Ndërkohë që në Tiranë është ndezur debati politik lidhur me shkaqet natyrore apo gabimet njerëzore që shkaktuan përmbytjen katastrofale të veriut të vendit, mjafton të largohesh afro 100 km nga kryeqyteti për të kuptuar se problemi real është krejt i ndryshëm. Se furia e ujërave që shpërthyen nga kaskada e Drinit, përpara zonave të nën-Shkodrës, ka nxjerrë në pah "përmbytjen" e administratës shqiptare. Mosefikasitetin, çorientimin dhe paaftësinë e atyre njerëzve dhe organizmave që në Tiranë trumbetohen si shpëtimtarët e kësaj katastrofe. Nëse ka një dështim real dhe të pamohueshëm, është vetëm ky.

 

Të gjithë reporterët e shtypit që kanë lundruar këto ditë mbi ujërat e fryra të Bunës (pra jo ata që kanë ndjekur vizitat e personaliteteve), kanë parë vërtet policë që kishin disa ditë pa gjumë, po që reagonin pa pikë profesionalizmi. Ata njerëz sa vullnetmirë aq edhe të çorganizuar i ngjanin më shumë çetave me bashibozukë, sesa punonjësve korrektë të rendit.

E njëjta gjë ndodhte edhe me trupat e ushtrisë që vërtet ishin të preokupuar për të shpërndarë ushqime e për të lundruar në ujëra të rrezikshme, por që bënin njëkohësisht veprime kontradiktore, ku gjithmonë urdhri i fundit zhvleftësonte paraardhësin.

E njëjta gjë ndodhte edhe me punonjësit e OSSH, që herë ua hiqnin dhe herë ua risillnin dritat zonave të përmbytura dhe në të dyja rastet gjenin një justifikim serioz për një masë të tillë.

Vetëm në pak orë, unë isha dëshmitar në dhjetëra raste, kur forcat e sigurisë nuk lejonin banorët të ktheheshin në shtëpitë e tyre të përmbytura, me justifikimin se ishte dhënë urdhri për evakuim të përgjithshëm. E me këtë arsyetim ata refuzonin t'i shoqëronin këta banorë me mjetet e tyre të lundrimit. Por, të njëjtët njerëz lejonin që nën hundën e tyre këta banorë të shkonin drejt shtëpive me varka të bëra në mënyrë artizanale dhe shumë më të rrezikshme për jetën e tyre.

Vetëm në pak orë unë pashë se si forcat e policisë të ardhura nga Gjakova trajtoheshin me shumë edukatë e mirësjellje, por askush, përpos edukatës, nuk qe në gjendje t'i ofronte një detyrë, një mision këtyre policëve profesionistë, që dukej sikur kishin kaluar kufirin vetëm për të dredhur zinxhirin anës Bunës.

E njëjta gjë ndodhte edhe me ata punonjës që përgjigjeshin për energjinë dhe e ndalonin atë me arsyetimin bindës se, nëse ajo binte në kontakt me ujin, rrezikohej të kishte viktima. Por të njëjtët punonjës, sa herë gjendeshin përballë presionit të të përmbyturve, se nuk kishin me se të jetonin e me se të mbushnin celularët, nëse kishin nevojë të bënin apel për ndihmë, qenë të gatshëm të tërhiqeshin.

E njëjta gjë ndodhte edhe me ata përgjegjës komunash, të cilët, sa herë merrnin kërkesën e ndonjë zone të izoluar për furnizim me bukë e me ujë, përgjigjeshin në mënyrën më absurde, se ata ishin urdhëruar të merreshin vetëm me evakuimin e të rrezikuarve dhe nuk përgjigjeshin për gjë tjetër.

Me pak fjalë, shteti ishte më tepër se prezent në zonat e përmbytjes, por kjo prezencë e shumëfishtë e bënte edhe më të prekshme paaftësinë, moskoordinimin dhe mosefikasitetin e hallkave të tij. Për rreth 10 mijë hektarëve tokë të shkatërruara e të përmbytura, endeshin pa fund zyrtarë të mesëm, komunarë të zgjedhur, elektricistë të papërtueshëm, policë vullnetmirë, e ushtarakë të kudondodhur. Askush nuk mund të vërë në pikëpyetje as merakun dhe as devotshmërinë e tyre, por të gjithë ata së bashku të krijonin idenë e një trupi të vetëm pa kokë, që ka vullnet, por që s'ka mendim, që ka energji, po s'di ku t'i shkarkojë, që ka bonsens por s'di ç'të bëjë me të.

Atje, në zonat e përmbytura përreth Shkodrës, mund të shihej me lehtësi fytyra reale e administratës shqiptare. E asaj makine gjigante, të ngathët dhe të paaftë të vetëfunksionojë, që di të bëjë vetëm një gjë me përpikmëri: t'i bindet urdhrave që vijnë nga lart. Pikërisht atje në ato zona mund të shihet qartë zotësia reale e shtetit. Dhe si pasojë e gjithë këtyre pikërisht atje, më mirë se në Tiranë, mund t'i jepet përgjigje edhe dilemës që gëlon në kryeqytet: nëse e gjithë kjo hata ishte vërtetë pasojë e një zinxhiri gabimesh njerëzore.

72 Komente

Disa pyetje për autorin:
A vizitove qëndrat e organizuara nga qeveria ku janë strehuar të shpërngulurit?
Si funksiononte "makina shtetërore" atje?
A kishin drita?
A kishin të hanin?
A kishin ftohtë?
 

Shuke kollaj mund te thuhet qe pergjigja u gjet ne Tirane ne ate pak minuta shi qe ra ne qershor 2009.Ne 1 ore u permbyt gjithe Tirana e Rames.

Ne 1 ore u permbyt gjithe Tirana e Rames.

Ne 1 ore shi nuk u permbyt gjithe Tirana, por 1 parking qe u zbraz po per 1 ore, si dhe dy tre rruge ku uji nuk e kaloi trotuarin dhe po per nje ore u zbraz.

Jo me genjeshtra kalamajsh.

Antiant.  Tirana keto vitet e fundit,permbytet rregullisht 2 here ne vit.Kudo ne europe apo ne bote ndodhin permbytje ne periudhen e dimrit.Por cudia eshte se ne Tirane ndodhin edhe ne vere.Me kujtohet,para disa vitesh,kur ne Tirane ndodhi nje permbytje e madhe,(per fat te mire shpetoi nga nje katastrofe e vertete atehere),''ata'' te ''bashkise'' pa piken e turpit ''fajsuan'' rojen e nates,i cili gjoja i ''dehur'' na paskesh hapur portat e diges tek liqeni.

Genjeshtra kalamajsh,apo jo.

Ku kujton ti se jetoj une, ne hene? Ne Tirane jetoj. Ajo "permbytja" qe thua ti eshte bllokimi i kanalizimeve te pusetave dhe as ne trotuar nuk ngjitet uji, vetem tek 2-3 rruge, nga qindra qe ka Tirana. E shumta nje parking 200 metra katror. Dhe ajo e dites se liqenit atehere, permbyti pak shtepi aty rrotull.

Po une si shkoj e krahasoj 5 centimetra permbytje ne 3 rruge me gjysme metri permbytje ne 10400 ha toke.

O Belul, e vertete eshte, gjithandej neper bote ndodhin permbytje. E thame nje here. Edhe po te ishin socialistet ne pushtet do te kishte ndodhur kjo permbytje, sepse as ata nuk punojne. Por puna eshte tek ata qe bertasin Salihu Akbar, qe me ujin deri ne brez thone qe Saliu eshte fjala e perendise, kryeengjelli i zbritur ne toke qe ka veshur cizmet e po qan per popullin. Kete mentalitetin e s(t)alinisteve po qortoj une. Qe sikur edhe me koken tua zhyse ne uje saliu e t'ua shkele me cizme nen uje, ata prape do te ngrene dy gishta ne siperfaqe. Kjo sjellje prej deleje s'me pelqen mua, prej servilash truthare. Kjo po na merr ne qafe. Keto genjeshtrat trashanike qe thua ti per Tiranen na marrin ne qafe. Por ti mbase s'ke faj, ashtu te kane thene atje ku je.

Degjo,perderisa ajo permbytje u  dha ne lajmet e mbremjes ne kanalain kryesor televiziv ketu ku jam une,do te thote qe s'ishte dicka e vogel apo jo.Keshtu e mesova une lajmin.Besome,Shqiperia nuk perben shpesh lajm ketu,duhet te ndodhi me te vertete dicka e rendesishme.U fol natyrisht me ironi edhe per ate <<rojen e dehur>>.Me qe ra llafi,di gje ti,se une jam larg,cfare u be me te,mori denimin e merituar,se desh mori miletin ne qafe apo jo?!

Nuk ka dyshim qe kjo permbytje qe ndodhi ne Shkoder dhe rreth saj,eshte ne permasa shume here me te madha se ato qe kane ndodhur hera heres ne Tirane apo gjetiu ne Shqiperi.Po mua me duket se ti ne nje fare menyre i <<zvogelon>>,apo<< zbukuron>>, (nuk po them genjen se me duket fjale e rende per dike qe se njoh),ato te Tiranes; domethene sa here qe ndodh ndonje permbytje atje,eshte gjithmone 2 rruge,3 trotuare,ca parkinge sipas teje.

Edhe mua nuk me pelqen sjellja shume njerzve,sidomos e atyre militanteve te semure qe si te thuash <<e marrin ne lule te ballit>> per kryetarin e partise apo partine,mire e thua, servila te peshtire.Por cti  besh.Njerezit jane te ndryshem,me botkuptime te ndryshme e nivele te ndryshme.

 

Belul, po krahason permbytjet e tiranes qe mbylleshin brenda pak oreve vetvetiu, duke u shkarkuar ne kanale, me permbytje qe vene gjithe boten ne levizje te te sjellin ndihma, NATO, Maqedonia, Serbia, Italia e te dale njoftimi ne TV... Eshte qesharake qe po e bejme kete krahasim.

Degjo, tirana ka 800 mije banore. Me mire beso qe te genjej per Tiranen, t'i biem shkurt, se po me duket vertet vetja qesharak qe po e diskutoj kete krahasimin.

Belul, me fal qe po te pyes, e di ti sa i bie 10400 ha toke?

organizimi i corgnizuar. Kjo ideja e shkrimit mbi mungesen e nje administrate efikase, te organizuar, ku kush di se cfare, eshte nje realitet me kokforte ku thyjne koken pallavrat tona per shtetin modern, standartet europiane e terci verci. Kjo eshte gangrena , semundja, mallkimi yne se perse nuk kemi shtet serioz, nga polici i thjeshte i katundit te larget e deri te ofiqari me i larte.

Administrata eshte shpirti i shtetit por ku ta kuptojne kete kopilat qe hypin e zbresin nga kali pushtetit.Kush ka punuar ne administraten shqiptare e di se cfare rrumpalle eshte. Biles me vjen keq qe kjo fjala "rrumpalle" nga qe  eshte konsumu kaq shume nuk e percjell tamam situaten.

Dikush do irritohet nga keto dhe do me quaj kritizer. Do me tregoje procedura, ligje, kompetenca, buraokracine, menaxhimin e burimeve njerzore, zyrat komode, cupkat e bukura me PC perpara  dhe djemkat trendi

Kurse une them se kesaj  administrate i mungon memoria, i mungon kodifikimi  procedurave ,i mungon porofesionalizmi preciz e shume elemente te tjere qe e bejne nje administrate te punojne si sahat zvicre edhe kur ndodhin rotacione politike, edhe kur ndodh ndryshimi ministrave, edhe ne situata emergjence etj.

E gjithe kjo vjen nga qe ne cdo kater vjet rishpiket rrota. Shkaku tjeter eshte militantizmi i pranishem ne cdo qelize dhe strukture.

Po për ç'shtet do flasësh mor vlla?

Sot është 11 Janari, dita e Republikës (dmth e shtetit) dhe s'i bije ndërmënd njeriu...

tamam gangrene qe perhap c'organizim gjithnje e me shume!!

Ketu duket me se miri se ku kemi perfunduar. Mungesa e profesionalizmit, injoranca, servilizmi dhe mania per te vjedhur dhe per te korruptuar, mundesisht me parate e tjetrit, mosrespektimi i ligjit, i prones dhe te mires publike. Qe administrata, policia e ushtria jone mezi do ta menaxhojne kete situate kjo dihet. Sma merr mendja se do kete humbje te medha jetesh njerezore. Sa per demet materiale ne jemi mesuar me varferi. Dhe sa te thahet toka cdo gje do harrohet. Deri ne fatkeqesine tjeter ku do perseritet e njejta situate. Prandaj ka ligje, standarde dhe prandaj profesionistet dhe teknicienet respektohen ne boten e civilizuar dhe prandaj ne jemi shume larg asaj bote.

Ps. Keshtu do ndodhte pavaresisht se kush qeveris (plus minus 10 ha toke e lagur ndoshta). Problemi qendron tek ashoqeria shqiptare.

Epo cfare organizmi prisni ju kur ne krye te administrates se emergjences eshte nje mekanik traketoresh me shkolle te mesme dhe me shkolle juridike te plepave. Edhe kaq edhe cuditem si jane kaq mire gjerat. Duhet te jete djale i zoti ky korcari i SMTse se per devotshmeri partiake nga ato te uipit  ish birose politke te PPSHse apo PDSHse   te gjithe e njohin smiley

 

Ah se harova gjithashtu ( butoni per te shtuar nuk qenka me ne faqe)

Pastaj cfare pret nga nje minister mbrojtjejr, nje  ish aktor edhe ky me shkolle juridike te plepave qe i ve e i heq dekorata vetes si Jakamoni ne kohen e Zogut ( Me 97 u be gjeneral Imami, tani eshte minister i ushtrise Imami)

Shqipetaret duhet te largohen nga qendrimet groteske te fajesuarit te qeverise per cdo gje. Qeveria eshte produkt i qendrimeve te njerezve e bere nga njerezit. Nese ajo eshte e korruptuar padyshim qe faji eshte edhe yti, imi apo i cdo qytetari tjeter. Faji mund te jete per ate qe kemi bere apo per ate qe s'kemi bere.

Kjo nuk do te thote asesi moskritika ndaj saj, por duhet qe te tregohen realist ne ate qe thone analistet dhe qytetaret. Te thuash qe qeveria eshte e korruptuar eshte shume e thjeshte, por te marresh pergjegjesi personale per te shmangur korruptimin e zyrtareve per te arritur qellimet tuaja apo per te denoncuar ate kurdo e shifni eshte dicka tjeter, pergjegjesi qytetare e secilit.

 

Qeveria pavarsisht qe kishte fajet e veta, aktualia dhe ato qe kaluan, popullata kishte fajet e veta, sidomos banoret e atyre zonave qe kane punuar per afro dy dekada per te prishur shtratin e lumit per ta perdorur reren per ndertim dhe vete natyra qe solli kushte te pafavorshme te pakrahasueshme me ato te meparshmet.

Pra qendrimet racionale te te fajesuarit te nje objektivi te vetem si shkaktari absolut le pas shkaqet e rendesishme qe kryejne rolin e tyre dhe e ben analizen te dobet.

E ke degjuar ndonjehere fjalen ligj ti apo jo? Dhe as qe ja paske idene fare pergjegjesise qytetare.

Me habit aftesia juaj per te dalur ne konkluzione perfundimtare kaq te sigurta. Gjithsesi, te paragjykosh per mendimin tim eshte dobesi dhe ky nuk eshte problemi im.

Jo vetem qe e kam degjuar por e studjoj cdo dite pasi lidhet ngushte me studimet e mia. Kjo do te thote qe une po kerkoj te studjoj dhe mesoj akoma, gje e cila me ka mesuar gjithashtu se une s'mund ti lejoj vetes lukse te tilla si paragjykimi, por te bazohem ne fakte dhe analiza kritike.

Gjithe situata, duke perfshire papergjegjshmerine e njerezve, komentet tek peshku, deklaratat politike te qeverise, te opozites, inkompetencen e te gjithe asaj qe ne menyre megallomane e cileson veten si "shteti shqiptar", eshte bere aq shume groteske, saqe mua nuk me behet ndryshe sesa ta krahasoj me kete skene.

www.youtube.com/watch

Kto fatkeqsi po i vijne per mbare kesaj qeverie.Sipas parimit "turbullo te qarohet" po i shfrytezojne me kaq efikasitet,sa nga shkaktare po kthehen ne heronje te situates,fale dhe Fevziut ,qe opinion-in e ka kthy njelloj si emisionet e te ndjerit Alfons Gurashi

O Pjeter pse te vjen sinjali i TV Klan ty? Mu ka kohe qe nuk me vjen.

Do te me pelqente te lexoja te peshku mendime larg ndikimeve e preferencave partiake sepse i tille eshte edhe problemi.Se pari te diskutohet per ate rregullore te shfrytezimit te digave qe specialistet dhe mediat po e prezantojne si biblen.Praktikisht me shifrat qe ka dhene media duke iu referuar te dhenave te KESHit me me pak se 1000 metra kub uje ne sekond shkarkime,fushat e nenshkodres jane te destinuara te mbyten gjithmone,kjo si rezultat i asaj qe shkarkimet behen duke pare se turbinat po shkarkojne dhe niveli i ujit po rritet. Dhe realisht fushat qe jane te permbytura sot jane permbytur sa here qe KESH ka pase qene i detyruar te shkarkoje uje.A duhet gjithmone qe te permbyten keto zona?Cfare do te ndryshoje qe te mos permbyten neser ne mos me keq? Mos o Zot! Fati i mire i Shkodres qe lumi i Kirit nuk ishte ne ate "performancen" qe jane mesuar ta shofin lagjet ne lindje te Shkodres se atehere mund te ishte ba edhe nje hata me e madhe brenda qytetit.Kjo sepse uji i Bunes dhe i Kirit nuk ka ku te shkarkoje dhe kete e dine te gjithe shkodranet. A eshte siguria per mos me pase permbytje te kjo rregullore qe mund te gjendet edhe ne meshiren e kushteve atmosferike qe nuk i ka ne dore asnje specialist dhe asnje qeveri sado e pergjegjeshme dhe vullnetmire te jete.Drini ka permbyte gjithmone dhe para se te filloje punen HEC Vaut te Dejes ka patur 2 drejtime;njeri ne drejtim te Lezhes nepermjet fushave te Zadrimes dhe tjetri ky egzistues qe se bashku me Bunen dhe Kirin dalin se bashku ne det.Praktikisht HECet dhe ujembledhesit e tyre ne vend qe te jene faktor stabiliteti potencialisht po kthehen ne rrezik permanent per Shkodren.Edhe kuotat rreth 290 metra qe permendin specialistet duhet te jete menduar per shfrytezimin sa me mire te depozites ujore dhe nuk bahet fjale aspak per siguri njerezore.Ajo kuote sikur te mos bjere asnje liter uje Drini per te ulur gjysmen e lartesise me shkarkime 1000 metra kub ne sekond duhen rreth 20 dite.Po sikur te kete reshje te tilla si ato te fundvitit kur HEC Komani punonte pa asnje pike uji te derdhun nga Fierza me 4 turbinat?!Edhe specialistet qe kane punuar per keto vepra kaq te rendesishme duhet te shohin ato qe jane ba gabim qe te kontribuojne ne ndreqjen e kesaj situate qe rrezikon te perseritet ne forma qe askush nuk deshiron ti shohe te perseriten.

Demi paraprak i llogaritur per banoret dhe pronat private mendohet te shkoje ne 60 milion euro.

Shpesh degjojme drejtuesit e KESH-it dhe anetare te qeverise qe ne fjalite e treta dhe te katerta, qe vijne pas zotesise se tyre menaxhuese te situates!!, vjen edhe ajo qe po fitojme goxha para prej venies ne pune me kapacitete te plote te turbinave. Fitimi vjetor prej kasakdes sipas Priftit shkonte ne 70 milion euro ne vit.

Pra jemi ne "Nul" perfitim ekonomik. Pra menaxhimi eshte "NUL", pasi nuk ka perfitim ekonomik.

Po te shtojme ne humbjet demet ne veprat kulluese, argjinatura, rruge dhe ura te porsa investuara, te cilat nuk jane llogaritur sepse jane prone publike,  themi qe eshte nje shkaterrim i madh ekonomik ne "MINUS".

Askush nuk futet ne demin njererzor si pasoja shendeti, te cilat vijne prej lageshtires se tejzgjatur, shokut psikologjik te humbjes dhe deportimit, anktheve per te rindertuar prej fillimit ate qe humb, themi qe kemi te bejme me nje menaxhim social reversibel.

Per kete analiza te kthen tek aventurae Pramidave, Gerdeci dhe me te drejte pyet : akoma do ta kesh ne qafe paaftesine ose papergjegjshmerine e pakoregjueshme!

Dicka tjeter si rrjedhoje llogjike qytetare:

Kur te gjithe me kryeministrin ne krye deklarojne( dhe nuk eshte e nevojshme te na i tregojne ata, se kane mijra vjet qe rrjedhin) qe perrenjte tane nga pa-uje kthehen ne super lumenj te rrembyeshem dhe te papermbajtur, del pyetje;

kaq idiote jeni qe e mbani kuoten ne 289m dhe pastaj prisni te hapni portat "sipas rregullores" se po shkon ne 7 metra ne limit. LLogjiken e mosvleresimit dhe skllaverise se diktatorit do ta mbajme akoma mor delenxhinj grykes.

Ne vend te thone 280 metra eshte limiti sepse mbrojme edhe njeriun edhe rregullojme mireqenien.

Kishte nxjerre faqja e top channel para gjysme ore nje lajm ku fliste per raportin e nje analize ekspertesh zviceriane, te zhvilluar ne vitin 2008-2009, me kerkese te qeverise shqiptare, ku kishin paralajmeruar katastrofa ne ate zone. Por tani nuk e gjej tek faqja e TCH?

Cfare rendesie kane zvicerianet kur te gjithe specialistet thone qe ne punojme me 20%. Pra parashikojne permbyytje cdo 20 vjet.

Sipas kesaj llogarie kafsherore, i takon nje njeriu te perjetoje permbytje (Dizaster=fatkeqesi) ne cdo 20 vjet te jetes se tij pra 2-3 here ne jete.

Kujt kafshe te ngrate qe quhet njeri do tia "ngarkonim" kete perkujdesje?

Ky gazetari duket qe eshte ekspert i midhjes dhe i peshkut:

E njëjta gjë ndodhte edhe me trupat e ushtrisë që vërtet ishin të preokupuar për të shpërndarë ushqime e për të lundruar në ujëra të rrezikshme, por që bënin njëkohësisht veprime kontradiktore, ku gjithmonë urdhri i fundit zhvleftësonte paraardhësin.

 

Urdhrat ne ushtri jane shpesh te ketij lloji; ne varesi te situates urdhri i fundit shfuqizon paraardhesin.

 

Sikur te zgjidheshin punet dhe hallet tona me fluksin e inatit dhe urrejtjes qe percjellin njerezit e shkolluar ne vendin tone,sigurisht qe do te ishim me mire se Zvicrra.Puna asht se nuk kemi ditur te ndertojme dhe te ndertojsh do te thote qe njerezit e zgjuar te japin mesazhe njerezore fillimisht e jo te krahasoje nje shumice me bageti.Nuk e di te cila specie e fut veten ai zoterija qe i bani dele ato qe kane votuar per qeverine aktuale?! Pse e mbushni veten me kaq shume inat dhe transmetoni te te tjeret mesazhe urrejtje? Ka patur apo jo pergjegjesi njerezore sigurisht qe mund te jete e verifikueshme por mund te dale qe edhe me respektimin e te gjitha rregulloreve ekzistuese tragjedija mund te jete e perseriteshme dhe kjo eshte ajo qe duhet te na shqetesoje,sepse mund te perseritet me pasoja me te tmerrshme.

 

Shumica e rretheve te tjera te Shqiperise jane treguar te qyteteruar dhe kane votuar here per njeren parti, here per tjetren. Tirana, Durresi, Elbasani, Korca, Gjirokastra, Berati. Ajo zona atje ka 20 vjet qe voton vetem per nje njeri, jo nje parti, dhe ne te njejten kohe vetem imigrojne perbrenda Shqiperise e jashte saj, sepse nuk jane mire ne tokat e veta. Keshtu qe "dele" e kane hak. Demokracia ka dy forca politike, jo nje. Nje ka diktatura.

Ama kjo s'ka lidhje me permbytjet, eshte gabim te jene te dyja keto tema ne nje artikull te vetem.

Asaj zones atje i ka dale nami qe voton vetem per nje njeri!!!

E verteta eshte krejt ndryshe.

Por nje gje eshte e vertet, qe atyre kurr su nemrohet vota.

A e pe ne zgjedhjet e fundit, ne shumicat e qenrave te votimit rrezultati dilte 400:0, 389:1 e keshtu me radhe.

Qenka hequr butoni "edit."
Dua te them se ajo qe quaj une shoqeri demokratike dhe e qyteteruar, eshte shoqeria pluraliste, jo bastionet politike. Bastionet politike jane dele.
Pse te punojne deputetet e PD ne ato zona kur e dine qe do te zgjidhen prape? Politikani kercenohet me vote, qe te beje pune. Po s'e kercenove, je dele, dhe ai bariu yt, qe ben sikur te majm e te ther kur ka festa.

dmth i bie qe edhe vlonjatet dhe fieraket te jene dele.Ok jam dakort me kete perkufizim.

Sigurisht, edhe ata bastione delesh dalin ne kete rast.

I vetmi ndryshim me Vlonjatet e Fieraket eshte qe nuk kane zaptuar Tiranen. Jane mire ne token e tyre. Ata qe kane ardhur kane paguar per banesat, nuk i kane vjedhur ne mase.

Problemi e ka emrin Sali Berisha or mik.

Sikur te zgjidheshin punet dhe hallet tona me fluksin e inatit dhe urrejtjes qe percjellin njerezit e shkolluar ne vendin tone...

Me Kujtim, ta dish qe - sistemi qe jetohet ketu ne Tirane, eshte i tille qe -ben vetem pare, edhe fjalet i ben pare. Nuk ka kurrfare lidhje me Demokracine /aq me teper me Zvicrren (qe ka edhe mireqenien) Keshtu qe, "merre lehte" mendimin e atij tjetrit .

Edhe autori i artikullit se ka qellim informimin, por vetem pershkrimin i cili varet nga kendveshtrimi, + apo - (se per neutralitet nuk flitet as pretendohet qe te flitet)

Problemi e ka emrin Sali Berisha or mik

Ne kohen kur S Berisha me kabinetin qeveritar ka dite qe ka veshur cizmet,dhe po qendrojne aty prane njezve,prane familjareve,ne kohen kur ,po vershojne ndihma nga mbrenda e jashte vendit,kur eshe serbet e kosoves po kontribojne me ndihma,qeveria e kosoves komunat e kosoves kane dhene dhe po japin kontrbut me ndihma monetare dhe materiale,kryetari i bashkise se kryeqytetit dhe i opozites vetem shan,shpif e mallkon,njerzit dhe vendi po permbytet ky kerkon fajtoret,pse nuk e mbledh bashkine dhe te planifikoje ndihma per zonat e permbytura.

Pse nuk shkruan A Bushati asnje fjale per qendrimin arrogant prej rrugaci te  Rames para ketyre njerzeve fatkeqe.

A e pa z Bushati sa qendrim te ulet treguan para atij te riu shkodran

qe ua tha ne sy se qeveria po na ndihmon,dhe kur z Majko u mundua te pengonte edhe kameren qe po filmpnte?

 

 

Kryeministri nuk ka per detyre (as per qejf) te veshi "cizmet,dhe .......qendrojne aty prane njezve,prane familjareve.. ohoooohhh0000, paske mbet tek 91-shi shoku,..... gju me gju me popullin. .....

Detyra e Kryeministrit eshte , Te mos beje RRUPALL, dhe qe te marre masa e te mos ndodhin me te tilla tragjedi, ........ edhe diku tjeter, gje, te cilen Rama e ka te sigurt qe do te vije shume shpejt.

 

ja dhe nje artikull interesant nga gazeta shqiptare me fakte mbi rregulloren teknike te shfrytezimit.

po kush ta zbatoje e ta degjoje thuaj...

 Mos u zini djema. Krahinizmi eshte diçka e semure. Artikulli shprehte nje realitet te hidhur, i vjen apo si vjen mire ndonjerit. E thote bukur Andi;  

"...Askush nuk mund të vërë në pikëpyetje as merakun dhe as devotshmërinë e tyre, por të gjithë ata së bashku të krijonin idenë e një trupi të vetëm pa kokë, që ka vullnet, por që s'ka mendim, që ka energji, po s'di ku t'i shkarkojë, që ka bonsens por s'di ç'të bëjë me të..."  

 

Kjo situate tregon dhe nje here se sa te paafta jane qeveritaret tane per te manaxhuar situata te renda. E thote bukur nje komentator, se, as socialistet nuk do te kishin bere gje. Dhe kjo vjen sepse ka vite qe nuk behen stervitje testi, me grupe te ushtrise, policise dhe popullates. Pra shteti jon i pjerdhur dhe administrata e saj rrompalle, jane ne nivelet me te ulta te aftesise. 

Nga Krasta Krau ne Flickr, me titullin: "Veç Zoti mbetet"

http://farm5.static.flickr.com/4036/4268704805_80a6e23b7b.jpg

Serish nga Krasta:

http://farm3.static.flickr.com/2792/4268701813_892a9c4cac.jpg

 

PS: Pse eshte hequr opsioni i editimit?

 

Antian,t se car vrime fylli i bike shifet, dmth edhe fanatizmi jat shifet, edhe prej ca zonash vike shifesh... bake edhe si njohs "shkencash politike". Shkodra asht e ka me ken Shkoder vec se rrethohet nga njata Male me malcor e fshatar, shif prej ka vin shum figura te njoftuna ne tana fushat. Bastionet politike nuk identifikohen me delet, jan ne gjith boten si fenomen,po sdo te jap leksjone ty se as ti thith truni. Shqipnia po i profilon drejtimet politike, po i ringjall. VOTA E POPULLIT NUK GJYKOHET PO GJYKON! Populli a Sovran sido qe te votojn, per cildo arsy e ti sje askushi me gjyku per "qytetrimin" e votes, masi (kam mbaru shkenca politike) NUK EKZISTON SI KONCEPT....E qarte. Qe Veriu te jet Djathtas e ma Nacjonalist nuk a problem, njashu si e ka jugu majtas....Kja tendence tregon edhe nji Histori te gjat te SHQYPNIS...Un jam shkodrane e nji zat e di se sa krenare jam tuj ken perpos te qenunit shqipe. Veriu e Shkodra mund ti thush gjana, ne popull dele jena ne pergj, po  (historikisht kena luftu ma shum, ne cdo aspekt, dhe nga struktura mendore e trupore Veriu a ma afer nordikut europjancan se jugu)  "ju" zatni ca jeni?

Te lumte qe ke mbaru shkenca politike, por kishe bere mire te kishe bere edhe pak gjuhe shqipe, se mezi te lexova.

Gjithsesi, une s'kam gje me Shkodren e as me qytetaret shkodrane, se njoh shume prej tyre dhe kam respekt. S'di t'i kem permendur ndonjehere. Po i pata permendur, citoje. E kam me ate zonen e bagetive, qe rrethojne shkodren e qe  tashme kane mbushur edhe shkodren brenda e s'ju kane lene ju shkodranet te jeni qyteti qe keni qene. Keni qene qyteti me i qyteteruar ne Shqiperi, me historine me te gjate qytetare. Tani po jua brejne nga te kater anet, si minjte. Sic po brejne Tiranen. Dhe ato pak qytetare qe kishit ose kane ikur ne Amerike, ose jane aty e s'ndjehen. Ju rrofte qe keni luftuar.

ti plako fol sikur jeton me naj planet tjeter dhe je tu pa me teleskop nji pike te Tokes qe rastsisht quhet veriu i Shqiprise...pale po i futesh dhe ca analizave filizofike-blegtoriale qe te mbushin rradaken 100%.

Ik e futi nji tas dhall tani se analizen e kryve!

Dafine, sinqerisht, ma shpife! Kujtoja se vetem bashkeqytetaret e mi shkodrane pa shkolle (po jo domosdoshmerisht pa diplome), banore kafenesh, bejne akoma kesi muhabetesh me krenari e me djep kulture. Te me falesh, por e kam shume veshtire ta besoj se je diplomuar ne shkenca politike. Shihet edhe te niveli i perdorimit te shqipes (dhe nuk po flas per dialektin!)

"Shkodra asht e ka me kene Shkoder, vec njata Male me malcor e fshatar, shif ka vin shume figura te njoftuna ne tana fushat..." Seriozisht dafine? Shkenca politike????

 

Shkodra asht e ka me ken Shkoder,jete e mot.Eshte status e garanci...

Me ben shume ,shume pershtypje fisnikeria e banoreve te zonave nen uje....Te permbajtur ,me dhimbje shume por jane e ngelin zoterinj(ne Vlore kjo nuk ndodh kurre...ulerima e patetizma)Une mbeshtes shume komentin e Kujtim URovi.Me sa duket eshte njohes i situates.Nenshkodra ishte e destinuar gjithnje nga shkarkimet e turbinave te permbytej.....Ai idhulli juaj sikur ne menyre patologjike urrente Shkodren.....Ky perçmim per njerezit e urrjetje qe percjell ky anti ketu (anti i bie i fije si kondrapedal)ne fund te fundit eshte shkatrrimtar per ate vete si person...nje njeri qe ka kaq furi urrjetje minimumi eshte i destinuar te kaloje jeten ne palumturi e skizofreni permanente.Fjala e specialistit.

Zane, une shkodran jam dhe ndjehem mire me ket fakt, por se ku dreqin e gjen ket vetbesim e krenari absurde ti e ca te tjere, qe rrahin gjoksin sa te kulturum jane, e bla bla bla. por ne te njejten kohe ju mungon aq shume kultura e te folurit sa e ben qesharak pretendimin se je shkodrane.

C'pune ke ti me menyren si e shprehin dhimbjen vlonjatet moj zonje? Cfare konkluzioni nxjerr ti nga kjo dhe kush tha se je kompetente per te gjykuar? Ti si shkodrane, ku e shprehe kulturen te ajo qe shkrove ma siper?

"Shkodra asht e ka me kene Shkoder..."  Ca dmth me kene Shkoder? Me ndejte urte kur permbytesh e me sha vlonjatet kur s'ke gja tjeter per me thane? Une vij prej nje familjeje te vjeter e me tradita shkodrane, por nuk e kam ndjere kurre nevojen me e trumbetu nder joshkodrane se sa te mire e sa te kulturum jena, sepse kam supozu, qe sjellja jone duhet ta reflektoje kete gja vetvetiu, nese asht e vertete qe jena aq te kulturum. Shembulli vlen ma shume se nji mije fjale, prandaj edhe pse shkrun ne kushte anonimati, perpiqu mos me i turperu bashkeqytetaret e tu me ato qe shkrun.

Po patjeter smiley.  Ja pse shoqja ime e ngushte ketu eshte shkodrane smiley.

vallai une si shqipni e mesme i kam zet te dyja palet, si shkodranet dhe vlonjatet. Apapapa te dy llojet nuk mbahen me 100 litare smiley

Por une di vec kaq, qe, ke shpija qe kemi me qerpic, bohemi keq kur na pikon catia, ne raste kur ka shi te madh. Dhe shkon e pikon mu ke krevati im, ku une nuk fle me prej shume shume vitesh. Edhe kur vjen puna, une behem keq 1 here ne vit a dy vjet kur ndodh kjo e sme ze vendi. Ju bertas edhe ktyne cerrave ke puna, kur plaka me thote qe ka piku ca pika ujti siper krevatit dhe ka vu nji tepsi te vogel aty  smiley

vallai une si shqipni e mesme i kam zet te dyja palet, si shkodranet dhe vlonjatet. Apapapa te dy llojet nuk mbahen me 100 litare Big Grin

Tushe, thuja peshqve qe te besojne, po une e di qe i ke dengla smiley.   Po rri tani se kena gjak t'embel smiley.

PS: Po e le me kaq dhe s'po te demaskoj me tej ne peshk si shqipni-emesme-sheqere qe je smiley.

kush asht mjeshter permbytjesh ketu qe te me shpjegoje pse edhe pasi kane ra shkarkimet nga hidrocentralet uji vazhdon te ngrihet ne nenshkoder? sepse po me duket si fenomen  i cuditshem. keta katunaret knej thone krejt te qete "asht fry deti" por me duket paksa e cuditshme. pastaj, me muhabetet qe behen ktu kur u ndertun digat per ca u ndertun? per me e mbtye kukesin e me e mbyte shkodren e lezhen? dhe me duket i cike ironike te shash per moskorrektesi ata ushtarake qe pardje ne darke kane punuar gjithe naten per te ngritur digen e bentit qe uji nga trushi te mos kaloje ne torovice e te permbyte gjithe lezhen.

dhe meqe doni lajme te fresketa e meqe une jam afer ujit, torovicaket kane dale te ruajne bentin sepse nje nate paskan zene dikan qe paska dashte me i vu tritol bentit. gjana edhe kto qe ndodhin.

Po jo ore shkinaks, se nuk po shan njeri ushtaret, por po flitet me keqardhje per mungesen e disiplines dhe organizimit qe ka populli e administrata. Nuk e di kush na e ka fajin qe jemi milet kaq i mbrapshte dhe i paafte. Mbase puna me detyrim gjate 50 vjeteve diktature, a mbase kemi qene gjithmone keshtu, por qe jemi popull qe e kemi zet punen ne ekip, kjo nuk mohohet dot. Kemi deshiren, por s'kemi disipline dhe edukate.

Dhe ne gjithe kete mynxyre, ku njerezit po i humbasin te gjitha dhe jane  ne kulmin e deshperimit, ka njerez qe u shkon mendja te vene tritol.... Gjera qe ndodhin... vetem ne Shqiperi.

Shkodra, per mu asht fatkeqsi komtare, qe asht katandis ne kit dite.Kan ngel tu u krenu me vorret.Qytetrimi ne rradhe  shprehet ne aftrsine per te jetu ne komunitet.Ne shkoder ai qe pagun dritat quhet komunist.Imaginoje

Po, e vertete Pjeter. Biles, ne Shkoder, ai qe s'di shqip, quhet "i jashtem". Ty besoj do te te merrnin per italian, per nga menyra si shkruan. 

Mos u merzit nper shqipen teme.Nuk te prish pune besoj,mjaft te kesh kuptu ato qe kam than,se tek e funit per me komuniku na duhet. smiley

Biles,eshte fjale shume shkodrane..Ti mor lum zotnia je prej atyne qi i kena pa thane shkodrane prej puket..Hajt shnet se e mora vesh kush je...Ku ku moj nane ...

 

 

Me vjen shume keq per ato qe marrin persiper te bahen gjykates dhe vleresues te nje krahine apo nje shtrse te madhe popullsije tuj u nise nga origjina apo preferenca politike.E pata ba edhe une nje here kete gabim ne nje bisede me nje mik hollandez teksa mora persiper te gjykoj ndryshimin e italianeve te Barit dhe te veriut tuj vu ne dukje se ndersa ne Bari ndodh qe taksisti te futet edhe kundravajtje ne oret e dites,ne veri pret shoferi edhe kur nuk ka trafik derisa te ndizet drita jeshile e semaforit.Miku hollandez me kundershtoi tuj me thane se ato jane njelloj ne mentalitet.Diferenca asht se atij ne veri i kane vu kamerat ne disa vende dhe pasi ka pague gjobat per kundravajtje nuk e perserit ma.Keshtu qe edhe ketu te PPU para se te merrni persiper te gjykoni popullin vleresoni mekanizmat qe funksionojne ose mungojne.

jo, jo, Kujtim; miku hollandez sikur e ka thjeshtu pak si teper doren. Nuk eshte vetem pune kamerash e dritash trafiku ajo pune. Te ishte ashtu, ku ma gjen. smiley

Jo mo, pa merak se nuk merzitem hic une.

E shyqyr qe kemi miqte hollandeze qe na sqarojne si funksionojne demokracite perendimore se qysh do t'na vente halli thuaj! smiley

Kujtim Urovi nuk ka ditur t`i pergjigjt hollandezit kodosh. Ai nuk ka ditur t`i thote qe qe eshte edhe sepse ata verioret kane nje prejardhje italiko-lombarde, ka harruar t`i thote qe pugliezet (ashtu si edhe ne jug ne pergjithesi) kane qene popullsi nen pushtime e kalimesh te popullsive arabike, greke, normane, spanjolle, mbetje te kryqezatave drejt lindjes, dyndje nga Ballkani, etj. Pra nuk eshte kaq e thjeshte sa tek ushtrimi i rregullit.

Ndersa diskutimi rreth pasterise se Shkodres e cila ka nje tradite te hereshme te lidhjes me veriun europian dhe Venecian kryesisht, si dhe nje mburoje tradicionale te kishes dhe kultures Austriake, qendron. Por dyshimi eshte se ne te kane zbritur( si edhe kaheret) popullsi e pa kultivuar prej malesise. Sa ka qene e afte Shkodra qytatare ta absorboje me qytetari e kulture me tolerancen e vet, kjo eshte per tu diskutuar. Dyndjet e ketyre viteve te malesoreve mbi qytet, si dhe emigrimi i madh i autoktoneve drejt perendimit ka krijuar nje deficence te madhe nder popullsine qytetare dhe tradicionale te kultures dhe tolerances. Dhe kjo jo vetem ne Shkoder por edhe ne Vlore e sigurisht edhe ne Tiranen qytetare, e cila me mundim te madh 30-4o vjecar iu desh edhe asaj te qytetarizonte, liberalizonte ose zbuste ardhjet(nuk po i quaj dyndje) te jugoreve te pasluftes N_C.

Vuajtjet dhe diskriminimi qe i beri ketij qyteti(Sh) komunizmi( katolicizmi ishte ne qender te goditjes) e kane coroditur, dhe ajo sot nuk arrin te kuptoje kush qendron mbi vlerat e te djathtes qe eshte genjeshtra me e madhe ne forme demagogjie te ketyre qe jane ne pushtet. Ajo nuk po shkeputet dot akoma prej dhimbjes se madhe te daljes prej komunizmit.

Edhe politika e ndertimit te hidrocentraleve pa zgjidhur definitivisht derdhjet ne emergjence te tyre pamevaresisht "perkujdesjeve" te partise ne fuqi, ka ne thelb po ate psikologji te dikureshme. Te fitojme prej kaskadave por te kemi kujdes te zbatojme rregulloren e derdhjeve mbi qytet!!!!Bah, nuk ka mundesi kurre!

Pra te lagen mire por jo te mbyten fare.

Po ku na ben gje ne hipopotami mo Mrroklle!

Mos e ktheni debatin ne Veri/Jug per shkak te nje marre 110%.

Kur flitet per keto gjera me vine zorret te gryka.. aman na i kurseni se kemi nje jete te tere ne perendim e i kemi pare / rrahur te gjithe veri/jug dhe shqiperi e mesme.. Nga nje kazan vine te gjithe! Mund te kete ndonje ndryshim vertet kur dikush eshte rrit ne qytet dhe ka bere shkolle dhe tjetri ne fshatin e izoluare me pak shkolle.  Se me te verteten e zotit sic i thone, me rob te trashe e kokderra se katundaret e shqiperise se mesme s'me kane zene syte dhe s'besoj deri sa te vdese.  Fshataret e Kucit dhe te malsoret e Lekbibajt jane lule!

 

 

 

 

Vallaj, kur lexoj gjëra të tilla më vjen një mendje të them: a nuk ndahemi fare? Veriu të qeveriset veç e jugu veç. Si punë konfederate...

Kështu do ngelemi gjithë jetën duke akuzuar njeri tjetrin për racizëm. I futim një të ndarë aty, tip konfederate si në Zvicër, e mbajeni bacë Salinë gjithë jetën votojeni.

 

demek jugu eshte me objektiv kurse veriu impulsiv gjasme? dmth qe c'a kane lind ne shkumbin e poshte marrrin vendime te peshuara dhe e kunderta mbi shkumbin?

Sa bardh e zi i shifni gjonat mer cuna (dhe goca)...a thus se bac Saliu eshte votu n'veri 100% dhe ka mor 0% n'jug.

Jo, nuk është veriu më impulsiv. Në fakt veriu sipas meje është më i kufizuar në zgjedhje. Bëhet ça bëhet, bacë Saliu votohet aty. Po të shikosh në zgjedhjet e kaluara, të gjitha zonat veriore, po të gjitha pa përjashtim kishin +2 deputetë për PD. TË GJITHA.

Vijmë tani te pse është i kufizuar veriu... së pari, sepse komunizmi është kuptuar si diktaturë e jugut ndaj veriut, kështu që kjo periudhë është ajo e "marrjes hak". Prandaj votohet Sala me çdo kusht. Prandaj le të bëhen përmbytje, le të tundet qiell e tokë, shumica e votave nuk lëvizin andej. Kjo është dëmtuese për alternativat brenda demokracisë.

Çështja tjetër është që veri-jug nuk i kanë besim njeri tjetrit. Madje, me keqardhje shikoj se edhe në njerëz që sipërfaqësisht duken të kulturuar dhe të dalë jashtë stereotipeve, përsëri ... në të njëjtin vend ngelen. Madje duken këtu që është një mejdan virtual, le më në real life.

Kështu pra, ke ndonjë kundërshtim ti të bëhet federatë? Veriu qeveriset veç e jugu veç. Aty do ketë më shumë vend për opozitë, më shumë vend për alternativa. Se vërtet smë duket të ketë bythë mjaftueshëm asnjë politikan shqiptar të qeverisë përtej bajrakut të vet. E shumta që bën, e qeveris Shqipërinë ME bajrakun e vet.

A i futim një të ndame pra? Si miq?

 

Ti ia keput kot.

Pa nje katarsis or ti djale, nuk behet asgje. Pa shtrydhje qelbesh, nuk shkohet asgjekundi. Mos u mundo as ti as France as USA. Nuk ia del askush pa kete shtrydhje.

E shtrydhja or lum zotnia behet nga vete ata qe vuajne nga semundja. Jo nga jashte. Nuk do te vij une te te shtrydh qelbet e tua. As ti te miat.

Dhe vetem atehere do te shohim kush kishte qene qelbur me shume, dhe atehere do te shohim kush do te lehtohet me shume nga pastrimi.

Sa kohe qe ketu llomotitet per thjesht zbukurime dhe stolisje dhe pudrosje plagesh, kot e ke. Shoqerite moderne lejojne nje minimum qelbi ne trup, sepse eshte e pamundur te jesh puro 100%. Por ama, kur e kalon cakun, aty duhet bisturia. E per ne or trim, caku eshte mbushur dhe kaluar me kohe. Por asnje bythpambuk ska tru t'i hyje punes me themeli.

Si i hyhet punes me themeli ? Ja keshtu :

Duke i thene kriminelit te djeshem : QEPE SHKERDHATE ! ulu ze vend diku dhe mos u ndi. Dhe mos te te shoh dy here duke me dhene leksione demokracie apo duke pretenduar pushtet.

Gjerat duhen vene ne vend, secili shkamin e vet, thote katundi.

Por sa kohe qe funderrinat pa uje ne sy, te paskrupulltit do te jene ende gjarperinj te zgjuar, ske per te pasur as vend, as qeveri, as hale per se mbari.

Hajt shendet tani.

 

 

Duke i thene kriminelit te djeshem : QEPE SHKERDHATE ! ulu ze vend diku dhe mos u ndi. Dhe mos te te shoh dy here duke me dhene leksione demokracie apo duke pretenduar pushtet.

Keshtu te kane thene ne France? Se kam degjuar qe i kane inat emigrantet shqiptare. Por s'e dija qe ata te permendnin fjalen qelb, se per te tjerat, njesoj si ata po shprehesh dhe ti.

Te dogji gje ty zotni ? Nqs je kriminel i djeshem, atehere po te them qepe e rri urte. Nqs s'je, dil nga mehalla e fol me tjeterkend.

Jo mor zotni, une ne te djeshmen kam qene femije, dhe stergjyshit tim, sistemi i Enverit i vodhi mijera metra katror toke ne Tirane. Priten me dy gishta gjysherit e eterit e mi, priten ata qe rrezuan kriminelet e djeshem. Por sot, gjysherve e prinderve te mi, ia kane vjedhur po te njejten toke, 30 mije metra katror toke ne Tirane, kriminelet e sotem. Dhe kur u mblodhen burrat e kulturuar te fisit tim, me letra e shkresa ne duar ne vitin 1994, qe t'u sqaronin me te mire, me dokumente zyrtare ne duar, qe s'duhej ta zaptonin ate toke,  i dolen me kazma e ne duar, dhe njerin prej tyre e vrane. Dhe kryekrimineli i sotem as u ka dhene para per ate toke dhe as ka ndermend t'ua jape. Madje po legalizon vjedhjet. Ata hajdutet e sotem ndertojne e japin me qira ndertesat qe kane ndertuar ne ate toke dhe i fusin leke. Ata qe kane ndertuar kolibe e jetojne si kope, nga 10 vete ne dhome, nuk i japin dot me qira, por dalin e vjedhin neper rrugicat e Tiranes naten, pasi kane bere diten punet qe dikur i benin jevgjit. Dhe pjesetareve te fisit tim, qe u takon ajo toke, u jetojne femijet e sapomartuar ne shtepi me qira e vete i kane muret e shtepive te vjetra e te krisura. Keta jane kriminelet e rinj, po njesoj si ata te vjetrit. Keta jane ata qe votojne 400 me 0 Salen. Dilni e flisni edhe per kulture qytetare, madje na ofendoheni kur ju themi maloke, qe permbledh injorancen qe keni ne ato zona. 
Ky stil i te jetuari, "bjeri qenit" eshte ajo qe nuk gjetet ne Tirane juve kur erdhet, sic gjeten korcaret ne jug, kur deshen te bejne te njejten gje si ju. Bete hajer duke e zbatuar vete, dhe prandaj ju pelqen ta mbani akoma. Por do ta degjosh dhe ti nje "qepe e rri urte nje dite" nese jeton me "qepe e rri urte." Kush jeton nga shpate, nga shpata vdes.

Sa per temen, Shqiperia s'ka per te bere hajer dhe ka per te qene e percare derisa te kaloje nje brez i tere njerezish. Harrojeni. Vetem pasi te jene plakur e te kene vdekur njerezit qe dine, dhe pasi te kene lindur ata qe s'dine gje, vetem atehere do te jemi tamam.

J. une them te krijojme nje Republike Etike Shqiptare, bazuar ne punen dhe respektin per tjetrin dhe per bashkesine. Le te na e zgjedhin nje cope toke, nje qytet te vogel me rrethina, nje fshat ne mal, nje koder ... smiley  

une them qe te flejme gjume me mire, ti rujme ato cik tru qe na kane ngel se me cpo lexoj ketu o Fin, po na rrshqasin smiley

Sikur ishte ke permbytjet halli apo ishte barcaletat me vlonjate e shkodrane ,qe pasken uzurpu temen smiley

hajt bofshi naten e mire smiley

Po pra, qe ketej edhe ideja ime per me u izolu Bedri! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).