...dhe jeni te ftuar te shtoni te tjera krakteristika shqiptare.

Pa asnje dyshim ka shume shqiptare qe i kane keto cilesi me tepri, dhe nder shekuj keta vyrtyte (dhe te tjere) kane sherbyer si kolona morale te popullit tone. Por e perditshmja duket sikur ofron teper cinizem per t'i dalluar keto virtyte ne veprim. Ka boll armiqesi, shume koprace, ziliqare dhe hordhi jeniçeresh te pabese. Kemi ndryshuar, apo ka qene vetem nje mit qe besonim per stime? Apo jemi vertete trima, bujare dhe te beses?

87 Komente

Mikepritja,bujaria,besa,virtytet e budallenjve.

O blendo kur i fut noj arke me birra ti daje kujtohesh dhe per budallenjte.

 O Brado me mire budall sesa 'i zgjuar'. Kot nuk thone ignorance is bliss.

Besoj qe keto virtyte jane gjetur perhere ne komunitete shume te nderlidhura, ku shperbleheshin nga nje mirenjohje sociale. Pra, le te themi qe bamiresit fitonin njefare statusi. Ne komunitetet ku kjo njohje sociale eshte minimale, duke mos jetuar ne nje komunitet ku cdokush njeh cdonjerin, bie dhe stimuli per te bere veprime thjeshte per hir te se berit.

Nuk e di c'do duhet ti shtoja listes; virtytet e siperpermendura i kam ndeshur si tek nje çift fshataresh ne majat e Gjermanise ku na ftuan per nje gote qumesht me to ndersa bisedonim per fshatin e tyre, si ne fshatrat e Frances ku cdo njeri qe takon rruges te thote "bonjour" dhe jane te predispozuar te ndalen dhe te bisedojne me ty, si ne Afriken veriore ku ofrojne te te blejne kundrejte 7 devesh(dhe une qe mendoja qe vleja te pakten dyfishin!)ashtu si dhe ne majat e Thethit ku te ftojne per te ngrene me to. Thjeshte ca virtyte shqiptare kane nuanca varferie.

Koncepti i nderit serish pasoje e nje shteti te pakonsoliduar si dhe nje shoqerie maskiliste. Ndersa morali, si nje e dhene variabel, pasoje e paditurise.

varet se per ca e vlerso veten ti tronafile ene a i hyjne m xhep bariut t gamileve atributet e tuja... psh me t hik gamilja m rone ty ca ke per t bo??? a e mer dot me men se ca mun t nodhi masanej??? a e kupto se sa gjona duhet me t  msu ty bariu a jo??? thuj shyqyr qe ka shpik kaurri teknollogjine se ty kishte me t gjet belaja... 

I pelqenin bardhoshkat europiane, horrit. smiley

 Blend, e kam sjelle edhe njehere si shembull me duket ketu tek Peshku, por po e them prape. Gjate 97-tes ne Shqiperi u mblodhen nje dore gazetaresh nga me te miret, qe kishin 20 e ca vite eksperience nepr luftra anembane botes. E ndersa pinim ndonje gote ne darke tek Rogneri apo 15 kateshi, ne bisede e siper beheshin edhe planet per ditet e ardheshme. Njeri p.sh thoshte,"neser, pasneser te mbajme syte nga burgjet se me siguri do dalin te burgosurit' Dhe vertet neser a pasneser te burgosurit dilnin nga burgjet. "Tani mbani syte tek bankat dhe depot e armeve", hop depot e armeve dhe bankat. Tani mbajini syte nga parlamenti, policia sekrete e keshtu me rradhe dhe gjerat rradhiteshin si me magji. Njehere pyeta nje gazetar qe zakonisht mbulonte Afriken se nga e merrte ai me mend qe do liroheshin te burgosurit, dhe ai m'u pergjegj se keshtu ndodhi edhe ne Kongo e Ruande. "E c'lidhje kemi ne me Kongon e Ruanden" i thashe une. "Ne jemi ku e ku me ndryshe nga to?" Me kujtohet si tani pyetje pergjigja e tij me buzagaz. "Ndryshe ne c'kuptim? Me te mire? Me te keqinj? Me te zgjuar apo me budallenj?" Me thene te drejten ngela si guak e nuk dija si te pergjigjesha.

Keshtu edhe kjo puna e virtyteve unike shqiptare. Doni besen apo kodet e nderit? Vizitoni Korsiken, Siciline apo Kreten. Doni mikpritjen? Shkoni he Hawai ose ishujt e Paqesorit? Sa per trima pastaj nuk mbaron lista qe nga Gjermanet qe luftonin ne kembe, deri tek indianet e amerikes qe ta hiqnin skalpin e kokes duke qene akoma i gjalle. Ndaj them ti lem keto budallalleqe heroizmash e ti shtrohemi punes, se nje gje eshte e qarte si drita e diellit. Qe jemi me te varfer, dembele e llapazane edhe se fqinjet tane, le me Europa e Amerika.

As nje presje nuk i heq shoku.

Bukur.

PF, ta pifsha dolline, mos fol me se ke thene  fjale qosheje. Po fole me shume do ta prishesh... Respekte,

PF, respekt.
smiley
 

Mendoj se ndryshimi ka ardh jo se shqiptaret jane me te pa bese, me pak mikprites dhe me pak bujar se dje.. Ka ardh se Shqiptaret jane me te pasigurte se kurre! Me te pasigurte per te ardhmen, per punen, pasurin, te ardhmen e femijve etj. Ktu ti shtojme edhe trazicionin tejet te stergjatur 20 vjecar , ka dhene efektet e veta ku njeriu shqiptare sot te sheh me dyshim, me frike dhe reagon shume keqe ndaj cdo kritike apo sugjerimi.

Nuk ndihmon as demonizimi i shqiptareve ne median e huaj, servilizmi tejet primitiv ndaj te huajve ne atdhe, crregullimi shtetror dhe social ne masen alarmante. Media e cila nuk pushon se plasuri fytyres nga mengjesi ne darke "modernizmin" perendimore dhe cdo tradite lokale shihet si "primitive".  A e dini se Shqiperia eshte i vendi vende ne evrope qe nuk garanton asnje minimum social/jetesor per shtetasit e vete?

 

Ja kjo eshte nje teme disertacioni! Vend per analize te ftohte dhe metodike. I jepet rast studentit disertant te tregoje se ka aftesi qe nje problem ta marri dhe ta zbertheje me detaj, duke iu referuar edhe cfare thone emrat me te perparuar te fushes. Sepse kete ne fakt tregon nje titull shkencor. Nqse punon ne Universitet, Blend, ta rekomandoj ta besh. Por studenti duhet te kete kellqe, jo dikush qe te ngel ne dore te pyetja e dyte. Dhe pas mbarimit te punes, studenti behet "burre" qe dallon nga djelmoshat, per ndarjen e shapit nga sheqeri, te smartass-it nga analisti, te muhabetit emocionant te tavolinesnga puna e ftohte studimore. Per kete atij studentit do i duhej te fillonte me perkufizimet. Gjithnje, si rregull pa perjashtim.

Pra c'kuptojme me mikpritje, bujari, bese. Sepse per keto mund te kete perkufizime/perceptime te ndryshme.

Pastaj vijohet me "c'do te thote qe keto jane karakteristika te shqiptarit?" Peprunohet termi "shqiptar". Si percaktues popullate ne seri kohore. Percaktohet edhe "jo shqiptari", si percaktues i popullates komplementare qe sherben si baze krahasuese. Cila eshte kjo popullate? Do shkohet deri te popullatat serbe, deri ne austri, deri ne skandinavi, apo ne honolulu qe thote PF me lart.

Vazhdohet me mundesine e matjes se virtyteve ne fjale. A kane njesi matese? Qofte edhe hipotetikisht. Natyrisht qe jo gjithnje kane. Por behen "proxy" kur nuk ka. Bazuar psh, ne mikpritjen si perkufizim. Mikpritja ka dy elemente: miku dhe pritja. Kush mund te percaktohet si "mik"? Kjo eshte nje teme me vehte (kujtoni ate aferine e mikut me fantazmen dhe te mikut me gjysemperendine qe ka shtjelluar heretiku). Si eshte ky percaktim ne popullaten krahasuese. Pasi behet ky percaktim, kalohet tek "pritja": elementet cilesore (kualitative) dhe sasiore te kesaj. Elementet cilesore jane edhe ata te krahasueshem si ndryshore diskrete binomiale (ekziston/ nuk ekziston). Dihet psh qe nder kriteret e vleresimit per nje femer tek ne dikur ka qene fakti qe "ajo di te prese e te percjelle" dhe "nuk te turperon para mikut". Shikohet se si evoluon ky kriter vleresimi ne kohe dhe si eshte ai ne popullatat per krahasim ne kohet perkatese. Elementet sasiore jane shume thjesht te matshem. Psh, krahasimi i mikpritjes midis dy njesive (te themi shtepive) behet i relativizuar: Shtepia A ka nje buxhet mujor per ushqim prej 2000$. Shtepia B e ka kete 300$. Nga keto per "pritje miqsh" e para rezervon 400$ ndersa e dyta 150$. Natyrisht qe e dyta eshte relativisht "me mikpritese". Fakti qe shtepite shqiptare e ruanin ate pak gje qe kishin "per nje rast e per nje mik" per te mos u "turperuar" mund te jete bajagi i matshem. Edhe si perqindje n'dacim. Nga ketu pastaj kalohet te stratifikimi i mikpritjes. Ky shtresezim ka per qellim pastrimin e faktoreve konfondues, si psh gjendja ekonomike e kohes, pasuria  vetjake (natyrisht nje i pasur i ka mundesite per te qene me "prites" se nje i varfer, prandaj ben sens te krahasohen te pasurit mes tyre etj etj).

Kjo ishte sa per nje ide se sa komplekse behet nje pyetje ne dukje e thjeshte nqse do ta trajtosh me scientific rigor. Them qe koha per te tilla kuturisje ka ardhur. Sidomos brezi qe sot eshte student. Ky brez nuk duhet te flasi me qesim sikunder prinderit e vet. Dhe as me gradiente emocionesh, te cdo lloji qofshin.

 

Rigoroziteti shkencor mat gje ndonje luge sheqer a kafe borxh te komshiu? smiley.  Dmth per pune buxheti etj.  Po me "proxy", stratifikimi i kohes se xhaxhit si behet?  Me perkufizim "miku" hyn pastaj ne ca andrralla qe ndryshojne lagje m'lagje. 

Fakti qe shtepite shqiptare e ruanin ate pak gje qe kishin "per nje rast e per nje mik" per te mos u "turperuar" mund te jete bajagi i matshem. Edhe si perqindje n'dacim.

Po e mate dot kete, me perqindje e statistike, do i hyj Statistikes me kazem e me lopate, dhe do te ta jap provim, prof. emo smiley.

PS: Per temen, koncepte jo ekskluzivisht shqiptare. 

Ehh, me dash mat cdo gjo mer. Ktu po masin sa kushtojne 30 vjet nga jeta e dikujt qe e kishin fut gabimisht ne burg. Kur doli aty nga mosha 55 vjecare, i thane na fal, kishim bo i gabim te vockel pa dashje, kaq pare te kena borxh smiley tani u lam. smiley

ti ma kupton ku e kam synimin. Nqse e kane gabim "kta knej", e kam edhe une. Se tani dikush thote qe mikpritsa si ne s'ka ne faqe te dheut. Pse e pyt ti. Kshu them un, thot. Po pse? Po kshu them un pra... Dhe e njejta gje: ne jemi me pak se te tjeret ne ket drejtim. Po pse? Po kshu them une. Po pse thu kshu ti. Po kshu m'duket mu. Po m'jep i shemull. Mir, t'jap un. Ja, Shabani i tha Kujtimit te rruga "a do vish ta pish i kafe te shpia sa me la gojen". Mezi c'priti sa i tha ai tjetri qe jo se kom pune, i dha doren ene i kerciti vrap per t'u largu sa me pare. Kujtimi nuk kishte pune fare nfakt. S'dinte c'me bo me vra kohen. Shkoi te klubi perballe dhe pinte kafe te hidhur me pak... veresie... dhe po mendonte fund per Shah namene. smiley

Monde, 14 degree fahremudinali sot n'mjes. s'donte makina me u xef per qamet. Ftofje globale. smiley

Ftofje the?  Po prandaj qesha me ate thenien e famshme te sol, ate te ngrohjes, se ketu edhe Florida eshte ne ngric globale, ku vene pensionistet e nev-jorkit per nxemje, e jo me ky veriu-stani yne smiley.

Ncuq se me mbushe mendjen.  smiley.  Prof, you've got work to do smiley.

 

mission impossible. smiley

me mire do ishte nje ponc portokalli nga ai i vjetri (i ali kelmendit)

 Aha Cimo. Ponci punonte deri ne -5 C. Ketu ku eshte - 25 do dy dopje raki qe te dalesh te ndezesh makinen. smiley

Mos smiley.  Si m'i preve keshtu flatrat e statistikes?

Per ate pijen, se kur permenden peshqit njehere nje koktej me ponc a konjak qe quhej "kacurrel", por koha ime s'e ka arrit.  Ne na zuri Bailey's e Martinat smiley.  Per kete kacurrelin jam kurioze, pa per ponc portokalli mpleks nje kacavide dhe qet mall e dimer me vitamina C smiley.

Monda, une kisha mbetur tek konjaku me leng qershie smiley , por veren qe shkoi takova nje mik qe pinte fernet me cola.

p.s. Ponci ka te dehuren me te poshter nga te gjitha!

 He, he Fine. E paske honger edhe ti. Se ponci ka qene gjithmone karrem per gocat. smiley

Jo, jo, ponci s'me ka pelqyer ndonjehere me thene te drejten (shume i embel!). Ne menyre absurde jam dehur me ponc ne nje ditelindje ku nuk servirnin tjeter pije alkoolike. 

Si vajti filli i muhabetit, qenkam e vetmja peshke qe s'ka pire ponc ndonjehere?! smiley

Mission number two smiley.

Finis, kete lengun e qershise s'e perdorin nga keto ane.  Per leng te kuq (a vishnje) perdorim cranberry.  Atij po qe i mshoj, po jo me alkol me ngjyre, se s'ma mba se e kam me sherr smiley.  Vodka (Grey, Belv) & Cran, ajo po eshte per qejf smiley.  

PS: Po e terheq kete punen e misionit, pasi lexova PF smiley.

 Jo mi Monda, mos u tremb. Asikohe poci ishte si pije borgjeze per gocat, ashtu si edhe pirja e cigares neper mbremjet e klases, por tani te thajne me kokteje e nuk te thote njeri pse. Ponci thjesht kishte ate qe ishte pije e embel dhe nuk e ndjeje se si te zinte. Megjithese mua me thene te drejten nuk me ka zene ndonjehere. Plaka ime bente ponc me limon, qe e mbante ne frigorifer. First clas, dopio alkol. Jo si ai i portokallit ne dyqan qe ishte per te zene miza. Kur me merr malli ketu, blej"Limoncello" ne dyqan qe eshte thuajse e njejta gje. Thuajse...

Aha, qenka muhabet pijesh te embla smiley.  Hic, hic se me duan ... te miren smiley

Per Limoncellon me ka shkuar mendja xhanem, kur pashe (sa here kam pare lol) "Under the Toscan Sun".  Por s'e kam hasur verdalle ketu, dhe ne fakt s'kam kerkuar.  Do provuar thua ti, "thuajse" smiley.

Monda, te ftoj te provosh nje gje qe ma kane mesuar ketej. Quhet "bomba di profondità": nje gotez e vogel whiskey brenda nje gote birre bionde. Dmth merret gota bosh e birres dhe brenda vendoset nje gotez me whiskey, pastaj pak e nga pak shtohet birra. Meqe pijet kane dendesi te ndryshme perzjerja eshte e ngadalte dhe shija shume e mire.

:o Je ne metro? smiley

j/k

Jane dhe ketej Finis, lloj lloj, bile Guinness me whiskey, birre me rum etj.  Por jam shume e "parashikueshme" nga ana e pijeve.  Vetem nje lloj, dhe s'i mpleks lol.  Plus u druhem eksperimenteve smiley

 

 Degjo nje fjale prej meje Fin. Pijetaret nuk i perziejne dhe as i ngaterrojne pijet. Eshte si puna e marteses katolike "till death do as part". Koktejet i kane shpik baristat, per te rrjep miletin.

Monda, tani lexova komentin tend. Qeke goce me parime. smiley

Heu, dhe sa do i hidhesha Irisit qe me nxiu biografine smiley.  Ketu ka tradheti smiley.

Me thene te drejten, s'di c'nenkupton ti Pf me pijetare smiley Ka vite qe i kam braktisur maratonat e pijes dhe mjaftohem me veren, por vallahi matem me dinjitet me te gjithe djemte qe njoh! smiley

ps. Upsss, virtyt eshte edhe ky. Mund ta perfshijme tek bujaria, them une... smiley

 Ky qe thu ti eshte pijaneci Fin. Pijetar eshte ai qe sic thote anglezi kur do te pije mbyllet ne dhome me cels, hedh celesin nga dritarja dhe pasi ulet ne kolltuk para vatres, fillon e pi per qejf te vet.

Meqe e thua ti! smiley Pijaneci per mua eshte ai qe s'ben dot pa pijen, qe i ka mbushur aq shume qelizat e organizmit me alkool sa pas tekes se dyte nis e behet i bezdisur ... Pijetari eshte ai qe e shijon pijen: ne kete prizem sasia eshte thjesht pasoje...

 Fin. Me thene te drejten, ketu nuk ka fare rendesi perkufizimi, por loja e fjaleve me prapashtesen.

Me ec mbarojne te gjithe sharjet si mistrec, kastravec, pijanec etj, kurse me ar jane te gjithe titujt, shkencetar, dijetar, pijetar. Ketu qendron dhe humori.

Nejse. Se sic thote Twaini, shakaja e humbet menjehere lezetin kur duhet t'ia shpjegosh dikujt. smiley

U dashka shtuar pijanece te keto karakteristikat smiley

 Kacurreli ka qene skandal por poncin e kemi pire me kile ne tetvjecare. Kur dehesh nga ponci eshte njesoj sikur te ka shtyp maunja smiley

Kacurrel = ngaterrim

Kacurrel eshte perzirja e 50%ponc me 50%fernet njeri i embel tjetri i hidhur dhe del nje shije e mesme e lezecme po qe ta ben melcine sallatesmiley

se me kujtove nje store .Une jam qeros e mbaj koken e rrujtme smiley

Ke lokali lagjes:

 Roza , pronarja lokalit , - Ca do pish Qeroso ??

- M'bo i kacurrel smileysmiley i them une 

 

 

smiley

@ Irushe, dmth s'jemi me roomates a si? smiley

.

 Une vere pi po gara s'bej smiley (is it ok?)

Pa gara patjeter smiley.  Vere te kuqe ama, se ndryshe do zihna per orar perdorim dushi smiley.

Koktejt per miqte, qe te jemi brenda temes smiley.

Po moj, ato qe s'bejne ua japim miqve smiley

Ja si ka ndryshu poplli shqiptar, mikeprites e bujar smiley.

Dikur balli i kazanit per mikun, tani fundi i damixhanit te kocimares smiley.

Irushe, ndonje gje te embel thom une, se sic thone peshqit larte, i ze menjehere, edhe i heq qafe shpejt, edhe kursen smiley.

pse moj, te beson njeri te thuash qe do me shume tjetrin se veten? smiley

 Dhe shqiptaret jane shtirur kaq gjate sa u ka plasur shpirti tani dhe s'durojne me njeri-tjetrin smiley

 Ahahahaha. I rruge e dy pune Tironco edhe te qeras kamarierja edhe ta qeth smiley

Keto cilesi i kam ndeshur shpesh neper krahinat e fshatrat e thella te Shqiperise, nga veriu deri ne jug, atje ku ende ka njerez te bukur qe per bindje apo pamundesi nuk e kane braktisur token e gjysherve te tyre per te emigruar jashte Shqiperise apo brenda saj. Te varfer materialisht, por te pasur ne shpirt, me nje lehtesi te admirueshme te te jetuarit dhe me nje shprese te pashtershme per te ardhmen. Shqiperia e vertete, gjendet pikerisht tek keta njerez.

Ndersa persa i perket shqiptareve te qyteteve dhe te sapo-urbanizuarve, mund te them se persa i perket mikpritjes, bujarise dhe beses nuk shfaqin ndonje vlere me te madhe se sa nje italian, francez, gjerman etj... Perkundrazi, ne baze te eksperiences time, te pakten italianet jane shume me mikprites, bujare dhe te beses se sa nje shqiptar i Tiranes, Durresit etj...

E di qe do te dukem keq me keto qe do te shkruaj, e per ndonje tip te nxituar do te dukem tradhtar kombi... smiley por kam pare shume shqiptare te presin te huaj ketu ne Shqiperi e te shoh se si sillen me ta, si dhe te huaj qe befasohen nga mikpritja e bujaria shqiptare. Ne radhe te pare jam shume dakord me ata qe thone qe jane virtyte qe nuk jane ekskluzive shqiptare, por fakti eshte qe mikpritja dhe bujaria jone bie ne sy nga te huajt.

Por une them se eshte servilizem i keqkuptuar si bujari e mikpritje. Shqiptaret kane qene gjithnje te varfer, gjithnje shtet i vogel me syte nga shtetet e medha. Jane mesuar ta shohin te huajin si nje gjigant qe mund t'ua zgjidhe hallet me nje kercitje te gishtave. Edhe sot, hyrja ne Europe shitet nga politikanet si "shpetimi nga hallet," kur fakti eshte qe prape ne doren tone mbetet zhvillimi. Edhe kur erdhi Bushi lam nam neper bote. Edhe Zogu me italianet, edhe Enveri me Stalinin, edhe PS e PD me Ameriken. Por ta leme tek politika e ta shohim tek ana sociale. E njejta gje. Le ta mohoje kush te doje, por asnje s'me bind dot qe shqiptari eshte po aq mikprites, bujar dhe i beses me nje shqiptar tjeter, sa c'eshte me nje te huaj. Pastaj eshte rrenjosur dhe deri brenda komunitetit... Pasi te mirepresin, ndjejne se kane fituar te drejten te te kerkojne cfaredo lloj nderi te duan. Eshte tipike e shqiptareve qe te bejne namin per t'u dukur mire me nje njeri me peshe, dhe te lene pas dore edhe familjen e tyre. Burrat shqiptare lene rrogat ne dreka e qerasje ne lokale per "t'i bere nderin" nje njeriu me pozite qe neser pasneser mund t'ua ktheje me nje vend pune me miqesi, me ndonje nder tjeter.

Po, shqiptaret mirepresin me nderim te madh e te qerasin, por a perpiqen te marrin dicka si kembim prej kesaj? Sapo t'u jepet mundesia, do te te kerkojne nje nder. Ndjejne qe ti je i detyruar t'ua kthesh. Provo te mos ua besh nderin pasi te ka respektuar me "bujari", por prapa kraheve do te kesh: "Ja ky legeni. I dhashe dreke, e prita si pasha ne shtepi, ai s'i ve cunit nje cope pese." Kshu pra... s'e di a e kane te huajt kete, por ketu tek ne keshtu funksionon kjo "bujaria."

Dakord me bujarine qe ne nje fare menyre mund te konsiderohet si servilizem.

Jo dakord me idene e shtruar ne paragrafin e fundit. Ashtu sic bujaria, mikpritja, besa nuk jane cilesi ekskluzivisht shqiptare ashtu edhe raporti i interesave nuk eshte vecse shqiptar. Jo vetem shqiptaret pasi japin, pretendojne apo kane shprese te marrin dicka si kembim kur kane nevoje. Kjo eshte njerezore. Askush nuk mund te provoj te kunderten.

Duhet te jemi te kujdeshem me autolezionizmin (shume shqiptare edhe kjo), po aq sa duhet te jemi te kujdesshem me mbivleresimin e tepruar te vetvetes.

 

Ne pergjithesi, une mendoj se ka ardhur koha qe ne te heqim dore nga kritika si nje qellim ne vetvete dhe te adoptojme nje strategji te re e cila duhet te bazohet ne permiresimin e vetvetes pergjate procesit te punes. Ketu suksesi i produktit apo i sherbimit duhet te jete objektivi. Ne kete rast produkti dhe sherbimi konsiderohet si mjeti qe ofron mireqenien, edhe pse jo i vetmi. Praktikisht duhet te kritikojme me pak e te punojme me shume. Kam frike se me kriticizmin e tepert biem ne nje lloj masturbimi mendor dhe autolezionizmi kolektiv jo konstruktiv.

Jam dakord qe eshte tipar i te te gjitheve, si dhe qe duhet te kritikojme me pak e te punojme me shume.  E ke thene bukur dhe tek shprehja e dites qe ishte para ca ditesh.

Por une e kam tek ca gjera tipike shqiptare qe bien ne sy, si ajo qe ka permendur pak me poshte Tironc_mer_jahu.

Vetem ne SHqiperi mund te zihesh, te gricesh bluzen etj etj  kush e kush te paguaje tavolinen

Burrat shqiptare lene rrogat ne dreka e qerasje ne lokale per "t'i bere nderin" nje njeriu me pozite qe neser pasneser mund t'ua ktheje me nje vend pune me miqesi, me ndonje nder tjeter.

Ama kafet i pagoi Shaqua, ate e hengri smiley

Per postin, s'jam kondra Antiant, s'jam kondra.  Vec dmth te ruhemi nga steriotiplleku smiley.

kam veshtiresi me profilizu shqiptarin me vetite e tij sepse kesisoj duket sikur jemi prere nga i njejti stof te tere dhe qepur nga i njejti rrobaqepes...vetite tone me te mira jane evoku thjesht per t'i bere thirrje ndergjegjes kombtare ne perplasje me kulturat e fqinjve qe gjithmone nuk kane pushu duke na von epitete. Rilindasit psh paten shpesh nji perqasje kritikuse.

Kadareja i eshte referu beses si nji veti tipike shqiptare qe konsiderohej me rendesi mes shqiptareve (kryesisht veriut). Ket e ka trajtu sidomos te legjenda e Konstandinit. Kodi i Lek Dukagjinit perben nji dokument qe sherben si referim per virtutet qe cmoheshin ne veri (mikpritja ne cdo kohe, qofte edhe e hasmit ne rast se ta kerkonte). Nderi qe i behej mikut shprehej ne gjera simbolike por domethenese...vendosja ne krye te sofres, ushqimi me i mire i mundshem qe rezervohej (perkunder varfrise tipike te familjes).

Mgjte, kam bindjen se kto u vune ne sprove te madhe pas 1944...nuk du me politizu po lufta e imponume e klasave tregoi sa thjesht i perkulim vlerat kur je i detyrum prej regjimit...shoku spiunonte ose shpifte per shokun ose me keq familjari familjarin...shkurt muhabeti, ne kushtet e nji komunikimi me boten si sot, vlere "tipike" shqiptare eshte e veshtire te gjendet ose te perkufizohet; vlera unike per nji grup njerezish mund te gjesh vetem per grupime te izolume si indianet e amazones ose ne afrike. Stereotipet jane ne zhdukje e siper.

Besoj se eshte eskluzivitet shqiptar shprehja "A pret/A don Miq o i zoti Shpise"

Vetem ne SHqiperi ka kenge per Mikritjen.

  1. Mire mroma ,, mirmroma i zoti shpis-ee
  2. A ke buk , a ke buk o me na dhon-ee
  3. Sa ka deti, sa ka deti uje e ron-ee.

Mendoj se mikrpritja , bujaria i ka bazat tek VARFERIA , sado modeste te jete ajo mikritje , ajo te ngop aty te lezeton,kam ngrene te gjitha llojet e mundeshme te ushqimeve , po sdo e harroj kurre ( isha 11 vjec) Ne Shenkoll (fshat pak me larg se Petrela) ne nje shtepi te varfer prane zjarrit  , ne nje pjate kishte ulli , vaj ulliri , pak djath , pras dhe buk misri qe e theknim ne prush.
Nje miku im ka nje shprehje "Miku te hap syte", ne fakt ne fshat jane me te dashur me mikrites , te vene te flesh ne oden me te miren me jorgonin me te mire , te takon ty samari  i pules ( shpesh te vene ne siklet ), te nesermen kur ti largohesh te ngarkojne si mushka me 4-5 conta me gjona, ndersa ne qytet per arsye "emancipimi" jane bere me pak mikprites , besdisen nga vizitat.

Vetem ne SHqiperi mund te zihesh, te gricesh bluzen etj etj  kush e kush te paguaje tavolinen ( Zakon njish  , vdes kur zihen kush te paguje , jo se e bejn per pordhe po  nga qefi , respekti).

Me ka ndodhur dhe mua ajo me menderen e pules. Kam qene i vogel e s'e dija qe ishte shenje respekti, thashe se ma ngecen. smiley Por githsesi, mua s'me jane dukur ndonjehere te sinqerta. Si ajo puna e mbajtjes shenim te atyre qe hodhen leke ne varrime apo ne dasma, qe t'ua kthejme po fiks. Shitblerje me maske bujarie, me duket mua. Jam dakord qe e ka burimin tek varferia. Ne mungese te parase, blihet miqesia me c'te mundesh... i varfri vetem nje gosti me ato qe ka mund te ofroje, asgje me shume, me shpresen per te fituar nje mik qe t'u hape syte. Miqesia behet monedha e kembimit ne mungese te lekut.

 Ca ka te mire te mbash biskotat dhe çokollatat ne çeles, te mos i hane kalamajte po ti kesh per te qerasur se mos turperohesh?? Te shtrosh tavolinen per mikun dhe te lesh ndonjehere femijet pa ngrene te njejtat gjera se aq eshte mundesia?? Edhe gjasme buke e kripe e zemer.Ku te vinte njeri me buke e kripe e zemer, po te mos i shtoje dhe ndonje pule te pakten smiley

 Me kujton ate qe kishte shkruar Migjeni. Dhe kjo mania kush e kush te paguaje ne tavoline, asnje qe thote ndonjehere: S'KAM! Pikerisht prej varferise pse te mos solidarizojne me njeri tjetrin, po te shtiren me njeri tjetrin?

seks, seks, beni seks dhe nuk e lodhni mendjen per filozofi pastaj smiley

E ke mare persiper ti filozofine? Meqe je plak makes sense smiley

po me vjen keq qe ju adoleshentet e vrisni mendjen kaq shume smiley

Po kur te vinin per vizite (dhe u shkoje per vizite) pa te lajmeruar?

Pse perdor kohen e shkuar ti Finis?  Edhe tani (te pakten ne vere qe bredh me kollaj me gjindja) e vetmja gje qe kishte ndryshuar eshte qe te merrnin ne telefon a ne cellullar kur ishin te lagjja a te shkallet e pallatit smiley

Ne shtepine tone ia kemi gjetur dermanin xhanem, pritjet e percjelljet i benim te kafja poshte pallatit.  Rrofte preteksti se me demek buze detit, edhe me lezet perjashta smiley.

 Te shihje fytyren e miqve te mi italiane kur po hanin te brendshmet e kecit dhe u shpjeguam cila pjese u jepej miqve smiley Po shikonin njeri tjetrin dhe donin te kuptonin ne ate rast kush kishte qene miku me i mire smiley

 Me verte, ky zakoni i vizitave kshu eshte akoma.

Ehhh c'me bere te germoj Kanunin e Laberise nga e kisha lol.  Ia shpjeguat me ligje miqve? smiley.

Faqja 48/ Neni 45:

1. Miku i huaj dhe i larget, sipas rastit, pritet me mish te pjekur, duke therrur posacerisht nje berr qe piqet.  Sa me i larget miku, aq me i madh nderimi.

2. Mishi i pjekur ndahet ne nishane: Bishti, qafa e bishtit, dy veshkat, dy shpatulla te ndara, dy kofshet, koka me pjeset e tjera.

3. Nishani jepet sipas mikut.  Mikut te qoshese-nishani i pare bishti i pjekur, e keshtu me radhe. 

4. Miku le dicka gjelle apo mish ne fund te enes, qe te paraqitet i ngopur se kjo shtepi eshte plot dhe kur mbaron thote: "Plot i paci".  I zoti i shtepise nuk e le buken, pa e lene miku: "Ky duhet te haje dyzet kafshata pas mikut."

5. Pas buke i nxirret kafe me pak sheqer.

 

etj etj etj xhevahire te popullit smiley.

Dmth, me Kanun Laberie, nqs po hanin te brendshmet, dmth veshkat keta italianet, mezzo mezzo miqsh paskan qene smiley.

Po sikur kane nisur te te lajmerojne tani me duket. Une shkoj rregullisht ne Shqiperi dhe me ate rast vjen gjithe fisi te me takoje smiley Imagjino, njerez qe po te jetoja ne Shqiperi do t'i shihja maksimumi nje here ne kater-pese vjet, tani i shoh dy here ne vit. Vetem se marrin ne tel., ndoshta per te qene te sigurt qe me gjejne...

Ja kete punen qe te vinin pa te lajmeruar s'e kam kuptuar kurre smiley Me kujtohet kur isha e vogel beheshim gati te shkonim nga gjysherit dhe une gjithe qejf se takoja kusherirat dhe luaja me to, kur fap te zinin shkalleve dhe detyroheshim te ktheheshim mbrapsht... 

"Ja kete punen qe te vinin pa te lajmeruar s'e kam kuptuar kurre smiley"

Me cfare te lajmeronin? Me e-mail, sms, celular apo me telefonate nga fiksi me 4 shifra gjithsej?
Ulerrima nga njera maje e malit ne tjetrin nuk mund te funksiononte ne qytet.

ky detaji i shkalleve ku te kapshin mat: i spikatur sa s'behet me!

ne feminine time mbaj mend vizitat e rregullta, por te paparalajmeruara te nje familje qe kishte tre djem. Per ta thuhej "erdhi pescja" smiley

Shume here permenden deri ne lodhje ato vyrtyte qe nuk i kemi. I behet reklame atij malli qe nuk shitet apo mungon

Besa????

Cila bese? ajo e mikut qe te ngul thiken pas shpine vetem se "se si te pa" rruges" kur u shkembyet  

 

mikrpitja?????

Cila mikpritje?  ajo qe iu behet atyre qe kane dicka ne dore dhe qe behet per te perfituar dicka

 

Bujria??????

Cila bujari? ajo qe nuk jep nje qindarke per fukarejte qe vdein duke lypur apo ajo bujaria e zyrtarit shtetror, mjekuy apo mesuesit ( = 70% e popullsise) qe mendon vetme te shvate megjithe se te shikon se je fukura e nuk b...reke ne b.....

Thjesht ata qe kane bese, mikpritje e bujari nuk kane nevoje ti bejne rekalme , ata qe nuk e kane ju duhet te harxhojne per reklame

 

Jane vlera qe duhen filluar te analizohen qe ne krijimin e adn-se tone si popull. Kompleksit  te inferiroritetit si popull qe na ben te mbivlersojme dhe te veme theksin mbi disa vlera te respektuara nga te gjithe.

Monda, Fin, PF, Emo, Iris dhe te tjere, rrofshi rrofshi se kam qesh me lot smiley

You made my day, e kthyet kete teme idiote ne pellg gallate smiley

4. Miku le dicka gjelle apo mish ne fund te enes, qe te paraqitet i ngopur se kjo shtepi eshte plot dhe kur mbaron thote: "Plot i paci".  I zoti i shtepise nuk e le buken, pa e lene miku: "Ky duhet te haje dyzet kafshata pas mikut."

 

O Monda is this for real? dmth duhet te hash 40 kafshata pasi ka mbaruar miku? i bie te mos filloj i zoti i shpise pa mbaruar miku.

si i bèhet kur i zoti i shtèpisè nuk pi??...mbaj mend njè sherr nè fis pèr shkak tè babait qè nuk pinte alkol...njè fisi im pas vizitès nè shpi nuk la vend pa u ankuar se pse plaku nuk e kthente me fund rakinè ...demek nuk e donte brenda prandaj nuk e kthente me fund!!!tè pjell belaja ndonjèher...

   4. Miku le dicka gjelle apo mish ne fund te enes, qe te paraqitet i ngopur 

 

po nqs mikut i hahet nje cike me teper....??

 

apo... nuk behet fjale...  smiley

Kur vete mik, ha çtë të japin e nuk bëzan.

Pasi ikën pastaj smiley fillon e komenton si të mbajtën. Po gjithnjë duke ia hedh fajin të zonjës së shtëpisë. smiley Nuk më mbajti mirë filanka thua.... 

 

 :-D 

dhe ajo tè duhet pastaj..po tè fshish pjatèn turpèrohesh...bèhesh zullap...pastaj  edhe i kthen nderin tè zotit tè shtèpisè...tè priti e tè ngopi me ushqim!! p.s. a ka ndonjè vend nè botè ku bèhen e priten vizita pèr vit tè ri?se edhe kètu mund tè hapet njè kapitull me historira...

une kur shkoj mik i ha per te mos fyer te zotet e shtepise te gjitha ato gjera qe ne shtepi nuk i fus ne goje

te me shikosh si i vij rrotull pilafit, e cfar shprehje te vujtun marr ne fytyre kur e kaptoj me iu dhimbs dhe zotit smiley

Mos je gje nga Laberia....: :-D

 

Sec mu kujtua nje histori qe ma tregonte gjyshi im(lab 24 karat)...  

Ai ishte shume sqimatar: por ja pse i qenka dashur te haje dhe atje:

 

 tregonte per nje grua te vjeter(behet flale kur ai kish qene shume i ri), tek e cila kishte shkuar te hante...

Gjiza qe ajo i kish cuar perpara kishte njgjyre te erret... I deshperuar e kish pjetur: pse eshte gjiza e zeze, moj xhixhi..?

pergjigja qe: " eshte nga lopa e zeze, te keqen...."

 

sa here qe haste ne ndonje grua, "s'i kishte lezet dora''ne te gatuar: thosh - eshte nga lopa e zeze.... 
 

e bente sikur hante.....

smiley

jo jo mua nuk me hahen, nuk ka lidhje lezeti i dores smiley

ka shume gjelle qe nuk i ha, dava vesveseje

 

Mikepritja,vjen burri i halles per darke cdo jave i shtrojme darken ne oren tete dhe deri ne oren kater te mjesit nuk e ka maru teken e rakise se do muhabet.

O te bofsha naftes e mikepritjes.

Vjen burri tezes per vizite dhe me nje kafe pin nje liter raki.

O te bofsha naften o mikpritje.

Prej ketyne te dyve mora rrugen e kurbetit.

Mos boj me krushqi me pijanece e llafazane Brado! smiley

Besa e shqiptarit si purteka e arit.

Dakord, nuk mund te thuhet se jemi ne te beses dhe vetem ne e askush tjeter. Por ama dickana dallon jo? Nje tradite, nje vecanti nuk e kemi? Jane te gjithe popujt njelloj? Italianet me kinezet? Njesoj?

Shqiptari i beses, i mikut, i pushkes... nga dolen keto? Apo Rilindasit?

Une vetem pyetje kam, kurrgje nuk di. smiley

 

Ka ardhur koha mjaft me keto ngrefje idiote.Ne nuk jena as mikpritese as bujar.Edhe ai minimum qytetarie qe kishim per 50 vjet mbaroi.Shumica e shqiptareve qe njoh qylgjinj e genjeshtare te tmerrshem..mburracake e me disturbi di personalità.Ka edhe persembari ,por ata nuk bejne zhurme

Ja rash njeher dakort dhe une me xhozepinken, qyqja...

Tu lexu zanen me shko mendja se tradite kemi veteposhterimin. Por jo, jane vec ca %^&%$#% qe mbajne ere sa te mbushet gjithe dhoma. Ta gezosh zana.

obobo ç'na polli....Po e lexoj edhe i here se kushedi ça kam shkrujte...  smiley

Me vika keq qe i zoti shpis (temes) ka shtru sofren me diskutu per bese e mikpritje kurse krushqit qenka deh me ponc e raki kocimaresh  smiley E kini pre ne bese temen smiley Dhe kjo eshte deshmi se nuk ka bese Blend., aq me teper ne boten virtuale.

Shikoj qe Em ka bere dhe nje perpjekje per matjen statistikore te vyrtyteve te mik pritjes. Kam pershtypjen se mikpritja, besa, trimeria jane sigurisht pjese e e vlerave morale te shqiptarit por me teper ato kane qene sinjifikative dhe me te prekshme(dhe matshme) ne kushtet e nje shoqerie agrare-baritore, pra paraurbane. Tek e fundit keto vlera jane manifestime te raporteve ndernjerzore.Ne nje shoqeri moderne me teper interes ka kapitali social sidomos ai horizontal ose ngjites. Kjo po , eshte interesante ta analizoje e vleresoje.  Te shikohej si nderveprojne shqiptaret bie fjala ne nje mjedis urban, metropolitan ku shkalla e anonimatit eshte e larte dhe si funksionon ky kapital ne variacionet e tij ne nje mjedis rural. Ketu besoj, brenda ketij koncepti mund te evidentohen edhe keto vlera si mikpritja, altruizmi, solidariteti, mbeshtetja reciproke, shkalla e besimit (jo e beses ) e plot indikatore te tjere te funksionimit te kapitalit social.

 

Interesante nderhyrja, por problemi ketu eshte qe mjedisi urban eshte ruralizuar ose ka dale nje moster ruralo-urbane tranzicioni, dhe memorja jone kolektive na lejon te analizojme vetem virtyte te njerit dimension atij rural.

kam pershtypjet se shume ktu ngaterrojne zakonet me virtytet

duhen konsideruar shume detaje dhe nje futje me hunde kesaj ceshtje nqs do donim te shikonim, the big picture and the real us. as do denjoj te bej nje gje te tille. po me ca shoh, shumica e komenteve dhe tipave ketu, lene per te deshiruar. a eshte si pasoje e vizionit, kapacitetit apo boshllekut te jetes kjo eshte pune per ta. 

tani, pa asnje lloj tendence ose arrogance (tipare etnocentrizmi); ky s'eshte vecse nje mendim personal, i lindur natyrshem.

jeta ketu me ka lidhur me nje mori rracash dhe kulturash te ndryshme. c'eshte e verteta m'i ka hedhur poshte ca bindje qe i shtrengoja fort si shqiptar. kjo larmishmeri me ka detyruar te ballafaqoj drejtperdrejt rregullat dhe zakonet e mia, formimin tim si shqiptar dhe ti ve pikepyetje shume prej ketyre zakoneve dhe rregullave qe ne parapelqejme te shquhemi si te vecante dhe ti ruajme me fanatizem. rezultati eshte qe:

vertete kam ndryshuar mendim dhe kam pare qe shume nga keto nuk jane sic shfaqen ose sic i kam besuar te jene per ne dhe as jane eksluzivitet i origjines tone. madje kam vene re shume mangesi dhe kam uruar per me shume. POR nje gje kam pare dhe shoh sa here perballohem me boten; qe gjithmone e kam ndier veten: shume me human, me te drejte, te beses, dinak, te guximshem, te zgjuar, te dashur, te keq, lider, modest dhe creative se secila nga keto kultura kaq te larmishme qe kam hasur deri tani. s'kam patur ndonje problem. gjithmone jam ndier i barabarte dhe ne shume raste i favorizuar me ca me ka dhene origjina.

pastaj, ka qene sjellja ime dhe formimi im si e kam interpretuar kete gje dhe ca pershtypje kam dashur une te le te syte dhe oponioni i te tjereve. ne disa raste jame pergezuar ne disa jam pare me percmim, por potenciali aty ka qene; kurre nuk ka munguar.

 

Ditto zigur.

citim nga emigranti

Ja kjo eshte nje teme disertacioni! Vend per analize te ftohte dhe metodike. I jepet rast studentit disertant te tregoje se ka aftesi qe nje problem ta marri dhe ta zbertheje me detaj, duke iu referuar edhe cfare thone emrat me te perparuar te fushes. Sepse kete ne fakt tregon nje titull shkencor. Nqse punon ne Universitet, Blend, ta rekomandoj ta besh. Por studenti duhet te kete kellqe, jo dikush qe te ngel ne dore te pyetja e dyte. Dhe pas mbarimit te punes, studenti behet "burre" qe dallon nga djelmoshat, per ndarjen e shapit nga sheqeri, te smartass-it nga analisti, te muhabetit emocionant te tavolinesnga puna e ftohte studimore. Per kete atij studentit do i duhej te fillonte me perkufizimet. Gjithnje, si rregull pa perjashtim.

Emo, meposhte nje histori e vertete me "disertacion" studenti.

Ne NUI Maynooth Irlande ne provimin perfundimtar te semestrit te pare ne degen e Kimise si pyetje bonus ishte vene:

A eshte Ferri ekzoterm (qe leshon nxehtesi) apo endoterm (qe absorbon nxehtesi?

Shumica e studenteve hedhin hipoteza sipas ligjit te Boyle-Marriotte, qe gazi gjate bymimit ftohet dhe me rritjen e presionit temperatura ngrihet, dicka e tille.

Nje student dha pergjigjen e meposhtme:

Se pari duhet te gjejme se sa ndryshon masa e Ferrit ne variacion te kohes. Per kete nevojitet sasia e shpirtrave, te cilet shkojne ne Ferr, si edhe sasia e atyre shpirtrave qe dalin nga ai. Jam i mendimit qe me nje siguri relativisht te madhe mund te supozojme qe shpirtrat qe kane shkuar ne Ferr nuk mund ta braktisin me ate. Keshtu qe asnje shpirt nuk del nga Ferri. Persa i perket ceshtjes se sa shpirtra shkojne ne Ferr, nje perfundim te sakte mund te na japin pikepamjet e besimeve fetare, te cilat ekzistojne sot ne bote dhe qe e kane Ferrin si subjekt te tyre.

Tek shumica e besimeve fetare del ne perfundimin qe shpirti yt shkon ne Ferr, kur nuk u perket ketyre besimeve fetare. Ngaqe kete dogme e kane me teper se nje besim fetar, si edhe ngaqe nuk mund te besh pjese ne me teper se nje besim fetar, fare mire mund te merret si e mireqene, qe qe te gjitha shpirtrat do te shkojne ne Ferr. Duke patur parasysh kuotat e lindshmerise dhe vdekshmerise qe ekzistojne deri tani, eshte shume e mundshme qe numri i shpirtrave ne Ferr te rritet ne menyre eksponenciale.

Le te analizojme tani problemin e ndryshimit te vellimit te Ferrit. Ngaqe sipas ligjit te Boyle-Marriotte, me rritjen e numrit te shpirtra proporcionalisht rritet edhe vellimi i Ferrit, ne menyre qe Temperatura dhe presioni i ajrit ne Ferr te qendroje konstant, kemi dy mundesi:

1. Nqs Ferri bymehet me ngadale sesa sasia e shpirtrave qe hyjne ne te, temperatura dhe presioni i ajrit do te rriten aq shume saqe Ferri do te eksplodoje.

2. Nqs Ferri do te bymehet me shpejt sesa sasia e shpirtrave qe hyjne ne te, atehere temperatura dhe presioni i ajrit do te bien aq shume saqe Ferri do te ngrije.
Cila mundesi ekziston tani?

Nqs do te perfshijme ketu edhe parashikimin e Sandres, te cilen ajo e shfaqi perkundrejt meje, dhe pikerisht qe "meperpara do te ngrije Ferri, sesa une do te qihem me ty", si edhe duke marre parasysh faktin qe une e qiva Sandren dje, atehere kemi te bejme me mundesine e dyte.

Prandaj une jam i bindur , qe Ferri eshte endoterm dhe tashme eshte bere kallkan. Qe prej tezes, sipas te ciles Ferri ka ngrire, kalohet ne perfundimin, qe asnje shpirt nuk mund te pranohet me aty dhe Ferri ka pushuar se ekzistuari. Cka do te thote qe tashme ka mbetur vetem Parajsa dhe gjithashtu me kete rast vertetohet edhe ekzistenca e nje Qenie Hyjnore.

Cka gjithashtu edhe shpjegon, perse Sandra mbreme ne darke bertiste gjate gjithe kohes: "Oh Zot".

Quod erat demonstrandum

Ky student ishte i vetmi qe mori noten me te larte.

smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).