Mua me duket se shkrimi i Lames perputhet me titullin. Nese titulli do te ishte se "Cili eshte fajtori?", mbase Lame duhet te shkruante edhe per ministrin e energjetikes.

Mua  me pelqeu shkrimi

i dhashe nje 5ce

Çfarë ndodh kur shtëpitë ndërtohen në një fushë që është nën nivelin e lumit, kur argjinaturat dhe pritat që e mbajnë lumin prishen, kur hidrovori që duhet të tërheqë ujërat është vjedhur dhe shkatërruar? Do të ndodhë ajo që, me shirat e parë që do të bien, fusha do të përmbytet, shtëpitë do përfundojnë nën ujë, bagëtia do mbytet dhe njerëzia do shpëtojë duke hipur mbi çati. Këtë e di jo vetëm unë që jam inxhinier me zanat, por edhe kushdo prej jush që po lexoni këtu. Po sikur t’u shtojmë këtyre edhe faktin që shtëpitë janë ngritur në zonën e sigurisë që duhej të shërbente në rast shkarkimi të Komanit e Fierzës, e plot të tjera çdo të ndodhte? E pra me ç’duket, të vetmit që nuk i dinë këto gjëra, janë vetëm ata mijëra fatkëqij që kanë ndërtuar shtëpitë atje, si edhe qeveritarët që i lanë t’i ndërtojnë.

Kush i beri shtepite nen nivelin e ujit apo ne zonen e sigurise? Ata qe sot po permbyten

Kush prishi argjinaturat? Po hidorvorin kush e vodhi? Ata qe po permbyten sot

Mire tju behet Po po me seriozitet e pa pike meshire e them

MIRE TJU BEHET E MERITOJNE

 

Ka 20 vjet që pritat dhe argjinaturat e lumenjve nuk riparohen, ose më mirë të themi për vit jepen fonde për to dhe për vit ato janë edhe më keq se një vit më parë. Ka mbi 20 vjet që pyjet po priten e po zhduken pa mëshirë dhe s’ka njeri që nuk e di se prerja e pyjeve shton gërryerjet dhe prurjet e pakontrolluara poshtë në fusha. Ka mbi 20 vjet që kanalet kulluese nuk pastrohen e nuk thellohen, ose më mirë të themi se pará jepen për vit, por prapë ata janë çdo vit më të zënë se një vit më parë. ......

Pa shkuar këtu më tej, në lukse të tilla, siç do të ishte monitorimi i vazhdueshëm i prurjeve, përgatitja e skemave të ndërhyrjes, riparimi i portave të emergjencës, e më the të thashë. Ka 20 vjet që politika luan me fukarallëkun e njerëzve dhe miopinë e hallexhinjve, duke i nxitur të zbresin e të zënë tokat bash atje ku të përmbyt edhe një përrua, e jo më një lumë i tërbuar. Të gjitha këto kanë 20 vjet që ndodhin e përsëriten çdo vit e më keq dhe, e vetmja përgjigje që jep politika, është të shtojë numrin e politikxhinjve që shkojnë atje në ditën e qametit për të dalë në televizor (kujdes, gjithmonë atë ditë pa kollare).

Kush i zgjodhi keta dhe ata qe nuk riparojne pritat e lumejve? Po ata qe nuk pastrojne kanalet kulluese? Po ata qe nuk riparojne portat? etj etj

Jane po keta banore qe sot po permbytet qe per 20 vjet  me kenge e valle me daulle e kallac prej te 97es ne krah vajten e votuan jo nje here por 6 here per keta qe nuk bene ato gjera qe te shmangin permbytjen?

MIRE TJU BEHET E MERITOJNE.

Mitrush Kuteli ka nje tregim te madh te quajtur "Lumi i Madh". Edhe aty faji i ngelet 'popullit', sepse ne nje ambjent te vockel si ai i fshatit, ka nje fare organizimi kolektiv qe e ka mundesine t'i dale perpara lumit edhe kur nuk ka shtet, nese respekton Traditen dhe nuk behet Ziliqar. Apo mos valle Kuteli po pergatiste terrenin qe te kuptohej nevoja per Shtet? Paranteze shume e gjate, por ai tregim eshte vertet i bukur.

Keto qe thone Kothi dhe Swedi jane shume serioze, nderkohe qe televizionet japin vetem shkembim batutash te dobeta e te turpshme (s'guxoj te ndez televizorin).

 Gjithmone Qeveria tundet kur i vjen veza ne b...,eshte shume vone tani, te kujdesesh per menaxhimin e Hidrocentraleve,kur gjate gjithe veres ke neglizhuar,duke mos mara masa e duhura per nje dimer se paku te zakonshem,paradoksalja eshte kur Sali Berisha edhe ne kete kohe ka kurajon te perdor sarkazemen me opoziten...pastaj luan rolin e shfaqsuesit "Shiko une ju paralajmerova,jemi ne prag te katastrofes" ose kur u thoshte banorve duke qeshur"Ndihmoni veten tuj,qe une tju ndimoje edhe me shume" perifrazonte zotin me demek!

Kjo puna e "katastrofes" eshte njesoj si me Gerdecin qe NJERZIT PERGJEGJES, nuk kishin marre masat e duhura per te evituar mundesite e nje katastrofe,qe ne fakt ajo ndodhi,..kur se tani kur "pragu i katastrofes" eshte evident lajmerohet sa per sy e faqe,keshtu beri Prifti keshtu beri edhe Berja!

Pse nuk eshte mare me pepara ne konsiderate mendimi i inxhinierve te vjeter te Hidrocentraleve? Pse? 

 

 

Në momente fatkeqsish, ku vështirë se mund t'ja drejtosh gishtin me siguri një fajtori të vetëm, teoritë e komploteve ju vijnë në ndihmë atyre që shikojnë me dyshim "propozimet" për krijime "parqesh energjitike".

Pasi u prenë deri në rrënjë ullinj e hardhi, pasi u shkatërruan shkolla e spitale, fabrika e uzina, ferma e kooperativa, çfarë la pa shkatërruar optimizmi i verbër antikomunist i turmave, për të kompletuar "terapinë e shock-ut" dhe atje ku turmat nuk mund të arrinin, qeveria po bën ç'është e mundur ta kompletojë atë deri në fund.

Nejse, edhe në ngelçim pa hidrocentrale, qeveria do marrë të gjitha masat që të ndërtojë "termocentralin bërthamor të kombit" ose, sikur hiç të mos bëhej nga ai, rrofshin termocentralet me qymyr (mundësisht importi).

Ne se ke ndonje informacion e nderuara Rudete ....

Ku eshte GRUPI ???

I ka ardhe rasti te argumentoje dobine e "Centraleve Berthamore " ne raport me demet qe shkaktojne Hidrocentralet . Ka edhe teza per disertacion te filmuara , gje jo fort e lehte per argumentet e Mullijve te Eres , Parqet Energjitike , Parqet Eolike , Petroliferat , Portet madheshtore pa Diga ,e sidomos sidomos 40 Hidrocentralet mbi kaskaden e Devollit .

Pika qe su bije se nga llafet rojne !

 rudeta,nuk kam cte shtoje me shume per komentin tend,shume konciz!

Ki Lamja ja keput si kau peles. Ku e gjen guximin ky kalemxhi i paguar nga sankylotet shqiptare qe te shaje qiverine e SaLirit? E po keshtu eshte kur u japim liri disa kamunisteve qe po organizijne sot papulin shqiptar qe ti bjere ne gjunje zeusit per ca vetetima, bubullima dhe pak me shume shi.

vertet turmat ishin te verbera, por ishin me se te organizuara nga "udheheqsit e rinj te kombit". Apo jo -rudeta-?

 

Me lejen tuaj do doja te dilja pak nga tema per t’iu kthyer prape asaj.  Nuk para jane ne stilin time keto postimet A4.

Jam duke lexuar nje liber i cili mes te tjerave tregon se ne fillim te viteve 90te kriminaliteti ne radhet e te rinjve ishte rritur shume ne Amerike. Aktet kriminale dhe ekonomia informale te drejtuar nga te rinjte (gangster) nuk po kontrolloheshin dot me nga instancat shteterore dhe problemi u be aq shqetesues sa studiues e politikane (duke perfshire edhe vete ish-presidentin Klinton) parashikonin qe ky fenomen do te vinte ne rritje dhe ne fund te dekades situata mund te dilte komplet jashte kontrollit. Ne fakt ndodhi e kunderta, ‘juvenile crime’ ne fund te viteve 90te u zbeh dhe pesoi nje renie signifikative.  Institucionet shteterore pergjegjese e njohen uljen e krimit si merite te punes, masave dhe strategjive te tyre per te kontrolluar fenomenin dhe ia atribuan vetes suksesin!!!

Paralelisht, e kohe me pare,  ne vitet 70te nje 21- vjecare, abuzuese e alkolit dhe droges, shtatezene per here te trete (dy femijet e pare i kishte dhene per adoptim) hap nje process gjyqesor pasi kerkonte te drejten e abortit, I cili asokohe ndalohej me ligj. Gjyqi zgjat shume dhe ndersa vajza e re e fiton ate, femijen e kishte lindur  dhe  dhene per adoptim.  Pas atij moment aborti behet i ligjshem ne ate shtet te Amerikes e pastaj ne shume te tjere. Autori argumenton se femijet nuk jane lindur te gjithe te barabarte e fatkeqsisht ai qe lind ne nje familje abuzuesish ka ca gjasa me teper per t’u bere abuzues, ndaj dhe argumenton qe renia e nivelit te kriminalitetit ne fund te viteve 90te, ka gjasa te jete e lidhur me lejimin e aborteve ne vitet 70te…  E gjitha kjo ishte thjesht ilustrim, nuk do doja te diskutohej nese qendron plotesisht apo pjeserisht, por dicka eshte e vertete qe analizat shkak-pasoje nuk i bejme hic mire.

Cfare po ndodh sot me permbytjet jane pasoje e vendimeve te (pa)marra ne vitet 90te. Nese drejtimi I politikes tone te brendshme dhe te jashtme limitohen ne sloganin ‘duam integrim ne NATO dhe BE’ dhe cdo veprim apo aktivitet ekzekutiv eshte ne rastin me te mire arbritrar dhe ne ate me te keq ne interest te 1%shit politiko-biznesdashese, do te shohim shume Gerdec-ra, permbytje, shembje pallatesh, konflikte sociale per toka e prona…

Pranoj qe per kete teme duhet shkruar e diskutuar, ama qasja neo-liberale e Lames me la pa fjale.

Norma McCorvey

Paske zbuluar Freakonomics smiley

ka ca kohe smiley

shif me komentin me poshte (dhe jo vetem ate) smiley

E pashe por me vonese  smiley

heteroglossia1, fort i cuditshem argumenti me siper mbi kriminalitetin ne shba ne vitet 90, por mua me intrigon po aq arsyeja pse ti e cileson lamen neoliberal.

Trop nuk e di nese autori ka te drejte per arsyen e kriminalitetit edhe pse sjell shume te dhena; shembullin e solla thjeshte si ilustrim te kompleksitetit te lidhjeve shkak-pasoje. Thene kjo, teresia e vendimeve politike a teknike te marre ne 20-30 vitet e fundit, apo thjeshte vendimet e fundit te Z. Prifti mund te jene shkaku kryesor i permbytjeve masive. Ne mos, as e para e as e dyta por arsye te tjera.

Lamen e cilesova ne nxitim e siper si neoliberal pasi merr te mireqene racionalitetin ne sjelljet/vendimet e banoreve.

@Emo: pikerisht ajo

HG1, funny, kjo pjesa e cituar me poshte eshte marre nga "It's NOT all greek to me", libri "Memedhembje". smiley

E dini pse ra kriminaliteti në SHBA pas viteve 90-të? Tamam kur çdo analist (eh, Zoti mos na lëntë pa ta!) parashikonte valë të paparë kriminaliteti në histori? Mos nxitoni të thoni gjenia Klinton! Si shqiptar normal kam afeksion të theksuar për presidentin e nderuar, të cilit Kosova – pra çdo shqiptar me shqiptarì në deje - i detyrohet shumë, por nuk ishte Klintoni shkaku, sado që ai e dinte derexhenë e atëhershme dhe bashkohej në korin e atyre që parashikonin keq e mos më keq, tek thoshte: “E dimë që kemi edhe gjashtë vjet kohë që ta rregullojmë këtë punën e kriminalitetit të moshave të reja; përndryshe vendi ynë do të bjerë në kaos. Dhe pasardhësit e mi nuk do mbajnë fjalime mbi mundësitë e mrekullueshme të ekonomisë globale.” Ata do e kenë hallin thjesht për sigurinë e njerëzve rrugëve të qyteteve tona, vazhdonte presidenti i nderuar dhe i dashur veçanërisht për ne shqipot. Sidoqoftë, përkundër gjithë parashikimeve të analistëve të lauruar, me teskerè nga MIT apo Harvardi, kriminaliteti jo vetëm që nuk u rrit, po u ul papritur në ritme shumë të shpejta, aq sa të thoshe “too good to be true” – pra a mos është ëndërr e bukur e gjithë kjo? Sido që të ishte, siç është zakoni, analistët harruan në dekikë se kishin parashikuar krejt të kundërtën e asaj që ndodhi (s’ka asnjë problem me këtë, se të gabosh është njerëzore, në daçi pra, edhe “analistore”, ndërsa nuk po i hyjmë asaj që kur gabon shumë shpesh, është hajvanore, dhe shumë shpesh e me qëllim është kriminale); ata filluan me zellin e një pune me themel të japin arsyet, shkaqet që po shkaktonin këtë rënie të krimit. Ad hoc. Thanë që ishte kontrolli më i mirë i armëve, puna më e mirë e policisë, pagat më të mira…. Duke lënë hapur shtegun për një pyetje të thjeshtë që askush nuk e bëri: kur kriminaliteti paskësh qenë kaq i kontrollueshëm, si s’ja bëmë “bam” më përpara që të kishim shpëtuar nga murtaja vite më parë, por e lamë punën të vinte deri këtu? Në fakt njerëzit nuk u bënë më të mençur brenda pesë vjetësh – të paktën jo aq sa të sjellin uljen e kriminalitetit. Paçka se mendja e sotme e përqesh atë të djeshmen….. Jo, sipas Levitt dhe Dubner, shkaku për rënien e kriminalitetit ishte shumë më i thjeshtë. Banal fare. Dhe kish zënë fill me një vajzë 21 vjeçare nga Dallasi i Teksasit që quhej Norma McCorvey. Ajo ishte një nga të shumtat, ato që në mënyrë politikisht jo korrekte etiketohen si “white trash”, pra plehër e bardhë, sepse i plotësonte “treguesit” për këtë kategori: ishte e varfër, e pashkolluar, pa zanat, pijanece, që kish dhënë, megjithë moshën e re, dy fëmijë për adoptim. Për dreq, konstatoi një ditë që prapë kish mbetur shtatzënë! Kjo shtatzani, ashtu si në fenomenin e “efektit flutur”, do të ishte rrahja e krahut të fluturës sot, këtu, që do të shkaktonte një tornado më pas, diku larg. Norma donte një abort. Kaq. Por në atë kohë, si pothuaj kudo në SHBA, aborti ishte i paligjshëm. Siç e do rastësia, mjeti me të cilin domosdoshmëria çan udhën e vet, rastin e Normës në gjyqin e abortit e morën ca tipa të fuqishëm, që e shpunë punën deri te kërkesa zyrtare për ligjërimin e abortit në Gjykatën e Lartë të SHBA-së! Më 22 Janar çështja u zgjidh në favor të Normës dhe aborti u ligjërua në mbarë vendin. Natyrisht një çikë si vonë për Normën, që kishte lindur ndërkohë. Por nuk e kemi fjalën aty. Natyrisht gjithkush do pyesë po ç’lidhje ka midis një 21 vjeçareje që e le jetën ti iki për shalësh dhe rënies se kriminalitetit nja dy dekada më vonë në shkallë vendi?
Ka lidhje dhe të drejtpërdrejtë madje. Është vërtetuar që fëmijët e lindur dhe rritur në ambjente si ato që ofronte Norma, kanë shumë më tepër gjasa të bëhen kriminelë kur të rriten, se sa fëmijët e lindur dhe rritur në kushte që po i quajmë “normale”. Me legalizimin e abortit, ky u bëhej i mundur (edhe i lirë, edhe i ligjshëm) shumë e shumë grave si Norma, të cilat e shfrytëzuan këtë mundësi. Janë pikërisht fëmijët që abortohen që ka më shumë të ngjarë të rriten në të atillë rrethinë, që do ti shtojë gjasat që të nesërmen ata të bëhen kriminelë. Ishin pikërisht të tillë fëmijë që nuk u lindën, pikërisht prej legalizimit të abortit, i cili mori shkas nga shtatëzania e padëshiruar e asaj vajzës së klasave të ulta prej Teksasi…..
Por analistët nuk mund ta shihnin atë fakt. Fakti se popullata nga e cila do të vinin kriminelët e ardhshëm u zvogëlua nuk është përmendur asnjëherë në analizat e analizueshme të analistëve analitikë. Të cilët përpunojnë opinionin dhe besimin e përgjithshëm. Dhe “urtësinë konvencionale”.

smiley Po lexoj Levitt & Dubner ne fakt. Ky i pari eshte i famshem se ne pyetjet e tij lidh feneomene ne dukje pa lidhje llogjike me njeri-tjetrin por permes te dhenave dhe informacionit nderton paralelizma shpejgues. Psh, flet se si informacioni manipulohet njesoj si nga anetaret e ku klux klanit ashtu edhe nga agjentet imobiliare. Librin e tij e mora me shume pak besim, biles pata goxha frike ne mos ishte ndonje sharlatan, por per mua nuk ka rendesi nese ka te drejte apo jo ne argumentim, thelbi eshte qe pyetjet dhe dyshimi cojne drejt njohurive te reja.

________

E di c'thote pervec te tjerave Emo, tregon per njerin qe kryen nje studim ku u jep njerezve mundesine e plote per te mashtuar, dhe rezulton qe ne nje kampion prej 3000 pjesemarresish, 13% e perdoren shansin per te mashtruar... Mbi kete Levitt thote se te majtet besojne se njeriu ne thelb eshte 'i mire';  liberalet besojne se ne thelb njeriu eshte 'i keq' por sipas tij, 87% e njerezve jane te mire.... Edhe une qesha me kete konstatim, ama eshte mire te kemi te dhena.... e te mund 'te luajme' me to

Eshte nje mrekulli (libri dhe te tjere si ai) thjesht per faktin qe te shtyn drejt hulumtimit kuantitativ te ngjarjeve, dukurive. Kam kaq kohe qe e them domosdoshmerine e ksaj deri ne bezdi, natyrisht pa ma vershellyer kerrkush.

E/I nerum.

Si mund te argumentohet nje veprim Arbitrar i Policise amerikane qe per kundershtine me te vogel te rras ate gjen e vogel qe quhet "koqe plumbi" . Mos ka te beje me anen tjeter te renies se kriminalitetit ?

Kete gje e kane kuptuar edhe gangstat smiley

Por nje gje kuptohet qarte Shteti duhet te jete Shtet dhe jo loder ne lllapaqenizmin e debileve ne krye si mender i pari yne qe ulerinte

"Me mire nje individ i Forte se sa nje Shtet i fore "....duke nenkuptuar me kete neoliberalizmin smiley

Ne nje vend si Shqipria , ku Shteti po perfaqesohet nga Bajraktarizmi me parullen "Gajret burra. Fatkeqesite edhe ndodhin .Po bajraktarin e kena mire e shnoshe " , nuk ke cfare argumenti te japesh pervecse Kaskada e Gerdece.

Ne kundershtim me Koth, mendoj qe Lame nuk flet si politikan, por si inxhinier dhe njeri i zanatit, qe do te veje gishtin ne plage. Po te fliste si politikan, atehere Lame nuk do te fliste me kete gjuhe, por do ti bashkohej korit te politikaneve (per momentin) pa kollare. Me kete gjuhe qe flet Lame nuk fiton ndonje pike ne poltike, perkundrazi humbet shume, kjo eshte edhe arsyeja perse politikanet nuk flasin qarte.

Lame ka prekur dy probleme themelore qe qendrojne pas kesaj tragjedie dhe pas cdo tragjedie tjeter shqiptare te ketyre 20 vjeteve te fundit, por per fat te keq nuk i shtjellon ato deri ne fund.

Problemi i pare qendron tek mungesa e konceptit te pergjegjshmerise ne Shqiperi. Dhe kjo verehet fare mire ne ndertimet e paligjshme (jo vetem kundra ligjeve te shtetit, por edhe kundra ligjeve te natyres), si edhe ne shkaterrimet akoma me te paligjshme.

Problemi i dyte, qe ka te beje paksa edhe me te parin, qendron ne paaftesine e ketij shteti shqiptar per te ushtruar suverenitetin ne cdo cm² te siperfaqes se Republikes se Shqiperise. Kur them shteti, nuk dua dhe nuk mund te vecoj asnje individ, i cili ka qene dhe eshte ingranazh i ketij mekanizmi drejtues te ketij populli. Nuk dua as te ndaj pergjegjesine e qeverise vendore nga ajo qendrore, as te atyre te meparshmeve dhe as atyre te tanishme.

Shteti shqiptar ka deshtuar. Dhe do te mbetet i deshtuar, per sa kohe nuk nxjerr mesime nga gabimet e bera, por perpiqet ti mbuloje keto gabime me perralla rreth "puneve te perendise".

 Artikulli i Lames, ndonse i hidhur , shprehte dy te verteta te madhaja, miopine e atyre qe ndertuan shtepiat dhe mospergjegjesine e paaftesine e qeverive shqiptare per ti parandaluar me kohe keto tragjedira. 

Swed, nese te kujtohet, ne kohe te socializmit (ndoshta ke qene i vogel athere), ka pas qene nje nga inxhinieret me te mire ne tere Ballkanin, Farudin Hoxha ne mos gaboj per emrin, i cili ka pas folur dhe per katastrofat qe mund te priteshin nga ndertimi i digave, nese nuk merreshin disa masa paraprake. 

Sa per luften kundra kriminalitetit ne USA, ne vitet 1990, s'duhet harruar se neper metro (ku dhe rrinin grupet e gangsterave), u angazhuan grupe speciale te FBI dhe organeve te tjera te rendit, te cilat i krehen kaq mire te gjitha metrot, sa nuk shihje me grupe dhe individe (dy-tre vete bashke) pordhacesh me thika e pistoleta ne brez. 

 Une mendoj se edhe Koth, edhe Lame (shume i bukur shkrimi) kane shume te drejte. I pari analizon se si u krijuan kushtet per katastrofen, kurse Koth tregon se si nuk duhej manaxhuar kjo situate ne rast emergjence. Une jam me Ligjin e Merfit, qe e keqja nuk vjen kurre nga nje drejtim i caktuar prej nga e presim te vije, por nga shume drejtime te panjohura dhe gjithmone ne kohen me te papershtatshme. Shqiperia eshte laboratori me interesant per studimin e Teorise se Kaosit. Zoti e shpetofte, po dhe ne mos, prape cudia me e madhe tre dite zgjat dhe njerezit do i kthehen perseri votimeve. 

Good night and good luck.

Oh ja dhe nje poezi e Shkinkas, per keto ngjarje qe na shqetesojne kaq shume ne blogistat. Mbase ju ndihmon te ndryshoni kendveshtrim.

 

JAM I LUMTUR

Unë s’dua t’ia di.
Jam i lumtur.
Më mjafton lumturia ime
E lë të vijë tsunami grykës së Drinit teposhtë në fushat e mia,
Le të më marrë me gjithë sa kam.
Te e fundit kam qenë për një çast i lumtur.
Ka njerëz që presin një jetë një çast të tillë
E unë jam i lumtur.
Kam provuar edhe dhimbjen,
E prapë kam qeshur,
Kam qarë me lotë
E e kam dashtë prapë diellin kur ka dalë.

E sot jam i lumtur.
Mi ka zënë hundët gripi,
Më kanë vjedhë portofolin,
Interneti është shumë i ngadaltë,
Drini desh po del prej shtrati
E unë jam i lumtur.

Është më e fortë se gjithçka lumturia.

Kam vallëzu vallëzimin tim,
Kam qeshë me njerëzit e mi,
Më kanë marrë të gjithë n’grykë.
Jam i lumtur.
Kam frikë prej lumturisë që ma mbush shpirtin
më shumë se prej dallgëve të Drinit,
e prapë jam i lumtur.

E jam aq i lumtur sa s’ka njeri në botë të ma mbushë mendjen
Se pas dyzet ditëve shi
Nuk do lindë prapë dielli
Një diell ngjyrë gruri i pjekur
Një diell ngjyrë kupe xhamie
Një diell më i bukur e më i fortë se çdo fjalë...

 

Thenia e dites

PF

Shqiperia eshte laboratori me interesant per studimin e Teorise se Kaosit. Zoti e shpetofte, po dhe ne mos, prape cudia me e madhe tre dite zgjat dhe njerezit do i kthehen perseri votimeve. 

 

10*

Toko, kam vene re se je abonuar tek fiksimi Shqiperia eshte vend m. Ne cdo koment vetem nxin per Shqiperine. Me duket se je aq i palumtur ne amerike sa gjuetine per lajme te zeza dhe komente te zeza e ke kthyer ne mekanizem vetembrojtjeje.

Pershendetje nga Vlora me Diell!!! smiley

I ♥ ALBANIA

PD ( nuk besoj se eshte nga Partia Demokratike kjo smiley )

E shikoj qe je shume i lumtur

JAM I LUMTUR

 

Unë s’dua t’ia di.
Jam i lumtur.
Më mjafton lumturia ime
E lë të vijë tsunami grykës së Drinit teposhtë në fushat e mia,
Le të më marrë me gjithë sa kam.
Te e fundit kam qenë për një çast i lumtur.
Ka njerëz që presin një jetë një çast të tillë
E unë jam i lumtur.
Kam provuar edhe dhimbjen,
E prapë kam qeshur,
Kam qarë me lotë
E e kam dashtë prapë diellin kur ka dalë.

E sot jam i lumtur.
Mi ka zënë hundët gripi,
Më kanë vjedhë portofolin,
Interneti është shumë i ngadaltë,
Drini desh po del prej shtrati
E unë jam i lumtur.

Është më e fortë se gjithçka lumturia.

Kam vallëzu vallëzimin tim,
Kam qeshë me njerëzit e mi,
Më kanë marrë të gjithë n’grykë.
Jam i lumtur.
Kam frikë prej lumturisë që ma mbush shpirtin
më shumë se prej dallgëve të Drinit,
e prapë jam i lumtur.

E jam aq i lumtur sa s’ka njeri në botë të ma mbushë mendjen
Se pas dyzet ditëve shi
Nuk do lindë prapë dielli
Një diell ngjyrë gruri i pjekur
Një diell ngjyrë kupe xhamie
Një diell më i bukur e më i fortë se çdo fjalë

 

I LOVE ALBANIA TOO

Prandaj dhe nuk jam i lumtur.

Artikulli mer 5*

i sinqerte, i thjeshte, ne shenje. Sa per bllogistet profesioniste te peshkut, pa dyshim qe do te bejne verejtjet perkatese per te demonstruar talentet e mencurine. I pare ne kendveshtrimin e autorit, artikulli eshte i sakte (per mendimin tim) shkencerisht dhe ne aspektin tjeter te psikollogjise se turmes se liruar nga zinxhiri (populli). Nuk diskutohet qe mendime te tjera mund ta pasurojne artikullin duke evidentuar edhe  te tjera aspekte te problemit. Por ama nje gje eshte shume sakte: Qeverite rrugace te dala nga nje popull rugac, te papergjegjshem per veprimet e tyre dhe qe fajesojne njeri tjetrin per veprimet e tyre Idiote.

Bashkefajtore ne tragjedite, le ti vuajne.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).