Nikoqirja nuk arrin të bëjë imam bajalldi
FIER - Edhe pse gjatë vitit të fundit i ka shkuar ndër mend të gatuajë imam bajalldi 63 herë, nikoqirja nga Fieri Aqife Qufi gjithmonë e ka gjetur gjëndjen e shtëpisë me dy tre asortemente mangut për të realizuar tavën me patëllxhanë të mbushur. "Një herë e mbaj mend që griva dhe qepën, nxorra pak mish të grirë, ndeza furrën, e bëra gati. Po e dini juve që nuk kisha blerë patëllxhanet?!!!! Herën kur kisha blerë ca patëllxhane nuk kishim kokërr hurdhre në shtëpi. Kur bleva hurdhra nuk kisha qepë. Bleva qepë, s'kisha më mish se harova që bëra supë." - shfryn mes lotësh nikoqirja Aqife Qufi. Gruaja duket tepër e prekur. Sot më në fund ajo ia mbërriti të blejë të gjithë asortementet e nevojshme për imam bajalldi, por tavën ia ka dhënë borxh Krisiadhës që ka fqinjën përballë se ajo do bënte bakllava.

Saimir Sallatori fiton bisedën
Ndërsa po bisedonin rreth motit gjatë një pushimi për cigare në oborrin e restorantit ku punojnë, guzhinjerët Saimir Sallatori dhe Arben Pureja zhvilluan një bisedë miqësorë rreth motit të ditëve të fundit, e cila papritmas mori një kthesë të shëmtuar. Saimir Sallatori arriti t'ia mbyllë gojën plotësisht Arben Puresë, pasi ky i fundit bëri një lëvizje të pakujdesshme në bisedë kur tha se nuk kishte parë kurrë shi më të poshtër se ky. "Po pse ai shiu që ra vjetë në tetor e që ma përmbyti shtëpinë mua çfarë ishte? Nuk ishte shi ai?" - pyeëti në mënyrë demonstrative z. Sallatori? "Ky shi që bië tani nuk është gjë fare!!" Kaq u desh të thote Saimir Sallatori për ta fituar bisedën, ndërsa Arben Pureja e pranoi mposhtjen kokëulur, fiku cigaren dhe u fut brenda pa thënë asnjë fjalë.

Opozita kritikohet nga mazhoranca për opozitë të butë
TIRANË - Kryetarja e Kuvendit, znj. Jozefina Topalli, ka lëshuar dje akuza të rënda ndaj Opozitës Socialiste, duke e quajtur atë të impotente përderisa nuk arrin të bëjë detyrën e saj si Opozitë në raste sikundër është gjendja në prag të katastrofës në kaskadat e hidorecentraleve të vendit. "Shkodra rrezikon tw mbulohet me baltë dhe Edvin Rama rrin e bën sehir kur detyra e tij si kryeopozitar është të akuzojë qeverinë si të paaftë." - deklaroi për mediat kryetarja Topalli. "Eeeeee... Kryetari Rama nuk mun me bae Opozitttt, jo s'nuk!!! ... jua them uneee juve. Ai ka frik' zotërinj. Politikisht duhet t'i kishte qit namine e zi kësaj pune se për pak përmbytet gjysa Shqipnis praj cunamit të Fierzës. Por asht e kapun opozita zotërinj, asht punisto mafioze. Nuk e ndal dot korrupsionin shtetnor opozita që lejoi të ndodhte Gërdeci zotrinj." - përfundoi Znj. Topalli.

Kërkimet e mallkuara nuk mbështesin hipotezën e arkeologut
APOLLONI - Gërmimet e shumta të ndërmarra gjatë muajve të fundit të atij mavri viti që kaloi, nuk arritën të mbështesin teorinë e ngritur me kujdes të madh nga Prof. Cicaron Theka që i raftë një pikë, tregoi profesor Theka dje për mediat gjatë një interviste nga vend gërmimet. "Duket se këto qelbësirë gropa i kemi hapur në thellësinë e duhur, kështu që do kem ndonjë tjetër llogaritje gabim me këto hale parashikimet që kam bërë që u shofshin." - na thotë profesor Cicaron Theka i cili më tej na zbulon se i ka kaluar 11 vitet e fundit të  jetës në këtë qenëf për shkak se është i dedikuar të gjejë ato rruspie gërrmalla të qytetit antik që flaka i rëntë.

Të reja nga hetimet mbi prostitutën e gjetur në park
TIRANË - Identiteti i prostitutës së gjetur në parkun pranë Kuvendit të Shqipërisë është konfirmuar nga së paku 130 deputetë dhe 733 banorë të tjerë të zonës përreth vendit ku ndodhi vrasja e saj gjatë natës së ndërrimit të viteve. "Identiteti i Zonjës K.U. lindur në Farkë dhe banuese në Tiranë, me profesion prostitutë e kategorisë së dytë, është konfirmuar  në bazë të gjatësisë, tipareve, ngjyrës së flokëve, nishaneve, tatuazheve, plagëve, bizhuterive dhe në një rast nga numri i këmbës." - tha Zëdhënësi i policisë së kryeqytetit Kliton Torisi. Prokuroria njofton se ende nuk ka të arrestuar në lidhje me vrasjen e prostitutës por se ka dyshime të forta mbi dhjetra biznesmenë, deputetë, pedagogë, gazetarë, avokatë, inxhinierë dhe udhëheqës të komuniteteve fetare në kryeqytet.

 

5 Komente

"të atij mavri viti"

"Prof. Cicaron Theka që i raftë një pikë"

"këto qelbësirë gropa"

"me këto hale parashikimet"

"11 vitet e fundit të  jetës në këtë qenëf"

"të gjejë ato rruspie gërrmalla të qytetit antik që flaka i rëntë"

 

 

 'germallat'  e Apolonise, qe u shofshin.... smileyD

 

 

 

Ah, dhe nje gje smileyo ku ka Krisiadha ne Fier??

Shume shume atje ke Sila, Luçi, Lika, Marinaqi.... smiley

 

 

 "....Prokuroria njofton se ende nuk ka të arrestuar në lidhje me vrasjen e prostitutës por se ka dyshime të forta mbi dhjetra biznesmenë, deputetë, pedagogë, gazetarë, avokatë, inxhinierë dhe udhëheqës të komuniteteve fetare në kryeqytet.." 

 

E te marrte e mira te marrte.  smiley   

 Historia e arkeologut eshte kryeveper. Te lumte tyta. smiley

vertet..nuk ka Krisiadha ne Fier...
po patellxhane ka ama..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).