Sondazhi i fundvitit, Berisha personazhi i 2009


E Merkure, 30 Dhjetor 2009

 

Kryeministri Sali Berisha u shpall mbreme Personazhi i Vitit 2009 ne sondazhin dyjavor qe organizoi gazeta "Koha Jone" ne faqen e saj zyrtare online, i cili vuri ne prove shqiptare nga vendi dhe e gjithe bota, per te zgjedhur personazhin me te spikatur vitit. Nder dhjete emra te njohur te politikes, ekonomise, kultures dhe sportit, deri ne mbremjen e djeshme, 11323 votues me te drejten e nje vote ne www.kohajone.com, i dhane kryeministrit 6150 vota ose 54.3 per qind. Berisha ka marre vleresimet per hyrjen e Shqiperise ne NATO, pranimin e kandidimit tone per vend anetare ne Bashkimin Evropian dhe garancine se ne gjashte muajt e ardhshem do te behet heqja e vizave per shqiptaret qe duan te hyjne ne vendet e Evropes.

Menjehere pas Berishes renditet kryetari i Partise Socialiste Edi Rama i cili drejton edhe Bashkine e Tiranes. Rama ka marre 1846 vota ose 16.3 per qind. Rama ka premtuar se vitin e ardhshem do te vazhdoje perpjekja per transparence zgjedhore dhe eshte angazhuar sic thote per te larguar Berishen nga pushteti.

Ne vendin e trete u rendit futbollisti i mirenjohur Lorik Cana, i cili ka marre 8.1 per qind te votave. Cana, aktualisht kapiten i Sanderlehtit, eshte shqiptari i pare i botes se futbollit qe ka kaluar ne nje ekip anglez te Premier Liges. Cana po ashtu eshte vazhdimisht ne qender te vemendjes mediatike nga shume gazeta dhe televizione ne Evrope dhe me gjere.

Shkrimtari Ismail Kadare renditet ne vendin e katert me 6.7 per qind te votave ose 762 ne total. Kadare mori pak jave me pare cmimin Asturias i cili i jepet emrave me te njohur te letersise boterore. Kadare, njihet ne Shqiperi dhe jashte saj, si nje nder shkrimtaret me te njohur dhe si shkrimtari shqiptar me i perkthyer ne te gjithe boten.

Ne vendin e peste renditet zevendeskryeministri dhe Ministri i Jashtem Ilir Meta i cili drejton dhe Levizjen Socialiste per Integrim.

Meta ka marre 4.3 per qind te votave ose 491 dhe vleresohet per faktin se theu tabune e bashkepunimit ne rang qeveritar te forcave politike te majta dhe te djathta duke u bere pjese e mazhorances ne qeverine "Berisha 2".

Presidenti i Republikes Bamir Topi renditet ne vendin e gjashte me 3.2 per qind ose 362 vota.

Ne vendin e shtate renditet kryetari i nderit te Partise Socialiste Fatos Nano i cili ndonese i terhequr nga jeta politike, arrin ta trondise ate, ne daljet e tij sado te rralla publike.

Nje vend poshte tij gjendet ish-presidenti Ramiz Alia i cili ka marre 238 vota ose 2.1 per qind te totalit prej 11323 vota qe jane hedhur online ne kohajone.com.

Shkrimtari dhe politikani i njohur Dritero Agolli renditet ne vendin e nente pasi ka marre 0.9 per qind te votave dhe po aq ne perqindje ka marre edhe Guvernatori i Bankes se Shqiperise Ardian Fullani i cili eshte vleresuar per politikat financiare qe po realizon Banka e Shqiperise ne perpjekje per te kontribuuar ne stabilitetin financiar.

SALI BERISHA 54.3% (6150)

EDI RAMA 16.3% (1846)

LORIK CANA 8.1% (920)

ISMAIL KADARE 6.7% (762)

ILIR META 4.3% (491)

BAMIR TOPI 3.2% (364)

FATOS NANO 3.0% (343)

RAMIZ ALIA 2.1% (238)

DRITERO AGOLLI 0.9% (105)

ADRIAN FULLANI 0.9% (104)



Vota total: 11323
 

8 Komente

ndersa topi thote rama. ke te besojm? smiley

 

un them rezart taci. kush esht dakord?

Un them te hapim kutite Bedrije

Ne liste qenka Ramiz Alia, po Dritan Dajti pse nuk eshte ?

Ah, nuk eshte kriminel i shkalles se Ramizit.

SALI BERISHA 54.3% (6150)

perkthimi:

votues nga bathore 90%

lac, mamurras e shijak 9.99%

administrata 0.01%

cili është ndryshimi mes dullës e sulës pyeti msusja.

dulla boni fshatarin kooperativist, sula farmvillist u përgjigj nxënësi i mirë

Jam i bindur se prodhimi në bujqësi sot mund të 10 fishohet. Shumëfishim i i prodhimeve bujqësore është synimi ynë. Shqipëria është vend i përshtatshëm për zhvillimin e Bujqësisë, ka ujë, tokë dhe dielli shkëlqen gjatë gjithë vitit. Zor se gjen një vend tjetër që t’i bashkojë këto 3 kushte sic i bashkon Shqipëria".

Po mor pufte, po.

'karabidik' do i shkonte ma shume smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).