keni hypur ndonje mal ne Shqiperi?

desha ca info ne lidhje me kete teme. cili mal shqiptar eshte me i lehti.. me i miri.. me i sugjerueshmi per te hypur dhe kur? dicka me thot se malet e veriut jane me te bukurit edhe me te lehtet... sidomos ne pranvere fillim vere a dicka e tille... mgjth duhet patur kujdes se ka edhe arinj... derra te eger... etj....

e habitshme sa pak info ka ne lidhje me kte ne internet. di njeri dicka ne lidhje me ngjitjen e maleve ne shqiperi? kshtu si tradite nuk erkziston me duket...

54 Komente

hallall Bedrije.. smiley

 Po me cudit me malin twintip,po te pakten ne Dajt nuk ke shkuar?Lere pastaj Jezercen,Tomorin,Shpiragun,Kacinarin,Llogorane,..pastaj kjo puna e Malit sot duhet te jesh i siguruar mire,me njerez vendalinje qe te njohin se per ndryshe,te hajne uqerit me dy kembe atje.nuku kihet bese te shkoh vetem fillikat.

Seriozisht une kam shkelur disa male Dajtin psh,nga te kater anet pothuajse,deri ne Feken,Malin me Gropa,Shengjergj,Xiber,Guri i Muzhaqit,etj..Tomor,Kacinar,Shpirag..me ka perlqyer ecja ne Mal sepse atje gjen shume qetsi dhe bukuri natyrore,ka lodhje eshte vertet bukur,por kur je me shume shoke,..Dajtin e adhuroj kam shume kujtime,sidomos ne Dimer!

twintip,

Malet e Alpeve, ata jane per ngjitje-zbritje. Shkelzeni, Hekurat, e ca maja te tjera qe i kam harruar, deri ne Vermoshin tone heroik - Thethi, e matane. Andej ka ca kepa te medhenj per alpiniste. Apo nuk eshte fjala per alpiniste ? Mos flitet per "randoneurs", keshtu qe shetisin neper mal ?

Derri i eger s'te ben gje, edhe pse eshte i eger, veç ne e quajtshin "Gevaudan", por keshtu s'kemi me duket. Arusha po, ka. Edhe ujq, ka. Nje udherrefyes vendas duhet ne fakt, se ndryshe perfundon si ne ato emisionet : kam humbur dhe si mund te mbijetoj.

Per bukurira, ke dhe Luren.

Per ngjitje alpinistesh, di dhe nje vend tjeter : eshte nje lugine mes Gjallices dhe Koritnikut, quhet Lugu i Vanajve. Edhe ketu ke ca kepa qe te merren mendte te shohesh perpjete. Shkelqyer per trima me thumba dhe litare brezit.

Pastaj s'di me gjate. Per te ngrene, gjeni stane lart, bleni nje qingj dhe e piqni aty, ha nja dhjete kile mish, s'te ben gje, ne qafe time, e kane mishin e lehte qe pas dy oresh e ke perpunuar. Gjithashtu ke dhe ato gjerat e tjera, jo qumesht e jo kos e jo djathe e pallavra, nuk di te ngopesh.

Tjater s'di gje. Udhetim te kendshem.

ps : se harrova : meso permendsh dhe Bageti e Bujqesi te Naim Frasherit, se i shijon me mire pastaj bukurite.

Nganjehere hypja ne peme per te kerkuar ndonje veze ne folete e zogjve.

Ja hypa kalit dhe mora rrugen drejt kulles.

Po ne mal a je ngjitur ndonjehere?

o SHQIPE te qofsha fale. smiley

+1

Edhe dicka mik.Andej ka lugina e Valbones thuhet se jane pershtatur ca kulla si tip hani ose hoteli prej qemoti.Kontakto me njerez qe i dine mire keto pune dhe nese kerkon te shuash kureshtine  e ndonje grupi te huajsh, zgjidh nje guide te besuar , nje njeri qe i njeh shtigjet ne male dhe njerzit, sepse ku i dihet. Ne malet tona nuk ka me njerez te beses. Vishuni sa me thjesht, pa varse floriri dhe shenja te tjera njerzish te kamur.

Ke dhe Baba Tomorrin, fronin e perendive pellazgjike. Aty mund t ja hipesh malit me kollaj dhe paqeder. Mjafton te thush se jam miku Ilir Metes dhe portat e zemrave dhe maleve hapen si me magji. smiley

Te qofte udha e lehte ne Malet tona !

Jo. Ne malet tona ka njerez me bese, dhe madje fort. Por puna eshte se "vete mali nuk ka bese". Pyesni malesoret me mire per malin. Mali, per nje malesor, eshte nje fryme e gjalle, ka shpirt. Ka ligjet e veta, mendjen e vet, jeten e vet. Dhe mali, ata qe banojne prej shekujsh ne mal, eshte i pabese, sepse ka plot te papritura.

Prandaj mire thote spiritus, gjeni nje udherrefyes te aneve andej, e qe i njeh mire shtigjet. Se pastaj te duhet te ndjekesh porosine e Zhan Klod Van Damit :

Po humbe ne mal, rri nja dy vjet pa levizur dhe do te kesh myshqe ne kembe, e andej do te jete veriu.

nuk hup or rubinet, se nuk do shkoje ke goja e ariut

jane guida periodike me njerez qe i njofin vendet dhe njerezit, pra po nuk u shmange nga guida je ne rregull, se pastaj... zoti te ruajte...

nejse, une se kam provu akoma, por ma kane lavderuar qamet eksperiencen e shetitjes ne valbone e theth e ku di une. hanet dhe ushqimi super, natyra e mrekullueeshme, giuda ok, transporti jo keq.

so to sum up : pune per tu bere smiley

bedrije, lala yt ka qene ne mal edhe "me ba dru", dhe jo veç per shetitje. Por mali nuk eshte aq i lehte sa e bejne shoqeria. Eshte ndryshe te nisesh ne shtigje te rrahura, aty ku shkojne te gjithe sepse duhet vajtur, e ndryshe nje aventurier qe del ne mal, me nja dy shoke apo shoqe dhe ecin ne gjurme te pashkelura. (Kjo fjalia e fundit me doli si e shokut Enver).

Ty ka me t'çu lala ne mal, veç thuje daten dhe diten, dhe dalim krahe per krah e qafe per qafe, presim ca dru atje lart, edhe ca dushk per dimer, mbledhim dredheze, çajme lajthia, pime uje gurre, edhe pastaj kthehu n'shpi tate, e une n'shpi time. Qashtu.

po t'thashe pra, behet llaf per shetitje ne rrugen e shkelur dhe jo ke shtegu i dhise se zeze o rubinet smiley

une me ty per shetitje vij pa kushte se me pelqen natyra, vetem me thuej ca duhet me marre me vete ? nai pistolete, kallash apo ca ? smiley

me ket rast, po ma dha truni, kam dhe nje rast te mire per te te myt rubineto qi ti bijne veshet rehat dhe peshkut

smiley

Do me qene Vasil Laçi i peshkut ti apo si eshte puna ?

Prej duerve tua m'ardhte deka, o lum rubineti per ty.

Hajt po ju tregoj nje histori mali. Kisha vajtur njehere per dru, si katundar i mire qe jam. Me e mira eshte qe te kete rene pak bore ose shi, se ashtu rreshqasin druret. Eh mire, meqe ne mal nuk bie shi, atehere kishte rene bore. Bukuri. U ngjitem perpjete dhe vajtem e zume nje vend fare lart, ku kishte nga ai lloj druri qe donim, behej fjale per trare te medhenj shtepie. Bukuri. Cak e çuk me sakice, e rrezuam nje, pastaj nje tjeter, e pastaj dhe dy te tjere. Nga dy per shok. Se jane te rende, vallahi. Eh mire, bukuri, i lidhem me tela qe t'i terhiqnim deri ne vllag (kjo eshte njefare rruge e ngushte drejt perpjete, rruga e malit). Me shtateqind mije bela, i nxora dy te mite, dhe u pame njehere ne sy : a nisemi ? Nisemi. E pastaj mi shoqja Bedrije, kur te na kane marre perpara keta traret, se rreshqisnin ne bore e ne akull, eh te keqen e rrezikut. Njehere rrezohu e njehere ngrihu, rrobat m'u shkoqen fare, gjunjet u copetuan neper gure te ngjitur ne akull, eh te keqen, o shpirt a po del a t'dal. Kur i kemi futur brenda ne shtepi, e pasi jam mjekuar me mjete rrethanore, kam rene ne gjume dhe jam ngritur pas nja pese ditesh, por shyqyr zotit, si kokrra e molles. E keshtu puna, Bedrije, keshtu kam qejf te shkojme njehere. E ta shohesh bythen e maces.

Shoku Pali, po une te dija sharrxhi, jo druvar.... Apo aty-aty jane? smiley

Druvar o shoqja Lenka, druvar. Sharrtaret jane njeçike me poshte, ne rrafshe. Shoku Pali ç'nuk ka punuar ne jeten e vet, i ka duart me kallo si Pandi Raidhi ne krevat te perandorit. Keto francezet qe shoh nganjehere, me thone "uaaaaaa lë mësjë bisha", se ua gerrith faqet nganjehere kur i ledhatoj smiley

Po ti zbuti caze duart me ato kremrat francuske, o shoku Pal, se ua prishe cipen e holle si alabaster te fytyres madmazelave... smiley

pse te duket vetja perandor hurbo? smiley

nigjo, se ckam nji pershtypje qe ti  shet mend kot se nuk je katunar mali safi, po nga nai katun baltovine ne ndonje rrenxe.

Dhe po te  shkosh ne mal prej verteti i mbush breket me keq se ne qitetaret smiley

kaq per sot per temen se i merzitem peshkataret, eshte dhe fillim viti e duhet me u bo ma pak llapaqene smiley

Ciaaaooo kalamaja! Si ju gjeti Kolopuci i Vitit te Ri? Shpresoj mire te gjitheve! smiley

Twin, si me porosi dje kam biseduar me ca njerez per kete teme. Ata kane nje shtepi ne Theth dhe e kane shnderruar ne tip hani dhe me po rrefenin per ca bukurira shpella, livadhe, ujvara qe vetem me te treguar me cmenden fare. E keshtu, kur te vije pranvera them t'ia mbath dhe une njehere andej. Rruga eshte e keqe, por me siguruan qe deri ne Shkoder mund te shkoj me makinen time, pastaj duhet patjeter makine e madhe tip xhipi. Ne shkoder te presin njerezit e tjeter dhe te cojne ne vend e te shoqerojne. Nese te mbushet mendja, me thuaj, sepse jane njerezit e mi te afert dhe mund te gjejme lidhje te tjera per diku tjeter.

kete vere kam qene ne theth dhe valbone...
Ne TR ka guida profesioniste per kete pune:
High Albania, psh. Po nqs e njeh vendin ose ke guxim te shkosh me nje harte ( dhe nje makine 4x4) mund te rrish me gjate, te kenaqesh me sh, dhe te paguash me pak.... Atje, ka per te ecur por jo tamam ngjitje te malit....
Ato hanet pergjithsisht jane te thjeshta, por njerezit dukeshin shume mikprites..
Ndersa ne Valbone, nje fshtar na tha qe ne stanet per verimin e bagetive ne mal, ishte nja dy ore ngjitje... Po llogarite nje cike me shume per njerez te pastervitur...

Vetem se harroje pranveren, edhe kur u mbaron karburanti antenave, nga fundi i majit mund te shkohet...

Mali i krujes gjithashtu, ngjitej per nja dy ore dhe duket shume bukur...

Gjithashtu edhe Kerraba, dhe Mali i thate ne Ko degjova qe ngjiteshin lehtesisht....
Sa per ngjitje trimash ne theth kishte cte te donte zemra... Edhe faqe te rrafsheta malesh te larta mbi 800 m.... smiley

iiii pse me del keshtu flamuri??
E paska marre Bollano Vjosen?

po ketu shqiperi eshte?

jo?????? As Tirana? Epo peshku paska marre fund... smiley

flm te gjitheve per keto info

per thehtin kam degjuar edhe kam pare foto.. por kur them ngjitje (flm spiritus) mali, e kam fjalen te ngjitesh ne maje fare te tij... qe te shohesh rotull e te mos kete maja te tjera me te larta.... kshtu qe.. ndoshta duhet filluar kjo pune me nanje koder a dicka e tille, se sa me rene direkt e ne Theth-a. Nuk e di si e ka emrin ky mali qe ngrihet pingul ne jug-lindje te qytetit te Vlores, por une nen te jam lindur e rritur edhe perhere me ngacmonte ideja per tu ngjitur ne maje te tij.. me duket se eshte Cika.. edhe nuk duket shume i frikshem.

do vazhdoj kekrimet tek kjo faqja e bedrijes. Ana H, do te them kur te kem ngene edhe ta kem menduar mire kete pune. smiley

twintip, nese kerkon nje mal te thjeshte per tu ngjitur per sport dhe pa sikletin e xhipave apo guidave qe nuk i njeh apo beson dot, te sugjeroj Dajtin. Nga gurorja deri tek kampi eshte nje ngjitje e lehte dhe shume e bukur. E kam bere shume here deri para 20 vjeteve smiley Sugjerimi im sigurisht nenkupton qe gjate ketyre 20 vjeteve shtegu i famshem nuk eshte mbushur me ndertime me apo pa leje.

Per te pare Stambollin, duhet te hipesh ne Korab, o twintip. Se me sa di une, ska mal aq te larte ne Greqi qe te te pengoje pamjen. Psh, une jam ngjitur njehere ne nje mal ne kufi me Kosoven, dhe shihje pa frike (po te jete dita e kthjellte) deri nga Shkodra. Tani, ç'eshte e verteta, kam pare dhe njehere nje anije qe ecte ne qiell, por me thane se ky quhet mirazh. Isha ne breg te detit. C'nuk sheh njeriu i shkrete, kete thuaj.

Por nqs e ke fjalen per ate britmen e tmerrshme shtazore qe te vjen t'ia kercasesh atje fare ne maje, vallahi ajo ska te paguar. E di si te vjen o twintip ? Te duken shtepite atje poshte si miza, dhe larg, shume larg, nganjehere madje ke frike se nuk do te kthehesh me ne fshat, aq larg te duket. Dhe pastaj ia jep nje te gerthitur, dhe pastaj jehonat te kthehen, au au au, e çuditshme. Pastaj kur zbret poshte ne fshat, e larg qofte ne qytet, peson nje depresion (normal, nga ndryshimi i lartesive) dhe ke qejf te vrasesh veten. E habitshme si ndjesi. Nuk te behet te ecesh ne asfalt, as te flasesh me njerez, te duket gjithçka kot.

Prandaj thone se Zoti eshte i çuditshem, sepse rri ne maje te malit.

tani hurbinek po flet si zarathustra

Po, per Zotin, kur del nga shpella, te kujtohet ?

Po me e bukura o twintip, kur te te dalin perpara Zanat. Po kujdes ! nuk duhet te jesh i shoqeruar me askend. Keto iu dalin vetem atyre qe kane humbur rrugen, dhe enden naten. Te marrin dhe te japin gji dhe forcat e tua shtatefishohen, dhe behesh vigan malesh. Ne pergjithesi, mbajne veshur nje tip kemishe te holle, dhe nje jelek persiper, por njerin gjoks e mbajne jashte, dhe floket i kane te shpupurisura, dhe te shikojne me ca sy qe s'e perballon dot. Jane si magjistare, e ke parasysh ate vargun "te shitofte zana !", kjo do te thote se te mpin ne vend, s'e luan me kemben, vetem sheh me syte e zgurdulluar. Pervoja te çuditshme, twintip. 

Une njoh shume mire Razmen,madje para nja dy vjetesh ,jo me shume ,tre vjetesh kam bere edhe ski..Si i thone ne shqip sciare??Pastaj duke u nisur nga Razma neper ca shtigje jo shume te thepisura,madje te embla per te arritur ne Veleçik...Veçsete pakten ne ate periudhe ishim shume pak te asistuar logjistikisht...Guida ishte krejt injorante dhe e pakualifikuar.Pamjet megjithate ishinfantastike...Edhe ndertimet e bera ne zone respektojne ambientin e shume te bukura.Kishte edhe mish derri te eger ne zgare ,i padhjame eshume i shijshem.Da vedere.

se harrova fare, qe nje stervitje e mire mund te ishte dhe ngjitja per tek kisha e lacit smiley

me at rast bon dhe adetin dhe te ndrin fati kushedi smiley

smiley

Vetem Kisha e Laçit ne na befte derman Bedrije per si jemi katatandise...smileyTe qofte vit i mbare!

po vallai po smiley

Vit i mbare dhe per ty Zane dhe me shnet e bereqet smiley\

Twin, mos u jep pas Endres mashtruese me Zana. Ku ka zana tani mor aman ne bjeshke. Zanat kan zbrit ne qytet ,ohu qysh nga koha e Migjenit dhe kane marre zanate te reja, jane modernizu dmth.I gjen qyteteve zanat, fare pa kemishe, cullak si i thone smiley 

twin, ca pika vijojne:

Progonat-Nivice (Kurvelesh i Siperm, Tepelene)

Tomor-Kulmak (Skrapar)

Qafe e Kazanit (Kolonje)

Kroi i bardhe (Kukes)

Razem (Shkoder)

Cajup (Gjirokaster)

Ne te gjitha keto pika kam qene vete, e garantuar qe ia vlen. KURRE pa nji shoqerues te besuar. Kjo s'ka te beje (vetem) me sigurine, por sidomos me perdorimin efektiv te kohes.

Hypur? smiley Twintip, u befsh 100 vjeç se me ke bere te qesh!

twin, jam kurioz, e ke provuar Dajtin apo duket si shume i thjeshte? Mund edhe te kisha sugjeruar edhe Shkelzenin ne Tropoje por u nisa nga percaktimi yt qe perjashton arinjte dhe ujqit!! smiley

ky i kuvereshit e i tepelenes mos eshte i njejti me kete qe sheh prej vlores?

 

o la rose e kam korigjuar me tej ate hypjen.. haha

 

jo skam qene ne dajt.. nuk e mendoj te thjeshte por sme ka rene rasti.. edhe dajti eshte patjeter ne liste smiley

Twin, ajo maja me debore qe shquan ne dimer prej Vlore, eshte maja e Kudhesit ne vargun Kendrevices. Zona malore Progonat-Nivice eshte vazhdim i ketij vargmali dhe bukur eshte te shkosh dhe aty. Ngjitu nga Tepelena perseri me guide besnike se parape male jane dhe ato, sado nga Laberia smiley

kur je ne tepelene poshte, do kalosh nga Benca (nje burim fantastik ketu), do shikosh edhe akuaduktin e Ali Pashait rruges. Pastaj vazhdon Lekdush, Progonat dhe del siper ne Nivice (kullota verore te papame!!!). Nga Tepelena poshte, po te besh nje vije te drejte ajrore mbi keto pika dhe vazhdon, del ne Kuc apo Corraj (Vlore Sarande) dhe perfundon ne Lukove ose Qeparo. Nuk besoj qe zona qe po flasim duket nga Vlora, por me thon te drejten nuk kam siguri.

Gjej dike qe i besohet per shoqerim! Kjo nuk eshte fakultative. Po nuk e pate, mos u nis fare.

Ne Shqiperi vetem ne Dajt kam hipur smiley Me kembe ama qe nga gurorja e siper dhe jo nga rruga automobilistike. Pastaj nje here ne zbor, na kane ngritur ne mes te nates e u kemi rene kodrave te Tiranes rreth e rreth...

Ketej kam qene per ski ne Monte Rotondo dhe kam qene edhe ne Sila, por ketyre s'u jam ngjitur ne kembe. Me nje llaf jo alpinizem.

Po ta shofesh Dajtin nga qendra e Tiranes duket se ska mal tjeter para,por une me ca shoke u nisem nje dite ne kembe i rame nga Fresku futesh drejt ke thesari shtetit dhe para ke na 4-5 male para se te ngjitesh ne Dajt , pam vende te bukura udhetimi ne kembe zgjat na 4-5 ore . do kenaqeni.

4-5 ore???? :hypnotize: Kjo s'eshte hypje per qejf por stervitje ushtarake.

Andej nga Thethi vertete ia vlente.

4-5 per qef o trendafil kemi harxhu 5 veta nje steke LM dhe 50 qofte  sidoqofte po te mos ecje ca te kapte nata ne mal dhe ne donim te kapnim deboren dhe me dite ne DAJT.

Bukur eshte dhe mbas Dajtit Qafmolla , Shengjergji ato katunet andjej  te hapen hundet nga ajri paster .

PS.Mos merrni kokaine me vete se ju buhet vrima hunes sa i tub 2.5 polc nga ajri dhe i te thithme e maroni miellin komplet smiley

 

Mos harroni te merrni zgare me vete me pjek naj gjo.

smiley

Ngjitje mali me stek cigare do jete patjeter shqiptarce.  Se nga keto ane, hiking ta keshillojne per shendet smiley.

Po me ate post scriptum tjeter, humba krejt smiley.

Hik mer se 4-5 ore marshim jo te jete Qafemolla por as Qafedardha. smiley Limitin e kam 1h.

Dhe pastaj habiten se kush i djeg pyjet. Ju meritoni t'ju varin per ..., s'pihet duhan ne pyje. Grumbull piromanesh. smiley Aq me pak kur shkon per te shetitur, permiresuar konditen e trupit, eshte gjynah te helmohesh ne nikotine.

Zgaren e kemi provuar diku ne bregun e nje lumit, tymosje dhe dhe mish i gjalle/djegur. Po s'pate qymyr te posatshem per prush s'eshte gje ajo perralle. smiley

O Trendafil .

 

Dahoni te bohet shnet ne ato maja mi goc, e pi me qef aty e dallo ca cinarje je tu pi.

Masnej sa per pyje  mos ki merak se ske ca djeg a di si jane pemet anej apo jo , nje po nje jo nje ndoshta  smiley

 

Bukur eshte te shkoni ku fillon Lumi erzen dhe Shpella Qehase smiley

 

Me pi raki kumlle me i cik meze ja vlente Voskopoja smiley

PS.mire qe na kara e dashmja pe Korce me pa naj ven te lezecem smiley

Ke m'su gjitha shkurret e Korçes mer derezi? smiley Merr nje ciceron heres tjeter, d'gjo mu ti, kushton me pak dhe ne fund mund ta heqesh qafe pa shume drame. Konsumerizem! smiley

Jo mi jo se ciceroni te shko mo shum se e shkumja ne ket kohe smiley

Aty o qefi me i zbulu vet smiley

 

Ah, se u kujtova, mali i Krujes. Jam ngjitur dikur, duhet te kem qene nja 9-10 vjec, 5-6 ore rruge me kembe, 1 here ekskursion me shkollen, 1 here tjeter me zborin e mamase. Nje rraskapitje e jashtezakonshme per te rriturit, mendo per mua qe vija 5 kile me rroba t'lagme, por qejfi tha, te ben te hash kumblla te tharta. E keshtu, vajtem dhe ke Sallisalltiku, qe asokohe ishte nje guve e erret, me nje kamare ku shkonin e ndiznin qirinj, linin para, ( keto te fundit, thuhej se i zgrapnin ushtaret e repartit ushtarak qe ishte aty prane), sa futeshe ne guven  e erret, djathtas ishin ca shkalle qe binin thike dhe ne fund te tyre nje burim me uje brisk te ftohte. Edhe tek pjesa perreth burimit po te rrije, zbathur ishte e pamundur te qendroje se te ngrinin kembet. Kurse kur shkoje ne maje, ama, ishte nje fushe e pafund, me ca peme te rralla tek tuk... s'mbaj mend te kishte ndonje pyll, por fushen e mbaj mend mire, selozem futboll si te cmendur. Ne kthim pastaj, kam shpetuar per qime, se me rreshqiti kemba, u rrezova ne nje cope vendi aq te ngushte sa kembet me vareshin ne humnere! Oh ca tmerri! dhe sot kur jam shume e lodhur ose e merzitur, ne gjume me behet sikur me rreshket kemba e zgjohem e llahtarisur!  U derrmova, ndenja nje jave shtrire dhe qysh atehere, i lava duart me malet dhe me fushat ne maje te maleve!

razem, theth, valbona, bogove. do shkel nga kurveleshi kete vere, ishalla mberrij te prek edhe puken

 E lexova gjithe faqen po nuk gjeta nje gje mer yahoo. Ku me shku e si me shku nga fillimi ne fund. Te gjithe thone gjej nje rob per te te shqoeruar kur ti ngjitesh malit. Po ku ta gjej kete robin une? Eshte shkruar ndonje guide per kete, a ka harta, a menyra per te kontaktuar keta robte a robinjat qe mund te te ndihmojne?

Shume faleminderit.

keto robinjat qe thu ti, i kane ca shekuj qe kane fitu pavaresine smiley

ka nje tip libri guide te quajtur albania green guide.

eko,

shiko kete sit: www.highalbania.com

organizojne udhetime neper shqiperi, jane profesioniste.

Per mu dil njehere anej nga Thethi, lugina e Shales dhe pastaj ngjitu prape dhe dil tek lugina e Valbones. Bofsh hajer nese gjen ndonje gjurme te 3 turisteve Ceke qe humben perpara disa viteve ne kete zone!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).