Fotografi nga gazeta Shqip. Shkrimi që shoqërohet nga fotografia mund të lexohet duke trokitur këtu.

65 Komente

Bravo ushtria e NATO-s, qe s'ke as cisme per ushtaret.

ore po ata helikoptert qe blene nga franca ku jane more!!!

hëhë... jepni jepni ndihma t'i përmbytin këta birbot.

Unë gjithnjë e më shumë bindem: mos jepni gjë pa u vënë përgjegjësi pas hekurave. Do t'i mbytin, do i hidhni dëm.

po e J po , te presim gjygjin ne tani per pergjegjesit, ka hik per lesh pastaj popullata.

 

Sa foto bukur, sa sh d.m.th Ama kamionet e ushtrise jane permbytur me sistem, ne rreshte te gjith anash rruges. Per te lend vend te lire kalimi per te tjeret me gomone smiley

Foto qe tregon ate gjendje katastrofe. Gjendje qe duhej te drejtohej nga shtabe ushtrie, policie dhe komisione drejtuesish me eksperience ne Emergjenca Civile. Klloune si Basha te cilet nuk i kane thene botes se prakticitetit "miremengjes", nuk kane si te jene ne krye te situiacioneve te tilla. Shtabe ushtrie te cilat jane mbyllur pas hekuarve prej dy vjetesh sepse kane hedhur ne ere dhe vrare njerez prej lakeizmit dhe paaftesie per te kundershtuar mafjozet e papergjegjshem te politikes, duhej te ishin ne krye te komandave te ketyre emergjencave.

A pate ndonje shef shtabi me cizme ne krye te trupave apo po grumbullon dhuratat e NATO-s ? A pate ndonje shef te pergjithshem te policise me cizme ne krye te detashmenteve te policise e zjarrefikesve? A pate ndonje instalues gjenratoresh e pompash apo grupe eskavatoresh ne nderhyrje emergjente? Po edhe u duk ndonje! Vetem Bashen ne Hotel Turizmi qe jepte stratistika per uljen e nivelit te ujit prej Zotit, jo prej nderhyrjes.

Me duket se keta po mbysin edhe ate pak ushtri qe ka si detyre kryesore emergjencat civile, sepse per lufte i kemi derguar "nizamet"!

pu pu pu po leme koqen e namit ne mes te Europes.O cuna po mos i beni publike keto foto te pakten te ruajme edhe nje pike te vogel dinjiteti qe na ka mbetur

Ajo pika e dinjitetit ka vajt per lesh shpejt ska ngel gje hic keshtu qe mos u merzit fare.... na e bene politikanet faqen rrogoz.... cudia me e madhe ne Shqiperi zgjat vetem 33 ore....

Po vertetohet fjala qe ka thene Margaret Thecher para 20 vjetesh "Ta leme Shqiperine si ato parcelat eksperimentale per te pare ca do ndodhe" tani s'ka nevoje te na lene te huajt se i kemi ne te gjithe politikanet qe e ujdisin mire ate pune.....

Me duket se keni ngaterruar temen. Kjo qenka per "vendosni dicituren"!

Foto shume e cuditeshme. Duket sikur kamionet kane marre urdher per tu batuar (anuar) majtas.

- Majtas Batou!

Duhet te jene kamione socialist!

 :- D

I kane parkuar ne darke anes rruges, dhe ne mengjes i kane gjet ne kanal!!!

Jua ka cuar ujin me presion qe sipti prifti i ilirit.

Kjo tregon qe kamionat paskan qene bosh. Shyqyr te pakten qe shpetuan ndihmat.

Megjithese, prit kur te ndegjosh mbas nja 2 javesh, qe pako me ndihma ushqimore dhe veshmbathje jane duke u shitur per 2 leke anej nga Mali i Zi!

kshu në pamje të parë bosh duken kamionat. Ishalla të paktën të jenë mbyt në rrugën e kthimit, pasi t'i kenë çuar ndihmat. Kush ka info për këtë?

Po gjithsesi... na ka përmbyt më parë paaftësia e natyra po na kthen reston.

 

haha... vertet. Si ka mundesi qe nuk ka shpetuar asnjeri nga kamionet por kane rene te gjithe? Ka njeri info?

Ahahahahha cu kenaqem qe u permbyten ndihmat. Ohohohohohoho sa kenaqesi qe deshtuan ndihmat. Ahahahahahahaha kenaqesi me te madhe ne jete nuk kam ndjere. Besoj se edhe ju u kenaqet qe ndihmat po deshtojne. 

Kjo foto ilustron paaftesine e shtetit per tu sherbyer banoreve qe vete i permbyti. Duhet te na shqetesoje te gjitheve. Ti per cfare gezohesh? Kjo duhet te te shqetesoje nese ke pak gjak shqiptar. Te te vije turp.

 Jo mor sme vjen turp fare. Po gezohem qe deshtun ndihmat, sic po gezoheni te gjithe ju.

Politika ne Shqiperi, shumica derrmuese nga injoranca dhe budalleku qe i karakterizon, dhe pjesa me vendimmarrese e saj sepse ashtu i ka urdherat nga Beogradi, Athina dhe ambasadat ne Tirane, per ate pune lejohen te jene ne krye te ketij vendi, ka 20 vjet qe vetem punon qe Shqiperia te copetohet, shkaterrohet, te mos kete histori nepermjet dhenies kredibilitet disa debilave dhe njerezve pa kurre fare vlere, te mos kete kulture nepermjet degjenerimit te kultures te mirefillte kombetare dhe perdhosjes me fendurinat perendimore dhe primitivizmin lindor dhe c'thurrjes te sistemit arsimor,  te mos kete art duke inkurajuar rrugacerine, te fortin e budallane, te ndalohet rritja demografike me lloj lloj mjetesh, njeher me vrasje direkte, njeher me metoda te sofistikuara nepermjet semundjeve, aksidenteve shume lehte te evitueshme rrugore dhe ne pune, sistemit te mbaruar shendetesor, qe eshte kthyer ne kasap-hane kombetare, shqiperia ka me shume siperfaqe varrezash se toke buke, emigracionit duke i bere shqipetaret te ndihen keq per kombesine e tyre ne dhe te huaj dhe mos tu mesojne femijve shqip si psh 1 milion e kusur shqipetaret ne Greqi qe shume shpejt do te kthehen ne greker, demoralizimit total te shqipetareve ne memedhe nepermjet politikes, shkaterrimit masiv te trashegimnise historike, ku nje nga vendet me te pasura me arkeologji ne bote per km2 po kthehet gradualisht ne nje nga vendet pa arkeologji, ku nje nga vendet me siperfaqe te kenaqshme te gjelbert, po kthehet ne nje nga vendet me gri, mbuluar me pluhur, mbeturina, ndertesa te shemtuara ne parajsa natyrore, betonizime etj.  Dhe lista eshte e pafundme, lerini sherret politike o shqipetar dhe hapni syte, se politika shqipetare ka 20 vjet qe po na sakaton, shpirterisht, fizikisht, identikisht, kombetarish. MOS I VOTONI.

Perderisa kemi 20 vjet qe zgjedhim cdo 2 vjet kete klas politike do te thote qe e meritojm. Te gjithe i shajne, jane hajduta, kriminel... dhe me pas i votojne. Mire na e bejne!

 

E mban mend ate beratsen (Asgje kunder beratit!) si uleriste ne kamera ateher, "Nuk duam as buke, as uje vetem ju mos te ziheni! - per Meten dhe Ramen" Te gjith talleshin me te por te gjithe ne te njejtin nivel jane. Asnje ndryshim.

 

Nuk ka njeri qe beso se berisha/ basha ka vjedhur para per rrugen durres kukes, gjithsesi te gjithe e votuan!

E njejta gje dhe per Ramen, nuk ka njeri ne tirane qe beso se rama nuk ka fituar metra katror per lejet e ndertimit pa kriter qe ka dhen ne tirane, gjithsesi te gjithe e votuan ne 2007! 

Prandaj mire na e bejn.

E vtmja menyre per ti dhene fund eshte te bojkotojm te gjithe zgjedhjet, dhe te mos votojme deri sa te largohen te gjithe aso te pakten te kerkojne falje publike te gjithe. Gje qe nuk ndodh.

Kèto janè gjèra qè ndodhin kur je nè mes tè ujit...ata ushtarèt po punojnè aty...por aq mundèsi kanè...shumè kujtojnè se kanè tè bèjnè me batalionet e divizionet e dikurshme,erdhi ushtria me U tè madhe...ata 300 ushtarè janè aty!! ç'pret tè bèjnè pèrball asaj sasie uji?shpeh respektin tim pèr punèn e tyre!!!

Une them te hapet urgjentisht nje numur llogarie bankare per te ndihmuar shperndaresit e ndihmave. smiley

Prape s'ka lidhje me politiken. Jane ushtarake qe s'kane mundur te cajne dot mes ujit. Ku e shikoni politiken juve ketu? Nuk shoh as Sali dhe as Rame duke rrezuar kamione. Mund te jene ushtarake te paafte, mund te jete aksident i pashmangshem. Ekzistojne dhe ngjarje e debate sociale, o njerez, jo vetem ato politike.

Turp, skandal, pa koment, vetmi, deshperim, tallje, gjak

Keto duket se si kane batuar vete, po une po vras mendjen pse?!

Qe mos laget motori ndoshta, se per pune rruge, nuk besoj se kursen shume duke i kthyer kamionat ne brinje!

 

p.s.

Po ai "timonieri" i kaikes, dylbi ka ne dore? smiley

FOTO-Diçiture. !!! 
Sala:  "Kemi evituar Katastrofen"....me i llaf , menjanuar , makinat. lol

Nuk e kuptoj ku e shihni paaftesine e shtetit ketu.

Kamione te anuar kemi pare ne cdo permbytje qe ka ndodhur edhe ne perendim dhe askush nuk ka akuzuar qeverine perse nuk po ndalon shiun.

Fatkeqesite natyrore nuk pyesin as per Berishe as per Rame.Shikoni permbytjet e pervitshme qe ndodhin ne SHBA dhe askush nuk ka akuzuar Obamen per katastrofat.

Pastaj me mire pyesni banoret e zonave,nese qeveria ka kaluar apo ka ngelur ne klase.Mos  nxirrni konkluzionet nga nje foto e shkeputur apo nga gaztetat qe tregojne permbytjet e Afrikes.

Pastaj shkrimi qe shoqeron foton ishte qendrimi i PS qe dihet qe nuk eshte objektiv.

Kjo nuk eshte fatkeqesi natyrore. Ashtu si dhe ne Gerdec, kjo eshte fatkeqesi/krim i shkaktuar nga dora e njeriut, nga dora e kriminelit, i cili per perfitime personale vret, djeg, permbyt, shkateron dhe pastaj po prap per perfitime personale shperdoron gjoja ne emer te ndihmave.

Sa per fatkeqesite natyrore ne SHBA, shteti atje i lajmeron qytetaret e tij, sigurisht edhe duke i ndihmuar qe te evakuoen, nje jave perpara se te ndodhe.

Ore ju punonjesit e G.Shekulli po me qeverin e keni ju, smiley

 

 Si mer rastin Kaltrina i ruan SHBA , po hajt mo.

''Sa per fatkeqesite natyrore ne SHBA, shteti atje i lajmeron qytetaret e tij, sigurisht edhe duke i ndihmuar qe te evakuoen, nje jave perpara se te ndodhe.''

Per dreq,mu kujtua permbytja e madhe qe ndodhi nja 2-3 vjet perpara ne New Orleans,te Luisiana.Me sa di une eshte ne SHBA apo jo.E pra njerzit atje ishin me dite te tera ne meshire te fatit,skishin nga tja mbanin.I shihje ne maje te cative te shtepive duke bertitur e uluritur, me copa kartonash te sajuar ku kishin shkruar me lapsa e stilolapsa ''HELP'',duke shpresuar qe te pakten te shikoheshin nga helikopteret e kanaleve televizive,se qeveria,as ajo e shtetit as ajo federale,s'dukeshin gjekundi.Katastrofe e vertete dhe tragjike per nje vend si SHBA.Ketu ne Holland,ku une jetoj, njerzit nuk arrinin dot ta kuptonin qe nje vend si SHBA,nuk mund te organizonin dhe te menaxhonin te pakten evakuimin normal te njerezve.

ne fakt menaxhimi perfekt i krizes se NewOrleans-it nga Bushi dhe nga republikanet e tij duket se eshte pikerisht shembulli qe ka marre Sala parasysh

Fajin kryesor e kishte kryetari i bashkise se New Orleans and qeveria e shtetit.Keta duhet te evakuonin me force banoret e zinj se te bardhet e moren seriozisht dhe iken.Kur vjen puna tek federata kjo i merr pergjegjesite,kur i kerkohet ndihme gje qe ju kerkua pas 2-3 ditesh.

Nderimin e ledheve te forte dhe evakuimin duhet ta bente qeveria lokale demokrate qe nuk e beri, dhe pastaj ja ngjeshi fajin qeverise federale qe ne ate kohe ishte republikane.

Me pas qe cdo gje te behej si ne perralla,banoret e New Orleans e rizgjodhen kryetarine bashkise nje vit me pas, vetem se ishte zezak dhe kandidati tjeter ishte i bardhe.Pavaresisht se Ray Nagin ishte nje nga fajtoret e tragjedise se New Orleanist.Ai mori 80% e votave te zezakeve dhe tha qe do te ringjallet ky qytet ngjyre cokollate,duke fyer te bardhet.

Belul dhe Sol, New Orleans ishte vetem nje permbytje qe tregoi se zinxhiri i pergjegjesive nuk finksionoi.Administrata Bush dhe te tjerat kane pasur cdo vit permbytje dhe fatkeqesi natyrore,qe i kane menaxhuar mire.Ne SHBA ka cdo vit huragane,permbytje apo tornado dhe shembje dheu si psh ne kaliforni ku vdesin shume njerez nga shembjet e dheut qe vijne nga ndertimet pa kriter, por asnje nuk i kerkon doreheqje Obames per keto.Ato shqyrtohen ne gjykata dhe pergjegjesine e marrin fajtoret e vertete,pra inxhinjeret dhe teknokratet.

ke shume shume te drejte. fajin e kishin kokederrat zezake qe nuk pranuan te iknin. njelloj eshte dhe ne shqiperi. ta kete fajin pushteti lokal edhe ketu? (kryetari i komunes se torovices gjithnje me ka ngjare si njeri i lig prej se largu)

Pse ishin njerezit ne cati, s'do te thote qe qeveria s'i kishte paralajmeruar. Madje shume here, por njerezit nuk iken vete se kujtuan se qiviriu po e ekzagjeronte dhe s'do behej hataja.

gjembi, ne rregull je ti. Qeveria i tha te gjitheve. shkoni ne cati se uji nuk arrin deri atje, po u lli puna kur uji kapi edhe catine. smiley

S'kam ndermend te shpenzoj kohe te gjej artikuj te asaj kohe, po meqe s'beson, shko kerko vete.

Institucionet e duhura, perfshire bashkine e qytetit, ju thane njerezeve te ikin. Pra institucionet e bene punen e tyre perpara katrahures. Eshte pune tjeter pastaj qe e katranosen pas katrahures. Nga c'kuptova nga Beluli, ai po fliste per paralajmerimet. Ndoshta e kam harruar une Shqipen por fjala para-lajmerim ka kuptimin per perpara apo jo?

Degjo gjemb,ne komentin tim une mora shkas nga fjalia e fundit e komentit te berberit,i cili thoshte se sa ''mire'' funksionojne gjerat ne SHBA ne raste te tilla p.sh permbytjesh,ku qeveria i paralajmeron e i evakuon njerezit. E pra nuk eshte keshtu.Rasti i New Orleans e tregoi me se miri.Fiasko e vertete.Dhe ketu behet fjale per superfuqi qe eshte e pergatitur deri per sulme berthamore e i ka te gjitha mundesite institucone solide,infrastrukture leke,mjete etj,etj.Pra smund te krahasohet me Shqiperine.Tani kush e kish fajin,qeveria vedore,ajo federale,kryebashkiaku,fakt eshte qe ishte nje anarki totale.Ti thua qe institucionet u thane njerezve te ikin.Po ku,tu ngjiteshin kodrave dhe maleve seicili per hesap te tij.Evakuim i organizuar per nje vend te organizuar do te thote qe institucionet perkatese te kishin pergatiur me kohe konvojt me autobuza e makina dhe ti shoqeronin njerezit neper hotele apo cadra etj.Vetem paralajmerimi ikni,nuk mjafton.Edhe ne Shqiperi u thane njerezve te ikin.

O ndryshe me a gjend "kola" ne pune.... pra... me i kap makinat permbytja ne befasi.... edhe ndryshe osht, me i fut kamionat, qe te "anohen" neper kanale, hendeqe... kaq gjo e thjeshte, nuk e kupton? Kush po tra chapin mo, per aftesite e qeverise, ajo te rras ujin nen dyshek, e ti, merresh me "Rrota makinash".

Si thane ata?? " Po mbaj nje qen". se ne fakt, fajin e kishte i zoti i shtepise qe nuk mbante qen, por, jo Hajduti, ne kete rast...."Qeverria" qe jua shoi bojen, edhe jua beri banesat te pabanueshme.
Me vjen keq per ca tipa ktu, qe kapen pas qimeve te flokeve, edhe nuk shohin ne te vertete skandalin, qe po mundohen ta fshehin Sali-rat, edhe prift-at.

 Lajmet nga shqiperia almost always make my day. leshojne ate piken e fundit per te pasur nje te qeshur qe te ri ngjitur gjithe diten ne buze dhe njeresit tamam qe pyesin: kushedi cfare xhevahire ka pare a degjuar sot ...

jane per te qeshur e qare bashke, dhe me kujtojne tamam Nonda Bulken, me Kur qante dhe qeshte bilbili.

kjo tregon dhe nje here sa koti ehste cdo gje andej anes se otrantos.

Emo mos u merzit (ata qe jane ne uje) do ike uji c'do beje, dhe historia prape do perseritet.Tamam qe keshtu ka qene e keshtu do jete!

"Pastaj me mire pyesni banoret e zonave,nese qeveria ka kaluar apo ka ngelur ne klase."
Mire thote Solidarnosci, ata banoret atje ishin te gjithe te lumtur. Biles njeri i tha Rames: "Mua uji ne shtepi me ka vajt 1.5 mt, 12 koke bageti mu mbyten, orendite e shtepise jane prishur te gjitha. Vetem qeni me ka mbetur por, une prape voten do t'ja jap Sali Berishes" hahahahahaah. Me urdher te NIKITA-s jane shperndare grupe maskarenjsh ne gjithe fshatrat e permbytura me qellimin e vetem per te fol para kamerave televizive, se shteti po i ndihmon, deputetet e Shkodres jane aty, ohhhhhhh sa mire jena.

Shko shiko videon e balkanweb sot pikerisht per kete gje. 

Kamera nuk harroi te kapte policin !!!  Shkodra mbytet 2 metra nen uje robte i kane humb te gjitha, kta  flisnin per amatoret e peshkut!!!!!! 

Skizofreni live. Me keqe se para 90"...!

 

 

 

Po keta te Forcave te C'armatosura s'i ke as per kuzhinjere e jo me per zjarrfiksa.

Mire e ke ti, se ata per te gatuar bejne vetem groshe dhe makarona te skuqura.

Po cajin e qanin ama. smiley

Oh my god!

Kjo eshte qeveria me e paafte ne tere Evropen. Dhe kamionat nuk rrijne drjet se kush e di ci kane bere rotave. Se kane hequr ushtaraket e dalluar dhe kane vene militantet ne ushtri! Sa per te qeshur e sa per te qare. Dhe ne maqedoni ka shi, dhe ne angli ka shi, por keni degjuar ndonjehere permbytje? Njehere vetem me thoni! Keto gjera ndodhin vetem ne shqiperi dhe ne afrike.

Po helikopterat ku jane, apo Berisha i vuri ne xhepe te tera ato para. Poshte qeveria e Gerdecit nden uje.

Qeveria qeveria bla bla, Ca ka ktu mu habit. Ne na run zoti se vedin s'dina as kena dit kurr!arsy e thjesht mare, "esencjaliste" raciste po kshtu saj popullit jena ne, as per mir as per keq sdina me lidh ushkurin.Pse gjithmon ishim te pushtum ne nga te tjert,kurr s'bam hajr!as kamjona sdina me cu, as bidona apo kosha plehnash s'dina me i mbajt apo me i hedh plehnat ne kosh.Injoranta mare sdona me dit,me mendu ma gjat se der te dera e oborrit.rezultate logjike.

te dorezohemi?

...Çalik Holding mbështet me 1444759 U Sen familjet e prekura nga përmbytjet në veri të Shqipërisë...

...Drejtori i përgjithshëm i AMC, zoti Stefanos Oktapodas, bëri të ditur sot para gazetarëve shumën prej 557377 U Sen...

Une kam kontribuar me 11146 U Sen...

I bej llogarite me Juenin kinez sepse Shqiperia per nga rendesia, per nga permbytjet, per nga rritja ekonomike, per nga rekordet mund te matet vetem me Kinen.

Tani une kam i pyetje : si mund ti ndajme 28 kamiona per shtate bataliona ?

Ju faleminderit paraprakisht per pergjigjen.

Ku i cove Juanet e tu ti Koth? Me sugjeron ndonje organizate qe eshte me e hajrit se te tjerat?

28 kamiona : 7 bataliona = 4 kamiona per batalion.

 

Du variantin e Fadil Hases qe nga shekulli i kaluar. smiley

28 kamiona da per shtat bataliona = tremdhet kamjona ?! N'rregull smiley

Makinat e Berishes (NATOS) i merr lumi.

Kur te bejme "lufte me Serbin" makinat do ti shikoni me kembe perpjete.

Mendimet qe me kalojne ne mendje kur shikoj kete foto jane:

1 - Shume e cuditshme.

2 - Eshte aksident apo dicka e organizuar?

3 - Nqs. do te ishte aksident, si ka mundesi  qe shoferi i kamjonit te dyte nuk ka devijuar pas daljes nga rruga e kamjonit te pare e keshtu me radhe?

4 - Mbase eshte e qellimshme. Kane parkuar buze rruges. Por perse me kete pjertesi kaq te madhe?!

5 - Nje rryme uji dhe ere i ka nxjerre te gjithe jashte trasese?!

6 - Ishin bosh apo plot me ndihma kamjonet?

7- Nqs. eshte aksident, me vjen keq qe dicka e tille ka ndodhur.

8 - Aksidentet e skuadravee qe ndihmojne njerezit ne nevoje, nuk jane dicka  e rralle. Gjera qe ndodhin.

9 - Shume e bukur fotoja, artistikisht. Pergezime fotografit qe ishte ne vendin e duhur ne momentin e duhur dhe me talentin e duhur.

Me siguri ka pasur dore Edi Rama te ky batimi kamioneve.

Sala do dali ne konference shtypi dhe per ti bere karshillek Edit qe thote te hapen kutite do thote..'te kontrollohen kamjont'!

 Solidarnosc, ai inxhinieri u kish derguar letra drejtuesve qendror, dhe njera leter qe ai permend, derguar me nendor -09 ministrit te energjitikes, ku ai parashikonte situata te tilla dhe se si duheshin marre masa paraprake,  di gje ti ;  a ka filluar ndonje hetim nga prokuroria, sepse kjo gje tregon dhe shkallen e demokracise aty, pavarsine e drejtesise. He, di gje si njeri i brendeshem i qeverise. Apo do filloje tani, sa per te shplare gojen. 

Ne ministrite shqiptare vijne me mijera letra nga injorante,dallkauke,aventurier ,hallexhinj,njerez te papune apo "te ditur" si puna e atij Cicos.See njeri parashikon carje digash dhe kur nuk ndodh kjo duhet te penalizohet ministria?

Cjane keto budallalleqe?Akoma me letrat nga populli ti?Digat dhe cdo gje tjeter ka nje rregullore pune.Eshte shume lehte per te verifikuar nese tekniket kane ndjekur rregulloren apo jo.Nese e kane ndjekur nuk kane faj ne te kunderten ka saksione dhe denime.Ne kete raste pergjegjesia e mos apo ndjekjes se rregullores eshte individuale.Kaq,kjo eshte shume e thjeshte dhe nuk ka perse te politizohet.

Sa per are inxhinjer-zemerziun per mendimin tim e kam thene,te haje pensionin rehat dhe mos ngaterrohet me punet e te tjereve.

Kam nje te njohur qe kam nja 10 vjet qe e njoh dhe cdo dite thoshte se tregu Dow Jones do te bjere.Kete e bente edhe kur Dow ishte 14500.Natyrisht qe pas nje ngritjeje ka edhe nje ule apo stacionim dhe renie per te pasur ngritjen perseri.Duhet marre seriozisht ky njeri?Edhe ora e prishur eshte e sakte 1 here ne 24 ore por nuk do te thote se duhet besuar.

Edhe keta inxhinjeret sekretare-partie keshtu jane.Kur jane ne pension thone se keta te rinjte nuk punojne si ne dhe parashikojne apokalipse.Por ja qe ndonjehere natyra eshte e pameshirshme dhe dergon fatkeqesi.Por kjo nuk do te thote qe keta truthate kane te drejte se jane si puna e asaj ores se prishur.

Ja dhe apokalipsi qe parashikoi ai nuk ndodhi(diga nuk u ca) tani akoma me ate trutharin do te merremi ne,qe po qan se nuk i dolen parashikimet?

Sa per mua si brendeshm i qeverise.une jeton ne SHBA dhe skam asnje lidhje me qeverine Berisha,kam karrieren time profesionale ketu qe ska lidheje fare me Shqiperine.Nuk me ze meraku nese eshte Berisha apo dikush tjeter KM,thjesht kam mendimin tim se PD qeveris me mire se PS dhe kete e kane gjysma e shqiptareve perfshi 1/2 e Tiranes,Elbasanit apo Korces nga jam edhe vete(Shiko rez e zgjedhjeve po nuk u binde per kete).

Por mua me vjen cudi se si shume nga juve ketu do te deshironit nje permbytje te Shkodres vetem qe beniamini juaj Edushka te vije ne pushtet.Pastaj me vjen per te qeshur me ato komentet e tua kur njehere thua kam qene kunder Enverit(si i ke shpetuar sigurimit apo ke qene agjent i tij) dhe me pas na thua qe Enveri kishte te drejte ne politiken e jashtme qe bente.Shkurt je njeri qe nuk te marr asnjehere seriozisht.

Ore se na lodhet ju duke mbrojtur qeverine. Ku ka administrate shteterore ne Shqiperi qe te beje pune? Te gjithe me dore e mbajne. Ku te pine kafe, ku te pine raki. Punojne vetem kur i ve populli ne pune. Qe nga KESH-i, qe ka kontakt me popullin me shume. Tekniket te vijne te ta rregullojne defektin vetem po u dhe leke, perndryshe harroje. Mos na beni sikur kemi qeveri qe ka krijuar nje administrate shembullore e engjellore, sidomos ju te Amerikes qe as e keni haberins se c'behet ketej, se na lodhet.

Njerez te trashe!!!!

apo Korces nga jam edhe vete

aha, nga Korça "qenke". Nga cili Bilisht, Ersekë apo Librazhd tamam tamam? Se nuk ma mbush syrin si pe Korçe tamam ti mu.

 

Ja qe jam prek 7 brezash ne KO.ne nuk ta mbush syrin ty nuk me ze meraku.

Po lëri bre ato se nuk je nga Korça tinë joooooooo!

 

Kta qe krahasojne hurrikanet e Amerikes dhe permbytjet natyrore ne Bote me kete te shkodres.

Ka rene gje hurrikane ne Shkoder?

Kryeministri thote qe katastrofe 1 here ne 100 vjet, por shirrat nuk jane 1 here ne 100 vjet e as bora. Nese dini ndonje gje qe se dime ne te tjeret po patet mundesi na e shkruani  mos e mbani sekret.

Duke lexuar shume nga komentetet verej se shumica e tyre ose gabojne rende ose e bejne per propagande politike pasi kjo foto nuk tregon ndonje deshtim te operacionit te ndermarre ne zonat e permbytura. Kjo mund te perdoret shume mire per te treguar angazhimin dhe seriozitetin e shtetit por qe ka edhe pasoja per fatin e mire jo njerezore por vetem mbulim me uje makinash te ushtrise. Kjo ju ndodh edhe shteteve shume te fuqishme. Operacioni apo angazhimi i shtetit mund te gjykohet si efikas, me probleme apo i deshtuar ne varesi te: shpetimit te jeteve njerezore, evakuimit ne kohe, strehimit dhe furnizimit me ushqime te banoreve te prekur nga permbytjet, ndihma e duhur dhe e shpejte mjeksore etj. Keto kane qene ne nje nivel te kenaqshem. Ka pasur probleme organizimi por ne pergjithesi me aq sa gjykoj une angazhimi ka note te mire.

Ka me shume se 700 forca te ushtrise te angazhuara, 600 e me shume police, 100 e ca punonjes shendetsore e te tjera institucione te shtetit. Kjo ka te beje edhe me imazhin e Shqiperise ne Evrope pasi jep nje mendim tek te huajt per seriozitetin, menaxhimin dhe kapacitetin e shtetit tone.

EDC_sipas teje cila eshte detyre e shtetit,a nuk eshte kjo?

Po flitet per paaftesi menaxheriale..Shteti yne eshte akoma te shprehja "O burra se na erdhi uji te shpiat".Te flasesh pro kesaj qeverie ose me sakte ketij shteti eshte turp..

Une jam i mendimit qe te krijohet nje nobel i vecante per katastrofat dhe ti jepet ky nobel i vecante Sali Katastrofes, gjithashtu ti jepet dhe nje cmim Guiness per Katastrofat me te shumta ne karrieren e tij poltike. Mund te tingelloje e tepert veshja ketij fenomeni qe quhet Sali me gjithe katastrofat, por jo dhe aq po te germoni ne te shkuaren e ketyre 20 viteve te fundit.

Po sikur ndihmat te jene vjedhur dhe kamionet te jete drejtuar vete tek vija e ujit per te zhdukur gjurmet? Se vallaj bilaj nuk me besohet te jene njerezit kaq idiote sa ti dergojne ndihmat drejt e te vija e ujit. Tani perendia na ruajt se cdo gje ben vaki ne ate vend po une thjesht pietje e kisha smiley

1.Rrofte Nato

2.Ndjeste paste shoferi

3.Shkodra blu

4.Zoti e bekofte Obotin

Rrofte populli shqiptar tr.. dhe liridashes.

Kemi shkuar dëm si shtet...

Ej po Flutura shpetoi?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).