Ministri Prifti ne bisedime me Olimpin per shiun
TIRANË - Zëdhënës të zyrës së shtypit në Ministrisë se Ekonomisë njoftojnë pa e fshehur optimizmin se Ministri i Ekonomisë dhe Energjitikës Dritan Prifti ka siguruar një takim të fshehtë me Perëndinë e shiut, babain e zotave, Zeusin. "Dritan Prifti të enjten në mëngjes niset për tek Orakulli në Defli dhe mbasdite do takohet me Zeusin, Zotin e qiellit, Perëndinë e shiut, atë që mbledh e shpërndan retë dhe lëshon nga qielli rrufenë e tij, sundimtarin e Olimpit që me zemërimin e tij ka rritur nivelin e ujit në Fierzë, Koman dhe Vaun e Dejës. Zoti Prifti do t'i ofrojë Zeusit 12 virgjëresha dhe 22,000m2 truall në bregdet."  - thekson njoftimi i ministrisë së Ekonomisë. Pritet që pas këtij takimi situata në kaskadën e Drinit të normalizohet dhe uji të tërhiqet menjëherë në nivelin që kërkon regullorja për mirëmbajtja e hidrocentraleve.

Topat e Topit, Topallit dhe Toptanit per jetimët e Karl Topisë

TIRANË - Topat e dhuruar për fëmijët e e jetimores Karl Topia nga presidenti Topi, Kryeparlamentarja Topalli dhe biznesmeni Toptani do të shërbejnë për organizimin e shumë lojrave me top për fëmijët e kesaj jetimoreje. "Topat e Topit, Topallit dhe Toptanit bëjnë që situata e topave në jetimoren tonë të jetë top fare shprehet drejtori i jetimores Topia, Roland Topja. "Një fëmijë një Top dhe për çdo top një falenderim kolosal, një top-falenderim për Presidentin Topi, Znj. Topalli dhe z. Toptani." Kronika e topave u mundësua me ndihmën e Top Channel dhe Top News që filmuan topolakët e vegjël me topat e tyre.

Alkoolisti nuk e ka rinisur rakinë
SHKODËR - Miqtë e tavolinës së ish alkoolistit me nam Alfred Bubullima, konfirmuan mbrëmien e djeshme se edhe pse në fakt duket sikur Alfred Bubullima vazhdon të mbetet i alkoolizuar, kjo nuk është aspak e vërtetë. "Alfredi e ka kry kurën. E ka fitu betejën me rakinë mar ta lumsha. Ai tani i është rikthy shoqnisë si njeri normal dhe pa vese... Thjesht po e pin nji gotë për qejf, siç pijnë të gjithë." - na siguron miku i tij z. Zef Karagjozi, alkolisti më i degjeneruar në qytet. Zoti Bubullima na tregon se ka kryer një kurë 2 javore në Tiranë pas 50 vetë alkoolizmi ekstrem dhe se tani që nuk është më i alkoolizuar dëshiron ta shijojë jetën dhe shoqërinë. "Po edhe do pijmë nga një gotë mor se shyqyr që ia arrita kësaj dite që shpëtova nga kthetrat e alkoolit. Kam gëzim!" - shton ai.

Gabriela Xhada e lë të dashurin me ceremoni
TIRANË - Në një mbrëmje gala, të organizuar në katedralen e Tiranës, me gjithë prezencën e krerëve të lartë të shtetit dhe përfaqësues të trupave diplomatike, Gabriela Xhada la me ceremoni të fejuarin e saj prej tre vjetësh Genti Minipalla. "Zonja dhe zotërinj të ftuar, miq dhe familjarë, që sot e gjithë bota le ta dijë që Gabriela dhe Genti nuk janë më të fejuar!" - Shpalli Kryepeshkopi i Tiranës dhe Durrësit Imzot Rrok Mirëmbrëma përpara 3000 të ftuarve që duartrokisnin. "Ti nuk mund ta puthësh më nusen," - i tha kryepeshkopi Gentit ndërsa çifti i dorëzoi unazat e fejesës. Në shenjë simbolike të ndarjes së tyre të përjetshme çifti përdori një palë gërshërë për të prerë në mes fotografitë ku kanë dalë sëbashku.

Mushkëria e vetme mbushet me shije të mrekullueshme
MILOT - Mëngjesin e së martës, mushkëria e vetme që i ka mbetur 54 vjeçarit nga Minoti, Bardhyl Harapirdhaj u mbush me shijen e plotë dhe të pasur të cigareve pa pullë. "Ky duhan ia vlen atë pesëqind lekshin më shumë. Sikur do rrojmë përgjithmonë. Jeta do shijuar them unë." - thotë Z. Harapirdhaj ndërsa shfryn shtëllunga tymi që ngjajnë si monedha argjendi. Bardhyli e thith cigaren me ngadalë me aq sa i ka mbetur nga aparati frymëmarrës. "Sikur të mos e kisha hequr mushkërinë e djathtë do të ndjeja dyfish kënaqësi thotë ai.

Elvis Bundo ka shkarë fare

FIER - Të afërm dhe kolegë të 34 vjeçarit Elvis Bundo thonë se muajt e fundit inxhinieri nga Fieri ka shkarë fare. "Elvisi ka qënë shumë mirë më përpara, po ka ca muaj që ka shkarë fare." - na sqaron kolegu i tij i zyrës Luçiano Plisi. "S'është mirë Elvisi, ka ca kohë. Gjynah gjithë ai djalë, ka vajtur për lesh." - shprehet me pikëllim Beqire Gumi e cila banon në apartamentin përballë Z. Bundo në qendër të Fierit. Mësohet se vetëm në javët e fundit Elvis Bundo ka marrë kot pasi më parë gjithçka shkonte mirë me inxhinierin e ri i cili u fejua verën e shkuar. "Atija i kanë ikur bletët nga kosherja. Më vjen shumë keq se e kam dashur, por do ta lë. Ai ka rrjedhur." - thotë e pikëlluar e fejuara e tij Sidoremifasola Sido.

6 Komente

smiley ajo e topave eshte shume e vertete dhe shume me humor....  smiley

pastaj neve shqiptareve vetem topet na kane ngel se mos kemi gje tjeter te krenohemi... smiley

"Nje femije nje Top".haha

Dritani i nenes nuk e di qe Zeusi ka postuar ne facebook."Te hapen kutite!"

O Blendi po me Fierin cte ka gjetur valle?

Ata topat kanë shkaktuar probleme edhe në një konvikt tjetër jetimor 

smiley

smiley 

Nje plakë e asaj krahine , paracaktuar për të ruajtur nerën e topa dhe tope dhuruesve , Top-i dhe Top -allja , po i shikon i çuditur dhuruesit duke i krahasuar topat dhe  topet , duke mermeritur... " tope jane e tope s'jane "...Zeri eshte kapur e regjistruar nga nipi karl Topise alias Tope Pazari .

Rofsh Blendo !

ajo e para me Priftin, me kujtoi ate filmin 14 vjec dhender Blendo. Po e mban mend qe kercasin bubullima kur ky pater Sotiri do shkonte te Marigoja.

Rete i therresin nga lart: Sotiiiiiiiiiiiir. edhe ky u pergjigjet: pushoniiiiiiiiiii.

eh Sotir Sotir... smiley

Kam pat nje te njohurin tim, Sotir, nuk e di sa ka vujt prej meje dhe filmit ai i shkreti...

 Te gjitha te benin te vije buzen ne gaz, por ajo e dyta (me topat) mu duk shum e kendeshme. 

Blend, ishin te gjitha nice, por ajo me topat ishte ultra fare. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).