Unë s’dua t’ia di.
Jam i lumtur.
Më mjafton lumturia ime
E lë të vijë tsunami grykës së Drinit teposhtë në fushat e mia,
Le të më marrë me gjithë sa kam.
Te e fundit kam qenë për një çast i lumtur.
Ka njerëz që presin një jetë një çast të tillë
E unë jam i lumtur.
Kam provuar edhe dhimbjen,
E prapë kam qeshur,
Kam qarë me lotë
E e kam dashtë prapë diellin kur ka dalë.

E sot jam i lumtur.
Mi ka zënë hundët gripi,
Më kanë vjedhë portofolin,
Interneti është shumë i ngadaltë,
Drini desh po del prej shtrati
E unë jam i lumtur.

Është më e fortë se gjithçka lumturia.

Kam vallëzu vallëzimin tim,
Kam qeshë me njerëzit e mi,
Më kanë marrë të gjithë n’grykë.
Jam i lumtur.
Kam frikë prej lumturisë që ma mbush shpirtin
më shumë se prej dallgëve të Drinit,
e prapë jam i lumtur.

E jam aq i lumtur sa s’ka njeri në botë të ma mbushë mendjen
Se pas dyzet ditëve shi
Nuk do lindë prapë dielli
Një diell ngjyrë gruri i pjekur
Një diell ngjyrë kupe xhamie
Një diell më i bukur e më i fortë se çdo fjalë...

63 Komente

Me pelqen lumturia jote egoiste ne krye dhe optimiste ne fund, shkinaks! Tek e mbramja, kur ndodhin keto castet e lumturise, flaka le t'i bjere botes, njeriut i mjafton strofka e vet shpresedhenese.

Me pelqeu shkinaks, por gjithesesi kam 2 pershtypje personale: 1 - poezia me kujton qamet Migjenin me urimin e vitit 1937 (mbase thjesht permbajtja); 2 - kapercimet e menjehershme nga shqipja 'standarde' (letrare) ne gegnisht nuk kalojne pa u vene re.

Tjetri eshte i lumtur se eshte bere dhender e une i them me kujton Migjenin, si u be kjo bote keshtu .... Urime e te trashegohesh! S'me mbetet vecse ta terheq mbrapsht pershtypjen e pare, paska qene perceptimi im i gabuar.

 Hekro,zoti te shtofte inotin me lumturine qe paske! Me dukesh se e paske kthy noi gote rakie sonte!

Vazhdon te jesh i lumtur dhe mbasi rilexon permbledhjen e gjerave negative qe ke dhene mesiper? Nese eshte ashtu, te kam zili.

Qenka bere deti kos. Vargezimi me duket i dobet dhe nuk e meriton te quhet poezi. I mungon cdo parameter per te qene e tille; nuk ka as ritem, as nerv, as figuracion, as melodi, as asosiacion dhe gjuha eshte e varfer. Mund edhe te zgjatem me shume se pse eshte keshtu, po nuk e di ne ia vlen.

Nese e shkruan drejt, pa thyerje, nuk ben as per proze. Nejse, mendimi im subjektiv ky. Nuk eshte e thene te kem te drejte.

 

tek e fundit: "ignorance is bliss..."

Une kom nje fatkeqesi te modhe: nuk di ti kuptoj poezite. Po ju si ja boni qe i kuptoni?

berbero kur thua nuk di ti kuptoj.. e ke fjalen se nuk di ti deshifrosh? se nqs eshte ashtu atehere kam pershtypjen se kjo ideja e deshifrimit te nje kuptimi ose mesazhi sekret te kodifikuar perbrenda poezise eshte i gabuar. per mendimin tim me mire shih nqs te shijon nje oezi, se sa te kekrosh ta 'kuptosh'.

Te kuptova, dhe ke te drejte, me perjashtime shume te ralla une nuk arrij dot te shijoj poezite. Njehere i thashe nje poeti me emer qe te gjithe bejne poezi por vetem disa kane qejf qe budallalleqet ti lexojne edhe te tjeret. Nuk i erdhi mire, por deridiku me dha te drejte.

berbero, ma ke thene dhe mua kete kur kam ardhur sefte ketu te peshku

 p.s.

edhe mua me ndodh kjo

m'kan vjedh celularin, po jam e lumtur smiley

Nje gjo e kom te mire une Flo, qe ca mendoj e them pavaresisht se dikujt mund edhe te mos i vije mire. Po nuk e mbaj dot. Ene sekretin me te modh shteteror une maksimumi 1 ore e mbaj.

Eh c'te ben shamia e beqarit kur digjet smiley, te ben te lumtur dhe shkruan vargje....

Lum si ti qe ndihesh i lumtur dhe lumturi te uroj gjithe jeten.

Kemi nje thenie ne, Ketlina: 6 muaj para martese dhe 6 muaj pas martese s'duhet t'i merret parasysh mendimi robit se s'eshte i kthjellet. smiley

smiley Po per ata qe kane kaluar nje 10 vjecar ke ndonje thenie smiley

Po s'di gjo une mi, s'di gjo. smiley Ti ik e na fabriko ate goce, ate bej ti(apo eshte ne prodhim e siper?). smiley

Ne lidhje me poezine : shkinaks, mua me pelqen çdo poezi e jotja, thjesht sepse ke diçka qe shume pak, ama shume shume pak, e kane : ti zoteri ke SINQERITETIN. Dhe kjo ska te paguar ne poezi. Ti e le zemren tende te flase, dhe e degjon deri ne fund. Ketu vertiten lloj-lloj poezish, por jane poezi "ngerçi", poezi "a ta them keshtu apo mos ta them". E ti zoteri shkruan lirshem, ashtu si di ti, ne menyren tende, pa e kthyer koken anash per turmen, a te pershendet a te peshtyn, dhe je besnik ndaj asaj çka je ne thelbin tend. Tungatjeta.

Shkiknas,urime nese eshte keshtu si thone komentuesit lart.....ç'tu desh ishe mire beqar.Poezia ishte vertet e kendshme...

te deklarosh sot se je i lumtur eshte gje shume e madhe. madje arrin kufijte e absurdes. kjo eshte ajo qe te shtyn ta lexosh poezine deri ne fund. ngaqe prozaizmi i fuqishem qe e pershkon, e ben te pa lexueshme. 

 

Je ne veux pas savoir.

Je suis heureux.

Mon bonheur me suffit, et largement.

Qu’il vienne le tsunami, de par la gorge du Drin, inonder mes champs

Et qu’il emporte tout ce que j’ai.

En fin de compte, j’ai été pour un instant heureux.

Il a y des gens qui l’attendent, cet instant

Et moi je suis heureux.

J’y ai eu droit aussi à la douleur,

Et pourtant j’en ai ri,

J’en ai pleuré, les larmes aux jeux,

Et j’ai aimé le soleil quand il s’est réapparu.

 

Et aujourd’hui je suis heureux.

Mon nez coule, la grippe, elle s’y est invitée,

Le portefeuille aussi, on me l’a volé.

L’internet, trop lent à en mourir,

Drin, de son lit est presque sorti

Et j’en suis heureux.

 

C’est plus fort que tout, le bonheur.

 

J’ai dansé ma danse,

J’ai ri avec mes proches,

Et tous m’ont embrassé.

Je crains plutôt le bonheur qui remplit mon âme

Que les vagues du Drin

Et j’en suis heureux.

 

Tellement heureux qu’il n’y a rien pour me convaincre

Qu’après quarante jours de pluie

Le soleil ne va pas pointer

Un soleil jaune de blé mûr

Un soleil blanc de dôme

Un soleil plus beau et plus fort que tous les mots.

je suis heureux!

e kjo eshte e rendesishme! poezia eshte per qejf dhe une budallalleqet e mia kam qejf ti ndaj. pastaj, coloro che sono abbastanza pazzi da credere che possono cambiare il mondo lo cambiano per davvero! smiley

shkinaks.

Krejt mire e ke shkrujt.

Kjo nuk me pelqen krejt " une budallalleqet e mia kam qejf ti ndaj ".Jo vetm keto, edhe ndonje shishe birre o vene seshte keq te ndash.

Faleminderit shkinaks per gjithe kete energji pozitive smiley Jete bashkeshortore te lumtur! (meqe thone qe je martuar)

Shkinas, me pelqen mjaft poezia, edhe pse ne aparence duket si kontradiktore, sic u eshte dukur disave.

Me pelqen optimizmi, percaktimi shume i afert (per mua te pakten) i ndjenjes se lumturise ne poezi, i cdo te thote te perjetosh lumturine, pra qe eshte dicka e brendshme, dhe sinqeriteti padyshim, qe e ve ne dukje Hurbi.

Dhe ky vargu shume i gjetur

Kam vallëzu vallëzimin tim

smiley

 

P.S.Ca jane gjithe keto komente pa lidhje ne teme poezie mer yahoo. Jeni bere si ata njerzit qe mbeten ne ndonje ishull te izoluar dhe me kalimin e kohes fillojne kafshojne njeri-tjetrin, edhe pa shkas fare ngacmimi.

Qiteni koken jashte ndonjehere te merrni fryme, se mbase ju vjen me shume oksigjen ne tru.

Shkinaks e bukur sapo e lezova dhe per zotin me pelqeu,por mos me thuj qe e ke frymeyimin nga martesa se me qene keshtu po martohem nja kater here dhe po marr cmimin nobel.

E shof qe fajin e kam une (ketlina u befsh lemsh degjove qe je bere pak llafazane smiley)

Te me fali Shkinaksi smiley

ore, ku ka thene shkinaksi qe eshte martu, njehere? une lexova vetem qe eshte i lumtur dhe kaq. s'eshte e thene qe lumturia te vije vetem nga martesa, mbase i ka lind ndonje femije, psh... smiley

shkinaks, je personi i dyte (pas Olsibit) qe me beni kureshtare per gjithe kete lumturi dhe optimizem qe perconi. gjithsesi, paska shpresa dhe per ne!

lumidrin, nese te bjen rruga nga lezha, mire se te vish. ta pime ndonje gote per qejf. se helbete, jam martu, meqe thote ketlina qe i merr vesh gjanat ka fejsbuki. (sa llafazane je moj goce! si me qene fierake!).

pastaj shpresa egziston. s'ka popull te nemur pervec atyre qe nemin vehten. e une sa here permendet shqiperia e shqiptaret me mbushet zemra plot ndaj besoj se jemi te bekuar.

ti te trashegohesh i here, dhe gjithe te mirat smiley !

ndaj besoj se jemi te bekuar.

smiley

Po po, spo dime ku ta cojme gjithe ket bekim qe na ka ra perciper per zotin

 

kur njeriu eshte ne kohet e para te merteses bota i duket fushe  me lule e qielli gjithe zogj, bedrije  smiley

Me paska lene dikush ne tavoline nje kuti me Mon Chéri dhe nje shishe Pinot Noir ene...qenkam e lumtur ne kete moment. Ncuk-ncuk-ncuk, sa shpejt u beka njeriu i lumtur. smiley Eeeeh, c'est la vie, mon chéri!

 pak me siper lexova : anyways...'' ignorance is bliss''......

But If ignorance is bliss why arent there more happy people ??? smiley

Merso, mbreme France5 kishte nje emision letrar plot dy-tre ore te gjate. Shume shume i bukur, me bashkekohes dhe shoke dhe babait tend, Camus. Dhe e di si tha, Merso ? Babai yt eshte i vetmi francez qe permendet ne TERE BOTEN, edhe sot pas 50 vjetesh. I perkthyer ne 60 gjuhe, romani ku je i futur ti eshte romani me i shitur ne France, nja 6 milione kopje deri me sot. Per çdo vit shiten nja ca qindra mije. Eshte ne programin e matures per shkollat e mesme, dhe per ato te larta, ne fakultetet e letersise.

Ka nje reviste te posaçme, dhe reviste goxha serioze dhe vertet shume te larte nga ana cilesore, qe merret me studime camusiane. Eshte periodik, del rregullisht, me duket nje here ne dy muaj. Aty shkruajne studiues nga e mbare bota, deri nga Argjentina, Bolivia apo Japonia.

Dhe nje çudi tjeter, eshte i vetmi njeri qe ka bere qe "hundeshtypurit" te mos kene turp per hunden e tyre. Ka dekompleksuar miliona vete, nder ta dhe mua, of course.

Cfare mund te na thuash, Merso, diçka per veten ? Oh, se harrova, te kam pare dhe ne TV, e kishe emrin Marçelo Mastrojani. Pershendetje, dhe mos ki frike se kemi organizuar gjithçka qe mos te ta presin koken. Tungatjeta.

Po me habit ( mos u habit, desaparacidos eshte gjalle e lufton krahe per krahe me ju ) mendoja se Prust ka me shume levrime e konferenca etj etj.

Nga ke qene keshtu ? Mbreme doja ta shkruaja diku e te te vija ne dijeni qe ndiqe France5, por s'te pashe gjekundi. Ska gje. Nese je merak, me sa di une, emisionin mund ta gjesh dhe tek website i kanalit.

Jo, Prousti jo. Sepse ka te beje lenda me se merret Prousti. Dhe kjo lende, duke qene se eshte ekskluzivisht pasqyrimi gati ne imtesi maniakesh i realitetit borgjez. Proust ka zhveshur lakuriq zakonet, sjelljet, doket e klases borgjeze pariziane. Mirepo, siç e di dhe ti vete, keto gjera nuk i interesojne nje boliviani te rreckosur apo nje iraniani te zbutur kurrizi. Prandaj ketu vjen dhe nderhyn Camus, qe ka qene nje autoritet i padiskutueshem ne FUSHEN MORALE, e ke paraysh ? nga ajo gjeja qe na mungon shume ne çunave te tjere te Shqiperise, pas la peine de le faire remarquer.

Pastaj Prousti, me shkrimin e tij lumë, nga ata lumenjte madheshtor, tip Rhini apo Drini, apo dhe Danubi, nuk eshte i lexueshem nga kushdo. T'i nxjerr thinjat miku. Kurse Camus shkruante per te gjithe, dhe kishte ate vetine qe filozofine e tij e thoshte me fjale te thjeshta fare.

Dhe kjo eshte arsyeja qe intelektualet e tjere tip Sartre apo Mauriac (te dy nobeliste) e perbuznin Camus ngaqe fjalet e tij iu dukeshin te thjeshta dhe ata mendonin se ska mundesi qe filozofia te behet perralle. E ja qe po.

Ne emision do te shohesh dhe vete Camus duke folur ne nje teater bosh, dhe do te vesh re se kishte dhe nje dhunti te vertet aktori teatri jo vetem per te shkruar.

(Me sa di une, nje dramaturge shqiptare eshte duke vene ne skene nje pjese te Camus - kjo ishte sa per info. I uroj suksese, dhe e pershendes per zgjedhjen e bere. Pjesa e zgjedhur eshte pikerisht per shqiptare. Nejse.)

Keshtu pak a shume, por Mersoja s'po vjen te na thote, "more po pse e vrave arabin ?"

Mik i shkerrmoqshem ( amico fragile, de andre, degjoje degjoje )

Ketu kam qene, por ne nje si fare greve fjalesh. Por ok, mire, rreth e rrotull, duke shkruar ne parkun e Luksemburgut, duke studjuar pl. de Clichy, duke u munduar te gjej shenjat e kalimit te proletariatin ne kete qytet...dmth, gjerat e zakonshme qe bejme te gjithe ne kete qytet. Po ketej kam qene, po te me shkruaje ne peshku a ne coldmail e shoh.

 

Por po e kuptoj ate qe thua per Kamy e Prust. Kamy >>>>>>> Prust.

Nese se ke pare te keshilloj shume nje film qe titullohet Little miss Sunshine.

 

Sidoqofte, une jam gjithmone me K. kunder atyre masturbatoreve te tjere, Sartre e Mauriac. Shpresoj qe ti ta kuptosh pse sepse do ishte shume e gjate per ta shkruar per me shume me shume mundesi admini do e kepusi ( sepse Admini eshte me Sartre, kjo eshte e qarte ) .

 

Ah, besoj se ai e vret arabin sepse eshte i merzitur, deshiron qe dikush ta veri re qe eshte gjalle, te mos kaloje si hije ne kete toke, te provoje qe ka qene ketu, por kete s'ia rrefen as vetes se vet. si thua ti?

d

Ky babi i Mersose ka qene tip i veçante. I ati i eshte vrare ne luften e pare, me te mberritur ne front, paf ! nje plumb dhe shendet. Camus s'kishte zene ende ne kembe. 1 vjeç. Nena e vet, shurdhane nga ato te shurdherat. Nuk fliste fare. Plake e urte, rrinte ne sokaqet e Algjerit, si plakat tona te qemotit, mbase nga Korça. Dhe Camus, thoshin keta shoket e vet, mesoi aty gjuhen e heshtjes. Te merresh vesh me dike thjesht duke e pare ne sy. Dhe thoshte se kjo eshte ajo çka duhet te beje nje shkrimtar.

Pastaj erdhi ne Paris. Gjithnje i ndrojtur. Thoshte : "kam pershtypjen se sa here hyj ne nje mjedis intelektual, me duhet te shfajesohem." Sepse i dukej vetja i tepert, mes atyre spurdhjeqerve te Parisit (edhe ti, kujdes mos perfundosh spurdhjak Parisi), e ke parasysh ? nga ata spurdhjeqerit e "establishmentit", siç i thone tironcit. Sartre vinte nga nje familje borgjeze, te vjeter dhe me tradita te forta pasanikesh. Kurse Camus i shkrete, vetem topin e futbollit dinte, ka qene lojtar shume i mire.

E keshtu, tha se i vetmi vend ku ndihet ne shtepine e vet, eshte teatri. Vetem aty i vjen goja, ne mjedise te tjera ndihet ne siklet. Sartre ka qene vertet nje spurdhjak perçmues. Nuk e di nese e ke pare filmin me Ana Mouglasis dhe ate Deutsch (ia harrova emrin). Me pizeveng njeri, s'e bente me nena. Prandaj gjeti dhe ate pizevengen tjeter, Simonen. Nejse.

Ku e kishim fjalen ? E vret arabin si klithme per qenesine e vet mbi toke ? Ncuq. Arabin nuk e vret Mersoja, arabi vritet. Vritet eshte pavetore. Kush e vrau arabin ? Nuk dime gje, arabi u vra. (Pesore, pavetore). Eshte si ajo siç thoshte Angelus Silesius : "trendafili eshte pa perse, ai lulezon sepse lulezon".

Eshte njelloj dhe me rrapin ndane udhes. Perse ai rrap u be rrapi me i famshem i Frances dhe jo nje tjeter ? Fundja, perse Camus u nis te shkonte ne Paris me makine dhe jo me bileten e trenit qe e kishte ne xhep ?

He pra, perse ? 

Degjo, ti ndoshta e ke vene re se sa e urrej une S. Aq sa e kam dashur kur isha 14-15 vjeç, aq inat e kam tani. Nje dite ndoshta do shkruaj shtruar pse S. nuk vlen dy lek, e ti e di edhe qe kam afersisht te njejtet probleme me Psikopatin qe ty te josh aq shume.

Me vijne nder mend tani ca shkrime rrenqethese te S.ambientuar ne nje kamp perqendrimi ku ai ...si ta them se eshte delikate...nuk i tregon nazistet per ate qe kane qene : bisha.

Ndersa K. eshte tjeter. Edhe pse vazhdoj te mendoj qe I huaji eshte medioker e romani me i keq qe ka shkruar, e respektoj shume, mjafton te lexosh Kaligulen per te dashur K. Nejse, arsyeja tjeter eshte personale, edhe ti e shpjegove shume mire. K. ishte nje nga ne, S.jo, e as Psikopati s'eshte. K. do kete nje vend ne te djathte te Jack London-it, S. jo.

Nuk do behem spurdhjak sepse una kam diçka qe atyre u mungon : perçmimi per racen njerezore ne pergjithsi, sidomos sot, sot ta siguroj qe s'do behem. Pastaj, si thote nje tjeter i joni, " S'do behem kurre anetar i nje klubi qe do me pranonte mua si anetar!" Une enderroj vetem me u be bobo, a se kam degjuar une aq shume Dj Bobo-ne kur isha i vogel? smiley

Kurse Simenoni eshte histori tjeter mik, une kam dyshimin qe ti e fut aty sa per provokim por une s'te pergjigjem! smiley

 

Fundja, perse Camus u nis te shkonte ne Paris me makine dhe jo me bileten e trenit qe e kishte ne xhep ?

1-i kishte skadu Navigo.

2- ashtu e kishte shkruar Allahu, jane pune te Z-tit keto

3- sepse ishte Kamy.

E me milione pergjigja te tjera, te gjitha te sakta e te gjitha gabim!

Aaaa, po ketu na dalin te tjera historiçka. Te jesh "bobo" plak do te thote te perçmosh popullin, pra njerezit e thjeshte, leckamanet. Dhe te jesh "bobo" djale i ri prej nje familje te vjeter "bobo", do te thote te urresh babin dhe mamin dhe te rrasesh ne qafe nje shall intifade dhe te presesh telat e korentit, dhe te hedhesh shishe molotov, dhe te lexosh nate e dite Trockin. Me nje fjale, edhe ketu urren e perçmon goxha njerez. Ske nga shkon, "bobo", do urresh se s'ben.

Per punen e Sartrit ne kamp. Ky ka qene ne stalag, burgu i roberve te luftes, ne Gjermani. Aty ka lexuar "Sein und Zeit" te Heidegger. Me nje fjale, ka qene me pushime. Dhe pastaj, iu eshte lutur Gjermaneve : a me leshoni bre çuna se kam lene dashnoren ne shtepi vetem ? Dhe Gjermanet, si te ndjeshem ndaj kesaj pune, e kane liruar dhe miku ka vajtur te shkruaje Qenia dhe Hiçi.

Keshtu puna e ketij "spurdhjakut" parizian. Kurse ky "psikopati" qe thua ti, iu ka bere naften "spurdhjeqerve" te Saint-Germain-des-Près. Ka humbur fare, nuk di nga behet.

Oh, eshte dhe nje i fandaksur tjeter si puna e "psikos", shiko per Maurice Dantec, edhe ky ka vite qe s'duket ketej, shume kopil eshte. Shkruan ca romane nga minimumi 800 faqe. Por eshte i kendshem kur flet ne TV, te ben ta rrahesh ne shpulla (une tête à claques quoi).

Kaqe, se u lodha. Ftohte i madh sot. Seebery.

E po, ne nje teme qe flitet per lumturine, tjetri ze e flet per urrejtjen...

E di si me duket mua kjo puna e ketyre bobove? ( Des, me sa te njoh, ti s'me dukesh ne rangun e tyre) Nje tufe deshtakesh, qe s'kane qullosur gje ne jete dhe per kete fajin e kerkojne ke mami, ke babi, ke shoqeria, ke qeveria... pa i kthyer njehere syte nga vetja. Dhe per te qene ne qender te vemendjes bejne sikur lexojne komunistet se gjoja do permbysin boten me revolucione...se kjo bote nuk eshte ajo qe kane enderruar ata. Po se mos eshte ajo qe kemi enderruar ne te tjeret? Po urrejtja s'te con kurrkund, mbase drejt vetvrasjes.  Ndrysho jeten tende njehere, pastaj kalo tek ndryshimi i botes, bobo! Mbase do arrish ta duash me shume veten dhe te tjeret.

 

Ana, e bere kete mesazhin kriptogram, s'mora dhe aq vesh. Ne fakt une po flas per termin "bobo" ne France. Quhet ndryshe dhe "BCBG" (becebezhe) qe do te thote : "Bon chic bon genre", e qe ne shqip vjen : nga ata te fismet, te llojit te larte, qe nuk kane asnjehere qurra dhe nuk dalin ne banjo.

Psh, nje te tille ketu kemi Ministrin e Kultures, Frédérick Mitterrand, nipin e Fransua palaços. Ky tipi s'te perfill fare. Ne fakt eshte shume i kultivuar, di plot e plot gjera, flet frengjisht goxha me elegance, por ama te ben ta rrahesh ne shpulla dhe kete.

Me tej nuk di ku e pate fjalen. Nje tregues, te lutem ?

Edhe une per bobo-te po flisja, sipas percaktimit te pare qe kishe dhene ti  fillimisht per ta, urrejtje mami-babi, shall, bomba, trocki, revolucion... kalamaj te perkedhelur qe s'dine c'duan dhe mendojne te behen komuniste, tanto per cambiare.

po me duket sikur bie ne kundershtim ajo qe kishe shpjeguar ne rastin e pare me ate qe po me thua ne shpjegimin e dyte. Ky Miterani qe flitka frengjisht me elegance, ( a thua te jete i vetmi francez qe flet frengjisht me elegance smiley ) s'me duket se ka lidhje me ata bobo-te e pare. S'me duket fare nga ata rioshet e sojit qe urrejne mabane, "intelektualet" me shall ne qafe, qe jane te merzit nga jeta, anzi me duket alamet burri dhe meqe sera dhe zotesia ia lejon, eshte dhe arrogant e mendjemadh.

 

fjalia e pare ishte thjesht per te vene ne dukje qe ndoshta do te ishte me mire te flisnim me pak per urrejtjen, ne nje teme lumturie... smiley

nejse...

Ky burri eshte nja 60 vjeç tani, nuk eshte djale i ri. Ky psh, vesh kepuce zeza me çorape te kuqe. Ec e merre vesh pse. Dhe shiko me te forten, se do e perziej me ca emra te tjere tani :

Kjo puna e kepuces me çorapen eshte e çuditshme. Mitterrandi qe vesh si me lart, trajtohej nga te tjeret, nga te pranishmit ne studio, si nje moskokeçares i larte, nje njeri i modes, i rafinuar, shkurt fjala nje njeri borgjez nga ata qe s'preken fare.

Para ca kohes, shoh ne nje vend qe po flitej per kepucet dhe çorapet e Sali Berishes. Me duket se kishte veshur çorape te bardha me kepuce te zeza. E nejse. Ketij tani i thoshin : oh çfare fshatari, o idiot, o kungull, po ku di ti nga kyltyra, ku merr vesh nga qyteterimi, etj. etj.

E lezetshme, apo jo ? E njejta gje ne dy prizme te ndryshme.

Kurse per elegancen e frengjishtes, s'ke degjuar ti José Bové, ate "katundarin" tone me llulle dhe mustaqe obeliksi. "Le Camembeeeeeah"

Edhe ketu kemi plot fshatare, por çudi e madhe, jane te gjithe me origjine nga qyteti. Anapolla keta francezet, gjithmone. Kur te viç kendejza, do shohesh qe keta te thone "miremengjes" ne darke dhe "mirembrema" ne mengjes, ec e merre vesh pse.

E kishim fjalen tek lumturia. More po vertet, ç'eshte lumturia ?

Bobo une e dija " borgjez boheme" , tani me doli gje tjeter.

Nejse, eshte shume i bukur fakti qe une, Hurbi e Ana po flasim te tre me njeri tjetrin e te tre per gjera te ndryshme. smiley

Des,

Bobo, à la base, c'est ce que tu dis. Por sot, "bobo" do te thote : dikush qe eshte i krimbur ne para (rrofte babi e mami) dhe qe shpik lloj-lloj veshjesh duke bere gjoja si rebele. Ne fakt, keta jane me teper "koko" (kokeboshe - term i imi ky, ndalohet vjedhja).

E po, ketij i thone diallog allaCelentano e Ornella Muti:

- Ieri ho mangiato una mela e c'era un verme dentro.

- Il mio nonno paterno si chiama Giovani! 

Vedi che c'e' dialogo...

ose ne shqip, njeri gozhdes, tjetri patkoit dhe takohemi ne maje te thanes, me te emen e zeqos... smiley

 Bobo nuk quhet ndryshe BCBG dhe nuk do te thote fare Bon chic bon genre. Bobo vjen nga bourgeois-bohème qe eshte e kunderta e BCBG, persa i perket formes. Bobo-ja urren BCBG, ka te ardhura por jeton ne lagje popullore, etj, etj. 

Per nga ana e pasurise, jane te dy ne te njejtat ujera. BCBG perdoret me teper per plaka te fishkura "qui se la pétent" dhe qe hiqen ende si nuse te reja, dhe shkojne tere tangerllek neper rruge.

Nje BOBO psh, mund te jete fare mire e bija e nje BCBG, nga ku vjen dhe urrejtja qe thashe me lart, e urrejne babin dhe mamin, se ketyre "bobo" te rinj iu duket vetja revolucionare, dhe qe kushedi çoç bejne. Ne fakt, nje ashtu te madh bejne, dhe hane e pine ne kurriz te mamit dhe gjyshes. Dhe jetojne ne lagjet me te pasura, psh à Neuilly.

Dhe nuk jam dakort qe "bobo" jeton ne lagje popullore. Ketu jeton la racaille, bobote jane thjesht femije te llastuar qe edhe ushqehen nga mami dhe babi, por edhe rebelohen ndaj tyre ngaqe mami dhe babi kane kyltyre te gjere dhe pelcasin nga dashuria per femijet e tyre.

E shikon pak vetem ne aspektin e klasave, por nuk eshte vetem ashtu. Ka te beje dhe me shijet. Bobo-te nuk jetojne vetem me trashigimite. Ne pergjithesi punojne ne vende te mira pune dhe kane rroga te mira. Bobo-te ne pergjithesi jane simpatike. Simpatike i ben ana boheme e tyre. Dua te them jane te hapur. Te kulturuar, hajne bio, votojne te gjelberit, etj. etj. Nuk po vazhdoj me gjate se do te realizoja nje autoportret.

A do bini ne nje mendje se cfare jane keta bobo-te, qe ta marrim vesh njehere e mire?

Ato bobo-te e pare te Hurbit, sinqerisht, s'i honeps dot, po keta bobo-te qe po pershkruan ti, sikur i paskam qejf.

Ana, nigjo lalin tat, mendo vete emri, borgjez boheme. Teorikisht keta jane te rinj te pasur me pune te mire e me nje fare ndergjegje sociale, e vuajne shume infl. e botes boheme franceze, asaj e kaluares, keshtu qe frekuentojne lagje psh te pista, po meqe keta shkojne lagja behet direkt e paster e keta vazhdojne ta frekuentojne. Boba ka ide shume demokratike, do me gjithe shpirt te jene te gjithe te lumtur, por jo prej kesaj ben bamiresi apo impenjohet vertet per te ndryshuar diçka. P.sh nje "bobo" enderron te ku e di une, te punoje ne O.N.U a te rregjistrohet ne partine komuniste, por thote gjithmone qe do e beje neser.

Me sa kam marre vesh pra, keta jane. Si thone, predikojne keq e sillen mire, a predikojne mire e sillen keq, se di si i bje.

Nga ana tjeter, edhe Bodler vete bobo ka qene keshtu qe seshte se mund tu vesh shume faj.

Nejse.

Ah ! dolem tek poezia. Sa mire. Baudelaire. Des, Baudelaire ka qene nje "dandy", i pasur nga familja, por kur familja pa se ky harami i harxhonte parate me "dashnore" (ia harrova si e kishte emrin, me duket Jeanne Duval, nje tip mulate), pastaj ia preu rubinetin, dhe Baudelaire pastaj ka vuajtur ca. U be hija e vetes. Por ky ka qene rast i veçante.

Mbase Rimbaud futet me mire ketu. Por asokohe s'llomotitej shume per paqen ne bote, e kishin me teper me "le mal existentiel".

Per mua H., te boheme, Rembo futet me shume Bodler.

Ne fund te fundit R. ishte nje cun i thjesht fshati, jo i pasur, edhe pse ca kohe i ra ne qafe Verlenit s'eshte se ka pasur ne dispozicion shuma te medhaja ( me aq sa di une te pakten ), R. eshte boheme si shthurje jete, ne nje fare menyre prostitute e Verlenit, udhetar, po helbete edhe keshtu si çun i bukur duket, bridh lart e poshte, hy ne burg dil nga burgu,  pastaj tregetar ne Afrike...dmth, ka pas diçka, jo si kete qe bejne revolucionin brenda arrondismentet te tyre e s'dalin jashte per qamet.

Attendez, attendez, kam pershtypjen se ti flet per "les nouveaux bobos".

Qe ia kane hudhur me studimet e financuara nga mami dhe babi, qe llakohen dhe gominohen neper salla bukurish, qe heqin vetullat dhe shkojne kostum kollare spic as 25 vjeç !

Te tjerat jane ashtu si thua ti : jane ne pergjithesi altermondialiste, por te llojit qe nuk rrihen neper rruge (megjithese ka dhe nga keta, thjesht per t'i mbushur vetes se po bejne heroizma), e urrejne varferine (epshu !), qajne neper studio televizioni per vuajtjet e birmanianeve apo palestinezeve, dhe bejne thirrje per ndalimin e luftrave ne bote, shajne Bushin, Sarkozyne, dhe kapitalistet (epshu !), e keshtu me rradhe.

Por BCBG, eshte "précisement" BON CHIC BON GENRE. Ose sipas te dhenave, Beau cul belle gueule (perkthimin s'po e bej, e gjeni vete).

Bobo-te i urrejne kollarot. Ato qe pershkruan ti jane les jeunes cadres dynamique. Bobo-te i urrejne komunistet. Madje ato i urrejne me shume se te djathtet tradicionale. Mos te harrojme se bobo-te jane ne pergjithesi te ndershem dhe me taksat e tyre rrojne fukaraja.

Atehere qenka abuzuar shume me kete fjalen "bobo". Sepse paska shume llojesh. OK. Te rikthehem ne baze. Des, pas gjithe ketyre qe thame, a deshiron me te jesh "bobo" ? Kam frike se te kemi traumatizuar. Se Ana me duket e ndau mendjen : "never bobo, se paska shume llafe". smiley

A me lejoni t'i fus hundet edhe njehere? Meqe me bete kureshtare me keta bobo-te, shkova dhe pyeta teto Wikin. E ja c'me rrefeu:

Bobo eshte nje term i dale nga bashkimi i fjaleve bourgeois dhe bohemian. Eshte perdorur nga nje shkrimtar amerikan David Brooks ne librin : Bobos in Paradise: The new upper class and how they got there, per te pershkruar pasardhesit e yuppies-ve ne vitet '90.

Sipas Brooks-it, bobo-t perfaqesojne nje martese mes idealizmit liberal te '60 dhe interesit vetjak te '80.

Bobo-t i duan parate, por jo si qellim ne vetvete, por i konsiderojne si mjet per te arritur  synimet e tyre, nuk e konsiderojne pasurine si qellim kryesor, preferojne qe te blejne me mire ushqime te vendit, sesa te eksportit, preferojne te shpenzojne per plotesimin e nevojave jetike e paksa komode te jetes.

Me tha dhe ca te tjera, por po pertoja t'i perktheja e t'i permblidhja. Definitivamente, tipa bohemiane te lezetshem.

Ky qenka i shkallafitur fare, me pelqen, me pelqejne te gjithe keta qe sjellin shapten e jo kryqin!

Perveç kesaj, po me ne e me boshnjaket ç'pati xhanem? Ne per sa e njohim vetem per njerez te mire e njohim veten, bujar, besnik e sypetrita.

Shiko te te kthjelloj pak per kete "trapin".

Dantec eshte nje tip figure, qe duhet pare mire. Goxha shkrimtar ne fakt, por shume i turbulluar. Po ta krahasosh me Houellebecq, ky i fundit del socialist fare, nga ata qe ndajne buken me te varferit.

Dantec eshte njeçike ose si shume "fasho". Por nuk dihet nga djallin eshte bere keshtu. Sepse ka qendrime kontradiktore.

Gjate luftes te Bosnjes, ka qene pro-boshnjak, madje dhe i ndikuar nga sufizmi (me kenge e valle, e ke parasysh). Pastaj nuk di ç'djallin e gjeti, dhe u rras ne ate historine e qyteterimeve dhe zuri te shaje mbare e prape. Psh, nuk ka qene dhe aq per Kosoven, megjithese shpirti i del per Amerikanet. Me nje fjale, il emmerde la politique française. Eshte filoamerikan, filosemit i terbuar.

Ate punen e Shqiperise e permendi per armet qe kane hyre ne France, per bandat e 2005-es. Nga Shqiperia dhe Bosnja, thote, kane ardhur. Me nje fjale, qarqe kriminale.

Ketu s'vjen, rralle here, rri atje. Thote se ka frike mos ia perdhunojne vajzen "bishat e egra" (nenkupto : arabo-zezaket).

Eshte ca paranojak, dhe me duket se "tymos" goxha. Por Houellebecq eshte njeçike me i permbajtur dhe me i terhequr. E pyeten njehere Houellebecqun :

Po ti ore, ç'mendon per keto trazirat e 2005-es ?

Edhe u pergjigj : te them te drejten, as e kam idene çfare ka ndodhur. Keta i thane : po si keshtu, s'ke degjuar gje ? Ky tha jo, s'kam degjuar, kam qene ne internet, ka nja dy muaj, s'arrij dot te dal, me ka kap keq dashuria me te.

Keta i thone : po mire, lajme ka dhe ne internet. Ky thote : po jo ore se une hy ne ca vende qe s'i di kush, jo lajme e gjera. E nejse u mbyll historia, duke thene : po mbase do me kaloje kjo semundja e internetit se vdiqa per te ngrene buke.

Dhe u ngrita pastaj te ha vertet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).