Eshte koha per tu gjendur prane banoreve te zonave te permbytura. Ka disa menyra per te ndihmuar te prekurit nga uji ne ultersiren e Shkodres dhe Lezhes, por ndoshta me e volitshmja (per ata brenda Shqiperise) eshte dergimi i nje mesazhi sms me celularin tuaj. Cdo mesazh sms i derguar ne numrin 56666 qe permban tekstin ndihma ime do t'ju kushtoje 100 leke te reja (pa TVSH). Parate e grumbulluara nga ky fond do te shkojne ne ndihme te familjeve te permbytura ne Shkoder dhe Lezhe.

Ky fond mblidhet me pjesemarrjen e Top Media, Vodafone, Eagle Mobile dhe AMC (ne pritje te realizimit teknik).

Ne faqen zyrtare te Kryeministrise e kam te pamundur te gjej se cila eshte llogaria bankare e hapur per grumbullim donacionesh. Ju lutem, nese e keni kete informacion te na ndihmoni qe ta pasqyrojme ketu.

Ne faqen e Partise Socialiste mesohet se dy numrat e llogarise te hapur ne ndihme te familjeve te permbytura jane:

Banka Credins Numri i llogarisë – AL37 2121 1016 0000 0000 0020 4700

BKT Numri i llogarisë- 401 328 520

Top Media, ne bashkepunim me kompanite e telefonise celulare, Vodafone dhe Eagle Mobile dhe ne pritje te realizimit teknik edhe me AMC, ve ne dispozicion numrin 56666. Cdokush mund te dergoje ne kete numer nje mesazh te shkruar, me tekst “ndihma ime”. Cdo mesazh i shkruar ne kete numer, kushton 100 leke, pa TVSH dhe cdo person qe disponon telefon celular, mund te dergoje edhe me shume se nje mesazh.

29 Komente

Ne faqen zyrtare te Kryeministrise e kam te pamundur te gjej se cila eshte llogaria bankare e hapur per grumbullim donacionesh.

Degjova para ca ditesh Lulezim Bashen qe tha ne Opinion qe me urdher te Ministrise se Financave cdo banke e nivelit te dyte ka hapur llogari te posacme dhe kontributet mund te behen nga qytetaret ne cdo banke. Mesa duket mjaftosh te shkosh ne nje banke dhe te kerkosh te besh donacionin.

Megjithese do ishte mire te kishin bere publike nr e llogarive te seciles banke. Po dhe informacionet ne faqet qeveritare lene per te deshiruar padyshim.

 

P.S. Tashi e pashe faqen e Ministrise se Brendshme dhe thote pak a shume te njejten gje, anash-lart ka nje njoftim ku thote kontribuoni ne llogarine speciale te hapur ne te gjitha bankat e nivelit te dyte.

Mbase e lexojne Peshkun dhe e perditesojne faqen me me shume te dhena. smiley

Di ndonje se kush do ti perdore keto ndihma dhe si? Une vete nuk u besoj as njerezve qe jane ne qeveri as atyre qe sot jane ne opozite se do dine ti perdorin mire kontributet. Nqs do dinin, do kishin perdorur me mire taksat e mbledhura e nuk do ishim ketu ku jemi sot.

Faleminderit per informacionin. Sapo e dergova kontributin tim tek Vodafone, i cili m'u konfirmua menjehere.

 Ndihma me e madhe per ta, do te ishte tu hapnin syte dhe te kuptojne se e nga u erdhi katastrofa!

Vetem keshtu kane shanse mos te perseritet prape!

Deri sa fajtoret mos te futen ne burg katastrofat ne Shqiperi do te perseriten.

Qofsha i gabuar!

ndonje sherbim online?

e rendesishme eshte te mesohet sa perqind e ketyre ndihmave u shkon vertet banorve te atyre zonave.

Kujt i behen donacionet? Ka ndonje organizate per kete apo i behen 'Banka Credins'?

nji paypal acct. do kish zgjidh konfuzionin

Ja e nisa kontributin ne nr. 56666.Po a do shkoje ne destinacion?

Spiritus, po replikoj ketu tek tema e apelit per ndihme qe ka bere Peshku, se kjo me duket e duhura per tu fokusuar.

Keto skeptizmat tona jane te njohura, dhe te pritura, po nuk jane as te denja as te justifikuara ne keto raste. A valle do shkoje 1 mije lekshi apo 50 mije lekshi yt dhe imi apo do ngelet rrugeve se do na i marri berisha me ramen apo bankat?

Pa vend me duket kjo, si Rama qe i thoshte njerzve ikni qe andej, po dhe po s'iket e kuptoj se ju vjen gjynaf per shtepite se nuk do tja u kompensoje Berisha.

Nuk besoj se ne kete kohe me kaq media e akses te njerzve do mundohej te vidhte dikush nga organizatoret (shteti, opozita, bankat) parate e ndihmave.

S'eshte e detyrushme te kontribuoni, por mos yshtni kot te tjeret me keto komente te pakten, panik kudo.

Le qe realisht nuk mendoj se do mblidhen shume. Ja si nje minitregues shiko kete temen. I  bete fertele temat e politizimit te permbytjeve. Tek tema e donacioneve kendon gjinkalla. Dhe ato pak komente jane me shume te natyres se komentit tend.

Gjithashtu, kjo me teper, te pakten si e shikoj une, keto kontributet individuale, me teper e shikoj tek te berit kulture, praktike, solidarizmi per fatkeqsi, se ne realisht me shume namin kemi per solidarizim sesa veprimet.

Dmth realisht, ma do mendja ne fund te ketyre, shumica derrmuese e vleres qe do shkoje per viktimat dhe shtepite e tyre do kete shkuar nga shteti dhe bizneset.

Pra une e shikoj kete si ne te mire te gjithe popullit, jo vetem viktimave, te qenit prane, te berit vone dhe te venit ujit ne zjarr ne dite halli, dhe per ate nga veriu apo nga Kosova kur ti je nga jugu, apo anasjelltas.

Pa vend me duket kjo, si Rama qe i thoshte njerzve ikni qe andej, po dhe po s'iket e kuptoj se ju vjen gjynaf per shtepite se nuk do tja u kompensoje Berisha.

 

O xhibo, qe une te te jape nje here te drejte ty dhe bashke me ty edhe xhibizmit si fenomen i pranueshem ne kete periudhe te tejzgjatur posttotalitare, a me thua po deshe ku e lexove, ndegjove, apo sajove ate frazen me larte.

qellimi pse blendi e ka vene kete teme ketu besoj se eshte per t'jua dhene kete informacion atyre qe mund te duan te japin ndihme.

Per muhabete te tipit "pale ku shkojne keto lek" kush ka qejf te hapi nje teme diskutimi tek "pyet peshkun". 

Xhib ti je patriot mor vlla. E do popullin, e do atdheun, e do qeverine.Ne te tjeret jo. Ti flet per shoqeri ideale mik, une flas per Shqiperine reale. Dhe boll me ate idene  e panikut se u be boze. Shqiptaret jane solidare dhe ashtu ne varferi.Por qe ka dhe skepticizem per menaxhimin e ndihma , ka. Ne nje teme tjeter edhe ti je treguar skeptik me numrat bankar , apo jo. Nejse.

Thirrje:

NDIHMONI , NDIHMONI, NDIHMONI. Cash & KINDE.

Ka 20 vjet qe ata qe punojne jashte Shqiperise mbajne "mbi uje" pjesen tjeter te vendit. Shqiptaret qe sot po vuajne nga permbytja dhe te tjeret qe duan ti ndihmojne duhet te kuptojne qe parate nuk duhet te hidhen vetem per ndihma. Duhet te solidarizohen para se te ndodhi fatkeqesia. Perndryshe fatkqesite si ne '97, '98, '01 (nese nuk gabohem anija qe u mbyt pa arritur Italine), '09, 2010 do vazhdojne te perseriten. Kur do mesojme ne te zbatojme ligjet, te jemi profesionale dhe mbi te gjitha ta duam njeri-tjetrin? Sot keta njerez qe mbeten pa shtepi ankohen dhe qahen po neser nuk eshte cudi qe te gjejne nje toke qe ska emer midis Tiranes dhe Durresit dhe te ngulen aty. A ka ndonje menyre tjeter per te shpetuar shqiptaret pervec nje llogari bankare ne rast fatkeqesie?

Ka. Po do të shkosh më thellë, mos dërgo asnjë qindarkë pa u vënë pas hekurave përgjegjësi.

Ndryshe nuk ke asnjë garanci se kjo që ndodhi nuk ka për të ndodhur prapë.

Verejtje me vend. Nje ndihme, per shembull, do te ishte qe shqiptaret qe punojne jashte, te kthehen ne Shqiperi e te sjellin kete edukaten e zbatimit te ligjit. Te ngrihen kur te shkelet kjo lloj edukate, se keta qe jane ketu tashme jane mesuar te jetojne edhe pa ate lloj edukate e s'u ben me asgje pershtypje, as mbytje anijesh, as gerdec, as permbytje. Jo te rrine andej, te ngrene ekonomine e vendeve te zhvilluara me punen e tyre te lire, dhe ketu te japin vetem mend. Eshte e veshtire per t'u bere, do sakrifica... (dhe sinqerisht as pres te ndodhe ndonjehere.) Por ata qe jane kthyer nga emigrimi perfundimisht ketu, s'kane vdekur. As ju s'do te vdisni. As ne qe s'e kemi lene ndonjehere Shqiperine s'po vdesim. Jeni nje e treta e kombit. Do te thote 33% force me shume ketu, 33% vota me te drejta,  33% me shume pune ketu e qarkullim paraje. Kjo eshte me shume se sa te dergosh parate ne rast fatkeqesie, por sigurisht qe s'behet... thjesht endrra me sy hapur, si vakt darke qe eshte. smiley

Ata fakirat e shkrete kane nevoje per ndihme, por kush nuk ka nevoje  nga shumica e qytetareve qe jetojne ne kete vend. Para se te beheni te gjithe kavaljera e solidare, te jeni te sigurt qe  kontributin me te madh ndaj kesaj fatkeqsie me shkaqe njerzoro-natyrore mund ta jepni se pari duke bere analizen dhe njohjen e ketij realiteti qe quhet shqiperi. Hezitimi per dergimin e sms nuk duhet pare si nje mos soliadarizim por si nje pasoje rrjedhoje e keq qeverisjes dhe mosbesimit ndaj mentalitetit abuzues dhe korruptues te kthyer ne sistem. Njerzit me indiferencen e tyre tregojne qe jane te neveritur ndaj kesaj babezie qe perkthehet gjithnje ne fatkeqsi. Gjithashtu perbuzin faktin qe pergjegjsit e fatkeqsise u bejne apel zemergjeresise se tyre. Urrejne faktin qe duhet te dergojne sms ne disa kompani celulare qe i kane rrjepur per vite me rradhe me tarifat e tyre te larta. U vjen keq pra qe keto dyshime jane te bazuara.

Ne Tirane qarkullokn nje spoti afishuar ku eshte fotografuar nje lypes i vogel( i cili shfrytezohet, sigurisht prej mafjozeve te vegjel), dhe poshte eshte pak a shume dicitura qe "mos i jep para nese do ta ndihmosh". Korrekt.

Kur une dhe ju te gjithe kalonim kriza te padegjuara urie ose kolapsi politik, dikush kerkoi ndihma dhe ndihme. Ndihmat u vodhen dhe ndihma u abuzua. Kush ka qene i vockel dua t`i kujtoj qe kryeministri i nderuar Nano u fut ne burg per kete pune. Dhe pastaj ja moren doren te gjithe por kerkuan te sofistikonin manierat, dhe qe nga riciklimi i te ish-burgosurit kryeminister e deri te riciklimi i abuzuesit te lejimit te pramidave.

Sot prej abuzimit te pushtetit ose mos administrimit te mire te pushtetit, ose mos aftesise pe rte drejtuar ekonomine, ose edhe grykesise per te fituar para por qe eshte e njejte per te qendruar ose edhe per te hypur ne pushtet, kerkohet ndihme qytetare ne derdhje kontributesh. Pasi po i derdh ujin ne koke nje krahine i kerkon te tjerave ta thajnne me para. Ose edhe ta pushojne te qarin me para.

Tendenca te komunizmit qe nuk kane bere zgjidhje dhe kane qene te detyruara te deshtojne. Sepse deshtimi ne qeverisje nuk mbulohet me inisiativa humanitare.

Qeveria kerkon humanizem, nderkohe ka parate e mia dhe tuaja per kete pune, te cilat ne i derdhim rregullisht. Ky eshte fondi i emergjences qe ajo e grumbullon cdo vit dhe e perdor kur te na vije halli.

A e ka kete derdhjen time te cilen ma merr me hir dhe pahir?

Se cfare bejne organizatat jo-qeveritare, kryqi i kuq etj. eshte program tjeter dhe te gjithe jane gati te kontribojne.

Ndihmat ndershtetrore nuk duhen ngaterruar me ato individuale. Aq me pak biznesi sic kanalet televizive me biznese te dyshimta, kompanite telefonike me te artdhura te pa pasqyruara ose te akuzuara si cvatese, nuk kane te drejte te jene promotore. Ato kane qellimet e tyre, aq pak humanitare.

Antiant dhe On Air: Nuk eshte vetem 'ne' jashte dhe 'ju' brenda. Shume nga ne vizitojne shpesh Shqiperine. Une vete jam tre here ne vit ne Tirane. Cfare me lodh me teper aty eshte dembelizmi i njerezve. Nuk eshte vetem mosbesimi tek politika (e dy partive kryesore te pakten). Eshte mentaliteti 'ketu asgje smund te behet' i njerezve. Ne (ne jashte dhe ju brenda) kemi problemin qe nuk e duam njeri-tjetrin e sduam te bashkepunojme. Lavderojme hajdutet e pasur dhe perbuzim te varferit qe nuk pine dot nje kafe afer qendres se Tiranes. E cfare kuptimi ka ajo ndihma humanitare atehere kur neser ata njerez do hyne ne qytet dhe do perbuzen perseri? Doni ti ndihmoni? Ngrini nje organizate qe ti mesoje njerezit te bashkepunojne e jo vetem kur bie shi por edhe kur eshte thatesire. Atehere do kontribuoj 1 milion here me teper se nje sms.

Para se te japim ndihma per permbytjen duhet te degjojme banoret e veriut "te kerkojne te falur qe me votate tyre na vune te na qeverise nje shpellar si Berisha " pastaj shojme e bejme.

Me fjalet tona e me votat tona"qeveritaret" edhe mund te tallen e mos i degjojne por para se te marrin paret tona duhet te shohin "plakat e tyre te nuserojne edhe njehere".

Peshku i ben thirrje peshqve te ndihmojne viktimat e permbytjeve. Pas dy ditesh me zor i ka tema 18 komente, dhe ato shumica jane kundra kesaj inisiative.

Te nesermen Peshku hap nje teme: U permbyten ndihmat. Brenda pak oreve 58 komente. Derisa te behen dy dite, e sigurt me shume se 100 komente, shumica ne solidaritet me permbytjen e ndihmave.

Ah mer Peshk, e shikoni tani se ca monstra keni mbledhur dhe kultivuar ketu me artikujt tuaj alla-Shekullist ka te pakten qe pas zgjedhjeve? As 10 komente pozitive s'i beni dot tek kjo teme, dmth ju qisin thirrjen bllof. lol

 

Por qe ka dhe skepticizem per menaxhimin e ndihma , ka. Ne nje teme tjeter edhe ti je treguar skeptik me numrat bankar , apo jo. Nejse.

Po mer Spiritozo ka, sidomos nga juve socialisto-kutistet. Juve kjo s'ju perputhet me telefonatat per carje dige dhe mbarim buke ne Shkoder.

Dhe jo une tek tema tjeter s'isha aspak skeptik per ndihmat, mos u mundo te mbulosh kakan tate me temat e mia. Une isha skeptik per politizimin e ndihmave dhe daljen e secilit si qeveri dhe kryq i kuq, me vete.

Nejse pikerisht. Ike ferkoni barkun tani nga temat e qametit dhe permbytjet e ndihmave. Varja ndihmave, aman vetem kutia mos tju laget.

Xhibi, qepe dhe mos e zgjat me me mua.Kaq kaqol. Ata qe ferkojne barkun e dergojne sms ik gjeni dhe bjeru kokes.

Ky eshte dopio kaqol! Ky i njejti xhib qe kur te gjithe flisnin per katastrofen qe priste Shkodren dhe per ndihmen qe duhet tu jepet banoreve beri flet-rrufen per Ramen e gjithe peshkataret e tjere ketu.

Sot ben moralin per ndihma! arrixhi 100 karatash e kam thene!

 

Ndihma me e mire eshte qe njerezit te kene urtine e te mbyllin gojen kur s'kane gje per te thene e te mos kepusin broçkulla e te tharta ala Cico.

Zana, thuaje troc se e kishe me xhibin, qe te mbylli gojen. Mos ki frike. 

e pra zana, një copë inxhiner ai Cicua... projektues i portave të digave demek. si guxon ai të flasë? Kur ne kemi sirena shkodrane që dinë me fol e me notu në venet e përmytuna. ahhhhhhhh ça botë e pakuptimtë... uhhhhhhhh...

 

Lere J,se vertet zhele.Mitoman i mbaruar.Jo mor zotni,lexova Hoxhen e ate tjetrin Gjadrin.Te ekuilibruar ,profesioniste.Askush nuk e mohoi mundesine teorike te larg qofte,por qe te ndodhe eshte e pamundur.Eshte si tethem,bota ka potencial berthamor 5000 megaton.vetem 0,035 u perdor ne Japoni e shkuan 300 mije njerez.Pra teorikisht potencial mjafton per shume here Token....Kjo eshte mundesi teorike.Por a mund te ndodhe??!keshtu ndodh edhe me digat...Nejse ,megjithe se digat nuk ka problem gjendja eshte e veshtire vertet.Me thane se sot ne mengjez uji kish mbrrite deri ne Xhabije (lagja e pare ne hyrje)Uji tas vjen nga Buna e nga liqeni....

Ketu nuk behet fjale per shperthim digash, por per nje keqmenaxhim te ujrave ne kaskaden e Drinit, e si rjedhoje kemi permbytje ekstreme te cilat ishin plotesisht te evitueshme, nese do te respektohej mbajtja e kuotes 285 m ne basenin e Fierzes. Pra kur niveli i ujit ne liqenin e Fierzes ariti kuoten 285 m (diku nga mesi i Nentorit) duhej te kishte filluar shkarkimi i ujrave edhe nga portat e shkarkimit (pervec ujit qe shkon ne turbinat) per ta mbajtur ne ate nivel. Mirpo, qeveria nuk e respektoje kete gje, pasi preferoi te luaje me riskun (pra risk dmth me ju fut sa krahu banoreve poshte kaskades se Drinit) per te pasur sa me shume rezerva uji jashte cdo kushti teknik dhe kur u kujtua te hape portat niveli ishte 191m ose 6 m me shume se kuota e percaktuar per stinen e dimrit.

Provoje te mos urinosh 4-5 here ne dite me preteksin se nuk ke ku e ben dhe se barku apo qesja ta mban. Por mbas nja 3 ditesh mosurinim ajo do te te mbush te gjithe zoret e barkut dhe do kalosh ne peritonit.

Xhibi more zjarr kot me duket. Une te pakten nuk po shkruaj kunder nismes per te ndihmuar. Perkundrazi, po theksoj qe kjo duhet te vazhdoj edhe pasi tokat do jene thare,  duke i kerkuar llogari atyre qe zgjodhem. Sa per permbytjet te them te drejten gjendja ne te cilen gjendet Tirana, Durresi dhe fshatrat rreth e rrotull mua me duket 100 here me e mjere se ajo e atyre qe po permbyten. Neser (nqs cdo gje ecen mire) uji do terhiqet, shtepite do riparohen dhe njerezit do kthehen ne normalitet. E njejta gje smund te thuhet per Tiranen, Durresin, etj, etj qe nuk ka Fierze, Koman e bombe atomike qe e rregullon per 100 vitet qe do vine.

Pak na kane vjedhur keto kompani deri tani qe duan akoma nga ne .

Keni marre miljona euro nga abonentet shqiptare dhe doni perseri te na vidhni.

Sa te veshtire e kane hajdutet te nxjerrin dicka nga vjedhjet e bera e ti japin per bamiresi.

Une leket do ti derdh ne llogarine bankare.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).