Duke pare diskutimet midis anetareve, tek nje teme ketu ne peshk, per mberdhifjen ose mosmbredhifjen e peshkut, na jepni mendimin tuaj intelektual :P

140 Komente

 Une mendoj se peshku eshte tkurrur shume dhe ka ngelur me jo me shume se 18 vete qe komentojne perdite te gjitha temat.

Nga keta 18 vete pese a gjashte jane administratore te ditur,nja pese a gjashte te tjere jane vullnetare(50 leksha)qe kane accesso ne administrimin e komenteve.....Te gjithe rigorozisht komuniste o nostalgjike te asaj kohe...bij ish oficeresh militante e irriducibili... smiley

Zana, ke bere mungesa. Ke qene duke peshklexuar ne heshtje pa komentuar apo kishte shtegetuar ne ndonje akuarium tjeter? smiley

Sa per akuzat qe ngre qe paska peshq me akses komentefshirese si operativa te qeverise peshkiste, s'di c'te them, po s'me duket shume me vend kjo, se edhe sikur ta zeme qe do ishte e vertete, ti dhe une s'do kishim mundesi ta dinim, ndaj ngelet nje hamendesim-akuze e pabaze nga ana jote, apo jo? smiley

Kjo qe them une nuk eshte hamendesim.shte e shkruar ne rregulloren e peshkut.

 Zana, qenka bo peshku me i fut dinamitin smiley

jam peshk dhe nuk kam marre fund. smiley 

 Derisa te kapesh grepin smiley

 Mah, qe ka marre fund JO, eshte e tepruar, e ka jane 18 shok qe flasin mes tyre, as kjo s'eshte e vertete, pra jo e megjithate ve re mekeqardhje qe drejtimi ai eshte, dmth, ate rruge po merr. 

Blete ,ti je blete,ben mjalte...je qenie superiore...ç'ne ti te behesh peshk?? smileyNdejshi me t'mira.....se boll pata  smiley

 Po peshku lundron neper lule, bleta lundron neper ajer, peshku ben kaviar, bleta ben mjalte, te dyja palet njihen si punetore ne historine e faunes... ka ngjashmeri ka smiley

smiley

Nese edhe ne kete vit qe sapo ka filluar,keta adminat e peshkut do te vazhdojne censurimin dhe fshirjen e komentatoreve dhe komenteve, sigurisht qe se shpejti do te vdese dhe ndonje dite do te afishohet foto e peshkut te shtyllat neper rruge,me lajmerimin e ores se varrimit.

 Një admnistrator i faqes ka cilësuar llogarinë tuaj si llogari abuzive, me shumë gjasa si rezultat i komenteve tuaja. Si rrjedhim, sistemi ju ka caktuar një limit prej 10 komentesh në ditë. Statusi si përdorues abuziv mund të hiqet nga një administrator.

 

Sa bukur e kane qendisur keto kryesepiet e peshkut smiley

Po nuk eshte puna aty, a ka mbaruar a ska mbaruar, se fundja nje cope koromane do ta hame gjithandej. Puna eshte se filtrat anti-debil jane bere pa u pastruar, e duhen shkundur. Ose duhen nderruar, perditesuar, siç i thone ne gjuhe shkencore.

Jane nja 5-6 debila qe sillen rreth e perqark, te kisha gje ne dore une, ua kisha bere me shtate pale çelesa hyrjen ketu.

Eshte e tmerrshme te mendosh qe nga dita e dyte e zgjedhjeve te nje vendi e deri ne diten e zgjedhjeve te reja pas kater vjetesh, te kemi te njejtet debila qe jetojne, marrin fryme, me gabzerrin e humbesit. E tmerrshme ta mendosh qe te njejtet palaço kane vendosur ta mbajne peng kete vendin ketu me budalliqet e perditshme. Nuk me ka bere vaki nje gje e tille.

O do te jene bash djemte dhe kusherinjte e Rames apo Ruçit apo atij rrotes tjeter, ose ska mundesi ndryshe. Te kete njeriu ne koke vetem emra politikanesh, vetem ketu me ka ngjare te shoh. Mjeranet. E shpartalluan vendin gjithandej me llomotitje partish. Hajt thote njeriu, OK, do t'i degjojme tre dite, dhe pastaj do te vazhdojne punet e tyre. Por jo ! Keta e kane greve truri 365 dite ne 365. E stakojne trurin qysh diten e dyte te zgjedhjeve, dhe gam-gam e ham-ham kater vjet me rradhe. Si nuk iu dhemb koka njehere, habitem.

Ky filtri anti-debil qe them une, duhet perdorur sa me shpejt : nqs tjetri vjen dhe llomotit ne çdo postim te tij emra politikanesh, dijeni se nga ky s'keni gje te hajrit dhe "pushkatojeni" pernjehere qe te mos e sjelle surratin me ketu. Fare e keqe, infektuese.

Nje muaj para zgjedhjeve te reja, OK, te gjithe le te vijne, ua dorezojme çelesat, llomotisni nje muaj, te tjeret ikin me pushime te gjata, bejeni qejfin tuaj nje muaj, dhe pastaj qepeni ate hale se na çmendet. Po nuk rri tjetri me ore e pa ore, me dite e pa dite, duke grire budalliqe si silazh kooperative. Ju marrte dreqi kaptinen, siç jua ka marre.

 

 arsyet pse peshku nuk ka marre fund:

1. Shqipja eshte e paster dhe e kuptueshme.

2. Niveli i komenteve nuk eshte aq intelektual sa te te zere koka, por jo dhe aq i thjeshte sa te te gerrice syte.

3. Administratoret i kane gersheret e gjata. Nga pervoja ime di se komentet fyese ose abuzuese pastrohen shpesh dhe pa meshire. 

4. Shume komentues pergatisin disertacione, gjejne vende pune, mbrojne vende pune, si edhe zbulojne talentet e tyre me ane te peshkut.

5. Peshku sherben si nyje lidhjesh profesionale, intelektuale, dashurore, partiake etj.

6. Frekuentohet familjarisht nga shume komentues.

7. Nuk eshte ndaluar ende nga rrjetet mbrojtese te kompanive per te cilat punojme, pra nuk ka vend tjeter ku te besh nje dore gallate para se te te ulerase shefi.

8. Doni me per peshkun?

Flm, blete!

Une s'kam qejf me t'i pergjigjem ketyre "pyetjeve" te tipit "hajd po qahemi per Peshkun se mbase i ulet popullariteti". Keta si on Air jane tipa qe edhe ankohen qe Peshku eshte komunist, edhe qe po merr fund, edhe qe censuron, edhe qe s'ka asgje te fresket etj etj. Jane tipa qe ne fakt vijne ketu me lloj-lloj qellimesh, perveç dashamirësisë.

Mua kjo s'me vjen hiç mirë, por e pranoj si koston që duhet paguar për të pasur një faqe të hapur, publike dhe civile.

Sidoqofte, blete, rrofsh. Pergjigja jote vlen edhe per te pafytyret (on air, me ty e kam) edhe per ata qe me sinqeritet shqeteson per shendetin e ketij komuniteti.

Kur disa injorante shajne njeri tjetrin me fjale bajate PPU i dekoron,kurse po shave sado pak ndonje politikan te majte sidomos Edin penalizohesh dhe shpallesh armik,ku qendron inteligjenca ketu?Shumica e komentatoreve nuk e njohin njeri tjetrin,dhe shahen ofendohen per hunden e madhe  Sales, e per kembet e gjata te E Rames.

Pmusaraj une paskam ardh me qellim dashakeqes ketu? Sa per punen e pafytyresise shif njehere surratin tat ne pasqyre, se mu sme rruhet shume as ti fus dinamitin peshkut me qellime dashakeqe e as ta mbroj me qellime dashamirese.

Kam dy here qe postoj nje pyetje ne seksionin PYET PESHKUN edhe hiqet sa hap e mbyll syte nga adminat a thua se perben rrezik kombetar ppppfff

Peshku perfundimisht u ka qelb nga koka . (pike)

 On Air, pyet;

"na jepni mendimin tuaj intelektual" Tongue

Mendimi intelektual ? Po mer ja ;

On Air - 3 Jan 2010 - 5:03pm 

 Une mendoj se peshku eshte tkurrur shume dhe ka ngelur me jo me shume se 18 vete qe komentojne perdite te gjitha temat.

 

PPU -fuksionon si parti politike por e pa shpallur akoma,dhe gersheret e adminave presin vetem djathtas,

sado te bombardohet me ligesi nga ajri dhe militantizem bajat nga toka, ppu do vazhdoje te jete terheqes dhe  tundues. Edhe per ata qe mendojne se ppu eshte bjerrakohes, mbetet tundues. Vijne, leshojne ca psheretima qe ppu gjallon edhe pa ata dhe ikin. Mesiguri do duken pas do kohesh per te pohuar dorezimin e tyre para ppu smiley

U bene dy here qe pyes se ku eshte opozita qe hesht per permbytjet ne Shkoder e Lezhe dhe keta adminat e fshijne ne sekond,nuk e di pse?

4. Shume komentues pergatisin disertacione, gjejne vende pune, mbrojne vende pune, si edhe zbulojne talentet e tyre me ane te peshkut.

5. Peshku sherben si nyje lidhjesh profesionale, intelektuale, dashurore, partiake etj.

Rilli? :O

Me nje llaf hyne qe hyne ne Peshk, e mbarojne dhoktoraturen, zene pune, i futin dhe nje te martuar dhe pastaj marrin ne pune dhe gruan/burrin, all falimnders to Peshku? :think:

Cudia eshte qe te tera keto u bekan underflatra, dmth underground. Imagjino sikur te kishte hapur Peshku dhe seksione punesimi, shkollimi e martese, sa shume gjera te tilla do ndodhnin. :applause:

 

sado te bombardohet me ligesi nga ajri dhe militantizem bajat nga toka, ppu do vazhdoje te jete terheqes dhe  tundues.

Ne fakt, te rrime shtrember dhe te flasim pothuajse drejt, Peshku eshte me shume se tundues. Nashti mbase s'eshte ne nivelin me te mire qe mund te jete (ketu futen kritikat dashamire, sic i cileson Penari) po padyshim eshte nje nga faqet me te mira shqiptare te kategorise publike, ne shume aspekte, qe nga dizajni, llojshmeria, etj. Njeheresh duhet pranuar qe ky pozicion i nalte i Peshkut eshte dhe per pasoje te nivelin pergjithesisht te ulet te faqeve te tjera publike shqiptare ama. smiley

Keto elemente, po dhe polarizimi i theksuar politik (per nga niveli/sasia i politikes ne blog, po dhe per nga kahu) natyrshem terheqin vemendje, dashamires, dhe dashakeqe. smiley

P.S. On Air, ti mbase s'e ben me ate qellim, po ne fakt keto pyetje te ketilla vetem se ja rritin popullaritetin Peshkut. smiley Dmth nje faqe pa rendesi dhe qe eshte e vdekur, ose duke vdekur, shumepak e kane qef ose inat. Nje faqe si Peshku nga ana tjeter, e kunderta. Dmth pyetja jote per pasoje konfirmon te kunderten e asaj qe thote. smiley

 xhibi, i could give you examples but then I would not tell you anything you don't know already.

Do tell me se paskam qene in dhe dark per gjithe keto extrapeshkicular activities. smileyuspect:

Dmth e pata lexuar nje here qe Tushja kishte nje si bicim firme no to population, yes to copulation po s'ma morri mendja qe do ishte si parulle - kunderparulle kjo per aktivitetet e poshtedyshemese, si ato shprehjet kriptike qe perdornin qemoti masonet. :hypnotize:

blete, te pakten na thuj kush eshte dashuru. apo prape ata t'zakonshmit?

jo per gjo, po t'pakten ta dime a kemi nai shons smiley

 On air dhe njonit ketu qe i eshte bere goja lesh per ca ..

Can't stay another day

when you're always
Getting your way,

you just keep getting your way
You just keep getting your way,

ya selfish!
So i decided not to get in your way
It's time to do it my way,

and that means Getting away from you, ya selfish!
 

Do ishim shume te kenaqur sikur peshku te sherbente edhe per baby-sitter...smiley

Do ja dinim shume per flm. smiley

 Ketlina, ask and ye shall receive smiley

Po mi , se shpejti, se kllouna ka plot smiley

Pecku majfton te rrije ne thellesi te oqeanit se po doli ne siperfaqe e zuni grepin... S'ka dyshim qe eshte peshku me demokratik.

:

Baby Rock Bass shkoi hengri krimbin budallai:
 

Une do te shtoja se peshku i para 3-4 vj me pare, me peshkun sot

eshte ku e ku, per nga niveli i postimeve dhe protagonisteve.

Nuk e di por here-here ka persona qe te merzisin, dhe ta bejne "jeten e pamundur" ketu, sa do te pakten 1 vit ta maresh veten e te vish perseri!!!

 

Por me thene te drejten, faqe blog-u te nivelit te peshkut ne hapesirat shqiptare zor se gjen,

ndaj mbasi mban ca inat (qofte dhe per nje vit), vine perseri ketu dhe megjithese si gjene protagonistet (peshqit) e meparshem (me disa perjashtime),

perseri ndihesh mire dhe s'jeton dot pa PPU, derisa te te ngrihen perseri kacabujte me "tritan shehun" e radhes.

 5 - 6 vjet e kane faqet ne web popullaritetin zakonisht. jo veç  faqe ordinere si peshku, por dhe per faqe qe jane kthyer ne institucione si facebook, youtube, etj nje dite vjen fundi.

njerezit lodhen duke diskutuar te njejtat gjera pafundesisht. 

aq me teper qe kjo faqe perveçse muhabetit nuk afron asgje tjeter me interes PRAKTIK. 

gjithashtu vete adminet lodhen e plaken dhe e drejtojne aktivitetin (vemendjen kryesore) drejt gjerash te tjera (qe u japin me shume buke), megjithese pa hequr dore prej "dashurise se pare", dmth kesaj faqes.

por qe nje pune te kete sukses, nuk gjimohen dy lepra ne te njejten kohe, thone francezet.

 

Sic na e tha dhe nje admin dikur-diku PPUse i eshte shtuar trafiku  Pra nuk jane 18 vete qe diskutojne  por jane me shume se sa ishin 4-5 vjet me pare.
Per mendimin tim ky shtimi i trafikut ( qe llogaritet vetem nga ata qe duan te nxjerin ndonje para nga bloqet e tyre) ka sjelle uljen e nivelit, sepse shtimi i trafikut ka ardhur se  admin po na sjelin artikuj apo diskutime me xhixhilera nga ata qe i pelqen shume populli shumice , dhe si rezultat xhixhilete jane shtuar shume duke larguar ate nivel qe kishte peshku 4-5 vjet me pare.

Sic duket buka e atdheut i ka keto gjera smiley  

Megjithate eshte buka e atdheut e embel apo e hidhur eshte buka tona, dhe inercia e nje peshku te mire mbi ndonje blog tjeter qe 4-5 vjet me pare ishte si peshku sot te ben ta vizitosh edhe kur eshte bere si ato bloqet qe dikur talleshim. smiley

peshku me te vertete nuk eshte njesoj sic ishte me pare.

Cka kishte me pare eshte kjo: ketu duhet te mendoheshe dy here qe te shkruaje. Budalleku nuk perfillej. Po te thoshe budalliqe, ti varnin kocet ne qafe. Madje kishte dhe nje grup antibudallik anetaresh, qe funksiononte mjaft mire.

Kjo ishte per dy arsye:

1 - budallejte ishin te pakte.

2 - temat e sjella, nuk e mbareshtonin budallikun.

Pas ca kohesh u be e kunderta... budallenjte u shtuan dhe kane formuar aleanca mes tyre. Si cdo aleance qe perfaqeson emeruesin me te vogel te perbashket, nuk thyhet dot.

Tjetra pastaj, peshku u xhibizu jashte mase. Sidomos ai seksioni i pyetjeve njehere, ishte bere si dogmatic loophole nga hynte xhibizmi dhe infektonte gjithe peshkun.

Peshku, perfundimisht, eshte ne nivel me te ulet sesa ishte, por nuk ka marre fund.

Te shtoj dhe se cka kishte peshku me pare, ishte karakteri. Kishte nje profilizim me te mire sesa tani. Atehere ishte akuarium qe i nderrohej uji shpesh, tani eshte bere si oqean qe nje zbatice i merr kalbesirlleqet e t'i sjell ne gjelle.

 

Dhe nje gje qe s'me pelqen ne PPU mua keto kohet e fundit, eshte ndryshimi qe shume persona i bejne niku-t,

por me e habiteshme eshte kur disa (jo te gjithe),

e njohin kush eshte kush, dhe dialogojne me njeri tjetrin (mbase bejne monologje)!!!

 

PPU eshte i marre fund me kohe! E them me sinqeritet kete dhe pa asnje tendence. Numri prej 18 anetaresh qe diskutojne po themi rregullisht eshte shume optimist, eshte me pak se 18 vete. Nje grup shume me i vogel se kaq, te njejte ne bindje, shije, njelloj te indoktrinuar etj. bejne muhabetin e perditshem ketu. Me raste nderhyjme edhe ne te tjeret qe na shikojne tamam si armiq por per shkak te kufizimeve ne postime, fshirje te komenteve etj. ky numer "kundershtuesish" ka ardhur gjithnje duke rene.

Me pak fjale numeri i diskutanteve te rregullt ka rene ne vend qe te shtohej. Ky eshte nje argument qe ky blog/forum ka mbaruar aty ne te thate.

Me aq sa kam kohe une e kam krehur hapesiren e diskutimeve virtuale shqiptare dhe e them me bindje qe PPU nuk futet tek rastet e suksesit, eshte i deshtuar.

Arsyet jane te shumta por po jap disa:

Ky blog ka funksionuar gjithmone njeanshem politikisht.

Kufizimet e anetareve si ne numer postimesh si ne fshirje te tyre jane shume te medha dhe duhet thene qe ka qene i njeanshem.

Updejtimi i PPU me lajme te reja dhe tema aktualiteti eshte shume i dobet. Nuk ec me kohen.

Tek temat qe nje administrator eshte i interesuar eshte e pamundur te debatosh, po e zgjate shume me diskutime ai t'i fshin postimet.

Ndoshta edhe ne kerkojme shume, i tille mund te jete konceptuar PPU nga ata qe e kane bere dhe e drejtojne; thjesht nje tavoline diskutimi per pak vete qe ndajne te njejtat bindje politike, filozofike, shije artistike dhe letrare etj.

Sdq. e mbajci me shendet dhe ja pafshi hajrin!

PPU eshte i marre fund me kohe! E them me sinqeritet kete dhe pa asnje tendence.

Fakti qe ti po shkruan e perforcon edhe me shume sinqeritetin tend.

O Zedhenes, kesaj radhe ke fol sikur te mos ishe The spiker, po ti more ....... (spo te shaj se pastaj me fshihet komenti) je nje nga ata te 18 -te qe permend intelektuali  smiley  On air. Ti mund te ishe dhe nje nga 3 me shkruesit ketu tek PPU-ja nese nuk do te te fshiheshin 50% e komenteve sepse ke tepri intelekti. Si perfundim, se nuk mundem te zgjatem per ty, sepse nuk ja vlen, sikur ti te mos dukesh me ne kete blog do te ishte nje ngjarje e shenuar per ne peshqit pa uje. E me kete rast une do te ndryshoja edhe mendimin e keq qe kam per ty.

na le shenene o Spiker? Po Idrizi si do t ja beje nashti?smiley

Edhe dicka qe nuk e permenda me siper, nje ish-anetar i PPU, rob Zoti, kishe kenaqesine te debatoje dhe flisje me te eshte perjashtuar nga PPU vetem per tekat e nje administratori. A u kujtua dikush te thone nje fjale atehere?

Po flas per Edrusin, per ata qe e njohin dhe mbajne mend.

megafono, edrusin s'e perjashtoi njeri. zgjodhi vete qe te mos vinte me ketu. ti thu tashi qe ne duhet t'i mbajme njerezit me zor?

Jo mer daj se ju e ndaluat te komentonte.

Normal qe ka marre fund,derisa ramoistet punisto socialiste kane ne dispozicion ng 100 komente ne dite dhe ne te tjeret qe jemi kondra ramoisteve kemi nga 10 komente ne dite tregon qe peshku pa uje financohet nga te majtet,shikohet dhe nga pjesemarrja 10 deri 15 komentues ne dite nderkohe qe balkanweb diten me te paket e ka mbi 100 komentues.

Nje korrigjim i vockel Brad.  Eshte ul numri i komente ne 50 per peshqit ne pergjithesi.  Ne vecanti, pastaj, s'di c'behet.

Gezuar, dhe marrc nga komentet e mia smiley.

PS: per adminet, po sikur ta fillojne te gjithe peshqit 2010 pa njolle ne biografi, dmth dhurate nga vit riu, heqjen e limiteve, in good faith?  Thjesht nje sygjerim smiley.

peshku ja dedikon popullaritetin e tij punes se mire te admin-eve, per temat interesante qe sjellin

per neser parashikoj me shume diskutime te kjo teme ...salienet dalin ne pune e meqe pune si duket nuk kane do merren intensivisht me peshkun... 

pmusaraj, kjo puna e kufizimeve nuk eshte aq e pafajshme sa thua ti. Edhe kur dikush largohet, nuk eshte se e ka bere aq me deshiren e vet. Keshtu qe nuk eshte mire t'i trajtoni shkruesit si debila.

Une e kam ndjekur ne postime nje anetar te quajtur Solidarnosc. Mendon vertet se ai eshte problematik per debatin ? Perkundrazi. Turma ka qene gjithnje e gatshme per ta share, dhe turma eshte perdite aty, e tjetri eshte kufizuar. Nuk mund ta qellosh tjetrin kur ky i ka duart e lidhura - kjo eshte nje nder vetite e shqiptarit, qe e kemi pasur te pakten nga gojedhanat tona. Tjetrit ia pret postimet dhe pastaj ia zene emrin çdo dhjete minuta. Nuk eshte e ndershme kjo.

Dhe shikoje mire kete punen e turmes : jane nja 5-6 qe nuk jane as socialiste as komuniste por jane terroriste te fjales dhe madje debila legjendare. I majte eshte dhe Sol-nocturnus, madje super i majte, e qe s'jam fare dakort me te, por kur vjen fundi debatohet normal. I majte eshte dhe Finisterre (keshtu kam pershtypjen) por perseri debatohet. Por me nje tufe sardelesh qe ju i dini fort mire kush jane, qe e kane ate noten e nxenies se trurit maksimumi 78, nuk shkohet asgjekundi.

Nejse, punet tuaja.

I nderuar,

Une sigurisht qe nuk jam shenjtor. Por nuk mund te merrem me tekat e qejfmbetjet e njerezve qe vijne ne kete faqe. (Me e bezdisshmja ne fakt eshte kur behen njerezit grupe grupe, dhe shahen me njeri-tjetrin. Ti i ke ca eksperienca me kete me duket).

Sidoqofte, rregullat e faqes i kemi shkruajtur te zeze mbi te bardhe (shiko kete udhezues per komentet). Sigurisht qe ndodh qe ca komente fshihen e ca jo, ca perdoruese caktohen si abuzues e te tjere jo. Me nje fjale, ka shume gjera qe i shpetojne filtrit te administratoreve. Mirepo nje gje eshte e sigurte: askush nuk perjashtohet nga faqja pa arsye. Ata qe kufizohen, kufizohen kur e teprojne. Dhe kjo "e teprojne" eshte ne dore te admin-it te radhes. Kjo eshte subjektive, dhe subjektivja nuk eshte ideale, po une zgjidhje me efikase nuk kam gjetur.

Po, kam ca pervoja. Jo vetem qe jam kufizuar me dhjetera here, por po aq dhe perjashtuar. Ne vetvete, asgje e keqe. Por edhe pse isha i perjashtuar, emri im vertitej lart e poshte nga turma. Jam duke thene se keto jane gjera te ulta, te poshtra, dhe qe s'kane piken e nderit per nje njeri. Jo se ngeli kush te vendose nderin ketu, por kur tjetrin e kufizoni apo perjashtoni, mos lejoni pastaj turmen te vrapoje si e dale mendsh.

Habitem nganjehere : ç'nuk shoh ketu me sharje nga me banalet, dhe ato rrine me muaj aty. Nderkohe qe sjell nje pasazh nga nje shkrimtar apo tjeter, dhe kjo avullohet menjehere. Nganjehere thosha me vete : po kushedi si e kane hallin, mbase e kane inat fjalen "kulture", si njeri qe nxirrte patllaken. Nejse. S'eshte ideja te flas per veten, sot jam neser s'jam, por eshte mire qe keto gjera t'i shihni vete ne koken tuaj, e te ndertoni njefare figure vertet te denje. Se ekstrapolimet jane te lehta : mbase keshtu beni dhe jashte faqes internetore. Mbase nuk e duroni tjetrin as ne tavoline.

OK, se e zgjata. Beni si t'ju thote mendja. Po gjeta vend te shkruaj, do te shkruaj. Po s'gjeta, 2010-ta ka per te hyre dhe dale e toka do rrotullohet po aq mire sa me pare.

Une te kam fshire ca copy/paste autoresh sepse s'kishin lidhje me temen, ose si tek klubi i librit per Kamyne, e fshiva pjesen nga libri sepse s'kishte as numer faqeje, dhe per me tej une ju luta komentuesve qe te respektonin te tjeret, e te mos vendosnin pasazhe nga fundi i librit ne javen e pare. Ti kete mund ta quash "mungese kulture" nga ana jone, une e quaj mungese respekti nga ana jote.

Sidoqofte, sic thua dhe ti, toka vazhdon te rrotullohet. Me te mira!

ej, do na tregoni kush eshte dashuru ke peshku, apo t'ikim t'gjith n'grup?

ku eshte ajo bedria mer jahu se ajo ene e qit noi llaf.

bedrie, hajt t'i nimojme i grom ata t'portakallit se ishin per faqe t'zeze per vitri. 

Po ti Andrea dole nga skuta vetem per te mare vesh kush eshte dashuru?

 Xhibi eshte dashuru me bedrijen! smiley

Iris, ke alamet emri dhe alamet te fejushmi. keshtu qe nuk po t'luj.

Andrea osh cun trendi, ndron nick kur ndron ven. peshkaqen i vjeter knej.

bleta permendi me stil smiley vokacionin e peshkut si mjet per 'connecting people' ne shume sfera. tashi ato klasiket sikur i dime ka pak. po thash mos na eshte martu njeri e kena njel pa llokum.

jo per gjo, po lajmet e mira mezi bojne perpara. te damit i qit Bedrija me stil smiley

te zonmet t'ngrejne zonin se s'dihet.

he ere e cate llafin ju marrte e mira smiley

une per vedi sjam dashuru me njeri, kshu qe per te tjeret sme rruhet shume smiley

plus qe dashuria eshte dicka personale dhe intime dhe ska pse ta dije gjithe bota smiley

megjithate per kunderpeshe te irisit qe nuk i rri goja, edhe soli eshte dashuru i cikez me irisin smiley

 Po dhe ti mi sa te shpejte e ke kunderpeshen smiley Po te ishte dashuria personale s'do benin dasem njerezit me buje smiley

 Soli eshte fiju me mua se i dashuruar eshte me Marxin smiley

p.s: Sol <3

ky marxi me gjithe rubinetin na e moren peshkun ne qafe per zotin, se policet e tellallet jane te perballueshem smiley

A ka marre fund, a nuk ka mare fund, pak rendesi ka.

Blendi Salaj edhe Idrizi jane bere figura publike fale peshkut.

Blendi u kthye ne Tirane si gazetar.

Ka nga ato peshkatare qe na  mungojne , ka nga ato qe kane bere mire qe kane ikur.

Penari nuk mund te sfidohet ne Blog, eshte administratori. Do kisha deshire ta sfidoja ne nje ndeshje tenisi. 1 : 10 ve bast se e mund.

 

Pse s'thu ,prandaj na shkojne punet fjolle ne......

Si propozime:

1. Te ulet numri i komenteve ne 20 komente ne dite per te gjithe perdoruesit, se kush komenton me shume se 20 komente ne dite perben problem per familjen e vet dhe ambientin ku jeton.

2. Te fshihen te gjithe komentet qe nuk kane te bejne me temen, por merren me autorin, me komentuesin paraardhes apo me gjera pa lidhje.

3. Trollsat dhe spammersat te perjashtohen.

4. Te mos sillen artikuj medioker, se keto ne fund fare nuk mund te sjellin vecse diskutime mediokre.

 Po te jemi tregimtare te gjithe si ju shoku hurbinek ska lezet apo jo.Disa jane te majte, te djathte, llafazane,oratore(shkrujtes) te mire si puna jote,eksremiste dhe ex-balliste,pak trulare,lloj-lloj sorollopi me nje fjale.Kualitet ka por si gjithmone dhe kudo ai eshte me pikatore.Do i sugjeroja admin qe ti mbaje pak me hater ata qe jane pak grinjare se dhe ata kane lezetin e tyre.

Peshku pa uje eshte i dobishem meqe ngrohja globale po permbyt me uje kudo ai mund te quhet peshku me uje.Diversiteti i ben mire ne shqipeve.

Gjykoj se eshte nje pyetje pa vend dhe sic e tha edhe dikush me siper edhe dashakeqase. Besoj se "Peshku Pa Uje" eshte sot per sot nje nga forumet-blogjet me te suksesshme shqiptare, per te mos thene me i suksesshmi.

Ne pamje te pare duket sikur komentojne pak veta, por ne fakt keta nuk jane te vetmit, por jane komentues, le te themi teper aktiv, qe te krijojne pershtypjen sikur ketu shkruajne vetem ata, por une kam vene re se shkruajne edhe shume te tjere edhe pse me nje intensitet me te vogel. Gjithashtu besoj se ka edhe shume vezhgues apo lexues te cilet mbase preferojne te mos komentojne.

Me specifikisht, persa me perket, mendoj se anet pozitive te "Peshkut Pa Uje" jane keto:

  • Krijon nje lidhje, vazhdimesi, por edhe ballafaqim te forte midis botkuptimeve te realiteteve shqiptare dhe te huaja ne te cilat shqiptaret jetojne.
  • Te lejon te ballafaqohesh me vetveten persa i perket gjykimeve apo paragjykimeeve rreth realitetit shqiptar kur je brenda dhe jashte tij.
  • Lejon mendimin alternativ, jo politikisht korrekt dhe jo klientelist, ne ndryshim nga mendimi i standartizuar, i varur dhe shpesh here i mykur i mediave te shkruara shqiptare.
  • Ka nje fryme rinore ne kontrast me frymen e vjeter qe gjen rendom ne hapesira te tjera.

Ndersa anet negative, gjithmone sipas meje, jane:

  • Numri i larte i mesazheve ditore per person, jo i nevojshem, qe promuovon rrjedhimisht "chit-chatin". 10-30 ne dite, besoj se jane mese te mjaftueshme.
  • Varesia ndaj tij dhe dominimi i disa anetareve te cilet duhet urgjentisht te kurohen kundra varesise ndaj ketij forumi dhe ndoshta ndaj internetit ne pergjithesi smiley
  • Ndryshimi i nick-name-ve i disa anetareve te cilet mesa duket ashtu si edhe ne jeten reale preferojne te jene "te pafytyre".
  • Gjuha shpesh here e rendome qe ne nje fare menyre eshte pasqyre e nivelit te komunikimit midis shqiptareve edhe ne jeten reale.

omg your bullet points olsi smiley

 hurbinek, siç e tha me spond dhe bedrija ti dhe ndonje tjeter, ben qe te ulet niveli ne kete blog. 

qe nje blog si ky te ket nivel, me te cilin adminat e shume te tjere nenkuptojne pjesemarrje te shumte, duhet qe niveli te mos ta kaloje MESATARIN. dmth duhet qe te gjithe postuesit te jene aty-aty. 

duke qene njesoj atyre nuk u lekundet besimi dhe vazhdojne te postojne deri ne ameshim.

ndersa ti hurbinek e ngrin nivelin me pjsemarrjen tende. kjo ben qe te formohet hendek me te tjeret, qe jo vetem fillojne te mos te duan, por edhe njekohesisht te qahen per ulje niveli. 

ngaqe siç thash ata i preokupon "renia" e nivelit te tyre sesa ajo e blogut qe ne fakt ngrihet nga postime si te tuat.

keta postuesit e mesit, siç eshte dhe shumica ketu, fillojne menjehere te mos postojne, te maten shume ne te shkruar, ose te shkruajne gjithnje e me shume vetem gjysma frazash te turbullta, nga frika se mos kapen mat ne diskutim dhe dalin kallup.

nji keshtu sa per kete nivelin.

Hajdar, per te llomotitur, une llomotis shume andej nga letersia, nuk e di pse. Por do ta kisha qepur megjithe qejf, po qe se krijuesit apo poetet apo shkrimtaret "en herbe" te ketuhit m'i pergjigjen kesaj pyetje : Cili eshte qellimi i postimit ketu te nje krijimi tuaj ?

Po qe se e kane thjesht per dy-tre shoke, dhe per te marre yje, ne i thença dy fjale per ta, atehere s'qenkam ne terezi. Dua thjesht te ma bejne te qarte : a ju intereson qe ndokush t'i kritikoje gjerat tuaja, apo s'ju intereson ? Sepse ti mire e the nje nate, edhe lexo nobeliste, edhe pastaj lexo turllubuq, kjo nuk shkon. Po une kam menduar se mbase atyre iu pelqen qe njerezia te flasin per punet e tyre.

Keshtu puna. Se per letersi, ka vende sa te duash ku te flasesh, ne frengjisht kenaqesh ne ca vende te tjera.

Ha ha, arsyetim i drejte, mendim i drejte, perfundim i gabuar.

Si pergjigje e ka mire Hurbi, eshte e njeta gje qe them une, kush shkruan per yje mire eshte aty, kush do noj mendim te hapur jemi

Po meqe arsyetimi eshte i bukur po vazhdoj.

Problemi Hurbineck :

prob. i H eshte qe o shume i zgjuar, ka lexuar shume. Ky eshte problemi e detyrimisht duke qene se ka lexuar shume e ka vrare syrin ( e trurin ) me ca shkrime te caktuar e gjerat e tjera spo them ato me nivel mesatar po ato me nivel te ulet te aecarojne qe ne rresht te pare. E ben ( edhe pse ai se ben ne fakt ) shume mire qe i masakron, ashtu si une po une çoç pertoj pak, sepse eshte ganim ideja qe TE gjithe mund te shkruaj, Te gjithe mund te kendojne e Te gjithe mund te bejne humor. S'eshte e vertete fare, une ketu te PPU kam lexuar  njerez te cilet, s'kam pike dyshim, do e shprehnin me mire talentin e tyre ne ndonje fabrike per shembull.

Per ta kuptuar me mire : zere sikur tifozet e Realit te Madridit nje dite transportohen ne Gramoz e behen tifoze te Gramozit. E fillojne flasin me tifozet vendas.

- Ore po sa Champions keni fitu ju?

- Zero.

- Po sa here keni dale ne finale

- Zero.

- Ah...po mire keni fitu kampionati shqiptar...sa here e keni fitu.

- Zero, po ama jena ngjit nga kategoria e dyte ne te paren per tre vjet.

E shikon realisti, i jep doren pastaj ja fut vrapit. E se kupton pse gramozaret jane te gezuar, e gramozaret se kuptojne pse ata te Realit iken me vrap.

 

P.S

Meqe ra llafi, o Hurbo, po ti je "bobo" apo jo? smiley

 

 

 

"Bobo" une ? Joooooo, jam larg kesaj. Te isha ashtu, vallahi s'do flisja me treçerekun ketu. Ketu e atje, se nje "bobo" flet me "bobo" te tjere, e keta jane te rralle. Jo, jo, me proletar se ben me nena. Une duhet te isha trockist, e jo Sol-nocturnus qe ben jete kryeqytetase "hajfaj". Je taquine, il faut pas prendre la mouche.

Nejse, jam ne fazen e vrojtimit. Nese vertet ca miq lart e poshte mendojne se e felliqa fare kete blog, dhe ju e dini mire sa respekt kam per bedrijen, atehere duhet bere diçka, psh, te veproj me mesazhe private, emaile, ndaj atyre me ke dua te nderroj dy fjale, e keshtu ne publik, te bej postime njefjalore "WOW !" "Shkelqyeshem !" "Bukur " "Parfait", ose dhe njerrokjore "PO", "Bien", etj.

Ti mik shiko shkrimet, siguroji tani diku mire e mire, neper USB e disqe, mbylle deren e shtepise me çeles kur te dalesh, mos e merr çadren kur bie shi dhe laptopin kur ka diell, e me nje fjale, prodho gjera te bukura, nganjehere hidh ndonje gje ketu sa per te matur dhe çmatur pulsin e lexuesve, dhe ne fund fare, piken e fundit e ke ti, ashtu si te thote "bindja intime" si ne gjyq. Salut.

Ah dakord.

Ne fakt ore e dija qe s'ishte bobo ti po keshtu, sa per te provokuar te pyeta, sa per te lexuar pergjigjen.

Une them qe ti mund te perdoresh edhe " shume e bukur", " pese yje kesaj ", " me pelqen shume " " ky eshte artisti nje ne ppu " e gjera te tilla.

 

Sa per mua, po po vura mend, me celesa usb nga te gjitha anet tani.

 

Darke te mbare.

e keqja e Hurbinekut eshte qe i perdor dijet ne menyre te gabuar, sipas mendimit tim.

Ne ça kuptimi J? Shpjegohu me mire.

ne kuptimin qe eshte bere me keq se grate llafazane...

ne kuptimin qe per te mbrojtur nje ide te tij (kjo shume here manipuluese dhe meskine) i duhet patjeter te thote: "-apo jo finoche/filane/fistke", njelloj si ata kalamajte kur kerkojne ndihme nga me te rriturit...

 

Flo,

A ke degjuar ndonjehere per ndertekstin ? Mbase e ke perdorur ndonjehere, keshtu pa vetedije, por s'ma merr mendja se e ke lexuar keshtu hapur : ç'eshte nderteksti ?

Po per "shkeljen e syrit", a ke lexuar gje ? Kur nderhyn nje shkelje syri dhe ç'funksione ka ajo ? Fundja, nga se lind kjo shkelje syri ? Po te jesh aq kureshtare, une mund te te jap nje reference te bukur, por mbase s'do, tant pis pour toi, siç thone francezet.

 Do you know the way to the Sierra Valley?

PPU ISHTE

 

20931_230212071850_194532261850_3787914_1430136_n.jpg

PPU ESHTE

ajo qe me bezdis mua prej ppu-se.. eshte kjo tendenca te hedhesh pordhe.. edhe te mos mbash pergjegjesi per to. e kam fjalen per mungese integriteti personal e intelektual. nuk e di nqs ka qene perhere keshtu, por une e vej re me teper kohet e fundit se me pare. them se si antare te nje filan blogu a forumi, duhet me pas parasysh se jemi njekohesisht edhe shkrues edhe lexues.. si te tille i detyrohemi nj-tj por edhe vetes qe kur shkruajm dicka.. kur pohojme.. bejme nje deklarim.. ose shkurt, kur prezantojme dicka e pretendojme se kjo dicka ka vlera shpjeguese dhe i referohet nje situate a realiteti, pra kur pretendojme se ajo qe themi eshte E VERTETE.. atehere i detyrohemi lexuesit shpjegim e elaborim te metejshem nqs lexuesi e kerkon ate. Them se duhet hapur nje skeme e re ne blog.. ku me deshire gjithkush mund te firmos edhe te behet antar i ksaj skeme.. dhe nqs je antar i ksaj skeme, atehere je i detyruar te japesh shpjegim racional per ato qe shkruan. them se skema duhet te jete ne menyre vullnetare, ne menyre qe te mos i imponohet kujt.. dhe te jete dicka si 'skeme serioziteti', dhe cilido antar qe e firmos kete pakt te kete nje simbol ne krah te pseudonimt te tij.. ky pakt e detyron antarin te jete serioz. ideja eshte se nqs do te jesh nje blog i sukse-shem, eshte e rekomandueshme te jesh fleksibel edhe te eksperimentosh. problemi me i madh qe shoh une tek ppu eshte se njerzit pretendojne te flasin te verteta por kur ua vene ne pyetje kto te vertetea fshihen prej frikes se pergjegjesise... i pari hurbienku, i dyti hajdari.

Madonna Santa ç'lexoj....!Skeme serioziteti  smiley

o Zana ehste thjesht nje ide per te inkurajuar njerezine te jene me serioz per ato qe shkruajn ne rastet kur ata pretendojne te komentojne dicka te vertete. po te jete vullnetare kjo skeme, ose ky pakt midis antareve.. atehere ehste ne regull sepse nuk i imponohet njeriu.. nqs NUK do te jesh serioz dhe te frikosn ideja e perballimit te ideve te tua me ato te te tjereve atehere nuk e pranon e nuk e firmos kete pakt.. por ne te njejten kohe, mos prit te meresh seriozisht ne ato qe shkruan.

Kjaje Zot tkeqen.Perballimi i ideve,te te marrin seriozishtSkeme vullnetare,te firmosesh kete pakt...vijne era mbledhje partie....e patetizem,e peterpanizem i pafund...Mungese serioziteti eshte kur ketij  blogu modest i doni t'i lini perdemek role te tilla por...medha'Askush nuk e ka monopolin e se vertetes...

 Askush nuk e ka monopolin e se vertetes...

zana po me habit mprehtesia tende. i the te gjitha ne nje koncetrim te hatashem e magjepses. ngaqe flet me zemer smiley .

prej kersherise te zbuloj personin tuaj po ndjej te behem bile poet. smiley vetem tek rreshti i fundit (i cituar) nuk jam dakort, se mendoj se UNE e posedoj te verteten.

por te ta vertetoj nuk mundem, perveçse t'a ndjesh si nje zhurme te pakuptimte ne kraharor (megjithese po i pate gjite e medhenj mund ta kesh pak me veshtire)

 

 

nuk ka asgje prej idese qe po propozoja, qe bie ndesh me vazhdimesine e cilesise modeste te ketij blogu. nje blog mund te jete modest, nderkaq serioz. apo jo?

s'e kuptoj pse e sheh ti te arsyeshme te me thuash "askush nuk e ka monopolin e se vertetes"?.. ne cilen pjese une po thoja te kunderten?

 problemi me i madh qe shoh une tek ppu eshte se njerzit pretendojne te flasin te verteta por kur ua vene ne pyetje kto te vertetea fshihen prej frikes se pergjegjesise... 

e verteta VRET, ka thon njoni. kjo te shtyn edhe t'i fshihesh pergjegjesise se saj, ngaqe mund te te akuzojne per vrases (te rinise). siç akuzuan Sokratin (shko tek wikipedia per me shume), per me teper ne kohe te demokracise, per shkaterrimin psikollogjik qe po i bente rinise, duke e dytyruar te pije helm.

dhe mendoj se kishin te drejte. ngaqe e verteta nuk eshte per çfaredolloj veshi. ajo i trullos dhe i keqkupton me te dobetit (debil do te thote pikerisht njeri i dobet psikollogjikisht) midis nesh.

ps: jam i sigurte se duke mos kuptuar gje, do te besh nje pyetje ironike siç i ke zakon, dhe pastaj pas reagimit tim pa lekundje, ose do te qahesh publikishit se pse te shava, ose se pse t'u shmanga.

dicka me thot, hajdar bukuroshi, se te hapesh diskutim me ty eshte si te hapesh deren e nje kontenieri prej ktyre qe perdoren per transporte mallrash, te mbushur deri ne maje me patate rifuxho

nderkaq ti kerkon te kuptoj sistemin.. pattern-at matematike, te vershimit te patateve tek hapen dyert.. sublimen.. profounden e patateve te rrjedhin dhe rrokullisen reth e rotull meje deri sa me mbulojne...

ehhh... jete e veshtire mer. ku i di ca gjera i ziu njeri! blog esht, thot me vete. pa zarar. dhe nuk e sheh nga i vjen plumbi. krisem. ti je nje hic para uellbeqos dhe samiut te beqeteve. kot qe rrojm. kot qe shkrujm. ishalla nuk i shkon njeriu n'men me vra veten... mas zbulimit  smiley

por prap, prap, alas! c'trishtim. smiley  korbi ezmer i poes po rri n'penxhere, fitnete rexha po knon, c'osht ajo goc qe rri mas dere... goc ezmere, me i llaf.

na hidherut krejt mer, mir qe s'qe e premte...

halit berati vajti te beje pllaka. une kom punu e po vazhdoj me punu ala per kaptialistin qe do me shit nje mall qe konkurron viagren (quhet cialis, nqse doni me e dit). mbi nju jork ka ftohma siberie dhe nje shi kandidat per 40,000 vjec. ne bronx, thuhet qe sot do lindi versioni i 116-te i arturo ui-se. dhe ju thoni ku jane nobelistet te peshku... fshati digjet, ju doni uellbeqer te kllonum... kiameti... kiameti smiley

 

Problemi i peshkut ma sa kam vene re eshte se Adminet jane shume laksiste. Nese une do isha admin ketu  do i pezulloja automatikisht per nje periudhe 2 jave e lart te gjithe ata qe e mllaçisin  at emrin e liderit dhe te partise me vend e pa vend po aq shume sac bejne amerikanet me  fjalen "fuck" , edhe do i pezulloja po ashtu direkt te gjitha ata qe ofendojne te tjeret pse kane mendim te ndryshem ose pse jane vete njerez me komplekse a ku e di une per c'fare arsye tjeter . Keshtu edhe edukohen disa peshq por edhe njeriu e shkruan nje mendim rehat dhe me pas konstaton se sa i vlefshem apo i pavlefshem eshte ky mendim e jo   kazanin e flliqesiraveqe qe dikush mund te kete ne goje e kerkon patjeter ta derdhe

mmmmm.... JO!!

Mua me pelqen Peshku! 

Eshte nje soj guri prove per karakterin e pjesemarresve. Kushte ideale per t'u rikrijuar nga e para si individ: zgjedh emrin dhe zgjedh edhe cfare don te jesh. E keqja eshte qe ne shumicen e rasteve kam pershtypjen se perfundon duke qene ai/ajo qe je ne te vertete. Dhe atehere ia hedh fajin Peshkut, se thua: ja ky me dha iluzionin se mund te isha ndryshe...

 

Bobo, hedh nje i marre nje gur ne lume, dhe njeqind te mencur s'e nxjerrin dot! smiley

Peshku Pa Uje nuk ka marre fund, po une do i sugjerojsha adminave qe seksionin e pyetjeve nga anetaret t'a kufizojne vetem per pyetje, ose gjera jo-politike, se na e kane ca manallin keta te Agjit-Propit ketu!

Ose, gjeni nje menyre qe te "spam" robt qe nuk na i ka enda! smiley

Una kam mendimin, qe peshku pa uje eshte nje blog i civilizum robsh.

Nuku ka ma mire se njeriu e shef veten ne pasqyre, cdo dy ore me e pakta....i thote tjetrit ti je budalle ene del ke epilogu vete budalle...

Nejse une personalisht kom menimin qi, budalla osht robi ma i lumtun ne bote, ene robi me me pak komleksititet, a si i thoni juna ...

ene una erdha per me bo nja dy klase ke peshku ene msova me thone mirmjes, please, ene flm...

robi ka nevoje per shkolle ene per dije, sa do i dit me qene...aty ku maro dija fillo traplliku...kena pas thone.

Me i fjale lum kush o budalle, se per zoten osht ma i ditmi.

Masnej kto punt e juja, un nuk i mor fort vesh ... e kom llafin kto intrigat ...megjithese me intrigu, nuk osht fort na i gjo e keqe lum daja...

se nuk ta var trasten fort njeri, ene nuk bohesh i modh...po ne shqiptaret nuk jena se kinezt me plotsu numrin e populsise.

Kena bo ymen te modh neper bote...kush me dije ene kush pa dije...nuku ka ven t botes, qi nuk e ka t pakten na i kokerr shqiptari...se per njona- tjetren, jena t gjith kokrra si ke tirona.com,si ke malsia .com ene si ke epiri.com.

me i fjale ner tre shkiptare, dy jane te zgjut, se bojne pakt me njona tjetren ene i treti osht budalle, se nuk i co na i pjate pilaf Qozim Mulletes.

Masnej e funit osht, qe robt provojne me u bo telektuala a si , ene po si doli gjo, hapin nai biznes te vogel qoftesh,ne fillim ene mund ta djegin qoften, po masanejna ene kunkurenca kerkon me bo qofte te mira.

 

ps. nje falenderim te vecante per Penarin dhe te gjithe adminat, qe durojne tipa dhe karaktere nga me te ndryshmet,pasi nuk eshte fort e lehte te dillesh me ne, allasojt.

Gezuar te gjitheve edhe njehere edhe bofshi hajer per veten tuj, vecanerisht brezit te ri, qe na i ka vu pantoflat ke huna me i mor ere.

niiice!

une gati gati them se do qe me mire te hapej llafi kinse ka marre fund

 Do te isha kureshtar qe ai qe beri pyetjen te thote; se kush nga peshqit e ka dhene "mendimin inteletual !" sepse te gjithe qe jane pergjigjur nuk mund te kene nderin te percaktojne se PPU KA MARR FUND,ose sepse,eshte e pamundur qe te japesh mend me percaktim dhe detyrim per pjesmarjen,ose jo te peshqeve,te zgjuar ose troublemakers,dhe te ti blejne peshqit e gjinise femerore ose mashkullore pa uje!

 

Un them megjithese se ppu-ja punon shume bukur, ne fillim fare (kur u futa ketu) i kam share adminat qe nuk moderojshin. Ndaj nje BRAVO  u shkon  adminave. Kuptohet vec te tjerash ka nje funksion te mire njekohesisht per faktin se shume ketu kane nevoje per psikologe, dhe duke ditur tabune qe kemi ne shqiptaret kunder seancave me psikiater PPU po sherben per shume te "sfrustruar" qe te mbushin ditet e tyre me nje qellim, me nje motiv me shume.

Nevertheless  them prape mire  smiley ne lidhje me shumen e komenteve,  vertet nuk me duhen 50  ne dite.. mbase mund te kishte nje profilizim ne lidhje me te drejten e te komentuarit ne nje lloj seksioni apo ne nje tjeter dhe sasine e komenteve per secilin .. por besoj se mund te ishte e komplikuar..  hajt Gezuar  smiley

Une mendoj se nje problem i fundit qe i eshte shtuar peshkut  eshte "kanalizimi i debateve", sterhollimi deri ne cingerritje, per te qene me konkret po marr nje personazh: Hurbinek_un ka goxha bagazh por i duket vetja Dorian Gray, maester ne autoironi, por kur don qe t'i dale e vetja, te shtiroset leximi i metejshem i peshkut (konstruktivisht). Personalisht me pare shkruaja me shume, ka ca kohe qe vetem lexoj me "silenzio interno". E rendesishme eshte qe personazhet old te peshkut vazhdojne te mbeten interesante dhe kjo do te thote qe edhe te rinjte qe vijne ose pershtaten, ose gjejne vetveten, ose shtegtojne ne forume te tjera.

O Enea, Hurbineku eshte kokrra e kokes se peshkut smiley 

SDQ. PPU ngelet nje ambjent per tu frekuentuar, ku gjen dhe seriozitetin dhe humorin, dhe miktritjen dhe ironine shkurt muhabeti Kryp e sheqer smiley

On eri pak si me shaka e pak si me shpoti e beri provokimin dhe mori pergjigje. PPU nuk ka merdhif hic.

Ku ka gje me te mire se sa te marresh pjese direkt ne ngjizjen e nje debati, koment pas komenti, ku te gjithe kontribuojne. Njelloj si te ndertosh nje njeri bore. Disa  nderetojne skeletin/ trupin, te tjere gjymtyret e argumentit, dikush i ve koken ...muhabetit. gjithcka shkon mire deri ketu. Kur vjen puna me i vu kapelen njeriut prej bore, plas sherri. Une bie fjala e, dua ti vendos nje kapele partizani. Dikushi kundershton, jo thot du me i vendos helmete gjermoni se partizanet i kam inot. Dhe ketu fillojne gjuajtjet me topa bore , bieri ti biem. Ndodh kshu shpesh  se helbete, te rritur jemi dhe bejme si kalamajt ndonjehere.

Prandaj admina vetem 10 komente per secilin.Me me shume, do s do robi, do abuzoje.

10 comments? smiley Po pse 10? S'ka pse me qen 10 me doemos. Une mendoj qe numeri 10 i komenteve eshte fryre artificialisht, per t'i bere 10. Ja si u be: nja 5000 vjet perpara, tre adminet u mblodhen bashke dhe vrane mendjen si t'i kotrollojme komentuesit. Ata e dinin qe komentuesit jane mirbesues dhe do i besonin cdo gje qe do t'u thuhej. Keshtu qe adminet deklaruan qe Ai i Madhi ju kish thene "10 komente" smiley lart neper malet (cfare po diskutojme?) ku asnje peshk nuk ishte rreth e rrotull...

Po pse 10? seriozisht! Pse jo 9, ose 11? Ja u them une pse: sepse 10 tingellon zyrtare! 10 tingellon e rendesishme! Po te ishin 11 njerzit s'do e merrnin seriozisht. Ca, je tu u tall, do thoshin, 11 komente?... get the fuck out of here smiley

10 eshte numur magjik. TOP ten. Votoni Nr. 10. 10 eshte EU,USA, Obama dhe programi ine smiley .10 jane cilesite e komunistit. 10 jane dishepujt e Jezu.10 -ta mer nxesi dallum, 10 comente-shkelqim intelektual dhe mjerim llafazanor ...or....or  smiley

 Ne Kine nuk te lejojne te pjellesh me shume se dy femije!Te pakten PPU te lejon me shume se dy komente,

Per mua PPU ka vite qe vazhdon te jete nje faqje destinacion ne internet.   Mund t'them qe eshte e vetmja web sajt nga ato qe kam hasur ne shqip e cila vazhdon te mbaj standart te larte niveli diskutimi.

E kuptoj cfare thua kur flet per standart.  E kisha fjalen relativisht per standartin e faqjeve ne shqip.   Peshku ka vite qe vazhdon te eci me te njejtin ritem.  Me thuj nje forum/blog tjeter shqiptar qe ka rezistuar me shume 2-3 vjet pa degraduar ose pa u harruar komplet.   Per mua, thjesht kjo jetgjatesi eshte testament i dedikimit qe vazhdon t'i kushtohet ktij projekti.

 Heu.Se kisha kuptu pse here pas here ky blog merrte nje ndricim te vecante, hyjnor ore hyjnor, fare. Se mendoja se edhe ne kete qoshe te humbur virtuale   do zbiste here pasa here  maja-ja e mendjes,  superinteligjenca, vete providenca hyjnore, ideja absolute, imperativi kategorik, kuintesenca, selia e arsyes. Allah meshirona. Jepna me shume nga keto caste te bekuara!

Allah meshirona. Jepna me shume nga keto caste te bekuara!

Me shume nga keto patjeter (sa gjynah qe s'di gjithe bota shqip ti lexonte keto hyjnizime te zbriura ne peshkezime dhe te providencohej lol) por dhe me shume fshesa me korrent per qeverine se u bene telef cunat duke fshire komente nje nga nje me dore. smiley

Amen S. smiley !

Peshku eshte KOMEDI ore, KOMEDI! " Tufa e PESHKUT ne perndjekje te UJTIT " smiley

Gezofshi Vitin ....

 

 

 

p.s

por , si cdo KOMEDI , edhe peshku ka dramen e vet. Shihet si prone private nga rob pa letrat e tokes te cilet kujtojne se administrata puno kunder tyre se u rre menja per pronare. Nderkohe qe administrata ate pune duhet te boj se pranej e ka vu bosi. Qe te veje rregullat e veta. Mirpo kur turren tufa e PESHKUT ne kerkim te UJTIT, turren nga etja modhe dhe jo nga ngopja dhe mund te bin edhe ne lluce nga deshperimi.

Megjithate, ka qellu i tufe PESHKU e lezecme , qe me ne fund ketij pellgut plot me balte ku rane peshqit e ujit po i shkelqejne pak luspat nga rrezatimi i te ardhurve.

 

doNJa te thoshNja dhe une ca llafe per peshkun smiley

mu po njelloj m'duket sic me asht' duk' nje vit e gjysm' ma pare, kur hyra sefte smiley

me nji llaf, katrahure smiley

e vetmja gje qe me mban ketu jane ca tipa/e qe ua lexoj me kenaqesi komentet...

doNJa te shtoNja gjithashtu qe shume prej temave ( jo-politike )qe hapen ketu tek seksioni; pyetje, i shoh te nesermen te trajtuara neper emisone te ndryshme neper televizione, ( kjo gje nuk do te thote kurrsesi qe peshku eshte cilesor, por sidoqofte perjashton hipotezen qe shfletohet nga pak vete ) mirepo doNja t'u thoshNja admineve qe te mendonin pak me shume per kete seksion, t'i benin ndonje ristrukturim te hajrit... ( vdes per kete mirepo-ne kur e perdorin kosovaret vend e pa vend smiley )

dhe e fundit; hiqini votat!!! nuk e tregojne ato cilesine shkrimeve, bejeni me numer shfletimesh, keshtu duket interesi per temat dhe menyra eshte disi me elgante... ( me kujtohet kur miratonin me 5 yje vdekjen e dhimiter xhuvanit!!!! apo kur votonin rrahjen e Bazes )

gjithashtu dhe une doja te falenderoja blendin dhe penarin ( shembullore te dy) dhe t'u kerkoja ndjese per gjithe ato heret kur rreshkas nga temat per te bere ndonje dore muhabet)

kaq kisha, po ulem ne vend tani smiley

On air_ deri tani vetem hamendjes tende nga 18 vete qe pretendoje i jane pergjigjur 44 vete deri tani, ne kohe krize mbi 200% realizuar plani noy too bad mate, tani do te jesh me optimist, anno nuovo vita nuova.......

Une nuk du te pergjigjem se cfare eshte PPU . Fakti qe dum me u bo "xhupkuqer " i te te gjitha mendimeve ketu , eshte i tepert . Nje larmi e larushi mendimesh e postimesh jane me te vertete gjeja me e bukur qe njeri qe di shqip mund te lexoje e relaksohet . Kjo fale admin . te talentuar.

Nuk e kaloj masen e Egoizmit per te thone "Kur s'kam njeri t'ja fus, shikoj veten ne pasqyre dhe ja bej me gishtin e mesit vetes mbi koke". Ka nga kjo kategori ketu qe kane mesuar edhe fjalen debil me theks tek E , si prej perjashtemi smiley

Kom  lutje per admin.

1 - Ua dhente zoti mbare dhe shikoni edhe njehere te drejten e postimeve pa fshirje me perjashtim te rasteve te Sharjeve .Jemi shqiptare dhe duam te shprehemi shqip !Kush perjashton ne mendje te tjeret , duke i mbushur mendjen vetes se eshte eLITAR eshte ziqe ...

2- Ju lutem , Ju lutem shume , ftoj edhe Peshqit e tjere qe ne cdo rrethane te mos na lene pa huj , tellalle e te te ketij lloi me shumice. Jane krypa e Peshkut . Ndryshe eshte i sakte ai percaktimi se " PPU nuk mund te prodhoje budallej. Ai vetem mund ti pranoje ose largoje ata"  Duam cilesi jo me shumice nga te Cekes sepse..... nuk mund te gjenden njerez nga Ajri per te bere pyetje kaLiBri smiley

Hajt pena te mprefta per 2010 e shmangini ne te ardhmen keto pyetje kalamajsh qaramqne qe vene PPU ne mes duke nenkuptuar venien perfund me InTeliDjence te Modhe te njerit individ ndaj tjetrit smiley.

Superdiktature . Te vetmen qe jemi dakort te gjithe te mos kthehet .

Kush desheron qendron .

Jete te gjate PPU.

 

 

 

Kush deshiron qendron .

Jete te gjate PPU.

smiley

 

Ka nja 3 vjet qe te njejtet tipa ngrejne hipoteza mbi "merdhifjen". Nuk u lodhet?

admine, shume kortezisht doja t'ju kerkoja nje favor

a mund t'u kerkoni leje autoreve kur u vendosni nje shkrim tek mos humbisni?

nuk e perjashtoj faktin qe ju e beni me deshiren e mire kete gje dhe pa asnje lloj tendencioziteti... por une thjesht doja te pyetesha...

jo per gje po erdha mire e bukur nga pushimet e gjeta llomotitjet e doktor adhamudhit si carcafe...

faleminderit paraprakisht smiley

Peshku ka ndryshuar pakez, eshte bere me çensurues ndaj pikpamjeve personale dhe eshte bere me liberta ndaj fjaleve fyese apo te pista, gje qe ka çuar ne nje fare degradimi.  Administratoret apo çensuroret, duhet te lene me teper njerez/individe te shprehen, sepse keshtu rritet dhe kualiteti i diskutimeve, dhe te jene te ashper/prere ndaj ofendimeve apo fjaleve te pista. 

peshku qelbet gjithmone nga kokasmiley...megjithese nuk kam shume kohe te ky lloj peshku kam vene re se ka shume censure nese mund ta quaj keshtu se shume here nuk mi ka publikuar temat dhe aq me teper qe nuk kane qene tema volgare por mesa duket eshte pak i politizuar...ose mund te kete qene edhe arsye hapesire nejse uroj qe te jete me tolerant

por ec gjeje ku e kokn...

o belulo, a je aty, se e kom nji per ket temen ktu. smiley

 

''fol vogelush..,fol..smiley

"Ja pra ku kena mbrrit... S'ka ma as kanu e as burrni nder malet tona" smiley

ps. kjo per gjith kto ankesat per blogun

 

nuk me kujtohet... ndofta i thote  Cubel Breca..  ose Pjeter Mustakuqi te ''operacion zjarri''?smiley

 

atehere titulli i temes: ''A ka marre fund peshkupauje''?

''gjermani mori fund...  po ska marre fund inglizi.., amerika''!smiley

te komisari i drites, ku bohet kuvend per shkollen e dritanit shkabajve.

ps. korrigjim i vogel fare per te rujt nivelin professional smiley  smiley:

... por rron inglizi! rron amerika! smiley

smiley

shume i modh me ket... looool

shume i drejt korrigjimi.smiley   nuk me falet..smiley

e kape batuten : fol vogelush,fol...  apo jo?smiley

 

"Foooool..."

Dhe Sami Ameni mban gjithnje syze me skelet te trashe smiley

sakte!smiley

konstatoj me kenaqesi se edhe 2012 ne forem te ka gjetur.smiley

per shume vjet gezuar!smiley

faleminderit!

vertet, Landgraaf e kam vetem 8 km larg.  bile kam qene nja 2 here ne ''pink-pop''.smiley

te pershendes me keta klasiket...smiley    hamendesoj, qe kur kane dale per here te pare, ''deep purple'',  kane qene ''tallavaja'' e kohes..smiley

smiley

kta jan ungjillshkrujtesit, o belul.

ps. Krishti qen Fab Four dhe RS!

boh c'na bone. kjo eshte cope diamanti sa nje tulle silikate mer!

pa diskutim!

megjithate, teoria ime kjo.smiley, ungjillshkruejtesi (dhjata e vjeter.smiley)  i vertet ,  eshte ky....,me do burra te tjere..   lenda e pare, burimi, miniera.    ashtu sikurse eshte Platoni, Sokrati, Arstoteli per filozofet  dhe filozofine..smiley

Moisiu. Sapo u kthye nga mali.

http://bibleartists.files.wordpress.com/2011/02/9-c-moses-with-the-tables-of-the-law-reni.jpg

 

edhe nji te funit: shih ca gjeta mbas DP qe solle ti

http://youtu.be/s_Yayz5o-l0

not fair, erdha per nje 10 minutsh edhe ngela ktu

mbeme ketu

smiley

 

E paskeni si ogur te mire qe te rihapni kete teme cdo fillim viti? smiley

Eshte nje fare bilanci, besoj me vend.Peshku eshte ne rruge te mbare.Ndiqet, lexohet. Eshte  ne vemendje  njerezish te  shkolluar.Dhe ndonje tejkalim mase eshte i  pranushem, ne nje "bote" diverse. Por  ajo qe une vrej me kenaqesi eshte fakti qe mergimtaret tane, me trupa jane gjithandej, ndersa me shpirt e zemer, ketu,brenda gjullurdsise tone me jete ç`qeverrisese.Pa as me te vogelin ndryshim, shprehen si dhe ne ketu, ndersa te  qenet te  ndryshem,  mund tu vinte, nga distanca e larget, shume e larget. Po qe se me te vertete eshte keshtu nga se valle kjo force terheqese? Kaqe me duket  i vertete  ky opinion,  sa me krijojne pershtypjen se atje ku jane,  kane deshiren te  bejne nga nje "Shqiperi te vogel".Edhe me dy  vete...Me kushtin, qe te jene te se njejtes parti...,  e qe t`i  kundervihen  nje te  kunderte..

Peshku eshte baseni ku "notojne  persethati', mendime per  mire apo disi.

Kjo eshte bukuria e ketij blogu.    

. & .

jo, jo por është bërë si mësimorja pa benzinë

Peshku pa dyshim ngelet blogu me i rendesishem shqipfoles. "Gojt e liga nuk mbyllen" thote nje fjale e urte e popullit. Nje blog,website,etj merr fund nese kontributi civil-kulturor vihet ne pikepyetje..Une kohet e fundit kam qene i zene me pune por e kam konstatuar se kontributi nuk ka munguar ne PPU. Gjithmone ne temat e PPU preket nervi shoqeror dhe ka pas debate te zjarrta ne shume tema...

s' e besoj

Futja kot. Nga 1 Janar 2010 ne 1 Janar 2011, peshku paska pasur 118669 postime.

Ose 325 postime ne dite. Peshku gjithnje po kaq i mbaruar paska qene. lol

po jo pra mo. jo

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).