Pothuajse njeheresh, mbase ne te njejten dite, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste bene te ditur qe ata, secila parti me vete, kane hapur llogari bankare ku njerzit mund te kontriubojne donacione per viktimat e permbytjeve ne Shkoder.


Kryeministri Berisha gjithashtu tha se do te dhuroje rrogen e tij per viktimat, dhe mbas tij dhe disa deputete socialiste, nese s'gabohem.

Shikoj tani tek faqja e Top Channel nje reklame qe ndrin ne mes te faqes, e cila te njofton qe Top Media te mundeson te kontribuosh per viktimat.

Mbase dhe shume media e politikane e parti te tjera kane bere te njejten gje.

Sikur te mos mjaftonte konfuzioni ne media per ngjarjet, tani u shtua dhe konfuzioni per donacionet.

Gjeja e pare qe me ben pershtypje ne kete perqasje eshte qe gjithe keto media dhe parti nuk publikojne dhe fokusojne vemendjen e popullit tek nje organizate si p.sh. Kryqi i kuq ne Shqiperi, ose ndonje organizate tjeter, ku njerzit te kontriubojne direkt, po nxitojne te garojne me njeri-tjetrin se kush do te hape me shume llogari bankare, a thua se shumat e dhuruara jane mullare bari dhe meqe s'i nxe nje ndertese, duhen hapur disa.

Nxjerja ne pah e nje ose qofte dhe disa organizatave joqeveritare me natyre dhe me pervoje ne mbledhjen dhe shperndarjen e ndihmave ne raste te tilla, qofte ato ndihma financiare apo te tjera, se pari do te minimizonte konfuzionin per ata qe duan te kontriubojne, do te eleminonte elementin politik (donacione tek llogaria e PD vs PS vs Top Channel vs Klan etj) dhe njeheresh do ti ndihmonte keto organizata ne Shqiperi ne punen e tyre, si me publicitet per raste te tilla ne te ardhmen, po dhe me pervojen organizative dhe llogjistike qe do fitonin nese do ishin ne krye te ketyre nismave, dhe do kishin mbeshtetjen e partive dhe mediave ne permbushjen e funksionit te tyre.

Te pakten keshtu ndodh ketej. Nuk kam degjuar ne raste fatkeqsisht te garojne organizatat dhe partite politike per hapje llogarish dhe marrje flamuri. Ato se pari bejne te ditur per popullin informacionin se ku dhe si mund te kontaktohen dhe te behen donacionet tek Kryqi i kuq dhe organizata te tjera te ngjashme.

Nese partite, politikanet, mediat e kushdo tjeter duan te kontriubojne, kete gje mund ta bejne duke dhuruar parate e tyre si cdo individ apo biznes tjeter.

Pas vrullit per te shpalosur ekspertizen hidroenergjitike per digat dhe hidrocentralet, portat dhe cdo element te tyre nese punojne apo jo, nese do shemben apo jo, tani mesa duket ka vershuar gara per te marre flamurin e bamiresit, po jo dhe aq me parate e veta sesa me te popullit.

Sa per donacionet e rrogave te Kryeministrit dhe deputeteve (socialiste, demokrate e cado qofshin), mbase jam tejet cinik ne perceptimet e levizjeve te politikes shqiptare, po me duket gjesti me bajat ne gjithe kete kuader te bamiresive dhe "bamiresive" per viktimat. Mbase dhe ofendues ne nje fare menyre. Nese qeveritaret dhe politikanet tane do te kishin punuar si duhet, shume fatkeqsi te se shkuares do te ishin shmangur, sidomos disa qe kane ndodhur pikerisht per shkak te korrupsionit dhe punes te tyre te keqe. Keto nuk shlyhen me nje rroge nje mujore apo truke te tjera te tyre.

Pra dhe ne kete rast, le te bejne punen si duhet ne perballjen me kete fatkeqsi, me pas le te dalin pergjegjesit njerezore (nese ka) qe kane kontribuar ne kete fatkeqsi per neglizhence, korrupsion apo cdo arsye tjeter, le te nxjerrin mesimet dhe te marrin masat per te evituar te tilla ngjarje ne te ardhmen. Nuk i duhen viktimave rroga e tyre, i duhet puna e tyre. Se me dhenien e rroges duket sikur duan te shfajesohen per pergjegjsite e tyre. Nuk eshte nevoja te behen nene tereza mediatike, mjafton te jene politikane dhe pushtetare (sado pak) te denje, pra te bejne punen e tyre.

20 Komente

Vëzhgim shumë i drejtë!

Patjetër që protagonizmi në të tilla raste shfrytëzohet nga partitë dhe mediat dhe lë një shije të keqe për mënyrën se si bëhet dhe aq më tepër, për menaxhimin shfrytëzimin e këtyre fondeve (të shpërndara) atje ku do të ishte më e nevojshme.

Por, nëse partitë dhe mediat (pamvarsisht se e shfrytëzojnë për reklamizimin e forcës së tyre) të paktën e kanë ndërmarrë një hap të tillë... e kur autori përmënd "kryqin e kuq" (e organizatat e tjera), më vë në mendime: këto organizata që harxhojnë fonde përrallore për të ngritur objekte kulti po aq përrallore, ju ikën zëri (dhe figura) kur është fjala për të shprehuar vullnetin e sejcilit prej zotave të tyresmileyolidaritetin dhe ndihmën e të përvuajturit e të atij që është në hall.

Diletantizmi i qeverisjes së Shqipërisë në këto 20 vjet tregon që nuk mund të ecet vetëm me shpresën në shansin e mirë apo në atë që të tjerët mund të na ndihmojnë.
Nëse kemi krijuar alergji ndaj gjithçkaje të së shkuarës (dhe aq më tepër të planeve 5 vjeçar&eumlsmiley, kjo s'do të thotë që duhet të mos pregatitemi në kohë që të përballojmë probleme të tilla.

Më shumë se të shpresojmë tek organizatat bamirëse, do të ishte e udhës që të krijohej (qoftë edhe në baza vullnetare) një organizatë e drejtuar zyrtarisht nga vetë shteti (kam parasysh këtu atë organizëm që në Itali e quajnë Protezione civile) e cila, për vetë arsyen e krijimit të saj, të jetë e përgatitur jo vetëm për të përballuar fatkeqësi të tilla, por edhe veprimin në "kohë paqeje" për të kontrolluar, paralajmëruar e parandaluar rreziqe të mundëshme.

Kryqi i kuq nga ana e tij s'ka bere asnje njoftim ne mediat ne lidhje me mbledhje ndihmash. Ne faqen zyrtare te Kryqit te kuq shqiptar lexoj per "Parimet themelore", "Vizioni dhe misioni". Tek "te rejat e fundit" nuk shkruhet asgje vec titullit. http://www.kksh.org.al/alb/krye.html

Vodafone dhe Top-Channel jane organizuar shume mire:

Dergo nje mesazh sms me tekstin "Ndihma ime" ne numrin 56666 dhe ke dhene 100 leke te reja ne ndihme te te permbyturve.

 

Mos shpallja e gjendjes se jashtezakondshme ne ato zona te permbytura i pengon shume punen kryqit te kuq dhe shume organeve te tjera shteterore apo nderkombetare.

Refuzimi i kryeministrit per te shpallur gjendjen e jashtezakondshme edhe sot pas 9 ditesh permbytje ka penguar ndihmat jetike per ate zone.

Kta e kane mendjen te shajn Ervin Kriataq Ramen dhe te mbajne pushtetin me cdo kusht, as qe po ju shkon ne mendje per ata njerez. A e di qe nuk eshte celuar asnje fond nga qeveria per banoret e mbytur edhe sot e kesaj dite?

Shih lajmin sot. Biletat e shitjes se ndeshjes Gramozi-Real do shkojne per te mbyturit. Me pak fjale ne i japim klubit me te pasur ne bote per 3-4 ore qendrim ne Shqiperi 2.5 milion euro cash , dhe banoreve te mbytur biletat e shitjes qe do vene ne 1-2 mije euro.

Di gje kush on-line a mund te besh ndonje donacion ? Do ishte ide e mire (pasi ti vete si individ gezon nje fare respekti) te krijoje nje fare mundesie qe njerezit te kene mundesi donacioni nepermjet peshkut. Ide kjo pergjithsore, detajet i zgjidhni vete.

Donacione on-line... Tashme ka llogari bankare per te permbyturit, por pse numrat e tyre nuk jepen edhe ne formatin e ri nderkombetar IBAN?

"Numri ndërkombëtar i llogarisë bankare (IBAN) është një standard ndërkombëtar, me anë të të cilit banka identifikon në mënyrë unike çdo llogari bankare të klientëve të saj, me qëllim lehtësimin e procesimit të transfertave. Meqenëse, nga 1 janari 2010, IBAN-i do të jetë i vetmi standard i numrit të llogarisë së një klienti..."

http://www.bankofalbania.org/web/IBAN_Nu...

Pa IBAN-in nuk mund te dergosh para permes internetit...

Ja e nisa kontributin ne nr. 56666.Po a do shkoje ne destinacion? Ky eshte problemi, se po te jete per solidaritet, ky popull ka treguar ne cdo rast fatkeqsie qe di te ndaje  dhe kafshaten e tij me ate qe ka rene ne fatkeqsi.

Krypi i Kuq, Kisha Ortodokse dhe ajo Katolike (selite) Myftinia qendrore dhe ajo e Shkodres ku jane? Ku jane keto institucione te solidaritetit dhe mobolizimit qytetar? ASGJEKUNDI  s duken. Sa per qeveritaret po, hallall , ne krye te detyres jane. Kur i degjon ne intervista ne tv nuk e di pse (qofsha i gabuar) me duket sikur mezi e maskojne nje lloj gezimi te shprehur ne fjalet: ja shikoni se si po e menaxhojme me sukses situaten! Cdo gje eshte nen kontroll. Situata eshte normale!!! duket sikur kjo fatkeqsi eshte derguar per te provuar aftesite menaxhuese te qeverise.

Duket si ajo historia ku  nata eshte krijuar per ti dhene mundesi henes te ndricoje.

E perceptoj kete lloj cinizmi. Ndoshta ajo qe duan te transmentojne eshte shmangia e panikut dhe mbajtja e besimit se situata do te perballohet me sukses.Mbase por kjo gare intervistash nga PRESIDENTI  e deri tek nje manovrator i portave ne dige ma le kete shije . Do doja si popull me shume informacion mbi situaten, mbi njerzit e evaduar, pamje per ata qe ende s po i lene shtepite, pamje nga lart per madhesine dhe shtrirjen e njolles se ujit. (per mitingje pamje te tilla nuk mungojne apo jo ) E pra une dua informacion, transparence dhe jo gare komisaresh propagandiste.

 

Account holder: Caritas Shqiptar
Account.no:  30473131801 (Euro)
   30473131802 (Leke)
   30473131803 (Dollare)
    
Emri i bankes:  INTESA SAN PAOLO
 Derdhja e parave: Për përmbytjen Shkodër

http://caritasalbania.org/index.php?opti...

 Artikulli i Xhibit me pelqeu. Duket qe ky djale ka ngritje  smiley

Kryqi i kuq nga ana e tij s'ka bere asnje njoftim ne mediat ne lidhje me mbledhje ndihmash.

Ideja ime qe permenda Kryqin e kuq ishte duke pasur parasysh me shume pervojen e ketejshme, ku keto organizata, dhe kjo specifikisht sidomos, kane shume pervoje dhe menyra te organizuara si per te mbledhur dhe per te shperndare ndihmat, kane stafin, logjistiken, etj.

Tek emisioni Opinion qe ishte para disa ditesh dikush nga ata te panelit permendi qe Kryqi i kuq ishte duke bere dicka te tille, dhe thashe do jete si ketej, me logjistike dhe mjete adapte per keto raste. S'di me teper ca behet konkretisht me ta, se mos jane sa per sy e faqe, si ajo faqja e internetit qe s'ka asnje info.

 

Ajo qe me bezdisi me teper me kaq sa kam degjuar per keto donaconet ishte se pari konfuzioni qe shkaktohet ngaqe kane dale te gjithe te behen te famshem duke qene organizatore te mbledhjes se ndihmave dhe hapjes se llogarive, dhe cinizmi gjithashtu me te cilin e bejne.

Nje organizate joqeveritare me pervoje do ishte mire te merte drejtimin dhe shkonin ndihmat ne nje vend. Ne mungese nje organizate shteterore. Po kshu me me shume organizata sesa ndihma eshte lemsh.

Nqs Top Media e ka keshtu si thua ti me sms nga telefoni eshte shume praktike. Po prap rezervat e mesiperme jane, se kjo gje mund te koordinohej nga kompanite e telefonit dhe banka ose dicka tjeter, top media me duket si pa lidhje si institucion privat mediatik ne kete pune per te qene organizator, se kompanite e telefonave dhe bankat do e bejne, nuk do shkojne parate nepermjet valeve televizive. Me duket pak si puna e asaj kenges patriotike per pershendetjet e vitit te ri qe bene, marrin pompozitetin e Skenderbeut me rast e pa rast.

Nejse, mjafton te behet dicka.

 

Po gjysme hena e kuqe nuk do ndihmoje fare?

Lexo me lart, behet fjale per nje organizate/entitet qe te mbledhe dhe shperndaje ndihmat, jo te marre baren e pageses vete.

 

Di gje kush on-line a mund te besh ndonje donacion?

Online do ishte akoma me mire. Dhe nepermjet bankave behet, nga jashte ne Shqiperi, por ka kosto (fees) te larta per transferta bankare, s'ja vlen per shuma te vogla. Per juve qe jeni ne Evrope mbase i beni depozita direkte tek nje nga bankat qe kane filial dhe ne vendet tuaja dhe ne Shqiperi, nese eshte e aplikueshme, meqenese cdo banke ne Shqiperi paska llogari apostafat per ndihmat.

...top media me duket si pa lidhje si institucion privat mediatik ne kete pune per te qene organizator, se kompanite e telefonave dhe bankat do e bejne, nuk do shkojne parate nepermjet valeve televizive.

Por nisma ka nevoje per publicitet qe njerezit ta marrin vesh se mund te ndihmojne me ane te celularit... Kompanite celualare marrin pjese te treja ndersa Top Media ben reklamimin falas te kesaj menyre per te ndihmuar duke transmetuar spotin. Ne kete menyre partnerizohen tre telefoniket me televizionin.

Nisa ta lexoj artikullin dhe me terhoqi shqetesimi se si menaxhohen ndihmat, nese pika e grumbullimit te ndihmave eshte ministria perkatese qe ka hapur llogarite bankare, ne te cilat behen te gjitha derdhjet, sic behet ne Shqiperi, apo nese eshte ndonje organizate si Kryqi i Kuq qe organizon gjithcka, sic behet gjetiu.
 

Vazhdon ta lexosh dhe nis te nuhatesh, pa dashur ta besosh, sikur edhe dhenien e ndihmave ca shqiptare e shohin me syza me xhama politike.  Jo militantet e PD-s do te dhurojne tek TVKlani, jo te PS-s tek Top Channel. E kam vene re qe tek emigrantet, sidomos tek ata qe jane shume larg, ngaqe e njohin Shqiperine vetem me ane te gazetave online te njeanshme politikisht e teper ekstremiste, kujtojne se shqiptaret jane vertet aq te percare dhe aq ekstreme sa c'jane ato gazeta apo sa c'tingellojne fjalimet e krereve te partive. O shoku shqiptar i cshqiptarizuar, edhe militantet e PD-s shohin TopChannel, edhe militantet e PS-s shohin TVKlan, dhe nuk pyesin kur duan te dhurojne nese po dhurojne nga nje llogari bankare blu, apo nje llogari bankare roze, nese dhurimet i dha nje socialist, apo nese i dha nje demokrat. Nuk jemi sic dukemi nga gazetat ne ketej. Kush mundet te dhuroje, le te dhuroje. Bravo i qofte. Se si, se qysh, pak rendesi ka. Rendesi ka te shkojne atje.

Ne fund, edhe pse prape s'do ta besosh, me fjali si "top media me duket si pa lidhje si institucion privat mediatik ne kete pune per te qene organizator," krijon me ne fund idene se ne kete carcaf me njolla qe eshte shkruar, i mbuluar me zbukurime pa shume takt, thelbi mbetet: "Pse te marre merita Top Channel dhe PS per dhurimet? Une i urrej ata! Ata duan permbytje, qe te rrezojne Berishen tim"

Vertet qe s'jeni ne terezi. Cinizem i turpshem dhe zevzekeri e papare.

 

une e kuptoj shqetsimin tend dhe ne nji situate tjeter do mendoja si ty po eshte fakt se nderkohe qe qeveria (e njef apo jo PS, kjo eshte qeveria qe ka Shqipria dhe qe e njeh bota) ben thirrje per ndihma dhe solidaritet, PS i drejtohet socialisteve dhe atyre qe nuk jane socialiste te depozitojne ne kto 2 llogari te vecanta...Pra, e pranon apo jo ti, kjo "percarja" ekziston dhe politika vetem sa e frymezon. Thirrja per depozita te vecanta ka si qellim indirekt qe t'u thote njerezve se "qeverise nuk mund t'i zesh bese per donacionet, qe mund te vidhen dhe sepse nuk eshte e afte te menaxhoje"...kjo qelbet era politizim foshnjarak.

 

p.s. do i zija bese dikujt te PPU qe te postoje nji paypal acct. ktu per cdo kontribut modest te antareve. Sikur edhe 1 familje e vetme te ndihmohej me ushqim, do ishte dicka konkrete

Partite politike jane ata qe kane detyre te bejne dicka per popullin. Po bejne dicka per popullin, qe te dyja. Kaq. Pse duhet te futet percarja deri tek ndihmat humanitare? Ekstremizmi percares ekziston dhe me duket se e kam permendur edhe tek postimi im, por deri tek ndihmat humanitare?
Pse shqiptaret s'e konceptojne dot qe te dyja partite, nje here te vetme, thjesht perpiqen te bejne dicka per popullin, por ne gjithcka e shohim njeren parti si gogolin qe ha bebe e tjetren si beben e pafajshme qe po e ha gogoli?

Pse duhet ta shohim gjithcka, edhe veprimin e paster e te dhuruarit nje kafshate buke, me ekstremizem dhe perversitet brenda? Thone qe hajdutit i duken te gjithe hajdute, e s'arrin ta konceptoje dot qe dikush nuk vjedh dot, po iu dha rasti.

e kam te veshtire me kujtu nji rast tjeter kur nji parti politike ben thirrje per donacione pervec rastit te fushatave elektorale. Ku e shef nevojen e donacioneve paralele? 1 llogari me pershkrimin "per te permbyturit ne veri" mjafton dhe i bashkon shqiptaret. Krijimi i nji llogarie te dyte nen emrin "ne emer te te permbyturve ne veri nga PS" vetem bashkimit nuk i sherben.

Sa per ate hajdutllikun, ate e degjon nga te 4 anet kshuqe ai perkufizim nuk le njeri jashte por i ben te gjithe hajdute.

p.s. kapa limitin e postimeve per sot kshuqe mos prit pergjigje tjeter

Mendoj se ka nje kohe per solidaritet dhe nje kohe tjeter per pikepyetjet.

Sot eshte koha per solidaritet. Pikepyetjet, neser.

Por nisma ka nevoje per publicitet qe njerezit ta marrin vesh se mund te ndihmojne me ane te celularit...

Po, dhe nje ide "gjeniale" qe s'ka nevoje fare per reklama eshte p.sh. dergimi i nje sms falas cdo klienti nga ana e kompanive te telefonit, meqe ato po e organizojne kete gje. Ose nje mije menyra te tjera, se kur behet fjale per ngjarje qe jane 24/7 ne tv e gazeta, lajmi hapet kollaj.

Reklamimi ne tv eshte gjeja me e mire kuptohet per te reklamuar cdo gje, po menyra si e ka bere Topi le kaq per te deshiruar sa mua ma shpifi vetem duke pare spotin tani, i cili s'eshte hic afer realitetit te kesaj nisme, duke u bazuar ne cka thua ti si qendron. Te duket nga spoti sikur kete gje e ben Top Media dhe kompanite telefonike, pasi i ka bindur Topi, kane rene dakort te ndihmojne.

Nderkohe qe nese te gjithe televizionet do ndiqnin shembullin e Topit dhe do reklamonin kete nisme te kompanive celulare duke thene Tv filan e pishman ne bashkepunim me kompanite celulare ju ofron... e ke parasysh konfuzionin qe do krijohej tek njerzit, pa permendur etiken.

Kete gje p.sh. fare mire mund ta kishin bere  si nisme te perbashket te gjithe stacioneve tv e radio kombetare, padyshim te gjithe do ishin dakort te jepnin reklamen falas  per kete rast, dhe do dilte keshtu vertet dicka solidarisuese, e promovuar nga te gjithe. Pra nuk  ishte nevoja te dilte Top Media si Skenderbeu dhe te shpetonte te permbyturit me leket e popullit dhe me punen e kompanive telefonike.

Ky cinizem dhe ky "privatizim" i fatkeqsive per perfitime vetiake, ishte pikerisht thelbi i shkrimit, si kur behet fjala per politikanet, mediat, etj. Megjithese kur behen stafi i Topit te gjithe Vace Zela, pse mos bejne dhe keto.

 

Kete punen e deputeteve te PS  dhe premtimet e rrogave s'e dija tamam si ishte, e paska shtjelluar shume mire Martin Leka.

Politika duhet të bëjë vetëm një gjë, atë të përgjegjshmërisë për të mos futur hundët në këto çështje, për të cilat ajo është thjesht një injorante. Por, fundja, edhe injoranca, falet. Cinizmi, jo! Ky nuk mund të falet, sepse nuk ka kod njerëzor që mund ta bëjë këtë.
E për të mos u zgjatur, fjalën e kam për një deklaratë të opozitës, të bërë në emër të saj, nga një nga ata të shumtë “ndjekës” që lidershipi i PS-së i përdor sa herë ky ka nevojë të ndeje të brendshmet… Pak a shumë, kërkohet që rrogat e deputetëve të opozitës, (deputetë ende në tentativë gjersa të bëjnë betimin sipas Kushtetutës) tu kalohen si ndihmë familjeve të dëmtuara nga përmbytjet?!... Kjo është jo vetëm cinike, por një akt i pastër papërgjegjshmërie. Deputeti i zgjedhur dhe i pa betuar, është njësoj si një punonjës që ka fituar një punë dhe për arsye të ndryshme apo për kapriço, nuk paraqitet në vendin e punës dhe ne mënyre paradoksale, i kërkon shefit ti japë rrogën(?!)... E përkthyer në idiotësinë e vet, për kohën, momentin dhe përmbajtjen e saj, një deklaratë e tillë, do të ishte gjysma e së keqes të ishte një deklaratë e një individi të vetëm.  Por, nëse kjo nuk është një lapsus dhe nuk përgënjeshtrohet nga deputetë seriozë rozë, atëherë sëmundja e opozitës është e rëndë dhe prognoza e saj e pashërueshme.
Nëse deputetët socialistë e kanë seriozisht, duhet të deklarojnë po kaq seriozisht se do të ndihmojnë të përmbyturit me 6 paga mujore.
Por, pas betimit të tyre!

http://www.panorama.com.al/index.php?id=...

 

Por do ishte mire te kishin bere dhe nje artikull per donacionin e rroges se Berishes, se rrezik ai e yshti kete gare trukesh dhe popullarizmi me falje rroge. Tjetri eshte duke u mbytur, po dhe per demet materiale do duhen miliarda vleret, po s'ka problem se me rrogen e Berishes dhe me rrogen imagjinare e deputeteve te PS  i zgjidhim problemet!

Ti flet per cinizem te te tjereve, nderkohe qe je i vetmi qe shqetesohesh qe Top Media po ndihmon.

Fakti që je treguar i paedukatë në një replikë tjetër ndaj meje, nuk do të thotë që pregjykoj dhe aftësitë tua mendore, por kur thua që "Filani e ka spieguar mjaft mirë", a mund të më thoni se ku qëndron papërgjegjshmëria e aktit të dhurimit të rrogës, kur autori i sjellë prej jush thotë: " Kjo është jo vetëm cinike, por një akt i pastër papërgjegjshmërie."

Nuk ju duket e papërgjegjshme nga ana juaj që të sillni "fjalime" të mbushura vetëm me fjalë të mëdhaja?

a mund të më thoni se ku qëndron papërgjegjshmëria e aktit të dhurimit të rrogës, kur autori i sjellë prej jush thotë: " Kjo është jo vetëm cinike, por një akt i pastër papërgjegjshmërie."

Seriozisht e ke? Kjo eshte skandaloze.

Imagjino ne kohe krize e tragjedie, del nje qeveritar dhe thote une do jap rrogen. Berisha ne kete rast. Kjo ne vetvete per mua eshte shfrytezim i paster cinik i krizes per populizem, njeheresh sic thashe mbase ofeze per te prekurit, sidomos po te kemi parasysh nivelin e larte te korrupsionit te kesaj qeverie (po padyshim dhe te tjerave) qe ka shkaktuar tragjedi si Gerdeci. Puna korrekte e politikaneve del e teperon, sja kerkon njeri rrogen, me gjeste te cilat mundohen te lehtesojne pergjegjsite dhe fajet e tyre mbi kete popull.

Por, nga ana tjeter ti dhurosh te prekurve te nje krize si kjo nje rroge qe s'e ke, nje rroge imagjinare, nje shume parash mbi te cilat ti s'ke te drejta, pasi s'e ke marre deri tani dhe s'e ke pra ne dispozicion, aq me teper duke e perdorur kete krize si element per te detyruar shtetin te te jape rrogen qe kerkon per nje pune qe s'e ben, kjo eshte vertet skandaloze. (Eshte komplet ceshtje me vete nese duhet te paguhen deputetet socialiste apo jo edhe pse s'kane bere as betimin, po fakti qendron qe deri tani ata s'kane rroga, dhe po dhurojne shashka politike).

Nese juve s'ju bejne pershtypje keto, ose nese duani ti mbuloni me nga nje cipe llafologjie per hir te perkatesise politike eshte tjeter gje.

Kesaj i thone meqe gomarit nuk kam cti them se e du fort ,po i bi samarit.

Bjeri o xhib samarit e fyellit e gerrnetes vetem gomarit mos i bi se skem i cti bejme partise.Si thishte xha Braho "A te mi rrauc partise mor djale"

Por nisma ka nevoje per publicitet qe njerezit ta marrin vesh se mund te ndihmojne me ane te celularit... Kompanite celualare marrin pjese te treja ndersa Top Media ben reklamimin falas te kesaj menyre per te ndihmuar duke transmetuar spotin. Ne kete menyre partnerizohen tre telefoniket me televizionin.

Te duket nga spoti sikur kete gje e ben Top Media dhe kompanite telefonike, pasi i ka bindur Topi, kane rene dakort te ndihmojne.

Permbytjet, solidaritet me nismen e Top Medias

Shume persona i jane bashkuar nismes se Top Medias per t'u ardhur ne ndihme familjeve te permbytura ne veriperendim te vendit...

http://top-channel.tv/artikull.php?id=17...


Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).