Përmbytja, zemërim natyror apo arrakati njerëzore
» Vendosur: 08/01/2010 - 08:55
 
 
 
• Prof. Asc. Sazan GURI 

Të gjithë po përballemi me një nga kërcënimet më të mëdha të natyrës ndaj njeriut, me atë që njeriun e ka shoqëruar që prej motmotesh, qysh sa ka lind, veçse me ndryshimin se qëmoti njeriu i trembej fatkeqësive natyrore, por më mirë të themi i respektonte, ndërsa njeriu i sotëm, jo vetëm nuk merr mundimin ta njohë, (ligjet e natyrës i kemi nën hundë, por pak dimë t’i nuhasim), jo më ta zotërojë, por as nuk i thërret memories së të parëve të vet, se si e rregullonte katragjyshi i tij këtë marrëdhënie me natyrën, ku zakoni në logun e burrave deri në vitet e para ‘90 ishte që dikush thërriste traditën e para ardhësve, dhe të tjerët bëheshin arsyeja e tyre. Madje, syresh si në vendimmarrje apo poshtë në katund i bëjnë kërshëri edhe ekspertit, më mirë të themi nuk pyesin as për ekspert, kur dihet se fatkeqësitë më të mëdha njerëzimit i kanë ndodhur nga mosdëgjimi i njerëzve të zgjuar.
Ndaj dhe po ndodh që nuk ka ditë mos dëgjosh se aty u shembën disa shtëpi, se atje rrëshqitën disa lagje me banesa, se tutje tej po mbyten disa si fshatra me shtëpi, bashkë me dhënë e dhi. Dhe për çfarë? Sepse si asnjëherë tjetër, shqiptari vuri dorë për herë të parë në historinë e vet njerëzore mbi natyrën. Për rast të parë, qysh nga koha e pellazgëve, romakëve apo e bizantit, madje edhe atë dovletit, ndodhi që të pritej një pemë, më saktë një pyll e të zëvendësohet me një ngrehinë. Në sa e sa fshatra apo korrije me pyje, fshatarët tanë trima prenë drurë për t‘u ngrohur një dimër dhe për të shitur e fituar ca kacidhe me lekë, ku pas një apo dy vjetësh, shiu që tashmë binte mbi dhera dhe jo mbi pemë e bar si dikur, iu ka marrë shtëpinë e katandinë, siç dëgjohet çdo natë në emisione lajmesh. Në sa e sa dikur pyje, u dhanë leje mjedisore për kompani të huaja të prisnin ca shqop e mare, por ja që ata morën edhe ca ah, edhe ca lis e pishë, edhe ca pare. 
Rezultati, Shqipëria nga një vend me 65-70% të territorit me pyje në vitet e mbretit, arriti në 35% në vitet e dovletit (para ‘90), dhe sot kemi 1,020,700ha (10,000km2) sipërfaqe të njojtur për pyje, por që pyje s‘kanë ose 30% të sipërfaqes së vendit, kundrejt 65-70% që ka pothuajse çdo vend sot në botë, por që vetëm pyje kanë. Ju kujtojmë se Suedia me 90% të territorit me pyje importon dru rifuxho dhe nuk pret prej pyjeve të saj, dhe eksporton atë pak dru cilësor të sajën, i quajturi dru suedez për disa lloj punimesh tipike cilësore, që shpesh marrin dhe emrin e vendit nga vinë si shkallë suedeze et., etj..
Rezultati tjetër! Që vendi ynë mbytet me një pikë shi, si një foshnje në një legen me ujë - stuhi në një kup çaji (storm in tea cup) nga ato të dramave të Shekspirit. Por, kjo lloj mbytje mund të falet për popujt në fillimet e veta, (40,000 njerëz vdiqën nga hiri vullkanik gjatë  shkatërrimit të Pompeut në kohën romake, sepse nënvlerësuan forcën e natyrës), kur fatkeqësitë për aq kohë sa nuk njiheshin, dhe për aq kohë sa nuk mateshin merrnin kuptimin e fatkeqësive natyrore, por jo sot tek ky popull i palëvizur nga këto troje, qysh prej mijëvjeçarësh, (nuk njihen migrime të pellazgeve apo ilirëve apo shqiptarëve, as nga jashtë brenda e as nga brenda jashtë), pra, popull i lidhur me kontratë të patundshme me natyrën. Ndaj dhe qëmoti, ky popull nuk gaboi, kur ndërtoi me kilometra larg vijës bregore, si fshatin Velipojë, po kështu dhe Lezhën, madje nëpër kodra, po kështu dhe Talen apo Fushë Kuqen.
Si mendoni ju homosapiensit e sotëm që fushat zutë, se ky popull nuk dinte të ndërtonte alla golemce, me ndërtesa para dunave të detit, shpesh edhe brenda në det, sikundër po ndodh sot. Jo ore jo, sepse njerëzimi ka qenë po aq i mençur, por jo arrakat me natyrën, ndaj dhe ndërtoi Divjakën 5km larg, Nartën e Zvërnecin prapa dunave bregore, Fushë Kuqen 6km larg detit dhe qytetin e Vlorës larg skelës, etj.
Ndaj dhe kjo mbytje apo përmbytje nuk të falet sot. Se më parë se të kesh përmbytjen sot, ti o njeri nuk doje, nuk dite, nuk munde të mbajë dot një pengesë barrierë prej një metri lartësi, që kur të fryjë shiroka apo afrika, apo juga të të mos të të venë ujërat e kripurat në tokën tënde me ushyret e ëmbla të stinës. Kujdes, se kombet si Danimarka e Holanda mbajnë e mirëmbajnë pengesa të tilla deri në 10m lartësi, që mbrojnë vatan nga rreziqet natyrore. Se më parë se të kesh përmbytjen sot, ti o njeri kishe prerë pemët, që bëjnë çdo veprim tonin me përjashtim të ecjes, dhe si të tilla ato do të mbanin secila 300 litra ujë si depozitë dhe 300 litra të tjera për transpirim, pra çdo pemë thith në momentin e rënies së shiut rreth 600 litra ujë, që në rastin tonë përkthehet se këta përrenj që furnizojnë Fierzën, Komanin e Vaun e Dejës, nuk do të jenë më përrenj, por secili prej tyre do të jetë një lumë i madh, madje me llumë, për shkak të gërryerjes që i bëhet tokës pa pemë, pa dru apo pa bar, pra, që i bëhet tokës dikur pyll në burim të përroit. Që të dini, të dashur lexues, edhe më mirë vlerën e pyllit, sot dihet botërisht se 1 acre pyll mban 10 njerëz dhe 1 acre me grurë mban më pak se 5 njerëz. Por në vendin tonë amë, sa gjen eskimez në shkretëtirë, aq gjen pemë nëpër malet tona, me përjashtim të tre zonave park natyror, e theksoj natyror, jo njerëzor, Dajt, Vithkuq e Llogara, ku sot nëpër inxhinierët e pyjeve qarkullon edhe një shprehje, sa reale dhe vrastare - se në Lurë nuk ka më se çfarë të shkatërrohet. Mos u çudisni nga kjo gjëmë, se ashtu sikundër 100 burra rrejnë, por një kosh plehu nuk rren, pra, janë malet tona kreshnike e krenare që nuk të lejojnë të rresh. Shkoni e i shikoni, por kujdes ruhuni nga ndonjë përrua me baltë, nga ndonjë rrëshqitje dheu.
Imagjinoni i dashur popull fatkeq nga mendja, se lumi i Bunës, që heq një sasi prej 1800 m3/sek, sot i duhet të heqë 6000m3 në sekondë. Ku do ta gjej shtratin ky lum të heq 3-4 fish-in e vet. E zëmë se do të ndërtojmë një shtrat rezervë, si Vjenezët që ndërtuan një shtrat rezervë Danubi në Vjenë, por nuk mund të ndërtohen 3-4 shtretër të tillë, se kanë jo vetëm kosto të mëdha, por kanë edhe amortizim të shpejtë nga mbushjet prej prrenjëve me baltë, për shkak të mungesës së pyjeve.
Zgjidhja. Së pari të nderuar deputetë, ministra, politikanë, hiqni dorë nga ofshamat për motin me shi apo pa shi, por shtrojeni këtë popull që me dorën e tyre të mbjellin pyje me pemë, sepse ky popull ka kohë që nuk mbjell me një dorë që të mund, sipas proverbës, të korrë me të dyja, përkundrazi vetëm korrë, madje lejon të tjerët që të korrin me shtatë duar. Mëso veten dhe të tjerët, që më parë se të ngresh një ngrehinë merr parasysh rreziqet që sot nuk duhet të quhen më natyrore, por njerëzore. Detyroni Kryetarët agronomë të Komunave, që përpos portretit të Presidentit nëpër zyra të varin hartat e gjeorreziqeve natyrore, që kur nuk i njeh dhe nuk i respekton bëhen njerëzore, sepse natyra tiparin më të lartë të ligjeve të saj nuk ka zemërimin por dhembshurinë, ndërkohë që njeriu ka papërgjegjshmërinë arrakatinë. Si mundet të ndërtohet përpara zonave të shkarkimit të tre digave që nuk janë të vogla, që do të thotë se këto diga deri në shkarkimin e tyre në det do të kenë një zonë të komanduar të quajtur buferike, pra një shtrat rezervë ujërash midis dy argjinaturave apo pendëve sa natyrore dhe njerëzore, ku askush nuk duhet të guxojë të afrohet as me toka buke e jo më me katrahure ngrehina, pa xokule, me lartësi 10cm nga sipërfaqja e tokës, nën nivel deti, nën nivel lumi. E po kjo nuk është zemërim natyre, por arrakati njerëzore, pse jo dhe shtetërore, megjithëse nuk ka vendimmarrësa të këqinj, por qytetarë të papërgjegjshëm. Nuk është se ra shi me gjyma, apo siç thonë pellazgët e vjetër dhe anglezët e sotëm, shi me mace e me qenë (cats and dogs) dhe o bubu ç‘na gjeti kjo hata. Tani po e kuptoj, pse shqiptarët e sotëm flasim me zë të lartë, sepse kanë forcë mendimi të ulët.

24 Komente

I shkruar bukur dhe me dhimbje, por kafshet njerezore te ketij vendi veprojne vetem ne baze instikti perjashtues.

Imagjinoni i dashur popull fatkeq nga mendja

smiley

5* me yll

Me bukur ska

Doje zoti shtohen keto zera qe populli yne fatkeq nga mendja  nepermjet drurit ( sene fund te fundit druri ka dale nga xheneti) ti vije mendja e te behet nje popull fatlum nga mendja

Kur shkruan si specialist i zanatit tend meriton 5* ... !

E ka marre ferra uraten ne Shqiperi, eshte shume vone tani. Tani po hahet ajo corbe qe eshte gatuar, dhe eshte e hidhur apo jo, s´ke c´ben, ajo ka ngelur tani per tu ngrene. Prandaj edhe thirret nga qiviriu i pafuqishem, se s´kemi cfare ti bejme Perendise.

Po mor po, ke cfare ti besh Perendise, qe ti luash fene, ti luash. Ashtu sic ja kane bere hollandezet. Hollanda eshte e gjitha nen nivelin e detit, po te mos ishte per aftesine hidro-inxhinierike te hollandezeve, sot Hollanda nuk do te ekzistonte fare, kurse hollandezet do te ishin ndonje popull "biblik" pa atdhe, te shperndare neper Europe.

A ke se cfare ti besh Perendise? Ia ben thua, qe e ben te flase edhe me vete.

Po duhet pune, dhe mbi te gjitha duhet edhe tru, biles ky i fundit dicka me teper se ajo e para. Por per fat te keq keto te dyja ne shqiptaret nuk i zoterojme ne sasine e duhur. Dhe nuk jemi te vetem jo. Te  gjitha vendet e varfra kane ngelur te verfra sepse kane qene te varfer ne tru dhe jo ne mjete monetare. Monedhat jane te fundit fare.

kur do e mesoje sazani shqipen letrare ?

"Nuk është se ra shi me gjyma, apo siç thonë pellazgët e vjetër dhe anglezët e sotëm, shi me mace e me qenë (cats and dogs) dhe o bubu ç‘na gjeti kjo hata. Tani po e kuptoj, pse shqiptarët e sotëm flasim me zë të lartë, sepse kanë forcë mendimi të ulët"....pas njè jave èshtè hera e parè qè lexoj dikè qè tè shkruaj pèr fatkeqèsitè natyrore e njerzore,flm admin pèr prurjen!!!

 ky profi kete shkrim duhet t'ja adresoje ne radhe te pare VETES. nga cili pret ndergjegjesim per natyren ai, prej fshatareve ? 

duhet te lexoje Balzakun se çfare thote per ta. fshatari turet vetem prej fitimit imediat. dmth e ka me lehte ta prese pemen e pyllit, sesa ta mbjelle ate, ose te mbjelle tre per te prere nje e ti lej çunit te prese po ashtu nje.

perse nuk ka shkruar me pare ky per keto probleme ? apo se nuk kish  si ta linte diskutimin e kafenese. 

pse nuk ka hapur ky nje blog personal (me e pakta qe mund te behet, e bile pa e lujt bythen prej kafenese) ose kolektiv per te NDERGJEGJESUAR injorantet e tjere, ndaj ketyre problemeve ?

si ka mundesi qe shohim vetem bloge te mbushur me llogje ne hapesiren informatike shqiptare. ku jane keta SPECIALISTET e KARIT TIM ?

pse keta veç kritikojne, mbas pilafit. kur duhet te PARASHIKOJNE te ardhmen TONE.

pse nuk ndjekin keta shembullin e Sami Frasherit me librin e tij famoz : Shqiperia ç'ka qene, ç'eshte e ç'do te behet.

a e kuptojne dallimin me intelektualin e vertete ?

Problemi i pyjeve ka vite qe permendet, por kush ua ka vene veshin nga pushtetaret?
Kushedi ne sa emisione TV, ne lajme e gazeta. Plot e ke pasur faqen e revistes se mjedisit me shkrime te tilla.
Sado te shkruajne ne gazeta e blogje ekspertet, pa te rene permbytja para hunde ty, as ke per t'i lexuar. Do te kalosh direkt tek faqja e sherreve politike apo tek ato te kengetareve me gjoksin jashte. Tani vjen e ben gerr verr.

gerr verr, nuk bej une po po ben ky specialisti leshit.

ma trego nje media ne linje qe merret me ambientin. ma trego nje blog specialisti. ku eshte faqja e pyjeve dhe druvareve ? ku eshte faqja e atyre qe merren me lumenjt me kondrat. me rruget, me hekurudhat, me postat, me punimin e hekurit, me qendisjen e çentrove, me gatimin, etj.

me qindra te tilla ka ne france. dhe nuk jane gje faqe qeveritare por amatoresh e profesionistesh ose pensionistesh TE PROFESIONIT.

sepse qe katunari te jape VOTEN, duhet te ndergjegjesohet. perndyshe vetem derra te palepire si keta qe kemi e prodhojme çdo sekonde, do te kete gjithmone ne politike.

po me çil flas une.

nje Mjaft qe kishim e na u be parti politike sa hap e mbyll syte, e jo te tjeret. heq koken qe dhe dhjete druvare po te mbidhen, parti politike do kerkojne te ndertojne. dhe a e di pse ?

ngaqe fitohet me shume leke me politike, me llafe sesa ME PASION ndaj asaj qe ben ose qe te ka rene prej fatit te besh.

 nuk me kuptu plak.

sjell dy linke te nje faqes zyrtare. une po flas per njerezit e PASIONIT, se ata dhe vetem ata jane specialistet e vertete. 

ne kohe te enverit ka pas qene njoni (sala me duket e qunin) qe e kishte bo motorin Guzzi si veture, me katerqind stopa etj. ai eshte specialisti i vertete se dhe ne gjume enderrat i sheh te lidhura me pasionin e tij, dhe jo drejtori asaj kohe i uzines Dinamo apo asaj Partizoni apo Kombinatit metalurgjik qe nje pirun te shtrembet alumini nuk dinin ta prodhonin pa i çu per specializim dhe me u sjell pajisjet nga jashte shtetit. 

gerr verr, nuk bej une po po ben ky specialisti leshit

Sazan Guri, specialist i leshit?!

Jo vetem qe Sazan Guri eshte nje nga personalitetet shqiptare me te specializuar dhe te apasionuar pas temave te mbrojtjes se mjedisit, me nje eksperience shume-vjecare ne kete fushe, por eshte edhe mjaft aktiv qofte fale shkrimeve apo kontributeve te ndryshme, qofte nepermjet gazetes qe boton ne mos ai vete, shoqata qe ai drejton si edhe nepermjet projekteve te ndryshme dhe presionit qe ben ndaj autoriteteve te administrates per permiresimin e legjislacionit.

Ajo qe nder te tjera me pelqen shume tek Sazan Guri, eshte se ndersa shume njerez predikojne per mbrojtjen e mjedisit, ai vete eshte nder te paret qe pervec kontributeve intelektuale jep edhe kontributin e perditshem qytetar duke levizur me biciklete rrugeve te Tiranes, ne nje kohe kur sot edhe per te blere qumeshtin njerezit marrin makinen.

Keshtu qe i dashur Hajdar, edhe pse ofendimet e dufet ne internet per emrat e mbiemrat e pervecem, sidomos kur vijne nga njerez te fshehur nen nick-name, tashme jane bere nje zakon i keq mbi te gjitha ne kete blog, do te ishte mire qe te informoheshim se pari, perpara se te ofendonim "pa dogane".

 vetem se ato qe thot i ka kardhiqe (nuk ndertonte populli shqiptar thote ne uje, a thu se shqiptaret ishin nja tre miliarde dhe nuk u dilte toka per banim por duhej te ndertonin edhe mbi adriatik).

aq me teper qe ky legen PAGUHET jo per te fol ne gazete por te vepruar NE TERREN.

pra kete "shkencen" qe na thote le ta veje ne zbatim. 

per me teper te gjithe i dim ato qe thote e nuk po na shpik rroten.

Megjithate, sado arrogant ne gjerat e tjera qe ka shkruar ky Hajdari, per punen qe s'duhet te prese njeri ekspertize nga populli ke te drejte. Te jete ne dore te popullit, ndertohen kioskat mu para kryeministrise.
Eshte shteti ai qe duhet t'i ndaloje e te drejtoje. Fshatari s'ka si te linde te jete ekspert historie pellazgesh, ekologjie apo hidroteknike. Ku t'i mesoje, duke punuar token gjithe diten, apo duke luftuar per buken e gojes? Edhe shkruesin e artikullit e ka bere shteti ekspert, s'i mesoi keto gjera ne lagje me shoket.

Fakti eshte qe kemi 20 vjet pa shtet.

Nje korrigjim dhe per keto bazat e mencurise se popullit tone te lashte, qe kurre s'paska ndertuar ne bregdet. Mesa di une durresi i vjeter eshte nen uje. Po ashtu edhe kukesi i vjeter.

Kukesi i vjeter eshte nen uje per shkak te hidrocentralit te Fierzes (liqeni i hidrocentralit).

Njeri thote do zoti e shtohen keta specialistet si prof. me kallare te gjelber, tjetri vendos pese yllka dhe mahnitet per gjithditurite me cats and dogs te Sazanit. Tjetri i kerkon llogari: Ku ishe ti ADAM?

Ketu kane qene dhe jane, prof, diturite, ekspertet, shqetsimet, kritikat, problemet, pasojat. Ajo qe ka munguar dhe na mungon eshte vullneti per te INSTITUCINALIZUAR mendimet e eksperteve, njohurite, shqetsimet dhe parandaluar pasojat. Kshu kthehemi perseri te politika, shteti, institucionet, ligji, pushteti vendor, strukturat e munguara ose te fjetura, qe mbyllin syte para korrupsionit, ose jane vertet te verbera sepse prej tyre jane debuar specialistet dhe karriget i ngrohin militantet e radhes.

Po ministrat, deputetet, kryeministrat syte te mbyllur i kane kur udhetojne qyteteve e fashtarave te Shqiperise per fushata e  prerje shiritash ? Nuk i kane pare kasapanen e pyjeve  qe priten, lumenjte qe gerryen nga firmat e inerteve, ndertimet kaotike ane e kand vendit?

Nuk i shikojne sepse nuk duan ti shikojne.Nuk i shikojne sepse jane verberuar nga korrupsioni, nga klientelizmi, nga babezia dhe papaergjegjesia.

Nuk i kane pare baterdite qe i behen publikes, tokes, malit, pyllit, fushes,bregdetit, zonave urbane e suburbane sepse ju intereson pushteti dhe jo shteti. Sa me i dobet shteti, sa me rrumpalle zbatimi ligjit, aq me i begate pushteti per te vjedhur, grabitur, korruptuar, mashtruar.

sigurisht qe duhet edhe presioni button up , duhet edhe sensibilizim, duhet edhe idealizem dhe kurajo intelektuale por keto mbeten nje ze ne shkretetire ne nje shoqeri te zhveshur nga sensoret e pergjegjesise, ku qytetaria s ka lindur dhe ku idealistet perqeshen si sharlatane ose lolo qe kane humbur sensin e realitetit. Ja, shikoni kete Sazanin i cili nga qe ka nje doze idealizmi ( kshu duket se paku ) del aty ne Zonen e Lire dhe me ndihmen e Arian Canit kthehet ne klloun per zbavitjen e miletit ne gogesitjen e te premtes mbrema.

Shteti krijohet nga lart dhe u imponohet atyre poshte. Jam dakort, duhet nje "dore e forte" po jo nga ato duar qe japin goditje selektive, jo nga ato duar qe daren e ligjit e perdorin si kercenim per cdo mendim apo levizje oponente.

Duhet nje njeri me vendosmeri Cezari dhe dhembshuri Krishti. Pas 100 vjeteve shpresojme te vije!

shqiptare  jepjani voten MBRETIT dhe lerini fjalet bajate. mos u merrni me anal-itike boshe.

votoni MBRETIN  se vendit i duhet nje ZOT !

ndryshe per lesh keni per te shku te gjithe. 

Paska ngel pa flori shqiptaresh mbreti kshu?

 nuk kupto gjo ti plako, kot me fol me ty. 

çuditem vetem per nje gjo, pse te interesojne tema te tilla me pyjet ? apo kot per sport, me kalu kohen ?

 

Kurse une te kuptova, ndaj vendosa te mos te te jap me xhevap.

Kalofsh mire.

 po kur me kuptove pse me flet per flori ? 

jam dhe permanda Mbretin sepse vendit i duhet nje zot, ndryshe nuk do lejne koker peme pa pre e nuk do lejne koker zhavorri ne shtratet e lumenjve. sepse eshte toke pa Zot. 

presidentet e qeverive ose te shtetit do te mendojne vetem te mbushin xhepat siç po bejne, se pas tyre vijne te tjere. (sikur koken per pune ta ket Sala sa te doje, Rama nuk e leshon te perqendrohet tek puna e tij se kerkon t'i zere karrigen. Po keshtu do t'ja bejne edhe atij qe do te vije, sado i ndershem te jete ai do te preokupohet me shume te mbroje karigen e tija sesa pemet e pyllit te malit.)

i duhet  pra shtetit nje NJERI PERMANENT (qe te mos shqetesohet se ja marrin karrigen por tek fusha shume me te gjera veprimtarie, siç eshte mbrojtja dhe shtimi i pyjeve).

per me teper parashikoj qe mbreterite te jene ne te ardhmen e afert forma me e mire QEVERISESE e shteteve. te gjitha republikat (edhe pse te fuqishme si Franca me Gjermanine) po shkojne per lesh, kush me shpejt e kush me ngadale.

ndersa mbreterite jane vendet me STABEL e gjithashtu me te pasurat e botes, sot per sot. 

duke qene se ky artikulli i "specialistit" nuk jepte zgjidhje te problemit qe trajtonte, mendova qe kete ta jap une.

ndaj dhe fola per MBRETIN !

 Ishte nje specialist per pyejet,nga Pogradesi, te zona e lire,e degjova dhe me pelqeu.Ate do ta quaja Profesor,dhe Gurin Specialist.Prerja e pyjeve dhe shfrytezimi i babaezitur i tyre pa as nje kriter,ka shkaktuar dhe do te shkaktoje,shume permbytje"natyrore" shume deme te medha materiale,pikerisht njerzeve te cilet nuk kane menduar dhe nuk mendojne akoma per pyllezimin.Njeriu dhe shteti Shqiptar,eshte shkatruesi me i madh i ekosistemit!

Ne shtetin shqiptar kau ja fut peles,cka tregon se truri eshte i degjeneruar,Politika ne Plane te PARE!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).