Komisari i Italisë për digat, Roberto Guercio, i dërguar në Shqipëri pas situatës kritike të krijuar nga përmbytjet, e konsideron absolutisht të sigurtë gjendjen në digat e hidrocentraleve shqiptare.

Në një intervistë në emisionin Studio24 në televizionin News24, Guercio theksoi se shkarkimet nga hidrocentrali i Fierzës janë bërë në kohën e duhur e sipas modaliteteve që kërkonte situata e krijuar si rezultat i shkrirjes së dëborës në ditët e fundit të dhjetorit.

“Situata e jashtëzakonshme ka ardhur për shkak të shkrirjes së menjëhreshme të dëborës në fund të dhjetorit. Është bërë gjithcka që mund të bëhej në këtë situatë. Gjendja në diga është absolutisht e sigurtë dhe për fat të mirë në male nuk ka dëborë dhe niveli i ujit është duke rënë dalëngadalë në nivelet normale” u shpreh Guercio në News24.

Ndërsa theksoi se ka nisur puna për organizimin e një sistemi parashikimi më të mrië të motit për të evituar situata të tilla, komisari italian tha se teknikët shqiptarë kanë qenë në nivelin e situatës dhe kanë treguar profesionaliet të lartë.
Edhe pse përjashtoi kategorikisht cdo rrezik për carje të digave, Guercio tha se digat në hidrocentralet shqiptare kanë nevojë për ndërhyrje, sipas tij jo për efekte sigurie por për përmirësime të nevojshme.

I pyetur për gjendjen e portës 3 të hidrocentralit të Fierzës, e cila nuk është funksionale, komisari italian u shpreh se aktualisht gjendja në Fierzë është nën kontroll, niveli i ujit ka rënë dhe si rezultat nuk është e nevojshme hapja e kësaj porte.

Duke bërë një parashikim të situatës në vazhdim, Guercio tha se do të duhet rreth një muaj kohë që shkodranët ti rikthehen jetës normale.
“Kemi parashikimme rreshjesh edhe për ditët në vazhdim, por ne po organizojmë si për të ndihmjuar popullatën por edhe për të ofruar ndihmë teknike në mënyrë që situata të përballohet. Duhet të hapen kanale për ujërat dhe të ndërtohen hidrovore për largimin e ujit” theksoi Komisari italian për digat.

13 Komente

Faleminderit per postimin, po pati opinione te tilla te eksperteve ju lutem vazhdoni t'i postoni, se ka arritur puna qe ju besojme vetem dy llojeve te njerezve: 1. eksperteve inxhiniere shqiptare me reputacion te pakundershtueshem profesional qe jane marre me kohe me kete problem, bile edhe atyre vetem kur shpjegojne me fakte teknike dhe 2. eksperteve te huaj. Interpretimeve dhe opinioneve te mediave shqiptare jua kemi pire lengun, megjithese ne keto raste te renda te shkaterrojne nga nervat me shume se zakonisht. 

Farudin Hoxha ka folur perpara ketij Italiani, dhe atij une i besoj me teper. Italionet jane breshkaxhinj dhe genjeshtare te medhenj.

Dhe me duket se Farudini tha pikerisht kete: "lerjani eksperteve te gjykojne e vendosin per keto pune" , apo jo? 

Po pra, Ai dha garanci te plote per fortesine e digave ne kaskade dhe i beri thirrje politikaneve te qeverise qe te mos nderhyjne ne punen e specialisteve te KESH-it. Po ky Italiani mua me duket si ai Arsidi ne vitin 1993 nese ju kujtohet.

Italianet mund te jene si te duan por kane me shume se dy mije vjet qe ndertojne diga e liqene e madje akoma funksionante.

Nga sa lexova une edhe Farudin Hoxha nuk mu duk aspak i alarmuar,madje shume objektiv.Megjithate une i besoj speciallistit italian per disa aresye.Nje ing shqiptar ka mbaruar UT.Kursi i ing zgjaste 4 vjet shkollore,pra 4 vjet per 9 muaj e behen 36 muaj.çdo vit du muaj ishin askion e zbor Pra bejne 8 muaj ,e ngelen 28 muaj.Nga keta hiq,1 maj ,10 shkurt e 16 tetor,te dielatgjithashtu ngelen 20 muaj shkolle.LLogarit edhe PPSH,materializem,e forma edukimi nuk ngelej as 15 muaj per tu bere ing......!!Per te bere ing ne Itali ne gjendje te ushtrosh profesionin,me te jithe liçensat e duhura e specializime duhen se paku 7 vjet shkolle,praktike ne studio e laboratore te sterpaisur....E mos thoni pastaj ....

Zana sigurisht qe ti duhet ti besosh ing. Italiane se jeton ne Itali dhe jane ata qe japin ose jo garanci ne rast avarishe. Une jam i prirur ti besoj inxhiniereve shqiptar si Farudin Hoxha me shoke pasi jane ata qe me kopetencat profesionale projetuan dhe ndertuan HC e Shqiperise ku une fatkeqesisht vazhdoj te jetoj.

Persa i perket "zotesise" se inxiniereve italiane.

Vajont Dam Disaster, Italy, 1963

Val di Stava Dam collapse Italy, 1985

Te dyja jane man made = te krijuara nga dora e njeriut.  Padyshim qe ne komente te tilla absurde ka te beje edhe inferioriteti i te qenit Shqiptare.

 

Sa e politizuar qe qenke moj Zana!!!!

Roberto Guercio e njoh personalisht pasi eshte professori im ne universitin "la sapienza" ne rome. mund tju garantoj se eshte nje nder ekspertet me te medhenj te italise per ceshtjet hidraulike sidomos per sa u perket digave pasi ka edhe eksperience projektimi e menaxhimi digash e sidomos ne ristrukturimin e tyre. masanej e njeh shume mire situaten ne shqiperi pasi ka punuar edhe me pare ne shqiperi. jo se ekspertet inxhinjera shqiptar nuk jane te zotet por mendoj se eksperienca dhe njohurit shkencore te roberto guercio jane nje garanci per kalimin e situates se veshtire edhe me ndihmen e zotit. ju pershendes te gjitheve.

Prfesori i nderuar italian beri vetem nje deklamacion politik per te cilin edhe e kishin thirrur dhe derguar. Sigurisht, pa ia ulur vlerat akademike dhe nderimin ne shkencen hidro, por edhe ai ishte po aq objektiv dhe i rezervuar ne te folur pasi kishte aq ndergjegje sa te jepte konluzion 2 ditor, vetem nga pamjet ajrore te helikopterit dhe bisedimeve me ekspertet shqiptare. Ai mbeshteti sistemin e ardheshem te vezhgimit analitik te prurjeve me krahun italian te vezhgimit meteosat. Edhe premtimi per rregullimin e derdhjeve te lumenjve ne det ishte po ne frymen e premtimeve alla Berluskoni dhe duheshin ne situaten e ketij depresioni per banoret e qytetaret e frikesuar te zones se Shkodres.

Pra kryeminidstrit tone gafaxhi i duhej nje autoritet mbeshtetes pasi kishte llapur idiotesine e madhe, si dhe nderkohe Profesoret e nderuar te bashkendertimit dhe bashkeprojektimit te digave dhe studimit te ujrave shqiptare i kishte lene te "menjanuar politikisht" dhe te ofenduar profesionalisht prej tij, dhe shpures se gomereve qe ka nga pas.

Italjanin,sic e menoj une, e pruni Ilir Meta,per show mediatik me i shpetu erzin ministrit tevecel te partise se vet.Dy here i eshte lene energjitika ne dore ketij debili.Heren e pare na la me 4 ore drita,heren e dyte na rrezikoj me na terrifiku totalisht.

Njerzve u asht neverit politika sepse ke kutia kane veten alternativa te tilla me zgjedh.Une pranaj e mshtes Edi Ramen, se e ka plan te vetin me i tere kta surreter, qe thjeshte prezenca e tyne ne krye te punve, eshte nje fyerje per te gjith ne

Mos u zini djema e vajza per italianin, sepse edhe ai edhe disa nga specialistet tane te permendur ketu, jane shum te zote.  Ne te gjithe boten, kur shihet se situata po agravohet, qeveria vendos nje komisar (qe eshte ekspert ne ate fushe) ose ngre urgjentisht nje komision me specialistat me te mire per te manaxhuar situaten. Persa kohe fuksionon ky komisar apo komision, vendimet/urdherat qe ai/ata marrin, jane te parevokueshme, pra te zbatueshme per cilindo qe iu drejtohet. Pra, ministri, kryeministri, komandanti i shtabit te pergjithshem, drejtora e nenpunesat te ndryshem, i nenshtrohen urdherit shkencor te komisarit, qe ne kete kohe si i zgjedhur si ekspert, ka rolin e manaxhuesit te situates. 

Ne Shqiperi, vihet re nje lloj rremuje ne manaxhimin e situatave kritike, nderhyjne shum persona, partiake e qeveritare, shpesh here ne kontradikte me njeri-tjetrin, ne vend qe situata te manaxhohet nga nje ose grup ekspert/esh te cilet vendosin per gjithshka. 

Para ca muajve, ketu ne Belgjike, kur plasi gripi i derrit, qeveria caktoi nje komisar per manaxhimin e ter situates kritike, ku po shfaqeshin çdo dite te semure me ate virus. Dhe ishte ky manaxhues/komisar qe kordinonte punen ndermjet spitaleve, komunave, dhe qendrave per vaksinimin e popullates. 

Pjer ja ke fut kot, se ne ketu per komandant, komisar, komision, manaxhues, kordinues, ekspert, minister dhe se fundi kryeminister, kemi vetem nje Sali Bej Malok Berisha.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).