...vinte era narkozë aty, hapa velëzat për herë të fundit, po më thernin,
dikush me një skufje të bardhë e fshesë në dorë hapi derën, futi kokën,
e mbylli prapë, më perzihej, një aeroplan letre të kish ngecur ndër flokë...

9 Komente

Shume bukur! Te marrin me vete keto poezi, si rollercoaster. Ajo qe ndjej ne nje nivel, ta quajme, nenndergjegjesor, eshte dicka si gjuhe e dyte qe me ngulitet ne qenie; ndoshta kjo perftohet nga ritmi I fjales, por edhe nga marramendja qe krijohet me imazhin. S'kam shume kohe tani, por do me pelqente te flisja gjate mbi kete efekt.
Falemnderit qe I solle.

Me fal, nuk i lexova te gjitha, ose me sakte, lexova te paren dhe ngaqe m'u duk si e njohur, i kalova vargjet thuajse te gjitha ne reviste. Me duken si poezi te Mirazhit keto,  stili, fjalet e zgjedhura...

E ndërsa qëron qepën
të djegin sytë,
I hoqe të gjitha shtresat?
Teshat, lëkurën,kockat,palcën?
Hiq tani edhe djegien,
Shkul qepallat, sytë, pamjen,
Fshij mendimin e fundit,
Hekuros trurin,
Pastro xhamat...

 

CiklonB, me fal, po eshte nje lloj loje fjalesh dhe ca imazhe qe truri im vetem nen efektin e poezise se Mirazhit m'i ka prodhuar. Shume bukur, vertet. 

Si edhe herë te tjera...u kenaqa. Si tek "pasqyrat" (lojrat rruga Elbasanit), ka vetëm nje rrugë ku nuk pengohesh nga imazhi i vetes, dhe asaj i duhet shkuar/lexuar me kureshtje deri ne fund.

Me pelqeu shume e para! Personalisht e kam te veshtire te lexoj gjate ne ekran. Ndoshta gjerat e mira duhen racionuar pak me shume smiley

Shume te shijshme poezite, te kendshme.

Shume te shijshme poezite, te kendshme.

"Jemi ulur ne lendina,

kapim peshq me dore,

marrim 10-ta ne mesime,

babi im eshte minator"

 

 

P.S.    Titullohet "Kufitari"  :-D

Pa dashur te lendoj askend, per me teper autorin, po i lejoj vetes te bej ca paranteza nga pozita e nje lexuesi te thjeshte, pasi nuk arrita t'i kuptoj vleresimet e mesiperme.

I lexova vargjet dy a tre here e perveç zymtise, nje vargani aliteracionesh e filozofie disi te zbrazet vetemisheruese e apologjike te boshit dhe hiçit, dola po ashtu siç hyra, nga i njejti shteg, gje qe me beri te ndjehesha sikur sapo kisha pershkuar nje qorrsokak. E me dukej vetja fajtore per diçka qe te gjitheve u pelqen e mua jo, dmth ose nuk shkon diçka me mua ose  me autorin, ose me lexuesit, ose me ne te gjithe...

Poezine ose e shijon, ose jo...Keto jane alternativat qe i autori ve perballe lexuesit, ne kete rast atij te thjeshtit e jo elitarit, intelektualit..(radha vazhdon pa fund)  duke kufizuar keshtu audiencen e tij vullnetarisht. Vazhda logjike pastaj te shpie ne paradokse  te llojit : "e paska shkruar per vete dhe jo per te tjeret".... Ndoshta eshte dhe keshtu, po fundi i ketij qorrsokaku eshte vetem nje mur, ne kete rast i padepertueshem, te cilit veçse mund ti biesh me koke...mundesi tjeter nuk ke si lexues.

Sidoqofte vleresoj mundin e tij, pasi nuk mendoj se heshtja eshte me e mire se fjala, per sa kohe kjo e fundit nuk kthehet ne zhurme....Dhe do u lutesha komentuesve t'i pershkruanin ca vleresimet e tyre, pozitive apo negative qofshin. Kam vene re  qe zakonisht ketu te Peshku mbizoteron bardheezia: ka ne rastin normal vec dy ane te medaljes, ose levdohet, ose shahet. Nderkohe qe te paret mund t'ia hedhin lumit me nje "Urime" apo "Faleminderit qe e ndan me ne", te dytet vihen  para pergjegjesise (sidomos kur mendimi i tyre eshte i kundert me ate te shumices) dhe u kerkohet me ngulm "perse"-ja. Theksoj qe nuk i referohem askujt ne veçanti, eshte thjesht nje pershtypje e fituar ne kohe.

Gjithsesi autorit i uroj pune te mbare, kthjelltesi dhe sa me shume ngjyra!

 

Dakort, me te shumten e rasteve shijimi i poezise mbetet dicka tejet subjektive, dhe ne kete mes ndodh rendom qe, ose lexuesi, ose autori/a te vihen me shpatulla pas murit.

Psh, aty ku ti gjen "njefare filozofie vetmisheruese" etj, une ndjej relievin e revoltes se gjendjes/qenies njerezore, gjendje/qenie kjo qe permban brenda dimensionit te saj te shkurter te egzistences edhe permasen e pafundesise.

Ajo qe me pelqen me se tepermi tek poezite e ciklonB-se, eshte pikerisht vrulli e njekohesisht vetepermbajtja sesi perftohet gjendja me ane te imazheve. Ne njefare menyre, eshte udhetimi qe na vlen, e jo aq perfundimi; eshte perjetimi gjate udhetimit, dhe jo ameshimi i veteperplotesimit te gjendjes.

Perndryshe, mendoj qe ke te drejte mbi bardhezine e komenteve; por fundja eshte blog i lire ku secili kufizohet sipas deshires, dhe jo vend per recensione letrare (edhe pse keto te fundit do ishin shume te vyera).

Jo te gjithe frekuentuesit ketu komentojne tek poezite, dhe jo te gjithe komentuesit e poezive komentojne ne te gjitha poezite. "Barra" me ne fund i mbetet vete krijuesit, ndaj edhe falenderojme ata qe na pelqejne se si shkruajne kur i sjellin ketu, ose u varim teneqene shkrimeve qe s`na terheqin. Sigurisht, ka individe qe ja mbeshtjellin votave per arsye jashteletrare, por per keta eshte e kote te humbasesh fjale e sekonda ne cdo forme e menyre.

Pershendetje.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).