Shqipëria është ndeshur me një nivel reshjesh dhe përmbytjeje të shkallës së ashpërsisë 2, sipas The Global Disaster Alert and Coordination System” (GFDS). Në një analizë të botuar ditët e fundit pas studimit të parametrave të reshjeve, leximit digjital të tyre përgjatë kaskadë së Drinit dhe fushat rreth Shkodrës, agjencia e mësipërme konsideron se një nivel i tillë reshjesh mund të ndodhë vetëm një herë në 100 vjet apo më shumë, ndërsa niveli i emergjencës është ende në ngjyrën jeshile përderisa nuk ka asnjë viktime.

Sistemi i SHBA-së i zbulimit të përmbytjeve globale “The Global Disaster Alert and Coordination System” (GFDS), i cili ka për qëllim zbulimin e përmbytjeve globale mbi një bazë pranë reales me qëllim të njoftimit të vendeve që preken nga këto fatkeqësi natyrore anembanë globit dhe paralajmërimin e tyre për një përgjigje të parakohshme e ndihmë humanitare, thekson në faqen e saj të internetit se "kjo që ndodhi në Shqipëri me përmbytjen klasifikohet, të jetë një rast ekstrem me një interval përsëritje afërsisht një herë në 100 vjet”.

“The Global Disaster Alert and Coordination System” në faqen e internetit jep një pamje të përgjithshme të asaj çka po ndodh këto ditë në Shqipëri.

Në analizën e bërë nga kjo agjenci dhe publikuar më

6 janar 2010 thuhet se Shqipëria po përballet me një katastrofë të mundshme, pasi prej disa ditësh pjesa veriore e saj është e përfshirë me shi të rëndë, dhe shkrirje dëbore në malet për rreth liqeneve e lumenjve që kanë dalë nga shtrati dhe kanë përmbytur në zonat veriperëndimore qindra hektar tokë dhe qindra shtëpi të banorëve të kësaj zone. Bazuar në të dhënat e medies së huaj dhe asaj shqiptare agjencia vlerëson se përmbytja po menaxhohet mirë prej qeverisë së Shqipërisë.

Përmbytja në Shqipëri - zona e Shkodrës filloi më katër janar dhe po vazhdon. Kjo përmbytje ka klasën e ashpërsisë 2 (domethënë ky është një rast ekstrem me një interval përsëritje një herë në afërsisht 100 vjet). I ngjashëm me atë që ndodhi në Lousina - "i cili sipas specialistëve dhe ekspertëve mund të ndodhë vetëm një herë në 100 vjet".

Sistemi i alarmit të kësaj agjencie shprehet në disa ngjyra ku ajo më e rënda është e kuqja dhe vihet në rastet kur ka më shumë se 1000 të mbytur apo 800.000 apo më shumë persona të zhvendosur. Ndërkaq ngjyra portokalli shënohet vetëm kur ka 100 apo më shumë njerëz të mbytur ose 80.000 ose më shumë të zhvendosur.

Për më shumë, shikoni faqen e GDACS.

12 Komente

o admin pse e ndyt peshkun me kto lloj budalleqesh.

O Beqir gazetari po kto i lexove?????

Source: Dartmouth Flood Observatory based on media analysis...!

Reports indicate that person(s) have been killed and 1000 have been displaced. No reports on damage have been found. The flood affected a region of approximately 7601 km2.

O Beqirrr  sa kan vdekur ???  O Beqir qe doni te ndreqni vetullat e hiqni syte!! 

Source: Dartmouth Flood Observatory based on media analysis...!

Reports indicate that person(s) have been killed and 1000 have been displaced.

Po ti vete e lexon kete qe shkruan? "based on media analysis" - do te thote qe ndoshta ndonje gazeta ka shkruar ose ndonje radio/tv apo edhe blog kane thene "ka patur te vdekur" dhe keta s'e kane konfirmuar vete. Nese do kishte te vdekur, a nuk mendon qe, te pakten opozita" do kishte vene kujen deri tani (dhe do e kishte te paren ketu tek PPU)?

E dyta, meqenese po citon kete Dartmouth Flood Observatory, ja ku e ke tabelen me shifra (dhe jo llafe boshe) te tyre. Me thuaj cfare numri ka nen kolonen "Dead" per Shqiperine?

Une s'e kuptoj, ju o doni te kete vdekur o s'ka!

Jo mor gjembi jo e ke keqekuptuar. Kjo "organizata amerikane" qe thote Beqiri e shkruan kete jo une!!

Tani ti marresh te dhenat neper blog apo ku e di une ku i ka marre kjo organizata amerikane e te shkruash qe ka te vdekur , por jo deme materiale  tregon me se qarti seriozitetin e tyre.

Beqiri e ka marre e ka publikuar ne shtyp duke i shtuar disa fjali vete duke thene "Sistemi i SHBA-së i zbulimit të përmbytjeve globale “The Global Disaster Alert and Coordination System” (GFDS),". 

Ky Beqiri ka pare 1 here ne 100 vjet aty edhe e ka fut .  Me pak fjale futja atij popullit se e mban.

OK, e shoh ku e paskan shkruar. Me ngaterroi ajo "dartmouth" qe permende.

berber, liqen & co,

po ket e besoni?

Panorama

Përmbytja e Shkodrës ishte e paevitueshme edhe sikur të zbatohej Rregullorja, dhe shkarkimet të fillonin më herët. Situata thjesht do të vonohej. Prof. Dr. Bardhyl Shehu autor i Hidrologjisë në Rregulloren e kaskadës së Drinit në këtë intervistë tregon arsyet pse përmbytja nuk kishte zgjidhje.

 

Jo, nuk e besoj!

sikur të zbatohej Rregullorja!!!!

Domethene rregullorja nuk eshte zbatuar? E di ti qe ha burg per kete gje?

E shoh pak me sy kritik, kur them që rregullorja nuk është zbatuar me përpikëri sepse edhe Sekretariati Teknik, që përbëhet nga ekspertë, është thirrur në datën 30, pak vonë por që gjithsesi ju siguroj që situata nuk do të evitohej edhe sikur Sekretariati të ishte thirrur më parë sepse prurjet ishin të menjëhershme...

nuk e njof ligjin sa c'mund ta njofesh ti po mu nuk me shqetson nqse fajtori/ fajtoret perplasen me ligjin. Te ty dhe ndonje tjeter une shof nji ngazellim per gjithe ket qe ndodhi dhe per ket nuk ha burg po moralisht eshte e denushme

Notes and Comments (may include quoted headlines from copyrighted news stories for internal research purposes only

dartmouth.edu

Pra keta lexojne dhe citojne gazetat

Askush nga keta nuk e di se permbytjet u bene se hidrovoret ishin vjedhur, shtreterit e lumejve jane boshatisur nga ndertusit qe duan rere, kanalet kulluese jane shkateruar dhe parate per mirembajtjen jane vjedhur.

PS

Me faqen e GDACS thuhet

The Global Disaster Alert and Coordination System (GDACS) is a cooperation framework under the United Nations umbrella with the aim to consolidate and strengthen the network of providers and users of disaster information worldwide

Ne shkrim thuhet

Sistemi i SHBA-së i zbulimit të përmbytjeve globale “The Global Disaster Alert and Coordination System” (GFDS)

 

UN=SHBA ???????

Ne cilin fjalor Anglisht -Shqip e ka gjetur autori perkthimin e fjales Disaster=  permbytje????

Po keto zbulimet e permbytjeve ku i ka gjetur autori se me sa lexoj une kjo organizata pjese e UN ben vetme punen e raportuesit , nje fare agjensie lajmesh dhe aspak zbuluese permbytjes

Futja por...dhes se i ha populli shqiptar

Sikur i kam parasysh qytetaret  Bathoriste dhe fshataret Gerdecjane qe komentojne se qeveriu yne eshte heroik qe perballoj me kaq pak deme nje fatkeqesi natyrore qe edhe te "jashtmit" e kan thon se kjo nodh i her nji qind vjet. Ja kemi kalu dhe Amerikes qe la kokren e nomit me Katrinen

Rrofte populli shqiptar dhe qeveriu yne heroik

Me beqon qe shkruan te Bota Sot, merreni ju o peshq!!!

 

Cjane keto hamendje qe na serviren o Beqiri i Sales...Po a e dinin ata "amerikanet tend" se uji po grumbullohej ne basenet e HEC dhe kur Sales tend i vajti veza me majen e bithes i hapi portat si me qene rubinetat e banjes...e me cil u konsultua..me musuesin e anglishtes Dritanin e Priftit.

Ketyre mijra metra kub uje shtoji dhe reshjet e shumta dhe perfundimi..uji ne tullum qe me gjuhen e re quhet "keqmenaxhim me pasoja katastrofale".

Nje here e kane fajin socialistet,nje here tjeter vlonjate, pastaj Delijorgji, nje here shiu e pastaj bora e me the te thashe.

Ca jane keto artikuj pacavurre. Rreshje te medha qe ndoshin njehere ne 100 vjet. Dhe keto gazeta qe marrin te dhena shabllone pa arsyetuar se cilat jane faktoret e ndryshem qe cuan ne kete permbytje.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).