Koha nuk vjen, koha vetem iken... Ka ca gjera qe duhet te ishin bere qe ne fillim. Tani eshte njelloj si, pasi ke ngritur nje ndertese me 30 kate, kujtohesh te ribesh themelin.

Av

6 Komente

Kur e lexova ne fillim, mendova se ishte cituar nga temat e permbytjeve, por qenka marre nga tema qe kishte te bente me perkthimet.

Mendoj se sot duhet te jete me prioritare per ne, se si te zgjidhim problemin e statikes te kesaj ndertese pa themele, dhe si te parandalojme qe ne te ardhmen te perseriten raste te tilla.

Duhet te presim termetin qe te na japi nje leksion tragjik? Duhet te torturohemi nga makthi i perditshem qe shkaktohet si pasoje e efekteve te mungeses se themeleve? Duhet ta prishim kete ndertese e pastaj me po ato tulla te ndertojme nje te re, por te ndertuar sipas rregullave shkencore? Duhet te ndertojme nje ndertese me materiale plotesisht te reja.

Cfare duhet te bejme? Mendoj se kjo duhet te jete tema kryesore e diskutimit.

Mendoj se nqs. pas shokut fillestar qe citimi i mesiperm ne dukje disfatist mund te provokonte, do te kalonim ne nje faze tjeter qe do te hapte shtigjet per ofrimin e zgjidhjeve, atehere po qe shprehje si kjo, teper te perhapura midis shqiptaresh per realitetin e tyre, nuk do te ishin me rrugica qorre, por "bypass-e rrugore" per te na cuar diku tjeter.

Varet nga sensi shikimit: per fatalistin koha vetem iken, per opotimistin koha vetem vjen.

Siç komentova edhe tek tema e përkthimeve, krahasimi i bërë në këtë rast nuk qëndron.

Nëse deri më sot është ndërtuar një ndërtesë 30katshe pa themele, do të thotë që, nëse do ketë taban një grup i ri përkthyesish, do të dinë që të ndërtojnë një karabina me themele të shëndoshë për të ardhmen.

Ndoshta ndonjë ditë do të mësojnë nga përralla e tre derrkucëve edhe botuesit shqiptarë.

koha edhe vjen edhe iken, si ne kuptimin fizik te fjales ashtu edhe metaforik. Tani psh ka ardhur koha, dmth jane pjekur disi kushtet per celjen e diskutimit mbi licensimin e perkthyesve, ndersa persa i perket analogjise se themeleve, jam dakord me rudeten, nuk qendron. Thenia e mesiperme per mendimin tim e simplifikon shume diskutimin dhe per me teper e permbyll ate pa dhene jo vetem zgjidhje por as shteg per alternative...

Tek e fundit jam dakord qe ngjan poetike, por aq smiley

Pa lidhje me temen; mire qe ka ndryshuar ca faqja, por ate qoshkun e letersise e keni hequr fare?! Sikur s`po ma zene syte...

p.s. pashe kendin "te zgjedhura." Ky do jete miks me tema te ndryshme?

Koha nuk vjen, koha vetem iken...

Peshku vdes per gjera qe tingellojne si te sofistikuara ose te mencura, po qe jane ne fakt loje fjalesh. Ky seksioni i thenieve eshte plot me te tilla, dmth s'i ka ikur koha, c'ka verteton qe koha dhe iken po dhe vjen, ose ndonjehere dhe s'iken, sipas kesaj "aksiomes". smiley

 

mire qe ka ndryshuar ca faqja, por ate qoshkun e letersise e keni hequr fare?!

Jemi ne kohe permbytjesh, s'kemi nge per letersi. Do zevendesohet me me shume tema permbytjesh, pa merak.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).