po shihja nje dokumentar prej ktyre te shumteve mbi okultin etj... edhe... me ben pershtypje menyra se si ne refuzojme te pranojme e nuk e konsiderojme gjate dites tone.. idene se ekziston nje realitet tjeter paralel prej ktij qe jetojme. Ralle ndoshta e hamendesojme idene se ky realitet ekziston.. por shume shpejt kthehemi ne rehatine e te gatshmes.. te perditshmes.. te servirures.

A jemi te gjithe te lidhur me zinxhire ne shpellen e Platos?

pse pretendojme te jemi te interesuar te ndryshojme boten per me mire.. kur me "bote" kuptojme shpellen.. dhe kur na sugjerojne se ndoshta me pare duhet te dalim prej shpelles e te shohim driten.. pergjigjemi se nuk ka asgje tjeter pervec shpelles.. dhe vullneti jon duhet ti kushtohet mirembajtjes se shpelles.. gjithcka tjeter eshte nje iluzion mbi te cilin nuk duhet te humbasim kohe.

dokumentari: http://esotericagenda.net

p.s. nqs e ndjek njeri dokumentarin, kini kujdes, eshte shume e lehte te ngatrosh pemet per pyllin... (as the cliche goes).

:)

2 Komente

twintip, po flas per veten une, mire ? Mos me kritiko shume se jam sefte ne kesi pune okultesh.

Mendimi im eshte ky : e para e punes, nuk marr vesh mire anglisht, prandaj s'do te bazohem tek videoja. E dyta, do te flas thjesht nga ç'kam degjuar.

Une per veten time, e kam goxha te veshtire te kuptoj kete qe shoh, e lere me ate qe nuk e shoh. Keshtu qe kam nje interes te ngutshem, mendoj une, qe te mos besoj fare ne okultizmin. Perndryshe do te ishte vertet torturuese per mua : te mos shohesh diçka qe je i bindur se ekziston. Kulmi, per mua.

Nuk kam asgje me te tjeret dhe do te lexoj edhe une me kersheri, ketej nga une, asgje e re.

Po per ate qe e quajn New World Order, cfare mendoni? a ka dicka mbrapa ktyre teorive konspirative.. te cilat duke qene sekrete, lejojne qe supozime fantastike te behen reth tyre.. duke e idiotizuar dhe ridikulizuar cdo element te vertete qe mund te ekzistoj ne to!?

eshte njerezore te kerkosh te kuptosh. Por ne kete epoke qe jetojme.. ne epoken e dis-informacionit.. nuk mundesh tu besosh informacionit qe na serviret.. nuk mund t'u besosh versioneve zyrtare te ngjarjeve te ndryshme.. as medias.. por as akademikeve te ndryshem te shkencave shoqerore.. dhe lind pyetja.. atehere cfare ngelet per individin? dhe ajo qe ngelet, eshte ose perkushtimi i energjise se tij intelektuale ne nje fushe jo-te-angazhuar me problemet aktuale politiko-shoqerore.. si psh letersia (sidomos ajo pop).. ose koleksionimi i pullave te postes.. etj.. ose angazhimi ne nje fushe qe ne aparence duket se trajton problemet themelore politiko-shoqerore por nuk trajton ato probleme qe vertete duhen trajtuar.. dmth kto jane fusha te caktuara te ndertuara per arsye shperqendrimi.. dhe ktu mendoj se mund te futen perqindja me e madhe e shkencave shoqerore.. ose mohimi i idese se atyre qe na serviren nuk mund tu besohet.. dmth pranimi i versioneve zyrtare te ngjarjeve.. qe dmth vete-kastrimi.. konformimi etj.. ne emer te rehatise.. dhe me justifikime te ndryshme.. si psh.. "une jam i pafuqishem te bej gje kshtu qe cfare me duhet te njoh?". Ne anen tjeter pastaj.. te margjinalizuar e te etiketuar si te cmendur.. (dhe faktikisht kjo eshte nje kategori ku strehohen te cmendur) qendrojne ata individe te tjere qe prezantojne me nje veriosn tjeter te realitetit.. i cili eshte i frikshem.. por cuditerisht komunikon ato pyetje qe shpesh ne te shumices ja bejme vetes ne privat.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).