Flas per supersticionet, besytnite, fiksimet, sjelljet e pazakonta, fobite dhe cudira te tjera. 

A keni gjera qe ju bezdisin? Mua psh. me bezdisin shume njerezit qe lepijne gishtin kur shfletojne nje liber - aq me shume kur eshte libri im. Me tmerrojne guzhinjeret me floke te gjata ose me nje krah te prere se i urrej qimet ne ushqim.

Besytni? Pooooo! Macja e zeze kur me pret rrugen. Bluza e vjeter e RED SOX qe kur e vishja i ndihmoi te fitonin kampionatin!

Fiksime? Kam ca. Kam pas nje vend ne parkingun e punes qe nuk ishte as afer as larg. S'ishte aspak i vecante si vend parkim por kur ma zinin me dukej sikur me shkonte dita ters. Fiksim e kam qe te mos prek dorezat e dyerve te banjave, dal me shqelma po u desh...

Fobi kam nga minjtë (jane te ndyre) dhe ideja e rrobave te lagura ne trup me bezdisin jashtezakonisht (kjo s'me ka ndodhur por sikur te bija me rroba ne uje do preferoja t'i hiqja fare).

A keni ju ndonje nga keto? Vini re gjera tek njerezit qe s'jane fort normale? Ka nga ata psh qe kur hane nuk prekin mishin pa mbaruar gjellen. Ose hane ne fillim vetem kokrrat e fasuleve pastaj i hyjne lengut te groshes... (kjo nuk eshte e imja, betohem!)

SQARIM: Kjo është një temë që do ta trajtojmë në programin e mëngjesit në radio. Disa nga përgjigjet tuaja mund të lexohen në transmetim.

69 Komente

te paska dale mire emisioni ne radio me c'shoh ( t'i dhash ca ide te tema a ka marre fund peshku smiley )

une dua t'i mbys njerezit qe perplasin buzet e pllaquriten

njerezit qe te puthin me shkak e pa shkak ( ka ca femra te cilat cdo mengjes kur mbrrijne ne pune takohen me njera tjetren, a thu se i ka djegur malli per 24 ore )

njehere pash nje shitese duke pastruar dyshemene dhe pa i lare duart fare erdhi te me sherbente ( -mund t'i lash duart nderkohe i thash une ndersa po i tregoja c' doja te bleja, e bere tym)

 njerezit qe te pyesin nese je single apo jo, nese po; pse je ?, nese jo, po e njejta pyetje; pse je ?smiley

nese ke dy kalamaj pse nuk i ben tre, nese nuk ke kalamaj pse nuk ke? etj etj

nese je e fejuar pse nuk martohesh, nese bashkejeton perse nuk fejohesh njehere smiley

kamarierin me thonj te nxire kur te sjell picen

kam neveri nga minjte ( jo frike ) frike nga gjarprinjte

fobi kam te me ikin dritat dhe te ngelem ne ashensor, me ka ndodhur njehere dhe fillova ta qelloj a me grushta llamarinen

se harova fiksim kam kur vesh nje rrobe per here te pare dhe me iken dita ters, e rras ne dollap dhe nuk e vesh me smiley

 

 

Gjera qe me bezdisin - njerezit qe peshtyjne ne rruge, ata qe pyesin ne telefon "ku je?" , ata qe i bien muhabetit nga Kina dhe nuk arrijne t'i nxjerrin koken ceshtjes dhe e bejne terkuze me llafe pa buke, ata qe s'jane korrekt ne orare me ngrene nervat,  etj. etj.

bestytni - sa te duash, po me faza. Kur me ndodh ndonje gje e mire, tmerrohem, me kap makthi se do te me ndodhe dicka tjeter me e keqe, sa do te ma nxjerre nga hundet gjithe gezimin e te mires qe me ka ndodh.

fobi - zvarraniket e cdo lloji

fiksim - booo, duhet te pyes miqte e familjen per kete, se me thone qe jam me fiksime, por une s'e shof kete gje ke vetja ime.

S'para  i ushqej vetes sh supersticione, me thene te drejten. Qe nga koha shkolles qe evitonim te rrinim ne mes, s'mbaj mend te tjera. lol

Por nje gje e kam, preferoj te mos flas perpara per planet e mia.

Gjithashtu perpiqem te ruhem nga zilia e tjetrit. Nuk e di, por e perceptoj si energji shkaterruese.

 

Kurse per fobi te verteta, kam vene re se keta te huajt i kane nje cik si me shumice ne krahasim me ne shqiptaret.  Mamaja e nje shoqes sime jo vetem qe nuk i sheh dot minjte me sy as ne tv, por eviton te marre edhe pluhurat ne nje cep te shtepise ku gjendet nje miush i bukul e i pafajshem porcelani. smiley

si arrin te ruhesh nga zilia nejse ?

mua me duket e vetmja gje ndaj se ciles nuk mund te mbrohesh, e vetmja gje ndaj se ciles jam dorezuar.

ti mund te mos kesh asgje por edhe kete asgjene njerezia ta kane zili, kjo per mua eshte cmendurisht absurde

po njerezia nuk ta kane zili se nuk ke asgje, por sepse ti ja del dhe pse ske asgje smiley

eshte qendrimi zakonisht qe te kane zili plus ca i shtojne vete nga mendja e vet smiley

I quote I quote smiley

rrofsh per qitrot motra smiley

 

Me mire te ngjallesh zili se meshire(Meglio invidia che piet&agravesmileyArma me e mire kunder saj eshte indiferenca e te shohesh punen tende.....

pyetje e veshtire , flo.

une perpiqem, por se sa ia arrin, pune tjeter ajo.

edhe fati ka te beje, sa te lidh puna me njerez qe nuhatja te thote se jane per tu mbajtur larg.

per ca gjera heshtja eshte flori, se ka thene kot i mocmi.

 

Gjithashtu perpiqem te ruhem nga zilia e tjetrit. Nuk e di, por e perceptoj si energji shkaterruese.

right, kjo eshte mese e vertete , sidomos ne shqiperi ku e ndjen shume kete energji shkaterruese qe te permbys.

Une skam supersticione, por jam e rrethuar nga njerez qe kane dhe me bezdi pa mase ky fakt.

Personalisht, me bezdisin shume gervishtjet e teneqeve ne dysheme, shkumsave ne derrase e gervishje te tilla. Si duroj dot brrrr me behet mishi kokerr.

Se duroj dot pyetjen : "Sa e ke rrogen"  si dhe ne telefon ate te Anes "Ku je?"

nuk duroj dot dhe robt qe sperkasin me peshtyme ndersa flasin e sidomos kur hane, pale pastaj ata qe ju mban ere goja, qofte dhe jo ere e keqe por dhe thjesht fryme e rende.

brrrrr perdorni ca camcakiz rob se pesqinlek bon smiley por dhe deodorantin per sqetllat dhe pse osht shtrenjtu i cik smiley

Edhe bluzat e trikot sintetike dhe akrilike me japin siklet te madh.

only organic cotton please smiley

ose kashmir mrena munsive smiley

 

bezdisje: njerzit qè fusin gishtat nè hundè nè prani tè tè tjerve..

fiksim: kur mè kruhet hunda...direkt fshihet dora nga pas ...dmth...larg sherrit!! ose kur mè ha dora mendoj se do marr apo jap lek..por nuk di sa èshtè e saktè,pasi marr e jap..mè kruhet apo jo dora!!!

fobi: nuk di.....si ju thonè... atyre tè zinjve shumèkèmbèsh?? "scarafaggi" italisht...nuk dua tu a shpif...por mè fobi pèr mua èshtè kur i ....èèèèèèèèè!!!!!!

 Nuk mesohem dot per qamet me manine e italianeve per  pllaq plluq sa here qe takohen.

 Me bezdis rera, habitem kur kujtoj qe te vegjel rrotulloheshim ne rere gjithe qejf smiley

 

per mua jane gjithe bezdite e mesiperme, por kohet e fundit ketej nga azia kam zbuluar qe kam bezdi te haj buke me vazon e hirit te nje te vdekuri te kembet, sidomos kur i djegin dhe ca shkopa te kuq me tamjan, me vjen nje si sekelldi kshuuuu smiley

bobo, ca tmerri, karamele! Une kam llahtar te shkoj ne varreza, po ta kesh vazon e hirit tek kembet qenka... brrrrrr film horror!

ah, e kam fiksim te mos shoh kurren e kurres filma horror!

Mamaja e nje shoqes sime jo vetem qe nuk i sheh dot minjte me sy as ne tv, por eviton te marre edhe pluhurat ne nje cep te shtepise ku gjendet nje miush i bukul e i pafajshem porcelani.

nejse, mire e ke ti, por une e kuptoj fare mire ate teten . minjte, karkalecat, buburrecat s'i kam frike, por zvarraniket, vallahi... uuuu! ne nje nga librat e biologjise dikur ka qene nje nga ata te gjatet, se s'ua permend dot emrin, e kisha pare njehere rastesisht, dhe kur erdhi radha per ta pare e mesuar ate, s'kishte dhe s'ka burre nene te me detyroje ta shof. e kapsha faqen dysh e kaloja ke tjetra. kur qellon te dali papritmas ne tv, mbyll syte me vrap nga tmerri. aghhh! 

Me bezdisin zerat e larte dhe njerezit qe nuk respektojne largesine nga tjetri kur ecin rruges, me bezdis e folmja romane dhe plakat e fryra me silikon, kombinimi i rrobave bezhe mbi bezhe dhe mania e shqiptareve brenda Shqiperise per te folur per marka veshjesh te sternjohura, me bezdisin kepucet e parehatshme dhe cantat e vogla, era e gatimit ne korridore dhe klishete ne te folur..., meshkujt qe veshin çorape te bardha me mokasine dhe lidhin pulovrat ne qafe, meshkujt me kanatiere rrugeve, ata qe flasin gjithnje per para, kur me pyesin sa ka kushtuar nje gje, kur me paguajne pak per nje pune te paqme dhe njeheresh me flasin per ideale... plus nja nje mije bezdi te ngjashme me keto dhe te pangjashme ...

 Gjeja qe me ngre nervat.

Kur je ne dyqanin e bukes dhe nje klient  prek me duar buken duke provuar  a eshte e ngrohte buka apo jo!

Kur je duke ecur ne trotuar dhe sheh nje kalimtar duke peshtyre ne toke...ose duke shfryre hundet me nje gisht ne hund,dhe pastaj i fshine ku te mundet.

Kur je duke ecur dhe sheh nje kalimtar qe kryen nevoja personale ne ambiente publike.

Kur je duke ecur ne trotuar dhe disa qendrojne ne mes te rruges pa menduar se pengojne te tjeret te ecin,dhe nuk te thone: Me fal!

Kur dikush te prek padashje dhe nuk te thote me fal!

Kur je ne tren ose autobus dhe degjon biseda me ze te larte koke!

 

Bezdia me e madhe per mua eshte mungesa gjithnje e me e madhe e edukates ne te komunikuar,mungesa e nje minimun formaliteti dhe gjithfare bon-ton-i.Me besdiz dashakeqesia e mbuluar keq,agresiviteti dhe mungesa e ndjeshmerise per te kuptuar bezdine qe i sjell tjetrit apo me keq akoma :e shoh qe te bezdis ,por vazhdoj e nuk me behet vone.

Blendo, e para, duhet "bestytni" dhe jo "besytni".

Sa per temen ajo qe me vjen ndermend tani eshte bezdia e te degjuarit italisht me ze te larte ne tren. Kam vene re se europianet ne pergjithesi, por vecanerisht italianet nuk duan t'ja dijne shume per njerezit perqark, flasin me ze te larte dhe nuk kane ndonjefare miresjellje kur perplasen me te tjere. Me duket e cuditshme dhe me bezdis. Dikush e preku me lart kete subjekt.

 Dajosh pikerisht qe italionet kur jane tuf jane llapaqena  te medhenje quhen edhe jevgjit e Evropes! 

Bezdia me e madhe per mua eshte mungesa gjithnje e me e madhe e edukates ne te komunikuar

M'fal qe po t'pys, a je ti e njejta Zana qe tallte bythen me mbiemrin e Ing. Dhimiter Cicos? smiley

Se edhe ajo me flamur italjon shkruan ketu!

 Futja ne ashensor ose metro, pa dale akoma ata qe jane brenda.. Ketu nga anet tona ndodh shume.

Edukata dhe tallja jane dy gjera te ndryshme....Me duket se nuk ke perkufizim te qarte per edukaten.

E njejta qenke me i' llaf?

Pardon!!

E gjitha varet nga gjendja e momentit.

Kur puna o "enderrat" me ecin, nuk kam bezdi njeri,perkundrazi duke me bezdisur ndihem me mire, kur nuk me ecen puna , me bezdis çdo gje.

Per supersticionet, nga pervoja personale, ruhuni me 1 Janar ( sot eshte vone, po te pakten per vitet e ardhshme) mos te beni pershendetjen e pare te vitit nje femre , sidomos po qe beqaresh, se sjell tersllek per tere vitin.

 

shqipot dhe taljonet i paskeni bo telef, po dhe gjermanet kane te tyret, se nobody eshte perfekt, de!

ajo qe me bezdis tek gjermanet, eshte nje lloj sensi egocentrik ne ambientet publike qe prek cakun e harbutllekut, por qe quhet politically correct. per te qene me e qarte, nje shembull:

nese jeni ne nje lokal dhe i keni vene syrin nje tavoline, mos e konsideroni te tuajen deri ne momentin kur jeni ulur. nje sekonde para se ta prekni, mund te mbije nga dheu dikush qe furishem te kalon perpara, te ze vendin dhe as te sheh ne sy. aghrrrrrr! e njejta gje ne aeroporte, me shezlonat e plazhit a ku ta di une. (italiani te pakten ne kete drejtim e ka me stil. ben sikur te pyet"a do me u ul?" smiley)

nje gje tjeter qe s'kam kuptuar, qejfi i tyre te qendrojne neper rradha me nje durim hute (vulture, si i thone). smiley

plus, jane qylaxhinj te medhenj. me nje karamele qyl, i genjen, kur i thone. u shijon pa mase.

Plot kam dhe une, por ajo qe me bezdis deri ne nervozitet eshte nese ec me dike duhet te jem patjeter ne krahun e majte, kur jam ne krahun e djathte te personit ndihem si me dy kembe te majta, nuk jam fare rehat aq sa mezi ec. Per vit te ri hyj ne shpi me kemben e djathte, s'me pelqejne njerezit qe per hir te kombinimit perfundojne me te njejten ngjyre te tipit xhakete e verdhe, cante e verdhe kepuce te verdha, apo kombinimet blu me te zeze, cunat qe veshin xhinse pa rrip, cizmet e bardha me maja me duken shue qesharake, cunat qe veshin kemisha te bardha me jaka te medha katrore me ditet e pushimit, tingulli i ferkimit te pirunit e thikes, njerezit qe te prekin teksa flasin me ty, dhe me e tmerrshmja kur dikush (femer) qe sapo njeh per hir te konfidences se shtirur te drejtohet me 'zogu'... Kohet e fundit me bezdisin shume njerezit (e parritur) qe duan gjithe vemendjen ne tryeza miqsh, duke u bere te bezdisur.

 

 

- Me sikletos  ndonje bluze qe jam duke e heq dhe me ngec ke qafa mezi del, duket sikur po mbytem.

- Po sma bene te mire ekspresin e pare me shko dita helm s'jam ne terezi.

- Kam shume frike nga lartesite , dhe nga prerja me xham.

- Ma fikson fatorino kur ma thy 50-cen per 100 lek smiley

- Me besdis lenia ne pjate e disa gjerave ( dua ta bejn tas te paster te mos lene gje).

- Ma shpif era e rende , e tepruar e parfumit te grave ne urban,dhjami ke gjella me mish e patate,kur me shkel kemba ne ndonje gropez me uje ,kur njerzit heqin protezat ne rruge dhe i vene prape,cunat qe ju dalin breket siper xhinseve,dhe pucrrat ne fyryren e cdokujt.

 

Tironco,

mos je gje pjesetar i shoqates se pjatave te pastra te Leninit, ti? smiley

Te filmit e ke fjalen ??

Kam merak te ha nga pjata e dikujt dhe  e kam  si parim ca kam ne pjaten time e ha , nuk le asgje ( as per sofer kur i thone), te njeten gje dua te bejn dhe te tjeret ta lene pjaten e paster direkt per lavaman pa kalu nga koshi plerave smiley

 

Besoj se manine  e kam te perbashket me shume nga ju.

Te shkoj ne tualet me dicka per te lexuar ( gazete-liber) shumicen e librave aty i kam lexuar, dhe te ndez cigaren sa zgjohem , esell.

Tironc-o,si shume mor burre ç'a t'bezdisin....Thuj me mire ç'a t'pelqen ,se do ishte lista me e shkurter....

Mua s'me bezdis ndonje objekt faktikisht. Me bezdisin shume injorantet, sidomos kur jane kembengules, po ne pergjithesi keta jane shume, dhe jane kembengules, keshtu qe detyrohem te pershtatem.

me bezdisin njerezit e merzitshem pastaj...

me irritojne gjera te vogla ne interaksion me robt.. me irritojne ata njerez qe habiten se jam gjalle kur hap telefonin. ca lesh pyetje eshte kjo 1 here, gjalle je? po normal se jam gjalle se po te kisha vdekur sdo hapja telefonin. ose, jo po te flas prej ferrit.. behu gat thot djalli se ka derguar limuzinen te te mar. ose, po mo gjalle.. vdiqa 1 here e vajta ne ferr.. aty me tha djalli ku shkon o palle.. ferri eshte teper i mire per ty.. ik se po te pret nje palle trapi larte ne toke te te mar ne telefon.

me irritojne robt qe leshojne zhurma te ndryshme gastro-intestinale.. pervec lemzes edhe teshtimes.. te tjerat si pordhet.. gromsimat dhe.. sidomos gogsimat.. me irritojne ne kulm. jo se nje pordhe eshte e e mire se nje gogsime.. por kjo e fundit behet pa pushim.. dhe une filloj e numeroj sekondat midis intervaleve.. dhe them.. ja, tani do bej nje gogsime tjeter ky/kjo... kjo eshte shume irrituese.. sidomos kur robt e ngatrojne gogsimen me orgazmen

me irritojne robt qe thjesht nuk munden te perceptojne se je ne mungese kohe dhe se po nxitohesh per diku.. dhe te ndalojne per te te thene ose kerkuar dicka.. "hej twintip.. a ke nje pulle poste?".. "hmmm... po diku duhet te kem.. por nuk e di per momentin.." "me duhet nje pulle sepse duhet te dergoj nje leter te henen" (sot e enjte).. "mire vlla e ke problem te ta jap neser ose pasneser meqe nuk zbriske dot tek dyqani?" "jo.. ska problem.. dua ti dergoj nje leter filanit sepse..." "shume mire... filani e meriton nje leter.."

smiley ore djale ke provuar ndonjehere te besh letersi ti?

ke nje stil shume interesant ne te rrefyer

shume mire... filani e meriton nje leter..

letersia do kohe e perkushtim... dhe fryme..

 

thanks for the tought anyway smiley

ose kur te ndalojne kta idiotet rruges me nje xhakovente qesharake edhe me nje fletore ne dore per te te mar the dhenat.... booooo... sa fiksim. e keni vene re si kercejne si keca disa-ditsh? une sa i shoh iki anesh ose bej sikur jam ne telefon. edhe cfare duan? cfare duan te gjoret ata? hic asgje vetem detalet e llogarise se bankes ne menyre qe te terheqin nje shume te caktuar lekesh muaj per muaj. (Awwww.. i hear you say.. aint that cute..). une s'e kuptoj vallahi.. je duke vrapuar per ne pune qe te kesh mundesine ne fund te muajit te paguash faturat edhe te ushqehesh.. dhe dikush te ndalon me vrap camarrok edhe te thot "o vlla kam nje ide fantastike... po fantastike fare.. aq fantastike sa ske per ta besuar por mos u shqetso.. po s'e besove me te paren ke per ta besuar me te dyten.. vetem degjo.. me jep 2 min kohe dhe kam per te te prezantuar TY (ktu te drejton gishtin).. me idene me fantastike qe ke degjuar ne jeten tende... ok... degjo pra: pse nuk me jep detalet e llogarise se bankes tende edhe kur te vij roga jote mund te terheqim nje pjese te saj per te paguar rogen time?" se ashtu i bie apo jo? psh nje dite i them njerit "he o vlla si e ke hallin...?".. "kshtu kshtu kshtu.. ne ndihmojme femite ne afrike te ken uje te pijshem".. "Ouu...? po per ty cfare ka ne kete mes?".. "haha... well.. une jam nje njeri bamires.. e bej per ideal.. ndihem me mire kur e di se kam ndihmuar qe disa te panjohur ne nje vend te globit qe skam qene e skam per te vajtur munden fale meje te bejne cajin me uje te paster"... "ashtu e? po paguhesh ti vlla per kete?".. "po normal se paguhem.. haha.. ndryshe do beja ndonje pune tjeter.." "po leket qe paguhesh nga vijne?".. "hmmmm... degjo si funksionon... ne jemi nje shoqate bamirese qe ndihmojme...." "tjesht me thuaj nga vijne leket e roges tende?".. "shoqata jone bamirese filloi..." "oooo.. o robot.. thjesht me thuaj nga vjen roga jote?" ... "eeeee... po nga njerez si ty sigurisht".. "e kupton sa vari trapin qe je ti qe me ndalon mua ne rruge e me thua se je duke ndihmuar femite ne afrike? a s'e sheh se je thjesht nje lypsar me uniform?" "ja kalofshi mire zoteri..".. "pse nuk blen nje kitare me mire.. do ishte me e ndershme.. .... idiot me xhakovente..."

Hahah, me pelqen trajtimi qe i keni bere temes. Finisterre, shtresat e bezhes i kam edhe une bezdi, edhe sterkombinimet Heteroglossia1, po mos e prek blu-zine se edhe nje antiinteriste si puna ime e pelqen si kombinim. Mer_jahu, shume bezdi pjatat e papastruara ne lavaman, si dhe pjatat qe 'harrohen' ne tavoline me dite (ne lavaman tjeter pune pastaj smiley.

Bezdite e mia personale: njerezit (prinderit!!) qe ulerasin ne telefon, qe iu rrofte shkolla e shkenca kur nuk gdhendin dot perceptimin; njerezit e trashe dhe ata 'me mangesi qe te petzat' (shprehja me e bukur qe kam degjuar ne 2009-en); makinat qe kthehen dhe nuk te lene te kalosh rrugen gjate gjithe kohes qe semafori te ka vene jeshilshem ne dispozicion; perkthimet e keqija ne shqip; televizionet shqiptare dhe sidomos emisionet e tyre politike dhe telenovelat (eshte akt mazokizmi per mua cdo shtypje e butonit te kuq te telekomandes); farmville-i.

Bezdi e vecante: kur nje debat mbyllet pa kompromis ose pa nje dakordim per tentative zgjidhjeje te mevonshme.

Sikletet fizike: uji i nxehte ne fytyre -ne pergjithesi evitoj ujin e dushit ne fytyre ciladoqofte temperatura e tij.

Fiksimet: kur me iken mengjesi kot, e sidomos dielli i mengjesit kot, me duket se me ka ikur e gjithe dita, pa shpetim.

Bestytni s'kam.

 

Sa te irritueshem qe qenkeni!

e di at prrallen me bizele dhe princeshe? nuk fjejti dot tjetra sepse kishin vene nje bizele poshte shtate dyshekeve me pupla dhe te markes "tempur medic", me teknologji skandinave te aprovuar nga NASA. Meqe ishte princeshe (ky ishte testi per me e dallu). Ta kom llafin qe kemi edhe shume pune deri atje, te fisnikerimi transhedental.

ncncncmcnc

keto fiksimet i kam pare gjithmone si difekte une dhe sidomos si produkte te mendjesh njerezish individualiste si puna ime

nuk e dija ne fakt qe edhe keto te kishin lidhje me gjakun blu ose jo-blu

moooos... e shujta! nuk e kisha fare per ty flo.

edhe ket koment do e shuj per dy minuta.

 smiley nuk shuhet dot, s'di pse, s'me japin opsion smiley

Flo, asgje me ty! Shit, prape me ndodh kshu mer!

ps. Admin, a mund ta shuash komentin siper, te lutem. Te lutem.

jooo lere, nuk u merzita fare smiley

po nuk kam origjine blu une prandaj u ndjeva njecikez fajtore beja dhe dengla une smiley

me fal emigrant

smiley

got it! got it! Mirmengjes prej USA-je.

Hihi, une e mora te kunderten moj! Mora vesh qe une qe s'kam kaq shume bezdi jam shume larg princeshes smiley

 Miremengjes e dite te mbare emo! smiley

njerezit qe gogesijne dhe e shoqerojne me pasthirma gogesimen

Kur ne nje zyre te qete, ku degjohen vetem klikimet e mausit, 

kolegu/kolegia perplas gjerat ne tavoline, perplas telefonin, terhiqet mbrapsht me karrige dhe perplaset tek ngrohesja( qe ne zyren time eshte si nje dollap i madh), hap dhunshem sirtaret, merr dicka, terheq karrigen perpara duke u perplasur tek tavolina e punes, i bie nga dora ajo qe mori, terheq prap karrigen mbrapsht duke e perplasur perseri tek ngrohesja, e merr ate qe i ra, terheq perseri karrigen duke e perplasur... ben caj( edhe kjo nje procedure e gjate e zhurmshme)  kerkon sheqerin dietik( diabetik ne fakt) mezi e gjen, ia hedh cajit, sa here qe e ul filxhanin ne tavoline e perplas......megjithate ajo vazhdon ta pije e qete!!!...... eshte e tmerrshme...

po  duket sikur vetem mua me shqetesojne, te jete shenje e keqe? lajthitje nga puna e tepert??

 

... njerezit qe per te terhequr vemendjen te prekin, ose te godasin lehte ne krah.. kjo gje me cmend... 

njerezit qe puthen pllaq e plluq, kot me kot, 

qe flasin me ze te larte, 

gocat qe ikin te kapura prej krahu me njeratjetren,

kur ecin perpara meje ca shkurtabiqer... dua patjeter ti kaloj, edhe pse mund te mos jem duke nxituar.. me irritojne kur ecin perpara meje, megjithese mund te kemi te njejten shpejtesi dhe nuk me pengojne...

njerezit qe u ndihet frymemarrja....

njerezit qe nuk buzeqeshin asnjehere....

ime me kur me merr ne tel: -ku je? -jam jashte, ne nje darke pune... - me ke je???????  thua se i njeh te tere....

ben caj( edhe kjo nje procedure e gjate e zhurmshme)  kerkon sheqerin dietik( diabetik ne fakt) mezi e gjen, ia hedh cajit, sa here qe e ul filxhanin ne tavoline e perplas......megjithate ajo vazhdon ta pije e qete!!!...... eshte e tmerrshme...

te pakten nuk e rrufiska me zhurme, ngushellohu. smiley

rrufitjet me cmendin, tani qe e mendoj. sidomos nga njerez qe as ta pret mendja.

 

 

 

 

 jo nuk e rrufit, 

por nuk mbaron ketu, meqe eshte ne diete- ka tre vjet qe e njof une te pakten dhe nuk bie asnje kile- pasi mbaron cajin ha nga keto buket e thekura krokante grrrap-grrrup, grrarp-grrurp,

dhe jane ca gjera keto qe te vjen nje cike turp ti thuash: ej ti goce, mos e rrufit se na e shpife....  smiley 

bobo, sikur te ishim ne nje zyre... po keto cupat e zyres sime e kane me te ngrene, jo me caj. ora tete, byrek, ora tete e gjys, kek 30 leksh, ora 9 fara kungulli, krap-krup, krap-krup bejne farat gjate qerimit, dhe nderkaq muhabeti kryesor qe behet ca bere per darke mbreme, ca perdesh e carcafesh bleve, po per dreke ca do hame? ca kishte sot tek menca per dreke? ah, risotto me perime? iii, jo mi, po ha nje tost me mire... po ti? jo, une kam marre ca fruta me vete, se jam shnosh  pak... eshte shnosh pak kjo fifija?! Qyqja, une hykam ke elefantet, ia pret tjetra!   aaaaaaa! truri im i catrifillosur se ky muhabet eshte perdite!

dhe nje gje tjeter qe me acaron nervat: zhurma e celesave, ose kercitjet e sustes se stilolapsit! ca njerez i mbajne ne dore dhe i tundin e i shkundin sa te vjen t'ua marresh nga dora e t'u ulerasesh: Booollll!

 smiley

ja e gjeta dhe nje gje:

grate/vajzat biseda me te cilat rrotullohet rreth gatimit dhe pastrimit..... 

zura brumin,

e vura te vinte,

lava enet

piva kafen

vura lavatricen

kullova makaronat

a thu se kan bere ndonje veper madhore, si me qene gjergj elez alia

 

mamaja  ime thote per keto:

 

mola Murren,

bera sh***en,

sorry.... 

Ajo imja ka nja dy te tilla:

Ca po ben mos Vase,

po qep thase!

 

ose Lava, lidha Sulejmënin!

nga ky muhabeti me erdhen ne mend ca meshkuj shqiptare qe me kane cuditur per "konsideraten" qe kane per femren ne pergjithesi. por kam vene re qe cuditerisht kane nga keto lloj femrash ne shtepi. qe atehere s'me nervozojne me, thjesht i meshiroj. smiley

Ka njerez per shembull qe kane bezdi kur bezdisen te tjeret (miku im me i shtrenjte eshte i ketille). Puna e bezdive eshte si puna e dialogut: -ca ke bo? -hic,- nderkohe qe dita plot me aktivitete, zbulime te vockla e te medha. Por ne e vendosim veten ne llogore te tipit 'une s'kam bestytni se jam racionale', 'une s'kam bezdi se jam tip tolerant', 'une kam bezdi plot gjera sepse jam i hedhur ne nje bote me te cilen me duhet te perplasem/shtatem cdo dite'. Pastaj ka edhe princesha.

Do ti fus te gjitha keto ne ngacmime; ngacmime te standarteve te mirqena, te sjelljes, sigurise, mirqenies etj etj

Problemi qe duhet te shtrohet eshte ai i reagimit kundrejt keture ngacmimeve..

Pshemell, une urrej te shof x ose y te kryj numrin 1 dhe ose numrin 2 dhe mos te laj duret. Reagimi standart eshte ti kujtoj se harruan te lajne duret. Nje here kam refuzuar ti jap doren dikujt perpara nje mbledhjeje duke ja thene arsyen troc, perpara prezantuesit. Me pas biznis es juzhell.

Me kane pas ngacmu minjt, karkalecat, akrepet etj, dhe reagoja duke i shfarros. Jo me; Vellezerit e riafirmuar kinez, ne nje dreke nderi, per nje pune te vogel qe beme per ta, na cuan ne nje restaurant tradicional. Mund tju them se mishi i miut ka shijen e mishit te pules por fibrozitetit e atij te lepurit. Krimbi i mendafshit ishte me i shijshmi nder te gjitha specialitetet dhe i vetmi qe i vjen afer eshte ai i karkalecit te pishes, i shqiperum, bubuzheli(ne token e lirise dhe oportunitetit quhet kakroc.) 

Me ka pas ngacmu me dal per gjah dhe me u kthy duar bosh; po qe kur kam degju se ka edhe me keq, si ai rasti i batimit te makines kam vendos mos te qahem me.

Si konsumator i rregullt i lagerit qe jam, jam koshient edhe per efektet akustike.. Nese te tjeret bezdisen i keshilloj te pine edhe ata birre.

Njerzit spara me bezdisin( ngacmim i akumulum i pashoqrum nga reagimi) pasi e kam teper te lehte ta kthej goten me fund e te le tavolinen ose ti bej ata qe te lejne tavolinen.

 

haha chene smiley

ate me nr 1 dhe 2 e ke prej ktuhit; e kon zakon te keq fare. jo se ne shqiptaret jemi me mire e, t'kuptohna drejt, po te ne s'bo pershtypje nga zhuli i pergjithshem dhe amoniaku mbrapa reklama te kinemase. po ktu... ca me te thon, zakon kombetar me lon wc-te pa la kur ikin, ene gjithanej drit dynjoja. kurse per lamjen e durve mbas atij aksionit guerrils, qe thu ti chene, nuk do e harroj kurre, ishim per dreke dikur ketu ne NYC me nji emer sh. te madh ne fushen e vet, profesor nr 1 tjetri, edhe shkoi ku shko mbreti ne kembe, u kthy, duret s'i lau. Une s'e vuna re, por shoku im i punes, amerikon i nju xhersit ky, eshte vertet me fiksim per ket punen e pastertise (eshte rast pothujse klinik ne fakt, me te ardh gjynof, nga ata qe rrine me siklet pasi i kon dhon doren dikujt, se pale c'ka bo me at dor ai tjetri, thon), pra ky kolegu e vuni re, natyrisht, ene mezi priti sa maroi dreka ene u zbraz... nuk e pe profesor X-in, nuk i lau duret... m'erdh keq sepse nga nji veneracion i modh qe sidomos ai  kishte per at njeri, e hongri syve nga krahu tjeter... mixed feeling me i llaf.

 Si perfundim ju qenkeni te gjithe te rrjedhur nga trrute e kokes. Po me duket peshkupauje si spitali tcmenve smiley

"Njerzit spara me bezdisin( ngacmim i akumulum i pashoqrum nga reagimi) pasi e kam teper te lehte ta kthej goten me fund e te le tavolinen ose ti bej ata qe te lejne tavolinen."

 Pak a shume kshu bej dhe une smiley

 1 me bezdisin njerzit qe nuk kthejne pergjigje por rrine tu zune peshk

2.ata qe pertypen me goje hapur.

3. njerzit qe genjejne.

 

S`po flas per bestytnite e te tjerat, por bezdi shume kam reklamat, sidomos ato mbi ilacet e reja qe nxjerrin kompanite farmaceutike. Ne fakt te gjitha reklamat me duken ne menyre shume permbledhese ajo c`ka sot eshte qyteterimi perendimor; ushqimi i iluzionit, mvaresia nga produkti i reklamuar dhe se fundi, saturimi i mendjes me propaganden e radhes. Sidomos keto reklamat mbi ilacet, pasi te bejne telef me te mirat e supozuara, te bejne akoma me telef me efektet anesore te ilacit qe 10 sekonda me pare ishte deklamuar si mrekullia me e fundme shendetesore; kam vene re se lista e efekteve anesore (the disclaimer, aty ku folesi merr superxhiro ne te folur) sa vjen e shtohet. Me e bukura eshte kur rreshtojne pikerisht efektet qe ilaci supozohet te sheroje (nganjehere ja fusin edhe "even death.&quotsmiley 

Te rrish te kujtohesh bezdi robi ka shume, por nje nga ato qe krijon njefare bezdie te holle se fundmi, eshte kur ne rruge shof ndonje qe mban kufje ne vesh, te shkeputur komplet nga realiteti qe i rrethon, te zhytur ne nje bote virtuale.

Po ty pse te bezdis kjo Albano? Per sa kohe personi nuk perben rrezik publik cili eshte shqetesimi?

bleva para nja dy muajsh nje pale xhinse 130 mije leke

diten e pare qe i vesha me eci shume ters

qe athere nuk i kam veshur me

 

Po sipas arsyetimit tend vetem ata qe perbejne rrezik publik duhet te krijojne bezdi. Bezdite shume here jane irracionale por ne kete rast nuk do ta quaja shqetesim por si ngacmim personal.  Arsyeja ime ndoshta sepse teknologjia ka ndryshuar teresisht menyren tone te jeteses brenda nje kohe te shkurter, aq sa ajo po ndikon dhe ne qenien tone sociale.

Ok, at'here mos valle ti ke bezdi efektin e kesaj teknologjie te menyra e jeteses se njeriut, dhe jo domosdoshmerisht individin anonim qe sheh ne mengjes teksa shkon per ne zyre me ipod e kufje ne vesh? jam me e qarte tani.

Sigurisht qe jo individin,  por kam vene re edhe qe femrat e kane vene me shume ne praktike kete tendence.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).