Policia italiane ka gjetur një sasi të madhe droge të hedhur në det. Bëhet fjalë për 5 kuintale marijuanë që mendohet se vinte nga Shqipëria. Guardia di Financia e Leces ka mundur të gjejë këtë sasi droge në ujërat e Kastro Marinës.

Droga ishte e vendosur në 10 canta të ndryshme të cilat notonin në ujërat e detit Adriatik. Brenda tyre kishte dhjetra pako me drogë.

Tre ditë më parë ekipet e marines së Melendunjos kishin gjetur një gomone të braktisur që përdorej për tafik droge. Por ende nuk është gjetur asnjë person i dyshuar që mund të ketë qenë në atë gomone. Që nga momenti kur u gjet gomonia bosh, policia italiane u angazhua për një kontroll në gjithë zonën, duke përfshirë dhe helikopterë e anije.

Dje në orën 15.00 një helikoper i Guardia di Financias arriti të shihte disa pako që notonin. Ne fakt deti ka qenë i trazuar dhe policia italiane mori një gomone nga Otranto drejt Kastro Marinës për të mbledhur drogën.
Drogë u gjet edhe në portin e Trikasës. Bëhet fjalë për 25 pako marijuanë me peshë 90 kg. Kërkimet në det vazhdojnë për të zbuluar se nga vinte kjo sasi marijuane dhe cilët ishin trafikantët e saj.

(e.n/news24/BalkanWeb)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).