Mbreti Faruk, fundi pa lavdi i shqiptarëve të Egjiptit

Zeno Salihi është një ferizajas nga Kosova që ka një agjenci turistike. Brenda vitit ai sjell në Egjipt deri në 70 mijë turistë të huaj. Po ashtu kemi dhe profesor Gëzim Alpion i cili ka kryer shkollën në Egjipt dhe atje pati një kompani të sukseshme biznesi.

Historia e pabesueshme e sundimtarit të dhjetë nga Dinastia e shqiptare e Mehmet Aliut dhe mbret i parafundit në Mbretërimin e Egjiptit dhe Sudanit.

Mbretërimi 16 vjeçar në Egjiptin e varfër mbushur me skandale, luks të shfrenuar dhe rrëzimi i monarkisë pas një grushti ushtarak të drejtuar nga sovjetikët dhe Tito në 1952

Mbreti Faruk ishte sundimtari i dhjetë nga Dinastia e Mehmet Aliut dhe mbret i parafundit në Mbretërimin e Egjiptit dhe Sudanit, duke pasuar babanë e tij, Fuadin I që vdiq në 1936 dhe që ishte konsideruar mbreti i parë egjiptian. Titulli i plotë i tij ishte "Madhëria e Tij Faruk I, nga hiri i Perëndisë, mbreti i Egjiptit dhe Sudanit, Sunduesi i Nubias, Kordofanit dhe e Darfurit."

Faruku u përmbys nga një revolucion egjiptian, tip ala socialist që u mbështet nga BS dhe Tito në vitin 1952. Faruku u detyrua të abdikojë në favor të tij djalin e mitur, Ahmed Fuad, i cili e pasoi atë si Mbret duke u quajtur Mbreti Fuad II.

Faruku vdiq në mërgim në Itali në rrethana shumë të dyshimta, për të cilën vdekje, kurrë nuk u bënë hetime. Motra e tij është Fevzia Shirin, si gruaja e parë dhe njëkohësisht ish Mbretëreshë e Iranit duke qënë bashkëshorte e Shahut të Iranit, Mohammad Reza Pahlavi e cila rron akoma në Zvicër.

Mbretërimi dhe Pangopësia

Princi Faruk erdhi në fron në vitin 1936. Mbreti i ri në atë kohë ishte vetëm 16 vjeç dhe do të kontrollonte tërë punët e mbretërisë, megjithatë, derisa ai u bë 18 vjeç nuk i pati të gjitha kompetencat e Mbretit pasi një këshill prej disa vetësh bënte punën e tij.

Si stërnip i të Madhit Mehmet Ali Pashë, Faruku ishte shqiptar nga babai dhe egjiptian nëpërmjet nënës së tij mbretëreshë e cila, në fakt kishte gjak të përzier egjiptian-francez-shqiptar. Para vdekjes së babait të tij, ai ishte arsimuar në Akademinë Ushtarake Mbretërore, Uluiç, Angli.

Pas kurorëzimit të tij, në moshën 16 vjeçare, Faruku mbajti një fjalim në radion publike të vendit. Ishte hera e parë që në Egjipt, Mbreti i fliste drejtpërsëdrejti popullit të vet në mënyrë të tillë: "Me që është vullneti i Zotit të vë mbi supet e mia një barrë të tillë, në një moshë kaq të njomë, unë marr përsipër ta kryej atë me nder e përkushtim...dhe jam i përgatitur për të gjitha sakrificat në rrugën e detyrës time ... Jam krenar për besnikërinë tuaj, ashtu siç betohem të jem edhe unë ndaj jush e Perëndisë.

Le të punojmë së bashku. Ne do të kemi suksese dhe do të jemi të lumtur. Lavdi atdheut!"

Në moshën 18 vjeçare ai tashmë ishte një i ri bukurosh që ishte i kënaqur me gjithçka dhe dukej në publik tepër ekstravagant, impulsiv, egoist, mëndjemadh. Pasuria e tij ishte jashtëzakonisht e madhe. Këshilli i dha tërë kompetencat dhe ai tashmë dukej akoma me ekstravagant.

Gjëja e parë që bëri ishte urdhri që të kishte në dispozicion disa qindra makina luksoze të tipit Rolls-Rojses të shpërndara nëpër Europë ku ai filloi të frenkuentonte klubet shumë të shtrenjta europiane dhe dyqanet me të kripura të botës. Gjëja e dytë që bëri ishte blerja e disa dhjetëra jahteve luksoze për shëtitje në det dhe gjeja e tretë ishte blerja pa masë e xhevaireve dhe gurëve të tjerë të çmuar nga Van Cleef & Arples.

Më vonë i lindi pasioni për tokën dhe bleu disa mijëra hektarë ku ndërtoi mbi 40 pallate madhështore të cilat i mbushi me gjëra antike shumë të shtrenjta, po ashtu bleu shumë vepra arti nga më të shtrenjtat. Lakmia e tij ishte e papërmbajtur dhe pangopësia e pafundme. Sa më shumë që rritej aq më shumë i shtohej lakmia për të blerë gjithçka.

Ai arriti deri atje sa kur shkonte vizita nëpër vende të tjera të botës dhe shikonte që dikush kishte diçka të veçantë, hynte menjëherë në pazar për ta blerë, kështu ai bleu kundrejt vlerave të jashtëzakonshme në ar, disa relike si psh, shpatën e Shahut të Iranit kur ishte në Iran, orën e xhepit të Uinston Çërçillit kur ishte në Londër, etj.

Njerëzit e thjeshtë shpesh bëheshin viktima të egoizmit dhe lakmisë se tij. Gra dhe vajza të shumta të Egjiptit u bënë pre e epshit të tij seksual.

Populli filloi ta quajë "Hajduti i Kajros". Kjo gjë ishte një nga arsyet që në vitin 1952 ai do te vihej në shënjestrën e një puçi ushtarak i udhëhequr nga ushtarakët e grupit të "Oficerëve të Lirë", Gamal Abdel Nasser dhe Muhammad Naguib.

Kulmi i hajdutërisë së tij do ta arrinte ne vitin 1944 kur vdiq i jati i Shahut të Iranit, Reza Shah Pahlavi, në Johannesburg.

Trupi i tij fluturoi drejt Egjiptit në rrugën e tij për në Iran. Gjatë qëndrimit të trupit të të ndjerit në Egjipt ku ju bënë dhe nderime, Faruku urdhëroi që ta lenë vetëm me kufomën për pak momente. Kur trupi i shahut të vdekur mbërriti në Iran, u zbulua se shpata e florinjtë e tij mungonte!

Që nga Johannesburg, për asnjë çast trupi i të ndjerit nuk ishte lënë vetëm përveç rastit të Mbretit Faruk, kështu që dyshimi ra mbi të. Kjo gjë çuditi tërë mbretërinë e Iranit, por jo mbretërinë e tij, e cila qe mësuar me hajduterinë e paskrupullt të Mbretit Egjiptian. Faruku ishte një i dashuruar dhe joshës i papërmbajtur i jetesës mbretërore.

Edhe pse ai tashmë kishte mijëra hektarë tokë, dhjetëra pallate, dhe qindra e makina, mbreti i ri shpesh do të udhëtonte për në Evropë për një pazar të ri duke shtuar zemërimin e shumë ndjekësve të tij. Ai në fillim të mbretërimit ishte shumë popullor dhe bujar. Për shembull, ai ndalonte dëndur diku nëpër fshtara dhe festonte bashkë me fshatarët.

Ai kur takohej me njerëz të thjeshtë nuk linte gjë pa u premtuar, bile zotohej se do ta zbriste për ata edhe Diellin në tokë! I qeshur, i bukur, fjalë ëmbël, tërë populli i Egjiptit u gënjye dhe e ndoqi me besnikëri nga pas.

Faruku fillimisht ishte vërtet inkurajues për popullsinë, kështu ai bëri disa gjëra që populli i donte. Përsa i përket politikës pushtetore, Mbreti Faruk do të sundonte Egjiptin në mënyrën e trashëguar nga paraardhësit e tij duke aplikuar një metodë moderne të pushtetit.

Ndërtimet e stilit evropian që edhe sot e kësaj dite janë në Kajro, janë bërë në kohën e mbretërisë së Mbretit Faruk. Madje, Egjipti konsiderohej si një shtet modern, i civilizuar, properëndimor e proamerikan falë Mbretit Faruk. Me ardhjen në pushtet të "Oficerëve të Lirë" të udhëhequr nga kryetari Abdul Al Naseri, Egjipti u kthye në një shtet të tipit diktatorial dhe vazhdon të jetë akoma i tillë.

Ai mburrej shpesh për gjakun e tij egjiptian nga nëna dhe nuk bënte asnjë fjalë për gjakun shqiptar nga babai. Populli në fakt nuk e dinte se ai kishte gjak të huaj (shqiptar) por miqtë e tij dhe sferat e larta intelektuale e dinin, dhe sigurisht që ndjenin njëfarë xhelozie që një shqiptar të ishte mbret i tyre. Kështu që dolën armiqtë e parë disa prej të cilëve ai i shtypi me egërsi.

Gjatë vështirësive të Luftës së Dytë Botërore, Faruku mbeti asnjanës, ai e kishte mirë me anglezët që i kishte brënda në Egjipt qysh nga koha e gjyshit të tij i cili i kishte thirrur për ndihmë në Aleksandri dhe ata kishin ngelur atje...

Po ashtu ai mbajti lidhje të njëllojta si me Italinë Fashiste e Gjermaninë Naziste ashtu dhe me Boshtin Anti Nazo-Fashist. Ka një histori të pakonfirmuar që Faruku dhe ambasadori britanik Sir Miles Lampson kishin bërë një marrëveshje ku Faruku të shpëtonte italianët tek anglezët (gruaja e Lampsonit ishte një italiane) dhe anglezët t'i shpëtonte tek italianet! Faruku kësaj marrëveshjeje ia doli mbanë.

Po ashtu mendohet se në datën 8 gusht 1951, Mbreti Faruk ka qënë bashkë me Mbretin Zog dhe nipin i tij Tati kur u pritën në Departamentin e Shtetit për një vizitë ceremoniale nga Xhejmes Bombrajt, zëvendes sekretar për çështjet Evropiane.

Ata diskutuanë gjatë me Grac Jaceviçin dhe oficerët e tjerë të lartë të CIA-së lidhur me arsyet e dështimeve të njëpasnjëshme të misioneve që kishin desantuar në Shqipëri. Nga ky moment, ndoshta, Enver Hoxha është betuar se do t'i vrasë të dy mbretërit bastardë e antishqiptarë!

Përmbysja e Mbretit të Qejfit


Pas Luftës së Dytë Botërore Mbreti Faruk u dha i tëri pas qejfit dhe nga një djalë i bukur dhe i hequr që kishte qenë erdhi dhe u bë rrumbullak duke shtuar në peshë nga grykësia e tij shumë e madhe. Faruku kishte sy blu, fytyrë të bardhë dhe flokë të zes. Ishte i gjatë dhe i bukur.

Ai fitoi një peshë të madhe që arriti mbi në 136 kg. Punëve mbretërore pothuajse ua vari fare dhe nuk kishte më asnjë interes të dëgjonte se çfarë bëhej në mbretërinë e tij! Korrupsioni filloi të vrapojë me galop. Ishte koha kur Palestina humbi 78% të tokave të saj nga krijimi i shtetit të ri të hebrejve.

Arabët po egërsoheshin. Pakënaqësia publike kundër Farukut u rrit jashtëzakonisht. Së fundi do të vinte revolta dhe si pasojë më 23 korrik 1952 ajo do të triumfonte. Lëvizja revolucionare nën Muhammad Naguib dhe Gamal Abdel Nasser, kishte bërë një grusht ushtarak.

Faruk u detyrua të heqë dorë nga pushteti dhe shkoi në mërgim, në Monako të Italisë, ku jetoi pjesën tjetër të jetës së tij. Menjëherë pas përmbysjes së tij, Faruku shpalli Ahmed Fuad, djalin e tij foshnjë gjashtë muajsh, si Mbret Fuati i II, por kundër të gjitha qëllimeve të tij, Egjipti ishte tani nën qeverisjen e Naguib-it dhe Naser-it.

Më 18 qershor, 1953, Qeveria Revolucionare shfuqizoi zyrtarisht Monarkinë duke i dhënë fund 148 vjetëve të sundimit të Dinastisë së shqiptarit Mehmet Ali Pasha. Egjipti u shpall republikë e cila nxorri në ankand tërë pasurinë e Farukut.

Ai mundi të marrë me vete vetëm 1933 monedha floriri pesëshe që kishin në një anë të faqes shqiponjën dy kokëshe. Këto monedha ishin gjëja më e shtrenjtë dhe më e famshme e tij. Pjesa tjetër e floririt mbretëror u zhduk.

Mërgimi dhe Vdekja

Jahti Mbretëror "Mahroussa", me Farukun dhe familjen e tij brënda, la portin e Aleksandrisë në vjeshtën e 1952-shit duke u zhdukur kështu njëherë e përgjithmonë një prej dinastive mbretërore më të famshme në Lindjen e Mesme, e njohur botërisht për origjinën e saj shqiptare.

Dinastia e shqiptarit të Kavallës, me origjinë nga Zëmblaku i Korçës, Mehmet Aliut, ushtarit trim turk që me shpatë në dorë, kishte thirrur ndjekësit e tij që ta ndiqnin drejt majës së pushtetit në Misirin e largët.

Pushtet të cilin, vetëm tashti, pas 148 vjetësh, ia hoqën nga dora Dinastisë së tij dhe pinjollëve të saj shqiptarë.
Jahti "Mahroussa" mbante në bord Mbretin e fundit të Egjiptit, rrethuar si stërgjyshi i tij, vetëm me roje besnike shqiptare.

Jahti rrëshqiste drejt të panjohurës njëlloj si atëhere kur Mehmet Aliu me 300 shqiptarë, në kuvertën e një anije luftarake turke, rrëshqiste drjet të panjohurës në Egjiptin Mamluk dhe bonopartian!

Fillimisht, Faruku mbërriti në Monako, dhe më pas në Romë, Itali. Në 1959, ai mori shtetësinë italiane.

Ai vdiq në "Ile de France", restorant në Romë, Itali, më 18 mars 1965. Sipas dëshmive ai u rrëzua në tavolinë kur ishte duke darkuar. Ndërsa disa thonë se ai ishte helmuar. Kurrë nuk u krye një autopsi zyrtare mbi trupin e tij.

Njerëzit e Farukut kanë kërkuar që ai të varrosej në xhaminë Al Rifa'i në Kairo, por kërkesa e tyre ishte mohuar nga ana e qeverisë nën egjiptianin Gamal Abdel Nasser, dhe ai u varros në Itali. Më vonë trupi i tij u përcoll për në Egjipt dhe u varros në varrin e Ibrahim Pashës, Komandanit Legjendar që ishte djalë, nip dhe kushëri i Mehmet Pashës.

Martesat

Mbreti Faruk, ishte martuar zyrtarisht dy herë, Mbretëresha e Parë quhej Safinaz Zulfikar (1921 - 1988). Ajo ishte e bija e një Pashai. Ata qenë martuar në 1938 dhe divorcuar në vitin 1948, duke patur nga kjo martesë tre vajza. Gruaja e dytë ishte një grua e thjeshtë, Narriman Sadek (1934 - 2005).

Ata u martuan në 1951 dhe u divorcuan në 1954, duke pasur vetëm një fëmijë, Mbretin e ardhshëm, Fuad i II. Duhet thënë se në mërgim në Itali, Faruk thonë se u martua (ose bashkëjetonte) me një grua të dyshimtë që quhej Irma Capece Minutolo, një këngëtare operistike. Në vitin 2005, në një intervistë të saj në RAI UNO, ajo pohoi se qe martuar me ish-Mbretin Faruk në vitin 1957.

Jetëshkrimi
Faruk i I-rë

Mbret i Egjiptit e Sudanit, Sundues i Nubias, Kordofanit dhe i Darfurit. Mbretërimi i tij, 28 prill 1936 - 26 Korrik 1952
Lindur në 11 shkurt 1920
Vëndlindja Kairo, Egjipt
Vdiq në 18 mars 1965 në moshën 45 vjeçe
Vend i vdekjes Romë, Itali

Shkaku i vdekjes i panjohur
Varrosur fillimisht në Romë e më pas në Kairo
Paraardhësi, Fuad I
Pasardhësi, Fuad II

Bashkëshorte, Safinaz Zulfikar, Nariman Sadek & Irma Capece Minutolo (e pa zyrtarizuar)
Pasardhësit, Princeshë Farial (1938 -), Princeshë Fevzia (1940-2005), Princeshë Fadia (1943-2002) dhe Mbreti vetëm i Shpallur Fuad i II.
Bir i Fuad-it të I-rë dhe nënës Nazlije Sabriut.
Besimi fetar ai Islam.

Faruk ishte i rrjedhshëm në arabisht, turqisht, anglisht, frëngjisht, rusisht, gjermanisht, italisht dhe spanjisht. Fliste pak shqip.

Kontributi Fetar

Xhamia "Al-Aksa" (që në arabisht do të thotë "më e largëta"). Sipas traditës myslimane, është vendi më i largët nga Meka, në të cilin është transportuar Muhameti gjatë Natës së Kadrit (të fatit). Ndërtesa në fillimet e shekullit VIII ajo ishte shkatërruar krejtësisht nga tre tërmete.

Më vonë bëhet seli e Templarëve për t'u kthyer në kultin islamik me Salahedinin. U rindërtua dhe u rizbukurua shpesh, sidomos gjatë pushtimit otoman. Gjatë restaurimit të fundit, në vitin 1938, mbreti Faruk i Egjiptit i bëri një tavan të ri.

Musolini i Italisë i dhuroi kolonat prej mermeri të famshëm nga të Karraras. Në vitin 1966 xhamisë iu restaurua kupola, me zëvendësimin e mbulesës prej plumbi me fleta alumini. Mbi Sheshin e saj ndodhet edhe një Muze Islamik, që ruan dorëshkrime interesante, ndërmjet të cilave spikat një Kuran i epokës së mamelukëve (shekulli XIII)
Prejardhja, Mbreti Faruk, i fundit I Dinastisë së Mehmet Aliut

Shqiptari i parë i Dinastisë së shqiptarëve të Egjiptit ka qënë Mehmet Ali. Është një histori e jashtëzakonshme e një djali që lindi në Zemblak të Korçës në vitin 1769.

Familja e tij u shpërngul hershëm në Kavalë të Greqisë, qytet i ndërtuar nga Aleksandri i Maqedonisë për kujtim të kalit të tij. Mehmeti ishte i 17-ti nga fëmijët e zëmblakasit, Ibrahim Agai, të cilët vdiqën njëri pas tjetrit. Ai vetë mbeti jetim herët dhe u adoptua nga një mik i shtëpisë, i cili ishte kryetar i xhandarmërisë së Kavalës. E ëma u martua me xhaxhanë e tij dhe lindi Ibrahimin që ne e njohim si djalë të Memetit pasi ai e kishte adabtuar si djalë.

Detyrën e parë publike Mehmeti e përmbushi 18 vjeç. Një fshat aty afër nuk paguante taksat. Ai shkoi me 10 vetë të armatosur dhe kërkoi të takojë 4 të parët e fshatit. I futi në xhami dhe iu premtoi se nuk do të dilnin gjallë që aty nëse fshati nuk paguante taksat.
Në Egjipt shkoi ushtar i thjeshtë i Portës së Lartë, por shpejt u bë komandant dhe me kohë pasha.

Udhëhoqi Egjiptin drejt përparimit, pavarësimit, shtet-krijimit dhe krijoi dinastinë mbretërore shqiptare pavarësisht se nuk dinte të shkruante dhe të fliste gjuhë tjetër përveç shqipes të cilën nuk e shkruante gjithashtu. Duke parë situatën e prapambetur të Egjiptit të asaj kohe, Mehmet Aliu ishte ai që filloi zhvillimin e vendit dhe të vetes së tij.

Një hov të madh, drejtuesi shqiptar i Misirit i dha bujqësisë, industrisë e tregtisë, duke rritur mirëqenien në popull. Në Aleksandri, Rozet, Damiet e gjetkë, nisën të ndërtoheshin fabrika të mëdha, ndërsa francezët jepnin mbështetjen. Më tepër se 1 mijë anije përshkonin Nilin.

Ndërkaq qyteti i faraonëve nisi të zbulohej. Misione francezësh u morën me arkeologjinë. Më 1822, Çampollion gjeti dhe zbërtheu alfabetin e hieroglifëve, duke kurorëzuar një punë të nisur që më 1798-n.

"Gjithë mbretnija e Mehmet Aliut është nji punë e rrallë dhe e çuditshme në histornë e botës, është nji varg triumfesh të papreme, nji radhë fitimesh të luftës e të diplomacisë, prapa të cilave mbeti i habitur historiani.", shkruan në librin e tij Aleksandër Xhuvani.

Më 1824, si rrjedhojë e kryengritjeve të barbarëve në Greqi, Sulltan Mahmudi i II që nuk mund ta shtypte dot këtë rebelim grek, thirri në ndihmë Mehmet Aliun, i cili duke çuar në krye të kësaj ekspedite djalin e tij, Ibrahim Pashën, arriti që të shuajë dhe shtypë revoltat në Greqi. Si rrjedhojë e kësaj fitoreje, Mehmet Aliu u shpërblye nga Sulltani që të bëhej edhe guvernator i Kretës.

Fuqitë e mëdha (Britania e Madhe, Franca, Rusia), duke parë shtrirjen e gjerë që Mehmet Aliu pati që nga Sudani e deri në Kretë, më 1827 dërguan armatat e tyre për të luftuar Ibrahim Pashën, të birin e Mehmet Aliut, i cili pas përplasjes me fuqitë e mëdha u thye, dhe u detyrua që të lëshojë shtypjen e terrorizmit grek. Ai la në fushën e betejës 93 anije lufte.

Pas betejës tjetër të 1839 që e fitoi, djali i Mehmet Aliut, Ibrahim Pasha, i cili theu ushtritë osmane, në Konia të Anadollit, filloi marshin për në Kostandinopojë, ku sipas shumë historianeve, ambiciet e Mehmet Aliut ishin që ai të bëhej Sulltan i shtetit Islam. Por, duke parë forcën dhe vitalitetin e Mehmet Aliut, fuqitë e mëdha e ndaluan dhe kërcënuan sërish Mehmet Aliun, që të mos avanconte më tej.

Pas kësaj përpjekjeje të fundit, Mehmet Aliu u tërhoq në Egjipt, ku atij iu njoh e drejta e Khedivllëkut mbi Egjipt (lloj mbretërimi), nga ku gjenerata e nipërve të tij udhëhoqi deri në vitin 1952.

Më 2 gusht 1849, Mehmet Ali Pasha vdiq në Aleksandri. Trupi i tij u mbështoll me një shall kashmiri, në kokë i vunë festen tuniziane dhe shpatën e tij.

Arkivoli u përcoll nga 22 sheikë, që lexonin vargje nga Kurani deri kur mbërriti në xhaminë e Alabastrs në Kajro, ku u varros. Kjo ishte historia e shqiptarit nga Kavalla, që s'dinte shkrim e këndim, por që mundi brenda pak vitesh ta transformojë Egjiptin apo Misirin e prapambetur në një port të ndërveprimit të kulturave evropiane dhe egjiptiane.

Shqiptarët e Egjiptit
Sot, nuk dihet sesa shqiptarë ka në Egjipt. Atje sot ka studentë nga Kosova e Shqipëria, ka edhe biznesmenë shqiptarë.

Zeno Salihi është një ferizajas nga Kosova që ka një agjenci turistike. Brenda vitit ai sjell në Egjipt deri në 70 mijë turistë të huaj. Po ashtu kemi dhe profesor Gëzim Alpion i cili ka kryer shkollën në Egjipt dhe atje pati një kompani të sukseshme biznesi.

Tani ai jeton dhe punon në Angli. Shqiptarë duhet të ketë shumë por ata nuk flasin shqip dhe për ketë flet ambasadori i Egjiptit ne Tirane, Dr. Refaat El-Ansary,"Unë jam njëri prej tyre. Gjyshja ime ishte Adila Kapllan Frashëri dhe unë jam nga familja Frashëri, nga ana e nënës. Dhe ajo ishte kushërirë e parë me Naim dhe Sami Frashërin. Ne kemi një respekt të madh për familjet me origjinë shqiptare, të cilat janë egjiptiane, por nuk e mohojnë origjinën..."

Me historinë e Egjiptit kanë arsye të krenohen shqiptarët, pasi do të ishin pikërisht ata që hodhën themelet e shtetit bashkëkohor, që do të kryenin reformat e para e do të arrinin të sillnin modernizmin në tokën e sfinksit.
Dinastia e Mehmet Ali Pashës
Mehmet Ali Pasha
(1805 - 1848)
Ibrahim Pasha
(1848)
Abaz Hilmi I.
(1849 - 1854)
Muhamed Said
(1854 - 1863)
Ismail Pasha
(1863 - 1867)
Kadit e Egjiptit
Ismail Pasha
(1867 - 1879)
Tafiq
(1879 - 1892)
Abaz Hilmi II.
(1892 - 1914)
Sulltanët e Egjiptit
Husen Qamil
(1914 - 1917)
Fuad I i Egjiptit
(1917 - 1922)
Mbretrit e Egjiptit
Fuad I i Egjiptit
(1922 - 1936)
Faruku i Egjiptit
(1936 - 1952)
Fuad II i Egjiptit
(1952 - 1953)
AGIM BACELLI   “SHEKULLI”

11 Komente

Dmth Shekulli vazhdon te mos kete nje redaktor per gjuhen?

Artikulli ishte interesant, dhe do te ishte mire te perkthehej ne anglisht e frengjisht, e te botohej si liberth me vehte.  

Kulmi i hajdutërisë së tij do ta arrinte ne vitin 1944 kur vdiq i jati i Shahut të Iranit, Reza Shah Pahlavi, në Johannesburg.

Trupi i tij fluturoi drejt Egjiptit në rrugën e tij për në Iran. Gjatë qëndrimit të trupit të të ndjerit në Egjipt ku ju bënë dhe nderime, Faruku urdhëroi që ta lenë vetëm me kufomën për pak momente. Kur trupi i shahut të vdekur mbërriti në Iran, u zbulua se shpata e florinjtë e tij mungonte!

Që nga Johannesburg, [deri ne Iran] për asnjë çast trupi i të ndjerit nuk ishte lënë vetëm përveç rastit të Mbretit Faruk,

hahahahaaa, .... po kjo, nga na mbiu mo??! kjo eshte ta besh komedi

ca shqiptar nga babai e i perzier nga nena, s'ka kinez te me mbushi mendjen qe Farua s'ka qene safi shqiptar!

hajdut xhepi dhe Mbreti... p@*k e mizes!
po neve na e ka fajin geni more! c'bluhemi kot ne: jo Saliu po Mitriu!!

nashi, please, dua nje vullnetar te me thote qe kjo s'eshte vecse nje barcolete dhe s'eshte e vertete. s'e vallahi me keto qe shohem do na futin ne identity crysis, e do ti hapemi ndonje banke a ndonje xhepi per sport smiley

p.s. kot per kuriozitet, ka pare historia ndonje fragment te ngjashem me kete tonin?

ka pare historia ndonje fragment te ngjashem me kete tonin?

Tutto il mondo e un paesesmiley..hajdute jane te gjithe po te lihen te lire. Bujkrobi  ka frike nga ligji, bariu...tjeter pune..

ka pare historia ndonje fragment te ngjashem me kete tonin?

Ky s'eshte gje fare se ka shume me keq, psh nje Anadollak tjeter qe kur vdisnin njerezit e vet shkonte e ju trokiste ne dere vejushave e ju thonte - Burri juaj me ka dash shume, me kishte premtuar se kete shtepine tuaj do te ma jepte mua - dhe si perfundim gruaja e shkrete perfundonte ne mes te rruges bashke me femijet.

S'e di kush eshte ky Agim Bacelli, po e ka shkruajtur cope-cope.  Aty ku teksi rrjedh (pjesa e Mehmet Alise) paska sh copy & paste nga prezantimi i nje emisioni te Rudina Xhunges, nje pjese e paska perkthy nga Wiki, kurse analiza qe u ka bere te dhenave c'e pyet! Njerezit e thjeshte beheshin preh e lakmise se tij... shembulli: merrte vajzat ne qafe!!! (i merrte me force, a si?) Aristokratet e luftuan, dhe ne mes te njemije arsyeve qe ka lufta per pushtet, arsyeja kryesore: sepse ish me gjak shqiptari (a thua se shqipoja ish ulur sefte ne fronin egjiptian e s'kish 150 vjet).

Stili le sh per te deshiruar. Shkruajtur si nje perralle per femijet e shkolles fillore ku perpiqeshin tu fusnin friken e beut. lol

Edhe nje gje, kur pershkruan per impulset hajdute te Farukut harron te shtoje qe vuante nga kleptomania (edhe pa e ditur, vihesh ne dyshim nga lloji i episodeve). Preh e se ciles bien si te pasur dhe te varfer, si jevgj dhe te bardhe, si shqiptare, gjermane, amerikane e ku ta di une. 

c'jane keto perkthime nga wikipedia ?

Mbretrit e Egjiptit
Fuad I i Egjiptit
(1922 - 1936)
Faruku i Egjiptit
(1936 - 1952)
Fuad II i Egjiptit
(1952 - 1953)
AGIM BACELLI   “SHEKULLI”

Po ketij te fundit pse s'ja kane vitet kur ka qene mbret?

Sepse vazhdon te sundoj....

Mbreti Faruk, fundi pa lavdi i shqiptarëve të Egjiptit Zeno Salihi është një ferizajas nga Kosova që ka një agjenci turistike. Brenda vitit ai sjell në Egjipt deri në 70 mijë turistë të huaj. Po ashtu kemi dhe profesor Gëzim Alpion i cili ka kryer shkollën në Egjipt dhe atje pati një kompani të sukseshme biznesi.

Ky paragrafi i pare, persiper fotografise, eshte me nam!! smiley

E lexoj, e lexoj, nuk i jap khon fare!

Farooku, Salihi dhe Alpioni!

Hyjne ne nje bar nje mbret, nje tregtar dhe nje presor! Si fillim barcalete duket! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).