Keni ndonje ide se ne cfare viti & me cfare vendimi/ udhezimi eshte vendosur qe  java mesimore do te zgjase vetem 5 dite per shkollat 8-vjecare ( tani 9-vjecare) dhe te mesme ???

Me eshte fiksuar qe ka ndodhur andej nga 1996 . Ndonje ndihme, ju lutem ???

 

Faleminderit

17 Komente

Me heret do thoja une. Ne 1991-1992 afersisht duhet te jete.

mbase dhe me vone, ne 98. ne 91-92 jo njehere..

ka ndodhur perpara 98-es...per kete jam e sigurt

mbase '96-a eshte e sakte... 

une smaj mend gjo per zotin.

Di qe ne shkolle kam qene kur u bo e shtuna pushim.

Po per vitet  e shkolles pas vitit '90 per mua si pushim kane qene te gjitha ditet, kshu qe prandaj se maj mend.

Gjithesesi, kam pershtypjen se ka qene para '95.

Une do thoja qe e shtuna eshte hequr qe pas renies se komunizmit, e shumta viti 92.

well, duke perdorur llogjiken dhe regullin e treshit, i bie qe e shtuna pushim per shkollat te jete bere atehere kur u be e shtuna pushin edhe per punonjesit. Pra jo me perpara. Prandaj duhet te gjejme se kur eshte bere zyrtarisht e shtuna dite pushimi per punonjesit. Une them se duhen kerkuar vendimet e qeverise te dala mbas vitit 1991. Kaq.

me duket ne shkurt te vitit 98, vit i pare ne gjimnaz, qejf i madh, kishim shume me mesuar, mesuesit nuk donin mbaj mend, se i mblidheshin shume ore gjate diteve te tjera dhe e shtuna sikur i clodhte pak smiley

nano i bente keto pushimet zakonisht, gjithe festat ai i ka sajuar smiley

jo jo nuk i ka bere nano

i ka bere sala andej nga viti ne 94

Te ishte per Sali-un, ai edhe te djelen do te na e bente shkolle dhe pune bashke. Nano ka qene kryeminister kur eshte bere. Ka shume mundesi ne kohen kur Ramizi ishte president dhe Nano kryeminister, pra 91 0se 92 -shi.

Duhet te jete bere ne vitin 93 3 lart. Jam i sigurt se tani u kujtova qe derin ne fund te 92-shit punoim edhe te shtunen. 

Deri ne `97 ka qene e shtuna mesim neper shkolla. E kam sh te gjalle si dite, se e kisha sh qejf: mami me sillte mengjezin ne krevat se administrata e kish pushim, ne shkolle pak ore mesimi, pastaj benim ndonje cicke tualet e dilnim nga blloku smiley

Me vone s'di te them. 97-a na beri te iknim nga syte kembet me rastin me te pare qe na u krijua.

S'e di, po te shtunat i lidh gjithmone me diell Tirane, ndonese s'kane qene te tera te ketilla. Ndersa e hena dihet; lluce, mo! lol

E shtuna, aka Sabath-i cifut, ka qene pushim qe ne kohen e Noessmiley

Nga viti 1994, afersisht.

nejse qe ti jept fund bingos, e shtuna ka filluar te behet pushim ne shkolla gjate 98-99, pasi ne fakiret kemi qene ne nje moshe qe njeriu i mban ne mendje ndryshime te tilla te vogla.

duhet te jete bere para '94. Kete e lidh me vitin e pare te fakultetit, se une me shoqet e mia, qe ishim ne konvikt iknim neper shtepija qe te premten dhe kur je vocerrak iken ne shtepi jave per jave, sa te mesohesh, se pastaj te argaset lekura.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).