Loti i I-re

Mirazh i sperkatur me grimca harrese,
djepin e mendimeve ma perkund dhunshem.
Me vjen te qaj, si nje foshnje,
qe pa sise, mjerisht , kerkon ushqim.

Lermeni ne trishtimin tim!
Fundja dhe nese dua te çmendem,
kujtohem gjithmone se lumturi 
do zgjoja ne vrimat e pafytyresise.

Por edhe ne vendosça te çmendem,
kam akoma telashe per te zgjidhur!

Nga larg verej nje cope toke te djegur,
E ndjej se mes grushtash marr koken,
Nen kembe ziejne dhera shekullore…
Eshte pasqyra e nje mirazhi te hershem…

Ktheme ne brez!
Ktheme ne rrenje!
Dua te çmendem!


Loti i II-te

Lugina e erresires shtron para syve te lodhur
hapesira te tera me verbim terbues.
E poshter ne gjak, me mbyll shtigjet…
S’me tregon fund,
luan me durimin tim!

Shijon padurimin e krisjes se zemres,
si dymbedhjete kembana ne mbetjet e nje kishe.
Me ka prangosur dhe trimerine,
ne thembrat e Akilit,
qe mi lendon nder sy…

Shkembit i kerkoj zhvendosje,
qe koken mos t’a shemb dhunshem…

Tutje digjini shamite..
Lotet e mi s’jane dobesi…

Jane forca per te mbartur kujtimet e se shkuares
Dhe perqafim i fuqishem i se ardhmes.

Lugine e erresires,
kam shpirtin qe me fal drite!



Loti i III-te

Merri violinat deshperim kockash,
e rrenqethi shpirtart deri ne sfilitje,
ofroju kafe te zeze hidherimi…

Andej nga kam kaluar me ka plasur zemra,
Dita ngaterron oret me naten,
Dielli m'vishet me fisnikeri hene,
E ajo merr trajtat e rrezeve padrejtim.

Kur i kam hapur krahet drejt jetes,
E kam mbartur me vete sakatosjen,
shkelqimin, zymtesine, karatin e cilesise.

Mandje jam ulur kembekryq,
kam kerkuar diku dhe qeleshe te bardhe
(ne e meritofsha),
e bashke me violinat ne ajer, luajta me gjak.



Loti i IV-t

Ne fund te vargut me pisha,
mbeshtetur numeron rruaza shprese,
syri me i rrudhur nga qielli.

Tutje bredhin kalamajte e varferise…
Duart me ngjiten ne rreshira pishe.
Trokellima e rrotave te nje qerre,
rastesisht e mbetur fshatit,
me shpie ne ndertesen e fundit te mbijeteses!

Une jam kthyer ne sherbetoren e instiktit te terbuar.
Sefundmi, kur parazitet me shkaterrojne folete e qendreses!

I ngjaj kalamajve plot endrra,
Ne oret kur vete terhiqen prej flokesh per te nderruar pamje.

Peisazhet me kane thermuar,
Kane perpjekur henen neper toke…

Liqeni me lag buzet e idhnuara me pishat moskokeçarese…
Varke me pret…!

Mos kerko nga une harrimin…!!
Te marr me vete per te te lenduar…!!
Per t’u lenduar…!



Loti i V-te

I mbledh lotet me kujdes…
Lotet e rilindjes vetjake,
Ne hinke plot merak I kaloj ne nje shishe,
Plotesisht te qelte, te thyeshme.

Trupat e kane kerkuar pareshtur
Pjesen e mbetur te zemerngrysures time.
Kurre nuk u mor vesh nese qeshe bije e petalit me te bute,
Qe merrte rruget ne ererat e nates,
Dhe rikthehej po me nate…
E brishta, mbushur me guxim.

Pemet fryjne nga e kaluara hilemadhe,
me naze me hap fronin…
une me eks gelltis lotet ne qelq…
salle e stermadhe, gdhendur nje porte
…froni veshtron ngultas
…kurrizin tim…

24 Komente

Grizhda, sot po mjaftohem me lotin e pare, ( kam boll te mite per keto kohe)

Lermeni ne trishtimin tim!
Fundja dhe nese dua te çmendem,
kujtohem gjithmone se lumturi 
do zgjoja ne vrimat e pafytyresise.

Shume e bukur. Te tjerat do t'i lexoj avash-avash.

po ti moj ana, pse qan, pa mire grizhda qe ka vene kujen?

Macja, sol, me hengri peshkun e kuq te akuariumit dhe m'u desh t'i beja nje funeral te vogel... te vazot e luleve.

 

 mos te mbijne lulepeshq pastaj moj smiley

Ana ke varos macen tek vazoja e luleve se te hongri peshkun? Ke vrare macen moj katile? Dhe une mendoja qe ti je shpirt njeriu.    smiley

Eh, berber, ruhu nga zemerimi i te urteve se te egerve ua njohim zemerimin. smiley

Me ishte merzit dhe macja, tani do marr nje qen.... smiley

Ca race ke qejf me e mor?

qen me lesh smiley

edhe qeni ka per te tu merzitur shpejt, te keshilloj ta marresh shtepine prane qofte tymit smiley

 ahaha sol smiley 

piangi grizhda, piangi smiley

belle le poesie, po pse u kurseve me vetem pese lote?

 ahaha ngaqe pastaj me erdhi me qesh me veten kur i pashe 5 lote aty smileysmileysmileysmiley 

Duke qene se te njoh dhe te kam xhan, nuk  habitem qe shkruan poezi kaq te bukura  smiley muaaaaaaaah dhe stop loting!!!

Urime Grizhda,mua me pelqeu kur i mblodhe lotet e i fute ne shishe....Me shume pabesi ta paskan bere Grizhde...nese eshte keshtu nuk ia vlejne lotet...lotet jane margaritare

 no loting anymore pa problem smiley thnx alidea, thnx Zana 

grizhda, loti i katert me pelqeu.

na sill nja shtate poezi me te qeshme, dhe nja dy poezi me te tallme tani, se nuk ka lezet goca vetem me poezi per lotet smiley

Bukur. Grazhda, po ku ke humbur moj vajze.  

 hey pjer para disa ditesh po flisnim me Edrus per ty edhe pergjigjen e dasmes smiley mban mend?... are u on fbook man??? grizhda emily ann zabar i'll be happy to have u there smiley

boji t'fala edrusit ene thuji ti veji i cik ma shum mill komës se qëllon që kecat sado budallenj edhe e diktojnë naiher kur flet me pathos  smiley

 eh? ok do i kaloj mesazhin smiley

 Grizhda, mos e ke fjalen per tregimin tim kundra tregimit tend. 

 @Pjer  ahaha po!!!...nqs je ne fbook me trego.. mbetsh mire smiley

@bedrija m'ka thënë Edismileyesha me t'dërgu nji sms, po e lashë at'muhabet... sepse sikur e pate thën që s't'pëlqejn kamionistat, por siç duket, nuk t'hiqet menia prej tyne smiley

 

Kaq per sonte smiley

te fala nga posta qendrore e qytetit te peshqve smiley

 

wish you weren't so fucking depressed.. there must be more to life than this..

But i like it!

 mire the Liqen, weren't smileysmiley there is much more to life than this, at least keshtu duket smiley ishalla spo na genjen smileysmiley 

glad u liked it anyway! smiley 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).